Legjionaret
Moderator: GOLDIAN
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
po me bahet shume qejfiEdmond-Cela wrote:Hacettepe Spor Kulübü Denizlispor
1 - 0
Goals scored
Gilman Lika paska shenuar gol ne kampjunatin turk dhe skuadra e tije paska fitu 1 -0 me golin e tije. suksese likes ishalla me paraqitje sa me te mira edhe ne ndeshjet tjera
ishalla haani po e grumbullon me komtaren
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Kotbus i Ervin Skelës në gjurmët e Albert Bunjakut
Energie Kotbus, skuadra e Bundesligës gjermane ku militon Ervin Skela, kërkon të largojë krizën e golave.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit modest të shohin në merkato për një sulmues profilik dhe “grepat” e tyre ngecën te kosovari Albert Bunjaku.
Ai aktivizohet me Rot Vais Erfurt, ku në 64 ndeshje në Ligën e Tretë ka realizuar 30 gola. 24-vjeçari i lindur në Gjilan, pritet të bashkohet me Kotbus që prej merkatos së janarit, ndërsa menaxheri i lojtarit ka siguruar se ai do të përshtatet lehtë në futbollin elitar.
“Besoj se Albert Bunjaku nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet me lojën në Bundesligë. Ai është i shpejtë dhe teknika e lartë do t’i shërbejë shumë mes lojtarëve më të mirë”.
Për kosovarin me pasaportë zvicerane ka folur edhe menaxheri i Kotbus, Stefen Heidrish: “E kemi vëzhguar një herë Bunjakun. Është më se normale të ndjekësh lojtarë si ai, që shënojnë kaq shumë gola”.

Forca Vllaznia...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
hamdushi perseri shenon gol
T-Mobile Bundesliga / Rikthehet me gol Hamdi Salihi
Madhesia e germave
Sulmuesi ka shenuar golin e tret, Sulimani asiston, merr karton
Nga Austria, Anisa Haxhi
Hamdi Salihi eshte rikthyer me gol ne fushen e lojes. Sulmuesi shqiptar pasi ka kaluar demtimin e pesuar ne kampionat disa jave me pare, eshte aktivizuar si zevendesues per SV Ried ne minuten e 78-te ne takimin ndaj FK Austria. Salihi ka realizuar golin e trete per skuadren e tij, qe fitoi 3-1 ndaj pretendentes per titull. Per Austria, Emin Sulimani ka asistuar ne golin e vetem te shenuar nga bazina, dy minuta pas golit te shenuar nga Salihi ne minuten e 84-rt. Minutat e fundit te takimit, Sulimani eshte ndeshkuar edhe me karton te verdhe.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Fiton Omonia, merr kryesimin e kampionatit
Derbi i shqiptareve ka perfunduar me sukses per skuadren e Klodian Duros, Omonia e cila mundi Anorthosis ku aktivizohet Arjan Beqaj, 4-0. Ishte nje nate spektakolare, ku skuadra vendase dominoi takimin me te rendesishem te Javes. Lojtari me i mire i takimit, Antoni Slokar shenoi dy here, kur Omonia mbylli gjithcka brenda 30 minutave duke shenuar kater gola, tre ne pjesen e pare. Per Omonia u aktivizua gjate gjithe takimit si titullar Klodian Duro i cili pati nje dite te mire ne mesfushe, kur rastin me te paster per te shenuar e pati menjehere pasi Anorthosis kishte pesuar golin e trete. Mesfushori i kombetares leshon nje predhe e cila perfundoi jashte ngjitur me shtyllen e patriotit te tij Arjan Beqaj, i cili luajti gjithashtu si titullar gjate gjithe lojes dhe mund te themi se kishte naten me te gjate te kampionatit te deritanishem. Mbrojtja e kampioneve te Qipros thuajse ishte inekzistente dhe Omonia shfrytezoi cdo rast qe iu krijua duke ndeshkuar Beqajn, i cili nuk kishte se cfare te bente ne asnje nga golat e pesuar. Me kete fitore Omonia merr kryesimin e kampionatit qipriot me 15 pike, Apoel e Altin Haxhit ne vend te dyte me 14 pike dhe Anorthosis ne vend te trete me 13 pike

- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Tre shqiptarë në Turqi ndihen si vendës
Flasin për eksperiencën te Haxhetepe futbollistët shkodranë, Admir Teli, Gilman Lika dhe Xhevahir Sukaj
Ndihen si në shtëpi, edhe pse janë që prej muajit gusht pjesë e një ekipi turk. Treshja e futbollistëve shkodranë, Xhevahir Sukaj, Admir Teli dhe Gilman Lika, kanë folur për të përditshmen turke “Zaman”, rreth eksperiencës së tyre me ekipin e Haxhetepes, që militon në superligën e Turqisë. Ata janë të lumtur, që
sikurse me Vllazninë e Shkodrës, përsëri luajnë bashkë, por këtë herë jashtë Shqipërisë. Mbrojtësi Teli, mesfushori Lika dhe sulmuesi Sukaj kanë debutuar me sukses, madje së fundmi, i dyti i dha një tripikësh të rëndësishëm Haxhetepes, duke shënuar ndaj Denizilisporit. Drejtuesit e klubit turk janë shumë të kënaqur nga paraqitja e shqiptarëve, të cilët janë përshtatur më së miri.
Zakonisht, futbollistët e huaj e kanë të vështirë të adaptohen në ekip, prandaj drejtuesit e Haxhetepes vendosën të transferojnë përnjëherësh treshen shkodrane, që për 6 sezone kanë luajtur me mjaft sukses në radhët e Vllaznisë.
Xhevahir Sukaj - Sulmuesi 21-vjeçar, pjesë e padiskutueshme e ekipit kombëtar Shpresa, ka thënë për gazetën turke se njihet shumë mirë me moshatarin Gilman Lika, me të cilin ka fituar te Vllaznia edhe Kupën e Shqipërisë. “Me Likën e kemi filluar futbollin kur ishim 7 8 vjeçarë. Të dy, në moshën 15-vjeçare u bëmë profesionistë me Vllazninë. Bashkë me Gilmanin luajmë edhe për ekipin U 21 të Shqipërisë. Sikurse në fushë, ne jemi miq shumë të mirë edhe jashtë saj,”- tregon Sukaj. Aktualisht, sulmuesi shkodran ndihet nën presion, sepse ende nuk ka arritur të shënojë golin e parë me Haxhetepen. Megjithatë, “Xhevoja” është optimist, se me të gjetur golin e parë, do të vijnë shumë të tjerë. “Për mua është një rast i mirë të luaj me ish-bashkëlojtarët e mi në Haxhetepe, pasi ne i njohim mirë cilësitë e njëri tjetrit. Ende nuk kam shënuar golin tim të parë, por edhe sezonin e kaluar në Shqipëri arrita të realizojë vetëm pas javës së 8 të. Më pas, erdhën edhe golat e tjerë, teksa sezonin e mbylla me 21 gola,”- ka thënë Sukaj.
Talenti shkodran shpreson se golat në kampionatin turk do ta bëjnë atë një lojtar të kombëtares. “Atë që kam bërë me Vllazninë, shpresoj ta bëj edhe këtu, sepse për ta fituar një vend në kombëtaren, duhet të jem i suksesshëm në kampionatin turk,”- theksoi 21-vjeçari.
Admir Teli - Mbrojtësi i kombëtares është futbollisti më me përvojë në mesin e treshes shqiptare. 27-vjeçari Admir Teli thotë se me Sukajn dhe Likan janë si një familje. Në të vërtetë, ende lojtarët shkodranë nuk i kanë sjellë familjet e tyre në Turqi, por Teli
shpjegon se me dy bashkëlojtarët e tij, janë duke qëndruar në objektet e klubit. Sipas mbrojtësit, edhe kohën jashtë futbollit, ata e kalojnë bashkë. Gjithashtu, ai tregon se nuk ka pasur vështirësi për t’u përshtatur te Haxhetepe, gjë e cila ka ndikuar pozitivisht edhe tek ekipi turk. “Këtu nuk ndihemi si të huaj. Eshtë përparësi e madhe që jemi tre shqiptarë në një ekip. Flasim gjuhën e njëjtë dhe shumë lehtë ndihmojmë njërin tjetrin. Nuk mund të gjendet gjithmonë një rast të tillë, dhe për këtë ne ia dimë rëndësinë, kështu që do të mundohemi ta shfrytëzojmë, për të bërë më të mirën,”- pohon Admir Teli, që ka qenë gjithnjë konstant në aktivizimin e tij. Kulmi i mbrojtësit ishte kur mbuloi mjaft mirë sulmuesin spanjoll të Fenerbahçes, Dani Giza, në një ndeshje ku Sukaj përfitoi 11-metërsh.
Gilman Lika - Mesfushori i majtë ka spikatur me Vllazninë, ndërkohë që përveçse pjesë e kombëtares U-21, ai është grumbulluar edhe me kombëtaren A. 21-vjeçari thotë se në ekipin e Haxhetepes, që nga zyrtarët e klubit, futbollistët, e deri te tifozët, kujdesen për ta, duke i përkrahur shumë. “Vëmendja e tyre dhe mikpritja na kanë bërë që ne të ndihemi si në shtëpi. Për këtë, ne duam që me lojën tonë t’ua shpërblejmë. Në ekip ka një miqësi shumë të mirë dhe pothuajse jemi si një familje. Mund të them se edhe ushqimi këtu është shumë i ngjashëm me atë shqiptar,”- tregon Lika. I njohur për vlerat e larta teknike, mesfushori shpreson që shumë shpejt të jetë pjesë e kombëtares, së drejtuar nga Ari Han. “Për të kapur kombëtaren duhet të luash në një kampionat më të fortë. Tani që kaluam në kampionatin turk, shpresoj që trajneri Ari Han të më thërrasë. Unë do të punoj fort për të qenë pjesë e kombëtares, ku them se e meritoj të jem aty. Shpresoj të më ftojnë në miqësoren e radhës.” Nga tre shkodranët, deri më tani Gilman Lika është i vetmi që ka shënuar për Haxhetepen.

Miri wrote:Bogdani roje rrushit ne malkoleGOLDIAN wrote:po keta tjeret si janevllaznia1919 wrote:Edhe Teli asht tuj lujt gati gjithmone.Sukaj nuk asht tuj lujt shum.
bogdani tare
kola etj
Tare polic rrugor ne Trush
Kola infermjer baktish ne malsi t`madhe.
po bushin ku e ke ne dogane a
i perjashtuar