Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Edmond-Cela » Wed, 26 Dec 2007 , 15:58

Image

Zyrtare. Holandezi Ari Haan trajneri i ri Kombetares

Komiteti Ekzutiv i FSHF-se ne mbledhjen e rradhes pasi eshte informuar me kanditaturat per postine trajnerit te ekipit kombetar ka marre vendimin se per sezonin e ndeshjeve eleminatore te Kupes se Botes 2010 trajner i perfaqsueses se Shqiperise do te jete z.Ari Haan. Trajneri Holandez do te kete nje kontrate 2 vjecare me Federaten Shqiptare te Futbollit.Ne ditet e para te muajit Janar trajneri i kombetares Shqiptare do te mberrije ne Tirane per te firmosur zyrtarisht kontraten me Presidentin e FSHF-se z.Armand Duka dhe per te bere prezantimin me mediat.

Marre nga fshf.org

* * *

Kush eshte trajneri i gjashte i huaj i Shqiperise

Trajneri i pritshëm i Shqipërisë e festoi 59-vjetorin më 16 nëntor si i papunë, por 60-vjetorin nuk ka asnjë dyshim se do ta festojë si trajner i Shqipërisë. Sa për kujtesë, gjermani Hans Peter Brigel festoi si teknik i kuqezinjve 50-vjetorin dhe kroati Oto Bariç 75-vjetorin.

Holandezi kaloi 15 vjet si futbollist profesionist në vendin e tij të lindjes, pikërisht në një nga skuadrat më të famshme në botë, Ajaksin, me të cilin luajti në nivel të lartë në vitin 1969 në pozicionin e tij të preferuar, në mesfushë, por ai shprehej gjithashtu mirë në qendër të mbrojtjes.

Me Ajaksin, Ari fitoi thuajse gjithçka: tre tituj kampionë të Holandës, tri kupa të Holandës, tre trofe në Ligën e Kampioneve, një Kupë Interkontinentale dhe dy superkupa të Europës.

Në vitin 1974, ai vendosi të largohej nga Ajaksi për të kaluar te Fejenordi, ku arriti të fitojë edhe një Kupë UEFA.

Eksperienca e madhe si futbollist i dha atij dimensione të jashtëzakomshme dhe ai kërkoi të provonte një tjetër eksperiencë janë kufijve holandezë, duke shkuar në Mbretërinë e Belgjikës, te Anderlehti, me të cilën fitoi tituj dhe trofe si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në Belgjikë, Haan luajti edhe për fanellën e Standardit të Liezhit. Mosha filloi t’i rëndojë këmbët dhe Ari Haan vendosi të kthehej në atdhe në vitin 1983, për t’u aktivizuar me PSV Eindhoven derisa vendosi të varë “këpucët në gozhdë” në vitin 1984.



Në përfundim të karrierës së tij, Ari Haan shënoi 47 gola (shumë prej tyre nga goditje standarde) në 246 ndeshje të luajtura. Haan bënte pjesë në formacionin “portokalli” që diskutoi dy finalet e humbura në Kupën e Botës në vitin 1974 në Gjermani dhe në vitin 1978 në Argjentinë. Me Holandën, Haan zhvilloi 35 ndeshje, ku shënoi 6 gola. Goli i tij më i famshëm është ai i shënuar kundër Italisë nga 36 metra në Kupën e Botës së vitit 1978.



Disa vjet më pas, Haan nisi karrierën e tij si trajner, ku ka drejtuar në gjashtë vende të ndryshme një numër klubesh. Në Holandë: Fejenordin; në Belgjikë: Antverp, Anderleht, Standart; në Gjermani: Shtutgart, Nuremberg; në Greqi: PAOK-un, Paniliakos; në Austri: Austria e Vienës. Kontrata e tij e fundit me një klub ishte ajo me skuadrën iraniane të Persepolis në Teheran.



Eksperienca e tij më e suksesshme mbetet ajo aziatike, kur në drejtimin e Kombëtares së Kinës humbi finalen e Kupës së Azisë në vitin 2004. Ngushëllimi ishte kualifikimi në Botërorin e vitit 2006, por fatkeqësisht Ari Haan nuk e drejtoi Kinën në finalet e Gjermanisë. Në vitin 2006, Ari Haan mori drejtimin e Kamerunit, ku përçoi idetë e tij mbi futbollin “total”.

Karriera si trajner

Korrik 1984-dhjetor 1985, Antverp (Belgjikë)

Janar 1986-qershor 1987, Anderleht (Belgjikë)

Korrik 1987-mars 1990, Shtutgard (Gjermani)

Korrik 1990-qershor 1991, Nuremberg (Gjermani)

Korrik 1991-dhjetor 1993, Standard Liezh (Belgjikë)

Korrik 1995-tetor 1995, PAOK (Greqi)

Tetor 1995-tetor 1997, Fejenord (Holandë)

Dhjetor 1997-shtator 1998, Anderleht (Belgjikë)

Shkurt 1999-dhjetor 1999, PAOK (Greqi)

Nëntor 2000-dhjetor 2000, Omonia (Qipro)

Mars 2001-gusht 2001, Austria Vienë (Austri)

Dhjetor 2002-nëntor 2004, Kombëtarja e Kinës

Shkurt 2006-gusht 2006, Persepolis (Iran)

Gusht 2006-shkurt 2007, Kombëtarja e Kamerunit

Gjashte trajnerët e huaj qe kane drejtuar Shqiperine

Ari Haan (holandez) 01.01.2008-31.12.2010

Oto Bariç (kroat) 01.07.2006 01.06.2007

Hans Peter Brigel (gjerman) 29.03.2003 30.05.2006

Xhuzepe Dosena (italian) 12.10.2002 16.12.2002

Miklos Vadas (hungarez) 29.11.1953

Ljubisha Broshiç (serb) 22.09.1946 13.10.1946
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 26 Dec 2007 , 16:32

Ishalla per mire po nuk asht se ma mushe menen 100% ky hollandezi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 26 Dec 2007 , 18:10

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 28 Dec 2007 , 01:39

une kam kene per krankl se asht njiri shume serioz.
sa per kyt hollandezin mund te jete si tranier mireboll por kam frige se ta po na e ban si dosena e kshtu na bjen autoriteti e ta po tallen edhe tranierat e tjere te huj me ne.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 28 Dec 2007 , 01:40

shifni faqen futbolli.com:
lajmi kryesor asht hala :
Shala pretendon të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare

LuAnIBarDhEKalTer
Huligan
Huligan
Posts: 174
Joined: Sat, 22 Sep 2007 , 12:52
Contact:

Post by LuAnIBarDhEKalTer » Fri, 28 Dec 2007 , 06:25

Man in Redblue wrote:shifni faqen futbolli.com:
lajmi kryesor asht hala :
Shala pretendon të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare
FUTBOLLI.COM PER MUA ESHTE FAQE PA VLERE....ISHTE KJO FAQE QE BOTOI NJE ARTIKULL KU THUHEJ QE MEDIAT SHQIPTARE SHAJNE LOJTARET KOSOVAR NE PERFAQESUESEN E SHQIPERISE...DMTH ME PAK FJALE FUSTE PERCARIEN...

P.S. SUKSESE KETIJ TRAJNERIT .....SE KY NUK I DURONKAT PRESIONET E PRESIDENTEVE TE FEDERATAVE...INSHALLAH QOFTE PER HAJER...
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 19 Jul 2008 , 13:28

Ari Han, i kënaqur nga "kuqezinjtë" e Vllaznisë

Fitorja e Vllaznisë në fushën e Koperit është përshëndetur edhe nga trajneri i kombëtares, Ari Han. Holandezi ishte i pranishëm në sfidën e luajtur në stadiumin "Sportni Park" të Nova Goricas, ku skuadra e drejtuar nga Agim Canaj fitoi 2-1, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Mbi të gjitha, kreu i stolit shqiptar u duk i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve kandidatë për një fanellë kuqezi. Xhevair Sukaj ishte ylli i mbrëmjes në Slloveni, me dy gola të shënuar në 45 minutat e para të ndeshjes, ndërkohë që në sy ra edhe talenti tjetër shkodran, Gilman Lika, me një performancë të admirueshme. Të dy këta futbollistë kanë qenë nën urdhrat e Han në "zborin" stërvitor në Antalia. "Menjëherë pas takimit që zhvilloi në Shqipëri me presidentin e federatës, Armand Duka, ku u fol për detajet e miqësores së 20 gushtit me Lihtenshtejnin, trajneri Han udhëtoi drejt Sllovenisë, ku ndoqi nga afër takimin e Vllaznisë me Koper", tha bashkëpunëtori më i afërt i holandezit, Ajet Xeka. "Sot (dje) bisedova shkurtimisht me trajnerin dhe ai më konfirmoi se ishte mjaft i kënaqur nga paraqitja e kandidatëve për një vend në kombëtare". Vëzhgimit nuk i kanë "shpëtuar" as mbrojtësit Elvin Beqiri dhe Admir Teli, që pavarësisht mungesave të gjatë mund të synojnë një fanellë kuqezi.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 24 Oct 2008 , 14:21

diku kam lexu sot se ari haan se nuk i ka kerku mavrajn e sadriajn
se kuptoj ca pret ky
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 24 Oct 2008 , 14:51

GOLDI:
Han: Nuk i kam kërkuar Marvajn dhe Sadriajn



Mërgim Mavraj, mbrojtës i Bokumit, dhe Bajram Sadriaj, mesfushori i Borusias së Dortmundit, janë shndërruar ditët e fundit si dy kandidatë potencialë për të fituar një vend në Kombëtare.
Gjithçka është bërë rreth një interesimi të supozuar të trajnerit të Kombëtares sonë, Ari Han.

Por vetë tekniku holandez ka hedhur poshtë të ketë shprehur interes për dy futbollistët. Një gjë të tillë e ka bërë në një intervistë të gjatë, të dhënë për të përditshme kosovare “Koha Ditore”.

“Kam dëgjuar që në Federatën Shqiptare është folur shumë për mundësinë e thirrjes së këtyre dy futbollistëve në Kombëtare, por unë nuk kam folur asgjë për këta dy lojtarë”.

Megjithatë, tekniku i kuqezinjve as nuk e ka mohuar, por as pohuar mundësinë e thirrjes së tyre për ndeshjen miqësore që Shqipëria pritet të luajë më 19 nëntor.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 24 Oct 2008 , 19:35

Miri wrote:GOLDI:
Han: Nuk i kam kërkuar Marvajn dhe Sadriajn



Mërgim Mavraj, mbrojtës i Bokumit, dhe Bajram Sadriaj, mesfushori i Borusias së Dortmundit, janë shndërruar ditët e fundit si dy kandidatë potencialë për të fituar një vend në Kombëtare.
Gjithçka është bërë rreth një interesimi të supozuar të trajnerit të Kombëtares sonë, Ari Han.

Por vetë tekniku holandez ka hedhur poshtë të ketë shprehur interes për dy futbollistët. Një gjë të tillë e ka bërë në një intervistë të gjatë, të dhënë për të përditshme kosovare “Koha Ditore”.

“Kam dëgjuar që në Federatën Shqiptare është folur shumë për mundësinë e thirrjes së këtyre dy futbollistëve në Kombëtare, por unë nuk kam folur asgjë për këta dy lojtarë”.

Megjithatë, tekniku i kuqezinjve as nuk e ka mohuar, por as pohuar mundësinë e thirrjes së tyre për ndeshjen miqësore që Shqipëria pritet të luajë më 19 nëntor.
flm miri
tash asht kot me sha federaten perderisa ketij si hykan keto dy ne sy
vecanerisht mavraj
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 24 Oct 2008 , 20:52

simbas shtypit kosovare han do shkoje ne kampionatin kosovare te gjej lojtare qe jan te dobishem per kombetaren tone.

mendja e tij asht vetem per mbrojtje ku curri dhe cana luajn ne mesfushe ,dhe keta futbollist kan luajtur ne mbrojtje sepse e sheh dhe vete sepse mbrojtja nuk asht e sigurte.

vrapi do shihet ne ndeshjen miqesore te nentorit deklaron han ,dhe do e shoh me vemendje ,ishte vertete ne forme ate nate ,apo eshte nje lojtare klasi.

tranieri han eshte i vetmi tranier qe injoron shtypin kur flitet per deklarata fallco ne emer te tij,dhe simbas thenieve qe thojn per te kaluaren e hanit ,eshte nje njeri qe nuk degjon federaren e shtetit qe ai lot ,por degjon mendjen e tij.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 24 Oct 2008 , 21:09

pjalmi ishalla po na e merr dhe gilman liken se e meriton
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 24 Oct 2008 , 21:35

goldian

besa, gilman lika e meriton me ken ne kombetare sepse asht fantastik,e nuk e ban ma mire se ai kerkush rorin e tij .

edri vrapi me ka pelqy shum me portogaline .

kisha dasht me pas edhe bylikbashin sepse e meriton edhe ai nje vend ne kombetare,sepse asht titullar ne cdo ndeshje dhe asht shum ne forme.

mbrojtaja asht shum problem prandaj han ka lan canen e currin ne mbrojtje.

cana e curri jan per mesfushe ,e me sa di un curri te than ne gjuajtje te forta ,e asht shum i sakte.

shpresojm qe ne keto muaj qe shqipnia ka ne dispozicion te gjem mbrojtesit qe i duhen shqipnise .

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 24 Oct 2008 , 21:37

HAN ESHTE I INTERESUAR PER MARVAJN, SADRIAJN
PO NUK KA QEFE ME I DHAN ZA MUHABETIT..
KA QEF ME MUJT ME I MARR E ME I PASHAPORTIZU ME SHQIPERINE PA SHUME ZHURME...
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 24 Oct 2008 , 21:38

fpjalmi wrote:goldian

besa, gilman lika e meriton me ken ne kombetare sepse asht fantastik,e nuk e ban ma mire se ai kerkush rorin e tij .

edri vrapi me ka pelqy shum me portogaline .

kisha dasht me pas edhe bylikbashin sepse e meriton edhe ai nje vend ne kombetare,sepse asht titullar ne cdo ndeshje dhe asht shum ne forme.

mbrojtaja asht shum problem prandaj han ka lan canen e currin ne mbrojtje.

cana e curri jan per mesfushe ,e me sa di un curri te than ne gjuajtje te forta ,e asht shum i sakte.

shpresojm qe ne keto muaj qe shqipnia ka ne dispozicion te gjem mbrojtesit qe i duhen shqipnise .
ISHALLA NE SHKURT KU DO RIFILLOJNE NDESHJET ELIMINATORE DO E SHOHIM LIKEN ME KOMBETAREN
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 25 Oct 2008 , 03:41

ah kjo fshf .i fut shum hundet kudo.

duhet ta dime te gjithe qe gazetat kur i shkruajn artikujt ,nuk i shkruajn gazetaret ,por federata e qelbur shqiptare,ose ma mire njerezit e federates shqiptare te futbollit i japin informacione gazetareve ,dhe gazetaret shkruajn lajmet e genjeshtrave te njerezve te fshf dhe kjo eshte mese e vertete.

mavrim mavraj lojtari qe aktivizohet me bokumin e gjermanise eshte per here te dyte ne tentative qe te vije ne shqiperi.

ai ishte shum i pakenaqur nga federata dhe tranieri bariq .

edhe pse ai u thirr ne kombetare 3 vjet me pare u injorua nga federata dhe nga tranieri plak bariq.

kushti i tij eshte qe do vije ne shqiperi vetem nga tranieri han.

ai thote ne gazeten e panorames.

“Në Shqipëri më sjell vetëm Hani”,duke lene te kuptohet qe ai eshte kryesori qe po e sjell kete njeri ne wshqiperi.

gazeta pawnorama thote

Ari Han nuk ka
dashur të pranojë
publikisht
interesimin e tij për
Mërgim Mavrajn dhe
për mesfushorin e
Borusias së
Dortmundit, Bajram
Sadrijajn. “Aty (në
FSHF), kanë filluar
të flasin më shumë
se ç’duhet për këta
lojtarë”, ka qenë
vërejtja e Ari Hanit.

pra kuptohet shum qarte qe f sh f eshte k u r v e

meritat per 2 lojtaret qe do lozin per shqiperine i ka vetem hari han.

fshf shkruan shum shpifje neper gazeta ,prandaj themi qe e kan fajin gazetaret ,por nuk jan gazetaret por fshf

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 25 Oct 2008 , 15:29

Te bajne qa te dojne veq tea perforcojne komtaren se ka boll lojtar te ri neper europe.Por pa i provu neper miqsore a pa ba nej zbor ska me e rinovu kurr ekipin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 25 Oct 2008 , 18:07

vllaznia 1919.

po me duket kjo fjala zbore ,si atehere ne kohen e monizmit ,kur delshin te tan neper zbore. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: .

per vit te ri do filloje zbori i pare simbas fjaleve te hari han

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 04 Nov 2008 , 18:32

Trajneri Han nuk bindet me lojën e futbollistëve të “Superligës”


Trajneri i kombëtares shqiptare, Ari Han, Ka mbetur i pa kënaqur nga lojtarët e vëzhguar këtë fundjavë. Holandezi ndoqi dy nga ndeshjet e “Superligës”, Partizani-Shkumbini dhe Tirana-Besa.

Në grumbullimet e tij janë thirrur rregullisht Elvin Beqiri, Endri Vrapi, Andi Lila, Ansi Agolli dhe Elis Bakaj. Trajneri ishte i interesuar për Gjergji Muzakën dhe Tefik Osmanin, ky i fundit është grumbulluar edhe më parë me kombëtaren.

Pas ndeshjeve tekniku ka deklaruar se të gjithë lojtarët duhet të punojnë më shumë nëse duan të arrijnë kombëtaren.
Holandezi ka deklaruar për mediat, se futbollistët që luajnë jashtë janë më premtues, dhe se eksperienca e tyre është më e madhe.

“Eksperienca jashtë është më e mirë dhe më premtuese për ata që duan të veshin fanellën kuqezi, por ka disa emra që premtojnë shumë dhe në të ardhmen të jenë elementë të rëndësishëm”, - deklaroi Ari Han për mediat.

Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Azerbajxhanin në datë 19 nëntor, datë e lënë e lirë nga FIFA.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Nov 2008 , 23:04

Shyqyr qe na erdhi Hani i Hotit me na e thane qe kampionati jone asht skandal.Shka mar vlla neper europe e gjej nej lojtar se njata 3-4 qe i ke ne komtare prej superliges i ke boll.Se kush ban diferencen ne superlige sa te hapet merkatoja e ke jashte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply