Tirana - VLLAZNIA

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Thu, 20 Nov 2008 , 20:04

Nji lajm shume i keq, Sinani mungon me Tiranen...lexojeni ma poshte


Ky eshte lajmi me i keq qe mund t’i vinte drejtuesve te Vllaznise. Diten e marte pas konsultes me mjekun specialist ne Mal te Zi, Vioresin Sinani ka marre vesh se nuk do jete ne gjendje te luaje kete jave. Mbase edhe javen tjeter sepse ka nje demtim muskular prej te cilit refuzohet kategorisht aktivizimi ne ndeshje kete jave. Madje edhe stervitja e tij do te jete e lehte dhe pa ngarkese ne menyre qe rikuperimi te vije gradualisht. Lajmin e ka bere te ditur vete lojtari i cili natyrisht qe ka shprehur keqardhjen per kete gje sepse e deshironte shume aktivizimin te dielen ne nje ndeshje shume te rendesishme per skuadren e tij. Behet fjale per nje terheqje ne pjesen e prapme te kofshes se djathte.
Demtim ky qe do t’i heqe te drejten goleadorit te njohur per te mos luajtur ndoshta ne ndeshjen me te rendesishme te sezonit. Dhimbjet e kokes per Canajn tashme jane me te medha se kurre sepse te pakten deri pas javes se 11-te, megjithese me nje Sinan jo ne formen e tij me te mire, serish nuk ka patur probleme sa i takon shenimit te golit. Ndoshta edhe fale lojes rezultative te Dhembit ne manovren sulmuese. Nga ana tjeter, nje lajm disi me i mire vjen per Suad Licin. Edhe ai ka patur probleme muskulare dhe eshte detyruar ne lere fushen e lojes qe ne pjesen e pare ndaj Teute. Konsulta ne Podgorice, ka dhene verdiktin e saj qe lojtari ka nje demtim me te lehte se Sinani dhe per rrjedhoje edhe mund te rikuperohet deri diten e diele. Duke qene keshtu shpresat jane qe mbrojtesi i Vllaznise te jete i gatshem per te luajtur ne kete takim shume te rendesishem. Problemet gjithsesi duken te medha sepse dhe Kaçi do jete i pamundur madje per nje kohe me te gjate pasi ka nje demtim me serioz se dy te tjeret. Por nese per te dhe mund te kete nje zgjidhje sepse ne krahun e majte te mesfushes do luaje Doçi qe kthehet pas skualifikimit, shqetesimi i madh eshte sulmi. Kjo pasi me perjashtim te te rinjve 17-18 vjeçare, Rraboshta e Bala, trajneri Canaj nuk ka asnje sulmues tjeter ne dispozicion. Nje problem i madh ky sepse ne fund te fundit, ndaj Tiranes objektivi ishte per ta fituar ndeshjen. Por me mungesen e Sinanit problemet shtohet dhe kesisoj mbase mundesia e vetme e Vllaznise do jete per te marre nje barazim. Qe gjithsesi do ishte nje barazim i arte per kete skuader ngaqe nuk do i lejonte bardheblute te shkeputeshin ne renditjes. Gjergj KOLA
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 20 Nov 2008 , 21:05

Lizard_King wrote:
Edmond-Cela wrote:
hatboy wrote:me duket se po e paragjykoni kte neshje ne te njejten menyr si ne ndeshjen e pare. Po humbi Vllaznia sigurisht do e paska fajin arbitri!?

.
mua me djegu kjo fjali... pra lexoje edhe nje here dhe shpjegore pak ca don me than zotnija jote me keto....
Edmond, nuk ka fare nevoje per shpjegim. Ty te dogji sepse hatboy ka thon te njejten gjo qe mendova edhe une kur i lexoja shkrimet e disa antarve si ty, fpjalmi etj. Pra pa filluar ndeshja shkruhet per albitrin.

Kjo po bohet e modes sot. Nuk ka skuader qe te mos ankohet. Edhe ke Bylis-Teuta qe deri dje ishin ne fund te renditjes nuk lan gjo pa thon kunder albitrit. Bylisi sidomos perhere ka ankesa, edhe kur ka lujt me ju ne Shkoder. Ndersa kur Dinamo humbi ne ballsh, dolen spiunat me deklarata qe albitrat ndihmuan Bylisit. Tashi hajde e merre vesh ca bohet.

Per mua kto jane thjesht justifikime per te mcef zhgenjimet e mosrealizimit te objektivave. Skuadra humbet, e ka fajin albitri. Kjo osht mo e thjeshte per trajnerin per tu justifiku para presidentit, e per presidentin per tu justifiku para tifozit. Nuk them se albitrat ke ne jane mo te miret e botes po nuk mund ti gjeneralizojme gjonat. Si ka mundesi atehere qe Vllaznia fitoi kupen e Shqiperise vjet nese paskemi pas fshf nga ana jone?

Tirona, i dashur Edmond Cela, nuk ka nevoje per albitra e fshf, se ndryshe nuk do te blente Muzaken per 100.000 euro ke morri, nuk do pagute Devi Muken qe u bo dy vjet qe nuk luan me 10.000 euro ne muaj qe edhe lojtare te serise A nuk i marrin, apo te sjelli lojtare si Memelli e Agolli qe luanin jashte. Ket vit nuk diskutohet kampionati, por te kalohet ne tur te trete te Champions.

Mbas 90'es me hyrjen e ekonomise tregut duhet permen qe Tirona ka pas financat mo t'mira se te gjithe klubet shqiptare. Perjashtim bonte Vllaznia e Myftar Celes qe shpenzonte edhe ai. Une akoma e maj men ate skuader simpatike me Duron, Patushin, Bylykbashin, Gjokovic, Sinanin, Martinin, Beqirin, etj etj. Por rival i te gjithave skuadra per titull kampion (pervec vitit te fundit) ka qene Tirona. Ju vjen mire a keq po Tirona ka qene gjithmone nji Dream Team e kampionatit shqiptar. Ky osht fakt.

Tashi qe mos e zgjas se bohem i bezdisshem, per mendimin tim te gjithe duhet te jemi pak mo mendjehapur. Tirona sivjet nuk osht ajo superskuadra qe te gjithe duke fillu nga gazetat, specialistet, tifozat etj e cilesonin si vrasese te kampionatit megjithese ka ne perberje lojtare shume cilesore e te superpaguar. Po as Vllaznia deri me sot nuk ka pas nji skuader pretendente qe nga koha e te ndjerit Myftar Cela. Ky gjithsesi osht mendimi im personal.

Gjithe te mirat.
ti ma shoku jem i dashtun ta siguroj une qe nese nje skuader fiton me merit ndaj vllaznias kush do qe te jet ajo ka mbeshteten edhe te tifozave ton dhe kyt e kena paraqit edhe ne stadiume... por kur vjen ne njeanshmeri, nuk e kam fjalen do gjana te vogla por do gjana krejt te dukshme qe na kan ndoll nga te gjitha skuadrat por si do mos te kryeqytetin dhe tiranes ma shum.... pra per kyt mos na vini qe qaf kot se ne ja kemi ma shum frige albitrit se sa skuadres se tiranes.. se te fundi ma mire asht me u mund nga tirana me merite se sa albitri se kjo e ule moranin e nje skuadre si te humbesh 3 ndeshje rresht
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 20 Nov 2008 , 21:23

sa per skuader tuj ndoshta keni shpenzu ma shum se cdo skuader tjetur te kampjunatit por edhe celsi po shpenzon shuma te medha me 1 lojtare tyre ma te paguar blen gjith skuadren e arselanin por ca po fiton dhe ca ka celsi ma shum se arselani asgja. por me sa kam pare deri tash tek skuadra e tiranes ta siguroj une qe as ne intertoto nuk keni per te shku. ky asht mendimi jem personal dhe me at qe kam pa une por.

ishalla vjen ajo dite qe te shikojm tiranen e vllaznian e vertet se per momentin nuk jan dhe jan shum pertoke dhe cdo skuader luan pa frike ndaj tyre se nuk asht ma vllaznia e tirana e frikshme qe jan ken perpare dhe se ti mendon se tirana asht e frikshme por ta tham une qe skuadrat ma shum kan frike nga ato askuada qe jan ne fund te tabeles se sa tirana e vllaznia
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 20 Nov 2008 , 22:03

Naqe Edhe Tirana ka te njejta probleme...
Une them se jemi te barabarte, sepse te dy ekipet do kene mungesa thelbsore.
Shiko se si vijon artikulli per Tiranen.

Krrak Tirana, Muka dhe Memelli KO ndaj Vllaznisë
Dyshja e vijës së parë do të mungojë për të paktnë tri javë


Mund të quhet alarm në kampin bardheblu dëmtimi I dy lojtarëve në stërvitjen e para dytitëve dhe rezultati I analizave të bëra në ditën e djeshme ka sjellë një përgigje negative. Nga burime brënda klubit, mësohet se Devi Muka dhe Migen Memelli do ti mungojnë ekipit në tri javët e ardhshme. Të dy lojtarët kanë pësuar një dëmtim muskuluar dhe për ndeshjen e rradhës kundër Vllaznisë, trajneri Slishkoviç do ti duhet ti bëjë llogaritë pa kapitetin dhe qëndërsulmuesin kryesor. Te Tirana, këto dy dëmtime kanë prishur humorin dhe tani për “Bakën” alternativa e vetme për repartin sulmues është vetëm Daniel Xhafa. Të dy lojtarët nuk kanë zhvilluar stërvitje me grupin por kanë filluar fazën rekuperuese që pritet të zgjasë diçka më shumë se 20 ditë. Veç ndeshjes me Vllazninë të dy lojtarët do ti mungojnë Tiranës edhe në takimin e javës së dytë kundër Teutës dhe në derbin e 6 dhjetorit kundër Partizanit.

Vllaznia – Të djelën Tirana do të luajë kundër Vllaznisë së vëndit të dytë dhe pregatitjet për këtë ndeshje, bardheblutë janë të detyruar ti kryejnë me një grup të reduktuar në numër. 5 janë lojtarët që janë grumbulluar nga kombëtarja, përkatësisht dy me U-21 (Metani, S.Lilaj) dhe 3 me kombëtaren (Agolli, Lila, Muzaka).Këta të fundit do të kthehen nga një udhëtim I lodhshëm nga Azerbajxhani I largët dhe forma e tyre në kryendeshjen e të djelës ngelet për tu parë. Memelli dhe Muka të dëmtuar nuk kanë zhvilluar stërvitje dy ditët e fundit dhe një numër I pakët futbollistësh kanë qenë të gatshëm në seancat stërvitore për trajnerin Slishkoviç. Të djelën kundër shkodranëve, “Bakës” do ti duhet të luajë me Xhafën të vetëm në sulm dhe me shumë mundësi do të jetë Sefa ai që do të luajë pas vlonjatit.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia krenaria ime
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 137
Joined: Sat, 08 Nov 2008 , 15:42
Location: itali

Post by vllaznia krenaria ime » Thu, 20 Nov 2008 , 22:25

o ti i tiranes qe e kishe me mua me fal qe po te pergjigjem tani pa tani pata kohe
se pari faliminderit qe je ketu ne forumin tone
se dyti un i thash ato gjana 1 se i lexova te forumi juj e jan te gjithe te verteta e me erdhe keq qe keni shkruar ata gjana se dyti i shkruajta per me dhan ma zemer tifozave me e mbush stadiumin e tiranes kur te luhet ndeshja
e per kete ta garantoj une qe do mbushet mos kini frike ju te tiranes do shikoni
3 un e dua vllaznine e se le me u tall ju te tiranes me te prandoj e mbulli ketu e respekte plako
per ndehsje un them se do fitojm 2-0 mendimi im
vllaznia kreanria e gjitj shqiperis
vllaznia te dua
vllaznia vllaznia
je ma mira je ma bukura
vllaznia

gyska
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Wed, 02 Jul 2008 , 22:13
Location: tu ndjek vllaznin

Post by gyska » Thu, 20 Nov 2008 , 23:12

ca thojn kta tiransit mor se ma ka hek menjen . do kalojm ne tur 3 champjons... po kur i them un atyne qe jan kundra vllaznis tan federat albitra dhe gazetar... si ka mundsi ce veq per tiranen flasin per ture e gjana . si ka munci ce edhe pse vllaznia ka 3 vjet rresht kalon tur e nuk permenet por thojn dona me pa tiranen ne europ si ka mundci ce neve na bika kshu kot me lujt me naloli.. gallatasarai... apo kshu padashje?? ju ekipi i miljonave ... me thoni 1 lojtar qe keni ma te mir se BEQIRI ?? me thoni 1 lojtar qe keni ma te mir se SINANI golshenusi ma i mir i tan kohrave ?? ca keni ju mor ju qe zdiskutoni kampjonat e gjana ju ce i kaloni turet pa problem ... e ne smunena .... Ju shyqyr qe keni federat e albiter. ooooo tiransaaaa JENA 1919 JENAA DJEPI FUTBOLLIT i kena msu shqipnis ca asht loja futbollit.
SH 1919 A

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 20 Nov 2008 , 23:12

mu sme intereson albitri sa me intereson loja vllaznise
nese hym ne fushe me mendimin se kena albitrin kunder do na korsiin tirana
nese japin te gjithe 90% ne fushe e albitri na demton atehere do kena drejte mu anku
dhe besoj se dhe miqte nga tirana do jene nje mendje me ne
i perjashtuar

gyska
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Wed, 02 Jul 2008 , 22:13
Location: tu ndjek vllaznin

Post by gyska » Thu, 20 Nov 2008 , 23:22

o vllai jem pa te ofendu nuk e di sa koh ke qe shef futboll.Por do te them vetem da fakte.. e di un si na ka rrah tirana ne 99 qe na ka mar kup e kampjonat e di un se si e kena fitu titullin 2000 kur neshjen e parafundit tirana e kishte ne peqin qe albitri ka lan 9 minuta shtes si e si me fitu tirana.i di un lojnat qe ka ba lutfi nuri president i tiranes dhe zv president e ke hala ne federat i di un se si na kan nalu me skuadra tjera nkapjonat qe me dal tirana para e me u shkupt... se sa me ik 7-8 pik para asht puna se masanej e kan lan me ba lojen e vet.un se marr vesht po ti ke rastin konkret se si deshten me na nalu me durrsin ket jav.kja pra asht loja federates.
NUK PAJTOHEM ASIHER ME TIRANEN
SH 1919 A

vllaznia krenaria ime
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 137
Joined: Sat, 08 Nov 2008 , 15:42
Location: itali

Post by vllaznia krenaria ime » Thu, 20 Nov 2008 , 23:59

ka tifozat e tiranes e din mirboll se arbitrat jan gjithmin me ta po leni se ne i mujme edhe me albitra per ta se neve kjo skuader do na ndero
ta tiranes duhet me kuptu se na jena djepi i futbollit te shqiperise e si ne nuk ka
pra tani ne kena arritur fortmen tone speciale e tirana do hupi 100%
e ne do fitojm patjeter
rroft vllaznia krenaria e shqiperise
o tirana bani gati mbrojten se do jupushtojm te dielen
gjith shqiperia eshte me ne me ne eshte edhe kosova pra vllanzia nuk do te na zhgenjej
vllaznia te dua
vllaznia vllaznia
je ma mira je ma bukura
vllaznia

gyska
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Wed, 02 Jul 2008 , 22:13
Location: tu ndjek vllaznin

Post by gyska » Fri, 21 Nov 2008 , 00:02

bravo t,qoft naqe
SH 1919 A

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Fri, 21 Nov 2008 , 00:04

gyska wrote:ca thojn kta tiransit mor se ma ka hek menjen . do kalojm ne tur 3 champjons... po kur i them un atyne qe jan kundra vllaznis tan federat albitra dhe gazetar... si ka mundsi ce veq per tiranen flasin per ture e gjana . si ka munci ce edhe pse vllaznia ka 3 vjet rresht kalon tur e nuk permenet por thojn dona me pa tiranen ne europ si ka mundci ce neve na bika kshu kot me lujt me naloli.. gallatasarai... apo kshu padashje?? ju ekipi i miljonave ... me thoni 1 lojtar qe keni ma te mir se BEQIRI ?? me thoni 1 lojtar qe keni ma te mir se SINANI golshenusi ma i mir i tan kohrave ?? ca keni ju mor ju qe zdiskutoni kampjonat e gjana ju ce i kaloni turet pa problem ... e ne smunena .... Ju shyqyr qe keni federat e albiter. ooooo tiransaaaa JENA 1919 JENAA DJEPI FUTBOLLIT i kena msu shqipnis ca asht loja futbollit.
O plako ti qeke ai "vllaznit" qe ka postu se fundmi edhe ke forumi i Tirones. Me fal po me ty osht e kote me bo debat sportiv. Nuk du me i shti benzine zjarrit po bo mire, e kte ta them ke forumi jot qe mos ti marresh llafet ters, bo mire te jesh mo i qete. Nese xhelozia dhe urrejtja per Tironen te kane mbyll syte mbaji per vete e mos u boj burim sharjesh. Gjithashtu i keshille miqesore, kur shkon mysafir respekto te zotet e shpise e mos u mundo ti imponosh mendimet e tuja me zor. Dhe me kryesorja mos harro rregullat kryesore te miresjelljes sepse me ate nickname perfaqeso nji pjese te tifozerise shkodrone.

Shkrimit tat nuk po i pergjigjem se e ke shkrujt ne nerva e siper. Nuk do ti pergjigjem as krahasimeve me Beqirin e Sinanin se jane me verte dy lojtare qe nuk kane te krahasuar, por Tirona ka te tjere lojtare shume te mire qe nuk ka nevoje ti permen, e sikur me verte te kalonim ne tur te trete do ishte dicka e mire per tere futbollin shqiptar, jo vetem per ne. Do ja uroja edhe Vllaznise po te dilte kampion.

Nuk arrij te kuptoj cfare te keqe ka te deshirosh turin e trete te Champions? C'hyn federata e albitrat e gazetaret ktu? A je n terezi?

Fatjoni
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Thu, 23 Nov 2006 , 18:20
Location: England,G.B.
Contact:

Post by Fatjoni » Fri, 21 Nov 2008 , 00:12

Mirmroma Vllaznia
Mas shum kohe po rikthehem ne ket forum.Qe me shum te drejte osht nji sofer ky shumica e antarve flasin realitetin ene pasqyrojn ate pjes te tifozerise se kulturume shkodrone qe ene ne stadjum duartroket me te mirin.Thjesht kom kenoqsi te shkruaj ketu.
Rikthehem para nji neshje mes ekipeve tona ene sinqerisht me bohet qefi qe kemi pas nji rival si Vllaznia.Jo vetem nga tradita,por edhe masi osht nji ekip qe ka vujt po aq shum sa dhe ne ne kohen e komunismit,nji ekip te cilit i kan vjedh trofe ashtu si dhe ne.Biles me insistimin e Jetmirit(per te cilin kom shum rrespekt)dhe timin nji rreklamim i ksaj ishte vendos ne nji nga lidhjet e websitit tuaj,shpresoj te jet hala atje.Viti 1940-kur vllaznia doli kampion-osht djersa e mohuar ekipit tuaj,mos e lini ne heshtje,rreklamojeni ene ne stadjum!
Kthehem tek neshja.Lexova disa shkrime te ndonji antari qe krahason Tironen me Lushnjen,apo bon krahasime se ngaqe Tirona paska fitu mrena 1-0 ene ju jasht 4-1 duhet logjikisht te fitohet.Apo dikush tjeter qe e garanton fitoren.
Piksepari un e kuptoj optimizmin e juj masi jeni fansa te ktij ekipi ene smund te pranoni as barazim,ene sikur te ishte ne vend te funit :D
Por,te nenvlersohet Tirona osht jo gabim,por vetvrasje.Jan shum arsye:mos mi merni per ters kto shifra por jane histori reale.Tirona ka 18 vjet rresht qe fiton trofe:10 kampjonate,7 kupa,7 superkupa.Ballafaqimet kok me kok:Ne 18 vitet e funit Tirona ka fitu 34 neshje(14 ne loro borici)vllaznia vetem 7!Te dal ke sezoni ne fjal.Vertet Tirona 4-5 neshjet e funit ska prodhu cilesi,por mos harroni se prap osht e para.Si nji aeroplan qe i punon vetem gjys motori por fluturon lart.Kjo nuk osht krize,por moment ngecje,i ndodhin ene ekipeve me emer ne evrop.Nuk dua te futem ne detaje te tjera persa i perket Tirones.Vllaznia nga ana vet osht e vertete qe ne 3 neshjet e funit ka qene e kunderta jone,ne formen me te mire.Merit kjo padyshim ene e trajnerit.Por kam vene re se Vllaznia ka lujt me hope.Ju i dini mo mir cilat neshje,por kjo kushtezohet nga disa faktore.Nji nga kto osht ene kjo lloj euforie.Uroj qe lojtaret e juj ta ken ket diten e neshjes :D
Tjetra osht elementet cilesor.Ju duhet ta pranoni qe Tirona ka shume te tille,ene mo shum se Vllaznia,megjithse futbollin sot se lujn emrat.
Qe mos zgjatem,desha me konkludu qe vetem ne neshje te tilla nuk mund te thuash se kush fiton.Jo me kot 3-4 antare ktu qe un i rrespektoj shum(si ene nji mikun tim te vjeter,Kelin :D )permbahen ene friksohen shum saqe thojn se do flasin mas neshjes.
Shpresojm te luhet neshje e bukur,cilesore ene te ket sa mo shum fansa.Te pakten kemi lluksin qe luhen ksi neshjesh me peshe e tradite qe te shijojm stadjumet plot se 90 % e neshjeve ato rrijn bosh.
Uroj qe ene gjykimi te jet i persosur dhe mos kete polemika masi kshu tregohen cilesite e secilit ekip.Kush te fitoj i jepet dora.
Ndersa se kush do fitoj ene un flas mas neshjes-megjithse si fans bardheblu natyrisht qe kom deshire te fitoj ekipi im.
Kalofshi mir te gjithe!
Last edited by Fatjoni on Fri, 21 Nov 2008 , 00:15, edited 1 time in total.

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 21 Nov 2008 , 00:14

gyska wrote:o vllai jem pa te ofendu nuk e di sa koh ke qe shef futboll.Por do te them vetem da fakte.. e di un si na ka rrah tirana ne 99 qe na ka mar kup e kampjonat e di un se si e kena fitu titullin 2000 kur neshjen e parafundit tirana e kishte ne peqin qe albitri ka lan 9 minuta shtes si e si me fitu tirana.i di un lojnat qe ka ba lutfi nuri president i tiranes dhe zv president e ke hala ne federat i di un se si na kan nalu me skuadra tjera nkapjonat qe me dal tirana para e me u shkupt... se sa me ik 7-8 pik para asht puna se masanej e kan lan me ba lojen e vet.un se marr vesht po ti ke rastin konkret se si deshten me na nalu me durrsin ket jav.kja pra asht loja federates.
NUK PAJTOHEM ASIHER ME TIRANEN
po ti e ke ngju ne radio neshjen ate vit , ke ngju 9 minuta e kush e di si tu ka duk, po ate dit vetem neshje futbolli nuk esht bo, ene nuk foli njeri per leket qe i dha shkodra peqinit ne ate neshje, dhe mos harro qe ajo neshje esht lujt dy her, heren e par neshja ishte 0-1 per tironen dhe u anullu sepse binte shi dhe fusha nuk mante mo loj futbolli, kshu ka qen historia ksaj neshje ,e din tifozat e tirones si puna ime qe e kan pa ne stadium dy her kte neshje ,.... ate vit Vllazina ka pas ekip ,ate vit lujti ne turqi me gallaten ,po duhet kujtu qe ate vit para 8 vjetesh , ishte me e leht me ble arbitra ose ekipe , tirona humi kampionatin ,vllaznia e meritoj per shum arsye ,nuk e maj men mir ekipin e shkodres ate vit ,sepse un shof vetem tironen, po kam pa neshjen me gallaten , aty u binda qe kishte meritu dhe kampionatin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 21 Nov 2008 , 00:17

KY ASHT REKORD
TRE MIQ TE NDERUM SHKRUJNE NJERI PAS TJETRIT PA I NDERPRE KUSH NE FORUM :D
hallall ketij derbi qe na e hap pak me shume rrethin
djema une sjam per debat jam per futboll ishalla kam me mujt me pa ndeshjen e pastaj do komentoj
po me fillu me statistika e me inate sbesoj se dalim kund

p.s hatboy ca thu per inter-juve
1 i sigurte apo jo?
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 21 Nov 2008 , 00:21

ME FAL SE PO PERGJIGJEM Lizard_King po vet e kerkove qe antaret tu pergjigjen ashtu. ti erdhe ketu dhe na the tirana do baj kyt e tirana do baj at. tirana ka kyt dhe tirana ka at. mos harro se edhe ne i kemi po ashtu dinamo e besa. nuk jeni reali i madritit qe ti thuash ato qe kampjunatin nuk e diskutoni,.... por nesje duhet rrespektu mendimi jot qe do bani ato qe the do bani
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Fri, 21 Nov 2008 , 00:30

Edmond mos harro qe kam shkruar edhe qe llogarite bohen ne fund e gjithashtu kam uruar nji ndeshje te bukur e per mu fitofte ai qe do boj lojen mo te bukur e burrerore pasi kampionati osht akoma shume i gjate e nji fitore ne ket ndeshje nuk thote gjo. Nese fito Vllaznia une do jem prape i pari qe do ju uroj fitoren. :wink:


P.S: Nese dikusht ktu osht merzit me qofte edhe nji fjale te vetme te timen jom gati ta terheq mbrapsh e te kerkoj falje. Edmond, ashtu sic kam permend lojtare te Tirones, mo poshte kom permen edhe lojtare te Vllaznise.
Last edited by Lizard_King on Fri, 21 Nov 2008 , 00:34, edited 1 time in total.

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 21 Nov 2008 , 00:33

gyska wrote:ca thojn kta tiransit mor se ma ka hek menjen . do kalojm ne tur 3 champjons... po kur i them un atyne qe jan kundra vllaznis tan federat albitra dhe gazetar... si ka mundsi ce veq per tiranen flasin per ture e gjana . si ka munci ce edhe pse vllaznia ka 3 vjet rresht kalon tur e nuk permenet por thojn dona me pa tiranen ne europ si ka mundci ce neve na bika kshu kot me lujt me naloli.. gallatasarai... apo kshu padashje?? ju ekipi i miljonave ... me thoni 1 lojtar qe keni ma te mir se BEQIRI ?? me thoni 1 lojtar qe keni ma te mir se SINANI golshenusi ma i mir i tan kohrave ?? ca keni ju mor ju qe zdiskutoni kampjonat e gjana ju ce i kaloni turet pa problem ... e ne smunena .... Ju shyqyr qe keni federat e albiter. ooooo tiransaaaa JENA 1919 JENAA DJEPI FUTBOLLIT i kena msu shqipnis ca asht loja futbollit.
ca turesh ka kalu vllazina plako, me verte ke lujt me napolin ,po ke honger i thes me gola, ke lujt me napolin e me gallatasarajn se te ka ra shorti ,jo se ke kalu shum ture. vllaznia fatkeqsisht ska bo me shum se tirona ne europ, kto heret e funit te merte fryka me pa rezultatin.

nuk thot njeri qe tirona i ka tre ture te kalume ne xhep,po kjo esht ajo qe mund te quhet onderr,dhe ne menyr ironike thuhet ne nuk llogarisim kampionatin ,mos i mer kaq drejperdrejt ti .Personalisht do isha i knoq dhe me dy ture si fillim ,se te tretin do kemi taksirat me rraf dhe i her milanin :lol:
le ta boj shkodra kte, kush nuk po ia don kte, le te dali kampion dhe ti kaloj dy ture i her ,edhe tre po pati mundsi,,,, mu do me kesh ne stadium patjeter ,sic isha kte vit me napolin, dhe kte vit nuk erdha me pa napolin, erdha per vllaznin dhe ndoshta do vi prap , ishte nje bast personal me disa tifoz shkodron qe kan ardh me pa tironen per champions ,nuk esht se i njof personalisht kto tifoza ,thjesh i kam pa ne stadium. ene bastin e vuna me menjn time . :P , ishte si pun ndergjegjeje ....

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 21 Nov 2008 , 00:35

Lizard_King wrote:Edmond mos harro qe kam shkruar edhe qe llogarite bohen ne fund e gjithashtu kam uruar nji ndeshje te bukur e per mu fitofte ai qe do boj lojen mo te bukur e burrerore pasi kampionati osht akoma shume i gjate e nji fitore ne ket ndeshje nuk thote gjo. Nese fito Vllaznia une do jem prape i pari qe do ju uroj fitoren. :wink:
njat kam qef edhe une ma shoku jem. por ne kemi harru edhe gjana tjera, sot futbolli luhet mes presidentave dhe jo ne fushe e lojes. por ishalla don zoti dhe shikojm tirana vllaznia, dhe jo gjana tjera
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 21 Nov 2008 , 00:37

GOLDIAN wrote:KY ASHT REKORD
TRE MIQ TE NDERUM SHKRUJNE NJERI PAS TJETRIT PA I NDERPRE KUSH NE FORUM :D
hallall ketij derbi qe na e hap pak me shume rrethin
djema une sjam per debat jam per futboll ishalla kam me mujt me pa ndeshjen e pastaj do komentoj
po me fillu me statistika e me inate sbesoj se dalim kund

p.s hatboy ca thu per inter-juve
1 i sigurte apo jo?
hahahaha ,o goldian ,sjam tifoz me interin ,po interi kte vit bo nji loj qe mu me pelqe shum, skemen 4-3-3 se kam pa ne i her kaq bukur sa e bo morinjo ,,,, po nuk e ngrej shum zonin se kom kto tironsat e mi knej tgjith me juven . :lol:

per mu fito interi plako . :wink:

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Fri, 21 Nov 2008 , 00:37

per mendimin tem asht tu u kariku shume kjo ndeshje e shpresoj te mos ndikojne te lojtaret e te dy ekipeve...po kampionati s mbaron t dielen pash nderin...edhe po fitume 2 pike para dalim e jo 20,edhe po humbem 4 pike ik tirana e jo 40,barazimi iu levertis ekipeve tjera...hajt ishalla nji ndeshje t bukur,me gola ,me tifoza shume ne qemal stafa , pa gabime e me apo pa qellim te arbitrave e me nji fitore te vllaznise :lol: :lol:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Post Reply