![Image](http://www.sportishqiptar.com.al/wp-content/uploads/2008/09/ashley__sosia-346x212.jpg)
Kohët e fundit, në Njukasëll nuk ka asgjë më të keqe se sa të jesh Majk Eshli. Në fakt, kohët e fundit, në Angli një person i cili i ngjan shumë presidentit të skuadrës në fjalë, është ngatërruar dhe ka marrë sharrje dhe kërcënime të ndryshme. Ky është fati i njeriut që është sozia e Lou Fell-it, i cili si për ters i ngjan shumë pronarit të Njukasëllit, aq sa një javë më parë ai u sulmua fizikisht në banjot e stadiumit “St James’ Park” dhe më pas verbalisht në një restorant në Durhem.
Elan McKena, ky është emri i tifozit të pafat të Njukasëllit, i cili e ka rrëfyer fatkeqësinë e tij për “Daily Mail”: “Sapo kalova derën e Chicago Rock Cafe në Chester-le-Street, mu afruan dy persona dhe njëri prej tyre më pyeti a isha pronari i Njukasëllit. E kuptova menjëherë se do të kisha patur probleme, sepse ata të dy dukeshin të dehur dhe shumë agresivë dhe nuk po bënin aspak shaka. Megjithatë, për t’u përpjekur të shmangia më të keqen, nisa të qesh dhe iu përgjigja jo. Por ja që njëri prej tyre më tha se isha një “gënjeshtar i ndyrë” dhe për këtë arsye tentoi të më qëllonte me grusht. Nuk ia arriti qëllimit vetëm sepse e ndalën disa djem që ishin me mua. Por episodi më la pa fjalë, sepse s’e kasha menduar ndonjëherë se dikush mund ta bënte një gjë të tillë.”