Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 19 Sep 2005 , 13:09

Deklarojnë pas ndeshjes:
Perlat Sevo, trajner i Lushnjës:
"Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, në një kohë që pjesa e dytë ishte komplet e errët për ne, pasi ekipi doli nga detyrat taktike, duke rënë pre e lojës së kundërshtarit. Vllaznia e meritoi fitoren, ku në pjesën e dytë, me një lojë racionale, duke shfrytëzuar me përpikëri kundërsulmin, na goditi atëherë kur nuk e prisnim. Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të qëndrojmë më shumë në riparimin e dy gabimeve që sot u përsëritën ndjeshëm."
Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë:
"Sigurisht, jam i kënaqur me rezultatin, por jo me lojën që zhvilluam. Shumë futbollistë të mi nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, kështu që në të ardhmen do të bëj ndryshimet e duhura. Më pëlqeu loja e Lushnjës dhe dëshira që kishte për të luajtur. Ata e qarkulluan topin shumë herë më shumë se ne. Arritëm të fitonim vetëm për meritë të kualiteteve si Sinani, apo Patushi."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 Sep 2005 , 14:30

Skema, ajo që u dha fitoren kuqebluve

Një nga arsyet pse Vllaznia fitoi në Lushnjë ka qenë pa dyshim edhe skema e lojës që ajo aplikoi gjatë 90 minutave të takimit. Ndonëse e diskutuar disa herë, trajneri Haxhiosmanoviç hezitonte të përdorte skemën 3-5-2, ngaqë me 4-4-2 që ai preferonte, mundohej t'i injektonte Vllaznisë një lojë moderne. Por ata që vlejnë në një kampionat pikësh, natyrisht që janë fitoret. Pikërisht për këtë arsye, kur në Lushnjë duhej medoemos të fitohej, ekipi duket se e ka bindur "Dedën" të luante me skemën 3-5-2. Loja me "libero" në mbrojtje dhe me një mesfushë të dendur do të ishte shumë më efikase dhe më e suksesshme se ajo në vijë të drejtë. Kjo ka rezultuar e drejtë në ndeshjen me Lushnjën. Shkodranët nuk është se kanë bërë ndonjë lojë kushedi se çfarë në "Roza Haxhiu", por në fund të ndeshjes e kanë lënë stadiumin me tri pikë në xhep.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 Sep 2005 , 14:40

Shpërblim për suksesin ndaj Lushnjës

Përveç tri pikëve të fitores në Lushnjë, futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë do t'i gëzohen edhe premios që presidenca e klubit ka vënë për arritjen e fitores. Ndonëse nuk bëhet e ditur shuma reale e premios, burime pranë klubit bëjnë të ditur se ajo është në shifra të konsiderueshme. Në këtë mënyrë, kuqeblutë kanë ngrohur xhepat dhe njëkohësisht me këtë fitore kanë rregulluar disi imazhin e tyre.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 22 Sep 2005 , 14:49

Belisha e Kapaj në dyshim edhe ndaj Besës

Kanë munguar në ndeshjen e javës së kaluar në Lushnjë, por me shumë të ngjarë do të mungojnë edhe në ndeshjen e kësaj jave me Besën. Dy mesfushorët e Vllaznisë, Amarildo Belisha dhe Marenglen Kapaj, për shkak të dëmtimeve të tyre, kanë qenë të detyruar të qëndrojnë larg skuadrës prej disa ditësh. Ata nuk kanë qenë prezent në stërvitjen e kuqebluve as të martën pasdite, ndërkohë që nuk kanë qenë as dje në ndeshjen e kupës me Veleçikun. Duke qenë kështu, trajneri Haxhiosmanoviç duket se do t'i bëjë planet pa këta dy lojtarë, duke u dhënë edhe një herë besimin Ahit, Hotit, apo Beqirit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 Sep 2005 , 14:29

Vllaznia-Besa nën dritën e projektorëve!

Ndeshja e kësaj jave me Besën e Kavajas do të luhet nën dritën e projektorëve. Kështu është vendosur nga klubi shkodran dhe federata, e cila ka miratuar orën 19:00 për nisjen e këtij takimi të javës së pestë. Në të vërtetë, duket se interesimi për këtë ndeshje do të jetë i madh, ngaqë është edhe takimi më i rëndësishëm i javës. Besa vjen në "Loro Boriçi" me postin e vendit të dytë me vete dhe për pasojë për shkodranët është mundësia më e mirë që t'ia rrëmbejnë këtë vend.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Sep 2005 , 11:35

Kuqeblutë, të grumbulluar në pragndeshje

Presidenca e klubit, duke e vlerësuar në maksimum ndeshjen e sotme me Besën, ka vendosur që ta grumbullojë ekipin në pragndeshje. Për rrjedhojë, në orët e drekës ekipi do të grumbullohet në ambientet e hotel "Argentit" në periferi të Shkodrës dhe do të qëndrojë aty deri dy orë para ndeshjes. Bëhet e ditur se të thirrur për këtë ndeshje nga ana e trajnerit Haxhiosmanoviç do të jenë të gjithë futbollistët, përfshi këtu edhe Ndrekën, Belishën e Kapajn, që kanë pasur probleme me dëmtimet.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 25 Sep 2005 , 09:32

Nuk e kuptoj se ç'far karakteri kanë lojtarët tonë....Turp i madh..nuk e di me saktësi a ka ndodh ndonjë herë tjetër një humbje e tillë ndaj Besës. :x Vërtet,Besa mund të jetë një skuadër e mirë,por gjithsesi ajo mbetet një skuadër deputuese në superligë,dhe unë nga viti 1980 e këtej nuk mbaj mënd një humbje të tillë,kjo është e padurushme.
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Sep 2005 , 13:21

Kta b*** e Vllaznise kan hi ne fushe fjete me duket.Sa mire nuk i vjen marre ma ja q.......!!!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Sep 2005 , 16:11

Besa, "tërmet 3-ballësh" në Shkodër

Besa ka surprizuar mbrëmë në "Loro Boriçi" me një fitore që as ajo vetë nuk e kishte menduar të tillë. 3-0 dhe duket se Vllaznia është dërrmuar brenda në fushën e saj. Për të mos thënë që është turpëruar me këtë rezultat. Një lojë që nuk ka bindur askënd dhe për pasojë kanë përfituar miqtë, të cilët për 24 orë e shohin veten në vendin e parë të renditjes. Me një sulmues si Fortunat, që gjithnjë e më tepër po i bind të gjithë se është i huaji më i mirë që kemi parë deri tani në futbollin tonë, kavajasit ia kanë dalë të marrin tri pikë dhe për më tepër një fitore që mund të marrë përmasa historike në ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave. Shkodranët asnjëherë gjatë 90 minutave nuk kanë treguar se kanë hyrë në fushë për të fituar. Një lojë e shkujdesur e tyre, pa një orientim të qartë dhe për më tepër që në këtë ndeshje sërish është luajtur me skemën e preferuar të lojtarëve, atë 3-5-2. Repartet nuk kanë funksionuar dhe si rrjedhojë Fortunat nuk e kishte të vështirë ta bënte "çorap" mbrojtjen e Vllaznisë sa herë që e prekte topin. Në krahun e kundërt, dyshja e kuqebluve Sinani Sulejmani nuk janë parë asnjëherë të kombinojnë ashtu si duhet me njëri tjetrin dhe nga ana tjetër nuk kishin mbështetje nga mesfusha. Duke qenë kështu, shkodrani shtatlartë Kraja nuk e kishte të vështirë të largonte me kokë topat e lartë që vinin pa adresë në zonën kavajase. Në këtë mënyrë, me një fitore të pastër 3-0, Besa largohet me tri pikë nga Shkodra, duke e kaluar natën e mbrëmshme vërtet si triumfatore. Kavajasit zgjohen sot duke e parë veten në vendin e parë në renditje, megjithëse për vetë ata është herët të flasësh për të tilla pretendime. Pavarësisht nga kjo, fitorja e tyre mbrëmë ndaj Vllaznisë ka qenë plotësisht e merituar. Kuqeblutë në këtë ndeshje nuk humbën nga fati, prandaj dhe nuk dihet se deri ku mund të shkojnë ata në këtë sezon, kur në objektivat e tyre është fitimi i njërit prej trofeve. Kjo humbje tregon që Vllaznia është shumë larg realizimit të objektivave, ndërsa Besa me këtë ritëm mund të zërë një vend për kupat europiane, që është edhe objektivi i vendosur nga presidenti kavajas.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Sep 2005 , 16:11

Deklarojnë:
Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë: "Nuk jam në gjendje ta shpjegoj atë çfarë ndodhi. Deri në momentin e pësimit të golit të parë skuadra luajti mirë, por pas pësimit të këtij goli, për të cilin unë fajësoj portierin, skuadra u çorientua. Ka qenë e pafalshme për ne që vetëm një lojtar i Besës, Fortunat, të triumfonte mbi 5 lojtarët tanë. Nuk mendoj se ekipi çaloi në aspektin e përgatitjes fizike, pasi ai gjatë gjithë ndeshjes vrapoi. Na mbetet të analizojmë këtë paraqitje shumë të dobët."

Agim Canaj, trajner i Besës: "Kemi fituar këtë ndeshje me shumë meritë. Që nga fillimi e deri në fund kemi qenë ne që e kemi kontrolluar lojën dhe për pasojë arritëm të shënonim njëri pas tjetrit të tre golat. Ndoshta mund ta them me sinqeritet që nuk e kishim çuar ndër mend një fitore të tillë në shifra kaq të thella, megjithatë është plotësisht e merituar. Na mbetet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t'i marrim ndeshjet një e nga një."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Sep 2005 , 16:12

Të veçanta:
- Zhgënjim të madh ka sjellë kjo humbje te 6000 tifozët e pranishëm mbrëmë në "Loro Boriçi". Por tifozëria shkodrane edhe një herë tjetër ka treguar se mbetet shumë e veçantë, teksa në fund të ndeshjes nuk ka munguar të brohorasë: "Besa, Besa!"
- Skuadrën kavajase e kanë ndjekur në këtë ndeshje edhe një grup prej rreth 200 tifozësh të saj, të cilët ishin të vendosur në pjesën e majtë të tribunës qendrore të stadiumit.
- Në të dytën ndeshje që Vllaznia luan këtë sezon në fushën e saj me projektorë, në të dy rastet humbet. Dritat në këtë mënyrë janë quajtur mbrëmë tersi i skuadrës, megjithëse në një moment në fushën e lojës përgjatë saj ka vrapuar një mace e zezë, e cila nga shumëkush është konsideruar tersi i skuadrës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Sep 2005 , 16:13

Presidenti Çela: Gjoba dhe sanksione për skuadrën
Nuk është kapërdirë mirë humbja e mbrëmshme nga ana e presidencës së Vllaznisë. Menjëherë pas ndeshjes, presidenti Agron Çela ka bërë të ditur se e gjithë skuadra do të ndëshkohet rëndë financiarisht për këtë humbje. "Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo humbje. Nuk e prisnim, ndërkohë që Besa na ka befasuar me lojën e saj shumë të mirë. Për këtë humbje secili prej pjesëtarëve të skuadrës sonë do të gjobitet me shumën e 500 mijë lekëve të vjetra, ndërkohë që ditën e hënë do të zhvillojmë edhe një mbledhje ku do të analizohet pozicioni gjithësecilit, duke filluar nga stafi drejtues dhe për te vazhduar lojtarët. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje," ka thënë ai. Ndërkohë ajo që pritet tashmë është e hëna për të mësuar se çfarë do të ndodhë me skuadrën. Që mbrëmë ka filluar të përflitet edhe një largimi i mundshëm i trajnerit Haxhiosmanoviç, megjithatë kjo mbetet për t'u parë të hënën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Sep 2005 , 13:47

Vllaznia, me "litar në fyt" drejt Elbasanit

Kështu mund ta quajmë situatën te skuadra shkodrane në prag të ndeshjes së sotme kundër Elbasanit. Momenti që po kalon Vllaznia nuk është më i miri, për të mos thënë që është ndër më të vështirët që kjo skuadër ka kaluar këto kohët e fundit. Mungesa e rezultateve të duhura në këto javë të para të kampionatit ka sjellë një pasiguri të madhe në radhët e kuqebluve, aq më tepër kur nuk është mbushur ende java që kur Besa i turpëroi ata brenda në "Loro Boriçi". Duke qenë kështu, por nisur edhe nga fakti që tre futbollistë të skuadrës janë përjashtuar tashmë, apo të tjerë kanë marrë paralajmërimet e duhura, situata nuk është aspak e favorshme në prag të sfidës së sotme me Elbasanin, kryesuesin aktual dhe me meritë të renditjes. Madje në këtë gjendje që ndodhen shkodranët, edhe po të luhej ky takim në Shkodër, ata sërish nuk mund të konsideroheshin favoritë për fitimin e tij. Në kampin kuqeblu askush nuk ka dëshirë të flasë dhe të komentojë këtë gjendje. Të gjithë mjaftohen me heshtje, duke mos qenë në gjendje të të thonë as dy fjalë në lidhje me përballjen e sotme në "Ruzhdi Bizhuta". Futbollistët e Vllaznisë e dinë fare mirë se ata i pret sërish një tjetër gjobë, apo dhe ndonjë masë tjetër ndëshkimore në rast humbjeje përballë nënkampionëve në fuqi të vendit. Ashtu siç është para një presioni të madh edhe trajneri Haxhiosmanoviç, i cili e ka marrë një "karton të verdhë" nga presidenca e klubit. Por a ekziston mundësia që ai, në rast të një humbjeje në Elbasan, të marrë edhe kartonin e kuq? Presidenti Çela e kundërshton këtë gjë, teksa thotë: "Kartoni i verdhë që u dhamë trajnerëve është në fuqi deri në ditën e fundit të kontratës së tyre." Në këtë mënyrë, skuadra duket se i ka të gjitha mundësitë për të punuar e qetë, por në të vërtetë nuk është krejt kështu. Presioni mbi të është jashtëzakonisht i madh. Kjo u pa edhe në ndeshjen e kupës të martën kundër Veleçikut, ku edhe ata pak tifozë që ishin në stadium, në vend që të inkurajonin skuadrën e tyre, e kanë kritikuar ashpër atë, madje është shkuar deri atje sa të ofendohen edhe lojtarë të veçantë. Atmosfera në të gjithë ambientet sportive të këtij qyteti është tejet mbytëse pas humbjes 0?3 me kavajasit. E gjithë kjo natyrisht që ka ndikimin e vet edhe në anën psikologjike të futbollistëve, të cilët janë para një presioni shumë të madh. Për ndeshjen e sotme kundër Besës, sikur të mos mjaftonin këto probleme, vijnë edhe dëmtimet e Kapajt dhe Sulejmanit. Kjo gjë ka bërë që alternativat për trajnerin Haxhiosmanoviç të jenë të pakta. Një gjë e tillë pastaj duket edhe nga fakti tjetër se cilët emra do të jenë të gatshmë në stol. Mjafton të përmendim Bishanin, Ahin, Likën, Canin, Tafilin dhe Zmijanin. Të gjithë pa përvojë, të gjithë të rinj. Në këtë logjikë, e gjithë kjo qetësi e pragndeshjes me Elbasanin e ka motivin brenda. Vllaznia është duke kaluar një moment aspak të mirë dhe kësisoj është duke iu ruajtur shumë edhe shkarjes së fundit, që mund t'i ngjasë sot në "Ruzhdi Bizhuta".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Sep 2005 , 13:48

Kapaj-Sulejmani, të pamundur për sot

Problemet për skuadrën shkodrane nuk paskan të sosur. Sikur të mos mjaftonte humbja me Besën dhe përjashtimi i tre lojtarëve nga radhët e saj, për ndeshjen me Elbasanin trajneri Haxhiosmanoviç nuk do të ketë në dispozicion edhe dy futbollistë të tjerë titullarë. Bëhet fjalë për Kapajn dhe Sulejmanin. I pari ka një dëmtim të rëndë në shpatull, teksa duket se e ka nxjerrë atë pas një përplasjeje në fundin e ndeshjes së kupës me Veleçikun. Por njëkohësisht në këtë ndeshje aspak të rëndësishme ka pësuar një dëmtim muskular edhe kosovari Sulejmani. Ata nuk do të luajnë ndeshjen e radhës në Elbasan, duke bërë kështu që alternativat për trajnerin Haxhiosmanoviç për të hedhur në fushë një formacion fitimtar të jenë më të pakta.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Sep 2005 , 13:48

Presidenca, premio për rezultat pozitiv

Për të rritur moralin e skuadrës, presidenca e klubit shkodran ka vendosur të akordojë një premio në rast të arritjes së një rezultati pozitiv në Elbasan. Këtë e ka bërë të ditur dje pasdite vetë presidenti Agron Çela, i cili e ka ndjekur stërvitjen e fundit të skuadrës së tij në prag të ndeshjes së sotme. Nuk bëhet e ditur shuma e premios, por thuhet që ajo do të jetë e konsiderueshme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Sep 2005 , 13:48

Kuqeblutë, që mbrëmë në Elbasan

Ekipi shkodran është nisur që mbrëmë drejt Elbasanit, ku dhe ka kaluar natën e mbrëmshme. Nisja nga Shkodra është bërë në orën 18:00 dhe udhëtimi ka pasur direkt si destinacion qytetin e Shqipërisë së Mesme, ku sot do të luhet ndeshja e javës së gjashtë kundër verdhebluve vendës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Oct 2005 , 13:49

Çështja "Patushi" shqetëson Vllazninë

Edhe në seancën e djeshme, ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e Saimir Patushit. Lojtari që ditët e fundit e ka bërë të qartë se është duke menduar largimin nga Vllaznia, në këtë mënyrë është kthyer në çështjen e ditës për shkodranët. Pavarësisht deklaratave të presidencës së klubit për moslejim të largimit të këtij futbollisti nga skuadra pa mbaruar kontrata që ai ka me të, mëdyshjet shtohen gjithnjë e më tepër. Burime të ndryshme bëjnë të ditur se lojtari dje ka qenë në ambientet e FSHF?së për të shikuar klauzolat e mundshme që lejojnë rregulloret e këtij institucioni për lëvizjet nga njëra skuadër te tjetra. Por pavarësisht nga kjo, shkodranët duken të vendosur për të mos e lejuar një gjë të tillë. Ata vetëm 2 muaj më parë kanë firmosur me ish?lojtarin bardheblu një kontratë shumë të majme financiare dhe
kurrsesi nuk mund të lejojnë që Patushi të mendojë të largohet nga skuadra ende pa u mbyllur faza e parë e kampionatit. Ajo që ka rënë në sy dje në stërvitjen e ekipit shkodran ka qenë pikërisht mungesa e këtij futbollisti. Trajnerët nuk kanë qenë në gjendje të japin arsyen e mungesës së tij dhe po ashtu edhe sekretari Hoxha e drejtori teknik Mustafaraj. Të gjithë kanë ngritur supet, por i vetmi që ka thënë diçka ka qenë zëvendëspresidenti Fushaj, i cili ka bërë të ditur se mesfushori nuk ka qenë në stërvitje, pasi ai vetë ka kërkuar leje për arsye familjare. Në këtë kontekst, mungesa e tij në njëfarë mënyre justifikohet, por megjithatë ajo çfarë dëgjon nga futbollistët e tjerë të Vllaznisë, e bën të sigurt largimin e këtij lojtari sapo të rihapet merkatoja në gjysmën e tetorit. Nga ana tjetër, në stërvitjen e djeshme janë parë të zhvillojnë stërvitje të diferencuar dy prej futbollistëve e pikërisht, Doçi dhe Sulejmani. Ata kanë probleme me dëmtimet e tyre dhe kësisoj do t'u duhet disa ditë t'i kushtojnë rëndësi rikuperimit të tyre. Nga ana tjetër, ka rënë në sy edhe mungesa e 4 futbollistëve të tjerë të grumbulluar me ekipet kombëtare. Bëhet fjalë për portierin Bishani dhe mbrojtësin Ndreka, të thirrur nga
trajneri Lika për ndeshjen e Shpresës, si dhe dy mesfushorët, Tafili e Lika, të grumbulluar në kombëtaren U-19. Një lajm i mirë duket se është për kuqeblutë riaftësimi i Kapajt, i cili mungoi në ndeshjen e fundit në Elbasan për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Megjithatë, pavarësisht nga këto lajme, thelbësore dhe vendimtare për të gjithë duket marrja fund e çështjes "Patushi". Ajo në njëfarë mënyre ka sfumuar edhe ardhjen e shumëpritur të 3 futbollistëve brazilianë, apo dhe çështjen e trajnerit.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 04 Oct 2005 , 16:13

Pershendetje !!!

Sa i takon çeshtjes Patushi , presidenca jone nuk duhet ne asnje menyre te lejoj ikjen e tij dhe duhet patjeter te beje perdorcime !!!
Nje lojtar si Patushi luftarak duhet pa tjeter te qendroje ne Shkoder nqs Vllaznia do te pretendoje dicka !!!

Shpresojme qe Patushi te qendroje ne Shkoder !!!



Nje nga futbollistat me te shquar te vllaznise dhe nje nga me te shquarit ne kampionatin tone ka perjetuar dje momentet me te gezuara te jetes se tij , momentet qe jan te papershkrushme dhe qe cdo kush nga ne presim ti perjetojm .
Ai dje eshte bere baba per here te pare ndaj ne si staf i fkvllaznia.net i urojm me jete te gjate femijes dhe qoft ky femij edhe fati i vllaznise gjate ktij sezoni
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Oct 2005 , 13:45

"dhe qoft ky femij edhe fati i vllaznise gjate ktij sezoni "


Papapa sa oportunist je maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 05 Oct 2005 , 14:28

vllaznia1919 wrote:"dhe qoft ky femij edhe fati i vllaznise gjate ktij sezoni "


Papapa sa oportunist je maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
Hhahahhahahaa :roll: :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply