Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Vllaznia, shqiptarja më e mirë për 2007-08
Mançester Junajted e Çelsi, "mbretëreshat" e botës. Shkodranët të 248-t në klasifikimin e IFFHS
Vllaznia është skuadra më e mirë shqiptare për sezonin e kaluar. Ky vlerësim është dhënë nga Instituti Ndërkombëtar i Futbollit për Historinë dhe Statistikat (IFFHS), i cili publikoi "top-listën" me 350 skuadrat
botërore që spikatën në periudhën kalendarike 1 tetor 2007 - 29 shtator 2008. Shkodranët, që gjatë sezonit të kaluar u shpallën fitues të Kupës së Shqipërisë, janë pozicionuar në vendin e 248 në këtë renditje, duke ngjitur 22 shkallë. Madje, ata kanë lënë pas emra të njohur të futbollit evropian: mjafton të përmenden këtu holandezët e AZ Alkmar, francezet Lë Mans, Okser e Monako, italianet Atalanta, Palermo, Torino e Xhenoa, apo edhe spanjollët e Vajadolid, Real Betis, Real Saragoza e Osasuna. Me fitoren e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri, por edhe me paraqitjen e mirë në turet eliminatore të Kupës UEFA gjatë verës që sapo kaloi (në turin e parë Vllaznia kaloi sllovenët e Koperit, ndërsa në turin e dytë u eliminua nga italianët e Napolit), kuqeblutë grumbulluan 72 pikë në klasifikimin e përgjithshëm. Në vendin e 248, ata klasifikoheshin përkrah Sienës (Itali), Bryzh (Belgjikë), Midëllsbrou (Angli), Platinum Star (Afrika e Jugut), Saipa Tehran (Iran), Goias Esporte Klube Goiania (Brazil), O‘Higins Rankagua (Kili), Danubio Futboll Klub Montevideo (Uruguai), Espanjol (Spanjë), Lorient (Francë) dhe Glentoran FC Belfast (Irlanda e Veriut). Për vitin 2007 (periudha 1 janar - 31 dhjetor), në këtë renditje prestigjioze nga Kategoria Superiore ndodhej vetëm Besa. Kavajasit ishin të 334-it mes 350 skuadrave më të mira në botë.
Kryesueset - Çelsi bashkohet me Mançester Junajted në vendin e parë të klasifikimit të IFFHS-së. Sipas përllogaritjeve, kampionët e Evropës duhet të ndajnë fronin e tyre me blutë, të cilët janë ngjitur nga vendi i tretë (në këtë pozicion tashmë renditet Barcelona). Dy skuadrat angleze, që luajtën në finalen e Ligës së Kampioneve në Moskë, kanë nga 267 pikë. Në vendin e katërt renditen argjentinasit e Boka Xhunjors, ndërsa pas tyre vijnë Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut. Nga vendi i dhjetë, Interi, kampion i Serisë A, tashmë renditet i shtati, duke e ndarë këtë vend me Fiorentinën. Pas tyre vjen një tjetër italiane, Roma, ndërkohë që "top 10" mbyllet nga francezët e Lionit. Më tej, Milani renditet i 17-i, ndërsa Juventusi në vendin e 51-të.
Shqiptarët - Në këtë renditje bie në sy edhe klasifikimi i një numri të konsiderueshëm klubesh ku militojnë (ose punojnë) futbollistë shqiptarë. Më lart nga të gjithë, të 29-tën në renditje janë belgët e Anderlehtit, skuadra ku Besnik Hasi punon si zv/trajner. Në vendin e 35-të gjejmë Olimpikun e Marsejës, ku mesfushori kuqezi Lorik Cana mban shiritin e kapitenit. Në pozicionin e 97 është Aris i Kristi Vangjelit, që e ndan këtë pozicion me emra të mëdhenj si Hapoel Tel Aviv, Vasko da Gama dhe Herta e Berlinit, ndërsa në të 144-tin ndodhet Anorthosis ku luan Arjan Beqaj. Vetëm vend i 325-të (madje edhe më poshtë se Vllaznia), për Hanoverin e Altin Lalës.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Vllaznia, një “puro shkodrane”
Për të dytin vit në klubin e futbollit Vllaznia po funksionon Akademia e Futbollit, e cila shumë shpejt është vënë në shërbim të zhvillimit të futbollit shkodran. Kordinatori Gjyrezi, bën të ditur se në krye të ekipeve zinxhir, që nga mosha 10 vjeçare dhe deri tek ekipi i të rinjëve U?19, janë vënë trajnerët më të spikatur të Shkodrës, të cilëve u janë krijuar kushtet e përshtatshme, për të ushtruar detyrën me skuadrat e tyre. Suksesi i parë i kësaj Akademie erdhi sezonin e kaluar, kur skuadra U?17, e cila u shpall kampione e Shqipërisë për këtë grupmoshash, ndërkohë që edhe sivjet, ekipet e kësaj akademie, e kanë filluar me shumë sukses sezonin, duke qënë kryesues në kampionatet e grupmoshave të tyre. Ajo që vlen të theksohet ? vijon kordinatori Dritan Gjyrezi ? është fakti se nga radhët e kësaj akademie janë vënë në shënjestër një grup i madh të rinjësh të talentuar, të cilët kohët e fundit janë afruar edhe në ekipin e parë. Madje, një pjesë e tyre kanë gjetur edhe dashamirësi në e trajnerit Canaj, i cili nuk ka nguruar t’i dërgojë edhe në fushë. “Me këtë kontigjent kaq cilësorë, që ka aktualisht Vllaznia në grupin e të rinjëve, ne synojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt, të kemi një Vllazni, “puro shkodrane”, duke mos pasur nevojë që të hedhim sytë nga skuadrat e tjera dhe sidomos nga jashtë vendit”, përfundon Gjyrezi.
Oferta nga jashtë? Duke vijuar të flasë për elemtin e ri me perspektivë, Gjyrezi ndalet tek rasti më i fresktët, kur në formacionin e ekipit kombëtar U?19, që këto ditë zhvilloi tre ndeshje në Irlandën e Veriut, bënin pjesë dy futbollistë nga Vllaznia, sulmuesi shtatlartë Bekim Bala dhe mesfushori inteligjent Erion Vucaj, të cilit iu besua edhe shiriti i kapitenit të skuadrës. “Sipas informacionit që kemi, që të dy futbollistët tanë kanë luajtur mjaft mirë në këto ndeshje. Bala, ka qënë edhe autor i një goli mjeshtror, për ngjyrat e përfaqësueses sonë, i vetmi në këto eleminatore”, thekson Gjyrezi, duke bërë të ditur se kjo dyshe e të rinjëve shkodranë është ndjekur nga afër nga menaxherë të huaj, të cilët, pasi i kanë pëlqyer për lojën e tyre, i janë drejtuar menjëherë klubit Vllaznia, duke filluar tratativat e një transferte të mundshme jashtë Shqipërisë dhe detajet do të bëhen publike më vonë, nga vetë presidenti Fushaj. Por, sipas Gjyrezit, i cili drejton edhe sektorin e marrëdhënieve me jashtë në klubin Vllaznia, interesim ngaklube të huaja, ka pasur edhe për lojtarë të tjerë të rinj, 16?17 vjeçarë, si Rraboshta, Hasani, Pirani, Rexha, e ndonjë tjetër, të cilëve, klubi shkodran po i kushton vemendje në të gjitha drejtimet.

Forca Vllaznia...

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Vllaznia-tifozëve: Së bashku të pretendojmë!
Ekipi kuqeblu kërkon edhe mbështjetjen e tifozëve, duke mos e paragjykuar për lojën
Kohët e fundit është vërejtur një ftohje disi e raporteve mes tifozëve kuqeblu dhe ekipit të Vllaznisë. Nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë braktisje përfundimtare mes tyre, por gjithsesi në ndeshjen e fundit, që është zhvilluar në “Loro Boriçi”, atë ndaj Bylisit, kanë qenë të pranishëm shumë pak tifozë. Kuptohet që kjo ndodhi ngaqë shkodranët janë shumë të ndjeshëm: ata mbi të gjitha duan lojë të bukur.
Madje më shumë sesa ndoshta edhe pikët. Mjafton të marrim si shembull për këtë, ndeshjen e parë të kampionatit, atë me Tiranën, që përfundoi në barazim 0 0. Askush nuk tha pas asaj ndeshje se pse nuk fitoi Vllaznia? Ndodhi kështu ngaqë loja e zhvilluar në fushë ka qenë shumë e bukur. Por ndaj Apolonisë fillimisht, pastaj Flamurtarit dhe në fund ndaj Bylisit, skuadra ka zhgënjyer.
Për rrjedhojë, shumë pak tifozë kanë qenë në shkallët e stadiumit. Madje mund të themi se gati po aq sa në Shkodër ndaj ballshiotëve, kishte në Tiranë ndaj Dinamos. Mbase vetë sfida ndaj kampionëve në fuqi i ngacmonte në vetvete për të qenë prezentë në atë 90-minutësh dhe në fund të tij, Vllaznia nuk ka zhgënjyer. Përkundrazi, ka zhvilluar një takim shumë të mirë dhe barazimi që mori, ishte minimumi për të. Sakaq, nesër është ballafaqimi i radhës me Shkumbinin.
Drejtuesit e klubit të Vllaznisë prej ditësh duken të angazhuar për të motivuar ardhjen e tifozëve në stadium. Arsyeja është se skuadra ka nevojë për mbështetjen e tyre. Madje shpeshherë këta tifozë janë konsideruar lojtari numër 12 i skuadrës shkodrane. Ajo aktualisht ndodhet në vendin e dytë të tabelës së renditjes dhe për rrjedhojë pikësynimi është për të kapur Tiranën që kryeson. Kuptohet që kjo nuk do të jetë e lehtë, por edhe jo e pamundur. Duke pasur pranë edhe tifozët e zjarrtë kuqeblu, ky objektiv bëhet edhe më i arritshëm. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit shkodran duan që në ndeshjen me Shkumbinin numri i tifozëve në “Loro Boriçi” të jetë i madh. Mbase edhe për t’u treguar peqinasve shembullin se si duhet mbështetur skuadra në stadium. Këtë gjë e kanë kërkuar edhe lojtarët e Vllaznisë, të cilët përmes portierit Armir Grima, u kanë kërkuar të jenë në stadium. “Së bashku me tifozët tanë, mund ta kemi më të lehtë arritjen e objektivave që ka klubi. Edhe mund t’i kemi zhgënjyer, por jemi në vend të dytë dhe për pasojë na duhet edhe një shtysë më tepër prej tyre për të pretenduar vendin e parë,” ka thënë ai.
Në Shkodër përgjithësisht jetojnë me futbollin. Edhe nëse nuk shkojnë në stadium, banorët e këtij qyteti janë mjaft të ndjeshëm ndaj futbollit, ndaj fitoreve dhe humbjeve të skuadrës së tyre, Vllaznisë. Por vetë pjesëtarët e saj duan që këta tifozë të jenë në shkallët e stadiumit, duke filluar nga sfida me peqinasit. Vendi i parë është vetëm një hap larg dhe së bashku mund të ëndërrojnë titullin pas plot 8 vjetësh.

- Posts: 624
- Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
- Location: France
NA ITU JENA...Miri wrote:Vllaznia-tifozëve: Së bashku të pretendojmë!

FORZA VLLAZNIA
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Fushaj paralajmëron: Ndëshkim Vllaznisë!
Presidenti Valter Fushaj nuk e ka gëlltitur barazimin e fundit me Shkumbinin në shtëpi
Ditën e diel, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Shkumbinin, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është dukur tepër i mërzitur teksa largohej nga stadiumi. I tillë ka qenë edhe të hënën, një ditë më pas, por nuk ka preferuar të shprehet.
Ndërkohë, dje ka vendosur të flasë për mediat dhe në fjalët e tij ka shprehur pakënaqësinë për pikët e lëna ndaj peqinasve. “Më duket habi fakti se pse ndodh kështu në ndeshjet në Shkodër dhe gjithnjë po na kthehen e po na bëhen të vështira. Kjo është e pafalshme, sepse kemi në skuadër lojtarë me eksperiencë, prandaj nuk duhej të ndodhte ashtu siç ndodhi me Shkumbinin, teksa u ndëshkuam në fund,” ka thënë në fillim të prononcimit të tij numri një i klubit shkodran.
Ky barazim ndërkohë vërtet nuk e largoi Vllazninë nga vendi i dytë, por nga ana tjetër, bëri që ajo të krijojë një distancë prej 5 pikësh me Tiranën e vendit të parë. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer Fushajt, sipas të cilit diferencat mes këtyre dy skuadrave nuk janë të tilla që të krijohet kjo shkëputje. Por gabimet që ka bërë skuadra, e cila sponsorizohet prej tij, e kanë penalizuar jo pak atë. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndëshkime ndaj lojtarëve. “Te skuadrat e tjera dëgjojnë përditë që ka probleme të shumta financiare.
Te Vllaznia ndërkohë gjithçka është në rregull, me kontrata, rroga e premio dhe përsëri gabojnë. Nuk e di se çfarë duhet të bëj tjetër unë si president, por mendoj se është e drejtë të ndërhyj pas këtij barazimi. Në analizën që do të zhvillojmë, nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe gjoba, ndërsa për lojtarë të veçantë mund të ketë edhe paralajmërime se në janar mund të largohen nga skuadra.” Më shumë sesa ndëshkimi, duket se një masë e tillë është më tepër “një tërheqje veshi” për ata lojtarë që janë shumë të paguar dhe nuk po japin asgjë për skuadrën e tyre.
Presidenti Fushaj, megjithëse është i mërzitur shumë, e ka të qartë se në prag është një ndeshje shumë e vështirë. Njëkohësisht edhe e rëndësishme, ajo që do luhet të dielën në Kavajë ndaj Besës vendëse. Për këtë arsye, numri një i klubit shkodran gjen momentin të flasë edhe me entuziazëm për një paraqitje të mirë në këtë takim, sepse mundësitë janë. Aq më tepër kur luhet ndaj skuadrave të forta, kuqeblutë e tregojnë veten. “Na duhet të harrojmë sa më parë ndeshjen me Shkumbinin. Lojtarët duhet të tregojnë vlerat e tyre më të mira në fushën e lojës për të treguar se e meritojnë fanellën e Vllaznisë. Ashtu si dhe ndaj skuadrave të tjera rivale, edhe ndaj Besës besoj se ekipi ynë do të tregojë më të mirën e tij,” ka thënë në fund Fushaj.
Lici: E pafalshme për ne me eksperiencë
Ka qenë në stol në momentin e shënimit të golit të barazimit të peqinasve, por Suad Lici e konsideron edhe veten pjesëtar të fajit për pikët e lëna. “Një barazim i tillë është i pafalshëm. Të pësosh dy gola të tillë, sigurisht që ka përgjegjësi e gjithë skuadra dhe jo vetëm një repart. Mbi të gjitha e pafalshme një gjë e tillë është për ne, lojtarët me eksperiencë, që duhet t’i zgjidhim siç duhet situata të tilla,” ka thënë ai.
Vetë Lici ka shpjeguar se ka dashur me çdo kusht të fitojë ndaj Shkumbinit, kësaj skuadre ndaj së cilës ka edhe ndonjë “inat personal”, pasi sipas mbrojtësit shkodran, ka pasur një përvojë të hidhur në ballafaqimet me këtë skuadër në Peqin, teksa vendësit donin të fitonin me çdo kusht dhe për rrjedhojë, nuk janë sjellë mirë në disa raste. Unë doja patjetër fitoren ndaj tyre, por nuk u arrit kjo gjë,” - thotë Lici.

hahahahMiri wrote:filloj prep ky te njejten histori sa her qe humb apo del barazim vllaznia direkt denime thot......
boll me e mesuam kete vjershe per mendesh!!!!!!!!!!!!!!.
"ALLAHALLA"
une jam mesu tash vetem 2 shkrojan e para te titullin me lexu e kuptoj krejt artikullin pa e lexu hyc
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Dialogu mes gjyqtareve, ja si u perjashtua Lici
Futbollisti i njohur shkodran, Suad Lici eshte pare dje shume i indinjuar, per ate qe ka ndodhur ne ballafaqimin Besa ? Vllaznia. Ne fundin e pjeses se pare, gjyqtari Bardhyl Pashaj i ka drejtuar atij kartonin e kuq, duke e lene krejtesisht te shtangur. Lojtari edhe tani nuk e kupton pse eshte penalizuar aq rende. “Eshte shume e vertete – thote Lici ? qe jam shume i shqetesuar per ate qe ndodhi me mua ne Kavaje. Kam marre nje karton te kuq, qe eshte i paimagjinueshem, per nga menyra se si eshte marre vendimi”, duke saktesuar se ne karrieren e tij te gjate sportive, eshte hera e pare qe ndeshkohet nga arbitrat me karton te kuq. “Une isha me topin ne dore – vazhdon Suad Lici ? duke pritur te ekzekutoj rivλnien anesore, nga anesorja e tribunes perballe, nderkohe qe kam pare disi me larg, qe ganezi Boadu po kerkonte te komunikonte me tribunen e tifozeve. Me pas, shoku im i skuadres Amarildo Belisha, qe ka qene disi me afer arbitrave, me ka treguar se ai ka degjuar nje bisese ne mes anesorit dhe kryesorit, ku fillisht asistenti Qirici i eshte drejtuar me fjalet: “Nuk ka asgje”!. Por, nderkohe qe grupi i tifozeve kavajas po vazhdonte te hidhte ne drejtimin tim sende te forta dhe vazhdonin te me ofendonin, gjithnje duke qendruar me shpine prej tyre, ne vend qe te merrej me tifozet, duke kerkuar te denoje veprimin e tyre, ai pyet per here te dyte anesorin Qirici, i cili kete radhe i pergjigjet: “Me duket se shau”! Kaq eshte dashur, dhe pa pretenduar te beje asnje sqarim per vendimin qe po merrte, Pashaj ka ardhur me shpejtesi ndaj meje me karton e kuq ne dore”. Sipas Licit ishte nje vendim i qellimshem, me paramendim te plote, per te demtuar Vllaznine. “Mua me gjetet per te kryer punet tuaja”, mesohet t’i kete thene Lici Pashajt, duke e akuzuar ate drejtperdrejte. “eshte pikerisht Bardhyl Pashaj – vazhdon i nervozuar Lici ? i cili para dy vitesh, miratoi golin me dore te shenuar ne porten e Vllaznise nga Dhembi, gol i cili na skualifikoi nga Kupa e Shqiperise. eshte po ky Pashaj, sezonin e kaluar, ne takimin Elbasani ? Vllaznia, akordoi nje 11 metersh fare te padrejt nekohen shtese, kuptihet per vendasit. Kete sezon, akordoi nje gol per Partizanin, ne nje pozicion te dukshem jashte loje”, perfundon Lici, duke i kerkuar strukturave te FSHF?se, qe t’i analizoje veprimet e ketij gjyqtari, ne temire te futbollit shqiptar.
nga sport ekspres

- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Lici pezullohet dy ndeshje, Besa 50 000 leke gjobe
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ndëshkoi Besën e Kavajës me 50 mijë lekë gjobë, ndërkohë që që futbollisti veteran i Vllaznisë, Suad Lici (i ndëshkuar me karton të kuq në Besa-Vllaznia) u pezullua dy ndeshje e 30 mijë lekë gjobë.
Vendimet
1. KF Besa për ndeshjen me ekipin e Vllaznisë ku në mjediset sportive ku ndodhen incidente nga publiku të klasifikuara të lehta gjobitet me 50 mijë lekë.
2. Futbollistët, Suad Lici (KF Vllaznia), Rubin Baci (KF Turbina) dhe Arsen Beqiri (KF Ada), për ofendim të publikut, secili nga lojtarët pezullohen dy ndeshje nga aktiviteti dhe gjobiten me nga 30 mijë lekë secili.
3. Futbollisti, Elson Bahiti i KF Sopotit për protesta të dhunshme dhe ofendime të kundërshtarëve pezullohet pesë ndeshje dhe gjobitet me 30 mijë lekë.
4. Ekipi “U-19” i KF Shkumbinit, për braktisje e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0 dhe i hiqet tri pikë nga klasifikimi si dhe trajneri i ekipit gjobitet me 30 mijë lekë.
5. Lojtarët Elis Boci (U-19 KF Vllaznia) dhe Eglajd Dedei për gjeste fyese e provokime ndaj njëri-tjetrit pezullohen dy ndeshje dhe gjobiten me nga 5 mijë lekë (të reja) secili.
nga albania spport

Hajde merre vesht kush ka te drejte tesh.Vetem se ba me ken e vertet aja qe thote Lici asht shum preokopuse kja gja.Ja se kampionati shqiptar asht normal por me mrrite deri ktu asht shum e frigshme.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Ervis Kraja, dy gola të tjerë “ukrainas”
Mbrojtësi shkodran i ka dhënë fitoren Zakarpatias, në ndeshjen përballë Heliosit
Mbrojtësi shkodran, Ervis Kraja, vazhdon të shfaqet në rolin e golashënuesit me ekipin e tij ukrainas, Zakarpatia. Të shtunën që shkoi, ka ndodhur “çudia” me shtatlartin. 25-vjeçari është bërë sërish protagonist teksa brenda 90 minutave ka shënuar dy gola përballë Heliosit. Në tetë ndeshje të kampionatit të kategorisë së dytë ukrainase, Kraja ka shënuar katër gola.
Ndeshja e fundit ka filluar mjaft mirë për Krajën, i cili që në minutën e parë ka goditur shtyllën. Ishte sinjali i një paraqitjeje të shkëlqyer në për të, pasi kjo do pasohej me golin e parë, që do vinte në minutën e 18-të, teksa me kokë e ka dërguar topin në rrjetë. Kur dukej se ndeshja do përfundonte me këtë rezultat, ekipi kundërshtar do të barazonte rezultatin.
Por për Zakarpatian ka menduar përsëri mbrojtësi shkodran. Në minutën e 91 të, ai ka ndjekur deri në fund një aksion të shokëve dhe me kokë ka shënuar një supergol. Kuptohet që gëzimi i të gjithë futbollistëve dhe stafit të Zakarpatias ka qenë i madh, por më i madh ishte gëzimi i Ervisit. “Të them të drejtën, as vetë unë nuk e besoja se topi përfundoi në rrjetë. Kur kam parë që ndodhi kështu, kam gëzuar në një mënyrë të shfrenuar.
Një gol që i dha fitoren ekipit tim dhe sigurisht që ndihesha i rëndësishëm,” ka thënë Kraja përmes linjës telefonike nga Ukraina. Zakarpatia është edhe në vendin e parë të renditjes dhe meritë për këtë, pa diskutim që ka edhe Ervis Kraja me katër golat që ka shënuar. “Falënderoj Zotin për këtë moment të mirë që po kaloj.
Nga ana tjetër, këtë formë ia dedikoi edhe stërvitjes së fortë që kam zhvilluar. Shpresoj që tashmë, kur jam në fund të kontratës me Zakarpatian (duhen edhe 2 muaj për ta përfunduar) të gjej një skuadër më të fortë. Ofertat kanë filluar të vijnë dhe unë besoj se do bëj zgjedhjen e duhur. Nga ana tjetër, nuk e fsheh faktin se objektiv madhor për mua është edhe kapja e kombëtares. Besoj se një ditë këtë ëndërr do ta realizoj,” përfundoi shtatlarti, i cili më parë ka luajtur për Vllazninë dhe Besën.