Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 06 Dec 2007 , 16:10

SHTYPI / UEFA, 5 vjet dyshime për skuadrat shqiptare

"Shqipëria ka një histori të hershme në manipulimin e ndeshjeve". Kjo fjali në dosjen që UEFA i ka dorëzuar Europolit ka bërë që mediat në të gjithë Evropën të kërkojnë shpjegime për dyshimet rreth paraqitjeve të skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare. Gazeta italiane, "La Stampa", ka arritur të ndërtojë historikun e dyshimeve "shqiptare", duke marrë shkas që nga ndeshjet e 5 viteve më parë në Kupat e Evropës. Reportazhi i nisur nga akuzat e Kryeministrit Berisha kundër Kombëtares ka shtyrë këtë gazetë ta cilësojë Shqipërinë si një vend me histori në çështje të tilla, duke analizuar të gjitha rastet kur skuadrat shqiptare kanë lënë të dyshohet për ndeshjet e tyre. Sipas saj, edhe UEFA po analizon këtë dosje, për të parandaluar raste të tjera në të ardhmen.

"Data 7 gusht 2002 është historike. Në atë kohë luheshin paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, Dinamo ishte pritëse përballë danezëve të Brondbi. Mashtrimi ishte studiuar në detajet më të vogla dhe kishte prej atyre që arritën të vinin baste mbi rezultatin ekzakt të ndeshjes, atë që ishte paracaktuar. Por dyshimet për manipulime ishin shumë të forta, aq sa kompanitë e basteve u bindën se ndeshja ishte e trukuar. Graham Sharp, zëdhënësi i "William Hill", shpjegoi situatën. "Të gjitha bastet ishin vënë në Londër dhe Mançester. Të gjitha ishin vënë në rezultatin përfundimtar 0-5, me koeficient mes 80 dhe 100". Problemi për atë që kishte programuar trukimin e rezultatit ishte se plani nuk u realizua. Ndeshja përfundoi 0-4 dhe danezët humbën në mënyrë të pabesueshme golin e pestë në minutat e fundit, duke bërë që personat që kishin organizuar gjithçka të mos ishin të suksesshëm në këtë tentativë.

Data e mësipërme është historike pikërisht për këtë arsye, pasi kjo ishte hera e parë për tentativa manipulimi në ndeshje që mbikëqyreshin nga UEFA. Një vit më vonë lindin dyshime për dy takime të tjera: Dinamo-Lokeren dhe Vllaznia-Dandi, ndeshje të paraeliminatoreve të Kupës UEFA. Shuma të mëdha vihen në shenjën 2, ndërsa rezultatet u japin të drejtë bastexhinjve. UEFA nis një hetim, nga i cili nuk zbulohet asgjë. Dyshimet për skuadrat shqiptare shfaqen edhe për ndeshjet e kohëve të fundit. Historike është sfida mes Ekranas dhe Elbasanit, në verën e vitit 2006. Dy orë para fillimit të ndeshjes fillon një valë bastesh në shenjën 1, ndërsa ndeshja mbyllet me rezultatin e pastër 3-0. Por skuadrat shqiptare figurojnë edhe në dosjen aktuale të UEFA-s, atë të ndeshjeve të verës së kaluar.

Besa është e para. Teorikisht duhej të ishte mundur me lehtësi në fushën e serbëve të Bezhanijas, por bastet miliardere vihen se të zotët e shtëpisë nuk do të fitojnë më shumë se me një gol diferencë, ndërsa takimi përfundon 2-2. Në raundin tjetër, Besa pret bullgarët e Liteks Loveç, me shuma të mëdha që vihen në shenjën 2. Rezultati përfundimtar 0-3 siglohet që në përfundimin e pjesës së parë. Ka dyshime edhe për ndeshjen Slaven Belupo-Teuta, pasi bastexhinjtë vënë shuma të mëdha për një goleadë, ndërsa ndeshja mbyllet me rezultatin 6-2", tregon "La Stampa".

Ndeshjet e dyshuara

Dinamo-Brondbi 0-4

Dinamo-Lokeren 0-4

Vllaznia-Dandi 0-2

Ekranas-Elbasani 3-0

Bezhanija-Besa 2-2

Besa-Liteks Loveç 0-3

Slaven Belupo-Teuta 6-2

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Dec 2007 , 20:58

Kja e Vllaznise po me duket pak si prralle.Se me hupe 2-0 me skuader skoceze nuk asht nej hata e madhe.Per mu ma hata asht eliminimi me Trabzonsportin edhe eiminimi i Tirans me domzhelen.
Last edited by vllaznia1919 on Tue, 11 Dec 2007 , 14:41, edited 1 time in total.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Tue, 11 Dec 2007 , 10:35

jam dakort qe ket sezon te gjitha skuadrat shqiptare kane bo pazar neper neshjet e evropes. te domzhales te pakten meqe osht tirona e them me 100% siguri!!!
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 11 Dec 2007 , 14:43

Shitja e neshjeve prej ekipeve shqiptare nuk asht nej gja e re por me ban pershtypje fakti qe nuk hetohen neshje ma te freskta edhe ma ashiqare te shituna,por kapenme neshje te shekullit te kalum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 11 Dec 2007 , 17:28

Po jane te freskta kta ndeshjet e ktij sezonit edhe hala nuk i kane harxhu lekt, ata qe i kan ba kta pazare, sa ti harxhojne masandej tash pa flasin edhe per kta ndeshje :lol: :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 11 Dec 2007 , 18:22

vllaznia1919 wrote:Kja e Vllaznise po me duket pak si prralle.Se me hupe 2-0 me skuader skoceze nuk asht nej hata e madhe.Per mu ma hata asht eliminimi me Trabzonsportin edhe eiminimi i Tirans me domzhelen.
na kena hup me dandin ne nji kohe kur sa po ishte vra presidenti cela, dhe vllaznia ishte ne krize, kam kene ne stadium ne ate kohe, dhe futbollistat tone kan dhan maksimumin
skocezet kishin mujt me na mund edhe ma thelle, por na kan respektu a na kan ca hallin, tifozat iher ishin shum te sjellshem

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 12 Dec 2007 , 00:46

edhe une kam ndegju fjale te mire nga tifozan skocez per mire pritjen qe ju kena ba atyne
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Dec 2007 , 14:57

Qysh diten e pare qe kan fillu e derisa te egzistojne bastet ne futboll ka me pase gjithmone dyshime.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 01 May 2008 , 07:05

Kupa Intertoto, shqiptaret kundër një skuadre qipriote


Pas rikthimit të Shqipërisë në FIFA e UEFA dhe klubet shqiptare marrin frymë. Kështu, skuadra jonë që do të marrë pjesë në Kupën Intertoto 2009 do të përballet me një skuadër qipriote.

Shorti i Kupës Intertoto u hodh në Nion, më 21 prill, por atëherë Shqipërisë nuk i ishte hequr pezullimi dhe skuadra shqiptare ishte me pikëpyetje. Në Kupën Intertoto marrin pjesë skuadra nga 50 vende.

Kjo do të jetë hera e parafundit që do të zhvillohet Kupa Intertoto, e lindur në vitin 1995, pasi UEFA ka marrë vendimin për ta pezulluar atë pas sezonit 2009-2010.

Ndeshjet vajtjes së raundit të parë të Kupës Intertoto do të zhvillohen më 21/22 qershor dhe ato të kthimit, më 28/29 qershor. Nëse skuadra shqiptare do ta kalojë skuadrën qipriote, atëherë në turin e dytë do të përballet me një ekip zviceran. Nëse gjithçka do të shkojë mbarë në raundin e tretë na pret një skuadër bullgare ose fituesja e çiftit Maltë-Slloveni.

Besa ka të gjitha shanset për të luajtur në Kupën Intertoto. Sezonin e kaluar në këtë kupë luajti Vllaznia, që eliminoi në turin e parë kroatët e NK Zagreb (1-2, 1-0), ndërsa në dytin u shpartallua nga turqit e Trabzonsporit (0-6, 0-4).

Partizani është skuadra e fundit shqiptare që është përballur ne kete Kupe me një skuadër qipriote, Ethnikos Achnas: humbi 4-2 në Qipro dhe fitoi 2-1 në Tiranë.

HISTORIA E KLUBEVE SHQIPTARE NE INTERTOTO

Pesë ekipe shqiptare kanë marrë pjesë në Kupën Intertoto, ku rekordin e pjesëmarrjeve e mban Teuta e Durrësit dhe Vllaznia e Shkodres me nga tre të tilla.

TEUTA e Durrësit është dhe skuadra e parë shqiptare që ka marrë pjesë në Kupën Intertoto në vitin 1999, 2002, 2004. Teuta e eliminua qysh në turin e parë nga Akranes e Islandës: humbi 5-1 në Islandë dhe fitoi 2-1 në Durrës. Në vitin 2002 Teuta eliminoi Valetën e Maltës (fitoi në transfertë 2-1 dhe barazoi në Durrës 0-0). Në turin e dytë u eliminua nga rumunët e Gloria Bistrica. Humbi 3-0 në Rumani dhe fitoi 1-0 në Durrës. Në vitin 2004 Teuta u eliminua nga sllovenët e Dubnicës: barazoi 0-0 në Durrës dhe humbi 4-0 në transfertë.

VLLAZNIA është ekipi i dytë shqiptar që ka marrë pjesë në tre sezone: 2000, 2004, 2007. Vllaznia morri pjesë për herë të parë në Kupën Intertoto në vitin 2000, kur u eliminua qysh në raundin e parë nga skuadra qipriote Nea Salamis Ammochostos (1-4, 1-2). Dy golat për Vllazninë i shënoi Dorian Bylykbashi. Në vitin 2004, Vllaznia eliminoi në turin e parë skuadrën izraelite Hapoel Bear Sheva. Humbi ndeshjen e parë në Shkodër 1-2 dhe fitoi ndeshjen e kthimit në Izrael 1-0. Dy golat për Vllazninë i shënoi Hamdi Salihi. Për shkak të aktivizimit të një lojtari të pafederuar në UEFA, skuadra izraelite e humbi takimin në tavolinë 3-0. Në raundin e dytë të këtij edicioni, Vllaznia u eliminua nga skuadra kroate Slaven Belupo Koprivnica. Humbi në transfertë 2-0 dhe fitoi në Shkodër 1-0 (gol i brazilianit Abilio). Sezonin e kaluar (2007) në këtë kupë Vllaznia eliminoi në turin e parë kroatët e NK Zagreb (1-2, 1-0). Nora shkelqeu per shkodranet. Në turin e dyte Vllaznia u shpartallua nga turqit e Trabzonsporit (0-6, 0-4).

BYLIS i Ballshit, që sapo u shpall kampion i Kategorisë së Dytë (sezonin e ardhshëm do të luajë në të Parën) është ekipi i tretë shqiptar që ka luajtur në Intertoto. Ballshiotët kanë marrë pjesë në Kupën e vitit 2001 ku barazuan në transfertë 3-3 me Universitatea Krajova të Rumanisë dhe humbën në shtëpi 0-1, duke u eliminuar nga vazhdimi i saj.

PARTIZANI, që u eliminua sezonin e kaluar (2006) qysh në raundin e parë nga skuadra qipriote Ethinkos Achnas (2-4, 2-1), është skuadra e katërt që ka marrë pjesë në Kupën Intertoto. Paraqitja e parë e të kuqve është ajo e vitit 2003, e sukseshme në raundin e parë kur eleminuan skuadrën izraelite Makabi Netanjau (2-0, 1-3, gol i rëndësishëm i Muzakës në ndeshjen e kthimit). Në të dytin, Partizani i humbi të dyja takimet me skuadrën moldave Dacia Kishinau (0-3, 0-2).

Edhe DINAMO ka luajtur një tur në Kupën Intertoto në vitin 2005. Dinamo fitoi 2-1 në Tiranë me skuadrën kroate Varteks Varazhdin dhe humbi 4-1 në Kroaci, edhe pse shënoi e para.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 May 2008 , 15:51

KUPA INTERTOTO

E vetmja skuadër shqiptare që e njeh kundërshtaren e saj është Besa. Në turin e parë kualifikues të Kupës Intertoto ata do të luajnë kundër qipriotëve të Apollon Limasol. Ndeshjet do të luhen më 21/22 dhe 28/29 qershor. Në rast kualifikimi, në turin e dytë kavajasit do të kenë si rivalë zviceranët e Grasshopers. Takimet e turit të dytë luhen me 5/6 dhe 12/13 korrik.


Champions

TURI I KUALIFIKUES

Dinamo, kundërshtarët e mundshëm

Dinamo Zagreb (Kroaci); Goteborg (Suedi); Anorthosis Famagusta (Qipro); Tampere Junajted (Finlandë); Artmedia Bratislava ose Zilina (Sllovaki); Dinamo Tbilisi (Gjeorgji); Ventspils (Letoni); Domzhale (Slloveni); Rabotniçki (Maqedoni); Modriça, Shiroki Brijeg ose Çelik Zenica (Bosnjë-Hercegovinë); Kaunas (Lituani); Sherif Tiraspol (Moldavi); Drogeda Junajted (Irlandë); Valur (Islandë)
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

matrix-kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 227
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
Location: torino

Post by matrix-kuqeblu » Tue, 20 May 2008 , 19:35

a dini gja kur i bjen vllaznis me lujte ne cilin muj
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 21 May 2008 , 14:55

Hala zdihet naqe!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 23 May 2008 , 17:57

Europa dhe 12 ekipet shqiptare


Kampionati i 69-të Kombëtar i futbollit u dha “lejë” katër ekipeve shqiptare për të marrë pjesë në ballafaqimet ndërkombëtare. Dinamo, kampione për herë të 17-të e Shqipërisë (mbajtëse e 9 rekordeve në sezonin 2007-2008), do të luajë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

Partizani, që humbi në “finalen” e sezonit kundër një Dinamo ne nëntë lojtarë dhe mban rekordin e ndeshjeve pa humbur, me 15 të tilla, do të luajë në Kupën UEFA.

Vllaznia, fituese për herë të gjashtë e Kupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë gjithashtu në Kupën UEFA. Besa, që morri pjesë sezonin e kaluar në Kupën UEFA, këtë sezon do të marrë pjesë në Kupën Intertoto, ku do të përballet me Apoel Limasol të Qipros.

Në fokusin e “Albania-sport.com” është historia e ekipeve shqiptare në Europë, ku Shqipëria përfaqësohet me 12 ekipe: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Elbasani, Besa, Albpetrol, Bylis, Apolonia e Tomori.

Është interesant fakti, se Tirana, që këtë vit nuk arriti të sigurojë një vend në kompeticionet europiane, është edhe skuadra me shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare: 58 të tilla, ndërkohë që Tomori e Albetroli, dy ekipe që në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë, kanë luajtur numrin më të vogël: nga 2 takime.

Tirana, me 58 ndeshje në Europë (44 nga këto në Ligën e Kampioneve), ndiqet nga Partizani(41), Dinamo (34), Vllanznia (28, Teuta (22), Flamurtari (18, Besa (8, Elbasani (6), Bylis (4), Apolonia (4), Albpetrol (2) dhe Tomori me 2 ndeshje ndërkombëtare.

Tirana është dhe ekipi që ka fituar më shumë ndeshje: 13 në 58 ndeshje të zhvilluara, por dhe që ka pësuar po më shumë, 39, duke pësuar 104 gola, ose 1.8 gola për ndeshje. Bardheblutë kanë shënuar 54 gola (0.9 gola për ndeshje).

Tirana, Partizani e Dinamo “bashkohen” në Europë nga barazimet: 6 të tilla, Tirana në 58 ndeshje, Partizani në 41 takime dhe Dinamo në 34 total.

Pesë ekipe shqiptare nuk kanë mundur të fitojnë në ballafaqimet ndërkombëtare: Besa, Albeptrol, Bylis, Tomori e Apolonia, ku dy të fundit nuk kanë njohur as barazimin.

Në total ekipet shqiptare kanë zhvilluar 227 ndeshje: 44 fitore, 35 barazime e 149 humbje: Golaverazhi: 179 gola të shënuar, 427 të pësuar, -248 diferenca e golave, ndërsa në total kemi grumbuluar 167 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 43-të në Europë midis 52 vendeve.

Të parin për nga numri i ndeshjeve të zhvilluara e mban Gjermania me 2222 ndeshje, ndërsa përsa i përket pikëve të grumbulluara e para është Spanja me 3835 pikë.



STATISTIKAT

Ekipi Nd Fit Bar Hu Gola Dif Pik

1. Tirana 58 13 6 39 54:104 -50 45

2. Partizani 41 8 6 27 29:73 -44 30

3. Dinamo 34 6 6 22 20:60 -40 24

4. Vllaznia 28 8 1 19 25:52 -27 25

5. Teuta 22 5 3 14 21:51 -30 18

6. Flamurtari 18 3 4 11 15:26 -11 13

7. Elbasani 6 1 2 3 2 :10 -8 5

8. Besa 8 0 5 3 5 :17 -12 5

9. Albpetrol 2 0 1 1 1 :3 -2 1

10. Bylis 4 0 1 3 4 :9 -5 1

11. Tomori 2 0 0 2 2 :5 -3 0

12. Apolonia 4 0 0 4 1 :17 -16 0

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 May 2008 , 20:11

Statistika bomb kena.Marre me i thane kuj qe ne Shqipni ka futboll. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Fri, 23 May 2008 , 21:13

A dihet gja me ke kena munsi me lujte ne UEFA???Ishalla naj skuader Britanike :roll: :roll:
Kuqeblu perjete!!!!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 22 Jun 2008 , 07:59

Besa 0-0 Ethnikos Achnas

mbyllet takimi i pare pa gola,ndeshja e kthimit do luhet me 28.06.2008 ne Qipro..

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 Jun 2008 , 15:26

Me qa niva un thane qe Besa kishte pase shum raste me shenu.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 22 Jun 2008 , 19:04

ca asht kjo ndeshje ma?
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 23 Jun 2008 , 00:59

O mondi pa na zhgenjen ... :lol: :lol: :lol:
Kupa Intertoto .
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 23 Jun 2008 , 16:07

Miri hajde vrep se doli hurç nipqja jot! :lol: :lol: :lol: :lol:
Last edited by vllaznia1919 on Tue, 24 Jun 2008 , 16:28, edited 1 time in total.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply