Dedja: Të luajmë si ndaj Besës në kupë

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Dedja: Të luajmë si ndaj Besës në kupë

Post by Kuq3Blu » Fri, 21 Oct 2005 , 12:35

Dedja: Të luajmë si ndaj Besës në kupë

Barazimi në ndeshjen e kupës me Besën u ka dhënë zemër shkodranëve. Ndonëse me një formacion emergjent, si pasojë e disa mungesave, kuqeblutë kanë arritur të ndalin kavajasit brenda në fushën e tyre. Një rezultat që, më shumë se vlera e një gjysmëhapi për kalimin e turit, ka shërbyer për të kthyer besimin në radhët e futbollistëve të Vllaznisë. Gjendja e tyre psikologjike natyrisht që nuk ka qenë në lartësinë e duhur, si pasojë dhe e ndodhive të fundit në këtë skuadër, megjithatë kjo periudhë tashmë duket se është lënë pas njëherë e mirë. Në Kavajë, ndonëse me djem të rinj, trajneri Dedja ka arritur të bëjë një figurë të mirë. Për këtë arsye jo më kot trajneri, që ka arritur dy barazime në dy ndeshje në stolin shkodran, i ka përgëzuar futbollistët e tij. Kjo ka ndodhur dje pasdite përpara fillimit të seancës stërvitore. Duke folur para tyre, Dedja ka thënë që kjo është skuadra që ai dëshiron të shohë përherë në fushë. "Dua t'u përgëzoj për lojën e zhvilluar ndaj Besës. Në këtë ndeshje keni treguar se Vllaznia nuk është ajo skuadër që nëpërkëmbet kollaj nga të tjerët. Keni luajtur me shpirt të lartë gare dhe po të vazhdoni të luani në këtë mënyrë, natyrisht që rezultatet tona do të jenë të tjera dhe jo këto që keni arritur deri tani," - ka thënë "Seri".
Megjithatë, jo gjthçka përfundon këtu. Në prag është një tjetër sfidë e vështirë dhe sërish në transfertë, kësaj radhe me Partizanin për kampionat. Për këtë qëllim, drejtuesi i stolit kuqeblu ka kërkuar të njëjtin mobilizim edhe ndaj të kuqve. "Duhet ta harrojmë për një moment Besën. Tani kemi përballë Partizanin, një skuadër që, ndonëse është më lart se ju në renditje, nuk është një skuadër më e mirë. Prandaj kërkoj të njëjtin impenjim edhe për të shtunën, për të arriur një tjetër rezultat pozitiv," - u është drejtuar Dedja futbollistëve të tij.
Kuqeblutë i kanë nisur dje pasdite përgatitjet e tyre për ndeshjen me të kuqtë. Ekipi, pasi disa minutave ka folur me trajnerin, ka vijuar me stërvitjen. Skuadra është stërvitur e ndarë në dy grupe. Ata që kanë luajtur në Kavajë janë stërvitur veçmas nën drejtimin e Dedjes, duke zhvilluar një stërvitje të lehtë. Ndërsa grupi tjetër, nën drejtimin e zëvendëstrajnerit Premçi, ka zhvilluar një stërvitje më të fortë. Sot do të ketë edhe një seancë tjetër të fundit, para se shkodranët të nisen drejt Tiranës për ndeshjen me Partizanin. E rëndësishme është që në kampin e Vllazisë tashmë ka më tepër besim dhe optimizëm. Skuadra, që pas ardhjes së Dedjes në krye të saj, luan më e qetë dhe më e mobiluar, megjithatë njeriu i stolit shkodran vazhdon të këmbëngulë që futbollisët duhet të luajnë sërish me të njëjtin ritëm, nëse duan që të mos dalin duarbosh nga ky sezon.

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Kuqeblutë, lajme të mira nga infermieria

Post by Kuq3Blu » Fri, 21 Oct 2005 , 12:36

Për trajnerin Dedja duket se vijnë lajme të mira për sa u takon lojtarëve të dëmtuar. Kështu, malazezi Radusinoviç, që mungoi në ndeshjen e Kavajës, dje ka filluar stërvitjen e lehtë dhe me shumë të ngjarë do të jetë në fushë kundër Partizanit. Po ashtu, i gatshëm do të jetë edhe kosovari Sulejmani, i cili edhe ai e ka kaluar dëmtimin që ka pasur. Nga ana tjetër, kavajasi Kuli, që për arsye famljare nuk ishte në ndeshjen që ekipi shkodran luajti në qytetin e tij, tashmë është i gatshëm për trajnerin. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Parizanin. I vetmi problem që ka dalë, për sa u takon mungesave, është ai i mesfushorit Arsen Beqiri. Ky i fundit në ndeshjen me Besën ka pësuar një dëmtim, që nuk duket se është shumë serioz. Dje lojtari 22-vjeçar ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe vetëm sot do të vendoset nëse do të jetë në gjendje për të luajtur apo jo. Në këtë mënyrë, trajneri Dedja duket më i ngrohtë kësisoj, pasi do të ketë në dispozicion më shumë zgjedhje për të bërë gati formacionin anti-Partizan.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Oct 2005 , 13:27

Hajt ishalla po bahet gja te shtunen.A din kush gja ne cilen ore luhet ndeshja?Ne darke apo ne 14:00 si gjithmone?

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Fri, 21 Oct 2005 , 18:19

Naqe me sa di une nuk bahen ma ndeshje ne dark per kampionat ne qemal stafa.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Mon, 24 Oct 2005 , 21:32

Ndeshjet ne darke sbahen ma ne Qemal Stafa se nuk garantoje drita :D vetem per kombetare, kurse Loro Boroci ka gjenerator personal :)

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 25 Oct 2005 , 13:40

E forte edhe kja.Un e kisha ndi kyt gja por nuk me besohej.Kena ma shum drite ne Shkoder se ne Tirane.Hahahahahahahahaahahahahahah!

Post Reply