Lajme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Nov 2008 , 00:47

Goldi vene te nej forum tjeter se ktu ta perlau Jeti! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Tue, 04 Nov 2008 , 00:53

vllaznia1919 wrote:Goldi vene te nej forum tjeter se ktu ta perlau Jeti! :lol: :lol: :lol: :lol:
ja maj naqe se nuk e marr une goldit, e vune nji heran me e pa a e pranon sistemi i kyt masen.
se po e heku itash... :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Nov 2008 , 00:55

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Tue, 04 Nov 2008 , 01:02

Image
goldian shkarikoje ikyt dhe pastj ngarkoje te profili aty ku thote browse se ban une itesh sa e provova.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Tue, 04 Nov 2008 , 01:10

o Goldian ku shkove mar... :lol:
sa shpejt ike.. :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 04 Nov 2008 , 17:40

jeti wrote:o Goldian ku shkove mar... :lol:
sa shpejt ike.. :lol:
ja po rrin e merret me ty :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 05 Nov 2008 , 23:09

jeti tu rrit ndera vlla
se me mesove dicka te re
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 05 Nov 2008 , 23:20

GOLDIAN wrote:jeti tu rrit ndera vlla
se me mesove dicka te re
Nuk ka gja naqe :lol: :lol:
Papapapa sa te shkoka, ke marr figure patriotike, qysh itesh e mbarpa ta po te therras Baca Goldian... :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 05 Nov 2008 , 23:40

jeti wrote:
GOLDIAN wrote:jeti tu rrit ndera vlla
se me mesove dicka te re
Nuk ka gja naqe :lol: :lol:
Papapapa sa te shkoka, ke marr figure patriotike, qysh itesh e mbarpa ta po te therras Baca Goldian... :lol:
a ua :lol: :lol: :lol:
lene tash se dhe perkrenarja e skenderbeut me mungon :D
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 05 Nov 2008 , 23:57

GOLDIAN wrote:
jeti wrote:
GOLDIAN wrote:jeti tu rrit ndera vlla
se me mesove dicka te re
Nuk ka gja naqe :lol: :lol:
Papapapa sa te shkoka, ke marr figure patriotike, qysh itesh e mbarpa ta po te therras Baca Goldian... :lol:
a ua :lol: :lol: :lol:
lene tash se dhe perkrenarja e skenderbeut me mungon :D
Hahaha... :lol: :lol:
baca goldian alla hile a po fiton vllaznia te shtunen?
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 07 Nov 2008 , 18:36

Image

Shkoder, terror me arme ne mes te qytetit

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot ne mesdite rreth ores 12.30 minuta ne qytetin e Shkodres, ku dy grupe rivale per qellime larje hesapesh kane bere nje shkembim te dhunshem zjarri duke krijuar panik dhe terrorizuar kalimtaret.
Per pasoje mbeti i plagosur nje kalimtar i rastit ndersa personat qe kane shkembyer zjarr me njeri-tjetrin ka mundur te largohen pa u identifikuar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne lagjen "Xhabej" ne hyrje te Shkoders, ku nga dy automjete jane shkembyer bresheri te shtenash ne ecje per gati 200 metra.

Ne momentin e shkembit te zjarrit fare prane ndodhej dhe nje makine e bankes e shoqeruar nga eskorta, e cila ka qelluar duke kujtuar se behej fjale per nje sulm per grabitje.

Nje i moshuar me emrin Hysen Tula gjate shkembimit te zjarrit ka marre dy plumba ne trup dhe po kurohet ne spital. Policia ka gjetur rreth 30 gezhoja ne vendngjarje por ende nuk ka idenfikuar ndonje nga autoret.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Nov 2008 , 00:25

Mirboll se gzhoja i paskan gjet.Prit kur te gjejne edhe autort.Me rrush qe te piqet.Hahaha
Po me qon mallin e Nexhos kur pau zjarrfiksat tuj kalu tan shpejtsine ne pjace e tha:Shkuune ktttta me mleeeedh pruuushin! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 08 Nov 2008 , 10:09

jeti wrote:Image

Shkoder, terror me arme ne mes te qytetit

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot ne mesdite rreth ores 12.30 minuta ne qytetin e Shkodres, ku dy grupe rivale per qellime larje hesapesh kane bere nje shkembim te dhunshem zjarri duke krijuar panik dhe terrorizuar kalimtaret.
Per pasoje mbeti i plagosur nje kalimtar i rastit ndersa personat qe kane shkembyer zjarr me njeri-tjetrin ka mundur te largohen pa u identifikuar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne lagjen "Xhabej" ne hyrje te Shkoders, ku nga dy automjete jane shkembyer bresheri te shtenash ne ecje per gati 200 metra.

Ne momentin e shkembit te zjarrit fare prane ndodhej dhe nje makine e bankes e shoqeruar nga eskorta, e cila ka qelluar duke kujtuar se behej fjale per nje sulm per grabitje.

Nje i moshuar me emrin Hysen Tula gjate shkembimit te zjarrit ka marre dy plumba ne trup dhe po kurohet ne spital. Policia ka gjetur rreth 30 gezhoja ne vendngjarje por ende nuk ka idenfikuar ndonje nga autoret.
e tmerrshme
hala shkodra me keto probleme
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 09 Nov 2008 , 17:16

Bledar Greca, "Champions Manager" i goal.com


“Jam shumë i lumtur, që kam fituar, - tha për Albania-sport përmes komunikimit me msn Bledari. "Jam i çmendur pas futbollit e sidomos atij italian”

Një trajner shqiptar kampion në Ligën e Kampioneve. Nuk është çudi, por e vërtetë. Studenti 21-vjeçar, Bledar Greca (vazhdon studimet për inxhinieri ndërtimi në Bolonja të Italisë) është shpallur fituesi i "Champions manager" për ditën e katërt të Ligës së Kampioneve, që organizohet nga faqja britanike e internetit www.goal.com, por në versionin italian të saj.

Bledari, i cili është personifikuar me “nickname” shqip_kaos ka dalë fitues i absolut ndër pjesëmarrësit, pasi ka fituar 68 pikë, në përzgjedhjen e formacionit ideal.

“Jam shumë i lumtur, që kam fituar, - tha për Albania-sport përmes komunikimit me msn Bledari. “Është hera e parë që dal kampion si trajner virtual, por besoj se do të jem edhe shqiptari i parë në botë që e arrij këtë”, shtoi ai.

“Përse e kam zgjedhur pseudonimin shqip_kaos? Më pëlqen të jem aktiv, dinamik. Jam i çmendur pas futbollit e sidomos atij italian”, - tha Bledar Greca.



Per me shume, mund te klikoni: http://www.goal.com/it/articolo.aspx?contenutoid=951536



hajde per hajr!
Neper lojna olimpike nuk fitojme gja, por ska problem, se jena tmerrshem per lojna ncomputer

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 09 Nov 2008 , 17:36

man in redblue a ma shpjegon mu si luhet kja loja
e kam seriozisht
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 12 Nov 2008 , 10:46

sot ne mengjez ne oren 3 te mjesit ne lumin drin ne humje te shkodres nje makine pasi ka thy traun e betonit ka ra ne ujin drin .ky lajm a shkru sot nga top chanal.

Shkoder, bie makina ne lume,operacion shpetimi

Policia e Shkodres eshte duke punuar ne keto momente per te nxjerre nga ujrat e lumit Drin nje automjet i cili doli nga rruga perfundoi ne shtratin e lumit.

Aksidenti ka ndodhur rreth ores 3 te mengjesit te sotem kur nje mjet tip Mercedes doli nga rruga, rrezoi bordurat mbrojtese dhe u zhyt ne uje me gjithe pasagjeret dhe drejtuesin.

Vendi ku ka rene automjeti ka thellesi te konsiderueshme por edhe rrjedhe te forte te ujit, duke e bere operacionin e nxjerrjes te veshtire.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 12 Nov 2008 , 13:00

Man in Redblue wrote:Bledar Greca, "Champions Manager" i goal.com


“Jam shumë i lumtur, që kam fituar, - tha për Albania-sport përmes komunikimit me msn Bledari. "Jam i çmendur pas futbollit e sidomos atij italian”

Një trajner shqiptar kampion në Ligën e Kampioneve. Nuk është çudi, por e vërtetë. Studenti 21-vjeçar, Bledar Greca (vazhdon studimet për inxhinieri ndërtimi në Bolonja të Italisë) është shpallur fituesi i "Champions manager" për ditën e katërt të Ligës së Kampioneve, që organizohet nga faqja britanike e internetit www.goal.com, por në versionin italian të saj.

Bledari, i cili është personifikuar me “nickname” shqip_kaos ka dalë fitues i absolut ndër pjesëmarrësit, pasi ka fituar 68 pikë, në përzgjedhjen e formacionit ideal.

“Jam shumë i lumtur, që kam fituar, - tha për Albania-sport përmes komunikimit me msn Bledari. “Është hera e parë që dal kampion si trajner virtual, por besoj se do të jem edhe shqiptari i parë në botë që e arrij këtë”, shtoi ai.

“Përse e kam zgjedhur pseudonimin shqip_kaos? Më pëlqen të jem aktiv, dinamik. Jam i çmendur pas futbollit e sidomos atij italian”, - tha Bledar Greca.



Per me shume, mund te klikoni: http://www.goal.com/it/articolo.aspx?contenutoid=951536



hajde per hajr!
Neper lojna olimpike nuk fitojme gja, por ska problem, se jena tmerrshem per lojna ncomputer

Inxhenjeria Civile nuk asht inxhenjeri ndertimit sic e kane perkthy kta zotnite. Kete djalin me duket se e njaf edhe e kam taku disa here...

Urime Bledarit se edhe ne ket mnyre i bahet reklam shqipnise per mire :)
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 27 Nov 2008 , 18:18

Varrezat greke? Po ato të mijëra çamëve?!


Marrëveshja e fundit për ndërtimin e dy varre-zave greke në Shqipëri, kaloi thuajse pa asnjë vëmendje në opinionin publik, dhe për fat të keq dhe politika nuk pati asnjë qëndrim institucional. Ministria e Jashtme bëri të ditur veprimin e vet, në një lloj sinkronizimi me homologen e saj greke, por duke ruajtur disa mistere në deklarimet e saja. Një veprim që i ngjau në fakt legalizimit të ndërtimeve pa leje. Varreza e Këlcyrës ishte ngritur dhe thjesht u legalizua, nuk merret vesh nëse ajo e Gjirokastrës do jetë një e re, apo zgjerimi i asaj të Bularatit. Ministria jonë e Jashtme nuk dha asnjë përgjigje për kërkesën e bërë disa javë më parë nga Shoqata Patriotike “Çamëria”, Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe PDI për ngritjen e një obelisku në Paramithi, në kujtim të masakrës së Qershorit të 1944, ku brenda një dite u masakruan 700 burra, gra, pleq e fëmijë, duke shënuar kështu fillimin e genocidit çnjerëzor grek karshi popullsisë çame, ku 4600 vetë, burra, gra, pleq e fëmijë vdiqën, u masakruan vetëm sepse ishin shqiptarë.
Ajo nuk dha asnjë përgjigje dhe për kërkesën tjetër për ndërtimin e një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama në tokën greke, në përkujtim të viktimave të pafajshme të genocidit grek.
Ç’mund të themi për këtë marrëveshje?
Dihet që prej kohësh grekët kanë bërë kërkesa për ngritjen e varrezave të ushtarëve të tyre. Asnjë qeveri nuk ka guxuar ta pranojë një marrëveshje të tillë. As demokratët e dikurshëm, as socialistët. Nëse ishte qeveria e PD-së ajo që e firmosi marrëveshjen, është ajo që mban përgjegjësi për mungesën e transparencës dhe të dinjitetit në realizimin e saj.
Mungesa e transparencës ka sjellë në mungesën e diskutimit publik për llojin e marrëveshjes.
Pikë së pari, autoritetet tona nuk kanë diskutuar dhe as nuk kanë lejuar të diskutohet statusi i ushtrisë dhe i ushtarëve grekë që kanë vdekur në Shqipëri. A ishte ajo një ushtri pushtuese, apo ushtri çlirimtare? Të gjitha dokumentet historike tregojnë se ajo ishte një ushtri pushtuese, që u soll si e tillë në territorin shqiptar. Autoritetet greke të pushtimit nuk lejuan festimin e Ditës së Flamurit në qytetet shqiptare; ata shkatërruan shumë objekte kulti të fesë myslimane dhe madje dhe ortodokse në Shqipëri - shiko librin e Beqir Metës për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ai citon shumë kuadro drejtues të politikës greke që e konsideronin territorin shqiptar, Shqipërinë e Jugut, si plaçkë lufte në rregullimet e ardhshme të pasluftës. Ata nuk donin dhe as nuk lejuan në Shqipëri të lindte rezistenca antifashiste, në mënyrë që Shqipëria të konsiderohej pas konfliktit si vend aleat i Boshtit.
Së dyti, kur Greqia rezulton të jetë vend pushtues, me çfarë logjike ne duhet të pranojmë ngritjen e varrezave masive në territorin tonë? Nëse lejojmë grekët, pse nuk duhet të lejojmë italianët dhe të gjithë pushtuesit e tjerë që kanë shkelur tokën tonë në dy konfliktet botërore?
Pse jo serbët e Luftës së Parë që na çliruan nga turqit, siç kërkoi Kryepeshkopi i Kishës serbe?
Në frazeologjinë e përdorur qoftë nga Ministria jonë e Jashtme, qoftë nga ajo greke, përdoret shprehja për arsye humanitare. Shprehje shumë e saktë. Po, ky duket i vetmi argument për të cilin ne mund të pranojmë varreza të tilla, megjithëse gjermanëve nuk besoj t’i ketë shkuar ndërmend t’i kërkojnë francezëve apo rusëve ngritjen e varrezave të tilla.
Familjet, normalisht duhet të kërkojnë t’i kenë afër vetes eshtrat e ushtarëve të vrarë dhe jo në një territor tjetër.
Besoj që shteti humanitar grek duhet të ishte kujdesur e të jepte fonde që këta ushtarë, megjithëse kishin kaluar territorin e tyre gjeografik dhe historik, të ktheheshin dhe të preheshin pranë familjeve të tyre, madje dhe shteti shqiptar duhet të ishte i gatshëm si gjithmonë të kontribuonte për këtë akt humanitar.
Por dhe sikur ta pranojmë justifikimin humanitar, ka aq shumë çështje humanitare që ne duhet të paraqesim para Greqisë, sa ne nuk mund të mbyllim sytë.
Pse shteti shqiptar nuk kërkon ngritje varrezash për të gjithë ata shqiptarë çamë ose jo, që janë vrarë në territorin grek, prej njësive nacionaliste të Zervës? Nëse pala greke thotë se ata ishin bashkëpunëtorë të fashizmit, atëherë le të ngrihet një varrezë për ata fëmijë dhe gra të pafajshme që u masakruan çnjerëzisht. Në mos një varrezë, të paktën një lapidar që të kujtojë historinë e tyre tragjike. Por nëse pala shqiptare nuk ka pasur kurajo të kërkojë varreza apo lapidarë, pse vallë nuk ka pasur kurajën të kërkojë që një grup pleqsh që nuk po i tret dheu të shkojnë dhe të vendosin një tufë me lule në ato vende ku të afërmit e tyre vdiqën nga uria, u përdhunuan dhe u vranë, se varreza nuk ka?
Historia e marrëveshjes për varrezat është një histori e mungesës së turpshme të dinjitetit nga qeveria e Sali Berishës, që gjithmonë është shitur si patriot. Është dëshmi e gjunjëzimit të një pragmatisti, që për të ndenjur në pushtet, mund të bëjë gjithçka.
Për palën greke, kjo marrëveshje është dëshmi e një mungese të theksuar humanizmi. Dyfish antihumane. Së pari, pse nuk ia çon të afërmve të atyre ushtarëve të vdekur në Shqipëri, eshtrat e tyre, që t’i kenë afër. Por do t’i ketë në të ashtuquajturin Vorio-Epir, si simbol therorizimi për tokën e dëshiruar.
Së dyti, pse mohojnë në mënyrë të paturpshme krimet dhe mizoritë e genocidit të tyre mbi shqiptarët çamë. Si ka mundësi që ky vend anëtar i BE-së mban këto standarde të dyfishta?
Të paktën të kishin respekt dhe të ishin mirënjohës për Marko Bocarin, Bubulinën, Xhavellën dhe kapedanët shqiptarë të Çamërisë, që bënë dhe udhëhoqën revolucionin për pavarësinë e Greqisë. Sigurisht ata nuk e mendonin kurrë që ne pasardhësit e tyre do të kishim këtë fat dje dhe sot.
Çdo veprim në politikë ka pasoja. Ne pamë se Sali Berisha nuk ka kurajo as dhe kur Shqipëria do të hyjë në NATO, pra nuk është Shqipëria e 1997-ës. Se ai nuk di dhe nuk ka kurajë të trajtojë as çështjet humanitare, as ato teknike të pronave, siç e quan ai çështjen çame. Le ta zgjidhte si teknike, por të paktën të bënte diçka.
Ndërsa për politikën greke, mund të themi se ajo vazhdon t’i ketë të errësuara sytë prej historisë dhe jo prej të ardhmes. Iniciativa të tilla, një këmbëngulje si ajo për të ngritur varreza kudo nëpër Shqipëri, do të provokojnë ndjesi antigreke në Shqipëri, veçanërisht tek të rinjtë. Kështu nuk shërbehen objektivat e sotme, të ligjshme të ekspansionit ekonomik grek në rajon.
Isha i detyruar t’i shkruaja këto radhë jo vetëm si anëtar i komunitetit çam, por sepse besoj thellësisht në postulatin:
MIQESIA NDERTOHET VETEM MBI TE VERTETEN!
Unë jam bindur që vetëm kështu dhe duke e parë komunitetin çam dhe minoritetin grek si ura bashkëpunimi, do të kemi një miqësi të sinqertë me fqinjët tanë, me të cilët në këtë Ballkan me histori të trazuar, kemi kaluar të mirat dhe të këqijat.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 10 Dec 2008 , 17:09

Kronikë gazetash në 2058-n


SAUK, 12 DHJETOR 2058: Ndërsa Athina ndodhet nën flakën e zjarreve anarkiste, një lajm i mirë vjen nga fqinji verior i saj, Shqipëria.

Lutfi Dervishi
Merkure, 10 Dhjetor 2008


SATIRË

SAUK, 12 DHJETOR 2058: Ndërsa Athina ndodhet nën flakën e zjarreve anarkiste, një lajm i mirë vjen nga fqinji verior i saj, Shqipëria. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë hodhi poshtë sot zërat e medias greke se Shqipëria po përfiton nga momenti i vështirë që po kalon Athina dhe nuk do të ratifikojë protokollin e marrëveshjes G 7+ 16 + 3 (7 vende të rajonit plus 16 vende që bëjnë tregti të lirë me Ballkanin dhe tre superfuqitë, Kina, India dhe Brazili).

Zëdhënësi Luftim Bisha theksoi se politika e Shqipërisë është për integrimin e Greqisë në G 7+16 +3. "Ne e shohim të ardhmen e Greqisë në familjen tonë të madhe të vendeve rajonale", – tha zëdhënësi Bisha, "por kemi pasur disa probleme me kompjuterat dhe po punojmë në nivel teknikësh për t’i zgjidhur". Jo zyrtarisht mësohet se Shqipëria po vonon ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Greqisë në G7+16+3, për shkak të çështjes së varrezave. Tirana kërkon 16 varreza, Athina ka dhënë vetëm 4.

Një vizitë e nivelit të lartë e Kryeministrit të Shqipërisë u anulua në momentin e fundit, për shkak të mjegullës së dendur në aeroportin e Sarandës - sipas zëdhënëses së Kryeministrit, - por një diplomat kinez në Tiranë, në kushtet e anonimatit – thotë se "mjegulla" ka ardhur duke dendësuar në nivelin politik dhe se Kryeministri shqiptar është në një pozitë delikate në Parlament, për shkak të presionit që vijnë nga forcat ultra të djathta".

Në Parlamentin grek, udhëheqësi i grupit parlamentar të shumicës akuzoi shërbimin sekret shqiptar (SHISH) për përfshirje në trazirat që kanë përfshirë kryeqytetin grek dhe rrethinat. "Flakët ne i shohim në Athinë, por po të kërkojmë me kujdes, tymi do të na dalë në Tiranë". Ndërsa një deputet i opozitës kërkoi që të ndërhyhej pranë qeverisë londineze për të mbyllur shërbimin grek të BBC-së, që "i ka fryrë flakëve të zjarrit".

Përfaqësuesi i organizatës Olbania të minoritetit shqiptar në Greqi, Vesel Ballabani, deklaroi dje se kërkonte autonomi të plotë për Epirin e Jugut dhe vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Epirit.

Shtypi grek ka rritur tonet nacionaliste javët e fundit dhe akuzon autoritetet e Tiranës se po ushtrojnë presion mbi emigrantët grekë në Shqipëri për të ndryshuar emrin dhe fenë. Emigrantë grekë që banojnë në Shqipëri njihen me emra si Kasem (Kosta), Shemshedin (Dino), Jusuf (Janaq),Naim (Naqe)

20% e të ardhurave vjetore të Greqisë sigurohen nga emigracioni në Shqipëri. Athina ka akuzuar Tiranën se po rikthen traditën e vjetër të operacionit Fshesa, ku emigrantët përdoreshin si top llastiku për të sistemuar llogaritë politike. Sipas analistëve, Shqipëria përfiton nga krahu i lirë i punës së emigrantëve grekë.

Anarkistët kanë një javë që po djegin dyqane, banka dhe institucione shtetërore, për shkak se ekipi i futbollit të Greqisë humbi në ndeshjen për kupën ndërkontinentale me atë të Shqipërisë. “50 vjet më parë ka qenë e njëjta situatë, por atëherë anarkistët shfrytëzuan si pretekst vrasjen e një të riu nga policia për t'i vënë flakën Athinës”,- tha një komentator vendas. Diplomatët kinezë, të ndihmuar nga ata indianë, po ndërmjetësojnë për të ulur tensionet mes dy vendeve fqinjë.





e forte

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 14 Dec 2008 , 20:15

Hhahahahahahahhaha,

Hallall per shkrimin, pa kja tregon se ne cfare pike asht komplet politika jone !!!!
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply