Post
by Miri » Sun, 04 May 2008 , 19:50
Kuqeblute, tri pike por humbin Sinanin
Pervec nje rezultati pozitiv, i cili vlente trepikeshin e nevojshem per ne tabelen e renditjes, per kuqeblute ndeshja e djeshme ishte nje testim i formacionit ne prag te finales per kupen e Shqiperise. Dhe, ashu sic kishte paralajmeruar, Deda ka nxjerre ne fushe ata lojtare, te projektuar te luajne te merkuren perballe bardhebluve. Objektivi i pare eshte arritur, ndersa testimi ka lene nje shije jo fort te mire, pasi paraqitja e titullareve ka lene ka lene per te deshiruar. Loja e kuqebluve nuk eshte pelqyer aspak, qofte nga publiku i paket ne stadium, ashtu dhe nga specialistet. Nje paraqitje e tille ka vene ne pikepyetje mundesine e realizimit te objektivit te fitimit te kupes se Shqiperise. Ndersa per korcaret, pa diskutim duhen thene fjalet me te mira, sepse me djemte e rinj te talentuar, qe kishte ne formacion kane marre duatrokitje jo te pakta. Pervec atij goli mjeshtror te realizuar nga Thana i ri, ata kane shenuar edhe nje tjeter, serish me nje shkodran te talentuar, duke pretenduar se e meritonin nje barazim ne kete ndeshje, por qe per xhaketat e zeza nuk ishte i vlefshem. Pa e tepruar mund te themi se edhe dy shkodranet e tjere te formacionit korcar, Guri e Kepi, kane marre vleresime pozitive per lojen e tyre.