Volejboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Volejboll

Post by vllaznia1919 » Tue, 14 Dec 2004 , 15:02

Kombëtarja, nis puna për botërorin

Ka nisur dje pasdite stërvitja e ekipit kombëtar në volejboll për femra, që në muajin janar do të marrë pjesë në eliminatoret e kampionatit botëror 2006. Në mjediset e pallatit të sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Tartari janë stërvitje dje 16 volejbolliste që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Këtij grupi, në fund të muajit dhjetor, do t'i shtohen edhe dy sportiste të tjera, që luajnë jashtë Shqipërisë, Amarilda Prenga dhe Alma Kovaçi. Stërvitja e djeshme (nisi në 15.00) ka zgjatur rreth tri orë dhe së bashku me trajnerin Tartari kanë qenë edhe trajnerët Artan Pogoni dhe Ilir Cirinaku, mjeku Mel Ostreni dhe sekretari i FSHV-së, Leonard Tase. Grumbullimi i ekipit kuqezi do të zgjasë rreth një muaj, deri në dhjetëditëshin e parë të janarit 2005, kohë kur do të zhvillohen eliminatoret në Shefild të Anglisë. Stërvitja e djeshme ka qenë më shumë e karakterit njohës dhe ambientimi i sportisteve me njëra-tjetrën dhe me programin e punës. Por gjatë stërvitjes është zhvilluar edhe një test i shkurtër kërcyeshmërie, ndërkohë që dy ditë më parë volejbollistet kandidate kanë kryer testin mjekësor. Trajneri i ekipit kombëtar, Kreshnik Tartari, për stërvitjen e djeshme do të shprehej: "Skuadra do të vijojë çdo ditë stërvitjen për eliminatoret, për të arritur formën maksimale në mesin e muajit janar. Të gjitha volejbollistet vijnë pas përfundimit të kampionatit, ndaj gëzojnë një formë të mirë sportive, çka na lehtëson punën. Stërvitja, në përgjithësi do të zhvillohet pasdite, por do të jetë edhe ditë ku do të kryhen dy seanca stërvitore, duke shprehur që të krijojmë një grup kompakt për të ardhmen," - tha pas stërvitjes trajneri Tartari. Ndërkohë, sekretari i FSHV-së, Tase, tha se grupi prej 16 volejbollistesh do të kompletohet në fund të dhjetorit me dy sportistet që aktivizohen jashtë Shqipërisë. Por gjithsesi, në Angli do të udhëtojnë vetëm 12 prej tyre. Në eliminatoret e botërorit, Shqipëria ndodhet në grupin A të zonës europiane së bashku me Skocinë, Spanjën, Serbi & Mali i Zi dhe Anglinë pritëse, një grup interesant, ku shanset për një rezultat pozitiv nuk mungojnë. Lista e kombëtares Anila Hoxha Studenti Edlira Huqi Studenti Dorina Lapardhoti Studenti Amarilda Llupo Studenti Marsela Çollaku Dinamo Denisa Alla Dinamo Arjola Prenga Dinamo Jonida Sallaku Dinamo Merlin Fagu Dinamo Blerina Shatku Dinamo Klejda Shkurti Tirana Junida Shollo Minatori Ornela Hoxha Minatori Vera Kavaja Teuta Geralda Neli Aulona Volej Narisa Kuqi Aulona Volej Pritet të mbërrijnë Amarilda Prenga Apollon (Greqi) Alma Kovaçi (Amerikë) Trajnerë: Kreshnik Tartari Artan Pogoni.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 22 Dec 2004 , 14:46

Vijon përgatitja në "Asllan Rusi"

Kombëtarja e femrave në volejboll ka vazhduar edhe këtë javë përgatitjet për eliminatoret e kampionatit botëror, që do të zhvillohen në fillimit të muajit janar (më datat 12-16) në Shefild të Anglisë. Ditën e diel, volejbollistet e grumbulluara kanë qenë pushim, por stërvitja ka nisur sërish të hënën në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, ndërkohë që skuadra qëndron e grumbulluar në hotel "Boni". Stërvitja drejtohet nga trajneri i mirënjohur Kreshnik Tartari, që po zhvillon një punë intensive me lojtaret në prag të ndeshjeve eliminatore. Deri më tani, në grumbullim janë thirrur 16 volejbolliste, më të mirat në kampionatin shqiptar, por këtë javë pritet të mbërrijnë edhe dy të tjera që aktivizohen jashtë vendit tonë. Ndërkohë mësohet se tashmë është krijuar përfundimisht edhe stafi i ekipit kombëtar, ku përveç trajnerit Kreshnik Tartari janë edhe dy ndihmësit e tij, Artan Pogoni dhe Ilir Cirinaku, ndërkohë që Mel Ostreni është mjeku i ekipit. Në grupin A të eliminatoreve, së bashku me Shqipërinë bëjnë pjesë edhe Anglia, Skocia, Spanja dhe Serbi & Mali i Zi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Jan 2005 , 14:44

Meshkujt, sot gjysmëfinalet e kupës

Kupa e Shqipërisë (Meshkuj) 1/2 finale (27 janar) STUDENTI - TEUTA 15.00 DINAMO - TIRANA 17.00 Finale (18 janar) Humbës I - Humbës II 15.00 Fitues I - Fitues II 17.00 Sot pasdite, në sallën kryesore të pallatit të sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Pas zhvillimit të ndeshjeve eliminatore (javën e kaluar, një grup në Tiranë dhe një në Durrës) të drejtën për të luajtur në gjysmëfinale e kanë fituar katër skuadra: Studenti, Tirana, Dinamo dhe Teuta. Në bazë të përfundimit të ndeshjeve në grupe, janë caktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste, ku Studenti (i pari i grupit A) do të luajë me Teutën (e dyta e grupit B). Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të përballen mes tyre Dinamo (e para e grupit B) dhe Tirana (e dyta e grupit A). Ndeshja e parë gjysmëfinale është ajo midis Studentit dhe Teutës (ora 15.00), një sfidë interesante, por që sheh kampionët kryeqytetas favoritë për kualifikimin në finale. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri ka treguar një formë të shkëlqyer në ndeshjet eliminatore, duke i fituar të trija ndeshjet 3-0. Madje, në radhët e kampionëve janë afruar edhe volejbollistë të huaj, të cilët e kanë rritur ndjeshëm forcën e skuadrës. Ndërsa Teuta është kualifikuar me vështirësi, duke fituar 3-2 ndaj Partizanit e Erzenit dhe duke humbur 3-0 me Dinamon. Gjithsesi, ndeshja e sotme do të përcaktojë emrin e skuadrës së parë finaliste. Gjysmëfinalja e dytë është ajo midis Dinamos dhe Tiranës, një derbi i veçantë, gjithnjë interesant dhe me plot rivalitet, ashtu siç ka ndodhur në vitet e fundit. Dinamo, ashtu si Studenti, i fitoi të trija ndeshjet 3-0, duke qenë absolut dhe duke treguar një përgatitje të mirë. Skuadra e trajnerit Arben Sako është përforcuar me volejbollistë të huaj, duke e bërë Dinamon pretendente për trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe kampionatin. Ndërsa Tirana, me djem të rinj në përbërje, kërkon që të jetë surpriza e këtyre gjysmëfinaleve, duke kërkuar që t'u prishë festën dy pretendentëve kryesorë. Forca e bardhebluve është e madhe dhe këtë e ka treguar në kampionat, duke qenë rivale e denjë për çdo ekip, me elementë të mirë në përbërje. Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, dy ekipet humbëse do të luajnë nesër në orën 15.00 për vendet 3-4, ndërsa fitueset do të sfidojnë njëra-tjetrën (në orën 17.00) për trofeun e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 22 Feb 2005 , 14:57

Kombëtaret, sërish në ballkaniada

Ekipet kombëtare të moshave të volejbollit, të rinj, të reja, paratërinj dhe paratëreja, do të marrin pjesë edhe këtë vit në aktivitetet ballkanike, që do të organizohen gjatë muajve të verës. Federata Shqiptare e Volejbollit ka konfirmuar këto ditë pjesëmarrjen e saj me të gjitha grup-moshat në këto aktivitete, që tashmë po bëhen të përvitshme. Por asnjë nga këto turne nuk do të zhvillohet në vendin tonë, pasi të gjitha do të organizohen në vendet e tjera ballkanike. Shqipëria, ashtu si vjet, do të organizojë vetëm dy kampionate ballkanike të beachvoly-t. Ndërkohë, në këto aktivitete mungojnë ekipet e të rriturve, veprimtari të cilat nuk organizohen prej vitesh.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 28 Feb 2005 , 14:40

Dinamo fiton nderbin ndaj Partizanit

Dinamo në volejboll për meshkuj ka arritur të mposhtë dje 3-1 rivalin e saj, Partizanin, në sfidën derbi të vlefshme për javën e 13-të të kampionatit kombëtar në volejboll për meshkuj. Një ndeshje e luajtur në një mjedis të ftohtë në "Asllan Rusi", por që dhuroi emocione dhe luftë të fortë sportive, sikurse edhe përmbysje të menjëhershme të rezultatit. Pikërisht nga një i tillë erdhi dhe fitorja e Dinamos në setin e katërt, duke arritur që të marrë tri pikë të plota. Ndërsa Partizani, pas 2 fitoreve radhazi dhe 5 pikëve (nga 6 të mundshmet) të marra në 2 javët e kaluara, dje është dorëzuar, duke pësuar humbjen e parë në këtë fazë. Gjithsesi, të kuqtë edhe dje zhvilluan një tjetër ndeshje të mirë, duke u hapur shumë punë dinamovitëve. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Arben Sako zhvilloi lojën e saj, hera-herës me hope, por në përgjithësi të kënaqshme, duke treguar edhe mentalitet fituesi atëherë kur duhej. Seti i parë i ndeshjes nis i qetë, pa shumë grintë dhe emocione, por skuadrat nuk vonojnë të ngrenë nivelin e lojës së tyre në mesin e tij. Çaste këto kur Dinamo krijon një shkëputje, të cilën e ruan deri në fund, duke fituar setin e parë 25-21. Loja e mirë e dinamovitëve vijon edhe në setin e dytë, madje tashmë me më shumë hov. Blutë luajnë mirë në vijën e parë dhe bëjnë pak gabime, ndërkohë që Partizani në disa çaste lëshon shumë. Kështu, Dinamo fiton edhe setin e dytë, këtë herë me rezultatin 25-19. Partizani e ndien se mund të dalë pa pikë, ndaj shtrëngon "rripat" dhe paraqitet më agresiv në fushë në setin e tretë, ndërkohë që Dinamo, ashtu siç ndodh gjithnjë kur udhëheq 2-0, lëshon diçka në lojën e saj. Dhe nga kjo përfitoi skuadra e kuqe, ndonëse rezultati barazohet disa herë në këtë set dhe në fund vjen fitorja e Partizanit me rezultatin 23-25. Të kuqtë e nisin mirë edhe setin e katërt dhe duket se loja mund të ketë edhe një set tjetër, teksa shifrat shënojnë 14-17 për Partizanin. Por në këto çaste loja e Partizanit ndalon dhe të kuqtë nuk janë më në gjendje të shënojnë asnjë pikë. Dinamo, pas shërbimeve të mira të Limanajt, bllokut efikas dhe saktësisë në sulm, shënon 11 pikë radhazi, përmbys gjithçka dhe fiton setin e katërt 25-17 dhe krejt ndeshjen 3-1. Një fitore që e mban Dinamon në vendin e dytë, 6 pikë pas Studentit dhe 9 pikë më shumë se Teuta. Ndërsa Partizani renditet i pesti, por sërish në zonën e ftohtë, 2 pikë pas Tiranës dhe 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të fundit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Mar 2005 , 14:48

Kombëtarja, ja lista dhe kalendari i botërorit

Më datat 29 prill, 30 prill dhe 1 maj të këtij viti, ekipi kombëtar shqiptar në volejboll për meshkuj do të zhvillojë në kryeqytetin e Estonisë, Talin, ndeshjet eliminatore të kampionatit botëror "Japoni 2006". Për këtë arsye, trajneri i ekipit kombëtar në volejboll për meshkuj, Ylli Tomorri, ka vendosur të thërrasë në një fazë seleksionuese, që do të zhvillohet ditën e hënë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, 20 sportistë nga ekipe të ndryshme. Kjo fazë seleksionuese do t'i paraprijë fazës përgatitore që do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill. Në listën e 20 volejbollistëve të grumbulluar ka edhe lojtarë që luajnë jashtë vendit tonë, si Jani Melka dhe Enea Xhelati, që luajnë me Arisin në Greqi dhe Dritan Çoku që luan në Zvicër. Këta lojtarë do t'i shtohen grupit të volejbollistëve të përbërë kryesisht nga lojtarë të Studentit dhe Dinamos (nga 6 lojtarë secila skuadër), Tiranës (3) si dhe Teutës e Erzenit me nga 1 lojtarë. Ndërkohë, teksa mësohet lista prej 20 lojtarësh që do të testohen ditën e hënë, në Federatën Shqiptare të Volejbollit ka mbërritur edhe kalendari i turneut në fjalë. Siç dihet, Shqipëria bën pjesë në grupin D të zonës europiane, së bashku me Estoninë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Izraelin. Organizatorët e këtij turneu kanë sjellë edhe kalendarin e ndeshjeve, ku në ditën e parë kombëtarja kuqezi do të përballet me vendësit e Estonisë. Më pas, ditën e dytë do të luajë me Bosnjë-Hercegovinën dhe ditën e fundit me Izraelin. Nga grupi ynë kualifikohet për në turin pasardhës vetëm skuadra që do të renditet në vendin e parë. Ndeshjet e këtij turneu do të luhen pasdite, të premten (më 29 prill), të shtunën (më 30 prill) dhe të dielën (më 1 maj). Për t'i paraprirë këtij turneu, në muajin prill, kombëtarja e meshkujve do të zhvillojë në kryeqytet një fazë përgatitore 1-mujore. Për këtë arsye, ndeshjet e kampionatit të fazës së tretë dhe të katërt të volejbollit për meshkuj do të përfundojnë brenda muajit mars. Ditën e hënë, trajnerët e kombëtares, Tomorri dhe Koja, do të zhvillojnë një fazë seleksionuese, ndaj janë grumbulluar 20 volejbollistë, ku më pas do të përzgjidhen 12 që do të udhëtojnë drejt Estonisë. Trajnerët e kombëtares do të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve, por pritet që të zhvillohen edhe disa teste fizike dhe mjekësore. Pjesëmarrja në eliminatoret e kampionatit botëror është një shans i mirë për ekipin kombëtar të meshkujve në volejboll për të treguar vlerat e tij në arenën ndërkombëtare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 22 Mar 2005 , 14:35

FSHV dënon dy lojtarë të Tiranës

Komisioni i disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit ka dënuar dy volejbollistë të Tiranës për sjellje të pahijshme në përfundim të ndeshjes Tirana-Partizani, luajtur ditën e mërkurë. Bëhet fjalë për volejbollistët Roland Pando dhe Dorian Korbeci, të cilët janë dënuar me afate të ndryshme. I pari nuk do të luajë më asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni, ndërsa i dyti është pezulluar deri në përfundim të fazës së katërt, pra 3 ndeshje. Sipas deklaratës së lëshuar dje paradite nga Federata e Volejbollit, mësohet se dy sportistët në fjalë kanë fyer vëzhguesin e ndeshjes, ndaj dhe ka ardhur dënimi i tyre në bazë të relacionit të bërë nga vetë vëzhguesi. Ndërkohë, vërejtje u është bërë edhe trajnerëve të kësaj skuadre për këto gjeste antisportive të vërejtura pas ndeshjes. Drejtuesit e FSHV-së u janë drejtuar klubeve sportive që të parandalojnë e dënojnë sjelljet e dënueshme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 05 Apr 2005 , 13:04

Kombëtarja, ja të besuarit e Ylli Tomorrit

Ka nisur dje pasdite (ora 18.30, në pallatin e sportit "Asllan Rusi") udha e ekipit kombëtar të meshkujve në volejboll, në përgatitjet e tij për eliminatoret e kampionatit botëror "Japoni 2006". Kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Ylli Tomorri dhe Ilo Koja kanë nisur punën për të bërë një ballafaqim pozitiv në këto ndeshje, që do të zhvillohen në Talin të Estonisë, më datat 29 prill-1 maj. Shqipëria ndodhet në grupin D të zonës europiane, së bashku me Estoninë organizatore të turneut, Izraelin dhe Bosnjë-Hercegovinën. Për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze, dje kuqezinjtë kanë nisur fazën përgatitore që do të zgjasë gati tri javë, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe kombëtarja do të qëndrojë e grumbulluar te hotel "Dajti". Trajneri Ylli Tomorri, pas dy testeve seleksionuese të zhvilluara gjatë muajit mars, dje kishte grumbulluar 18 volejbollistë, të cilët luajnë në kampionatin shqiptar. Dje munguan dy lojtarët që luajnë në Greqi, Melka e Xhelati, si dhe libero Gorenxa, ndërsa është paraqitur Dritan Çuko që luan në Zvicër. Studenti dhe Dinamo kanë 80% të volejbollistëve në përbërje të kombëtares, ndërkohë që numri përfundimtar i volejbollistëve që do të shkojnë në Estoni është 12. Stërvitja e djeshme është karakterizuar më shumë në njohjen e skemave taktike, lojën me top dhe në ambientimin me punën që do të kryhet gjatë kësaj periudhe. Të gjithë volejbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e FSHV-së janë shprehur se do të kryhet një punë serioze për të arritur një rezultat pozitiv në këtë turne. "Skuadra gëzon një gjendje të mirë sportive, duke qenë se të gjithë volejbollistët vijnë nga kampionati që përfundoi para një jave duke shtuar edhe ata që luajnë jashtë. Është një grup i mirë djemsh dhe do të punojmë sistematikisht për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë turne. Grupi është i fortë dhe do të jetë një stimul për të gjithë për të zënë një vend në listën përfundimtare, ndaj mendoj se do të arrijmë të tregojmë vlerat e volejbollit shqiptar. Unë kam besim te kjo skuadër, te këta djem dhe dalëngadalë do të ingranohemi për të krijuar një grup solid," - është shprehur dje gjatë stërvitjes trajneri i ekipit kombëtar të meshkujve në volejboll, Ylli Tomorri. Stërvitja do të vijojë çdo ditë gjatë gjithë kësaj periudhe deri më datën 27 prill, ditë kur ekipi do të niset drejt Estonisë. Sipas drejtuesve të kombëtares do të zhvillohet vetëm një seancë stërvitore në ditë, pasdite në "Asllan Rusi", e cila do të zgjasë rreth 3 orë (18.00-21.00), ndërsa paradite lojtarët do të stërviten nga liqeni artificial. Lista e kombëtares Volejbollistë 1. Elton Tukseferi Studenti 2. Altin Demi Tirana 3. Jani Melka Aris (Greqi) 4. Genti Lundra Studenti 5. Aurel Kaja Erzeni 6. Emiliano Ndoni Dinamo 7. Roland Tarja Studenti 8. Bledar Doçi Dinamo 9. Arben Dunisha Dinamo 10. Naim Limanaj Dinamo 11. Dritan Çuko Zvicër 12. Enea Xhelati Aris (Greqi) 13. Klodian Kasa Studenti 14. Klodian Ferhati Tirana 15. Gjergji Bardhi Teuta 16. Altin Gorenxa Studenti 17. Ermal Buka Teuta 18. Eduart Uka Dinamo Trajnerë 1. Ylli Tomorri 2. Ilia Koja

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 10 May 2005 , 19:18

Volejboll. Kanë përfunduar kampionatet kombëtare për mosha

Të rinjtë: Vllaznia, titulli i tretë radhazi


Ashtu siç pritej ka ndodhur. Ekipi i të rinjve të Vllaznisë është shpallur sërish kampion i vendit në volejboll për të rinj, një sukses ky që për djemtë e Artan Kalajës është i treti radhazi. Gjithçka ka shkuar mirë në finalet e kampionatit, ku Federata kishte vendosur që ato të organizoheshin në Shkodër. Në ditën e parë, Vllaznia ka mundur ekipin e Teutës me rezultatin 3-0 dhe po me të njëjtin rezultat Tirana ka fituar me Skënderbeun në gjysmëfinalen tjetër. Dita finale, në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka qenë një festë e vërtetë. Fillimisht është zhvilluar ndeshja për vendet 3-4, ku Teuta ka mundur me rezultatin 3-1 Skënderbeun. Me shumë interes është pritur finalja Vllaznia-Tirana. Pallati i sportit, i mbushur thuajse i gjithi me tifozë, daulle e brohoritje, kanë qenë gjërat që kanë entuziazmuar drejtuesit e Federatës se Volejbollit në lidhje me organizimin e turneut nga shkodranët. Volejbollistët e rinj të Vllaznisë edhe një herë tjetër kanë shkëlqyer, duke arritur ta mundin Tiranën në finale me rezultatin 3-1. Një sukses që sjell për të tretin vit radhazi titullin kampion në Shkodër. Një sukses i merituar i skuadrës me në krye të palodhurin Artan Kalaja. Njeriu që ka marrë përsipër të rikthejë volejbollin shkodran në majat më të larta duket në rrugë të mbarë, duke seleksionuar një grup djemsh të talentuar. Momenti më i bukur ka qenë dhënia e kupës kapitenit të Vllaznisë nga ana e presidentit të FSHV-së, z. Gjergj Leqejza.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 May 2005 , 13:58

Te pakten kta na e paskan zbardhe ftyren. :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 23 Jul 2005 , 15:00

Mungesa e financës ka bërë që ekipet kombëtare për të rinj dhe paratërinj në volejboll të mos marrin pjesë në kampionatet ballkanike që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Lajmi ka dalë dje paradite nga zyra e Federatës Shqiptare të Volejbollit, e cila ka bllokuar stërvitjen e ekipit të të rinjve që kishte disa ditë që kishte filluar. Vetë sekretari i FSHV-së, Leonard Tase, do ta konfirmonte një lajm të tillë, duke u shprehur: "Për fat të keq nuk do të marrim pjesë në dy veprimtaritë e tjera ballkanike, për të rinj dhe paratërinj. Mungesa e financës ka sjellë një boshllëk të madh dhe jemi të detyruar që të tërhiqemi nga këto dy veprimtari," - tha sekretari Tase.
Menjëherë pas këtij lajmi është ndërprerë stërvitja e ekipit kombëtar të të rinjve, i cili që prej ditës së hënë stërvitej në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet. Lojtarët e seleksionuar janë shpërndarë dhe është bërë menjëherë njoftimi pranë BVA-së (Federata Ballkanike e Volejbollit) për tërheqjen e ekipeve kuqezi nga 2 turnetë e mbetura. Disi e çuditshme kjo, teksa deri dje ishin duke u bërë gati listat përfundimtare, madje ishin marrë edhe vizat në ambasadën rumune të kombëtares së të rinjve. Ndërsa grumbullimi i ekipit kombëtar të paratërinjve nuk do të zhvillohet fare. Ana financiare duket se po e shqetëson prej vitesh Federatën Shqiptare të Volejbollit. "Pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare na dëmtoi shumë financiarisht, pasi pak muaj më parë morëm pjesë edhe në eliminatoret e kampionatit botëror, dy veprimtari madhore dhe që kërkojnë shumë shpenzime. Kërkuam nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për sponsorizime por nuk u arrit një marrëveshje," - shprehet i keqardhur sekretari i FSHV-së, Leonard Tase.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 03 Aug 2005 , 13:48

Roland Tarja, ofertë nga kosovarët e Mabetex-it

Pas ofertave të mbërritura pak javë më parë nga Dinamo dhe Teuta, vjen dhe një e tretë për volejbollistin dhe kapitenin e ekipit kombëtar shqiptar Roland Tarja. Skuadra kampione kosovare e Mabetex-it në volejboll për meshkuj i ka bërë këtë fundjavë një ofertë lojtarit të Studentit, një prej më të mirëve të volejbollit shqiptar vitet e fundit. Një lajm i tillë është mësuar nga vetë kosovarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në Velipojë në turneun e beachvoley-t. Të pyetur nga "Sporti shqiptar" për pjesëmarrjen e tyre në etapën e Velipojës, dyshja kosovare Valon Nikçi e Bahri Gjenovci, ndër të tjera kanë deklaruar se në këtë turne kanë mbërritur edhe për një arsye tjetër. Ajo ka qenë një ofertë konkrete që i kanë bërë Roland Tares për ta pasur kontigjent të ekipit të tyre në sezonin e ardhshëm. Vetë Nikçi e Gjenovci janë pjesë e këtij ekipi, Mabetexi-it, dhe janë shprehur se janë duke ndërtuar një skuadër kampione, ku shpresojnë që të kenë një volejbollist me përvojë si Tarja. Ata janë shprehur se e kanë parë edhe herë të tjera volejbollistin shqiptar në turne miqësore apo zyrtare dhe kanë mbetur të kënaqur nga loja e tij. Për këtë arsye, ata kanë marrë pjesë në Velipojë, së bashku me një nga drejtuesit e klubit kosovar, për t'i bërë Tares një ofertë konkrete. I pyetur për këtë ofertë, Roland Tarja është shprehur se gjithçka është e vërtetë, por se ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që fakt është se ai ka edhe dy oferta nga Dinamo e Teuta. Gjithsesi, oferta nga Kosova duket më e mirë, ndërkohë që vetë drejtuesit e Mabetex-it kanë një përshtypje mjaft të mirë për kapitenin e Studentit dhe të ekipit kombëtar. Tarja është kampion kombëtar në 4 vitet e fundit me Studentin dhe gjithnjë është dalluar për lojërat e mira dhe rendiment, ndaj dhe skuadra e Mabetex-it kërkon ta ketë në radhët e saj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 08 Aug 2005 , 13:49

Beachvoley, shpallen kampionët e vitit 2005

Ka përfunduar dje në mesditë cirkuitit kombëtar "Beahcoley 2005", me shpalljen e kampionëve të rinj kombëtar në sportin e volejbollit në plazh. Dyshet kryeqytetase Roland Tarja e Klodian Kasa për meshkuj si dhe ajo e motrave Prenga, Amarilda dhe Ariola, u shpallën kampionë të vendit për vitin 2005. Suksese të merituara të këtyre dy çifteve, që treguan në këtë turne një përgatitje të lartë dhe një lojë të admirueshme, duke i fituar të gjitha ndeshjet. Një sukses që i projekton këta fitues në Kampionatin Ballkanik për të rritur që do të zhvillohet pas pak kohësh në Rumani. Dita e djeshme, e fundit e këtij cirkuiti, është zhvilluar nën një atmosferë të mrekullueshme, kjo edhe falë kohës së mirë, por edhe punës që kanë bërë të gjithë organizatorët. Kjo etapë e fundit u zhvillua falë bashkëpunimit midis komisionit të beachvoley-t pranë FSHV-së dhe Bashkisë së qytetit të Vlorës, të cilët krijuan si për finalistët ashtu dhe për pushuesit një fundjavë të këndshme dhe plot surpriza dhe emocione.
Finalet e ditës së fundit nisën me ndeshjen për vendet 3-4 për femra, ku përballë u vunë çifti kosovar Jashari-Sadiku dhe ai nga Divjaka, Gjini-Gjeka. Dyshja kosovare, fituese e etapës së Velipojës, arriti të fitojë me lehtësi 2-0 ndaj rivaleve të tyre. në përballjen për vendet 3-4 për meshkuj u ndeshën dyshja Memia-Uka dhe çifti kosovar Gjinovcki-Nikçi. Kjo ka qenë një përballje shumë e fortë, ku fituesi, çifti kosovar, u shpall vetëm në setin e tretë me rezultatin 2-1. Ndeshjet finale dhuruan emocione të tjera, ku nuk mungoi rivaliteti dhe lufta e fortë sportive, ndonëse fituesit e merituan titullin kampion. Te femrat, dyshja e motrave Prenga arriti një fitore të pastër në finale ndaj dyshes pogradecare Ambo-Hoxholli me rezultatin 2-0, duke u shpallur kampione të vendit. Ky është suksesi i dytë për Amarilda dhe Ariola Prengën në këtë turne, pas atij në Pgradec. Suksesi i dytë ishte edhe për dyshen kampionë të meshkujve Roland Tarja e Klodian Kasa, që fituan në finale ndaj çiftit kosovar Mustafa-Tasholli me rezultatin e pastër 2-0. Një fitore e merituar e dyshes kryeqytetase, që tregoi epërsi në lojë, duke mos humbur asnjë takim. Në përfundim, pas 4 orësh ndeshje (9.00-13.00) u shpallën kampionët e rinj, për të ciëlt u dhanë edhe stimuj materialë nga organizatorët. Një punë e shkëlqyer e këtyre të fundit, nga shefi i beachvoley-t,shkodranit, Entoni Jubani, veterani Osman Plaku, mbështetjes së gjyqtarëve e drejtuesve të FSHV-së, Bashkisë së Vlorës etj., që dhuruan për herë të parë në qytetin bregdetar emocione të tilla.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 09 Aug 2005 , 13:32

Etleva Bejo, kontratë me Apollonin e Athinës

Volejbollistja e re dhe e talentuar Etleva Bejo do të luajë me skuadrën greke të Apollonit në sezonin e ardhshëm sportiv 2005-2006. Ish-lojtarja e Studentit dhe e Aulona Volejit tashmë ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën helene, ku pritet që të aktivizohet në pozicionin e lojtares libero. Bejo u largua në mes të sezonit të kaluar nga skuadra e Aulonës drejt Athinës, ku pas një periudhe prove arriti të bindë drejtuesit e skuadrës greke për ta bërë kontigjent të tyre sezonin e ardhshëm. Ajo u stërvit për më shumë se 3 muaj në radhët e kësaj skuadre (mars-maj 2005) dhe më pas nënshkroi një kontratë.
Etleva Bejo është dalluar në kampionatin shqiptar për aftësitë e saj në rolin e lojtares libero, por edhe për shërbimet e saj mjaft inteligjente, si me Studentin ashtu dhe me Aulona Volejin. Por tashmë duket se në Greqi ajo do të luajë në rolin e lojtares libero, një pozicion i vështirë, por për të cilën ajo premton një paraqitje të mirë. Volejbollistja kryeqytetase do të lëvizë këto ditë drejt Athinës, ku pritet të fillojë fazën përgatitore për sezonin e ri sporiv 2005-2006 së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Pikërisht sezoni i ri mund të jetë viti i shpërthimit të saj në arenën ndërkombëtare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Aug 2005 , 19:40

Kosta Kuçuli, sezonin e ri në kampionatin grek

Volejbollisti i talentuar shqiptar Kosta Kuçuli do të luajë me ekipin grek të Siros sezonin e ardhshëm sportiv 2005-2006, një skuadër që militon në kategorinë e dytë. Pasuesi që vitet e fundit ka luajtur me skuadrën e Dinamos në vendin tonë, ka firmosur pak kohë më parë një kontratë 2-vjeçare me ekipin athiniot. Kuçuli u aktivizua deri në përfundimin e fazës së parë të sezonit të kaluar me Dinamon e më pas u largua drejt Greqisë, ku u provua nga ekipi grek i Siros, duke e kaluar me sukses provën. Largimi i tij nga Dinamo solli dhe mungesën në ekipin kombëtar, në eliminatoret e botërorit dhe mesdhetaret e Spanjës në muajt e fundit. Por duket se fati ka rezervuar surpriza të këndshme për pasuesin shqiptar, që tashmë do të ketë një rol titullari në skuadrën greke të Siros. Madje, skuadra e re e Kosta Kuçulit konsiderohet një nga pretendentet për të hyrë në kategorinë A. Pasuesi shqiptar pritet që me këtë kalim në kampionatin grek të rifitojë vendin në kombëtare, ndërkohë që do të japë ndihmesën e tij me skuadrën e re. Kalimi i tij në kampionatin helen u bë i mundur pas një minifaze përgatitore që Kuçuli zhvilloi muajt e fundit në Greqi, ku u pëlqye nga drejtuesit e skuadrës së Siros.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Oct 2005 , 14:05

Bojkoti, të shtunën sërish kampionati në dilemë

Ndonëse java e parë e kampionatit kombëtar të volejbollit nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të gjyqtarëve, ende nuk dihet se ç'do të ndodhë këtë shtunë, nëse kjo javë do të luhet apo jo. Tashmë, më shumë se kurrë, në debatin e moshzhvillimit të kampionatit është përfshirë i gjithë komuniteti i rrjetës, sportistë e trajnerë, që kërkojnë me ngulm nisjen e sezonit të ri sportiv. Kjo ka bërë që për të gjitha palët të shtrëngohet dara dhe "gurët" të lëvizin më shpejt për të gjetur një zgjidhje. Pothuajse të gjitha skuadrat janë duke zhvilluar në këtë periudhë ndeshje miqësore mes tyre, duke kërkuar me ngulm që të nisë kampionati.
Sekretari i FSHV-së, Leonard Tase, është shprehur sërish dje se tashmë në arkën e federatës ka një fond të grumbulluar nga të ardhurat dytësore, duke u kërkuar gjyqtarëve që të fillojnë të marrin detyrimet e prapambetura. Gjithashtu, Tase thotë se shumë shpejt gjërat do të zgjidhen, për të filluar me kampionatin kombëtar. Por, duket se gjithçka rreth bojkotit dhe problemeve të krijuara kohët e fundit do të sqarohet në asamblenë e jashtëzakonshme. Por ndërsa pritet një zgjidhje, ende nuk dihet se ç'do të ndodhë këtë të shtunë, ndonëse dëshira e të gjithëve është që kampionati të fillojë. Por a do të kthehet kjo dëshirë në realitet dhe a do të nisë kampionati?

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Dec 2005 , 18:32

Volejboll-Meshkuj. Është luajtur ndeshja e fundit e fazës së parë

Meshkuj - Grupi A1
Java e 9-të
Të enjten
FLAMURTARI - DINAMO 1-3
TEUTA - ERZENI 3-0
ELBASANI - TIRANA 0-3
VLLAZNIA pushim
Dje
SKËNDERBEU - STUDENTI 1-3

Renditja
DINAMO 24 8 0 24-2
TEUTA 21 7 1 21-5
STUDENTI 18 6 2 19-8
SKËNDERBEU 14 5 3 16-13
TIRANA 10 3 5 12-16
ERZENI 9 4 4 12-19
VLLAZNIA 7 2 6 13-19
FLAMURTARI 3 0 8 8-24
ELBASANI 2 1 7 4-23

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 24 Feb 2006 , 14:40

Kalendari
E shtune 25 shkurt

Femra A

Aulona Dinamo ora 12.00

Teuta Tirana ora 12.00

Minatori Studenti ora 12.00

Femra B

Krutja Partizani ora 12.00

Skenderb Pogradeci ora 12.00

E diel 26 shkurt

Meshkuj

Skenderbeu Vllaznia ora 11.00

Flamurtari Erzeni ora 12.00

Elbasani Studenti ora 12.00

Teuta Tirana ora 12.00

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Feb 2006 , 14:26

Meshkuj - Grupi A1
Java e 10-të, dje
FLAMURTARI - ERZENI s'u luajt
ELBASANI - STUDËNTI 0-3
TEUTA - TIRANA 3-0
SKËNDERBEU - VLLAZNIA 3-0
DINAMO pushim
Renditja
*DINAMO 24 8 0 24-2
TEUTA 24 8 1 24-5
STUDENTI 21 7 2 22-8
SKËNDERBEU 17 6 3 19-13
TIRANA 10 3 6 12-19
*ERZENI 9 4 4 12-19
VLLAZNIA 7 2 7 13-22
*FLAMURTARI 3 0 8 8-24
ELBASANI 2 1 8 4-26
* Dinamo, Flamurtari dhe Erzeni kanë nga një ndeshje më pak

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Feb 2006 , 14:27

Skënderbeu - Vllaznia 3-0
(25-22, 25-14, 25-23)
SKËNDERBEU: Caci, Çullhaj, Qirjazi, Haxhillari, A. Prifti, Sterjo, Dragoi, Bello, Xega, Zavalani. Trajner: Ar. Prifti
VLLAZNIA: Ademi, Tofjaj, Çukaj, Hoxha, Çuni, Mhilli, Prela, Rukaj, Kola, Sadria. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: H. Hamiti, O. Plaku

Skënderbeu gjithnjë e më shumë pranë realizimit të objektivit të tij, pjesëmarrjes në play-off. Skuadra korçare dje ka fituar 3-0 ndaj Vllaznisë, duke konsoliduar vendin e katërt dhe duke u shkëputur 7 pikë nga vendi i pestë. Gjithsesi, dje ndeshja ka qenë e ekuilibruar në setin e parë dhe të tretë, ku korçarët kanë djersitur shumë për të fituar. Vllaznia bëri një paraqitje të mirë, por përvoja e pakët bëri që në pikët vendimtare të fitonte eksperienca e lojtarëve korçarë.

Post Reply