Hamdi Salihi:

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Thu, 10 Jul 2008 , 20:03

Ja maj naqe...po si se ka prek...une e pashe golin....ai a shtri komplet e e ka deviju me kambe...ta kallxon shume mire replay nga mas portet,
ta kam vu linkun siper....shife e me kallxo mandej....a e sheh se si edhe Laola tv e ka shkru Salihi....plus qe Salihi shkon me krahe nalt si autor i golit
http://www.laola1.tv/index.php?view=6463
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 10 Jul 2008 , 22:28

Edhe per mu i ka ba Sala te dy!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 13 Jul 2008 , 11:02

Shpërthen Salihi, gol dhe karton i kuq


Hamdi Salihi është shndërruar në një “killer”. Sulmuesi shkodran shënoi sërish për skuadrën e tij austriake, SV Ried, duke realizuar golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 2-1 në transfertën kundër Matersburgut.

Salihi realizoi në minutën e 27-të.

Ried e mbylli takimin me nëntë lojtarë, duke luajtur për gati 50 minuta me dy lojtarë më pak. Një prej të larguarve ishte edhe bomberi shqiptar Hamdi Salihi, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 42-të pjesës së parë. Tri minuta më parë ishte larguar me karton të kuq për Ried, Burgstaler në minutën e 39-të, duke shkaktuar edhe një penallti të shndërruar në gol nga Naumovlki. Për Matersburg golin e fitores e shënoi Mërc, në minutën e 86-të. Për Hamdi Salihin goli kundër Matersburgut ishte i dyti në dy ndeshjet e para të Bundesligës austriake për këtë sezon, e njëkohësiht dhe goli i pestë i sulmuesit të Kombëtares shqiptare në shtatë ndeshje kundër Matersburgut.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 14 Jul 2008 , 12:45

Hamdi Salihi i trembet pezullimit



Pa kartonin e kuq do të ishte lojtari më i mirë i ndeshjes


Hamdi Salihi vazhdon të konfirmojë klasin e tij të lartë në Bundesligën austriake. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë përsëri protagonist i Riedit, por këtë herë përveç golit të shënuar në humbjen 2-1 në fushën e Matersburgut (i dyti për të në po kaq ndeshje), ai ka rënë viktimë e provokimeve. Në minutën e 42-të, shkodrani ka reaguar ndaj një mbrojtësi kundërshtar, i cili e kishte goditur në mënyrë jokorrekte dhe është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari. Dalja e 24-vjeçarit, kur rezultati ishte në barazim 1-1, ishte një goditje e madhe për Ried (më parë me karton të kuq ishte larguar edhe Burgstaler), që me dy lojtarë më pak u dorëzua përpara golit të Morz në minutat e fundit të takimit. Tashmë, Salihi është në pritje të vendimit të Komisionit të Disiplinës në Austri dhe lojtari i trembet pezullimit për gjeste anti-sportive. Kuqeziu shpjegoi rrjedhën e ngjarjeve, ku në realitet ai ishte viktima: "Ishim në avantazh falë golit tim dhe vetëm pak çaste pasi Matersburg barazoi rezultatin me penallti, mbrojtësi kundërshtar më goditi me kokë, shpjegoi ai. U ktheva dhe e shtyva, por gjyqtari ishte fare pranë dhe pasi e pa veprimin tim, më ndëshkoi me karton të kuq direkt". Në raste të tilla, java e pezullimit nga kartoni mund të shoqërohet edhe nga një vendim i mëtejshëm disiplinor. Salihi i trembet kësaj dhe vazhdon: "Shpresoj të mos pezullohem më shumë se një javë për veprimin".

Reagimi ndaj lojtarit kundërshtar është kritikuar edhe nga mediat austriake, të cilat e kanë cilësuar veprimin si "të pamatur". Me golin e jashtëzakonshëm të shënuar në minutën e 27-të të sfidës, por edhe me paraqitjen e mirë për pothuajse një pjesë loje, Salihi do të ishte shpallur "lojtari i ndeshjes". Por, në vend të këtij vlerësimi, tensioni i treguar bëri që ai të cilësohej "dështimi i ndeshjes". "Nëse nuk do të kishte qenë për atë veprim të minutës së 42-të, Hamdi Salihi do të ishte shpallur ‘lojtari më i mirë në fushë‘. Me një gol mjaft të bukur, sulmuesi shqiptar e vendosi Riedin në binarët e fitores", citonte "OÖNachrichten". "Megjithatë, vetëm disa minuta më pas, me një aksion të pamenduar mirë, ai vulosi humbjen e skuadrës së tij. Pas një dyluftimi, ai lejoi që mbrojtësi Sedloski ta provokonte dhe tregoi një reagim të dhunshëm, prej të cilit u largua nga fusha. Kjo e detyroi Riedin të luante me nëntë futbollistë, pasi pak sekonda më parë me karton të kuq ishte ndëshkuar edhe Burgstaler".

Edhe trajneri i Riedit, Pol Gludovatz, pasi përgëzoi Salihin për golin, është shprehur i shqetësuar për masat e mundshme disiplinore. "Salihi realizoi një gol shumë të bukur, megjithatë humbëm. Tashmë duhet të ecim përpara dhe të presim se çfarë do të ndodhë me lojtarët e ndëshkuar". Vetëm pak ditë më parë, tekniku ishte ankuar se nuk ka në dispozicion asnjë sulmues tjetër cilësor, përveç Hamdi Salihit.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 09 Sep 2008 , 22:30

o man in redblue a kena nej shprese na te riedit per titull apo jo
se ju te vienes tash ta po ju shofim targen me duket :D
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 09 Sep 2008 , 22:35

GOLDIAN wrote:o man in redblue a kena nej shprese na te riedit per titull apo jo
se ju te vienes tash ta po ju shofim targen me duket :D
shofim iher kyt te shtune, a po fitojn kunder Rapidit mrend nVjene :)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 09 Sep 2008 , 22:36

Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:o man in redblue a kena nej shprese na te riedit per titull apo jo
se ju te vienes tash ta po ju shofim targen me duket :D
shofim iher kyt te shtune, a po fitojn kunder Rapidit mrend nVjene :)
PSE MA E KE NEJ DYSHIM A??????
na jena per titull ju te vienes jeni per llafe gazetash :P
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 10 Sep 2008 , 08:41

“Austria më mësoi se ç’është kombëtarja”

Pasaporta”
Emri: Hamdi
Mbiemri: Salihi
Ditëlindja: 19.01.1984
Vendëlindja: Shkodër
Gjatësia: 1.85 cm
Klubi aktual: SV Ried (Austri)
Ndeshje me Riedin: 51
Gola me Riedin: 22
Ndeshje me kombëtaren: 8
Gola me kombëtaren: 1

Sulmuesi Hamdi Salihi: Trajneri Han na ka futur frymën e lojës në grup. Nuk mendojmë për suksese personale

Në 10 minutat e para me Suedinë i është dukur sikur fluturonte, jo vraponte. Eshtë Hamdi Salihi, sulmuesi i talentuar i kombëtares, që përballjen e parë eliminatore e nisi si titullar, duke zbatuar mirë detyrat e trajnerit Ari Han, edhe pse shënimi i golit ishte dëshira më e madhe e tij. Shkodrani tregon në një intervistë të dhënë posaçërisht për “Sportin shqiptar” momentin e mirë me kombëtaren, ndeshjen me Maltën dhe karrierën në Austri. Sipas 24-vjeçarit, kjo e fundit i tregoi rëndësinë që ka ekipi kombëtar. Sulmuesi gjithashtu flet edhe për frymën e grupit që ka futur në ekip holandezi i pankinës kuqezi.

- Ndeshja e parë eliminatore ju gjeti titullar…?
- Të gjithë lojtarët që grumbullohen në kombëtare kanë shanse të barabarta për të luajtur. Mendoj se diferencat janë të vogla. Normalisht, për mua ishte një kënaqësi, sepse, përveç aktivizimit si titullar, në fund ekipi arriti atë që deshi, duke marrë një rezultat pozitiv.

- Para se të futeshit në fushë, çfarë menduat?
- Kur e nis titullar, aq më tepër me kombëtaren, fillon mendon që të luash sa më mirë. Personalisht mendova që, derisa trajneri më ka besuar që nga minuta e parë, të mundohem me të gjitha forcat për ta justifikuar. Eshtë më e vështirë për ta justifikuar, sesa të gëzosh faktin që do të luash nga fillimi. U përpoqa të realizoja ato gjëra që më tha trajneri para ndeshjes.

- Atëherë, për çfarë ju udhëzoi trajneri Han?
- Unë duhet të mbaja mbrojtësit e Suedisë gjithnjë nën presion, në mënyrë që ata të mos zotëronin topin dhe të shtynin ekipin para. Një udhëzim tjetër i trajnerit ishte që të mundohesha të merrja sa më shumë faulle, për ta tërhequr ekipin dhe të mos isha i ndarë nga pjesa tjetër e reparteve.

- Aq e vështirë ishte të çanit mbrojtjen suedeze?
- Duke qenë i vetëm në sulm, nuk duhet të ndahesha nga pjesa tjetër e ekipit. Me tre mbrojtës, gati gjigantë përpara, nuk mund të bëja më tepër. Trajneri kërkoi që të zhvillonim një lojë në grup. Ajo që më bëri shumë përshtypje, ishte fakti që asnjë nga mbrojtësit suedezë nuk doli nga detyrat. Rreshtimi i tyre nuk u prish për 90 minuta.

- Ju ka ngelur ndonjë “peng” nga ajo ndeshje?
- Normalisht, çdo sulmues kur mbaron ndeshja vuan faktin që nuk ka shënuar. Ëndrra e madhe ishte që të shënoja, kjo e shoqëruar edhe me një fitore. Ne ishim përgatitur për të mos lënë hapësira dhe mendoj se arritëm edhe objektivin që i kishim vënë vetes.

- Folët me trajnerin pas ndeshjes?
- Trajneri flet më shumë për grupin dhe jo për individët. Unë jam i kënaqur që arrita të zbatoja detyrat e dhëna prej tij. Ndërsa për vetë trajnerin nuk e di, nëse ka ngelur i kënaqur.

- Nuk ka kohë dhe ndeshja me Maltën është te “dera”. Golin tuaj të parë me fanellën kuqezi ia keni shënuar këtij ekipi…?
- Ne futbollistët jemi pak supersticiozë dhe shpresoj që goli i dytë të vijë po me Maltën. Nuk do të ishte keq, megjithatë në radhë të parë duhet të jemi të fokusuar për t’i bërë hyzmetin fitores. Me idetë e reja që ka sjellë trajneri Han, futbollistëve u është futur fryma e lojës në grup dhe janë të paktë ata që mendojnë për suksese personale. Kjo është më e rëndësishme dhe mendoj se duhet të vazhdojmë kështu deri në fund, për të arritur rezultate pozitive.

- Me ekipet “e vogla” Shqipëria ka hasur vështirësi. Si e shikoni këtë ndeshje, ku duhet fitorja?
- Nga bisedat me shokët, të gjithë kemi qenë në një mendim, se ndeshja me Maltën do të jetë më e vështirë se ajo ndaj Suedisë. Kjo sepse me Suedinë ishte më e thjeshtë të vendoseshim në pozita mbrojtëse, për të prishur ato ekuilibrat në fushë. Ndërsa me Maltën, nëse nuk arrihet rezultati shumë shpejt, lojtari fillon e del nga detyrat. Unë them që, nëse shënojmë shpejt, gjërat do të na thjeshtësohen, sepse presim që kundërshtari të mbyllet për të mos pësuar. Një ekip si ne nuk e ka provuar shumë herë veten në tilla kushte, ku natyrisht duhet të fitojmë. Nisur edhe nga eksperienca e lojtarëve tanë në mesfushë, nuk besoj se do të jetë e vështirë për t’i afruar zonës së Maltës.

- Po tani si e ndieni veten në këtë kombëtare, ku ka më shumë lojtarë të rinj?
- Gjithnjë e kam ndier veten mirë, pasi edhe në edicionin e kaluar jam aktivizuar, qoftë nga minuta e parë me Bullgarinë, gjithashtu edhe në disa ndeshje të tjera. Me kalimin e kohës e kam parë veten më të nevojshëm për ekipin kombëtar. Ndihem shumë mirë, por siç e thashë edhe më lart, është momenti për të justifikuar atë besim që më jepet nga stafi teknik. Për një sulmues, goli është shpëtimi.

- U bëtë gati dy vjet në Austri. Si është një ditë për ju në qytetin e Riedit?
- Jeta e futbollistit unë mendoj se është një program i bërë pak a shumë nga të tjerët. Koha e lirë në Ried është një kafe ose shopping në dyqane. Për sa u përket njerëzve, ngaqë qyteti është i vogël, ata janë shumë dashamirës të futbollit. Ky sport i bën ata më të njohur dhe futbollistat shihen si idhuj. Çdo lojtar i Riedit njihet kudo që të jetë në qytet, qoftë në restorante, dyqane dhe vende të tjera. Mua më respektojnë shumë dhe më flasin kudo që ndodhem. Bëj fotografi dhe ndaj mendime me shumë njerëz. Mundohem t’ua bëj deri në fund respektin.

- Çfarë impakti ka te Riedi aktivizimi tuaj në kombëtaren shqiptare?
- Në Austri kombëtarja shihet si gjithçka. Ndoshta ne në Shqipëri i bëjmë gjërat më të lehta. Në përgjithësi, në vendet perëndimore thirrja në ekipin kombëtar është gjëja më e madhe për një futbollist, aq më tepër kur fiton ndeshje. Kjo më ndodh sa herë kthehem nga ndeshjet e kombëtares. Direkt më pyesin, nëse luajta, gjithashtu dhe rezultatin e ndeshjes. Përgëzimet janë të mëdha, vetëm për faktin se kam luajtur, aq më tepër kur shënoj. Nga kjo gjë kam mësuar se çfarë rëndësie ka kombëtarja. Edhe herën e fundit, kur kisha si kundërshtar në miqësoren me Lihtenshteinin shokun e ekipit Stoklasa, ngacmimet ishin për te ky i fundit, sepse unë kisha fituar dhe luajta, pavarësisht se pak minuta.

- Keni menduar se ka ardhur momenti për të ndryshuar ekip?
- Ndryshimi i ekipit dhe i ambientit besoj se është i mirë për çdo futbollist. Duke ndryshuar ekip, motivohesh edhe më shumë, sepse natyrisht ke edhe kërkesa të tjera. Nëse rri gjatë në një ekip, fillon e futesh në ritmin e skuadrës, e cila ndoshta nuk ka ambicie. Unë vërtet jam një nga lojtarët më të rëndësishëm të Riedit, por kërkoj më shumë. E shikoj si vitin e fundit tek ky ekip, sepse edhe mundësitë për lëvizje janë më të mëdha. Klubi do të fillojë të kërkojë për të përfituar diçka prej meje. Dëshira ime është të shkoj në një kampionat më të mirë, por më parë duhet të bëj punën po kaq mirë këtu ku jam.
- Çfarë ambicieje keni në këtë sezon?
- Dëshira ime është të fitoj kurorën e golashënuesit, por sulmuesit e ekipeve elitare, si Salcburgu apo Rapidi, kanë shanse më të mëdha. Kjo nuk do të thotë që unë të mos kërkoj nga vetja. Dua të shënoj, të paktën më shumë se sezonin e kaluar.

“M’u duk sikur fluturoja, jo vrapoja”
Hamdi Salihi e ka ndier shumë praninë e tifozëve në “Qemal Stafa”. Për këtë ai tregon: “Për tifozët mund të them se ishin gjëja më e bukur që përjetova mbrëmjen e së shtunës. Ishte kënaqësi të luaje në atë ambient. Më besoni, por në 10 minutat e para nuk ndieja as këmbët, sepse duke parë një stadium të mbushur, futesh vetvetiu në vrullin e ndeshjes. Ka momente kur të duket sikur fluturon, jo sikur vrapon.”
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sat, 13 Sep 2008 , 16:59

51 ndeshje e 22 gola asht mesatare shum e mire. ishalla vitin tjeter e merr nei ekip ma i mire

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 09 Nov 2008 , 17:51

man in redblue
a po flet me glukowatzin se spo ne e fut salihin ne formacion
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Nov 2008 , 21:59

Nuk e futi hiç sot a?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 09 Nov 2008 , 22:31

vllaznia1919 wrote:Nuk e futi hiç sot a?
ne te 78 minute mas u gabosha
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 17 Nov 2008 , 20:45

kete jave slujti aspak
i doli fjala man in redblus kur me pat thane qe nacho do ja xejn vendin salihit
se pata besu
ishalla javen qe vjen do losin 90 minuta
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 17 Nov 2008 , 23:45

Qa me lujte maj naqe aj asht vra keqas. :cry: :cry: :cry: :cry:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 17 Nov 2008 , 23:46

vllaznia1919 wrote:Qa me lujte maj naqe aj asht vra keqas. :cry: :cry: :cry: :cry:
nuk e di kete punen e demtimit
kerkoj falje qe sjam shume i informum kohet e fundit
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 17 Nov 2008 , 23:59

Kam ndi qe ka munsi me hum tan sezonin.Ishalla jo.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 18 Nov 2008 , 14:02

po damtimi qi ka pas asht perkeqsu, ngaqi nuk ka ba pushim...vazhdoj me ken shume i irritum qi Salihi u thirr ne kombetare tu ken i damtum..kjo i bani dam atij, edhe ishte e padrejte per dikend tjeter qi mund te ishte thirr ne vend te tij.

dy javet e ardhshme nuk bahet me lujt- e kaloi Nacho me gola :x

jam ba me plas se kam pas qejf, qi me ba do gola e me u transferu te nai skuader ma e mire si Rapidi a Austria Wien, se te Riedi me ndejt 100 vjet nuk ban hajr, se a skuader kot, po me 4 gola zor se gjen skuader gja-vec ne shkofte te Austria Klagenfurt :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 18 Nov 2008 , 20:42

Veq njaty ja se po na lun mensh nekush qe jeton aty.Hahahaha
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 30 Nov 2008 , 12:15

Man in Redblue wrote:po damtimi qi ka pas asht perkeqsu, ngaqi nuk ka ba pushim...vazhdoj me ken shume i irritum qi Salihi u thirr ne kombetare tu ken i damtum..kjo i bani dam atij, edhe ishte e padrejte per dikend tjeter qi mund te ishte thirr ne vend te tij.

dy javet e ardhshme nuk bahet me lujt- e kaloi Nacho me gola :x

jam ba me plas se kam pas qejf, qi me ba do gola e me u transferu te nai skuader ma e mire si Rapidi a Austria Wien, se te Riedi me ndejt 100 vjet nuk ban hajr, se a skuader kot, po me 4 gola zor se gjen skuader gja-vec ne shkofte te Austria Klagenfurt :lol:
dje lujti
e futi 20 minuta
kete demtimin kush e ka shpik :roll:
mora vesht mram se riedi sja shtyn ma kontraten dhe kerkohet prej disa skuadrave te liges dyte :shock:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Nov 2008 , 13:55

I demtum ka ken naqe.Ishalla spo perfundon ne kategori te dyte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply