Legjionaret e historis shqiptare

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Legjionaret e historis shqiptare

Post by Edmond-Cela » Sun, 08 Jun 2008 , 17:53

Pashko Vasa

http://uk.youtube.com/watch?v=SSscUnBh6BU&eurl=

Pashko Vasë Shkodrani është njëri nga figurat më të ndritura të kulturës dhe të Atdhedashurisë, të periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Ai, u lind në Shkodër më 17 shtator 1825, në një familje borgjeze me prejardhje nga Mirdita. I rritur në kushte mjaft komode (për kohën), ai imbaroi studimet e mesme në Venedik. Zgjuarsia dhe talenti i tij i rrallë shpalosen që në moshë të re, kur, vetëm 18 vjeçar, ai kryen me sukses detyrën e Sekretarit në Konsullatën Britanike në Shkodër. Mbas katër vitesh dhe pikërisht në vitin 1847, ai braktis këtë detyrë "për të ndarë me të mirët lavdinë e shpëtimit të Italisë", siç e pohon vetë. Në luftimet e ashpra në Romë, Bolonjë e Venedik, idealisti i ri shqiptar, shquhet për trimëri të rrallë, dhe në veçanti për përgatitjen e tij të shkëlqyer ushtarake, duke marrë gradën e oficerit të "Kalorësisë Qytetare të Romës". Për ecurinë e vrullshme të djaloshit shkodran drejt majave më të larta të karrierës, nuk e shikonin me sy të mirë disa qarqe egoistësh dhe dashakeqësh. Kjo ecje "maratonë" e Pashko Vasës, nxiti smirën dhe xhelozinë tek italianët, të cilët me paturpësinë më të madhe, thurën akuza dhe intriga, derisa arritën dhe ta burgosin, (si "shpërblim") i vetmohimit të tij në luftën që po bënte për çlirimin e Italisë, nga pushtuesit austriakë! Këtë madhështi arbërore, Pashko Vasa e trashëgonte nga gjaku i kulluar i gurrës kastriotike që pulsonte në çdo enë gjaku e kapilarë.
A nuk ishte i madhi Gjergj Kastrioti, ai që i shkoi në ndihmë mbretit të Napolit? A nuk ishte shpata dhe krahu i tij i fuqishëm, që i doli në mbrojtje krishtërimit dhe qytetërimit europian? A nuk ishte garda arbëreshe, që shoqëronte Garibaldin në fitoret e njëpasnjëshme, deri në çlirimin e plotë dhe bashkimin e Italisë? Për këtë, besoj se Italia dhe Europa, tashmë janë të ndërgjegjësuar, dhe këtë reflektim (ndonëse të vonuar) e kemi parë në "kryqëzatën" e fuqishme - Euro-Atlantike, kur ndëshkoi Serbinë shoveniste të Millosheviçit dhe çliroi vëllezërit kosovarë. Tashmë është në dorën e tyre, "administrimi" me korrektësi i kësaj mirënjohje, e cila do t'i shërbejë pavarësisë së Kosovës në një kohë sa më të favorshme. Që të mos i largohemi temës së shkrimit, siç e theksuam më lart, Pashko Vasa, si viktimë e këtyre ambicjeve, kaloi disa kohë në burg. Këto të dhëna janë marrë nga letrat që ai i ka dërguar më 1848 shkrimtarit italian, Nikollë Tamazeut, udhëheqësit kryesor të qëndresës së Venedikut kundër pushtuesve austriakë. Duhet theksuar se Tamazeu do të lidhej më vonë në miqësi me poetin e shquar arbëresh - De Radën. Pashko Vasa ka shkruar dhe kujtimet e tij të luftës në Itali, botuar nën titullin "Burgu im" (La mia prigione) 1850. Pas kësaj drame të dhimbshme, Pashko Vasa u vendos në Stambollë, ku përballoi vështirësi të mëdha jetësore, derisa u vendos në Ministrinë e Jashtme. Falë aftësive dhe talentit të tij të rrallë, ai më pas u ngrit në sferat më të larta të Perandorisë Otomane, si në Bosnjë e në vende të tjera. Nga viti 1883 e deri sa vdiq në Beirut (1892), ishte "Guvernator i Përgjithshëm" i Libanit.



Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për t'u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maître», London 1887).

Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t'u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).

Që nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Sun, 08 Jun 2008 , 18:13

T'bukra shume ato vargjet ne youtube..
FORZA VLLAZNIA

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 11 Jun 2008 , 01:33

SHPIA E PASHKO VASES ASHT NJIT ME SHPIN TEME :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 Jun 2008 , 14:22

Lum si ti naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply