Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Fri, 18 Jul 2008 , 22:45

Ku mundena me e pa kalendarin komplet?

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 24 Aug 2008 , 19:12

Dinamo 0-0 teuta
Lushnja 0-1 Partizani
Besa 0-1 Flamurtari
Elbasani 0-0 Apolonia
Shkumbini 4-1 Bylis
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 24 Aug 2008 , 19:50

shikoje ktu naqe:

http://www.fkvllaznia.net/main/?faqja=k ... ezoni=2008

Faza e fundit nuk asht hala sepse nuk dihet se kush e kush ka me u ndesh :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 25 Aug 2008 , 00:48

Nuk jena keq si fillim.Tiranen e Partizanin. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 16 Sep 2008 , 17:55

Milani, miqesore me Tiranen ne Shqiperi



Milani do të vijë në Shqipëri për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Tiranën.

Nuk është fantazi, por një realitet i mundësuar nga “Taçi Oil”, partneri shqiptar i gjigantëve italianë.

Dje, në orët e vona të pasdites, kompania e rejtuar nga Rezart Taçi ka firmosur kontratën për të sjellë në vendin tonë klubin kuqezi dhe të gjithë kampionët e tij, duke illuar nga Kaka, Maldini, Ronaldinjo e Pato, për të vazhduar te Shevçenko, Ambrozini, Gatuzo, Flamini e të gjithë të jerët.

Me fjalë të tjera, tre fitues të çmimit prestigjioz “Topi i Artë” dhe kontingjentin e yjeve të drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti. Kompania, e cila gjatë periudhës 30 qershor-4 korrik 2008 organizoi “Milan Junior Camp”, në bashkëpunim me klubin kampion bote, ia ka arritur këtij objektivi pas pothuajse dy muajsh bisedime.

Por, më i rëndësishëm është fakti se ata kanë besimin e drejtuesve më të lartë të Milanit, të cilët ranë dakord që të sjellin skuadrën në Tiranë.

Përveç garancisë financiare, për të realizuar një sipërmarrje të tillë, klubi kuqezi u bind edhe prej plotësimit të kushteve të tjera. Në Milanelo, z. Taçi u takua me Galianin dhe krerët e tjerë të klubit dhe mori të drejtën ekskluzive për “zbarkimin” e Milanit në Shqipëri.

Me çdo detaj të organizimit do të merret “Taçi Oil”, duke filluar nga skuadra që do të
ketë fatin të luajë kundër “Djajve”, e deri te stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja.

“Kompania jonë firmosi kontratën për ta sjellë këtë skuadër të madhe në arenën ndërkombëtare në Tiranë”, thanë burime pranë organizatorëve.

“Milani vjen ne datën 14 tetor dhe do të zhvillojë ndeshje miqësore me një skuadër shqiptare. Cila do të jetë ajo? Emri ende nuk mund të konfirmohet zyrtarisht, pasi kjo nuk është vendosur.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, skuadra fatlume do të jetë Tirana. Ata janë klubi i kryeqytetit dhe kjo fanellë ka shkruar historinë në futbollin e vendit tonë”.

Skuadra e Serisë A do të qëndrojë 24 orë. Ardhja e Milanit në vendin tonë ishte një prej dëshirave më të mëdha të Rezart Taçit, që gjatë muajit gusht kishte deklaruar se do të bënte gjithçka që kjo të realizohej.

Marrëveshja është arritur edhe falë miqësisë që ai ka me presidentin e kuqezinjve, Silvio Berluskoni.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Wed, 17 Sep 2008 , 11:41

Te Milan nuk e kan konfermu hala kyt lajm. Megjithse kan probleme te tjera ne kyt moment.
Me 14 tetor shum lojtar kan me ken me komtaret. Dmth Kaka, Ronaldinho, Sheva etj nuk kan me lujt. Por gjithsesi edhe ata qi nuk grumullohen me komtaret jane yje si Seedorf, Pato, Inzaghi, Ambrosini, Emerson, Maldini.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 17 Sep 2008 , 17:27

Rezart Taçi: Ja si e solla Milanin në Shqipëri



Pas “shpërthimit” të lajmit se Milani do të vijë më 14 tetor në Tiranë për të zhvilluar një ndeshje miqësore, Rezart Taçi, njeriu që bëri të mundur këtë marrëveshje, tregon detajet e bisedimeve.
Të hënën ai përfundoi akordin me drejtuesit më të lartë të Milanit, mes të cilëve ishte edhe zv/presidenti Adriano Galini.

“Mund të konfirmoj se marrëveshja me Milanin është hedhur e zezë në të bardhë. Kjo është arritur pas disa muajsh negociatash, duke realizuar ëndrrën time personale, që të kemi këtë skuadër të madhe në vendin tonë, por dhe ëndrrën e të gjithë sportdashësve shqiptarë”, tha kreu i kompanisë “Taçi Oil”, që është partneri shqiptar i klubit kampion bote.

“Milanin nuk e kishte penguar asgjë për të ardhur që më parë, por duhet theksuar se në këto vitet e fundit sporti shqiptar ka pasur një hov cilësor dhe kjo është një nga arsyet që drejtuesit italianë pranuan.

Kjo ishte një prej kërkesave kryesore. Pas negociatave gjithçka u përputh më së miri dhe arritëm të binim dakord”.

Zoti Taçi konfirmoi edhe se Tirana do të jetë skuadra që do të luajë më 14 tetor përballë skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti:

“Zgjodhëm Tiranën, pasi është një ndër skuadrat më prestigjioze të Shqipërisë. Ata kanë një histori të pasur dhe e meritojnë një prestigj të tillë”.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, në orën 19:00 dhe pritet që interesimi i tifozerisë të jetë i madh.

Jo vetëm i asaj kryeqytetase, por nga mbarë vendi.

Organizatori zbuloi edhe çmimin e biletave për një vend në stadium: “Çmimi i biletave do të jetë njësoj me ato të përfaqësueses në ndeshjet kur luhet me kundërshtarë të nivelit të lartë”.

E përkthyer ndryshe, një vend në tribunën qendrore do të kushtojë 5 mijë lekë të reja, në tribunën “D2” 3 mijë lekë, ndërsa në “D1” dhe “D3” 2 mijë lekë.


E veçanta e asaj mbrëmjeje është se do të ketë edhe një donacion për bamirësi.

“Milani së bashku me kompaninë tonë, menduan që, përveçse të jetë një ndeshje futbolli, 14 tetori të ketë edhe një destinacion për bamirësi, përfundoi Taçi.

Pas ndeshjes, klubi italian dhe ‘Taçi Oil’ do t’i dhurojnë 100 mijë euro ‘UNICEF’-it.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 17 Sep 2008 , 17:29

Ilir Daja, trajneri i ri i Beses



Ilir Daja emërohet trajneri i ri i Besës. Drejtori teknik i Dinamos ishte preferenca e presidentit kavajas, Bizhdili, në listën ku figuronin edhe emrat e Vasil Bicit, Leonidha Currit e Eqerem Memushit.
Zikaltërit gjejnë drejtuesin e ri të stolit vetëm 48 orë pas largimit të trajnerit Iliaz Haxhiaj, i cili dha dorëheqjen për arsye personale.

Daja bëhet trajneri i 26-të që merr “timonin” e Besës në periudhën 7-vjeçare të presidencës së Bizhdilit. Daja duhet të përmbushë ambiciet e klubit, që pretendon të jetë konkurrent në luftën për titull.

Trajneri ka një rekord të veçantë në Superiore: ka shpallur kampione dy skuadrat e vetme që ka drejtuar në elitë (Elbasanin dhe Dinamon).

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Thu, 18 Sep 2008 , 14:39

Miri wrote:Daja bëhet trajneri i 26-të që merr “timonin” e Besës në periudhën 7-vjeçare të presidencës së Bizhdilit.
:shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Post by ingleo » Thu, 18 Sep 2008 , 16:27

as daja ska me pa gjate se asht shume e veshtire me ken tranjer te besa: presidenti kujton se eshte zoti i gjithpushtetshem e ban si tja dojne qefi.asht ba si zamparini i palermos.se kane fajin as tranjeri e as lojtaret.nuk duhet me pretendu me dale kampion pa harxhuar edhe qimet e kokes.besa eshte nje skuader me nivel mbi mesatarin,por kurrsesi sbahet fjale me dae kampion
bashkimi ben fuqine!!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Sep 2008 , 12:57

tirana fiton taman ndeshjet decizive
tregohet shume e kujdesshme
tash jane tre piek para
nuk jane shume por dhe pak nuk jane sepse zor tirana te humbin dy here e na te fitojme dy here rresht
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 21 Sep 2008 , 14:06

Kampionati asht i gjate por mu aja qe me ban me dyshu asht qe Vllaznia fiton nja 2-3 neshje manej e lshon grosha.Nuk kena vazhdimsi.Ne kjofte se dona me fitu gja duhet me ken ne kry te tabels tan kampionatin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Sep 2008 , 18:25

vllaznia1919 wrote:Kampionati asht i gjate por mu aja qe me ban me dyshu asht qe Vllaznia fiton nja 2-3 neshje manej e lshon grosha.Nuk kena vazhdimsi.Ne kjofte se dona me fitu gja duhet me ken ne kry te tabels tan kampionatin.
ate tham dhe une
na mungon vazhdimesi
na sjena te zot mi fitu 5 ndeshje rresht
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 22 Sep 2008 , 19:58

Kampionati asht i gjate, kshu qe pike ka me lan Tirana, e pike kena me lan edhe ne boll.
Ne duhet me ba lojen tone e me fitu ndeshjet tona, masandej diku Tirana ka me i lane piket.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 25 Sep 2008 , 16:20

Ma ne fund nji lajm i mire per sportin.

Qeveria i hap dritën jeshile miratimit të ligjit për trukimin e ndeshjeve në futboll. Projektligji është iniciuar nga Shoqata e Prokurorëve dhe ZMQ dhe parashkion dënimin me 7 vjet burg për pazaret në futboll.

Shikoni lajmin e plote ma poshte:

http://balkanweb.com/sitev4/newsadmin/v ... p?id=27103
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 25 Sep 2008 , 16:51

ehhhh mar Admin ku pysin kta per qeveri,qeverija per presedentat e skuarave asht xhepi.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 25 Sep 2008 , 18:09

ishalla ka me ken efikaste ku ligj qe do dal. dhe ishalla Valteri 7 vjet e para

ja edhe nje nga une http://uk.youtube.com/watch?v=-X3YO2JUeRA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 27 Sep 2008 , 16:54

po shikoj ndeshjen Tirana Flamurtari. 1-1 minuta 44 e pjeses se pare.

asht me te vertet qe albitrat favorizojn skuadrat kryqytetse. po shikoja nje krose ne zone te flamurtarit dhe mrojtesi e flamurtarin can doren tek ansori per pozicion jasht loje dhe topi i bjen ne dore ba dashje dhe qjygjtari kryesor e ndeshkon me karton te kuq. sa skandaloze keta dhoj albitjash nuk duhet qe te lejohen te gjykojn ndeshje futboll, marri me i than kuj. o zot ishalla po fiton flamurtari. se po e favorizun dukshem tiranen albitri..

posht pa ndejtesija posht FSHF'ja
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 27 Sep 2008 , 17:13

oh mor zote ky albiter po mi shkatrron nervat. smund ta shikoj ma.
ma mire po e la krejt
Last edited by Edmond-Cela on Sat, 27 Sep 2008 , 17:25, edited 1 time in total.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sat, 27 Sep 2008 , 17:25

3-1 Tirana-Flamurtari

Post Reply