Kupa Uefa

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Tue, 01 Jul 2008 , 18:56

Na dhe Partizani kena kunershtar koti dhe duhet sezban me kalu si na si Partizani. Dinamos i ka ran me nje ekip serbsh te Bosnjes, qe nuk asht ekip i leht. Lexova me i vend qi kane disa lojtar qi kane lujt ne ligen serbe, pra nuk e kan aq kallaj. Nqs Dinamo ka me rujt grupin qi ka pas vjet, duhet me kalue turin.
Vllaznia ne zemer
Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 01 Jul 2008 , 18:59

Po me vjen mire per shortin e aq ma teper qe na ka ra me nji ekip slloven se e kena afer :D

Koper nuk me duket ndoj ekip i forte.
Ne kupen Uefa ka marre pjese 4 here duke humb te 4 ndeshjet.
Vllaznit Ultras

Image

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Tue, 01 Jul 2008 , 19:32

Uroj qi tan ekipet tona, ta kalojn turin e pare. Jena shume poshte ne renitjen e UEFA.
Vllaznia ne zemer
Image

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Tue, 01 Jul 2008 , 20:32

He ma a thoni kena naj shanc kunder ekipit qe na paska ra a ?Ishalla e kalojm te pakten turin e pare.
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 02 Jul 2008 , 10:37

Partizani e Vllaznia “peshkojnë” Shirokin e Koperin


Të martën, më 1 korrik u hodh në Nion të Zvicrës shorti i Kupës UEFA, ku marrin pjesë dy ekipe shqiptare, Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë dhe Partizanit, vendi i dytë në sezonin 2007-2008.

PARTIZANI-SHIROKI BRIJEG

Partizani, nënkampioni i Shqipërisë, do të përballet në turin e parë të Kupës UEFA kundër Shiroki Brijeg, nënkampiones së Bosnjë-Hercegovinës. Skuadra boshnjake Shiroki Brijeg, është një emër i njohur për ambientin e futbollit shqiptar, pasi eliminoi Teutën në turin e parë eliminator të sezonit 2005-2006. Edhe pse durrsakët fituan ndeshjen e parë në “Niko Dovana” 3-1 humbën dy javë më pas në Bosnjë me rezultatin e pastër 3-0. Shiroki ka një moshë të afërt me Partizanin. Skuadra e kuqë është themeluar në vitin 1946, ndërsa ajo boshnjake në vitin 1948. Shiroki ka në palmarasin e vet 3 tituj kampion të Premier Ligës (2004, 2006, 2007) dhe katër trofe si kampione e Ligës së Parë boshnjake (1994, 1995, 1996, 1998). Bilanci i Partizanit në Europë është 41 ndeshje, 8 fitore, 6 barazime dhe 27 humbje.

KOPER-VLLAZNIA

Vllaznia duhet të jetë më e pakënaqura nga shorti, pasi kundërshtari i saj është skuadra sllovene Koper. Fituesja e Kupës së Shqipërisë, megjithatë sezonin e kaluar në turin e parë të Kupës Intertoto eliminoi pikërisht një skuadër kroate, NK Zagreb (1-2 në Kroaci, 1-0 në Shkodër). Bilanci i Vllaznisë në Europë është 28 ndeshje, 8 fitore, 1 barazim dhe 19 humbje. FCKoper është themeluar në vitin 1955. Ndeshja e parë do të luhet në Slloveni (17 korrik), ndërsa ajo e kthimit në Shkodër (22 korrik).





Kupa UEFA

Turi i parë

17-22 korrik 2008

Siroki Brijeg (Slloveni)-Partizani (Shqipëri)

Koper (Slloveni)-Vllaznia (Shqipëri)

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Wed, 02 Jul 2008 , 14:12

kristiani wrote:He ma a thoni kena naj shanc kunder ekipit qe na paska ra a ?Ishalla e kalojm te pakten turin e pare.
Nqs nuk munena me mun as keipine kategorise se 4 te jogosllaveve, asht ma mire, mos me lujt ma ne kupet e evrops.
Vllaznia ne zemer
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 02 Jul 2008 , 23:43

Ekip ma te dobte se kta skena ku e gjejme.Ne kjofte se smunena me mujt as kta dmth qe jena kot simjet!
E paskan edhe nji shqiptar sa per shans kta sllovent. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jonispapis18
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 2
Joined: Wed, 15 Aug 2007 , 04:57

Post by jonispapis18 » Tue, 15 Jul 2008 , 05:33

besoj se vllaznia barazon 1-1 ne slloveni dhe fiton 2-0 ose 1-0 ne shkoder

Agush
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 3
Joined: Tue, 15 Jul 2008 , 18:18

Post by Agush » Tue, 15 Jul 2008 , 19:47

Nuk duhet nenvletsu Koperi, ne ndeshjen miqesore qe zhvilloi me wisla krakow barazoi 1-1 ,edhe gjithe e dim qe Wilsa eshte ekip i forte!

Ndeshjet e para jane gjithmone decizive,nje barazim ose nje humbje minimale me gol n'fushen kundershtare e ben akoma me t'lehte kualifikimin!

Suksese
One team one Dream "Tirona"

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Wed, 16 Jul 2008 , 00:26

Pa kur u bame na me nenvleftesu maj naqe pash zoten,tjert gjithmon na kan nenvleftesu.
Skena percik na me percmu te tjeret,jena heret hala.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Thu, 17 Jul 2008 , 11:09

Cfar oret a ndeshja? A e nep kush a?

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 18 Jul 2008 , 15:21

Xhani: Bëmë gol, gjyqtari na e mohoi

Përtej kënaqësisë së sigurimit të një barazimi të vyer në transfertë,
të kuqtë kanë patur edhe pretendimet e tyre për gjykimin e
mbrëmshëm. Në linjë telefonike nga Bosnja, numri një i Partizanit,
Albert Xhani ka rrëfyer, veç gëzimit të rezultatit pozitiv, edhe
për episodin e një goli të mohuar nga gjyqtari: “Natyrisht që barazimi
i marrë në një fushë si kjo e Bosnjes nuk është pak. E të
thuash që mund të kishim dalë me më tepër, përderisa në minutat
e fundit, gjyqtari i takimit nuk na akordoi një gol, pas gjuajtjes së
Dhëmbit, megjithëse topi hyri disa centimetra brenda vijës fatale
të portës. Kjo i shtohet një sër momentesh të tjera, ku ne si Partizan
mendojmë se nuk u gjykua ashtu si duhet. Sidoqoftë kthehemi
në Tiranë me optimizmin se kualifikimi është i mundshëm”.



Si asht i papam ky njiri: tan bota dhe krijesat e saj jan vu kunder Xhanit tshkrete

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Fri, 18 Jul 2008 , 16:04

ndoshta ka kene gjujtja me dore e prandaj ka kene i pavlefshem goli... :lol: :lol:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 18 Jul 2008 , 19:10

shv13 wrote:ndoshta ka kene gjujtja me dore e prandaj ka kene i pavlefshem goli... :lol: :lol:

po qysh kur nuk u lejoka me ba gol me dore ??!!! Po Dhembi a i ban njashtu gol vllaznise per kupe :evil: :D :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Jul 2008 , 22:04

Pranej e kerkon xhani se asht msu me gola me dor! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 22 Jul 2008 , 11:51

Vllaznia, të gjithë besojnë te kualifikimi i sigurt

Duhen edhe 90 minuta që Vllaznia të shijojë kualifikimin, por duket se të gjithë në kampin shkodran tashmë e quajnë atë një formalitet. Jo më shumë për dobësi të kundërshtarit, por për besimin që kanë te vetja. Të njëjtën gjë thekson edhe trajneri Agim Canaj, i cili kërkon nga të tijtë që të jenë të kujdesshëm në ndeshjen e kthimit, pasi kundërshtari e demonstroi edhe në Slloveni se nuk e përtyp lehtë eliminimin. "Mund të them se skuadra dha maksimumin në këtë ndeshje, - thotë Canaj. - Morëm një rezultat shumë të mirë. U mbështetëm gjithmonë te forca e grupit. Duke parë që është një tur me dy ndeshje dhe prandaj ne synuam një fitoren që do të na e bënte me të lehtë kualifikimin në shtëpi". Megjithatë ai kërkon kujdes për ndeshjen e kthimit. "Ishte një ndeshje e vështirë, pasi luanin përballë skuadrave më mirë të organizuara në infrastrukturë dhe në shumë drejtime të tjera, - vazhdon më tej trajneri. - Duke e ditur se ata e kanë filluar shumë më shpejt fazën përgatitore dhe kampionatin dhe duke pasur një kontingjent të stabilizuar. Ne kishim besim te forcat tona dhe e nisëm me shumë besim edhe lojën. Kishim mundësi edhe të trefishonim në rastet e shumta që krijuam. Ata na vunë nën presion për gjatë gjithë pjesë së dytë, megjithatë ne ia dolëm. Nëse në ndeshjen e kthimit do të jemi të përqendruar si në ndeshjen e parë, me siguri do të mund të arrijmë kualifikimin".

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Tue, 22 Jul 2008 , 15:19

E konsiderojne kualifikimin si formalitet? Ishalla s'e bajn at gabim se tash po e hajn qafen e pats. Nuk kena b... na me fitu pa u impenju, me kerkend.

PS: A e nep kush ndeshjen a?

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 24 Jul 2008 , 09:15

Mbrojtësi kërkon të eliminohet euforia para Koperit
Thirrja e Beqirit: Ende
s’jemi të kualifikuar
“Rivalë të rrezikshëm e të paparashikueshëm. Kujdes!”

Pas fitores 1-2 në fush
ën kundërshtare,
shkodranët janë
shumë pranë kualifikimit për
në turin tjetër të Kupës UEFA.
Drejtuesit dhe vetë lojtarët e
ekipit shkodran tregohen të
matur në deklaratat e tyre për
ndeshjen e kthimit ndaj NK
Koperit më 31 korrik. Për një
prej shtyllave të skuadrës në
repartin e mbrojtjes, ishmbrojtësin
e ekipit tonë përfaqësues
Elvin Beqiri, kualifikimi
nuk do të jetë aspak i
lehtë. “Për kualifikimin po
mendojmë seriozisht të gjithë,
pasi kemi bërë një hap të
madh përpara në ndeshjen e
parë. Mund të them me bindje
se jemi shumë pranë kalimit
të turit, pasi një fitore në
takimin e parë nuk arrihet pa
meritë e kjo na jep një siguri
për ndeshjen e kthimit.
Megjithatë, në asnjë mënyrë
nuk do ta quaja një takim të
lehtë për ekipin tonë dhe nuk
duhet të mendojmë se jemi të
kualifikuar. Kjo do të ishte
fatale për ne. Nuk mendoj se
kemi luksin për të nënvlerësuar
një kundërshtar të tillë”,
ka thënë Beqiri. Shkodrani
mendon se një rezultat i tillë
është premtues dhe të jep besim
që gjithçka është kryer,
por ai dhe shokët e skuadrës
duhet të jenë të kujdesshëm,
sepse mund të ndëshkohen
dhe të hedhin në erë gjithçka.
“Nuk duhet të bazohemi
te rezultati i takimit të parë
për të gjykuar forcën e
kundërshtarit që kemi pasur
përballë. Ne atë takim e filluam
në mënyrën më të mirë
të mundshme dhe pastaj
shfrytëzuam mirë hapësirat
e kundërshtarit, ku duhet të
kishim përfituar më tepër.
Por dua të them gjithashtu
se, do të kemi përballë një
ekip të fortë që luan mirë futboll
dhe që të krijon brenda
një takimi shumë situata
shumë të vështira. Mendoj
se na pret një punë e madhe
dhe duhet të jemi të përgatitur
për këtë, pasi tani e njohim
më mirë kundërshtarin
se në ndeshjen e parë. Është
një ekip që ka një përgatitje
fizike shumë të mirë”, ka
thënë Beqiri. Ndërsa përsa i
përket përgatitjeve të ekipit
Vllaznisë, mbrojtësi me eksperiencë
shprehet se janë në
ritmet e duhura. “Ekipi po
vazhdon pa ndërprerje
punën e tij. Gjendja e të
gjithëve duket optimale dhe
shpresojmë që kjo atmosferë
të na shoqërojë deri në ditën
e takimit. Me këtë formë, të
cilën e kemi shfaqur edhe në
takimin e parë, por duke mos
kaluar në eufori, mendoj se
kualifikimi është arritshëm”,
tha mbrojtësi shkodran.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 31 Jul 2008 , 15:19

Ndeshja e kthimit, Vllaznia shikon përtej NK Koperit në UEFA



Vllaznia beson te kualifikimi për në turin tjetër të Kupës UEFA, edhe pse e ndajnë edhe 90 minutat e ndeshjes së kthimit ndaj sllovenëve të NK Koperit, ndeshje që do të luhet sot në orën 20:00 në "Loro Boriçi". Pasi kanë fituar 2-1 ndeshjen e parë në Slloveni, trajneri Agim Canaj dje ka theksuar se kërkon "mobilizim maksimal, ashtu si në ndeshjen e parë". Por edhe pse favorizohet nga rezultati i ndeshjes së parë, tekniku i kuqebluve u ka kërkuar lojtarëve të tij që të jenë të kujdesshëm. "U kam thënë të flenë trurin, sepse ende asgjë nuk ka përfunduar, ka nënvizuar Cana. Skuadra të tilla si Koper vijnë në këto lloj ndeshjesh dhe nuk kanë asgjë se çfarë humbasin, ndaj luajnë lirshëm. Do të bëjnë çmos për të na rrezikuar". Shkodranët kanë zhvilluar mbrëmë në orën 18:00 stërvitjen e fundit dhe formacioni mendohet të jetë: Bishani në portë, në mbrojtje në të majtë Belisha, Bashiç dhe Teli në qendër, Elvin Beqiri në të djathtë; në mesfushë Lika nga e majta, në qendër Nallbani dhe Osja, në të djathtë Smjali; në sulm dyshja Sukaj-Kaçi. Canaj kërkon një Vllazni agresive, e cila duhet të fitojë edhe këtë ndeshje përballë publikut shkodran, që mendohet se do të jetë i shumtë. Çmimi i biletave është 4 mijë lekë të vjetra për gjithë stadiumin.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 01 Aug 2008 , 10:08

UEFA, si organizate shkerdhate qe asht, e ka vu Vllaznin te vazoja ma e veshtir per shortin e turrit 2-t. Ekipet kuner te cilave Vllaznia mund te lujn jan:
RC Deportivo La Coruña (Spanje), AEK Athens FC (Greqi), SSC Napoli (Itali), PFC Litex Lovech (Bullgari), FK Crvena Zvezda (Serbi), PFC Cherno More Varna (Bullgari)
Shpresoj qe na bjen me Zvezden ose Çerno Moren, se te tjerat na shkepin pejnash.
Shorti hellet ne oren 13:00 CET, dhe jepet direkt te UEFA.com dhe Eurosport.
Per ma shum informacion rreth shortit dhe vazove, klikoni ne UEFA.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply