Post
by Man in Redblue » Mon, 26 May 2008 , 22:30
Lajmet nga bota
E fejuara e Kristianos? “E pangopur në shtrat!”
Me siguri që Kristiano Ronaldos nuk do t’i kenë pëlqyer dhe aq shumë deklaratat e ish?të dashurit të së fejuarës së tij të tanishme, Nereida Gajardo. Pedro Kampane, me profesion menaxher lojtarësh, nuk ka mundur të mbajë të fshehta të veçantat e nxehta nga marrëdhënia e tij me modelen spanjolle. Ndoshta është frymëzuar nga lidhja e saj me atë që konsiderohet futbollsti më i mirë në botë për momentin... Gajardo, e cila shumë shpejt mund të bëhet edhe zonja Ronaldo, përshkruhet nga Kampane si një “vazjë që joshet lehtë dhe e pangopur në shtrat, si dhe që vrapon pas famës dhe parave”. “Nereida nuk merr shumë vesh nga futbolli ? ka thënë Kampane për të përjavshmen britanike “News of the World”, “por sigurisht që i njeh mjaft mirë meshukjt dhe di si të bëjë të lumtur. Me siguri që Kristiano po argëtohet shumë me të. Nereida i dashuron paratë më shumë se çdo gjë tjetër, edhe më shumë se sa seksin. Tani Kristiano ka gjetur një vajzë fantastike në shtrat, ndërsa ajo ka realizuar ëndrrën e saj duke u fejuar me një futbollist milioner. Nuk mendoja se do të arrinte aq lart. Sigurisht që i njeh futbollistët, sepse ka frekuentuar shumë, por nuk ma merrte mendja që do të arrinte të joshte një kampion si Ronaldo”, ka shtuar Kampane. Më pas, Kampane ka shpjeguar se e kishte njohur Gajardon në vitin 2006 dhe se ishte ndarë prej saj pas vetëm disa muajsh, sepse modelja ishte shumë e zjarrtë. Deklaratat e personit në fjalë nuk do t’i kenë pëlqyer as mamasë së Ronaldos, zonjës Maria dos Santos Aveiro, e cila kohët e fundit kishte shprehur entuziazmin e saj për martesën e mundshme të të birit.