Java e 9 - te e Superliges

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Java e 9 - te e Superliges

Post by Admin » Sat, 29 Oct 2005 , 16:28

Vllaznia ka arrit me fitu ndeshjen e rradhes kunder Skenderbeut te Korces , e vlefshme per javen e 9-te te kampionatit shqiptar me rezultatin 2 - 1 .
Ne min e 58 , ka qene futbollisti i sapoardhur , braziliani Rinaldo , ai qe ka kalu ne avantazh Vllaznine , por Skenderbeu eshte kunder pergjigjur mjaft mire duke shenuar golin e barazimit vetem 2 min me vone me ane te Gentian Liçit .
Por Vllaznia ka kembgulur dhe e ka arrit fitoren me ane te perhershmit Viorensin Sinani ne minuten e 78 .
Me kete fitore duket se Vllaznia , po ben kthesen e shum pritur nga te gjith tifozet shkodran .
Shpresjme qe te vazhdoj kshu edhe ne ndeshjet e ardhshme !!!
Te shtunden e ardhshme Vllaznin e pret nje ndeshje shum e veshtire kunder Tiranes e cila sot ka fituar kunder Partizanit .

Ja rezultatet e plota te kesaj jave :

Vllaznia - Skenderbeu 2 - 1
Rinaldo 58' , Sinani 78' / Liçi 60' .


Tirana - Partizani 1 - 0
Muka 90' (p)

Besa - Lushnja 0 - 0

Shkumbini - Elbasani 1 - 2
Stafa '63 / 49' , 59' Bejzade

Dinamo - Teuta (luhet te dielen)
Vllaznit Ultras

Image

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Sat, 29 Oct 2005 , 19:56

Hajt Ishalla Naqe :)

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sat, 29 Oct 2005 , 22:20

Me kete fitore duket se Vllaznia , po ben kthesen e shum pritur nga te gjith tifozet shkodran .
Shpresjme qe te vazhdoj kshu edhe ne ndeshjet e ardhshme !!!

Admin
edhe pse vllaznia ka fitu ne kete ndeshje ato pak spektatore qe jan kene ne stadium (jan njeh me gishta tifozat ne shkalla te stadiumit) nuk kan lane shije te mire lojtaret tone ne fushe .ma teper goli sinanit ka kene nje gabim i mustafes sesa naj aksion i mirefillte.une me te ndigjume e kam sepse nuk kam kene ne stadium por puna me vllaznine asht keq kto kohet e funit.po me vjen keq qe nuk e paskeni marre ose pa te "sporti shqiptar" nje leter nga nje tifoz shkodran per pakenaqesite qe verehen ne keto dite ne mesin e tifozave shkodran.
ne emisionin e telesportit sonte per vllaznine u fol ma teper per humbjen e tifozerise ne shkallat e stadiumit sesa per fitoren e saj .edhe ne emisionet ne radio ku jepen komentet e ndeshjeve drejtperdrejt asht fole me shume per shkallat bosh te stadiumit sesa per ndeshjen .
ka ardhe koha qe gjanat me ndryshu e kto duhet me fillu prej kreut e me vazhdu poshte te lojtaret e vllaznise te cilet nuk kan asnje shenje motivimi me lujte per ngjyrat kuqeblu e per nderin e shkodres por te duket sikur dalin me zori ne fushe .
me vjen keq me i fole kta fjale por ky asht realiteti ne shkoder.vllaznia asht tuj humbe tifozat e vet e kjo asht ma keq se me ra ne kategorine e dyte. :cry: :cry: :cry:

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Sat, 29 Oct 2005 , 23:00

ne pergjithesi jam dakord me ato qe tha redblueboys qe edhe pse fitume me Skenderbeun Vllaznia nuk asht ma si ma perpara. Skenderbeu asht nje nga skuadrat ma modeste te Superliges dhe fitorja e ngushte 2 me 1 nuk duhet te na gezoje aspak nqs gjithmone duam te pretendojme te pakten per vend ne kupat e europes se titulli me kete ekip qe kemi sivjet asht iluzion. Pavaresisht cfare thote trajneri Dedja qe kemi shpresa per titull,
per mua futja ne kupat e europe do ishte sukses.
Te vjen keq qe duhet me e pohu por ky asht realiteti.
Sa per tifozat nuk besoj se Vllaznia i ka humb tifozat e saj por jane rezultat e ekipit ne kohet e fundit qe kane larguar tifozat plus ne kete ndeshje ishte perballe Skenderbeu, nje ekip modest.
Nqs e shikon foton qe kam poshte nickut tim, ate e kam ba vete personalisht kete vere kur isha ne stadium me pa ndeshjen Vllaznia-Tirana dhe stadiumi ishte plot mbi 12.000 vete, por rezultatet e koheve te fundit zhgenjyen shume.
Por ma e keqja e gjithe kesaj eshte se nuk ka me SHPIRT ne fushe nga lojtaret, pervec Sinanit qe mbetet emblema e Vllaznise apo 2-3 te tjereve pjesa tjeter pervec qe jane lojtare te dobet nuk japin as 60% te mundesive te tyre ne fushe.

Te shohim rezultat ne vazhdim duke fillu nga superndeshja me Tiranen javen e ardhshme e cila na rrahi brenda ne Shkoder javen e pare duke mos pas Patushin as blemjen e fundit nga Dinamo qe jane te dy lojtare cilesor, kete e tregon goli i Patushit qe i bani Tiranes ne ndeshjen e pare dhe qe ishte per mua lojtari me i mire i Vllaznise kur luante per ne.

Megjithate shpresojme te nje fitore ne Tirane por do jete shume e veshtire.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Genti-Kanada
Antar
Antar
Posts: 45
Joined: Fri, 04 Mar 2005 , 16:26
Location: Kanada
Contact:

Post by Genti-Kanada » Sun, 30 Oct 2005 , 01:21

Ne rradhe te pare susksese ekipit per kete fitore qe sa do e ngushte te jete ka vleren e tre pikeshit dhe ne kete gjendje qe eshte ekipi me shume rendesi kane piket se sa loja. Ne fakt ne si tifoza jemi mesu me pa nje vllazni qe dhuronte spektakel e gola ne fushe por atehere vllaznia kishte ne gjirin e saj lojtar klasi qe te them te drejten nuk i ka sot dhe tani ka pak skuadra te dobeta. Qe Besa fiton ne shkoder fiton ne durres dhe sot barazoj me Lushnjen. Apo shume skuadra kan arrit me i marr pik Tiranes si ne Tirane ashtu edhe ne fushen e vet.Shkumbini p.sh qe ndodhet ne fund i mori barazim tiranes. Tani eshte shume e veshtire te fitosh kunder skuadrave te ashtequajtura te vogla pasi ato nuk bejne gje tjeter veqse mbrohen me 11 lojtar dhe ne keto kushte eshte e veshtire te fitosh. Gjithsesi shpresojme qe te mos prishet seria e fitoreve per Vllaznine dhe mos ta kthejme ne mode qe te fitojme brenda e te humbasim jashte se vetem ashtu nuk pretendohet.Hajt tung edhe para Vllaznia.
Para Vllaznia

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 30 Oct 2005 , 04:24

redbluboys wrote:
Me kete fitore duket se Vllaznia , po ben kthesen e shum pritur nga te gjith tifozet shkodran .
Shpresjme qe te vazhdoj kshu edhe ne ndeshjet e ardhshme !!!

Admin
edhe pse vllaznia ka fitu ne kete ndeshje ato pak spektatore qe jan kene ne stadium (jan njeh me gishta tifozat ne shkalla te stadiumit) nuk kan lane shije te mire lojtaret tone ne fushe .ma teper goli sinanit ka kene nje gabim i mustafes sesa naj aksion i mirefillte.une me te ndigjume e kam sepse nuk kam kene ne stadium por puna me vllaznine asht keq kto kohet e funit.po me vjen keq qe nuk e paskeni marre ose pa te "sporti shqiptar" nje leter nga nje tifoz shkodran per pakenaqesite qe verehen ne keto dite ne mesin e tifozave shkodran.
ne emisionin e telesportit sonte per vllaznine u fol ma teper per humbjen e tifozerise ne shkallat e stadiumit sesa per fitoren e saj .edhe ne emisionet ne radio ku jepen komentet e ndeshjeve drejtperdrejt asht fole me shume per shkallat bosh te stadiumit sesa per ndeshjen .
ka ardhe koha qe gjanat me ndryshu e kto duhet me fillu prej kreut e me vazhdu poshte te lojtaret e vllaznise te cilet nuk kan asnje shenje motivimi me lujte per ngjyrat kuqeblu e per nderin e shkodres por te duket sikur dalin me zori ne fushe .
me vjen keq me i fole kta fjale por ky asht realiteti ne shkoder.vllaznia asht tuj humbe tifozat e vet e kjo asht ma keq se me ra ne kategorine e dyte. :cry: :cry: :cry:

Pershendetje !!!

Te falenderoj shum per kete informacion rreth Vllaznise , dhe me than te drejten un fatkeqsisht nuk jetoj ne shkoder ne menyre qe te ndjeku Vllaznine nga afer , dhe nuk kam mjete tjera informacione pervec internetit apo disa miqve , keshtu nuk mund te flas me kompetenca ose me saktesi ate se cfare po ndodh me Vllaznine apo me Tifozat e saj :? :(
Sa i takon nderrimit qe thua nga kreu deri ne fund jam plotesiht dakort pasi deri tani drejtuasit nuk kane tregu aspak profesionalizem (gjithmon sipas mendimit tem personal ) dhe nuk kane dite te menaxhojn ashtu sic duhet ekipin !!!

Sa i takon deklarates te Dedjes , jam plotesisht dakort me juve dhe sic e kam shkru edhe ne nje teme tjeter te forumit , Vllaznia aktulisht nuk ka nje skuader qe te pretendoje per titull .....
Me than te drejten ate letren e atij tifozit Shkodran nuk e kam lexu dhe nuk kam ndogju per te pasi tek Sporti Shqiptar , zakonisht nuk paraqesin letrat e lexuesve , do ju isha shum mirnjehes nqs do te keni mundesi ta publikoni ate leter ketu !!
Per braktisjen e Vllaznise nga tifozat eshte nje realitet i hidhur , per vete faktin qe Vllaznia nuk eshte "mesuar" te mos mbeshtet nga tifozeria .
Un nuk jam dakort me kuqeblu4ever sepse kunder tiranes ka qene ndeshja e pare e kampionatit Shqiptar dhe normalisht qe eshte ndejkur nga shum tifoze pasi ne fillim nga presidenca u pretendua se fushata e blerjeve ishte e sukseshme dhe e rendisnin veten (Vllaznine) si ekip pretendent fale kesaj fushate e cila ne te vertet ishe nje "Flop" i vertete !!!
Ne ndeshjen per kupe kunder Beses (Besa e vendit te pare te kampionatit) nuk kane qene shume tifoza ne stadium , pasi Vllaznia me lojen dhe rezultatet qe po ben po Na Zhgenjen Shum !!!!!

Shpresojme qe Vllaznia ta marre vetem sa me pare !!!

Shendet e pare !!!
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 30 Oct 2005 , 04:49

Pershendetje serish !!!

Ja shikone ktu se sa shum tifoza kan ken kete ndeshje kunder Skenderbeut :( :shock: :cry:

http://www.fkvllaznia.net/main/album/di ... um=9&pos=0


Me gjithmend qe me te ardh keq !!!!!!
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply