Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 18 Jul 2008 , 17:58

Ilir Përnaska, në librin e rekordeve

Legjenda shqiptare, mes golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatet elitare


Ilir Përnaska, një prej futbollistëve më të mëdhenj të vendit tonë, ka hyrë në librin e rekordeve botërore. Ish-sulmuesi shqiptar është përfshirë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika (IFFHS) në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatet elitarë në të gjithë botën. I lindur më 14 shtator të vitit 1951, talenti i tij shpërtheu që në moshë fare të re. Në fakt, kur ishte vetëm 20 vjeç, në kampionatin e parë me Dinamon, Përnaska u shpall golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, me 19 rrjeta të shënuara në vitin 1971. Klasi i tij i lartë, për të cilin kujtohet me nostalgji edhe në ditët e sotme, nuk u frenua me kaq. Pas atij viti Përnaska u shpall golashënuesi më i mirë i vendit tonë edhe në pesë kampionatet në vazhdim (nga viti 1972 deri në 1976-ën). Ilir Përnaska luajti për një dekadë me Dinamon, prej korrikut 1971 deri më qershor 1981 dhe ishte padyshim një prej pikave më të forta të ekipit. Së bashku me titullin të sezonit të kaluar, dinamovitët janë kurorëzuar 17 herë kampionë në historinë e tyre, ndërkohë që në këtë "palmares" sulmuesi ka lënë jo pak gjurmë. Përveçse është shpallur gjashtë herë golashënues, ai e ndihmoi skuadrën që të fitonte pesë herë kampionatin. I klasifikuar mes futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë, Përnaska ishte pjesë e padiskutueshme edhe e ekipit Kombëtar. Me fanellën kuqezi ai ka luajtur 15 ndeshje, duke shënuar 5 gola. Megjithatë, paraqitjet ndërkombëtare të tijat, por edhe të shumë yjeve të tjerë si Safet Berisha, Petrit Dibra, Vasillaq Zëri, apo portieri Jani Kaçi, u komprometuan nga sistemi komunist. Gjatë periudhës 1976-1980, Kombëtarja dhe klubet shqiptare nuk kanë luajtur asnjë ndeshje zyrtare në nivel ndërkombëtar, pas vendimit të drejtuesve të shtetit.

Libri i rekordeve

Vendin e parë në librin e rekordeve për golashënues e mban legjenda e futbollit brazilian, Romario de Souza Faria, që ndërmjet viteve 1986-2005 është shpallur 14 herë golashënues në kampionatin brazilian, holandez e atë spanjoll. Pas tij renditet çekosllovaku Jozef Bikan (1933-1950) me 12 "Këpucë të Arta", ndërsa podiumi plotësohet nga më i madhi i të gjitha kohërave, Edson Arantes do Nashimento "Pele", që ndërmjet viteve 1957-1973 është shpallur 11 herë si goleador. Në klasifikimin e IFFHS-së spikasin edhe Alfredo di Stefano, Ferenc Pushkash, Uve Seler e Ziko (8 herë), ndërsa pas tyre vijnë edhe Euzebio Ferreira da Silva e Gerd Myler me shtatë tituj golashënuesish. Përveçse është përfshirë në librin e rekordeve, Përnaska mund të krenohet edhe me faktin se qëndron përkrah emrave të mëdhenj të futbollit botëror. Gjashtë herë golashënues të kampionateve elitare janë edhe legjenda argjentinase Diego Armando Maradona dhe legjenda holandeze Marko Van Basten.



Karriera

I lindur më 14 shtator të vitit 1951, talenti i tij shpërtheu që në moshë fare të re: kur ishte vetëm 20 vjeç, në kampionatin e parë me Dinamon, u shpall golashënuesi më i mirë me 19 rrjeta

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Jul 2008 , 23:21

Edgard Cani kalon ne huazim prej Palermos te Askoli!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sun, 20 Jul 2008 , 23:25

vllaznia1919 wrote:Edgard Cani kalon ne huazim prej Palermos te Askoli!
Ma mire qe ka shku me Ascolin se n'at moshe qi asht ka nevoje me lujte. Megjithse tash qi iku Amauri tham se kishte me lujt nei ndeshje edhe me Palermon.

PS: A din gja a e ka vendos me cil komtare dan me lujt a?

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 20 Jul 2008 , 23:30

KRENARIA KUQ e BLU wrote:
vllaznia1919 wrote:Edgard Cani kalon ne huazim prej Palermos te Askoli!
Ma mire qe ka shku me Ascolin se n'at moshe qi asht ka nevoje me lujte. Megjithse tash qi iku Amauri tham se kishte me lujt nei ndeshje edhe me Palermon.

PS: A din gja a e ka vendos me cil komtare dan me lujt a?

thuj: a ka vendose me lujt me kombetaren shqiptare, se te ajo italiane sma merr mendja se e thrret kush.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sun, 20 Jul 2008 , 23:59

Man in Redblue wrote:
KRENARIA KUQ e BLU wrote:
vllaznia1919 wrote:Edgard Cani kalon ne huazim prej Palermos te Askoli!
Ma mire qe ka shku me Ascolin se n'at moshe qi asht ka nevoje me lujte. Megjithse tash qi iku Amauri tham se kishte me lujt nei ndeshje edhe me Palermon.

PS: A din gja a e ka vendos me cil komtare dan me lujt a?

thuj: a ka vendose me lujt me kombetaren shqiptare, se te ajo italiane sma merr mendja se e thrret kush.
Ekam fjalen per komtaret e moshave.
Flasin shum mire per kyt djalin Man in Redblue. E thrrasin "Vieri i ri". Vjet perveç Palermos qe e mori,e kerkoshin edhe Inter e Sampdoria.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 22 Jul 2008 , 11:47

Dëshira e Bushit, edhe një vit në Kombëtare

I ka mjaftuar një muaj e gjysmë terapi intensive te Herta e Berlinit, për t'u siguruar se mund të luajë edhe një sezon tjetër me fanellën e Kombëtares.

Alban Bushi, golashënuesi më i mirë i kuqezinjve, megjithëse në miqësoren kundër Polonisë më 27 maj nuk mori ftesë nga trajneri Ari Han, vazhdon të shpresojë se do të jetë pjesë e përfaqësueses edhe për sezonin e ardhshëm. "Jam rikuperuar plotësisht dhe kam dëshirë që të jem pjesë e Kombëtares edhe edicionin e ardhshëm", ka thënë sulmuesi për "Panorama". Problemet në këmbën e djathtë kanë marrë fund dhe lojtari synon që të bëjë një sezon të mirë në kampionatin grek, me skuadrën e tij Levadhiakos.
Si shkoi periudha e rikuperimit në Gjermani?
Për fatin tim të mirë gjërat shkuan shumë mirë. Tani kam filluar stërvitjet me skuadrën e Levadhiakos dhe nuk kam pasur probleme me këmbën. Në Gjermani punova me stafin mjekësor të Hertës së Berlinit për rreth një muaj e gjysmë dhe fizioterapisti i skuadrës bashkë me mjekun kanë bërë një punë të shkëlqyer. Sigurisht që e kishin paksa dorën të rëndë me çmimin (qesh), por gjithsesi ia vlejti, sepse tani jam në formë. Pas 25 ditëve në terapi zhvillova një minifazë përgatitore me skuadrën e Hertës në Austri, çka më ndihmoi të rifitoja besimin në vetvete. Kam punuar vërtet shumë dhe mendoj se tani jam gati për një sezon shumë të vështirë.
Gjatë kohës që stërviteshit te Herta, ju lindi ndonjëherë dëshira për të qenë pjesë e kësaj skuadre, apo për t'u transferuar në ndonjë ekip tjetër gjerman?
Sigurisht. Futbolli gjerman është pjesë e elitës së futbollit botëror dhe çdonjëri do të kishte dëshirën për të luajtur aty. Megjithatë, unë kam familjen time në Greqi dhe përveç kësaj oferta që më bëri Levadhiakos ishte vërtet joshëse. Pata kontakte nga disa klube gjermane, por nuk më bindën. Pastaj nuk mund të lija në baltë presidentin e Levadhiakosit, i cili bëri të pamundurën për të më marrë në skuadër.
A është i mjaftueshëm një emër si Levadhiakosi për të rifituar një vend në Kombëtare?
Së pari, askush nuk ka thënë që unë jam jashtë Kombëtares, të paktën jo zyrtarisht. Mendoj se trajneri Han jo më kot u interesua për mua gjatë kohës që ishte në Greqi pak muaj më parë. Së dyti, mos harroni se Levadhiakos është pjesë e Superligës greke dhe mendoj se nuk është një ekip i rëndomtë. Së treti, unë vendin në Kombëtare nuk e kam fituar falë emrit të skuadrave ku kam luajtur, por për golat e shumtë që kam shënuar. Edhe këtë sezon do të përpiqem të shënoj sa më shumë gola, pastaj të shohim se si do të shkojnë gjërat.
Meqë jemi te Kombëtarja, sa për qind jeni i bindur se do të vazhdoni të jeni pjesë e saj edhe sezonin e ardhshëm?
Këtë nuk e di, sepse e vendos trajneri. Unë mund të them se jam në formë të mirë dhe do të bëj maksimumin për të bindur trajnerin të më grumbullojë. Unë dëshiroj të luaj edhe edicionin e ardhshëm me përfaqësuesen dhe jam i bindur se mund t'i shërbej Kombëtares edhe për një vit. Do të përpiqem të shënoj sa më shumë që ta vë në pozita të vështira trajnerin, ashtu siç ndodhi dhe me Bariçin.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 27 Jul 2008 , 19:02

Miri lene Bushin, se e ka hanger livadin po une po te propozoj nji futbollist 19 vjec, shume te talentum. Ishalla ka sukses e Ishalla federata tregohet e shpejt me te.



Një “Tare” i ri, shënon si debutues në Austri

Futbollisti shqiptar Atdhe Nuhiu, u bë lojtari i dytë më i gjatë në Bundesligën austriake, me 197 centimetrat, menjëherë pasi firmosi për Austria Karnten. Me po kaq hapa të mëdhenj po ecën edhe karriera e tij. Para vetëm një muaji e gjysmë ai ishte lojtar i Ligës së Tretë austriake. Përnjëherë u bë profesionist, firmosi me Karntenin dhe përnjëherë shpërtheu në elitën austriake. Nuhiu 19 vjeç, të premten mbrëma, ka debutuar me Karntenin dhe ka arritur të shënojë një gol si dhe të asistojë në golin e dytë. Fatkeqësisht, këta dy gola nuk i mjaftuan skuadrës së tij të marrë pikë në javën e katërt të Bundesligës. Karnteni humbi nga LASK Linz me 3:2 . Në të vërtetë, Nuhiu pati në dispozicion rreth një çerek ore lojë për t’u dëshmuar. i mjaftuan. Pas gjashtë minutave aktivizim, ai realizoi me kokë duke e shfrytëzuar gjatësinë e tij. “Kur futem në lojë, unë gjithmonë jap maksimumin”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes për mediat kosovare. Futbollisti i lindur në Prishtinë, në Karnten u transferua gjatë merkatos së verës nga skuadra e Ligës së Tretë të Austrisë, FC Ëels. Më parë e kishte kërkuar edhe Riedi i Salihit. Në fakt mund ta bëjë këtë në kombëtaren kuqezi, skuadër në të cilën lojtari i ri aspiron të luajë. “Do të ishte një ëndërr”, tha ai për “Kohën Ditore” në Prishtinë. Nuhiu është futbollisti i dytë më i gjatë në Bundesligën e Austrisë, më i gjati nga të gjithë shqiptarët dhe ndër më të gjatit në Evropë, në përgjithësi. Atë e ndajnë vetëm 5 cm nga më të gjatit Jan Koller (Çeki) dhe Nikola Zhigiç (Serbi).

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 27 Jul 2008 , 21:16

Urimet Nuhiut per golin e ishalla i ec sa ma mire.
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Mon, 28 Jul 2008 , 16:24

ketu mund ta gjeni golin e nuhiut.
http://www.tvgolo.com/football.php?star ... ction=&id=&

duhet me shku tek faqja e trete dhe aty asht ndeshja Lask Linz-austria Karnten.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 30 Jul 2008 , 00:16

Na lodhna kot tuj i sugjeru lojtar federats se ata se kan menen aty.Apo jo vvvllznia???? :lol: :lol: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Wed, 30 Jul 2008 , 00:58

vllaznia1919 wrote:Na lodhna kot tuj i sugjeru lojtar federats se ata se kan menen aty.Apo jo vvvllznia???? :lol: :lol: :wink: :wink:
nqs lojtari i shkon me nje çek me 5000 euro ateher atyne i vijn ment.Atdhe Nuhiu asht nje talent per Austrin e jo per Shqipnin

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 30 Jul 2008 , 17:59

Nuhiu te bajn kyt vit nja 10-15 gola, atehere po ju siguroi qe e marrin ne kombetare. Nqs nuk shenon minimumi 10 -12 gola ne ligen austriake, nuk kena ca pretendojme me e fut ne kombetare.

Por zakonisht skema asht:
Lojtari X hala nuk asht titullar ose ka ba nai gol ne miqsore, dhe kerkon me u thirr ne kombetare; nqs ban gola, atehere nuk begenis me lujt per ngjyrat kuqezi...

Megjithate shpresoj se Nuhiu do te lujn per ATDHEUN e tij.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 31 Jul 2008 , 13:39

Man in Redblue wrote:Nuhiu te bajn kyt vit nja 10-15 gola, atehere po ju siguroi qe e marrin ne kombetare. Nqs nuk shenon minimumi 10 -12 gola ne ligen austriake, nuk kena ca pretendojme me e fut ne kombetare.

Por zakonisht skema asht:
Lojtari X hala nuk asht titullar ose ka ba nai gol ne miqsore, dhe kerkon me u thirr ne kombetare; nqs ban gola, atehere nuk begenis me lujt per ngjyrat kuqezi...

Megjithate shpresoj se Nuhiu do te lujn per ATDHEUN e tij.
mundet shume mire me u thirr ne U-21 e jo ne kombtaren e pare.tek ne skema asht te kaloj tek skuadra e par ti baj nja 15 gola te kerkohet nga nje klub i mire europian dhe pastaj me e thirr ne kombtare.nder kete kohe ky ka ba nja 10 ndeshje me kombtaren e shtetit ku jeton.nuk duhet te harrojm se ne 80% te lojtarve i hupim kur jane 17 vjeça e losin me U-17 e jo me kombtaren e pare.per fshf nje 17 vjeçar nuk asht talent sepse ato dojn vetem lojtar qe losin me skuadren e pare prandej ne i hupim te gjithe talentet dhe prandaj un i jap te drejte qe te losin me kombtaren tjeter sepse Shqiperia nuk i don ato lojtar dhe ai me te drejte ik

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 31 Jul 2008 , 15:00

vvvllaznia wrote:
Man in Redblue wrote:Nuhiu te bajn kyt vit nja 10-15 gola, atehere po ju siguroi qe e marrin ne kombetare. Nqs nuk shenon minimumi 10 -12 gola ne ligen austriake, nuk kena ca pretendojme me e fut ne kombetare.

Por zakonisht skema asht:
Lojtari X hala nuk asht titullar ose ka ba nai gol ne miqsore, dhe kerkon me u thirr ne kombetare; nqs ban gola, atehere nuk begenis me lujt per ngjyrat kuqezi...

Megjithate shpresoj se Nuhiu do te lujn per ATDHEUN e tij.
mundet shume mire me u thirr ne U-21 e jo ne kombtaren e pare.tek ne skema asht te kaloj tek skuadra e par ti baj nja 15 gola te kerkohet nga nje klub i mire europian dhe pastaj me e thirr ne kombtare.nder kete kohe ky ka ba nja 10 ndeshje me kombtaren e shtetit ku jeton.nuk duhet te harrojm se ne 80% te lojtarve i hupim kur jane 17 vjeça e losin me U-17 e jo me kombtaren e pare.per fshf nje 17 vjeçar nuk asht talent sepse ato dojn vetem lojtar qe losin me skuadren e pare prandej ne i hupim te gjithe talentet dhe prandaj un i jap te drejte qe te losin me kombtaren tjeter sepse Shqiperia nuk i don ato lojtar dhe ai me te drejte ik

vvvllaznia kyt teme e kena diskutu disa here dhe dihet se kena mendime te ndryshme. Fakti asht se na kena nji problem shume te madh: kombetarja shqipatre asht dobet dhe ne eliminatore e boterorit do te kaloje, e shumta, Malten dhe Hungarine, ma shume jo.
Ne eliminatoret e ardhshme shorti mund te na bijn me Malin e ZI, dhe perfytyro psh. cfare turpi asht ba me te mujt mrend Mali i ZI.
Pytja jeme asht: Cfare zgjidhjet sygjeron ti ????

Une e di se federata (sic cdo institucion tjeter shqiptar) asht e korruptume (njashtu sic do te jete dhe ajo kosovare), por une personalisht ne keto kushte nuk di zgjidhje tjeter vec se me i kshillu futbollistave shqiptare qi me ba durim dhe sakrifice dhe nqs zemra e tyne rrah per flamurin kuqezi, e bajn kyt sakrifice.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 31 Jul 2008 , 16:42

Man in Redblue wrote:
vvvllaznia wrote:
Man in Redblue wrote:Nuhiu te bajn kyt vit nja 10-15 gola, atehere po ju siguroi qe e marrin ne kombetare. Nqs nuk shenon minimumi 10 -12 gola ne ligen austriake, nuk kena ca pretendojme me e fut ne kombetare.

Por zakonisht skema asht:
Lojtari X hala nuk asht titullar ose ka ba nai gol ne miqsore, dhe kerkon me u thirr ne kombetare; nqs ban gola, atehere nuk begenis me lujt per ngjyrat kuqezi...

Megjithate shpresoj se Nuhiu do te lujn per ATDHEUN e tij.
mundet shume mire me u thirr ne U-21 e jo ne kombtaren e pare.tek ne skema asht te kaloj tek skuadra e par ti baj nja 15 gola te kerkohet nga nje klub i mire europian dhe pastaj me e thirr ne kombtare.nder kete kohe ky ka ba nja 10 ndeshje me kombtaren e shtetit ku jeton.nuk duhet te harrojm se ne 80% te lojtarve i hupim kur jane 17 vjeça e losin me U-17 e jo me kombtaren e pare.per fshf nje 17 vjeçar nuk asht talent sepse ato dojn vetem lojtar qe losin me skuadren e pare prandej ne i hupim te gjithe talentet dhe prandaj un i jap te drejte qe te losin me kombtaren tjeter sepse Shqiperia nuk i don ato lojtar dhe ai me te drejte ik

vvvllaznia kyt teme e kena diskutu disa here dhe dihet se kena mendime te ndryshme. Fakti asht se na kena nji problem shume te madh: kombetarja shqipatre asht dobet dhe ne eliminatore e boterorit do te kaloje, e shumta, Malten dhe Hungarine, ma shume jo.
Ne eliminatoret e ardhshme shorti mund te na bijn me Malin e ZI, dhe perfytyro psh. cfare turpi asht ba me te mujt mrend Mali i ZI.
Pytja jeme asht: Cfare zgjidhjet sygjeron ti ????

Une e di se federata (sic cdo institucion tjeter shqiptar) asht e korruptume (njashtu sic do te jete dhe ajo kosovare), por une personalisht ne keto kushte nuk di zgjidhje tjeter vec se me i kshillu futbollistave shqiptare qi me ba durim dhe sakrifice dhe nqs zemra e tyne rrah per flamurin kuqezi, e bajn kyt sakrifice.
ne radhe te par nuk duhet me paragjyku nje federate tjeter sepse nuk don me than qe ato kan me ken te korruptuar vetem sepse asht e jona.sot sigurisht nuk mund ti gjykojm meqe ne FFK nuk leviz asnje lek keshtu qe nuk kan se si me ken te korruptuar.Meqe fole per malin e zi po te tham qe U-21 e malit te zi ka nje shqiptar prej Pejet qe quhet Fatos Beqiraj i vitit 88 qe asht transferu janarin qe kaloj tek Buduçnosti dhe per gjasht muj shenoj 9 gola kurse per eliminatoret e championist kunder Tampere te Finlandes shenoj te dy golat e skuadres te vet.nuk e kam pa duke lujt por besoj qe nqs i kishte ardhe edhe ftesa e Shqiperise nuk kishte arsy pse me e rrefuzu meqe deri ne janar lunte ne Peje.kurse U-19 e maqedonise ka ne perberjen e vet Shaban Feratin Borussia Dortmund (U-19) dhe Sevdail Selmanin Bayer Leverkusen II.Edhe keta besaj qe nqs i kishte thirr Shqiperia kishin pranu sepse nuk asht maqedonia ma e mire se ne megjithese na mujti mren ne Shkoder.Po te jap keto dy shembuj vetem me te thane se si kombtare ne te njejtin nivel na i marrin talentet dhe losin neper grupmoshat e kombtareve te tyre sepse ne e kena zakon me thane qe talentet dojn vetem kombtaren A ose nuk vijn per shkak te pashaportes mos me hup ate gjermane.Un nuk e di a jane keta te tre per kombtaren shqiptare(besoj dy te gjermanise po) por di qe asnjenit prej tyne nuk i asht dhan mundsia me lujt per Shqiperine dhe nuk besoj me shku ne Podgorice asht shume e veshtire.Kurse besoj qe Shaban Ismaili asht shembulli ma i mire qe mund te marr vetem me verifiku fjalet e mija.Nuk asht per kombtaren A e as per U-21 por besaj qe asht luks per kombtaren tone U-19 me aktivizu nje lojtar te Sttutgardit qe pyt per te tranjei aktual i Shqiperise ne nje ndeshje qe kishte shku me pa tjeter kend.Teshti edhe un po te baj nje pytje.Pse Ismaili nuk duhet me pranu ftesen e Maqedonise ose te Gjermanise(nuk ka me i ardhe kurre) meqe ka ba te gjitha qa ka pas mundsi per ate te Shqiperise(asht testu 2 jave dhe ka dhane disponibilitetin e vet).
Me tu pergjigj pytjes tande po te them qe normalisht edhe un vetem kam durim dhe shpresoj ne dit ma te mira sepse sigurisht asht dhe do te mbes kombtarja e jeme por nuk besaj se kena drejt me sha ato persona qe thjesht jane viktimat e FSHF.Mandej nqs ka me ken i njejti mut edhe FFK ateher kena me luftu per vendin e fundit te dyja palet,nqs ka me ken nje federate serioze nuk besaj se ka me ken e veshtir per mu me ba tifo per raprezentacionin e Kosoves.me fal per gjatesin e pergjigjes

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 06 Aug 2008 , 07:31

LORIK CANA NUK DO TE RRI PERJET ME OLIMPIKUN E MARSEJES

Lorik Cana, futbollisti shqiptar me i shtrenjte shqiptar (14 milione euro vlera e kartonit, ose sa 18 here me shume sa shpenzon Tirana ne nje sezon, klubi i me pasur ne Shqiperi) nuk e hedh poshte mundesine e largimit nga Olimpiku i Marjeses. Kapiteni 24-vjecar i te vetmit klub francez, qe ka mundur te fitoje Ligen e Kampioneve, vleresohet nga ekspertet franceze te futbollit, si nje nder lojtaret me te mire aktualisht ne Ligen 1 transalpline. Cana ka nje kontrate deri ne vitin 2012 me Olimpikun e Marsejes, teksa ka sherbyer kater vjet per skuadren me popullore ne France. Cana eshte rrefyer gjate per gazeten rajonale "La Provence", ku thekson edhe momentet e karrieres se tij ne "Velodrome". Ish-lojtari i Paris Sen Zhermenit, eshte shnderruar ne nje gur qosheje, me polivilancen dhe performancen e roleve te tij, nga mesfusha shkaterruese ne qender te mbrojtjes. Ne mediat franceze te specializuara per merkato ende kujtojne interesimin e Evertonit ne Angli, Romes ne Itali apo Realit te Madridit ne Spanje. "Une jam ne vitin e katert, jam kapiten, kam shume arsye per te qene mirenjohes. Une identifikohem me kete klub, te cilin e kam ka dashur qysh kur kam qene nje femije i vogel, pelqej rajonin, qytetin. Por, kjo nuk do te thote se do te jem i detyruar te qendroj ketu gjate gjithe karrieres sime", shpjegoi Cana. Shqiptari nuk sakteson se kur kjo deshire e tij do te realizohet. Por, deklarimi i tij publik, duke se parakupton se fundi nuk do te jete i larget. Futbollisti shqiptar me i paguar, Lorik Cana, (2 gola sezonin e kaluar ne Ligen 1 franceze) pohon se ka pare gjithcka te Marseja. "Omlimpiku i Marsejes eshte nder klubet me te medha ne France. Qysh kur kam qene ketu, i kam njohur te gjitha: vendin e fundit, rikthimit, piken e larte e te ulet. Por, me gjithe rezultatet e mira ende nuk kemi fituar asgje. Eshte koha per te fituar nje trofe, per te pretenduar se kam permbushur detyren time te Olimpiku i Marsejes", deklaroi ai. Ne prag te largimit nga Marseja eshte edhe sulmuesi i njohur Xhibril Sise (16 gola sezonin e kaluar), i cili kerkohet nga Mancester Siti ne Angli. Ne turin e trete eliminator te Liges se Kampioneve, Olimpiku i Marsejes i kapitenit shqiptar Lorik Cana do te perballet me fituesen e ciftit Bran Bergen (Norvegji)-Ventspils (Letoni). Sipas tij, te gjitha ekipet qe jane aty, kane kualitete, edhe pse duhet pranuar se disa kane dicka me shume se te tjerat, duke shtuar se, eshte nje short i mire, por akoma nuk eshte fituar asgje.

Nese Marseja do te kaloje turin, Lorik Cana do te jete i vetmi futbollist dhe kapiten shqiptar ne fazen e grupeve ne Ligen e Kampioneve. Sezonin e kaluar me Lacion ishte dhe Igli Tare (sot drejtor teknik), nderkohe qe dy vjet me pare, ne kompeticionin me te rendesishem luajti me fanellen e Hamburgut, Besart Berisha (1 gol), sot luan me Bernlin.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 11 Aug 2008 , 00:50

Besart Berisha, debutim me dopietë për Rosenborg



Besart Berisha duket se është rikthyer më së miri në futbollin e luajtur. Vetëm pak ditë pasi është transferuar në formë huazimi te skuadra më e madhe norvegjeze Rosenborg shqiptari ka bërë edhe debutimin më skuadrën e tij të re. Dhe çfarë debutimi. Duke shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij duke bërë menjëherë diferencën te skuadra norvegjeze.

Berisha është futur si titullar në këtë përballje duke luajtur në sulm bashkë me Steffen Iversen. Ky i fundit ka shënuar golin e parë për Rosenborg në minutën e 10-të, ndërsa golat e Besart Berishes kanë ardhur në harkun e dy minutave, në të 52-tën dhe 54-tën.

Besart Berisha ditë më parë është huazuar te Rosenborg në mënyrë që të rikthejë sa me shpejt formën e tij pas dëmtimit që e kishte lënë jashtë fushave për një vit.

Kosovari 23-vjeçar duket se përshtatet shumë mirë në futbollin skandinav. Më parë ai ka luajtur në Danimarkë me Aalborg dhe Horsens. Me këtë të fundit të sezonin 2005-06 ka shënuar 11 gola duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

E Diele, 10 Gusht 2008
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 11 Aug 2008 , 00:53

nuk e disha per kyt transferim ishalla e merr vedin sa ma pare dhe ne sezonin tjetur ne ndonje skuader ma te madhe dhe jo bernly ishalla
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Mon, 11 Aug 2008 , 11:13

a merr pjese ne champions league kyt vit rosenborg?

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Mon, 11 Aug 2008 , 13:25

KRENARIA KUQ e BLU wrote:a merr pjese ne champions league kyt vit rosenborg?
ne kupe uefa

Post Reply