Sporte mix

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 11 Jul 2007 , 18:41

QITJE:
LINDITA KODRA KAMPIONE EUROPER.
Shqiperia mund te krenohet me nje kampione Europe ne sportin e qitjes.Suksesi eshte arritur nga Lindita Kodra,e cila ka marre pjese ne kampionatin Europian qe po zhvillohet ne Barcelone te Spanjes dhe ku Shqiperia po perfaqesohet nga sportistet me te mire ne vend.Qitesja e ekipit te Studentit,Lindita Kodra ka arritur te marre 584 pike duke fituar medaljen e arit ne ushtrimin 30+30 pistolete zjarri.me kete rezultat ,qitesja Shqiptare ka arritur te lere prapa pretendentet kryesore.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Sporte mix

Post by Admin » Wed, 11 Jul 2007 , 23:59

Mundena me shkru per sporte te ndryshme. :)

Apokaliptos, postimin tand e spostova tek ktu sepse nuk asht legjonare kampionia e qitjes :D
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 12 Jul 2007 , 13:00

Admin:
boll u munova me ja gjet nje ven te pershtatshem por nuk gjeta gja e masanej e futa te komtarja :lol: :lol: :lol: .
jam i ri ketu e nuk ja kam mesu tana birucat ala :lol: :lol: .

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jul 2007 , 13:27

Vetem se je i ri pshtove se e kishe hanger i denim kyt here. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 12 Jul 2007 , 13:39

nuk ja di dhe fort kti seni se si punon e marte bona kyt pune :lol: :lol:
kur isha ne fshat nuk disha me hanger as pshesha ne sahan e jo ma me lujt kut sen :lol: :lol: .

Vllaznia 1919:
jeni shpirt gjere ne kyt forum ja dine hallet popullit,
sa ma pak denime aq ma shume gezime :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jul 2007 , 13:42

Edhe sa ma pak Gabime. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 12 Jul 2007 , 14:45

gabimet per njerez jane.
po vrasin njerez & po falen gjaqet :lol: :lol: :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 04 Dec 2007 , 16:03

Një tjetër shqiptar i ringut kërkon titullin e Botës


Nuri Seferi do të ndeshet më 8 dhjetor për titullin botëror të versionit GBU (Global Boxing Union)


Sondazhi: Kush e fiton titullin? Seferi me KO83.3% Seferi me pikë11.9% Jalushiç me KO2.4% Jalushiç me pikë2.4 % Barazim0% Boksieri shqiptar i kategorisë "cruiser", Nuri Seferi, do të rikthehet në ring në fund të këtij viti për të zhvilluar duelin e tij të 25‑të në ringun profesionist. "Tajsoni shqiptar" siç njihet ai në ring do të sfidojë titullin botëror në versionin modest GBU (Global Boxing Union) në një duel me boksierin kroat Josip Jalushic. Përballja do të zhvillohet më 8 dhjetor në qytetin zviceran Kirchen dhe është parashikuar që të zgjasë deri në 12 raunde.

Kroati 34‑vjeçar nuk parashikohet që të jetë një kundërshtar i barabartë me shqiptarin duke u nisur nga karriera e tij modeste në ringun profesionist edhe pse vetë Seferi e konsideron atë si një boksier me përvojë si në ringun amator, ashtu dhe në atë profesionist. Jalushiç ka deri tani 16 duele nga ku 8 janë fitore dhe 7 humbje në karrierën e tij si profesionist, ndërsa Seferi ka një bilanc prej 19 fitoresh (15 prej të cilave me (knockout) dhe 5 humbje. Për duelin e 8 dhjetorit boksieri që në ring përfaqëson ngjyrat kuqezi (madje në skedën e tij ai figuron si i lindur në Tiranë edhe pse është nga Kosova) thotë se nuk do të jetë e lehtë duke e vlerësuar kundërshtarin që edhe pse nuk ka një karrierë të pasur në ringun profesionist ai vjen nga një karrierë shumë e sukseshme në atë amator. "Kroati Jalushiç është një boksier me shumë eksperiencë, i cili ka zhvilluar mbi 186 duele në boskin amator ku 158 i ka fituar. Ndërsa në boksin profesionist, karriera e tij nuk është shumë e pasur, por gjithsesi ai numëron 16 duele nga të cilat 8 i ka fitore. Fitoren më të sukseshme ai e ka patur ndaj kampionit të Europës, Alvarez, që në raundin e tretë me nokaut. Prandaj jam përgatitur maksimalisht për këtë duel, duke e vlerësuar kundërshtarin. Përsa i përket reuzltatit, nuk e kam për zakon të parashikoj para kohe, por i premtoj tifozëve të mi që do të bëj të pamundurën për të ngritur flamurin kuqezi",- u shpreh boksieri Nuri Seferi. Gjithsesi, sondazhet duket se shohin si pretendentin kryesor për këtë titull shqiptarin Nuri Seferi. Në të njejtën mbrëmje me Nuri Seferin do të boksojë edhe vëllai i ri tij, Sefer Seferi, i cili ka debutuar me fitore në ringun profesionist. Seferi do të ketë përballë malazezin Radoslav Milutinoviç. Dueli zhvillohet për ngritjen profesionale të Seferit "të vogël" në ranglistën e boksierëve profesionist

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Sat, 01 Nov 2008 , 21:34

Një shqiptar, yll hokeji në Miçigan

hokejin amerikan po lind një yll i ri. Bëhet fjalë për sportistin me origjinë nga Shqipëria, Aron Palushaj, i cili luan me skuadrën e Universitetit të Miçiganit.

Ajo që të bën përshtypje për këtë djalosh është fakti se, përveç talentit natyral, ai stërvitet shumë.

Përkushtimi i 19-vjeçarit i ka habitur edhe drejtuesit e “St. Luis Blus”, të cilët nuk kanë mundur ta fshehin vlerësimin për punën e tij.

Pak ditë më parë, pista e akullt ku stërvitet skuadra duhej t’i lihej në dispozicion shokut të tij të ekipit, Brendon Bërlon, i cili do të testonte gjurin e dëmtuar.

Por edhe Palushaj ishte i paduruar të patinonte. “Aroni pyeti dikë, nuk e mbaj mend se cili ishte, nëse edhe ai mund të patinonte”, tha drejtori i informacionit pranë klubit, Met Trevor.

“Përgjigjja që mori ishte ‘jo’, por Palushaj nuk u tërhoq dhe i tha të mos shqetësohej, ‘Nuk do të përplasemi’”. Pavarësisht këmbënguljes, i riu me origjinë shqiptare nuk u lejua të zbriste në pistë. Por, ky është vetëm një episod, pasi gjatë ditëve të tjera atë mund ta gjesh duke vazhduar stërvitjen, edhe pasi skuadra ka 40 minuta që është larguar. Lui Kaporuso, shoku i skuadrës, me të cilin qëndron shpesh duke provuar skema të reja, tregon: “Nuk besoj se ka ndonjë moment që ai nuk e ka mendjen te hokeji”.

Në fakt, lidhja e Aron Palushajt me hokejin ka filluar që prej vegjëlisë. Në klasën e parë, ai pa në mure posterin e Stiv Yzerman dhe të “Pesëshes Ruse”, e menjëherë vendosi ta praktikonte këtë sport.

Megjithatë, çelësi i suksesit të 19-vjeçarit që luan me numrin 8 është përkushtimi. Pas gjashtë ndeshjeve, djaloshi i lindur në Livonia të Miçiganit, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë pesë pasime golash për shokët e skuadrës, duke arritur të realizojë pikë në tri ndeshje radhazi.

Aktualisht Palushaj ka dhjetë pikë, tri më shumë sesa ato që kishte realizuar deri në këtë fazë të sezonit të kaluar Kevin Porter, i cili në fund fitoi çmimin “Hobey Baker 2008”.

Megjithatë, statistikat nuk kanë shumë rëndësi për Palushajn, që gjatë sezonit të kaluar ishte “debutuesi” i dytë më i mirë në shtetin e Miçiganit me 34 pasime për gol dhe i treti mes lojtarëve të vitit të parë, me 44 pikë.

Objektivi i tij është të ndihmojë skuadrën të fitojë në akull dhe për ta realizuar këtë, është mes të parëve që zbresin në pistë dhe i fundit që largohet.

Etikën e punës, sportisti mendon se e ka trashëguar nga babai, Tom Palushaj, që emigroi në SHBA nga Shqipëria kur ishte vetëm 13 vjeç dhe tashmë zotëron disa restorante me vëllezërit e tij.

“Babai im është shumë punëtor. Mendoj se është diçka e trashëguar gjenetikisht, tha Aroni. Megjithatë, duke punuar më shumë se të tjerët, është mënyra e vetme për t’u përmirësuar”.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 02 Nov 2008 , 02:27

edhe un e kam ndigju ket.asht shum i talentum.

do te ishte gjaja ma e mire qe te dalin nje emer shqiptare famoz ne usa,sepse skam ndigju asnji deri tash ,e per ket njeri flasin shum njerez ne detroit dhe asht shum i talentum

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 02 Nov 2008 , 17:41

Ishalla i prihet mare e na nderon i fije.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sporte mix

Post by Skodrinon » Sun, 24 May 2009 , 19:47

Kikboks

Shqiptari Kabashi triumfon me kampionin e Francës


I riu shqiptar i peshave të rënda në Kikboks, Besim Kabashi, ka arritur një fitore të rëndësishme së fundmi në sallën “Congresszentrum” në Gjermani. Kundërshtari i shqiptarit ka qenë kampioni i Francës, Korentin Jalon.
Kabashi ia rrëmbeu fitoren francezit me pikë. Pas suksesit të arritur, kikboksieri Kabashi tha për albanianboxing.com
se, kundërshtari nuk u tregua shumë korrekt në ring dhe aspak sportiv, pasi u dyshua që në dorezat e tij kishte një
material, që i shkaktoi dëmtime në sy shqiptarit. “Gjatë gjithë duelit më kanë djegur sytë dhe pas tij vura re se sytë më ishin skuqur shumë. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë, prandaj besoj se në dorezat e francezit kishte ndonjë
lëndë”, tha Kabashi, i cili deri tani numëron 19 fitore (12 me KO) dhe asnjë humbje. Triumfi i 33-vjeçarit në arenën ndërkombëtare vjen menjëherë pas atij të Blerim Pjetrit në Londër. Pjetri u shpall kampion i Britanisë së Madhe për federatën “Internatinal Sport Kik Boks Association” në peshën e mesme, duke fituar me pikë duelin me kampionin në fuqi për Anglinë Jugore, Deni Eli, pas 7 raundesh.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sporte mix

Post by Skodrinon » Mon, 01 Jun 2009 , 18:36

Kikboks

Shqiptari Bajrami, për titull botëror
Në sfidën për peshën +95.6 kg, do të ketë përballë amerikanin Majk Sheperd
Brezin ISKA e ka fituar edhe në vitin 2004. Fitues edhe i brezit ‘King of the Ring’


Është përcaktuar data kur kikboksieri dhe boksieri i mirënjohur shqiptar, Xhavit “Gentelman” Bajrami, do të ngjitet
në ring, duel ky për titullin botëror ISKA dhe do të jetë pikërisht 27 qershori. Në sfidën e vlefshme për peshën +95.6 kg, Bajrami, i cili numëron 32 fitore do të ketë përballë amerikanin Majk Sheperd. Sfida do të zhvillohet në “Stadthalle Sursee”. Po këtë titull, ISKA, Bajrami ka arritur ta fitojë në vitin 2004 në Prishtinë. Gjithashtu, në këtë mbrëmje gala të kikboksit në Zvicër do të ngjiten në ring edhe disa kikboksierë të tjerë shqiptarë si Albert Kryeziu, Blerim Rashiti e Muharrem Hasani. Xhavit Bajrami është 33-vjeçar dhe prej 15 vitesh jeton në Zvicër. Në
vitin 1996 është shpallur kampion i Zvicrës në karate, për të kaluar më pas në kikboks, ku ka marrë titullin e kampionit të Zvicrës një vit më vonë. Ka qenë kampion i dyfishtë evropian në kikboks (versioni VKA) si dhe kampion botëror (versioni ISKA) si dhe fitues i brezit “King of the Ring”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Sporte mix

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 07:58

skodrinon a din gja a i jep kush live keto ndshjet e kickboxit
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sporte mix

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 18:47

GOLDIAN wrote:skodrinon a din gja a i jep kush live keto ndshjet e kickboxit
nuk e di. veç me kerku ne internet ndoshta gjen

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sporte mix

Post by Skodrinon » Tue, 23 Jun 2009 , 22:42

Kuqezinjtë, 6 medalje në kampionatin ballkanik

Katër bronzi dhe dy argjendi ka qenë bilanci i medaljeve që ka marrë ekipi ynë kombëtar në kampionatin e 11-të ballkanik në taekwondo për të rinj e të rritur, i zhvilluar në Beograd nga data 20-21 qershor. Përfaqësuesja kuqezi e drejtuar nga trajneri Elvis Vulka u ngjit në tapetin ballkanik me 10 sportistë (6 të rinj dhe 4 të rritur): Ergi Lika,
Artur Prendi, Klint Azuni, Bruno Dunja, Xhersi Kurti, Sindi Abdullai, Elton Burnazi, Joan Zhavo, Malvin Ruci dhe Arjan Rizaj. Sipas trajnerit të kuqezinjve, Elvis Vulka, nënkampionë të Ballkanit për të rinj u shpallën talenti Bruno
Dunja në peshën -59 kg dhe Sindi Abdullai në peshën -73 kg. Në zonën e medaljeve, por këtë herë të tretët, hynë
Artur Prendi, Klint Azuni, Elton Burnazi dhe Arjan Rizaj. Trajneri Vulka bëri apel që ky grup sportistësh i perspektivës ka nevojë tashmë për një mbështetje më të madhe financiare nga autoritetet në vend, siç është Ministria e Sporteve. Në kampionatin ballkanik morën pjesë këto shtete: Moldavia, Serbia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Bosnjë Hercegovinë dhe Sllovenia. Përzgjedhja e delegacionit kuqezi në kampionatin e 11-të ballkanik u bë në përfundim të kampionatit kombëtar për të rinj e të rritur, që u zhvillua më 14 qershor në
sallën sportive “Farie Hoti”, me pjesëmarrjen e Dinamos, Sunrei, Top Gin, Elbasani, Sopoti dhe Tirana.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sporte mix

Post by Skodrinon » Wed, 24 Jun 2009 , 16:10

Turn e beach-volej edhe në Velipojë

Federata Shqiptare e Volejbollit do ta vazhdojë traditën e saj të organizimit të turneve të ndryshëm të volejbollit në plash edhe këtë vit. Siç ka ndodhur zakonisht këto vitet e fundit, organizohen disa turne të tillë nëpër plazhe të ndryshme të vendit dhe në fund pastaj shpallen kampionët e vitit. Edhe këtë vit, plazhi i Velipojës do jetë
mikpritës i njërit prej këtyre turneve të volejbollit në rërë. Ai do zhvillohet gjatë muajit korrik ndërsa data e saktë ende nuk është përcaktuar. Duhet theksuar fakti se dyshja shkodrane Prela- Çuni është ndër më të mirat në këtë disiplinë të volejbollit dhe jo më kot është përzgjedhur për të përfaqësuar vendin tonë në Lojërat Mesdhetare.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sporte mix

Post by Skodrinon » Wed, 24 Jun 2009 , 16:14

Vllaznia kampione e vendit në futbollin në rërë

Image

Atë që se bëri Vllaznia e madhe, e bëri ajo e “vogla”. Ekipi shkodran që u përfaqësua me këtë emër, doli triumfues mbi të gjithë ekipet e tjera në kampionatin e futbollit në rërë. Ai u zhvillua nga data 19 deri me 20 qershor në Vlorë (Dhërmi) Morën pjesë në të ekipet e Flamurtarit, Vlorës, Himarës, Tiranës, Vllaznisë, Flabinës, Dinamos dhe Divjakës. Ekipi i Vllaznisë përbëhej nga Elis Dervishi, Alis Paçrami, Admir Mehja, Antonio Ndoci, Altin Xhahysa, Gent Dani, Albert Kaçi, Gert Meta dhe drejtues ekipi Zamir Leka. Sponsorizimi i Vllaznise u mundësua nga kompania “Eurolloto” me president Muhamet Malo. Ka qenë një kampionat shumë i bukur i zhvilluar me nivel dhe që ka sjellë edhe një interesim të madh tek pushuesit e shumtë të plazhit apo dhe amatorë të tjerë të këtij sporti. Vllaznia ka zhvilluar nga ana e saj ndeshje shumë të bukura teksa ka arritur jo vetëm të përballojë me dinjitet kundërshtarët por edhe t’i mundë ato. Ndeshja e parë e ekipit shkodran ka qenë ajo e zhvilluar ndaj Tiranës. Të krijohej përshtypja se po përsëritej finalja e kampionatit të futbollit të madh ku triumfuan bardheblutë. Por nuk ka ndodhur kështu në futbollin e rërës pasi Vllaznia ka fituar 3-1 duke vazhduar rrugën për më tej. Në ndeshjen e dytë, përballë shkodranëve ishte ekipi i Flabinës. Edhe këtu fitore e tyre, këtë herë me rezultatin 2-1. Rezultat që u fiksua edhe tek ndeshja e tretë me Vlorën. Në bazë të këtyre rezultateve, Vllaznia duke e dalë e para në grupin e saj, fitoi të drejtën për të diskutuar finalen. Vllaznia kishte shkuar në Vlorë si kampione në fuqi dhe e kishte më tepër si detyrim moral para tifozëve të saj, të sillte edhe një herë në Shkodër titullin, gjë që e arriti me mund dhe me sukses duke shpërblyer besimin e sponsorizuesve (kompanisë “Eurolloto”) dhe dëshirën e tifozave shkodranë që edhe pse larg nuk ishin të paktë. Të gjithë lojtarët e Vllaznisë u paraqitën shkëlqyshem duke filluar nga portieri Elis Dervishi. Spikatën me lojën dhe golat që i dhanë fitoren, futbollistët Antonio Ndoci, Altin Xhahysa dhe Albert Kaçi. Fitorja me Tiranën u duk si një hakmarrje e kolegëve të futbollit në kampionatin kombëtar. Ndeshja me Flabinën ishte një ndeshje me rivalitet të fortë dhe finalja me Flamurtarin si dy rivale të përjetshme ishte e fortë dhe dramatike por në fund Vllaznia fitoi 2-1 dhe e mbylli me sukses duke u shpallur për të dytin vit rradhazi kampione. Kushtet e akomodimit ishin shumë të mira dhe atmosfera mes ekipeve ishte shumë miqeëore. Një meritë të veçantë në organizimin e këtij kampionatit ka edhe presidentit i minifutbollit pranë FSHF-së, Alfred Ziaji

vllaznimi sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Sporte mix

Post by GOLDIAN » Sun, 28 Jun 2009 , 00:53

ky pacrami e ky meta se marr vesh si skan pas mundesi me lujt me vllaznine
se te dy njifen ne shkoder ne ekipet e te rinjve si talenta
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sporte mix

Post by Skodrinon » Sun, 28 Jun 2009 , 16:46

GOLDIAN wrote:ky pacrami e ky meta se marr vesh si skan pas mundesi me lujt me vllaznine
se te dy njifen ne shkoder ne ekipet e te rinjve si talenta
pacrami nuk me kujtohet kush asht por gert meten e kam shok edhe ka kene metaman i mire. shum teknik. tash nuk bahet ma per me lujt se asht 24 vjeç

Post Reply