Legjionaret
Moderator: GOLDIAN
-
- Tifoz
- Posts: 80
- Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
- Location: rome italy
kuku per ne e per legjionaret qe kena.me kta futbollista mendojme me shkua ne botnor. halla halla per ne.pervec canes te marseja tan tjeret jane kot. si nuk zune mend kta te fshf me invesstua te te rinjte.edhe ata i kena pertoke por gjithsesi kan shprese me u permirsua.propozoj me thirre ne kombetare vetem lojtaret qe luajne te pakten 70% te ndeshjeve me klubet e tyre e jane te moshes nen 28 vjec e jo methirr gjithfare lojtaresh qe as ne ndeshje te kontrollit nuk luajne ne klubet e tyre.
bashkimi ben fuqine!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Berisha, lamtumirë e parakohshme
Besart Berisha e mbyll përpara kohe huazimin te norvegjezët e Rosenborgut. Për shkak dëmtimi, lojtari i përfaqësueses shqiptare nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për transfertën në fushën e Kopenhagenit.
Kjo bëri që drejtuesit e klubit ta lejojnë të kthehet te Bërnli përpara afatit të parashikuar.
“Nuk është një ndjesi e bukur të largohesh menjëherë sapo je ambientuar në një vend të ri, me klubin e ri dhe me njerëz të rinj”, deklaroi 23-vjeçari Berisha.
Sulmuesi u bë pjesë e Rosenborgut më 8 gusht të këtij viti dhe në debutim shënoi 2 gola kundër Moldes. “Që prej asaj ndeshjeje mendova se ndoshta aventura ime në Norvegji filloi shumë mirë. Në javët në vazhdim kisha një rënie të vogël, por më pas e rimora veten gradualisht dhe paraqitjet e mia ishin pozitive. Tashmë do të kthehem te klubi im, Bërnli, që ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë”.
Përpara rikthimit në ishull, Besart Berisha do të bëjë një ndalesë të shkurtër në Berlin, për të takuar familjen që jeton në Gjermani.

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
e kam pranu une me kohe kete gjaMan in Redblue wrote:Lajmi bombe nga albania-sport:
Salihi pranon të vërtetën e hidhur
Ried i sulmuesit Hamdi Salihi humbi 2-0 kundër Salzburgut në kampionatin austriak. Shkodrani pranon një të vërtetë të hidhur: “Ne nuk kemi në ekip kualitete për të përballuar një ekip si Red Bull Salzburgu”.
dhe ti ke ken njejti mendim me mu
prite salihin bardheblu ne janar
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Cil Salih Bardhe Blu! ku ka beth Tirana me ble Salihin, Shikoje kete artikullin ketu poshte.GOLDIAN wrote:e kam pranu une me kohe kete gjaMan in Redblue wrote:Lajmi bombe nga albania-sport:
Salihi pranon të vërtetën e hidhur
Ried i sulmuesit Hamdi Salihi humbi 2-0 kundër Salzburgut në kampionatin austriak. Shkodrani pranon një të vërtetë të hidhur: “Ne nuk kemi në ekip kualitete për të përballuar një ekip si Red Bull Salzburgu”.
dhe ti ke ken njejti mendim me mu
prite salihin bardheblu ne janar
Ofertat qe vijne nga e shume kampionate, neper evrope.
ba mu kthy ne shqipni vjen te Vllaznia.
Tirana nuk i pagun ma tepere futbollistat se na.
Forca Vllaznia...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Hamdi Salihi, lamtumirë Riedit në janar
Golashënuesi shkodran pohon se me shumë mundësi do të largohet, sepse është në interes të vetë klubit
Ndeshja kundër Kapfenbergut këtë të shtunë, me shumë mundësi është e fundit për Hamdi Salihin me fanellën e Riedit. Posaçërisht për “Sportin shqiptar”, këtë e konfirmon në një intervistë nëpërmjet linjës telefonike vetë sulmuesi i kombëtares. “Klubi ka filluar të bëjë përpjekje për të më shitur që tani në janar, pasi është e vetmja mundësi që të mund të fitojë nga transferimi im,”- pohoi ndër të tjera Salihi.
I kthyer në idhull te Riedi (62 ndeshje, 22 gola), tashmë golashënuesi kërkon të vazhdojë karrierën drejt një kampionati më të fortë. Ai nuk dëshiron të nxitohet, aq më tepër që gjithçka është në dorë të klubit austriak, pasi kontrata me të i përfundon në verën e vitit 2009. Gjithsesi, ekipe në Turqi, Ukrainë, Francë dhe Gjermani, kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit kuqezi. Për më tej, ja si e sqaron këtë situatë futbollisti 25-vjeçar:
- Hamdi, së pari duam të dimë se në çfarë gjendjeje jeni, pas dëmtimit në kavilje?
- Besoj se e kam kaluar plotësisht. Një garanci ishte ndeshja e fundit me Salcburgun, ku luajta 90 minuta dhe nuk ndjeva dhimbje.
- Në janar hapet merkatoja. E mendon Salihi largimin në këtë periudhë, apo klubi kërkon t’u mbajë deri në fund të sezonit?
- Nga bisedat e fundit që kam bërë me drejtuesit e klubit dhe natyrisht nga ato që unë di, mund t’ju them se me shumë mundësi do të largohem që në janar. Çdo gjë është e qartë: klubi nëse do të përfitojë nga shitja ime, nuk ka rrugë tjetër, veçse unë të largohem në janar.
Në të kundërt, në verë unë jam lojtar i lirë, pasi më përfundon kontrata. Objektivi i klubit është që unë të transferohem në janar dhe për këtë po punohet, në mënyrë që ata të bien dakord me një klub, i cili natyrisht jep më shumë lekë.
- Nëse nuk e mbani sekret, në adresë të menaxherit tuaj cilat klube interesohen për t’ju marrë që në janar?
- T’ju them sinqerisht, janë shumë emra, por është e kotë që të përmendim ndonjë prej tyre, pasi kjo zgjedhje është edhe në dorë të Riedit. Megjithatë, po ju bëj të ditur se oferta mjaft të mira kam nga klube në Francë, Turqi, Ukrainë dhe së fundi ekipe të Bundesligës 2 në Gjermani.
Unë shpresoj të bëhet më e mira, qoftë edhe për sa i përket nivelit të kampionatit, ashtu dhe vendit ku mund të shkoj. Më besoni, këtu në Ried ndihem si në shtëpinë time. Jam bashkë me familjen dhe jemi ambientuar shumë mirë.
- Megjithatë, cilat janë parapëlqimet tuaja?
- Tani për tani, mendoj se në Turqi nuk është keq. Eshtë një kampionat i mirë dhe me skuadra që bëjnë gjithnjë paraqitje dinjitoze edhe në Kupat e Europës. Gjithsesi, nuk ia vlen të flas para kohe, pasi gjatë merkatos mund të dalin variante të tjera, ndoshta edhe më të mira. Në përgjithësi, parapëlqimi im është që të vete në një vend, ku në radhë të parë të jetohet mirë. Në fund të fundit, futbolli dy-tri orë në ditë të merr.
- Thatë që në Ried ndiheni shumë mirë…?
- Po, sepse këtu njerëzit janë shumë dashamirës. Kudo që shkoj, më ndalojnë, qoftë për të bërë një fotografi, apo për një autograf. Duke e ditur që do të largohem, më vjen gjynah edhe për familjen, pasi, siç e thashë, është ambientur mirë në këtë qytet të vogël, por mjaft të bukur dhe me njerëz të mirë.

o jeti lene vlla punen e ofertave se na shiptaret vec mu hap bethsh jena
ka tash dy vjet curri te barcelona e ajaksi
dallku pune minutash te sunderlandi
cana te reali arsenali chelsea e bayerni ma vone te evertoni
bakaj te dortmundi
hyka te mancester city
bogdani te roma
etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj se spo me kujtohen
ka tash dy vjet curri te barcelona e ajaksi
dallku pune minutash te sunderlandi
cana te reali arsenali chelsea e bayerni ma vone te evertoni
bakaj te dortmundi
hyka te mancester city
bogdani te roma
etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj se spo me kujtohen
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Hahahaha...GOLDIAN wrote:o jeti lene vlla punen e ofertave se na shiptaret vec mu hap bethsh jena
ka tash dy vjet curri te barcelona e ajaksi
dallku pune minutash te sunderlandi
cana te reali arsenali chelsea e bayerni ma vone te evertoni
bakaj te dortmundi
hyka te mancester city
bogdani te roma
etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj se spo me kujtohen
Ba me i mbledh minutate e tan legjinarve qe lozin jave per jave me skuadrat e tyne, nuk e di a e kap 15 minutshin...
Ma shume minuta rrijne ne qenf sesa lozin me skuadrat e tyne...
Last edited by jeti on Thu, 11 Dec 2008 , 00:08, edited 1 time in total.
Forca Vllaznia...
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
turpjeti wrote:Hahahaha...GOLDIAN wrote:o jeti lene vlla punen e ofertave se na shiptaret vec mu hap bethsh jena
ka tash dy vjet curri te barcelona e ajaksi
dallku pune minutash te sunderlandi
cana te reali arsenali chelsea e bayerni ma vone te evertoni
bakaj te dortmundi
hyka te mancester city
bogdani te roma
etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj se spo me kujtohen
Ba me i mbledh minutate e tan legjinarte qe lozin jave per jave me skuadrat e tyne, nuk e di a e kap 15 minutshin...
Ma shume minuta rrijne ne qenf sesa lozin me skuadrat e tyne...
edhe mandej pretendojme per me pas komtaren e forte
jugosllavet po shkelqejne
dreqi ihangert
i perjashtuar
-
- Tifoz
- Posts: 80
- Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
- Location: rome italy
sipas mendimit tim nuk duhet me pretendua per me pas nje kombetare te forte se hjek beqaj e cana te tjeret jane merre njarin e shkapete per tjetrin.salihi qe ka pa tregua dicka nuk asht tu ba hapin decisiv.hyka e kapllani e skela jane te merdhitun. jane tu tregua dicka te mire dallku, curri e bylykbashi.bogdanin ma mire me cua ne teqe me shit me kile.
por duhet thane qe gjendja e futbollit ne shqiperi pasqyron gjendjen e vendit ne teresi. nuk duhet me pretendua me shkua ne boteror nqs edhe si shtet nuk bajm hapa para ne integrimin ne europe.
por duhet thane qe gjendja e futbollit ne shqiperi pasqyron gjendjen e vendit ne teresi. nuk duhet me pretendua me shkua ne boteror nqs edhe si shtet nuk bajm hapa para ne integrimin ne europe.
bashkimi ben fuqine!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Duro për 10 minuta “çmend” Qipron
Klodian Duro, mesfushori i Kombëtares shqiptare, është rikthyer në ditët e tij më të mira. Ai ka shkëlqyer dje në kampionatin qipriot me Omonia Nikosian, teksa ka shënuar tre gola në fitoren 4-1 të ekipit të tij përballë skuadrës A.P.O.K. Duro ka qenë padyshim heroi i ndeshjes së djeshme, teksa i vetëm i ka dhënë fitoren ekipit të tij. Shqiptari ka shënuar tre gola në harkun e 10 minutave 80’ (pen), 89’ dhe 90’, duke zgjidhur ndeshjen, e cila deri në atë moment ishte në barazim 1-1. Media vendëse e ka cilësuar paraqitjen e Duros një “çmenduri” të vërtetë, pasi gjatë këtij sezoni askush te ekipi i Omonias nuk kishte mundur të realizonte tre gola në një takim. Fitorja ishte tepër e rëndësishme, pasi skuadra e Duros arriti të ruante kryesimin në kampionat. “Jam i kënaqur për fitoren e skuadrës në radhë të parë dhe më pas për golat që shënova. Jam në formë, jo vetëm unë, por i gjithë ekipi dhe kjo shpjegon gjithçka”, - është shprehur 31-vjeçari. Omonia Nikosia kryeson kampionatin qipriot me 33 pikë të grumbulluara në 13 javë dhe cilësohet një nga favoritet për të fituar titullin kampion në fund të sezonit. Duro është shndërruar në një pedanë të rëndësishme. Ndërkohë, skuadra e Arjan Beqajt, Anorthosis Famagusta, mundi dje me rezultatin 1-0 ekipin e Isli Hidit, Alki Larnakën.

Lika kërcënon: Kombëtaren, ose pasaportë cecene
Ilion Lika, portieri shqiptar që luan me Terek Groznin në kampionatin rus, pohoi gjatë një interviste për të përditshmen sportive “Panorama Sport” se është gati të marrë pasaportë cecene, në rast se nuk do teë merret në konsideratë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han. 28-vjecari është rikthyer në Shqipëri, pas përfundimit të kampionatit rus dhe po stërvitet te Tirana. “Presidenti i Cecenisë dëshiron që unë të marr pasaportën cecene, - citohet ish-portieri i Dinamos, - Ai dëshiron që unë të jem përherë te klubi i Terek Groznit. Më kanë bërë ofertë për të zgjatur kontratën. Kemi mposhtur të gjitha ekipet më të mëdha të Rusisë”. Terek Grozni u rendit në vendin e 10-të midis 16 skuadrave. Më parë, presidenti i Terekut i dhuroi një makinë “Land Kruizer” Likës, një dhuratë me vlerë 110 mijë dollarë.
Hajt Ishalla po bahet Lika cecen, me perforcu miqesine shqiptaro-cecene
Ilion Lika, portieri shqiptar që luan me Terek Groznin në kampionatin rus, pohoi gjatë një interviste për të përditshmen sportive “Panorama Sport” se është gati të marrë pasaportë cecene, në rast se nuk do teë merret në konsideratë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han. 28-vjecari është rikthyer në Shqipëri, pas përfundimit të kampionatit rus dhe po stërvitet te Tirana. “Presidenti i Cecenisë dëshiron që unë të marr pasaportën cecene, - citohet ish-portieri i Dinamos, - Ai dëshiron që unë të jem përherë te klubi i Terek Groznit. Më kanë bërë ofertë për të zgjatur kontratën. Kemi mposhtur të gjitha ekipet më të mëdha të Rusisë”. Terek Grozni u rendit në vendin e 10-të midis 16 skuadrave. Më parë, presidenti i Terekut i dhuroi një makinë “Land Kruizer” Likës, një dhuratë me vlerë 110 mijë dollarë.
Hajt Ishalla po bahet Lika cecen, me perforcu miqesine shqiptaro-cecene
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
marre e per faqe te zeze jena ba ne shqiptaret
pik karakteri e yndyret sna ka mbet
po ku ne p...... te nanes se vet den me shku me pasaporte cecene
admin e tan vllazenve me fal per fjalorin se se perdori kurr po a tu mu dridh trupi prej nervave
cecenet da njerez qe sillen si kafshe neper europe
kurse shqiptari su ndika mire shqiptar po don pasaporten e tyne
admin mundesh me ma dhan nej denim po te betohem smujta me gjet shprehje tjeter
pik karakteri e yndyret sna ka mbet
po ku ne p...... te nanes se vet den me shku me pasaporte cecene
admin e tan vllazenve me fal per fjalorin se se perdori kurr po a tu mu dridh trupi prej nervave
cecenet da njerez qe sillen si kafshe neper europe
kurse shqiptari su ndika mire shqiptar po don pasaporten e tyne
admin mundesh me ma dhan nej denim po te betohem smujta me gjet shprehje tjeter
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Naqe lene at muhabet se nuk asht faji i Likes por i gazetarve debila qe kena na ne Shqipni.Ai ka thane qe ne shej rrespektit presidenti i çeçenise qe asht edhe president i klubit don me i dhane pasaporten çeçene por jo se mohon Shqiperine.Manej ai ska si me lujte me Rusine(se çeçenia nuk asht shtet) kur ka lujte ma pare me Shqiperine.
Kta nerva duhen shfry me gazetart tone debila.

Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
- toni kuqeblu
- Antar
- Posts: 27
- Joined: Fri, 28 Nov 2008 , 01:08
- Location: me mend e zemer gjihmon n'Shkoder
per portjera kena boll e nuk qahem por na te shofim te stervitena me rregull se vetem stervitja e kondicioni fizik na mungon si Shqipni.
askush nuk e ven ne dyshim se talentat nuk na mungojn ne asnji repart por plaga zez e jona asht se ska pergatitje serioze. kur trajneri asht per stervitje me rregullle me ngarkese fizike me nivele bashkokohore lojtaret ton ja ban dysh trish e e heqin. ka nodh te na me Deden e nodhi te tirana me slishkon.
gjithcka duhet te jete dedikim te na tu fillu ne stervitje e kampinge verore a dimnore ,mandej vin pjesmarrjet ne kupa bote a evropet

Vllaznia kampione