Post
by jeti » Wed, 02 Jul 2008 , 17:06
FC Koper, klubi me një histori... borxhesh
Logoja e
ekipit slloven
FC Koper
FC Koper është ekipi i qytetit të Koperit në Slloveni dhe në përfundim të
sezonit të kaluar është renditur në vendin e tretë në kampionat. Klubi është
themeluar në vitin 1955 me emrin NK Koper, kur u formua nga bashkimi i dy
ekipeve te tjera: Aurora dhe Meduza. Klubi ka luajtur me emra të ndryshëm
në liga të ndryshme të ish-Jugosllavisë deri më 1991-shin dhe ka qenë një
nga skuadrat më të suksesshme të Sllovenisë. Mbasi Sllovenia u bë e
pavarur, klubi ka milituar në ligën e parë dhe të dytë. Në fillim renditej në
mesin e tabelës, ndërsa në fund të viteve ‘90-të ra në ligën e dytë, për
shkak të disa problemeve serioze dhe ndryshoi emrin në FC Koper, në
mënyrë që të shpëtonte nga shlyerja e borxheve. Në sezonin 2003–2004
luajti për herë të parë në Kupën Intertoto. Më pas erdhën dy vite në anonimitet,
si pasojë e probleme financiare, sepse ish-pronari, Georg Suban, e
futi në borxhe klubin dhe më pas u largua duke marrë gjysmën e skuadrës
për te ekipi i NK Murës. Mirëpo tifozët e morën në kontroll klubin dhe u
përpoqën ta shpëtonin nga falimentimi, duke ia dalë me sukses. Në sezonin
2005–2006, Mladen Rudonja u kthye në krye të klubit dhe solli me vete
biznesmenin serbo-amerikan Milan Mandariç, i cili shleu të gjitha borxhet.
Në fundin e sezonit 2006-2007, FC Koper fitoi për herë të parë Kupën e
Sllovenisë. “Bonifika” është stadiumi i skuadrës dhe emri i tij vjen nga zona
ku ndodhet. Stadiumi ka nja kapacitet prej 4.500 vendesh
KY ARTIKULL ESHTE MARR NGA PANORAMA SPORT.