Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 30 May 2008 , 13:17

V1919 , edhe une jam dakort qe keto lojtare skan me kene ma pjese e kontigjentit te Vllaznise, por duhet qe me u trajtu pak ma ndryshe, pasi kane dhane nji kontribut te madh te Vllaznia.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 30 May 2008 , 13:20

Komunikatë për shtyp

Presidenca e KF Vllaznia pas mbledhjes së zhvilluar me datë 29/05/2008 me stafin administrativ të klubit dhe njëkohësisht edhe stafin drejtues, ka analizuar sezonin futbollistik 2007-2008 dhe njëkohësisht duke menduar edhe në lidhje me sezonin e ardhshëm futbollistik ka vendosur:

A-Futbollistët:

1. Armir Grima
2.Suad Lici
3.Uliks Kotrri
4.Marenglen Kapaj
5.Ilir Dibra
6.Alban Jusufi
7.Arsen Beqiri

Kanë mbaruar kontratat me klubin tonë dhe nuk do ftohen për të biseduar për kontratat e reja. Për rrjedhojë pasi të dorëzojnë bazën materiale janë të lirë të marrin leje-kalimet.

B-Futbollistët e tjerë:
1.Olti Bishani
2.Gaspër Ndoja
3.Erind Selimaj
4.Admir Teli
5.Elvin Beqiri
6.Edmond Doçi
7.Safet Osja
8.Erion Hoti
9.Ilir Nallbani
10.Sasha Delain
11.Gilman Lika
12.Dritan Smajli
13.Edon Hasani
14.Ndriçim Shtubina
15.Vioresin Sinani
16.Albert Kaçi
17.Xhevahir Sukaj
18.Jasmin Rraboshta
do jenë pjesë e skuadrës së ardhshme. Për këtë arsye do ftohen për të firmosur kontratat e reja dhe do jenë pjesë e Vllaznisë edhe në ndeshjet e Kupës Uefa.

C- Në ditët e para të qershorit, stafi drejtues i ekipit do të zhvillojë një seleksionim me elementin e ri duke përfshirë këtu edhe lojtarët që kanë qenë të huazuar në ekipet e tjera si Guri, Kepi, Tafili, Cani, Perfati, H.Lika ndërkohë që do provohen edhe lojtarë të tjerë si Lini i Adës apo dhe ndonjë tjetër nga ky ekip si dhe elementët më të mirë nga ekipet e të rinjve ku prioritet do t’u jepet atyre të Akademisë së klubit por edhe të rinj të ekipit të Ferid Borshit etj.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 Jun 2008 , 16:10

-Canaj planifikon sot stervitjen, lojtaret s’dine gje

Javen e kaluar gjate testit qe ka zhvilluar me elementin e ri, trajneri i Vllaznise Agim Canaj u pat shprehur se “frutet” e seleksionimit te ketyre te rinjve do shikoheshin tek perzgjedhja e 4-5 prej tyre te cilet do fillonin stervitjen me ekipin e pare me date 11 qershor. Pra normalisht sot duhej te nisnin zyrtarisht stervitjet per kuqeblute por ne kampin shkodran duket se askush nuk eshte ne dijeni te kesaj. Disa prej lojtareve me te cilet kemi kontaktuar dje, kane thene se nuk kane asnje informacion nese duhet te dalin ne stervitje apo jo. Po ashtu, te njejten pergjigje kane dhene edhe punonjesit e stadiumit, vend ku normalisht do zhvilloheshin keto seancat e para. Ne kete menyre me shume te ngjare, seanca e pare e stervitjes duket se eshte shtyre per ne fillimin e javes se ardhshme.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Jun 2008 , 17:12

vllaznia1919 wrote:-Canaj planifikon sot stervitjen, lojtaret s’dine gje

Javen e kaluar gjate testit qe ka zhvilluar me elementin e ri, trajneri i Vllaznise Agim Canaj u pat shprehur se “frutet” e seleksionimit te ketyre te rinjve do shikoheshin tek perzgjedhja e 4-5 prej tyre te cilet do fillonin stervitjen me ekipin e pare me date 11 qershor. Pra normalisht sot duhej te nisnin zyrtarisht stervitjet per kuqeblute por ne kampin shkodran duket se askush nuk eshte ne dijeni te kesaj. Disa prej lojtareve me te cilet kemi kontaktuar dje, kane thene se nuk kane asnje informacion nese duhet te dalin ne stervitje apo jo. Po ashtu, te njejten pergjigje kane dhene edhe punonjesit e stadiumit, vend ku normalisht do zhvilloheshin keto seancat e para. Ne kete menyre me shume te ngjare, seanca e pare e stervitjes duket se eshte shtyre per ne fillimin e javes se ardhshme.
MOTI I MIRE SHIFET NE NADJE

SKAM CA ME BA ASI KOMENT SHIHET SI DO JETE SKUADRA KETE SEZON
i perjashtuar

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Thu, 12 Jun 2008 , 06:34

Hajde ekip hajde. Nuk dijne gja kur kane stervitje.
Ku ku , kush pretendon me lujte ne Europe?! Marre me na ndi kush.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jun 2008 , 16:47

:lol: :lol: :lol: :lol:
Nuk bana komente se po pritsha ju! :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jun 2008 , 16:51

Ekipi kuqeblu
starton përgatitjet
Ashtu siç ishte parashikuar, Vllaznia ka startuar
dje përgatitjet në vigjilje të përfaqësimit në Evropë
nëpërmjet Kupës UEFA. Në këtë seancë të parë stërvitore,
sikundër pritej, ekipit shkodran i ka munguar
një numër i madh futbollistësh nga kontigjenti i
lojtarëve që mbylli sezonin para katër javësh. Përveç
7 të larguarve nga ekipi, në seancën e djeshme vihej re
edhe mungesa e Sasha Delain dhe kosovarit Ilir Nallbani.
Kontratat e të dy futbollistëve tashmë kanë skaduar
zyrtarisht dhe pritet që drejtuesit kuqeblu të nisin
tratativat për rinovim. Në këto kushte, kreu i ri i
pankinës shkodrane, Agim Canaj, ka qenë i detyruar
të startojë përgatitjet me një kontingjent të cenuar. Në
këtë seancë të parë ka qenë pranë ekipit edhe lojtari i
vetëm i afruar deri më tani në këtë merkato vere, lezhjani
Dritan Smajli. Ndërkohë tekniku Canaj ka vendosur
gjithashtu për afrimin e ish-mesfushorit të Adës
së Velipojës, shkodranin Ergys Lini. Me kontingjentin
kuqeblu janë bashkuar në këtë fillim përgatitjesh
edhe disa futbollistë të tjerë të huazuar më parë nga
krerët e Vllaznisë në ekipe të tjera të kampionatit si
Shtupina, Tafili, Guri, Kepi e Perfati. Në të njëjtën kohë,
pjesë e skuadrës janë bërë edhe lojtarët e seleksionuar
nga ekipet zinxhir Vucaj, Raboshta, Hasani e Bala.
Në mungesë të presidentit Valter Fushaj, pranë ekipit
në këtë start përgatitjesh ka qenë i pranishëm zv/presidenti
Pjerin Fushaj. Ky i fundit ka zhvilluar një
mbledhje të shkurtër me të gjithë grupin e lojtarëve
para fillimit të stërvitjes. Nga sa mësohet, drejtuesit e
ekipit shkodran janë në kontakte me një sulmues nigerian.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se lojtari,
ndonëse është vetëm 18 vjeç, ka një gjendje perfekte
fizike. Gjithsesi, nigeriani do t’i nënshtrohet një testimi
disaditor, në mënyrë që trajneri Agim Canaj të vendosë
më pas përfundimisht nëse do të kërkohet qëndrimi
ose largimi i tij. Admir Uruçi
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Fri, 13 Jun 2008 , 00:03

Parzoten po kta tonet a thanen sikur moren Sinen,tesh aj shkon e firmos per dinamon hajde merkato hajde!?ky ashte ekipi per titull kampion me skuader qe nuk din se as kur vazhdon stervitja :oops: :oops: lum na qe jena tifoza me skuadra t'huja si rrezerve t'pakten nuk na rrin menja vetem nji vend se me t'ike menja :evil: :evil: :evil:
Kuqeblu perjete!!!!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 17 Jun 2008 , 15:45

Lojtare nga Amerika per Vllaznine

Qendrimi dy jave ne Amerike per presidentin e Vllaznise Valter Fushaj nuk ka qene krejt per pushime. Keshtu ne kontaktet e shumta qe ka patur edhe me njerez te sportit atje, ka rene ne kontakt edhe me dy futbolliste shqiptare qe jetojne prej vitesh ne kete vend. Ata kane shprehur deshiren e tyre per te luajtur ne Shkoder dhe per kete arsye kane nisur edhe bisedimet perkatese. Ata madje kane avancuar dhe per rrjedhoje eshte rene dakord qe keta dy futbolliste me origjine nga Shkodra dhe rrethinat e saj, te vijne njehere per t’u provuar dhe me pas do jete stafi drejtues qe do vendose per ta. Ardhja e tyre pritet te behet realitet brenda ketyre 2-3 diteve dhe tashme te gjithe ne kampin shkodran jane kurioze te shohin nga afer aftesite e tyre duke shpresuar se do jene te vlefshem per Vllaznine.



Nikshiqi, alternativa kryesore per fazen pergatitore

Ditet e fundit jane permenduar disa pista te mundshme per vendet se ku mund ta zhvillonte fazen pergatitore Vllaznia sivjet. Perveçse ne Mal te Zi, u shikuan edhe 2-3 mundesi te tjera por ne fund duket se serish alternativa me e mundshme eshte ajo e shtetit fqinj. Pikerisht per kete arsye, behet e ditur se pak dite me pare, trajneri Canaj dhe ndihmesi i tij Cungu kane udhetuar ne drejtim te qytetit te Nikshiqit, vendit ku ekipi shkodran e ka zhvilluar edhe vitin e kaluar fazen pergatitore. Canajt i kane pelqyer kushtet qe ofronte ky qytet por problemi i vetem eshte fusha e stervitjes. Kjo ngaqe stadiumi i Sutjeskes, vendi ku jane stervitur nje vit me pare, eshte ne rinovim dhe prandaj eshte duke u pare mundesia e gjetjes se nje fushe tjeter per stervitje. Me shume te ngjare ne fund te kesaj jave, Vllaznia do vendoset ne Nikshiq per te qendruar atje gati 1 muaj deri perpara ndeshjes se pare te Kupes Uefa.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 17 Jun 2008 , 15:48

Kush do te jene kta lojtaret prej USA ???
O Rai a ke ra dakort me Fushaj per sezonin e ardhshem??
edhe fpjalmi qe nuk asht duke kta dit do te kene ra dakort me Fushaj per sezonin e ardhshem.... :D :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 17 Jun 2008 , 16:47

Mas don me ju fute futbollit Bushi tesh qe po len presidencen! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Thu, 19 Jun 2008 , 01:56

Mas t'bajn nei marri me ble Beckham nga Los Angeles Galaxy..... :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 19 Jun 2008 , 12:35

Beckam sma merr mendja se asht puna e te shoqes e kam frige se nuk e begenis PIJACEN e SHKODRES :D :lol:

Haxhiosmanoviç, seleksionues per te rinjte tek Vllaznia

Lajmi nuk eshte zyrtar megjithate qarkullon ne ambjentet e klubit shkodran. Javen e ardhshme ish-trajneri i Vllaznise ne fundin e sezonit te kaluar, Dervish Haxhiosmanoviç do mberrijne ne Shkoder me qellim seleksionimin e elementit te ri. Sebashku me Kujtim Shaben, per nje periudhe 10 ditore do te kalohen ne “site” te gjithe lojtaret e rinj dhe ne fund do te percaktohet nje grup lojtaresh qe vertete premtojne per te ardhmen dhe ndaj te cileve klubi do kushtoje kujdes. Ende nuk eshte shume e qarte nese “Deda” do paguhet vetem per kete periudhe apo do jete edhe me tej pjese e strukturave te Vllaznise por nje gje eshte e sigurte: Atij do t’i besohet serish. Qofte edhe per perzgjedhjen e elementit me te mire tek te rinjte, proces ky qe nuk u be ashtu siç duhet javen e shkuar.
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 23 Jun 2008 , 20:39

Vllaznia, mberrijne edhe tre malazeze per prove
Publikuar nga Administrator
Te ardhurit nuk kane te reshtur tek Vllaznia. Pas 4 lojtareve te huaj te ardhur e te ikur ngaqe nuk e kaluan dot proven kuqeblu, dje kane mberritur ne Shkoder edhe tre futbolliste te tjere. Kesaj rradhe “shkesi” per ta ka qene ish-trajneri i kuqebluve sezonin e shkuar Dervish Haxhiosmanoviç. Ai ka mberritur ne ambjentet e stadiumit pak para fillimit te seances se djeshme dhe bashke me kane qene edhe tre bashkekombas te tij. Behet fjale per dy portiere dhe nje mesfushor te cilet per disa dite do te tentojne te bindin stafin drejtues te skuadres shkodrane. Njeri prej portiereve ishte Marko Knezheviç, aktualisht portier i Çelikut te Nikshiqit. 23 vjeç dhe me nje shtatelartesi prej 1.88 m, ai do te tentoje te jete portier i Vllaznise ne sezonin e ri. Te njejten gje do kerkoje edhe portieri tjeter, Mihalo Raduloviç. Ky i fundit ka qene pjese e ekipit te Gerbalit po ne kampionatin malazez, i gjate 1.95 m dhe 21 vjeç. Bashke me ta ka qene edhe nje
mesfushor i krahut te majte dhe pikerisht Haris Osmanogiç i skuadres se Deçiçit te Tuzit qe ishte 19 vjeç. Te tre keta sportiste dje kane zhvilluar seancen e pare nen drejtimin e Canajt, Cungut dhe Danit dhe do te jene ne prove per disa dite. Para tyre ne fakt disa lojtare te tjere qe erdhen per t’u provuar rezultuan te pavlefshem mes te cileve edhe dy malazeze te tjere siç ishin portieri Dresheviç dhe sulmuesi Duka. Vllaznia kesisoj eshte kthyer ne nje skuader e cila po pret e percjell lojtare te shumte. Drejtuesit e saj i kane dhene mundesine atyre te vijne per t’u provuar dhe vetem nese bindin trajneret, atehere mund te bisedohet per kontraten financiare. Fakti qe keta tre te fundit kane ardhur me rekomandimin dhe te shoqeruar njekohesisht nga Haxhiosmanoviç, eshte nje shtyse me teper qe ata te kene vlera ngaqe “Deda” tani e tutje pritet te jete pjese e klubit shkodran ne detyren e drejtorit te zhvillimit dhe promovimit te talenteve te
reja. Perveç kesaj vete presidenti Fushaj ka delaruar se ne ditet ne vazhdim do te kete seerish lojtare te tjere qe do vijne per t’u provuar tek Vllaznia. Ideja eshte qe ne nje sasi te madhe lojtaresh qe do vijne ne testim, te merren 3-4 prej tyre qe kane vertete vlera per kete skuader. Ndekrohe trajneri Canaj dhe stafi i tij ende nuk kane vendosur te flasin ne lidhje me situaten qe shte duke mbizoteruar ne skuader por jane duke vazhduar punen me grupin e lojtareve qe kane ne dispozicion. Kuptohet qe deshira e tij eshte te kete nje grup sa me cilesor ne dispozicion dhe per kete arsye kerkon emra me peshe ne skuader. Vllaznia ne fakt duket disi e vonuar ne merkato sa i takon perfaqesimit ne Kupen Uefa sepse per kampionatin e ri shqiptar ka edne shume kohe ne dispozicion per te ndertuar nje skuader solide megjithese çdo dite e me teper ndihet veshtiresia e marrjes se lojtareve te duhur ne merkato prandaj tentohet tek tregu i huaj qe shpeshhere
rezulton i padobishem.
Gjergj KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 23 Jun 2008 , 20:39

Delain, paralajmerim per vonesen ne stervitje
Klubi shkodran duket se nuk ka nder mend te toleroje vonesat ne paraqitjen ne stervitje te futbollistit Sasha Delain. Ky lojtar pritej te ishte ne Shkode rper t’iu bashkuar skuadres ne stervitje qe te shtunen e kaluar por permes telefonit ai ka njoftuar se nuk mund te vije ngaqe nena e tij eshte shtruar ne spital dhe i eshte dashur t’i qendroje prane. Kongolezi ka lajmeruar se do vije te dielen e ardhshme me date 29 dhe drejtuesit e klubit shkodran nuk kane nder mend ta presin me gjate. Burime te ndryshme bejne te ditur se lojtarit do t’i jepet nje paralajmerim per kete dhe nese nuk paraqitet deri te dielen, ne daten qe ka dhene vete ai, atehere ndaj tij do merret nje mase e rende ndeshkimore.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 23 Jun 2008 , 20:39

-Klubi shkodran, prioritet Akademise edhe sezonin e ri
Kryesia e klubit Vllaznia eshte mbledhur mbreme vone ne nje mbledhje te zakonshme per te teksa jane diskutuar disa çeshtje qe kane te bejne me mbarebajtjen e klubit. Duke qene keshtu, megjithese vendimet do zbardhen sot, behet e ditur se nje nga temat qe eshte diskutuar jo pak, ka qene ajo e Akademise se klubit. Pe rkete arsye eshte rene dakord qe t’i jepet prioritet serish asaj nderkohe qe do kete nje organizim ndryshe te punes, gje e cila do shoqerohet edhe me emra te rinj.
Gj.KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 24 Jun 2008 , 16:07

3 artikuj per me than shkurt:Futja e pordh e grij sallate sa te kalojne edhe nji kja nat! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 24 Jun 2008 , 17:20

vllaznia1919 wrote:3 artikuj per me than shkurt:Futja e pordh e grij sallate sa te kalojne edhe nji kja nat! :lol: :lol: :lol: :lol:
Hhahhahah naqe, se mas asht hera e pare :D :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 25 Jun 2008 , 14:59

E keqja asht se ska me ken as fundit! :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Mon, 30 Jun 2008 , 19:51

Neser ka e ju hedh shorti i UEFAs
Vllaznia ne zemer
Image

Post Reply