Lajme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Lajme

Post by Miri » Wed, 09 Jul 2008 , 19:17

AKSIDENT NE AKSIN SHKODER-VELIPOJE

Kater persona jane plagosur rende pas perplasjes se nje makine me nje motor ne aksin Shkoder-Velipoje. Nga shpejtesia e madhe, mjeti tip Benz, doli nga rruga dhe perfundoi ne nje kanal dy metra te thelle me uje. Tre anetaret e familjes Bruçaj, qe udhetonin me Benzin jane nxjerre, fatmiresisht pa u mbytur, nga nje patrulle policie. Plage ka marre edhe drejtuesi i motorit qe aktualisht eshte ne spital. Sipas policies, aksidenti u shkaktua nga pakujdesia e shoferit te makines.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 14 Jul 2008 , 19:52

Një i vdekur dhe gjashtë të plagosur në aksident

Një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mabë, ku autobusi i linjës Tiranë-Shkodër është përplasur me një çiklomotor dhe më pas ka dalë nga rruga. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë pohuan se shkak i aksidentit ka qenë devijimi i autobusit në tentativë për të shmangur përplasjen me çiklomotorin. Personi që udhëtonte me motor, Dashamir Medja, 40 vjeç, ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes, ndërsa gjashtë pasagjerë janë plagosur kur autobusi doli nga rruga. Policia e Lezhës ka bërë transportimin e të plagosurve në spital dhe njoftoi se ata janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Një javë më parë në kryqëzimin e Shënkollit, një autoveturë u përplas me një motor ku u dëmtuan 4 pjesëtarë të së njëjtës familje.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 14 Jul 2008 , 20:54

fitosja e miss shkodra shkodranja Matilda Mecini ka perfaqsu shqiperin ne miss univers. dhe ka fitu cmimin me veshjen kombetare"wins Best National Costume"

video

http://uk.youtube.com/watch?v=slTm3ZU1Q0o

http://uk.youtube.com/watch?v=P93ZzERfrPM
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Wed, 16 Jul 2008 , 13:29

Te besh biznes, Shkodra kryeson rajonin
ShkoderZemer
E Marte, 15 Korrik 2008 Tre qytetet shqiptare, Shkodra, Vlora dhe Tirana renditen nder vendet e para nder 22 qytete te rajonit per lehtesite e te berit biznes. Studimin e te berit biznes ne rajon per 2008 e ka prezantuar dje Banka Boterore ne Bitola, te Maqedonise. Ne kete studim Shqiperia renditet me se miri ne mundesite per hapjen

e nje biznesi, numrin e ulet te procedurave dhe kursimin e kohes ne nje dite per fillimin e nje biznesi nepermjet "one shop stop". Nje sipermarres, i cili nis nje biznes ne Vlore ka nevoje vetem per 7 dite per te regjistruar biznesin e tij, njesoj si ne Paris ose Lisbone, thekson Banka Boterore ne studimin e saj. Ne Mostar te Bosnjes, ky proces zgjat 9 here me gjate, njesoj si ne Lubjane (Slloveni) dhe Mbabane (Swaziland). Lejet e ndertimit jane te shtrenjta kudo ne rajonin e Evropes Juglindore, por Tirana eshte me pak e kushtueshme ne nivelin e 461% te te ardhurave per fryme, theksuan zyrtaret e Bankes. Zbatimi i nje kontrate lidhur me nje mosmarreveshje te thjeshte tregtare realizohet per rreth 10 muaj ne Zrenjanin (Serbi) dhe per me shume se 4 vjet ne Banja Lluke (Bosnje dhe Hercegovine).

Raporti "Te Besh Biznes ne Evropen Juglindore 2008" krahason 22 qytete ne 7 ekonomi: Shqiperi, Bosnje dhe Hercegovine, Kroaci, Kosove, ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, Mal te Zi dhe Serbi. Studimi ne thellesi i ekonomise se ketyre vendeve nxitet nga vizioni i perbashket i rajonit permiresimi i mjedisit te biznesit per te rritur investimet, duke rritur bashkepunimin rajonal dhe duke pasur si qellim perfundimtar integrimin ne Bashkimin Evropian. Ky raport trajton 4 tema tek se si te besh biznes: fillimin e nje biznesi, trajtimin e licencave, regjistrimin e pasurise dhe zbatimin e kontratave. Keto tregues, sipas Bankes Boterore, jane perzgjedhur sepse ato shfaqin ndryshimet ne politikat dhe praktikat rregullatore kombetare dhe lokale (bashkiake apo komunale) - disa rregullore jane te detyrueshme dhe zbatohen ne nivel kombetar, ndersa disa te tjera administrohen nga pushteti lokal. Keto ndryshime bejne te mundur krahasimet brenda vendit, rajonit dhe botes, dhe jane nxites te fuqishem per reforma. Ne pergjithesi, eshte me se lehti te besh biznes ne Manastir (IRJ e Maqedonise) dhe me se veshtiri ne Mostar (Bosnje dhe Hercegovine). Shumica e ekonomive te Evropes Juglindore jane ne proces reformimi shume te shpejte per te lehtesuar berjen e

biznesit. Kjo perputhet me tendencen qe vihet re ne Evropen Lindore dhe Azine Qendrore si rajone, te cilat u reformuan me se shumti ne periudhen e viteve 2006-07. Kroacia dhe Maqedonia perfshihen ne 10 vendet me reformatore ne nivel global per sa i perket "Te Besh Biznes 2008". Kroacia ka realizuar reforma ne 4 nga 10 fushat e vitin 2005, regjistrimi i nje pasurie ne Kroaci realizohej per 956 dite. Tani per kete regjistrim duhen 174 dite. Kroacia ka shpejtuar gjithashtu proceduren e nisjes se nje aktivitetit te nje kompanie, duke konsoliduar procedurat tek regjistrimi me nje ndalje (one-stop shop). "Ky raport paraqet te dhena ne nivel qyteti, te cilat mund te frymezojne reforma ne nivel kombetar dhe lokal dhe te fuqizoje reformat ne rajon", shprehet Jane Armitage, drejtoreshe ne Banken Boterore.



1 Manastir Maqedoni

2 Zrenjanin Serbi

3 Shkoder Shqiperi

4 Pljevlje Mal i Zi

5 Krushevc Serbi

6 Vlore Shqiperi

7 Osijek Kroaci

8 Prizren Kosove

9 Shkup Maqedoni, IRJ

10 Uzhice Serbi

11 Tirane Shqiperi

12 Prishtine Kosove

13 Beograd Serbi

14 Vranje Serbi

15 Varazhdin Kroaci

16 Shibenke Kroaci

17 Nikshiq Mal i Zi

18 Podgorice Mal i Zi

19 Zagreb Kroaci

20 Banja LlukeBosnje dhe Hercegovine

21 Sarajeve Bosnje dhe Hercegovine

22 Mostar Bosnje dhe Hercegovine

Blerina Hoxha

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 16 Jul 2008 , 13:42

Edmond-Cela wrote:fitosja e miss shkodra shkodranja Matilda Mecini ka perfaqsu shqiperin ne miss univers. dhe ka fitu cmimin me veshjen kombetare"wins Best National Costume"

video

http://uk.youtube.com/watch?v=slTm3ZU1Q0o

http://uk.youtube.com/watch?v=P93ZzERfrPM
ua cfare kostumit hata. I lumte atij/asaj qi e ka ba kyt kostum

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Tue, 26 Aug 2008 , 06:34

Shoferi i ambasades ne trafik kokaine

MILANO - Ambasada e Shqiperise ne Rome perfshihet ne aferat e trafikut te dyshuar te kokaines, per shkak te kapjes se nje punonjesi me nje kilogram nga droga e forte qe ne tregun e zi arrin vleren 100 mije euro. Arsen Selmanllari, 33 vjec, me detyre shofer i ambasades shqiptare ne Rome eshte kapur nen shoqerine e nje femre ne nje pjese te autostrades se Milanos (Lambrate), ne oret e para te dites se djeshme. Selmanllari drejtonte nje makine me targa diplomatike qe i perket ambasades shqiptare ne Rome, shoqeruar nga vajza, emri i te ciles nuk u be i ditur. Zbulimi ishte i rastesishem sepse mesa duket, te riut qe punonte ne trupen diplomatike, nuk ia kishte prere mendja se makina qe drejtonte, do t'i nenshtrohej kontrollit, ndaj drogen e kishte lene shkujdesshim ne bagazh.

Sipas ligjeve nderkombetare qe aplikohen dhe ne Itali, mjetet e perfaqesive te huaja gezojne imunitet diplomatik dhe se bashku me drejtuesit dhe pjesetaret e tjere te tyre, nuk mund t'i nenshtrohen kontrolleve. Por dje mesa duket eshte bere nje "perjashtim", sepse Grupi i Investigimit te Krimit te Organizuar, GOA, pasi hasi ne nervozizmin e ciftit, nuk ngurroi te kontrolloje makinen. Menjehere pas informimit te Ministrise se Jashtme dhe selise diplomatike, eshte hapur rruga per hetimet dhe ndalimin e 33 vjecarit.

Gjithcka ka nisur mengjesin e dites se djeshme, kur nje patrulle e karabiniereve hasi ne autostraden e Milanos, nje mjet te ndaluar, brenda te cilit gjendej nje cift. Ndersa kane kerkuar te ushtronin kontroll ne mjet, 33-vjecari Arsen Selmanllari, me dokumente te rregulla qendrimi ne Itali, u tha policeve se kishte imunitet dhe ishte shofer i ambasades shqiptare ne Rome. Duke pare nervozizmin e shoferit, policet kane ushtruar kontroll dhe ne pak caste, zbuluan ne portobagazh, nje kilogram kokaine te paketuar ne dy ambalazhe natribani. Policia tha se droga nuk ishte fshehur dhe kjo per faktin se mjeti i perkiste nje trupi diplomatik dhe nuk mund te kontrollohej. Agjentet e policise, kane informuar Ministrine e Jashtme te Italise dhe ambasaden shqiptare ne Rome dhe pas kesaj, kane konfirmuar se me te vertete i riu Arsen Selmanllari bente pjese ne trupi diplomatik te akredituar ne Rome dhe per kete ishte i mbuluar nga imunitet diplomatik.

Ambasadori shqiptar ne Rome, Llesh Kola, ka pranuar heqjen e imunitetit per shoferin ne varesi te tij, i cili akuzohet per perfshirje ne trafikun e droges se forte. "Ambasadori i Shqiperise ne Rome, dergoi nje faks tek autoritetet e GOA-s, ku konfirmoi pranimin per heqjen e imunitetit diplomatik per Selmanllarin", thane zyrtare te policise italiane dje pas aksionit. Shoferi u arrestua menjehere pasi u aprovua heqja e imunitetit nga ambasada shqiptare. Ky veprim i hapi rrugen hetimit te ndermarre nga GOA", u shprehen drejtues te policise se Milanos. Dy te rinjte jane izoluar ne qeli, ndersa prokuroria e Milanos ka miratuar urdher arrestin per trafik droge. Prokurori i Drejtorise rajonale te Antimafias, Marcello Musso, deklaroi se mbi dy te dyshuarit eshte ngritur paraprakisht akuza e trafikut te lendeve te forta narkotike.

Ministria e Puneve te Jashtme kallezon penalisht shoferin e ambasades ne Rome. Menjehere pas lajmit se ne Milano ishte ndaluar shoferi i selise diplomatike ne Itali, oret e pasdites ministria ka reaguar duke deklaruar se 33-vjecari Arsen Selmanllari duhet te trajtohet pa imunitet dhe se po i pergatiste nje kallezim.

Fundvitin e kaluar Prokuroria e Buones Aires ne Argjentine deklaroi nisjen e hetimeve per 40 ambasada te huaja te akredituara ne kete vend, mes te cileve edhe ajo shqiptare. Shkak ishte evazioni fiskal me blerjen e automjeteve.

Por nuk ka pasur vetem kallezim penal ndaj Selmanllarit. Ministria e Jashtme e ka pushuar 33-vjecarin nga puna. "Menjehere eshte pushuar nga puna dhe i eshte komunikuar formalisht pales italiane pushimi dhe heqja e cdo privilegji diplomatik personit", deklaroi Ministria e Jashtme ne nje reagim zyrtar. Arsen Selmanllari u arrestua mengjesin e djeshem ne autostraden e qytetit te Milanos, ndersa kishte ndaluar makinen anash rruges dhe gjendej nen shoqerine e nje vajze.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Tue, 26 Aug 2008 , 06:42

KUR PUSHTETI E LEKU VJEN NE DORE TE HORIT TERBOHET..
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 26 Aug 2008 , 19:33

Merre me men qa duhet me mendu bota per ne.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 27 Aug 2008 , 06:56

HAJT SE KTEJ NGA AMERIKA SJA VAR KUSH KETYNE PUNVE.
POR NE ITALI E BAJN QYMEN TRA SIDOMOS MEDIAT E BERLUSKONIT
QE TE GJITHA LAJMET JANE KUNDRA EMIGRANTAVE....
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Wed, 27 Aug 2008 , 11:58

jeti wrote:HAJT SE KTEJ NGA AMERIKA SJA VAR KUSH KETYNE PUNVE.
POR NE ITALI E BAJN QYMEN TRA SIDOMOS MEDIAT E BERLUSKONIT
QE TE GJITHA LAJMET JANE KUNDRA EMIGRANTAVE....
kyt kere kan harru me e dhane n'lajme m'duket se nuk e kam ndi kerkun.
tesh jan tu u marre ma shum me rumunt. megjithse tesh nuk kan nevoje me bertite shum televizionet se berlusconi i fitoi zgjedhjet. tesh kan me fillu me thane qi asht gjithçka mire mas ardhjes t'berlusconit.
berlusconi asht nji mafioz i degjenerum. (veç per milan asht i mire :lol: :lol: :lol: )

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 28 Aug 2008 , 07:53

tesh kan me fillu me thane qi asht gjithçka mire mas ardhjes t'berlusconit.
berlusconi asht nji mafioz i degjenerum. (veç per milan asht i mire :lol: :lol: :lol: )
HAHAHAHA.... :lol: :lol:
MIRE E THE NAQE PER MAFJE N'ITALI SJA KALON KUSH BERLUSKONIT...
EDHE NANOJA QYSH SE U BA SHOK ME BERLUSKONIN U MUNDU ME JA KUPJU STILIN E MU BA PRESIDENT I VLLAZNISE POR MDUKET SE NUK KISHTE GJAK PER ATE PUNE E SI ECI..


[/quote]
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 06 Sep 2008 , 21:22

Shkodër, ekzekutohet me arme 44 vjecari

Një 44 vjecar ka gjetur vdekjen sot ne Shkodres pasi u godit me arme zjarri nga nje person ende i panjohur.
Ngjarja ndodhi paradite në lagjen Dobrac, të qytetit, ku Hysen Shpuza u qëllua me armë zjarri duke marrë plagë të rënda në trup.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e mjekëve, por pas disa oresh ka gjetur vdekjen.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk dihen autori dhe motivet e vrasjes.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sat, 13 Sep 2008 , 16:38

Vdes Kosta Trebicka. Ai qi ka denoncu trafikun e armve mas shperthimit ne Gerdec. Ka dale jasht rruget me makine.
Qe edhe video e vendit te aksidentit (aksident?) me makine
http://www.balkanweb.com/sitev4/vide...ndex_video.htm

shkelzenhasanaj
Antar
Antar
Posts: 29
Joined: Sat, 29 Mar 2008 , 19:22

Post by shkelzenhasanaj » Sat, 13 Sep 2008 , 18:14

Une nuk mund ta besoj se ka qene nje aksident, me ate qè kam pare. nuk è e mundur qe njeriu te jete i shtrire ne ate menyre, dhe me teper kur makina ka ezur disa metra pa trupine njeriut. Mesa kuptova se ministria e brendshme,, ka konfirmuar per aksident. Por per mendimin tim shtohen dyshimet per nje vrasje, pasi ai kishte pasur shume presione, per denocncimin e tij mbi ngjarjne e gerdezit. E perseris se per mua ka qene nje vrasje, por te presim..

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Sun, 14 Sep 2008 , 07:30

Sedat Shala, “vëllai” i Kevin Kuranji

Image

Sedat Shala, 30-vjeçari nga fshati Krakjovë i Komunës së Drenasit, është njeriu që i përngjan më shumë sulmuesit të Shalke 04, Kevin Kuranji. Madje, më shumë të përbashkëta ka me futbollistin e kombëtares gjermane se sa me vëllane e tij.
Këtë e konfirmon më së miri fakti se Shala ka kontratë me Kuranjin deri në vitin 2011, duke e zëvendësuar sulmuesin në xhirimet e reklamave sa herë që ky i fundit është i impenjuar.

Për gazetën kosovare “Express”, Sedati tregoi se kur shkoi për herë të parë në Gjermani, në vitin 2003, njerëzit reagonin sa herë që shkëmbeheshin me të.

Në atë periudhë, protagonisti i kësaj historie të pazakontë as nuk e kishte idenë se kush ishte Kevin Kuranji, por pas reagimeve dhe fjalëve të qytetarëve e ka kuptuar se ishte sozia e njërit prej sulmuesve më të mirë të Evropës.

“Pasi e pashë në televizor se kush është Kuranji, u binda edhe vetë se i ngjaj pak a shumë. Diku nga viti 2006 dërgova disa fotografi në një kompani dublantësh dhe ata më kthyen përgjigje se nga të gjithë ata që kishin aplikuar isha personi që i ngjasoja më shumë futbollistit”, tha “Kuranji kosovar”, që ndryshe nga lojtari i Shalkes në Bundesligë, nuk ka origjinë nga Brazili dhe nuk di të luajë futboll. Në vitin 2007 Sedati nënshkroi kontratë si dublant i Kuranjit.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Sun, 14 Sep 2008 , 07:36

sa i ngjaka kopili.... :lol: :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Sep 2008 , 11:25

Mas me e njoft.E habitshme shum!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 14 Sep 2008 , 11:29

pash zoten se mas na e nxirrni edhe kyt Kevin Kuranji shiptar,kush i dihet e ka tradhtu shipnin edhe ky si te gjith kto rrebelat tjer :lol:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sun, 14 Sep 2008 , 13:22

ku asht foto e kti shqiptarit qi ta krahasojme?

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Mon, 15 Sep 2008 , 07:39

nuk jam shume i sigurt po ka mundesi qe te jete ky ImageImage

ka nje lloj diferencet te vogel
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Post Reply