Post
by Miri » Fri, 11 Apr 2008 , 16:16
Shkumbini/Nje skuader terhiqet nga aleanca
11 Prill
Gjerat jane komplikuar menjehere pas ndeshjes me Vllaznine. Drejtuesit shkodrane i jane drejtuar atyre peqinas. “Ne ju lame ndeshjen, tani tripikeshin e moret, lerjani edhe ju Dinamos”. Ok, peqinasit e kishin kuptuar qe shkodranet nuk kishin ndonje deshire te madhe per te fituar ashtu sikunder e dinin gjithashtu qe Dinamo do te toleronte ne Kupe me Vllaznine, por pse te njollosen?! Ka pasur nga ata, brenda grupit te drejtuesve qe edhe kane pranuar. Ne heshtje. “Fundja edhe mund t’ja leme Dinamos, fundja Dinamo na mund edhe vete”. Por nje njeri jo, te pakten deri tani. Ky eshte presidenti Ismaili. Ka mbledhur disa nga lojtaret kryesore te skuadres dhe u ka thene. “Nese ndeshja eshte e toleruar, atehere do te iki dhe nuk ka me mbeshtetje financiare, nese doni parate do te luani”. Mire por Dinamo mund te fitoje edhe vete? “Asnje skuader nuk fiton ne Peqin, dhe ju e dini mire, keshtu qe besoj se e kuptoni cfare po them”. Nenteksti eshte i qarte, mos guxoje njeri qe te dale mbi fjalen e tij. Drejtuesit e tjere nuk kane ndikim financiar, Ismaili po. Me siguri qe edhe vete presidenti ka qene i dyzuar. Sepse ndonjehere “dreqi e mori” jetojme ne Shqiperi, dhe te gjithe njihemi kush me pak e kush me shume. Ne fund ka vendosur te marre nje leter e nje laps e te beje ca llogari. A nuk po bejne te gjithe llogari. Dhe pasi “shkruan”, iluminohet. Shkumbini nuk fiton asgje, perkundrazi njollos emrin nese behet pjese e ndonje skenari. “Nuk me intereson fare se kush del kampion, imazhi ka me shume rendesi se gjithcka”, ka menduar dhe me pas ka thirrur lojtaret.
Ndeshja do edhe disa dite te luhet. Perpara Dinamos, Shkumbini ka Partizanin. “Edhe kjo na duhet ? mendojne peqinasit – nese humbasim do na thone e late. Po ne jashte fushes vetem nje here kemi fituar?”. Gjerat edhe mund te ndryshojne. Teorikisht presioni i Dinamos, jashte fushe mund te jete i larte. Sepse blute e dine mire qe ndeshja ne Peqin eshte gati titulli. Dinamo luan dy transferta te veshtira ne javet e mbetura ne Shkoder dhe ne Peqin. Ne Shkoder pritet tu kthehet dhurata, ndersa ne Peqin nje dreq e di se cfare do te ndodhe.
Pjesa me e veshtire ne kete histori eshte e lojtareve. Sepse ne futboll nuk thuhen te gjitha qe ndodhin. Madje as gjysmat. Pyeteni nje lojtar se “cfarλ heq” perpara ndeshjeve te tilla. Ka thashetheme, provokime, skenare qe prishen e ndertohen, fjalen, zhurme, tifozeri. Dhe ata e vuajne gjithnje. Ne rast ekzekutimi urdhri ose loje. Nje Zot e di se si po ndjehen edhe ata, sepse edhe nese luajne drejt, ashtu si ka me shume mundesi te ndohdhe: kush i garaton qe jane me te mire se blute? Ne fund e mbyllin duke pare lart. “Zoti i sheh te gjitha”. Por nuk tregon gjithcka