Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Oct 2005 , 13:59

Vllaznia fiton 3-0 miqësoren me Kastriotin

Shkodranët e kanë mbyllur me fitore ndeshjen e djeshme miqësore kundër Kastriotit të Krujës. Ajo është luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" dhe është ndjekur me interes nga sportdashësit shkodranë, të cilët dëshironin të shikonin brazilianët e ardhur së fundi në ekip. Dhe në të vërtetë ata nuk kanë zhgënjyer. Dy prej tre golave të shënuar në këtë ndeshje mbajnë firmat e Rinaldos, në të 34-ën dhe Leandros në të 45-ën, ndërsa i treti është shënuar nga kapiteni Sinani në minutën e 56-të. Por më shumë sesa golat, ka rënë në sy kombinimi mjaft i mirë i dyshes sulmuese, sidomos me Leandron, por edhe me Zheraldinjon. Trajneri Dedja ndaj krutanëve e ka nisur lojën me këtë formacion: Ndoja, Radusinoviç, Teli, Kapaj, Kelmendi, Hoti, Belisha, Leandro, Zheraldinjo, Sinani dhe Rinaldo. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Grima, Beqiri, Kuli, Camel, Frroku e Sulejmani. Pavarësisht nga fitorja në miqësoren e djeshme, trajneri Dedja e ka të qartë se skuadra ka shumë probleme. "Disa nga lojtarët e rinj që janë në skuadër, por edhe nga ata të ardhurit që kanë qenë deri dje në formacionin e Vllaznisë, janë larg nivelit që duhet të kenë. Ata ende nuk e kanë të qartë, me sa duket, se fanella e Vllaznisë peshon rëndë dhe nuk është kollaj ta veshësh atë. Sa u takon brazilianëve të ardhur, ata kuptohet kanë përmirësuar shumë gjëra në skuadër, por me përjashtim të Leandros, dy të tjerët duket se kanë probleme fizike,"ka thënë trajneri i skuadrës shkodrane. Por ndërkohë miqësorja e djeshme përballë krutanëve ka evidentuar edhe faktin tjetër, që marokeni i ardhur te kuqeblutë ditët e fundit, Mixha Camel, me shumë të ngjarë do të largohet shpejt nga skuadra, pasi nuk ka bindur me nivelin e tij. Në pjesën e dytë të miqësores së djeshme është aktivizuar edhe sulmuesi kosovar, i cili një ditë më parë kishte paralajmëruar largimin nga skuadra. Por nga sa merret vesh, drejtuesit e klubit kanë këmbëngulur që ai të vazhdojë të qëndrojë në skuadër, megjithëse ende nuk është ingranuar si duhet me të.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Oct 2005 , 13:31

Dedja, ai që ka kthyer qetësinë në skuadër

Kishte kohë që te Vllaznia nuk ekzistonte një klimë e tillë. Skuadra, pas shumë kohësh, shihet të punojë e qetë dhe njëkohësisht me entuziazëm, ndryshe nga më parë, kur në radhët e kuqebluve situata nuk ishte aspak normale për një skuadër futbolli. Lojtarët hynin e dilnin kur ta kishin qejf për stërvitje dhe po ashtu dikush mundohej t'u shiste "mend" kolegëve të tij se unë jam më i miri, ndërsa ju nuk bëni për këtë skuadër. Tashmë nuk ekziston një gjë e tillë. Kuptohet, ardhja e trajnerit Dedja është fryti i këtij ndryshimi. Ai ka sjellë rregull e disiplinë në ekip, por mbi të gjitha harmoninë e munguar. Mjafton të vëresh një seancë stërvitore të kuqebluve dhe këtë gjë e konstaton menjëherë. Futbollistët e Vllaznisë, përveçse janë të gjithë për një në rresht para trajnerit, e zhvillojnë stërvitjen me shumë dëshirë. Humori e shakatë miqësore nuk mungojnë mes lojtarëve dhe në këtë mënyrë duket se pikërisht kjo është gjëja më kryesore që ka ndryshuar në skuadër. Tashmë edhe vetë pjesëtarët e skuadrës janë më të lehtësuar nga ana psikologjike dhe pritet vetëm që ata të japin edhe rezultatet e duhura në ndeshjet e ardhshme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Oct 2005 , 13:31

Kuqeblutë, ndeshja e kontrollit të enjten

Ndryshe nga javët e tjera, ndeshja e kontrollit e Vllaznisë këtë javë nuk do të zhvillohet të mërkurën si zakonisht, por një ditë më pas. Këtë e bën të ditur vetë trajneri i skuadrës, Hysen Dedja, i cili duket shumë i impenjuar me përgatitjet e skuadrës për ndeshjen e së dielës kundër Dinamos. Vetë fakti që kjo ndeshje luhet të dielën, ka bërë që të ndodhë edhe ky spostim i ditës së zhvillimit të ndeshjes së kontrollit. Në këtë mënyrë, vetëm nesër për herë të parë trajneri Dedja do të ketë në dispozicion të gjithë kontigjentin e lojtarëve pas kthimit edhe të Ndrekës nga ekipi Shpresa dhe prej testit të nesërm do të përcaktohet edhe skuadra që do të hidhet në fushë ditën e diel kundër bluve.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 14 Oct 2005 , 13:01

Kuqeblutë, shumë dilema për formacionin

Trajneri Dedja ende nuk e ka të qartë në mendjen e tij se me cilët lojtarë do të dalë në fushë të dielën ndaj Dinamos. Në radhë të parë, ngaqë ende nuk është e qartë nëse do të federohen apo jo tre futbollistët brazilianë. Megjithatë, planet për këtë ndeshje Dedja është duke i bërë pa ta në formacion. Kjo është parë edhe dje në ndeshjen e kontrollit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 15 Oct 2005 , 10:05

Kuqeblutë, mossuksesi i bën supersticiozë

Ndodh edhe kështu: shkodranët nuk kanë dëshirë t'i luajnë më ndeshjet e tyre në "Loro Boriçi" nën dritat e projektorëve. Arsyeja është e thjeshtë, ata janë bërë supersticiozë. E gjitha kjo ka ardhur nga fakti që sa herë Vllaznia i ka luajtur ndeshjet e saj natën me drita, ajo ka humbur, duke i zhgënjyer së tepërmi tifozët e saj. Prandaj tashmë projektorët konsiderohen "ters" i skuadrës kuqeblu dhe në këtë mënyrë drejtuesit e klubit kanë vendosur që ndeshjen e radhës ta luajnë në orarin e zakonshëm dhe jo në darkë. Ishte planifikuar që edhe ndeshja me Dinamon të luhej në orët e mbrëmjes, por ky vendim ka ndryshuar. E gjitha kjo ka ardhur edhe nga fakti që kuqeblutë, nisur edhe nga mungesa e rezultateve pozitive sa herë që është luajtur në këtë mënyrë, tashmë kundër Dinamos, kur pikët duhen më shumë se çdo herë tjetër, kanë kërkuar të luhet në orën 14:00. Kjo gjë është vendosur tashmë dhe ky do të jetë orari i fillimit të ndeshjes të së dielës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Oct 2005 , 12:12

Kuqeblutë, të grumbulluar para Dinamos


Kështu kanë vendosur drejtuesit e skuadrës shkodrane pas konsultimit edhe me ata të klubit. E konsideruar shumë e rëndësishme ndeshja me Dinamon, kuqeblutë janë duke bërë maksimumin e parapërgatitjes ashtu si duhet për ta përballuar me sukses këtë ndeshje. Kësisoj, trajneri Dedja ka kërkuar që skuadra të grumbullohet në prag të kësaj ndeshjeje dhe kështu ka ndodhur. Dje në drekë, ekipi i Vllaznisë është grumbulluar në hotel-turizmin e qytetit, ku ka kaluar natën e mbrëmshme dhe do të qëndrojë deri dy orë para ndeshjes së sotme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Oct 2005 , 12:13

Vllaznia, shumë enigma për formacionin

Mes dilemave të zgjedhjes së variantit të duhur taktik për ndeshjen e sotme, duket se më në fund trajneri Dedja ka vendosur për atë 3-5-2. Gjatë ditëve të fundit, skuadra shkodrane, në seancat stërvitore, ka aplikuar vendosje të ndryshme në fushë për të gjetur mënyrën më të mirë. Por vetëm dje duket se është vendosur çdo gjë. Në seancën e fundit stërvitore të pragndeshjes me Dinamon, të zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi", trajneri Dedja ka punuar shumë me skemën taktike.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 17 Oct 2005 , 13:22

Komenti pas ndeshjes kunder Dinamos

Vllaznia e Dinamo kanë ndarë nga një pikë dje në ndeshjen e luajtur në "Loro Boriçi", pikë këto që nuk kanë kënaqur asnjërën prej tyre. Barazimi ndoshta ka qenë rezultati më i drejtë i kësaj ndeshjeje për nga mënyra si është zhvilluar loja. Miqtë vinin në këtë ndeshje me tri mungesa të rëndësishme në formacion, por në të vërtetë ata që kanë luajtur nuk i kanë lënë gjë mangut atyre. Në kampin tjetër, atë të vendave, u pa qartë që Vllaznia nuk është ajo skuadra që duhet të jetë. Me gjithë ndërhyrjet e trajnerit Dedja, sërish ka probleme në skuadër. Por pavarësisht tyre, kuqeblutë kanë fituar dje një lojtar të ri. 18-vjeçari Gilman Lika, i aktivizuar si titullar që nga minuta e parë, ka qenë ndër më të mirët në fushë. Po ashtu, edhe portieri Ndoja në çdo ndeshje dhe më tepër po tregon vlerat e një portieri të sigurt. Loja e djeshme në të shumtën e kohës ka qenë një lojë me gabime të shumta për të dy ekipet. Vllaznia ka kaluar në avantazh me një gol të përkryer për nga mënyra e ndërtimit të aksionit dhe u duk qartë se do ta kontrollonte avantazhin, por nuk ka rezultuar kështu. Në pjesën e dytë forma fizike e disa prej lojtarëve të saj, kryesisht atyre brazilianë, ra dhe kjo ndikoi në lojën e repartit të mesfushës që krijoi hapësira për kundërshtarin. Megjithatë, goli është pësuar nga një goditje standarde, ku meritë ka pa dyshim edhe autori i tij, Deliallisi. Ndërkohë, shtyllat e minutave të fundit për të dy ekipet kanë dhuruar vërtet emocione te të pranishmit në stadium, por duket se kishte qenë e thënë që kjo ndeshje të mbyllej në barazim. Një barazim që nuk i ka vlejtur asnjërës skuadër. Vllaznia mbetet sërish e teta në renditje, duke qenë plot shtatë pikë nga kreu i renditjes. Nuk janë shumë, por faza e parë po mbyllet dhe, ajo çfarë është më e rëndësishmja, përballë skuadrave rivale po lë shumë pikë, çka po ndikojnë në ecurinë e ekipit. Javën tjetër sërish tripikëshi është i vështirë për t'u marrë, pasi shkodranët do të udhëtojnë në Tiranë për t'u ndeshur me Partizanin, i cili në fushën e vet njeh vetëm fitore. Ndërsa Dinamo, e cila është vetëm një pikë më shumë se Vllaznia, po shpërdoron shumë raste gjatë ndeshjes, gjë që po ndikon shumë në rezultatin final. Ndoshta Dinamo po vuan edhe mungesën e fatit. Java e ardhshme rezervon një tjetër trasfertë të vështirë për blutë, pasi do të udhëtojnë për në Korçë, ku i pret një Skënderbe, që nuk gabon dy herë, aq më tepër që luan në fushën e vet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 17 Oct 2005 , 13:22

Të veçanta:

- Rreth 4 mijë veta e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme mes këtyre dy skuadrave. Ashtu si edhe në ndeshjen e kaluar, edhe këtë herë në dyert e stadiumit kanë funksionuar kamerat që rregullonin futjen e njerëzve me biletë në stadium.
- Barazimi nuk ka qenë rezultati i pritur prej trajnerit të ri të Vllaznisë, Hysen Dedja. Kjo jo vetëm se për të ishte ndeshja e parë pas rikthimit në krye të kësaj skuadre, por edhe sepse dje ka festuar 45-vjetorin e tij të lindjes.
- Duartrokitje të shumta kanë shoqëruar në ndeshjen e djeshme 18-vjeçarin e Vllaznisë, Gilman Lika. Ai ka qenë ndër më të mirët në fushë, duke bërë që kështu të vërtetohet edhe një herë thënia se Shkodra nuk ngopet së nxjerri talente.
- Ka debutuar me gol në ndeshjen e tij të parë me Vllazninë edhe braziliani Rinaldo, i cili, megjithatë, nuk ishte në formën e tij më të mirë, por gjithsesi duket se shkodranët e kanë gjetur partnerin ideal të Sinanit në sulm.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 24 Oct 2005 , 14:06

Vllaznia: 12 blerje, 2 trajnerë dhe hiçgjë...

Situata nuk është aspak normale. Një investim i madh për të qenë i parafundit në renditje, kuptohet që nuk është as një e dhjeta e asaj që skuadra ka dhënë. Vendi i nëntë në renditje me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje të luajtura ka vite që nuk kishte ndodhur me Vllazninë. Edhe ndryshimi i trajnerëve, edhe ardhjet apo largimet e lojtarëve, nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim të situatës në kampin shkodran. Presidenca e klubit ka bërë sivjet 12 blerje, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar për mirë në skuadër, përveçse gjërat janë përkeqësuar nga java në javë. Ekipi vazhdon të jetë i kritikuar për mënyrën e lojës, për gjendjen fizike të futbollistëve dhe mbi të gjitha ata që zhgënjehen janë tifozët e shumtë të Vllaznisë. Në ndeshjen e fundit, atë të së shtunës kundër Partizanit, në fushë është parë një skuadër shumë e dobët, e cila nuk kishte asnjë lidhje me atë Vllazni që jemi mësuar të shohim. Ndoshta është ndeshja më e dobët që kuqeblutë kanë zhvilluar gjithë këto vitet e fundit në kryeqytet. Por humbja duket se ishte paralajmëruar që përpara fillimit të ndeshjes. Vetë ndërtimi i formacionit nga ana e trajnerit Dedja nuk linte vend për shpresa te fitorja. Rreshtimi i ekipit në fushë vetëm me një sulmues, apo më mirë me një sulmues e gjysmë, të linte të kuptonte se shkodranët do luanin për barazim në "Qemal Stafa". Kuptohet, një gjë e tillë rrallëherë ka ndodhur me skuadrën kuqeblu, e cila vërtet mund të ketë humbur herët e tjera, por të paktën ka zhvilluar një futboll të bukur e spektakolar. Tjetra që ka sjellë shumë diskutime dje gjatë gjithë ditës në opinionin sportiv shkodran ka qenë lënia në stol gjatë gjithë ndeshjes e dy prej blerjeve më të fundit të skuadrës, brazilianëve Zheraldinjo dhe Rinaldo. Këta të fundit vërtet mund të mos kenë qenë në formën e duhur fizike për të përballuar 90 minuta, por kur dëgjon deklaratën e trajnerit Dedja pas ndeshjes se disa prej lojtarëve që luajtën nuk kanë formën e duhur fizike, atëherë këtu është vërtet momenti për t'u ndalur. Nëse bëhet fjala për të zgjedhur mes dy futbollistëve se cili do luajë kur ata kanë të njëjtën formë, atëherë normalisht që do të luajë ai që mendohet se mund të japë diçka të mirë në lojë. Por me gjithë kritikat, natyrisht që nuk është vendi për ta "mbytur" skuadrën. Për këtë arsye, edhe presidenca e klubit nuk ka ndër mend të vërë dorë mbi lojtarët. Nuk bëhet fjalë për largime të tjera nga skuadra, pasi investimi është bërë tashmë dhe, për rrjedhojë, po shikohet mundësia që të gjenden lojtarë të tjerë në treg. Duke qenë kështu, me të drejtë shumëkush mund të pyesë: përse u blenë atëherë tre brazilianët kur nuk paskan formën e duhur? Kësaj pyetjeje dikush duhet t'i japë përgjigje, sepse po të vazhdohet duke heshtur, mund të na rezultojë që edhe boshnjakët që erdhën të firmosin për Vllazninë, por të mos jenë në gjendje të luajnë në këtë moment. Vetëm duke bërë gabime të tilla gjatë merkatos është krijuar kjo gjendje aspak e mirë në skuadër, ku trajneri hedh sytë në stol për të gjetur një lojtar që mund të futet në fushë dhe të ndryshojë rrjedhën e lojës, por gjen lojtarë më të dobët se sa ata që janë në fushë. Si rrjedhojë, Vllaznia është e parafundit në renditje, një vend aspak i përshtatshëm për këtë klub 86-vjeçar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 25 Oct 2005 , 14:02

Aanalizë 45-minutëshe për humbjen
Humbja të shtunën ndaj të kuqve nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesit e skuadrës shkodrane. Për këtë arsye, përpara stërvitjes së djeshme, trajneri Dedja dhe stafi i tij kanë zhvilluar analizën e kësaj ndeshjeje me ekipin. Siç bëhet e ditur, ai që ka folur vazhdimisht ka qenë drejtuesi i Vllaznisë, Hysen Dedja. Ky i fundit mësohet të ketë folur me tone të ashpra para gjithë skuadrës, duke mos preferuar të ndalet në emra të përveçëm. Kjo për arsyen e thjeshtë që, sipas tij, i gjithi ekipi ka qenë dobët. Nga ana tjetër, Dedja ka dashur të sqarojë edhe idenë e hedhur në media për një lojë mbrojtëse të ekipit të tij ndaj Partizanit, teksa ka sqaruar: "Vllaznia ka luajtur me dy sulmues në fillim të ndeshjes, me Sinanin dhe Ahin. Por pas dëmtimit të këtij të fundit, ka hyrë në lojë edhe Sulejmani, edhe ky sulmues, ndërkohë që për disa minuta kemi luajtur edhe me tre sulmues, duke përfshirë këtu edhe Leandron." Megjithatë, duhet përmendur fakti që pas analizës që ka zgjatur 45 minuta, ekipi ka zhvilluar seancën e radhës, e cila ka zgjatur gati 2 orë. Dedja ka punuar më tepër nga ana taktike me skuadrën, duke e përgatitur për ndeshjen me Besën.

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Wed, 26 Oct 2005 , 11:27

Dedja: Kualifikimi do t'i jepte moral Vllaznisë

Morali nuk është ai që duhet të jetë, por kuptohet që trajneri është i fundit që duhet të dorëzohet. Këtë po e provon edhe Hysen Dedja, prodhim i shkollës shkodrane të futbollit, që duke e njohur mirë mentalitetin e këtij qyteti, kërkon të mos heqë dorë kollaj. Pavarësisht problemeve që po kalon skuadra, pavarësisht kontigjentit jo të plotë të lojtarëve, trajneri aktual i Vllaznisë ka besim se ekipi që ai drejton ka shansin më të mirë për të bërë kthesën. Kjo realizohet duke eliminuar skuadrën-surprizë të këtij sezoni, Besën, atë që udhëheq me meritë aktualisht kampionatin.
Dedja, a ka ku shkon më keq gjendja e Vllaznisë?
Të them të drejtën, edhe unë e ndiej vështirësinë e një gjendjeje të tillë. Shkodra nuk është mësuar ta shohë skuadrën e saj në një pozitë të tillë dhe, për rrjedhojë, gjendja nuk është dhe aq e mirë. Sidomos nga ana psikologjike e lojtarëve, të cilët, kuptohet, janë para një presioni të madh për ndryshimin sa më parë të kësaj gjendjeje.
Sipas jush, cilat janë shkaqet që skuadra është në këtë situatë?
Ajo që konstatoj unë pikësëpari është gjendja jo e duhur fizike e një grupi të mirë lojtarësh. Nuk e di me siguri pse gjendja ka shkuar deri në këtë pikë, por, siç po e shikoni, futbollistët nuk janë të zotë ta përballojnë siç duhet një kalendar të tillë të ngjeshur ndeshjesh. Koha që kam pasur në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme për të përmirësuar diçka në këtë pikë, pasi më tepër jam marrë me rigjenerimin e forcave dhe punën nga ana taktike me skuadrën. Përveç anës fizike, e pranoj që Vllaznia nuk ka shumë lojtarë cilësorë në radhët e saj. Këto defekte janë sidomos në repartin e mesfushës, apo edhe të sulmit, por, siç e kam theksuar edhe më parë, më shqetëson reparti i mesfushës, që është pika më e dobët e skuadrës. Por unë besoj se presidenti dhe donatorët do të bëjnë gjithçka deri në afatin e fundit të mbylljes së merkatos për të sjellë në ekip disa lojtarë të tjerë, të cilët mund të rregullojnë diçka.
Sot do të keni përballë Besën. E konsideroni avantazh të madh barazimin në ndeshjen e parë?
Në pamje të parë, ky rezultat është shumë i favorshëm, por unë nuk e konsideroj krejt kështu. Përkundrazi, jam duke punuar shumë në këtë drejtim me skuadrën, në mënyrë që ajo të mos e marrë lehtë. Në ekip ka shumë djem të rinj, të cilët fare lehtë mund të mendojnë se kemi barazuar në Kavajë dhe u kualifikuam tani. Por unë nuk mendoj kështu. Besa është ekip për t'u vlerësuar maksimalisht, sepse po kalon një formë shumë të mirë dhe jo më kot është në krye të renditjes. Pastaj forca e kësaj skuadre u pa edhe këtë javë, kur fitoi brenda në Durrës. Për këtë arsye, nuk duhet kurrsesi ta quajmë punë të kryer kualifikimin, por duhet të përkushtohemi maksimalisht për këtë ndeshje.
Vllaznia kualifikohet edhe me 0 0. Kjo do të thotë që mund të luani të ngjeshur në mbrojtje për të ruajtur rezultatin e ndeshjes së parë?
Jo, kurrsesi. Nëse hyjmë në fushë me këtë mendim, jemi të eliminuar. Objektivi ynë është ta fitojmë këtë ndeshje dhe për këtë do të vendos në fushë një formacion sulmues.
Së fundi, a varet fati i mëtejshëm i Vllaznisë nga ecuria e ndeshjes së sotme?
- Patjetër që po. Kupa dhe kampionati janë të lidhura me njëra tjetrën dhe një kualifikim sot do të na ndihmonte shumë edhe për kapërcimin e gjendjes jo të mirë në kampionat. Ndërsa po të ndodhë e kundërta, që nuk e mendoj, gjërat mund të përkeqësohen. Prandaj edhe ne duhet të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje për t'u kualifikuar, sepse ndeshja e sotme me Besën është për "jetë a vdekje" për ne.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 26 Oct 2005 , 13:25

Perveq moralit do te ishte edhe shum e vlefshme se ba me fitu kupen dalim ne Uefa.Meqi me ane te kampionatit spo kena fort shpresa ishalla po bajme gja ne kupe.

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Wed, 26 Oct 2005 , 19:08

Uhh Ca Hekme Me Fitu :)

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Oct 2005 , 13:52

Kta kohte e fundit jena msu (Fatekeqesisht) me vujte shum. :lol:
Po shyqyr qe fitume te pakten!

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Thu, 27 Oct 2005 , 20:11

Ishalla e marrim vetin tesh e fillojme me kam te mare fazen e dyte :)

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Oct 2005 , 13:21

Ishalla naqe.Se me njaq pak qe kam pa un nuk asht se skuadrat e tjera jane te nej nivelit stratosferik!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Nov 2005 , 14:42

Kuqeblutë, starton java anti-Tirana
Ekipi i Vllaznisë, pas pushimit të së dielës, dje ka filluar stërvitjen e javës anti-Tirana. Të gjithë futbollistët kuqeblu kanë qenë të gatshëm për trajnerin Dedja, sepse nuk ka pasur të dëmtuar. Shpresohet që gjatë gjithë javës të mos ketë ndonjë dëmtim. Kujtojmë që edhe dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë Vllazninë. Optimizmi as fitores së fundit është në kuotat maksimale, por për të qenë realist, Vllaznia kësaj radhe duhet të ketë edhe fatin me vete, ashtu siç pati Tirana në fazën e parë, tek fitoi në sekondat e fundit të ndeshjes. Pas ngjarjeve të fundit, edhe tifozët kanë filluar të shpresojnë që ekipi i tyre mund të ngjitet, kështu që kuqeblutë duken më të motivuar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 29 Nov 2005 , 14:52

Ekipi shkodran ka filluar dhe është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Besën. Dje pasdite, kuqeblutë janë stërvitur në fushën sportive të Shtojit, ku trajneri Dedja është marrë kryesisht me anën taktike të lojës, duke menduar që dje për kundërshtarin e nesërm. Ekipi nuk ka pasur pushim as ditën e diel, ndonëse si zakonisht ajo është pushim. Trajneri Dedja ka kërkuar që skuadra të jetë në gjendje optimale për ndeshjen me Besën dhe për rrjedhojë të dielën paradreke e gjithë skuadra ka qenë në stërvitje. Drejtuesit e Vllaznisë kanë zgjedhur palestrën për të ingranuar të gjithë ekipin. Në stërvitje kanë qenë edhe ata që kanë luajtur ditën e shtunë, po ashtu edhe ata që kanë qenë në stol në këtë ndeshje. Ndërkohë, sot do të ketë edhe një seancë tjetër, e cila do të zhvillohet paradreke, para se ekipi të niset për në Durrës, ku mendohet të kalojë natën. Një lajm tjetër i mirë për stafin drejtues të kuqebluve është ai që në dispozicion të tij do të jenë të gjithë futbollistët. Nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar, apo me kartonë dhe kjo është një mundësi më shumë që Vllaznia të kthehet me një rezultat pozitiv nga Kavaja.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 29 Nov 2005 , 17:50

Hajt,ishalla i marrim hakun kësaj rradhe! 0-3 do të ishte një rezultat i pranueshëm,por s'ka gjë edhe me 0-1 kënaqemi.

Shnet e pare o popull!
Para VLLAZNIA!

Post Reply