Liga e Kampioneve

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 31 Jul 2008 , 15:21

Prokuroria, hetim për Dinamon?



Dy juristë fillojnë mbledhjen e materialeve mbi akuzat për manipulim rezultati në sfidën me Modrican


Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka filluar grumbullimin e materialeve për ndeshjet ndërmjet Dinamos dhe Modricas, në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve. Gjithçka ka filluar pas akuzave në mediat daneze, se të dyja takimet, si ai në Tiranë, ashtu edhe ai në Zenica, kanë qenë të trukuara. Burime pranë prokurorisë konfirmuan se dy juristë janë paraqitur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllimin për të marrë sa më shumë materiale e më pas të përpilojnë një relacion, i cili duket se është kërkuar nga UEFA. Të njëjtat burime nuk bënë të ditur se cili ishte qëllimi i vizitës në zyrat e institucionit që drejton futbollin në vendin tonë. Gjithsesi, ato konfirmuan se në federatë u kërkuan në mënyrë zyrtare të dhëna rreth një ndeshjeje (e cila nuk përmendet), pa dhënë detaje të tjera të aktivitetit ku është luajtur: kombëtar apo ndërkombëtar.

Akuzat - Dyshimet u ngritën pas shkrimit në gazetën daneze, "NordJyske", e cila u është referuar ekspertëve të basteve të kompanisë "BetXpert". Dinamo u mund 0-2 në Tiranë dhe 2-1 në sfidën e kthimit në Zenica. Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Jakob Nilsen, pohoi se ndeshja është luajtur në bastet "live" në internet dhe deklaronte: "Punoj prej dhjetë vjetësh me bastet dhe kam një eksperiencë të madhe e jam përballur me shumë situata të çuditshme, por kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Dua të hetoj deri në detaje nëse ndeshja Modrica-Dinamo ishte e manipuluar". Megjithatë, të dyja klubeve u kanë përkufizuar këto dyshime të pabaza. Madje, drejtuesit e klubit boshnjak kanë deklaruar se këto janë të gjitha trillime që synojnë të krijojnë një situatë armiqësore rreth Modricas përpara ndeshjeve të turit të dytë eliminator në Champions, kundër danezëve të AB Alborg.

Federata - Pavarësisht se nga prokuroria konfirmojnë "vizitën", në FSHF deklarojnë se askush nuk është paraqitur për të kërkuar materiale rreth kësaj çështjeje. Përfaqësuesi i zyrës për shtyp, Tritan Kokona, deklaroi: "Nuk e di se çfarë është e gjithë kjo histori, por në federatë nuk është paraqitur askush nga prokuroria që të kërkojë mbledhjen e materialeve rreth dyshimeve që mund të jenë publikuar nga gazeta daneze për ndeshjen e Dinamos me Modrican, sqaroi ai. Megjithatë, FSHF i ka inspektorët e saj, që nuk janë prokurorë por juristë, të cilët shqyrtojnë çdo rast të ndeshjeve të trukuara dhe fiksimit të rezultatit". Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm, Arben Bici, tha: "Deri më tani askush nuk na ka kërkuar informacione rreth ndeshjes së përfolur. UEFA? As nga zyrat e Nionit nuk ka ardhur ndonjë kërkesë apo sqarim se ka dyshime. Nëse do të na kërkojnë materiale, patjetër që ne do t‘ua vendosim në dispozicion".

Projektligji - Në janar të këtij viti, pikërisht në momentin më kulmor të konfliktit qeveri-FSHF, Ministria e Sporteve e mbështetur edhe nga Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë dhe Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) prezantoi projektligjin për fenomenin e shitblerjeve të ndeshjeve. Aty kërkohej që manipulimi i rezultateve sportive të përfshihej në Kodin Penal si vepër e ndëshkueshme, për të plotësuar një boshllëk që ekziston në ligjet shqiptare. Megjithatë, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar: për këtë arsye hetimi i ndeshjeve të Dinamos është jozyrtar. Por nëse akuzat për blutë (apo ndonjë skuadre tjetër të çfarëdolloj sporti) do të konfirmohen, në momentin që do të ketë një ligj mbi shitblerjen e ndeshjeve, ato do të kalohen si procedime penale kundër personave të akuzuar.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Wed, 13 Aug 2008 , 01:52

Tesh dje kam ardh prej Shkodret dhe kam pa ata 2 neshjet qi na ban hor me Dinamon dhe Partizanin. Me than te drejten 2 ekipet tona ka ken shume dobt, e mu kan duk si kan ken pa i fije stervitje, tuj pas edhe shume largime lojtarsh, ma shume Dinamo. Mue me duket se asht kot me fol per trukime kur nji tash keto ekipet tona jan dobt e skan munsi me mujt me mun as ekipet e katunve te Bosnjes
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Wed, 13 Aug 2008 , 11:07

loroborici wrote:Tesh dje kam ardh prej Shkodret dhe kam pa ata 2 neshjet qi na ban hor me Dinamon dhe Partizanin. Me than te drejten 2 ekipet tona ka ken shume dobt, e mu kan duk si kan ken pa i fije stervitje, tuj pas edhe shume largime lojtarsh, ma shume Dinamo. Mue me duket se asht kot me fol per trukime kur nji tash keto ekipet tona jan dobt e skan munsi me mujt me mun as ekipet e katunve te Bosnjes
partizani e ka shite ndeshjen. portieri krejt açik, ja vetem te golat pa edhe n'da raste tjera u kuptote se dote me ja lan golat

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Wed, 13 Aug 2008 , 18:38

edhe un besoj se partizani e ka shit ndeshjen e dyt por jo vetem portieri edhe pse dyshimet e mia bien mbi xhanin :x ...besoj se dhe dinamo ndeshjen e dyt
FORCA DEMAT E KUQImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Wed, 13 Aug 2008 , 19:15

PARTIZANI wrote:edhe un besoj se partizani e ka shit ndeshjen e dyt por jo vetem portieri edhe pse dyshimet e mia bien mbi xhanin :x ...besoj se dhe dinamo ndeshjen e dyt
un pashe vetem golat dhe rastet me te rendesishme te ndeshjes se partizanit. portieri bente sikur i ikte topi nga duart dhe ne golin e trete kishte mundesi te dilte dhe te kapte topin por beri sikur ishte me vonese.

ne lajme pashe tifozat qe bertitnin: "xhani ik" kurse xhani kerkonte nje hetim nga fshf. ka ndonje te re apo po lihet ne harrese si gjithmone?

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Thu, 14 Aug 2008 , 00:57

kush e merr vesh,sipas meje jane vec llafe se te ne ska ligj per keto pune
FORCA DEMAT E KUQImage

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 16 Sep 2008 , 21:14

Min'23: Cana shenon per Marseille:
Marseille- liverpool 1-0

shkelzenhasanaj
Antar
Antar
Posts: 29
Joined: Sat, 29 Mar 2008 , 19:22

Post by shkelzenhasanaj » Tue, 16 Sep 2008 , 21:28

po gol i bukur i Canes. por ama Gerrard beri dy gola.. 1-2 per liverpulin

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 17 Sep 2008 , 02:17

Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Wed, 17 Sep 2008 , 10:22

Edhe Beqaj ishte paraqit mire me Anorthosis kunder Werder Bremen. Krejt merita e tije qi jan da 0-0

ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Post by ingleo » Wed, 17 Sep 2008 , 16:45

besoj se jeni dakort tan qe lorik cana eshte futbollisti ma i mire shqiptar i 20 viteve te fundit.bravo i qofte.asht taman lojtar profesionist.edhe beqaj kishte ba i paraqitje shume te mire.kam pas dyshime te cilesite e tij por me paraqitjet qe ka ba keto 2 vitet e fundit mi ka hek dyshimet.ishalla ruan formen deri ne tetor.
bashkimi ben fuqine!!!!

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Wed, 17 Sep 2008 , 17:26

Un kam gjithmon knaqsi tmadhe kur shof canen tu lujt ai asht shum luftarak ma han mendja se asht lojtari qe preferojne ma shume marsejezt goli i tij ishte shum i bukur m'erdhi keq qe hangren dy gola te pa kujdesshem edhe se guerrard lojtar yll...
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 05 Nov 2008 , 18:12

Ndeshjet e Ligës së Kampioneve në katër grupet e para



Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e katërta në grupet e para për Ligën e Kampioneve. Razultatin më të mirë e arriti skuadra e Romës, duke fituar 3-1 me Çelsin e Londrës. Ky rezultat i lejon romanët të marin frymë thellë, dhe të ndjehen më të qetë psikologjikisht.

Surprizë mund të quhet barazimi i Anorthosisit me kampionët e Italisë, Interin. Zikaltërit nuk arritën të marin më shumë se një barazim në Qipro me kampionët vendas.

Edhe Barcelona në grupin C nuk ka arritur të shkojë tej barazit me Bazelin. Skuadra e cilësuar si më e dobëta e Ligës së Kampioneve, Bazeli, mori një barazim historik në “Kamp Nou”, rezultat që i lejon ata të pretendojnë për më tej.

Në grupin D, Liverpuli dhe Atletiko përfundojnë dhe një herë tjetër ndeshjen midis tyre në barazim, duke vendosur balancë të plotë në grup.
Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në grupet A, B, C dhe D.

Grupi A
Roma - Çelsi 3 - 1
CFR Kluzh - Bordo 1 - 2

Grupi B
Anorthosis - Inter Milan 3 - 3
Verder Bremen - Panathinaikos 0 - 3

Grupi C
Barcelona - Bazel 1 - 1
Sporting Lisbon - Shaktar Donetsk 1 - 0

Grupi D
Liverpul - Atletiko Madrid 1 - 1
Marsej- PSV Eindhoven 3 - 0

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 05 Nov 2008 , 18:14

Luhen ndeshjet e katërta në grupet e mbetura të Ligës së Kampioneve


Sonte do të luhen ndeshjet e katërta në grupet E, F, G dhe H, për Ligën e Kampioneve. Dy ndeshjet më interesante janë, Fiorentina-Bajerni Mynihut në grupin F, dhe Real Madrid-Juventus në grupin H.

Në grupin E, Mançesteri do të luajë në fushën e Sëlltikut, dhe në grupin G, Arsenali do të presë turqit e Fenerbahçes.


Më poshtë do të paraqesi ndeshjet e sotme në grupet E, F, G dhe H.

Grupi E
20:45 Alborg - Vilareal
20:45 Seltik - Mançester U.

Grupi F
20:45 Fiorentina - Bajern Mynih
20:45 Lion - Steua Bukureshtit

Grupi G
20:45 Arsenal - Fenerbahçe
20:45 Dinamo Kiev - FC Porto

Grupi H
20:45 BATE Borisov - Zenit
20:45 Real Madrid - Juventus

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 06 Nov 2008 , 14:29

Del Piero dhuron show në Bernabeu, Juve siguron biletën



Del Piero shokon Bernabeun, aty ku juventusi nuk fitonte prej 46 vjetësh. Kapiteni shënoi dy gola duke i larë një herë e mirë hesapet me Realin në grupin H. Me këtë rezultat Juvja siguron kalimin për në turin tjetër.

Për vjollcët e Fiorentinës fitorja ishte një iluzion, pasi goli i Borovskit neutralizon atë të Mutusë. Fiorentina e përfundoi ndeshjen 1-1 me Bajernin, dhe për kualifikimin e saj duhet një mrekulli.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme

Champions League

Grupi E
Alborg-Vilareal 2-2
41' G.Rosi (V), 54' Kurth (A), 75' Guilermo Franko (V), 82' Due (A)

Seltik-Mançester U. 1-1
13' MekDonald (S), 84' Gigs (M)

Klasifikimi
Vilareal 8
Mançester U. 8
Seltik 2
Alborg 2

Grupi F
Fiorentina-Bajern Mynih 1-1
10' Mutu (F), 78' Borovski (B)

Lion-Steaua Bukuresht 2-0
44' Zhuninjo (L), 89' Reveilere (L)

Klasifikimi
Bajern Mynih 8
Lion 8
Fiorentina 3
Steaua Bukuresht 1

Grupi G
Arsenal-Fenerbahçe 0-0

Dynamo Kiev-Porto 1-2
21' Milevski (D), 69' Rolando (P), 90+2' Luço Gonzalez

Klasifikimi
Arsenal 8
Porto 6
Dinamo Kiev 5
Fenerbahçe 2

Grupi H
Bate Borisov-Zenit 0-2
34' Pogrebnjak, 90+4' Dani

Real Madrid-Juventus 0-2
17' , 67' Del Piero

Klasifikimi
Juventus 10
Real Madrid 6
Zenit 4
Bate Borisov 2

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 06 Nov 2008 , 17:43

un pash ndeshjen Real-Juve dhe ishte edhe nje flamur shqiptar aty.si gjithmone ne shqiptart vehena re fill se kush jena :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 06 Nov 2008 , 17:49

vvvllaznia wrote:un pash ndeshjen Real-Juve dhe ishte edhe nje flamur shqiptar aty.si gjithmone ne shqiptart vehena re fill se kush jena :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
mas u gabofsha ne pjese te pare ishte mbas portes te realit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 06 Nov 2008 , 22:24

per mendimin tem skuadrat qe mund ta fitojn ket vit ligen e kampioneve jan vetem 2.

juventus dhe barcelona.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 08 Nov 2008 , 14:29

fpjalmi wrote:per mendimin tem skuadrat qe mund ta fitojn ket vit ligen e kampioneve jan vetem 2.

juventus dhe barcelona.
po vitin tjeter do thush jane
tre
gjeje kush do jete e treta :lol: :lol:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 08 Nov 2008 , 15:15

GOLDIAN wrote:
fpjalmi wrote:per mendimin tem skuadrat qe mund ta fitojn ket vit ligen e kampioneve jan vetem 2.

juventus dhe barcelona.
po vitin tjeter do thush jane
tre
gjeje kush do jete e treta :lol: :lol:
Vllaznia :lol: :lol: :lol:

Post Reply