Vendime te FSHF-se
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Lojtari Elvis Kraja duke qene se kontrata e tij me KF Vllaznine e deklaruar e zgjidhur nga ana e klubit per shkaqe sportive, mbeshtetur ne parashikimin e neneve 44 te Rregullores se Veprimtarise Futbollistike e Neni 8 te Statutit te lojtarit te futbollit eshte lojtar I lire por ne zbatim te sanksioneve te aplikuara nga vendimi I KF Vllaznise ky lojtar I detyrohet klubit shumen e 6600 Euro..
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Protestë para MTKRS-së, ndeshjet nisin me 30 minuta
Mbledhja e së shtunës, FSHF-klube, mund të quhet si hapi i parë për të shpëtuar futbollin shqiptar pas pezullimit nga FIFA. Por tashmë del një detyrë shumë më e rëndësishmë: si do të procedohet për të kthyer Shqipërinë në FIFA. Gjithçka është e qartë: "Të gjithë bashkë për të shpëtuar futbollin."
Drita jeshile për ta bërë një gjë të tillë do të nisë të enjten, kur institucioni i futbollit shqiptar do të presë drejtuesit e 12 klubeve të kategorisë superiore. Por çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje? Cilat do të jenë hapat e bashkëpunimit midis federatës dhe anëtarëve të saj? Eshtë fakt që pas mbledhjes urgjente të së shtunës, klubet janë ndërgjegjësuar se rruga për në FIFA nuk zgjidhet me bojkotimin e kampionatit apo mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të FSHF-së. FIFA i kërkon Ministrisë së Sporteve të respektojë pavarësinë e institucionit të futbollit. Për këtë, mbledhja që do të zhvillohet të enjten, pritet të nxjerrë konkluzionin përfundimtar për mënyrën se si do të vazhdohet. Burime zyrtare në FSHF treguan dje për "Sportin shqiptar" atë çfarë do t'u kërkohet klubeve, për të bindur palën shtetërore.
"Pa dyshim që klubet janë shumë herë më të qartë se para mbledhjes që u zhvillua të shtunën. Të gjithë e dinë që problemi nuk është FSHF-ja, por Ministria e Sporteve. FIFA e ka bërë të qartë që nuk do të njohë asnjë tentativë për bojkotimin e kampionatit apo mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme. Kështu, në bashkëpunim me klubet do të bëhen përpjekje për të shpëtuar futbollin. Nëse klubet kërkojnë që të luajnë në kupat e Europës, bashkëpunimi është e vetmja mënyrë që të bindë ministrinë për të kthyer Shqipërinë në FIFA. Në mbledhjen që do të zhvillohet të enjten me drejtuesit e 12 klubeve, këtyre të fundit do t'u kërkohet një mendim, për të arritur më pas në një pikë të përbashkët. Idetë e FSHF-së për të bindur ministrinë janë disa. Fillimisht është menduar që në bashkëpunim me klubet të zhvillohet një protestë paqësore përpara dyerve të ministrisë nga komuniteti i futbollit. Gjithashtu, çdo ndeshje e kampionatit do të fillojë me 30 minuta vonesë, në shenjë proteste për situatën aktuale ku ndodhet futbolli shqiptar. Një mënyrë tjetër demokratike është vendosja e parullave në stadiume, të cilat bëjnë thirrje për të shpëtuar futbollin. Këto janë disa mënyra, të cilët do të caktohen pas mbledhjes të së enjtes. Siç është rënë dakord, hapi i parë do të jetë kërkesa për bashkëpunim me ministrinë, ku të dyja palët të ulen në tryezë për të mirën e futbollit,"- deklaroi një nga zyrtarët e lartë të FSHF-së, që nuk kishte dëshirë të identifikohej, pasi ngelet për t'u parë se çfarë do të thonë klubet, që gjithsesi kanë treguar një frymë bashkëpunimi me federatën. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme për kolapsin që ka kapur futbollin shqiptar, ka të bëjë me atë çfarë do të ofrojë ministri Ylli Pango: hapjen e rrugës për në FIFA apo një Shqipëri pa futboll.
Klubet, asnjë kërkesë për Asamble të Jashtëzakonshme
Menjëherë pas mbledhjes së klubeve me komitetin ekzekutiv të FSHF-së, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, deklaroi se i është paraqitur institucionit të futbollit kërkesa zyrtare për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme, e nënshkruar nga 21 vota anëtarësh. Por diçka e tillë duket se nuk qëndron. I kontaktuar dje nga "Sporti shqiptar", shefi marrëdhënieve me mediat, Tritan Kokona, deklaroi se në FSHF nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare.
"Vullneti i FSHF-së është që të zbatojë çdo kërkesë ligjore, por deri më tani në ka asnjë të tillë, e cila bëhet nga klubet për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme."

Sqarimi i FSHF-së: Superiorja, dy ekipe në "play-out"
Sektori i Garave në FSHF u ka kujtuar të gjitha skuadrave të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë ndryshimet e kalendarit të aktiviteteve të miratuara për sezonin aktual 2007-2008. Në vendimin e miratuar nga Komiteti Ekzekutiv më 11 korrik të vitit 2007 dhe më pas edhe nga klubet pjesëmarrëse në aktivitet, figurojnë dy skuadra pjesëmarrëse në "play-out" dhe jo vetëm një, siç mendohej deri tani. "Për sezonin 2007-2008, kampionati i Kategorisë Superiore do të zhvillohet me 12 skuadra dhe 3 faza. Ndryshon vetëm zbritja nga Kategoria Superiore në Kategorinë e Parë. Në përfundim të kampionatit të Kategorisë Superiore, ekipet që renditen në vendin e 11-të dhe 12-të në klasifikimin e përgjithshëm, zbresin në Kategorinë e Parë, ndërsa ekipet që renditen në vendin e 9-të dhe 10-të, për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore, zhvillojnë "play-out" me ekipet që renditen në kampionatin e Kategorisë së Parë në vendet 3 dhe 4. Për sezonin 2007-2008, kampionati i Kategorisë së Parë do të zhvillohet me 18 skuadra. Në përfundim të kampionatit nga Kategoria e Parë zbresin 4 skuadra në Kategorinë e Dytë dhe nga Kategoria e Dytë ngjiten 2 skuadra", shkruhet në sqarimin e FSHF-së.

Ngrin neni 53, Shqipëria kthehet në FIFA
Shqipëria është vetëm pak orë pranë heqjes së pezullimit ndërkombëtar nga FIFA (14 mars) e UEFA (28 mars). Ministri përgjegjës i Sporteve, Ylli Pango do të firmosë statutin e FSHF-së. Presidenti i Republikës në takimin e së enjtes (ora 11:00), do të pajtojë në selinë e Presidencës, Pangon me Armand Dukën. Me shtrëngimin e duarve do të realizohet zyrtarizmi formal i paqes midis dy “armiqve” të mëdhenj, për të mbërritur në Kongresin e FIFA-s, më 29 maj, ku pritet edhe heqja zyrtare e përfundimtare e pezullimit.
Neni 53 i statutit të FSHF-së, që provokoi edhe përplasjen midis Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit do të “ngrijë”, ndërsa në muajin në Tiranë do të vijnë përfaqësuesit ligjorë të dy organizmat më të lartë të futbollit botëror e europian, për të zgjidhur përfundimisht konfliktin 2-vjeçar në futbollin shqiptar.
Shteti shqiptar, i ndodhur përpara afateve kohore dhe ultimatumit të ashpër të ndërkombëtareve të “sferës magjike”, pranoi edhe në kompromis me FIFA-n të firmosë statutin e FSHF-së. Një “hapyy end” (një fund i lumtur) për futbollin shqiptar, që përjeton çdoi fundjavë jo pak probleme, me dhunën në stadiume dhe kompromiset midis ekipeve.
Hapin e parë të madh e bënë institucionet ndërkombëtare FIFA e UEFA, që me anë të një faksi dërguar zyrës së Dukës dhe zyrës ministrit Pango, bënë edhe propozimin e zgjuar: ngrirjen e nenit 53 ose heqjen e tij, firmosjen e statutit dhe miratimin e tij deri në mbledhjen e Asamblesë më të afërt të FSHF-së.
Të martën u realizua edhe takimi i ministrit Pango me sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Arben Bici, që prodhoi edhe kompromisin e madh për “ngrirjen” e nenit 53 sipas udhëzimeve të FIFA-s e UEFA-s, ku Pango kishte shtuar edhe togfjalëshin “federata funksionin sipas ligjeve shqitare në fuqi”. Pango komunikoi me FIFA-n e UEFA-n, ku bëri të ditur edhe arritjen e marrëveshjes.
Për këtë qëllim do të ngrihet një grup punë “katërsh”, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të MTKRS-së, FSHF-së, FIFA-s e UEFA-s, për të artikuluar një nen tjetër të statutit të FSHF-së, që të respektojë ligjet e shtetit shqiptar, autonominë e federatë, por të kënaqë edhe ndërkombëtarët.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ra parimisht dakord në mbledhken e tij urgjente dhe statuti me nenin 53 të rindërtyar do të miratohet në Asamblenë e FSHF-së, që pritet të mblidhet në muajin maj.
Të enjten pardite (ora 11:00) gjithçka do të ecë sipas axhendës së organizuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka kontribuar jo pak për zhidhjen e krizës.
Kombëtarja e futbollit nuk zhvilloi dy miqësoret e muajit mars me Arabinë Saudite (21 mars) dhe Moldavinë (26 mars), ndërsa ekipi Shpresa takimin zyrtar me Greqinë (26 mars, në Vlorë), të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21.
Rikthimi i Shqipërisë në familjen futbollistike botërore dhe europiane, do të zgjidhë automatikisht disa probleme, marrjen pjesë në kompeticionet e UEFA-s për klubet të katër skuadrave shqiptare (Liga e Kampioneve, Kupa UEFA dhe Intetoto), por edhe moskërkimin e një trajneri të ri të përfaqësueses, pasi pak ditë më parë, holandezi Ari Han, kishte paraljmëruar se në rast se ndeshja miqësore me Poloninë (27 maj) do të anulohej, ai do të largohej.

Hiqet taksa 10% mbi te drejten televizive
Ka perfunduar vizita ne Tirane e perfaqesuesit te UEFA-s, Marcel Benz dhe perfaqesueses se FIFA-s, Eva Pasquer. Takimi i tyre i fundit ka qene ne Ministrine e Financave, ku ceshtja me e nxehte e diskutimeve ishte taksa e 10% mbi te drejten televizive. Heqja e kesaj takse ka qene edhe nje nga kerkesat kryesore te dy organizmave me te medha te futbollit boteror dhe evropian nga shteti shqiptar.
"Patem nje takim shume te suksesshem ne Ministrine e Financave me drejtorin e makroekonomise te caktuar nga ministri. Ne kete takim, sic u informuam edhe nga vete drejtori, eshte hequr perfundimisht 10% i taksimit te se drejtes televizive", tha Duka.
Gjithashtu ministria ka siguruar federaten dhe orgazmat nderkombetare te futbollit se do te krijoje nje fund nga te ardhurat e kompanive te basteve, fund i cili do te perdoret nga klubet dhe federatat e ndryshme.
"Do te kete nje ndryshim ne ligjin per sponsorizimin ne futboll. Gjithashtu, do te krijohet nje fond nga te ardhurat e kompanive te basteve per sportin ne pergjithesi. Ky fond aplikohet nga klubet dhe federatat"
Duket se pas muajsh debatesh dhe polemikash drejtuesit e ministrise dhe FSHF-se kane gjetur gjuhen e perbashket per nje sere ceshtjesh, qe mbajten pezull futbollin shqiptar ne arenen nderkombetare.

Lici pezullohet dy ndeshje, Besa 50 000 leke gjobe
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ndëshkoi Besën e Kavajës me 50 mijë lekë gjobë, ndërkohë që që futbollisti veteran i Vllaznisë, Suad Lici (i ndëshkuar me karton të kuq në Besa-Vllaznia) u pezullua dy ndeshje e 30 mijë lekë gjobë.
Vendimet
1. KF Besa për ndeshjen me ekipin e Vllaznisë ku në mjediset sportive ku ndodhen incidente nga publiku të klasifikuara të lehta gjobitet me 50 mijë lekë.
Lojtarët Elis Boci (U-19 KF Vllaznia) dhe Eglajd Dedei për gjeste fyese e provokime ndaj njëri-tjetrit pezullohen dy ndeshje dhe gjobiten me nga 5 mijë lekë (të reja) secili.

Duka; FSHF, 200 mijë euro shpërblim klubeve
Dhjetë milionë euro investim në bashkëpunim me shtetin për rikonstruksionin e tribunës kryesore të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, gjashtë stadiume të tjera me ndriçim përpara fillimit të sezonit 2009-2010. Këto janë disa nga objektivat e vitit 2009 të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Gjithashtu presidenti i FSHF-së është shprehur: “Brenda shkurtit do t’u japim klubeve te Superligës rreth 200 mijë euro". Gjatë konferencës për shtyp, Duka ka shprehur dhe pakënaqësinë e tij me arritjet e kombëtareve të moshave. Por nga ana tjetër ai ka përshëndetur arritjet e kombëtares A. Gjatë konferencës për shtyp Duka ka deklaruar dhe objektivat e kësaj kombëtareje në dy ndeshjet e ardhshme, që janë 6 pikët.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në konferencën e tij të parë për shtyp për vitin 2009 ka deklaruar disa nga objektivat që i ka vënë vetes institucioni që ai drejton për vitin 2009. Drejtuesi i kësaj federate u shpreh i pakënaqur me paraqitjet e kombëtareve të moshave, por nga ana tjetër Duka u shpreh mjaft i kënaqur nga progresi që ka bërë kombëtarja A gjatë vitit që kaloi, 2008. Sa i përket dy ndeshjeve të para të kombëtares së Shqipërisë për vitin 2009 kundër Maltës (11 shkurt) dhe Hungarisë (28 mars), Duka është shprehur se objektivi është marrja e 6 pikëve. “Gjithsesi, - u shpreh Duka, - nuk duhet të ëndërrojmë shumë për një kualifikim në botëror”. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha gjithashtu se institucioni qe ai drejton do të mbështesë projektin për krijimin e Ligës Profesionistë të Futbollit në Shqipëri, një iniciativë që dështoi në prag të sezonit aktual, edhe pse drejtuesit më të lartë të klubeve të Superligës tentuan ta krijonin atë.
Viti që lamë pas qe viti i krizës së madhe në marrëdhëniet “shtet-FSHF”, çka solli edhe pezullimin e përkohshëm Shqipërisë në aktivitetet nga ana e FIFA-s e UEFA-s. Rreth kësaj çështjeje Duka u shpreh: “Marrëdhëniet me shtetin janë në një klimë të mirë. Do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve për riorganizimin e klubeve”.
Mbështetja
Presidenti Duka theksoi edhe mbështetjen e tij për klubet shqiptare, e cila është e dukshme jo vetëm në investimet, në infrastrukturë, por edhe në mbështetjen që FSHF-ja ka dhënë dhe do të japë për statusin e klubit. Ai gjithashtu konfirmoi një tjetër mbështetje financiare për klubet gjatë muajve në vazhdim. "Ne kemi marrë një vendim dhe brenda shkurtit do t'u japim klubeve të Superligës rreth 200 mijë euro", - tha Duka. Sipas tij, Federata Shqiptare e Futbollit synon që në vitin 2009 të kryejë disa investime të rëndësishme si në infrastrukturë ashtu edhe në projekte të tjera. "Ka nisur puna dhe synohet që të mbarojnë sa më parë 12 fushat me bar artificial, që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e stërvitjes. Dhe synojmë që në fillimin e edicionit të ardhshëm 2009-2010, edhe në gjashtë stadiume të Shqipërisë të ketë në dispozicion ndriçim për t’i zhvilluar ndeshjet natën", - theksoi ai. Firma "Green Field" është fituesja e tenderit për instalimin e barit artificial të 12 fushave stërvitore, financuar nga projekti "Hattrick 2 UEFA". Sipas bosit të topkëmbës shqiptare, "Ruzhdi Bizhuta" në Elbasan, "Niko Dovana" në Durrës, "Flamurtari" në Vlorë, "Skënderbeu" në Korçë, "Besa" në Kavajë dhe "Roza Haxhiu" në Lushnjë janë dhe stadiumet fatlume që do të përfitojnë nga një projekt me një kosto fillestare prej 1.5 milionë eurosh dhe do të financohet nga FSHF-ja, FIFA e UEFA si dhe pushtetet vendore. Sipas presidentit të FSHF-së, janë nënshkruar kontratat me pushtetet lokale. Në projektet e FSHF-së për vitin 2009 është edhe ndërtimi i 12 fushave stërvitore me bar artificial, një projekt që shkon deri në 3.4 milionë
Të drejtat televizive
Një projekt i madh i FSHF-së për vitin 2009 është dhe rritja e financave të klubeve të futbollit. Presidenti Duka deklaroi se FSHF do të luajë rolin e ndërmjetësit për të shitur të drejtën televizive të Kampionatit Shqiptar, të ardhurat e të cilit do të shkojnë të gjitha në arkat e klubeve të futbollit.
Lojërat Mesdhetare
E reja tjetër e këtij viti është edhe pjesëmarrja e parë pas 12 vitesh mungesë e Skuadrës Olimpike Shqiptare të Futbollit në Lojërat Mesdhetare, që do të zhvillohen në Peskara të Italisë. Skuadra olimpike do të drejtohet nga trajneri i kombëtares, Ari Han, i cili e mbylli vitin e parë nën drejtimin e kuqezinjve me bilanc pozitiv në shtatë ndeshjet e zhvilluara, katër zyrtare e tri miqësore, teksa e mbylli vitin 2008 në vendin e 81-të në ranglistën botërore të FIFA-s. Presidenti i FSHF-së deklaroi se të njëjtat stafe do të drejtojnë edhe ekipet kombëtare të U-16, U-18, në mënyrë që të kemi përfaqësim sa më të gjerë.
Arrestimi
Kanë kaluar më shumë se dy javë nga arrestimi i presidentit të Elbasanit, Arben Laze, kur për herë të parë Federata Shqiptare e Futbollit del me një deklaratë zyrtare. Ne një konferencë për shtyp, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka pohuar se ai dhe institucioni që drejton, nuk merren me persona te veçantë, por me klubet anëtare të FSHF-së. “Anëtarët e federatës janë klubet dhe jo individët. Çdo individ në çdo shoqëri mund të penalizohet, por e rëndësishme është që institucionet duhet të përkrahen dhe ne e përkrahim klubin e Elbasanit. Individët mbajnë përgjegjësi individuale për veprimet e tyre", - shprehet Duka.

FSHF plan për rikonstruksionin e stadiumit Qemal Stafa
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) I ka paraqitur Ministrisë së Sporteve, planin për rikonstruktimin e stadiumit “Qemal Stafa”. Ka qenë Sekretari i FSHF-së Arben Bici I cili gjatë një takimi me drejtues të MTKRS-së, diskutoi rreth rikonstruksionit të stadiumit më të madh në vend. Sipas tij, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, duhet të plotësojë kushtet bashkëkohore si dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve.
Nga ana tjetër, kreu i FSHF-së Armando Duka ka deklaruar se “Vlera e investimit mund të kapë shifrën 10 milionë euro, por kjo do të përcaktohet më saktësisht nga një grup pune i përbashkët, ku nuk do të mungojë as prezenca e organizmave ndërkombëtarë. Ideja është që investimi të bëhet 50:50 % nga FSHF dhe shteti”.

- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Miri wrote:FSHF plan për rikonstruksionin e stadiumit Qemal Stafa

SHifra 10 milion euro keka bajagi e madhe dhe besoj se ne shkoshin tan lekt ne kyt stadium po u baka UEMBLI.
A dihet gja qa menojn me ba n realitet qa mun t nryshojn
neZvicer para pak kohesh filloj me unertu i stadium komplet iri dhe fondi
esht 25 milion franga zviceriane ose 15 milion euro, per 25 mij vende komplet i mbuluar per ket po habitem se qa doka Duka me ba n QEMAL STAFA. se shifra keka marramense.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Ata t fshf jo vetem nuk investojn ne LORO BORICI.Por me mujt e prishin krejt veq se kan frigen fifa se u kerkojn llogari per ket vend te shejt te futbollit shqiptarMiri wrote:njat po tham edhe une shyqyr qe nuk ja kan fut dinamitinkristiani wrote:T'bajn prov e ta prishin se ka prek fitilin e dinamitit ka prekMiri wrote:Ti thuj shyqyr qe nuk e kan prish krejt mar naqe e me lujt te spitali t`marrve
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland