Post
by Man in Redblue » Fri, 09 May 2008 , 15:05
Keri ka idhull K.Ronaldon, por do Greqinë
Florenc Keri, talenti i ri shqiptar, i cili së fundi është blerë nga Bajerni i Munihut, ka dhënë një intervistë të gjatë për një faqe greke. Beratasi 17-vjeçar, -14 gola dhe 22 asistë gjatë këtij sezoni me Veria U-19, - do të ndjekë “shembullin e keq” të tiranasit Gjergji Kones, i cili në Greqi ka ndërruar emrin në Panajot Kone, himariotit Sotir Nini (Sotiris Ninis), Elin Dhimuço (Dhimuços). Lojtari thotë: “Ë vërteta është se kishin kërkuar me Kommbëtaren shqiptare, por preferenca ime, është që sapo të marr pasaportën greke, të luaj me Kombëtaren e të Rinjve të Greqisë”. (Teksti në greqisht: «Η αλήθεια είναι ότι με έχουν ζητήσει από την Εθνική Αλβανίας, αλλά προτεραιότητά μου, μόλις πάρω ελληνικό διαβατήριο, είναι να αγωνιστώ με την Εθνική Νέων της Ελλάδας». Linku origjinal
Keri është djalë me shije. Idhulli i tij nuk është askush tjetër, por lojtari më i mirë i kampionatit anglez. “Unë jam fans i Kristiano Ronaldos. Është idhulli im. Dikur bëja tifozëllëk edhe për Barcelonën e Mançesterin, por tani bëj vetëm për skuadrën angleze”.
Keri flet edhe për veten e familjen e tij. “Linda në Berat të Shqipërisë, më 17 nëntor 1990. Erdha në moshën dy vjeç në Greqi dhe fillova të luaj futboll qysh i vogël. Kur isha shtatë vjeç hyra në ekipin e moshave të Magnisiasko dhe pas gjashtë vitesh u bëra pjesë e ekipit të parë me të rriturit. Atëherë luanim në A’ Topiko (në kampionatin lokal). Mënjëherë shënova gol. Atje qëndrova deri vjet, dhe nga fillimi i vitit jam të Veria”.
Keri, i kërkuar dhe nga Arsenali thotë: “Më erdhën oferta nga Olimpiiakos, Panathinaiko, AEK, por dhe nga Arsenali përmes Tomas Kost. Unë preferova të shkoj te Veria, pasi atje më dhanë para, ndërkohë që të tjerët nuk më kishin folur për këtë temë”.
Lori tregon edhe në lidhje me propozimin e Bajernit të Munihut. “Nuk di shumë gjëra, pasi me to merret manaxheri im. Ai ka folur me to. E vetmja gjë që di, është fakti se ata më panë në ndeshjen kundër Iraklisit në Selanik në kampionatin e të rinjve në Super Ligë. Iu pëlqeva dhe që nga ai moment kërkuan edhe mendimin tim. Erdhën dhe tre-katër herë të tjera për të më parë. Do të doja të shkoja e të luaja me Bajernin”.
Keri jeton aktualisht larg prindërve të tij dhe gjendet i vetëm në Veria, ku jeton në një shtëpi të marrë me qera nga ekipi. Prindërit e tij gjenden në Volos. Babai i tij, Vangjeli, është shofer dalikash, ndërsa nëna e tij Maria merret me punët e shtëpisë. Motra e tij, Elsa, edhe pse është vetëm 22 vjeçe, është e martuar. Prindërit e tij e pëlqejnë një lëvizje në Gjermani. Mesfushori sulmues Keri thotë: “Babait tim i pëlqen shumë futbolli, është një tifoz i çmendur”