Post
by piero » Mon, 17 Oct 2005 , 18:45
Trajneri i Juventusit lavdëron skuadrën për fitoren e shtatë në po aq ndeshje, si dhe lojtarët
Kapelo: Goli i Del Pieros, i jashtëzakonshëm
Fabio Kapelo e ka komentuar shumë i kënaqur fitoren e shtatë të Juventusit të tij, në po aq ndeshje të luajtura deri tani në kampionat. "Kemi qenë gjatë gjithë kohës në brendësinë e ndeshjes, nuk u dorëzuam për asnjë çast dhe krijuam shumë raste. Më vjen keq që nuk u treguam disi më konkretë dhe që vuajtëm deri në fund, - shpjegoi trajneri. - Abiati u tregua shumë i zoti që na shpëtoi në minutat e fundit nga gjuajtja e tyre e vetme. Del Piero? Shënoi një gol të jashtëzakonshëm". Kapelo ka shpjeguar zgjedhjet e tij taktike dhe aktivizimin e Mutusë në 11-shen titullare. "E dinim se ata nuk kishin një anësor të mirëfilltë në korsinë e majtë, por një mesfushor si Donati, i cili ka më tepër prirje të shkatërrojë lojën e kundërshtarëve. Kështu që aktivizova Mutunë, i cili u paraqit mirë derisa ia lejoi fiziku. Më pas pashë që ata nisën të na sulmonin pikërisht në atë zonë dhe kështu që vendosa ta ndihmoja disi Zambrotën, duke futur Kamoranezin në vend të rumunit dhe duke zhvendosur Nedvedin në të majtë." Trajneri i bardhezinjve i druhej kësaj ndeshjeje, edhe sepse kombëtaret ia kishin kthyer lojtarët jo në formën më të mirë. "Por ja që u kthyen të gjithë të përqendruar dhe të bindur në mundësitë tona, - shpjegoi tekniku. - Në mënyrë të veçantë Del Piero, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm, ndihem i kënaqur nga paraqitja e tij, por edhe nga loja e skuadrës. Gjithnjë e organizuar dhe e vendosur mirë, i lejuam vetëm një nismë atyre dhe Abiati u tregua tepër i zoti." E shkëlqyer edhe paraqitja e Emersonit, i cili u rikthye të premten në mëngjes nga Brazili. "Emersoni është një lojtar i madh, ka cilësi dhe luajti shumë mirë, por më pëlqeu shumë edhe Xhianikeda, i cili, edhe pse kishte një shqetësim në dorë, luftoi për çdo top. Për ne, edhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm", - i ra shkurt Kapelo, i cili më pas përgëzoi edhe qendërmbrojtësit e tij, Turam dhe Kanavaro. "Janë dy lojtarë shumë të fortë në të gjitha aspektet, nga pikëpamja fizike, e shpejtësisë dhe e vëmendjes, sulmuesit e kanë të vështirë t'i kalojnë, janë të shkëlqyer edhe në lojën me kokë. Po lëvizin mirë, shumë të koordinuar, duke mos krijuar shumë boshllëqe mes reparteve." Trezegeja e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa Ibrahimoviçi nga fusha. "Doja ta lija pushim Trezegenë që të shërohej plotësisht, ndërsa Ibrahimoviçi ishte mirë dhe ndaj e aktivizova."
Kapiteni: Kritikat? Unë kështu luaj
Alesandro del Piero po e shijon golin: "Pas çdo kritike më thuhet se jam kthyer në formë. Por unë kështu luaj." Sulmuesi i Juves, njeriu i fitores ndaj Mesinës, nuk pranon t'i thuhet se ka nevojë për kritika dhe stimuj. Gjysmëserioz, ai komenton: "Kam dëgjuar të ma thonë shpesh. Por ajo që ka rëndësi, është që unë ndihem i kënaqur për formën time dhe pa dyshim edhe për golin. Por mbi të gjitha për fitoren që na jep një tjetër të shtyrë në kampionat." Më pas, duke analizuar ndeshjen ndaj Mesinës, Del Piero pohoi se Juvja hasi shumë vështirësi: "Sigurisht, pas pushimit je në ankth se si do të paraqitesh në fushë, pasi të jerët kanë pasur më shumë mundësi për ta përgatitur ndeshjen dhe në fakt Mesina luajti shumë mirë. Këtë gol ua kushtoj të gjithë atyre që më duan."
"Pinturikio", titullar edhe ndaj Bajernit
Paraqitja në kombëtaren italiane ndaj Moldavisë dhe tani ajo e kurorëzuar nga një gol i mrekullueshëm ndaj Mesinës. Alesandro del Piero me siguri që është sulmuesi më në formë i Juventusit. Zor se Fabio Kapelo nuk do ta aktivizojë edhe në angazhimin e ardhshëm, në transfertën e Mynihut në Ligën e Kampioneve. Kështu që njëri mes Ibrahimoviçit dhe Trezegesë do të qëndrojë me siguri në stol.
Del Piero e ka rifituar Juventusin dhe tani për Fabio Kapelon do të jetë shumë e vështirë, të paktën për sa kohë do të luajë kështu, ta lërë jashtë fushës. Angazhimi i ardhshëm është nesër: luhet transferta e Championsit në Mynihu, çka mund t'u sillte torinezëve kualifikimin e parakohshëm për në 1/8 e finaleve. Ndaj bavarezëve, numri 10 bardhezi do të jetë sërish titullar, kështu që vendin s'e ka të sigurt njëri mes Ibrahimoviçit dhe Trezegesë.
Barelisti i Udines: Ja si më goditi Obodo!
Siena Udineze do të kujtohet, veç tregolëshit të shkëlqyer të Di Mikeles, edhe për një ngjarje të rrallë. Një barelist, që hyri në fushë për t'i ardhur në ndihmë një lojtari, u godit nga vetë lojtari me një shishe uji. Nga pamjet televizive, dinamika e asaj që ndodhi s'është plotësisht e qartë, duket vetëm njeriu në fjalë, që ishte përkulur drejt Obodos, të bëjë një kërcim prapa a thua të ishte goditur nga Majk Tajson. Nga lëvizja e kryer kanë qenë të shumtë ata që e kanë akuzuar punonjësin e shërbimit publik se ka bërë gjoja, por ai është mbrojtur me vendosmëri: "Po e hipja në barelë, por më goditi me shishen e ujit në hundë. Nuk bëra sikur. U vizitova te ndihma e shpejtë, më dhanë një prognozë prej tri ditësh. Më dhemb ende buza, por historia mund të mbyllet me kaq."
Roma: Trajneri s'preket, Kasano po!
Nuk ka fjalë për të komentuar dështimin e pësuar në Empoli. Ishte një ndeshje që nuk shikohej, më e dobëta, që Roma ka luajtur deri tani. Por ju lutem, mos e merrni me Spaletin, jemi të kënaqur nga puna e tij. Trajneri ynë s'është në diskutim." Daniele Prade, drejtori sportiv verdhekuq, mbron trajnerin dhe stigmatizon paraqitjen e Totit me shokë: "Jemi me të. Në fund jemi të sigurtë që puna e tij do të na e shpërblejë, por futbollistët duhet ta ndjekin. Kasano? Besoj se Rosela Sensi tha gjithçka: Antonio refuzoi ofertën tonë të rinovimit dhe nëse vazhdon kështu, në janar pa dyshim do ta shesim."
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion