Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 23 Jun 2008 , 20:26

jam habit per zoten. se kur patem lujt na vjen ne intertoto mediat paten shkru shum, dhe une nuk kam pa asnje shkrim per at ndeshje.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 24 Jun 2008 , 16:12

Po na jena NA maj naqe.Qa kujton se krahasohet Besa me ne a???? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 24 Jun 2008 , 16:59

apapaapapapa mar nipash ca ban kshtu mar burr,e keqja asht se nuk vjen ne shkoder tesh ngusht me te cu pak te peshku :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 25 Jun 2008 , 15:00

Maje men Miri.Se tesh e qon nej her tjeter qe ta kapish gafil ne Shkoder. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 28 Jun 2008 , 17:54

ethnikos achanas 0-0 Besa
mbyllet pjesa e pare pa gola.

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Sat, 28 Jun 2008 , 19:48

Ethnikos-Besa 1-1

Nje rrezultat qe vertet nuk e prisja...Bravo Besa.
Te them te drejten mendova se pas barazimit pa gola ne Tirane, Besa do mundej keqazi ne Qipro..
...shyqyr qe mendimet e mija dolen te gabuara....Eshte nje fitore qe i jep nje imazh te bukur futbollit shqiptar...Besa dhe sivjet po tregon dinjitet ne Evrope pavaresisht modestise se "Intertotto"
Hallall jua bafte Zoti !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 29 Jun 2008 , 21:44

Shum mire.Taman i lumte.Por asht interresante qe deri tesh skan fitu asi neshje,edhe vjet u kualifikune me 2 barazime.tesh e kan me Grasshoppers dhe do ta ken shum te veshtire.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 04 Jul 2008 , 16:47

Intertoto - Besa të shtunën kundër Grasshoppers

Besa që mundi në raundin e parë të Kupës Intertoto qipriotët e Ethnikos Achnas, do të luajë të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë kundër Grasshoppers-Club Zyrih, klubi më i mirë në historinë e Zvicrës.

Besa është e vetmja skuadër shqiptar që ka kaluar nga një raund në të gjitha paraqitjet e saj në Europe, që deri tani kanë qënë tre. Megjithatë kavajasit akoma nuk kanë arritur të shijojnë fitoren në arenën europiane pasi nga 10 ndeshjet e luajtura deri tani kanë barazuar shtatë prej tyre dhe kanë humbur tre të tjerat.

Grasshoppers nga ana tjetër ka një eksperiencë shumë më të madhe në Europë me 162 ndeshje. Prej tyre ata kanë fituar 63, kanë humbur 70 dhe kanë barazuar 29, me një golavarazh pozitiv 273-241. Grasshoppers janë skuadra që është shpallur më shumë herë kampione e Zvicrës, 27 herë. Gjithashtu ata janë ndër më të mirët edhe në Kupë, ku e kanë ngritur trofeun 18 herë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin Niedermatten, Wohlen të shtunën më datë 5 korrik në orën 18:00. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në orën 17:30 në Niko Dovana, Durrës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Jul 2008 , 22:54

Tesh pa ta shpartallojn Besen zvicerrant megjithse surprizat nodhin ne futboll.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 05 Jul 2008 , 02:55

pse pa thu ashtu ma v1919
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 05 Jul 2008 , 23:00

besa e ka kajes ka dal shum mire sot. ka humb 2-1 me gola te

Lulic

76' [2 - 0] Lulic; dy gola personal

82' [2 - 1] Fortunat
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 05 Jul 2008 , 23:01

Intertoto, Besa humbet 2-1 me Grasshopers

Pas një pjesë të parë pa gola, dhe duke rezistuar për 66 minuta, Besa e Kavajës u mposht minimalisht 2-1 nga Grasshporersi në Zvicër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës Intertoto.

Dy golat për zyrihasit u realizuan nga boshnjaku Senad Luliç. Sulmuesi shënoi nga distanca te largëta në minutat 67-të e 79-të për rekordmenët zviceranë. Luliç, blerja e re e Grasshopersit ishte edhe lojtari më i mirë i takimit. Golin e vetëm për kavajasit e realizoi me kokë haitiani me pasaportë franceze Herbi Fortunat në minutën e 83-të (një supergol), duke i lënë të hapura mundësitë Besës për një kualifikim në turin e tretë. Skuadrës shqiptare i mjafton edhe një fitore 1-0, ose përndryshe çdo fitore tjetër me diferencë prej dy golash (3-1, 4-2). Një përsëritje e rezultatit 2-1, do t’i çonte ekipet në kohën shtesë, e më pas nëse rezultati nuk do të ndryshonte, te gjuajtjet e penalltive. Fortunat, Meto e Shoshi u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Takimi u ndoq nga vetëm 620 veta. Ndeshja e kthimit do të luhet, më 12 korrik në Durrës.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 06 Jul 2008 , 00:25

Brravo Besa,

per te dytin vit rradhazi besa nderon shqiperine

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Sun, 06 Jul 2008 , 04:19

po me bahet qejfi per ate rrezultat shume premtues te Beses...
1 gol do ishte mrekulli ne ndeshjen e kthimit...dashte Zoti !
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 06 Jul 2008 , 11:48

Urime Beses per rezultatitin.
Ndeshja tjeter ka me ken bajagi e veshtire, por nqs luhet paster edhe Besa mobilizohet mund te arrihet kualifikimi.

Ne turin e trete (shpresojme) Besa ka me u ndesh me skuadren qe kualifikohet mes Chernomorets Burgas e Bullgarise dhe Gorica e Sllovenise.
Vllaznit Ultras

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Mon, 07 Jul 2008 , 05:10

Un hala nuk bindem se kena futboll me lujt ne arenen nderkomtare.Mu me duket se bajm futboll bjeri ti bijm,futbolli jonhala nuk asht ne gjendje me kalu nga nji variant ne nji variant tjeter mrenda nji ndeshje.
Na duhet shum pun me kap europen,mund te ndodhin na nji rast qe mund te ja shofin dhija deles.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 07 Jul 2008 , 11:01

urime beses per rrezultatet e arritura si dhe partizani & dinamo ishalla ecin sa me mire ne evrop.

kam ndiek shum herash skuadren zvicerrjane dhe kam menduar se do fitoj me nje rrezultat te bindshem por ja qe Besa u tregua mjaft e fuqishme duke e perballuar shum mire,ishalla nje rrezultat te mire ndeshjen e kthimit si dhe nje short i favorshem per turrnin e tret.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 13 Jul 2008 , 11:07

Besa largohet me turp nga Intertoto

Besa-Grasshopers 0-3 në “Niko Dovana” dhe 1-5 rezultati i përgjithshëm në 180 minutat e turit të dytë të Kupës Intertoto. Bollëk golash për Grasshopersin, fituesin e Kupës Inrertoto të vitit 2006, e jo për Besën në aventurën e saj të parë në Kupën Intetoto. Kështu, pas kualifikimit të merituar kundër qipriotëve të Ethnikos Aknas, ëndrra e kavajasve për të realizuar kualifikimin historik në turin e tretë të një kompeticioni europian (e ka arritur vetëm Flamurtari) u shkërmoq në mënyrën më të turpshme brenda 45 minutave të pjesës së dytë, kur për miqtë realizuan Sabanoviç (55’ e 69’) dhe Zuber në minutën e 86-të.

Takimi i shumëpritur për tifozerinë kavajase (numër i kënaqshëm në “Niko Dovana”) u zhvillua në kushte të temperaturave ekstreme (37 gradë Celsius), teksa sipas rregullores skuadrat bënë edhe nga një pushim të detyruar dy minutësh në harkun e 45 minutave (në minutën e 22 të çdo pjese).

Besa prodhoi shumë pak në fushë, duke vuajtur edhe mungesën e një sulmuesi me përvojë si Artim Shaqiri, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë takim, pasi shqiptaro-maqedonas ka nënshkruar kohë më parë një kontratë në një klub Azerbajxhan, për të cilin do të luajë edhe Ramadani. Besa e nisi jo mirë takimin, duke i dhënë mundësi miqve që në në minutën e 5-të, mund të shënonin. Argjentinasi i Grasshopers, Zarate, rrezikoi portën e Besës, por portieri Suad Zendeli reagoi shumë mirë. Enkel Alikaj lëshoi një predhë në minutën e 12-të, duke rrezikuar seriozisht portën e Grasshopersit. Besa u tregua shumë e kujdesshme, duke pasur vetëm një sulmues të avancuar, Herbi Fortunat të mbështetur nga pesë mesfushorë, teksa Mancaku e Progni gjatë manovrës luanin rolin e sulmuesve të mirëfilltë.

Zvicerani Vero Salatiç u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të. Lila ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 33-të për një ndërhyrje të parregullt ndaj 22-vjeçarit Senad Luliç, autorit të dy golave në ndeshjen e parë. Spanjollo-zvicerani Rikardo Kabanas ekzekutoi në të 34’ një goditje të lirë nga reth 17 metra, por topi u përplas në murin e Besës, duke u devijuar në goditje këndi. Në të 36’ Besa fitoi një goditje të lirë të ekzekutuar nga Enkel Alikaj, por topi i goditur nga 35 metra nga ish-lojtari i Dinamos grushtohet nga portieri Eldin Jakupoviç, duke e devijuar në goditje këndi.

Grashopers për pak nuk shkaktoi një autogol në minutën e 40, kur spanjolli i zviceranëve Guilermo Valori devijoi me kokë në goditje kendi një gjuajtje të Mancakut. Minuta shumë të mira për Besën, por që nuk sollën golin e dëshiruar. Karton i verdhë për Kay Voser të Grasshopersin në të 44’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Besa pati një mundësi për të realizuar, por pa rezultat. Karton i verdhë për Lecin në minutën e 46-të. Në të 47’ Besa shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme, kur Grasshopers goditi shtyllën e portës së mbrojtur nga Zendeli, i cili pati shumë pak punë, vetëm dy raste të Grasshopersit në minutën e 3-të dhe të 40-të.

Pjesa e dytë nisi me hedhjen në fushë të senegalezit Demba Toure të Grasshopersit, ndërkohë që trajneri i Besës, Iliran Haxhiaj nuk preferoi të bënte zëvendësime. Kabanas ekzekutoi edhe goditjen kendi në të 49’, dhe kapiteni Zekeria Ramadani në tentativë për të larguar topin për pak nuk shkaktoi autogol, duke devijuar topin sërish në goditje këndi. Lojtari i përfaqësueses zvicerane Rikardo Kabanas ekzekutoi në të 53’ një goditje të lirë nga 18 metra, por pa rrezikuar portën e Besës.

Malaziasi Samel Sabanoviç goditi mjeshtërisht duke shënuar në minutën e 55-të golin e parë të Grashopersit, e të parin personal në këtë ndeshje. Një gol i dyshimtë, pasi Sabanoviç dukej në pozicion jashtëloje. Malaziazi e hodhi topin në trekëndëshin e majtë të portës, duke i hequr çdo mundësi Zendelit për të bllokuar goditjen.

Në minutën e 58-të, trajneri Haxhiaj hodhi në fushë ish-futbollistin e Dinamos, Sokol Ishkën, i cili zuri vendin e Andi Lilës. Një minutë më pas, Emiljano Veliaj zuri vendin e kosovarit Liridon Leci, duke hequr kështu dy mbrojtës për dy mesfushorë. Në minutën e 63-të, Sabanoviç goditi rrezikshëm duke qenë pranë golit.

Në të 65’, dyshja e trajnerëve Haxhiaj-Berati hodhi në fushë sulmuesin Vangjel Mile (zëvendësimi i tretë i Besës) në vend të të fierakut Agim Meto, e duke rreshtuar në vijën e parë dy sulmuesë të mirëfilltë: Fortunat-Mile.

Në të 67’, tuniziani Jasin Mikari goditi fort, por Zendeli e devijoi në goditje këndi, duke i hequr mundësinë Grasshopersit për të realizuar golin e dytë, gol që erdhi vetëm dy minuta më pas. Në të 69’ erdhi dhe goditja përfundimtare për kavajasit. Grashopers realizoi golin e dytë, po me anë të malaziasit 24-vjeçar, Samel Sabanoviç, ndërsa Toure pati një tjetër mundësi në minutën e 72-të për të trefishuar rezultatin, por senegelazi ishte në kundërkohë.

17-vjeçari Steven Zuber i vuri kapakun paraqitjes së varfër të Besës, duke shënuar golin e tretë në minutën e 86-të. E njëjta humbje si me bullgarët e Liteksit të Loveçit, një vit më parë, po në “Niko Dovana”, por për ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës UEFA. Përfundimisht, jashtë nga vazhdimi i mëtejshëm i Kupës Intertoto, por Besa, gjithsesi ia doli të kalojë një tur, duke i lënë radhën Dinamos (në Ligën e Kampioneve), Vllaznisë e Partizanit (të dyja në Kupën UEFA) për të treguar se janë të afta të kalojnë të paktën një tur.

Kupa Intertoto

Turi i dytë, ndeshja e kthimit

BESA-GRASSHOPERS 0-3

Shënues: Sabanoviç 55’, 69’ Zuber 86’

(Rez.i përgjithshëm 1-5, kualifikohet Grashopers)

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sun, 13 Jul 2008 , 18:46

nigjoni ma shook,un e kam shkru pak ma nelt,qe na e kena futbollin zhele,dhe qe si shperthiqna sa let.Na i bajm elozhe ekipeve tona kur eleminojn naj ekip te naj koprativet te naj vendit te europes,me t'than mendja kan eleminu barcelonen.Kto ekipettona qe dalin ne kupat e europes jan ajka e futbollit shiptar,e kundershtart ton jan ekipe f'shatrash e na gzohena se kena eleminu nji fshat,na zbajm kurr futboll k'shtu
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 13 Jul 2008 , 21:01

Per mendimin tem Besa a largu me dinjitet nga kupat e evropes. Grasshoper asht skuader elitare.
Me turp jane eliminu skuadra te tjera vjet :evil: :evil:

Post Reply