Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Oct 2005 , 13:46

Hysen Dedja, trajneri i ri i Vllaznisë

Thashethemet kanë rezultuar të vërteta. Flitej që Hysen Dedja mund të merrte drejtimin e ekipit të Vllaznisë nëse ikte Haxhiosmanoviçi dhe kështu ka ndodhur. Në orët e vona të mbrëmjes, zëvendëspresidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, në mungesë të presidentit Agron Çela, ka deklaruar se që sot e tutje kuqeblutë do t'i drejtojë një nga trajnerët e njohur të kampionatit shqiptar. Hysen Dedja është i njohur në futbollin shqiptar si trajner, pasi ka drejtuar shumë ekipe, duke filluar nga Luftëtari, Bylisi, Lushnja, Laçi, Egnatia, për të përfunduar tek Erzeni, që vetëm dje e ka lënë detyrën në Shijak. Por suksesin më të madh Hysen Dedja e ka pasur me ekipin e Vllaznisë, pasi atë e ka shpallur kampion më 1998. Por kuqeblutë ai do t'i drejtonte edhe në sezonin 2003-2004, por vetëm për një fazë. Pra, është hera e tretë që trajneri i njohur shkodran merr drejtimin e Vllaznisë. Por kësaj here gjendja është ndryshe. Kësaj radhe Dedjes do t'i duhet shumë për të ngritur një skuadër që duan shkodranët. Por duke qenë vetë nga Shkodra ai fare mirë mund të jetë njeriu i duhur që mund të ngrejë ekipin.
Sot, në orën 9:00, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri, ndërkohë që Haxhiosmanoviçi largohet, për të lënë prapa kësaj radhe një shije jo të mirë. Në fakt, kishte disa ditë që "Deda" shkonte në stërvitje sa për t'u dukur, pasi e kishte parandier largimin. Madje trajneri malazez, për t'i dhënë një shans vetes, deklaronte dje se do të largohej nëse Vllaznia nuk fitonte ndaj Dinamos. Por atij nuk do t'i jepet më asnjë shans, pasi për rezultatet e dobëta ai është shkarkuar. "Deda" nuk është mërzitur për këtë, madje ai është ndier i çliruar, pasi edhe ky makth mori fund.
Përveç trajnerit të ri, është arritur marrëveshja edhe me portierin shkodran Admir Grima, i cili u lakua si kandidat i portës shkodrane menjëherë pas përjashtimit të durrsakut Shehi. Grima ka edhe 10 ditë kohë për të kapur formën e duhur, por tani do të jetë më e lehtë, pasi do të stërvitet me ekipin. Detajet e kontratës do të sqarohen sot, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar. Edhe Grima është i "gardës së vjetër", duke sjellë kështu kohët kur Vllaznia shpallej kampione.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 05 Oct 2005 , 13:46

Ca me ba naqe , randsi ka qe me punu mire !!

Ishalla punon sa ma mire me Vllaznine edhe nuk sheh miqsite , por zgjedh ne 11 lojtaret qe e meritojne !!!

I uroj Hysen Dedjes pune te mbare me Vllaznine duke shpresuar qe Vllaznia te shkoje ne nivelet qe i takon !!! :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Oct 2005 , 13:31

Njate po dona te tan.Ishalla po na fute ne rruge te mar,se kushdo te jene boll qe te na ngrejne VLLAZNINE aty ku i takon.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Oct 2005 , 13:33

Dedja: Të rikthejmë Vllazninë e madhe

Trajneri është prezantuar dje zyrtarisht, për shkodranin është eksperienca e tretë

Trajneri që drejtoi ekipin në shpalljen kampion në 1998-ën, kërkon përqëndrim dhe qetësi nga lojtarët

Hysen Dedja rikthehet tek Vllaznia për të nxjerrë nga balta ekipin e tij të zemrës. Ish-futbollisti dhe trajneri i ekipit shkodran merr timonin e një ekipi që deri tani ka arritu të marrë mesatarisht vetëm një pikë për çdo javë kampionat. Situata është e vështirë, por trajneri gjatë prezantimit të djeshëm nuk ka dashur të hedhë faj mbi të larguarin Dervish Haxhiosmanoviç. Tashmë Vllaznia do të kërkojë një ngritje graduale, ndaj trajneri ka kërkuar nga djemtë e tij qetësi dhe përqëndrim, për të mos përsëritur më gabimet dhe për të siguruar një ecuri pozitive. Tre donatorët e ekipit kanë premtuar prurje të reja, pra të gjithë lojtarët e nevojshëm që mund të rikthejnë ekipin në formën që kërkohet. Pritet që Vllaznia të ketë një tjetër paraqitje që në përballjen e javës së ardhshme, por ashtu si edhe vetë trajneri ka deklaruar, rezultatet do të arrihen me qetësi. Nën drejtimin e tij Vllaznia u shpall kampion në vitin 1998, ndaj shkodranët nuk e kanë harruar trajnerin që ngjiti skuadrën në majën më të lartë të futbollit shqiptar. Dedja në karrierën e tij ka drejtuar një sërë ekipesh, si Luftëtarin, Egnatian, Bylisin, Lushnjën, Laçin dhe Erzenin. Nga ky i fundit u largua pasi mori ofertën e klubit të tij të zemrës. Kjo është hera e tretë që Dedja merr timonin e Vllaznisë, pasi e ka drejtuar atë për një fazë në sezonin 2003-2004. Shkodranët presin prej tij ringritjen e nivelit të ekipit që deri tani ka grumbulluar vetëm 6 pikë në 6 javë kampionat. Por çdo e mirë e ka edhe një të keqe. Dedja vjen dhe ndërkohë largohet Saimir Patushi. Mesfushori që u bashkua me Vllazninë në fillim të sezonit, pas përjashtimit të tij nga Tirana, nuk do të aktivizohet më me Vllazninë. Ai ka rënë dakord me drejtuesit e klubit ku aktivizohet, që të huazohet tek një skuader tjetër, që sipas gjasave mendohet të jetë Dinamo ose Partizani. Por mesfushori ka patur kontakte edhe me donatorët e Tiranës, ndaj nuk duhet përjashtuar mundësia që lojtari të rikthehet te kampionët, pasi ekipi po shfaq nevojë për elementë të të tillë. Gjithçka do të vendoset në ditët në vijim, pasi lojtari mund të shqyrtojë disa oferta të mundshme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Oct 2005 , 13:34

Ky Patushi keka rrote k.... krejt.Hajte ne ............. i kjofte pra!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 06 Oct 2005 , 13:58

vllaznia1919 wrote:Ky Patushi keka rrote k.... krejt.Hajte ne ............. i kjofte pra!
Naqe Patushi nuk ka faj hic por faj ka PRESIDENCA jone e ... "NDERUME" :evil: :!:
Se deri aj ka nje kontrat te rregullt me Vllaznine aj ne asnje menyre s'duhet te lihet te largohet e aq me shum qe do shkoje te luje ne kampionatin Shqiptar , me kundershtaret tane te ardhshem !!!!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 07 Oct 2005 , 13:14

Jane debila te dyja palte pra.Aj qi don me ike si me kene lojtari ma i mire ne bote e presidenca qi e len me ike.
Last edited by vllaznia1919 on Fri, 07 Oct 2005 , 13:18, edited 1 time in total.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 07 Oct 2005 , 13:18

Mbërrin një maroken tek Vllaznia, priten tre brazilianët

Përforcimet e Vllaznisë kanë filluar të bëhen realitet. Dje, në seancën stërvitore të ekipit, ka qenë i pranishëm edhe një futbollist maroken, i cili kishte ardhur nga futbolli francez, sipas të dhënave të para që mësohen për të. Shtatlartë dhe në pamje të parë me një moshë të re, ai ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore me kuqeblutë, në radhët e të cilëve do të testohet për disa ditë. Ai luan në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese dhe tashmë do të jetë trajneri Dedja ai që do të vendosë për fatin e tij. Nga ana tjetër, përveç marokenit, tashmë pritet vetëm ardhja e tre brazilianëve të premtuar, Leandros, Zheraldinjos dhe një sulmuesi. Nga ana tjetër, dje, si zëvendëspresidenti Fushaj, ashtu edhe trajneri Dedja, janë shprehur se gjatë këtyre ditëve me skuadrën, përveç lojtarëve të huaj, do të bashkohet edhe ndonjë futbollist nga kampionati ynë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 07 Oct 2005 , 13:19

Radusinoviç, dëshira për të ikur me "Dedën"

Ende nuk mund të quhet e përfunduar, por Igor Radusinoviç me shumë të ngjarë do të ndjekë bashkëpatriotin e tij, trajnerin Haxhiosmanoviç në rrugën e largimit nga Vllaznia. Por nëse për "Dedën" bëhet fjalë për largim nga detyra, për mbrojtësin që ka qenë titullar në këto javë të para në formacionin kuqeblu, arsyeja e largimit është ndjekja e njeriut që e solli në Shqipëri. "Unë nuk mund të rri më në Shkodër. "Deda" ishte ai që më solli te Vllaznia dhe, meqë ai nuk është më këtu, nuk kam se çfarë të bëj më në skuadër. Do të largohem edhe unë," ka thënë Radusinoviçi. Por ndërkohë drejtuesit e lartë të klubit shkodran kanë bërë çmos që t'i mbushin mendjen 21-vjeçarit nga Podgorica për të vazhduar kontratën që ka me klubin, duke e siguruar se çdo gjë do të shkonte më së miri për të, por mbrojtësi malazez nuk ka pranuar. Edhe vetë Haxhiosmanoviçi në tavolinë i ka kërkuar lojtarit që e kishte sjellë vetë te Vllaznia të qëndronte, por ky i fundit ka qenë i vendosur në vendimin e tij. Madje Igori është parë edhe duke qarë në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi" në ato momente, gjë që ka sjellë keqardhje te të gjithë të pranishmit. Gjithsesi, dy zëvendëspresidentët, Fushaj e Amuli, pas këtij takimi i kanë lënë edhe dy tri ditë afat lojtarit për të dhënë vendimin e tij, por me shumë të ngjarë Radusinoviçi i ka dhënë lamtumirën dje Vllaznisë së bashku me trajnerin Haxhiosmanoviç.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Oct 2005 , 11:42

Sulejmani, gati largimi nga Vllaznia

Në momentet kur po flitet me shumë bujë në lidhje me merkaton që është duke zhvilluar Vllaznia, nuk ka se si të mos bjerë në sy edhe një fakt tjetër. Fakt ky që ka të bëjë me një mundësi edhe të largimit të lojtarëve nga skuadra shkodrane. Bëhet fjalë për kosovarin Erkan Sulejmani, i cili duket se ka bërë gati valixhet për të ikur nga kuqeblutë. Këtë e bën të ditur vetë lojtari, i cili dje ka qenë prezent në stërvitjen e pasdites, por nuk është stërvitur. Futbollisti që erdhi me shumë bujë në ditët e fundit të gushtit, me kalimin e kohës, gradualisht filloi të mos jetë më i pëlqyeri i stafit drejtues, apo edhe i tifozërisë shkodrane. Dukej qartë që kishte një mospërshtatje të kosovarit me ambientin që gjeti, ndonëse karriera e tij e deritanishme në futbollin turk dhe atë boshnjak të krijonin idenë se kishim të bënim me një futbollist cilësor. Por në të vërtetë duhet pranuar që Sulejmani ka qenë edhe i pafat. Kur mbërriti në Shkodër, ai nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe po ashtu qe i pafat edhe me dëmtimet. Ndërkohë, 24-vjeçari nga Prishtina duket se tashmë e ka ndarë mendjen për t'u larguar nga skuadra. Këtë vendim të tij ua ka bërë të ditur si drejtuesve të klubit, ashtu edhe trajnerit të sapoemëruar në krye të ekipit, Dedjes. Këtë e thotë edhe në prononcimin e tij, kur shprehet: "Jam duke menduar largimin nga Vllaznia. Kjo për arsye se nuk po arrij të shprehem ashtu si duhet në skuadër, edhe ngaqë trajneri i mëparshëm nuk më preferonte shumë. Mbase nuk po arrij të gjej mënyrën e duhur për t'u përshtatur me të. Në këto pozita mendoj se më mirë është t'i ndajmë rrugët me skuadrën shkodrane. Këtë mendim timin ia kam bërë të ditur edhe zëvendëspresidentit Fushaj, i cili më ka kërkuar të qëndroj në skuadër, ngaqë tani ka ardhur edhe trajneri i ri dhe punët mund të shkojnë më mirë. Megjithatë, do të bisedoj edhe një herë tjetër me drejtuesit e klubit dhe më pas do të vendos se çfarë do të bëj, kur, siç e thashë, ideja është për t'u larguar." Pas stërvitjes së djeshme, kosovari është parë të bisedojë edhe me trajnerët Dedja e Premçi dhe këta dy të fundit i kanë kërkuar të vazhdonte të qëndronte në skuadër. Ndërkohë bëhet e ditur se lojtari 24-vjeçar dje kishte arritur të gjente edhe një shtëpi me qira, ku mendonte të sistemohej, por papritur ka ndërruar mendim. E gjitha kjo ndoshta ka ardhur edhe ngaqë Partizani kërkon ta marrë sërish. "Trajneri aktual i Partizanit, Sulejman Mema, më ka telefonuar dhe më ka thënë se një vend në skuadrën e tij e kam gati. Te Vllaznia ndërkohë kanë ardhur edhe lojtarë të tjerë dhe mbase do të jetë më mirë për mua të largohem," ka shtuar më tej Sulejmani. Në të vërtetë, ardhja së fundi e tre brazilianëve sikur e ka spostuar vëmendjen e të gjithëve tek ata. Kjo u pa edhe në seancën e pasdites së djeshme, kur në fushën sportive të Shtojit ishin të pranishëm shumë tifozë. Loja e sulmuesit Rinaldo ka qenë vërtet e mirë në prezantimin e tij të parë me këtë skuadër, ndërkohë që vlerat e Leandros dhe Zheraldinjos njihen. Nga ana tjetër, një paraqitje të mirë në ndeshjen e djeshme të kontrollit ka bërë edhe marokeni me pasaportë franceze, Camel. Ka rënë në sy edhe prezantimi i mbrojtësit të ardhur nga Erzeni, Kelmendi, të cilin trajneri Dedja në testin e djeshëm e kishte futur në formacionin e parë. Sa u takon të tjerëve, megjithëse pritej të mbërrinte dje, nuk ka ardhur mbrojtësi kenian i premtuar, por kjo gjë mund të realizohet në ditët e ardhshme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Oct 2005 , 11:42

Çështja "Patushi", sot zgjidhja përfundimtare

Nisur nga deklarimet e vetë drejtuesve të presidencës shkodrane, sot pritet të marrë një përgjigje përfundimtare problemi i Saimir Patushit. E shtuna e sotme ka qenë dhe afati i fundit i lënë nga shkodranët në adresë të lojtarit për t'i zgjidhur të gjitha problemet që e shqetësojnë dhe të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të kthehet apo jo te Vllaznia. Mesfushori matjan ka shfaqur dëshirën e tij të kthehet sërish te Tirana, por drejtuesit shkodranë i kanë vënë kushtin që kjo lëvizje mund të bëhet vetëm nëse drejt Shkodrës vjen Salihi. Por nisur edhe nga fakti që bardheblutë vështirë se do të heqin dorë nga golashënuesi më i mirë aktual i kampionatit, mundësia e mbylljes së kësaj çështjeje është kthimi i Patushit në Shkodër, për të vazhduar kontratën që ka me kuqeblutë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Oct 2005 , 11:52

Ishalla asht ishtu taman!Do te ishte veprimi i pare inteligjent i ksaj presidence. :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 08 Oct 2005 , 17:19

Hhhahahahaa , por mor por sjan te marre ato te Tiranes me Lan me ik Salihin , aj asht tu e majt gjall Tiranen , kshu qe asht pak e fshtir kja pune ...

Gjynah qe po ik Sulejmani , pavarsisht qe ska ba paraqitje te mira , por sa ma shum lojtare qe te jene aq ma shum ka rivalitet edhe aq ma shum impenjohen lojtaret ....
Per mendimin tim as Sulejmani s'duhet te largohet , por .....
te shohim ca do te ndodh ne vazhdim ...
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Oct 2005 , 13:55

Edhe e shtuna, asnjë zgjidhje për Patushin

Drejtuesit e klubit shkodran e kishin bërë të qartë se deri të shtunën (dje) çështja e futbollistit Saimir Patushi do të merrte një zgjidhje. Alternativat ishin dy: shkëmbimi kokë për kokë me një lojtar cilësor të Tiranës, ose mesfushori matjan do të kthehej të luante sërish në "Loro Boriçi". Megjithatë, edhe e shtuna kaloi pa asnjë zgjidhje të këtij problemi. Patushi as nuk është parë në Shkodër dhe as ndonjë lojtar tjetër bardheblu nuk ka ardhur në vend të tij. Në këtë mënyrë, sipas drejtuesve të klubit shkodran, tashmë duhen pritur ditët e para të javës së ardhshme për të mësuar nëse për këtë çështje do të ketë një zgjidhje apo jo. Topi këtë radhë nuk është në fushën e presidencës së Vllaznisë, por në atë të Patushit. Shkodranët nuk kanë ndër mend ta lejojnë lojtarin të largohet atëherë kur ai dëshiron, por do të këmbëngulin në kërkesën e tyre që lojtari të zbatojë kontratën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Oct 2005 , 13:56

Radusinoviç rikthehet te Vllaznia

I vetmi malazez që ka mbetur tashmë te skuadra shkodrane pas largimit të trajnerit Haxhiosmanoviç është mbrojtësi Igor Radusinoviç. Edhe ky i fundit, në momentet kur presidenca e klubit vendosi të shkarkojë "Dedën", u shpreh hapur për një largim të tij drejt Podgoricës. Kjo me shpjegimin që ai do të ndiehej i vetëm në Shkodër dhe do të kishte probleme me qëndrimin dhe akomodimin, ngaqë nuk e njeh edhe gjuhën tonë. Por ndërhyrja e presidencës së Vllaznisë, duke i vënë në dispozicion një autoveturë për lëvizjet e tij çdo ditë nga Shkodra në Podgoricë dhe afati triditor i lënë në dorë të lojtarit për të vendosur, e kanë bindur malazezin të rikthehet te kuqeblutë, për të vazhduar kontratën që ka me ta deri në fund të sezonit. Për këtë arsye, Radusinoviçi dje është bashkuar sërish me ekipin dhe ka luajtur në miqësoren me Kastriotin. Në këtë mënyrë, Vllaznisë nuk i ka shpëtuar nga duart një lojtar që konsiderohet ndër blerjet më të mira të saj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Oct 2005 , 13:10

Keniani, ai që pritet të mbërrijë sot

Eshtë paralajmëruar ardhja e tij dhe tashmë pritet që ajo të bëhet realitet. Nga sa janë shprehur drejtuesit e Vllaznisë, sot duhet të mbërrijë në Shqipëri dhe pastaj në Shkodër kapiteni i kombëtares së Kenias. Kjo rezulton të jetë blerja e fundit e kuqebluve, megjithatë pritet që ardhja e këtij lojtari që thuhet të jetë cilësor, të bëhet realitet. Shkodranët do të dërgojnë sot në Rinas përfaqësuesit e vet për të pritur afrikanin që vjen i sugjeruar nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Rudi Vata.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 14 Oct 2005 , 13:00

Akabana, shtyhet ardhja e kenianit

E kanë pritur dje të mbërrinte në Shkodër drejtuesit e Vllaznisë, megjithatë kapiteni i kombëtares keniane nuk ka mbërritur. Kjo pasi edhe të mërkurën Akabana mësohet të ketë pasur ndeshje me kombëtaren e tij. Ndërkohë, ardhja e tij duket e sigurt, pasi, siç mësohet, me lojtarin afrikan ka përfunduar çdo gjë edhe sa i takon kontratës financiare. Përveç kësaj, drejtuesit e Vllaznisë, përmes kosovarit Sulejmani, që ka ndihmuar shumë në këtë çështje, ngaqë ka luajtur me të në Bosnjë me ekipin e Zheljezniçarit, i kanë dërguar afrikanit dje përmes zyrave të "Western Union"-it edhe paratë e biletës së avionit për ardhjen e tij në Shqipëri. Kësisoj, ajo që pritet tani është vetëm konfirmimi i datës së sigurt të ardhjes, e cila mund të jetë këtë fundjavë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 14 Oct 2005 , 13:01

Shijakasi Arapi largohet nga Shkodra

Prej dy ditësh nuk është parë në seancat stërvitore të kuqebluve futbollisti i ardhur nga Erzeni, Arapi. Sa i takon largimit të tij, askush nuk di gjë në skuadër, madje as shijakasi tjetër, Kelmendi. Ky i fundit pret që të firmosë për Vllazninë dhe të federohet pastaj, ngaqë duket se e ka kaluar provën. Për Arapin, vlerësimet nuk kanë qenë edhe aq pozitive, prandaj ndoshta ai ka parapëlqyer të largohet vetë nga skuadra.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Oct 2005 , 12:14

Vllaznia, federohen tre brazilianët

Rihapja e merkatos ka bërë që Vllaznia të ketë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Dinamos edhe tre futbollistët brazilianë të ardhur ditët e fundit. Sekretari i klubit shkodran, Ismet Hoxha, dje ka qenë në federatë dhe ka bërë federimin e Leandros, Zheraldinjos dhe Rinaldos. Në këtë mënyrë, të tre këta lojtarë do të jenë të gatshëm për të luajtur sot për trajnerin Dedja.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 18 Oct 2005 , 13:22

Futbollisti matjan nuk do të lejohet të aktivizohet me Tiranën apo ndonjë ekip tjetër

Shkodranët, “peng” Patushin

Saimir Patushi nuk do të luajë me asnjë ekip tjetër, përveç Vllaznisë. Ky shtë paralajmërimi i ardhur nga drejtuesit e klubit shkodran në adresë të futbollistit matjan, i cili ditët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv. Për të thuhej se kishte nisur stërvitjen me ish-skuadrën e tij, Tiranën, por shefi i klubit shkodran, Ismet Hoxha, e hedh poshtë kategorikisht një mundësi të tillë. “As që bëhet fjalë se Patushi mund të lëvizë”, tha ai. “Futbollisti ka marrë lekët, kështu që është nën kontratë me ne dhe për të ardhmen e tij vendos Vllaznia”, tha shefi i skuadrës kuqeblu. Saimir Patushi u përjashtua nga ekipi i Tiranës menjëherë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve nga bullgarët e CSKA Sofje dhe brenda pak ditësh matjani u bë mesfushor i Vllaznisë. Pas një ecurie jo të mirë të kuqebluve, shkatërruesi ka shprehur sërish dëshirën për t’u rikthyer në kryeqytet, megjithatë, një gjë e tillë duket mjaft e vështirë. Merkato e tetorit është hapur, po për një futbollist që është federuar më parë, lëvizja në një klub tjetër lejohet vetëm në formën e huazimit, e cila nuk pëlqehet nga drejtuesit shkodranë. “Çfarë do të bëjmë me të? Le të rrijë aty kot, ne jemi brenda kontratës, kështu që nuk ka të drejtë të lëvizë”, sqaroi shefi i klubit. “Përveç fakti që ai ka marrë shumë para, nuk duhet të harrojmë se ai na ka prishur shumë punë. Këto katër javët e fundit kemi luajtur me një futbollist mangut në mesfushë, me vetëm Belishën si shkatërrues. Në ndeshjet më të rëndësishme ai nuk na ndihmoi. Kur erdhi në fillim në Shkodër, madje pa i kërkuar ne, na tha fjalët më të këqija për Tiranën, ndërsa tani del e na shan neve. Kjo është vërtetë e patolerueshme”, tha më tej Hoxha. Ndërkaq, në Federatën Shqiptare të Futbollit, ende nuk ka mbërritur ndonjë shkresë ku të kërkohet transferimi i mesfushori matjan.

Post Reply