Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sun, 16 Mar 2008 , 13:00

talentet tan per moshe qe kan jane duke lujt shume mire per mendimin tem.megjithese te datelindjes 85 e 86 behrami e xhemaili vazhdimisht thirren ne kombtare bile behrami ishte titullar kunder anglise.te dy kan qen kampion europet U-18.Shefki Kuqi qe para se me pranu Finlanden erdhi vet spontanisht ne Tirane per me dhane kontributin e vet ne kombtaren shqiptare por Astrit Hafizi(tranjer i athershem) nuk e desht ne kombtaren shqiptare ateher ai pranoi at finlandezen.me duket se ka shenu 21 gola kunder 15 qe eshte rekordi i jone i bushit.bile i ka shenu edhe Shqiperise.Shkodran Metaj i datelindjes 88 ka shune me U-21 e Hollandes,Perparim Hetemaj i datelindjes 86 ka debutu me finlanden ku edhe u vra.Nini Kone e Dhimuço thirren per çdo ndeshje te U-21 te greqise mejithese Nini e Dhimuço jane 17 e 19 vjeç.Ka shume mundsi qe Toski te thirret ne U-21 e gjermanise qe asht nje ariitje shume e madhe.ne 6 ndeshje te bundesliges ka shenu 2 gola e ka dhane nje asist.Besian Idrizaj i 87 ka shune 2 gola per U-21 e austrise.Emin Bajrami i 88 thirret vazhdimisht nga U-21 i Suedise kurse talenti tjeter Astrit Hajdari luan me te rinjt e Liverpoolit dhe asht antar i U-19 suedeze.pra keta lojtar jane tu pas shume sukses per moshen qe kan

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Mar 2008 , 15:56

Per mu asht e kote me fole per ata qe sot losin me komtaret e vendeve te tjera.Te pakten ata qe kan zgjedhe vet me lujte me ato vende.Per ato qe nuk jan pranu prej federats tone asht muhabet tjeter.
Te tan e dim se qfare skandalit asht ky istitucion.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 18 Mar 2008 , 19:26

Semina debutim mbresëlënës, të entjen radha e Malindit

Klodian Semina, shkodrani i transferuar në Bullgari nga Vllaznia te Belasica, bëri një debutimi të sukesëshëm në kampionatin bullgar, duke qenë edhe ndër më të mirët për ekipin e tij, edhe pse Belasica humbi në transfertë 2-0 me Vihren Sandaski në javën e 18-të të Kampionatit bullgar.

Faqja e njohur sportive sport1.bg i kushtoi një artikull të veçantë prezantimit të tij, duke e konsideruar si një futbollist me vlerë për skuadrën, por edhe me të ardhme në Bullgari, duke i referuar faktit se ai u ndoq nga disa menaxherë të CSKA-së Sofjes. Ndërkohë që lajmin e konfirmoi edhe menaxheri i tij.

“Semina luajti me shumë pjekuri edhe pse është vetëm 19-vjeç”, - tha për Albania-sport.com nga Gjermania, menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata. “Bashkëpunëtori im bullgar, menaxheri Panajotis, më informoi pas kontakteve që ia pati me trajnerin e Belasicës, Miroslav Mitev, se Semina e zuri me meritë vendin e titullarit dhe se ai do të luajë nga minuta e parë në ndeshjem kundër Liteksit, takim që do të luhet të mërkurën, më 19 mars”.

Ndërsa mbrojtësi Semina e bëri ndeshjen e parë të tij në Bullgari, një tjetër shqiptar, ish-sulmuesi i Partizanit, është n në pritje të debutimit në kampionatin e vendit ballkanik.

“Enco Malindi e kaloi provën me sukses te Slavia dhe të gjithë e konsiderojnë një forcë plus në sulm”, - thekson Rudi Vata, i cili shton se Malindi do të niset të mërkurën në mëngjes herët (04:30) drejt kryeqytetit bullgar. “Pas nënshkrimit zyrtar e legal të kontratës dhe regjistrimit në federatën bullgare pret minutat e para me Slavian e Sofjes, pasi konsiderohet një sulmues i garantuar”.

Faqja bullgare topsport.bg e dha me bujë të madhe lajmin, se Malindi më në fund pas marrëveshjeve të dy presidentëve të Partizanit dhe Slavias, do të mbërrijë të mërkurën në Bullgari vetëm 24 orë para ndeshjes së radhës. .

Në ndeshjen e fundit Slavia humbi 1-0 me Çërno More, ndërsa do të luajë të enjten kundër Marek (zë vendin e 11-të nga 16 skuadra që ka kampionati). Sipas zyrtarit të lartë të klubit bullgar, Stevica Kuzmanovski, Malindi do të debutojë me fanellën e Sllavias pikërisht në këtë ndeshje.



E Marte, 18 Mars 2008

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 18 Mar 2008 , 19:28

Mi leni Behramat e Idrizajt se ata me pa dasht kishin ardh ne komtare. E dina se Federata asht e korruptume, por kush ka gjak shqiptarit ban ifije durim.


Semina me shoke kta jan e ardhmja e Komtares.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 18 Mar 2008 , 21:41

Ishalla i prihet mare Semins e bahet lojtar i vlefshem per komtaren.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 18 Mar 2008 , 21:54

Urime Semines, edhe ishalla i prihet sa ma mbare mas ktij debutimi te mire.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 20 Mar 2008 , 10:51

Semina, 90 minuta në humbjen 1-2 me Liteks
Talenti më i ri shqiptar, mbrojtësi 19-vjeçar Klodian Semina luajti 90 minuta të plota në humbjen 1-2 të Belasicës në Petrich me Liteksin, edhe pse vendasit shënuan të parë, vetëm 3 minuta nga fillimi i takimit: Kavranov (3’). Juras barazoi në minutën e 48-të dhe Niflor vulosi shifrat 1-2 në të 79’. Sipas faqes bullgare donabalon.eu, Semina ka bërë një lojë të kujdesshme dhe të pëlqyeshme nga trajneri Aljosha Andonov. Kjo ishte edhe ndeshja e dytë e ish-lojtarit të Vllaznisë me fanellëm e kuqe të Belasicës.



E Merkure, 19 Mars 2008

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Mar 2008 , 14:08

Urime per Seminen qe pa vazhdon me ba nji paraqitje te mire.
Ishalla nelt e ma nelt.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Mar 2008 , 17:37

Cana: "Nuk jemi ekip i madh, nuk jemi Lioni"


Pas eleminimit të turpshëm në të tetat e finaleve të Kupës së Francës nga Karkefu (0-1), një skuadër e panjohur e kategorisë së katërt franceze, kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana ka folur për gazetën prestigjioze sportive franceze "L'Equipe".

Lorik Cana, si e përjetoni ju këtë eliminim nga Karkefu?

Është shumë i vështirë. Brenda një jave humbëm në dy kompetecione (Kupa UEFA, Kupa e Francës), që nuk ishin asgjë tjetër por dhe objektivat e klubit, por ai në Kupën e Francës shkon me traditën marsejeze. Nga ana tjetër, imazhi që lamë me dy ndeshjet e fundit parakupton një pikë negative në ecjen tonë. Rusia ishte një pickim apeli, por të dalësh nga një ekip i kategorisë së katërt është shumë e vështirë ta pështypësh.

Mund të mendojmë se ju dhatë gjithçka?

Kur shikon rezultatin dhe mënyrën, detyrismisht mendon se Olimpiku i Marsejeës bëri një provë të plotë dhe nuk ishte i përfshirë mëndërisht në këtë ndeshje. Kjo është edhe më e vështira për ta përtypur.

A mund të lërë gjurmë ko ndeshje?

Jo, veçse nga kujton fillimin e dobët të sezonit tonë. Më të vështirën e kemi lënë pas. Është veçse një rezultat negativ që ndalon dinamikën e fitoreve tona. Objektivi ynë është shumë i qartë, kualifikimi në Ligën e Kampioneve. Luajmë gjithçka për të.

Por brenda dhjetë ditëve, gjithçka është lëkundur. Përse?

Ka një tërësi faktorësh, edhe mentale sigurisht. Duke u përdorur për të fituar pa ndalim, ndonjëherë është e vështirë të vazhdosh duke fituar. Lioni, përshembull, di ta bëjë këtë.

Ju nuk jeni një ekip i madh?

Jo. Kjo është shumë e qartë. Ne nuj kemi pretenduar kurrë të jemi të tillë. Ne jemi një nga ekipet më të mira franceze, por pas Lionit. Nuk arrijmë dot të ruajmë një rregullsi në tërësinë e sezonit.

Si e parashikoni ndeshjen me Sosho?

Është akoma herët për të folur, duhet të përtypim akoma humbjen, të llogarisim dëmtimet, por duhet qetësuar lojën. Unë e njoh Marsejën. Gjithçka është përpara nesh dhe ka aty një pritje të madhe. Jemi në sprintin e fundit, dhe ne nuk na lejohet të ngecim.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Mar 2008 , 17:39

Bogu i dhuron barazimin Livornos

Erion Bogdani ka luajtur 90-të minuta në ndeshjen midis Livornos dhe Rexhinës. Sulmuesi shqiptar është ndëshkuar me karton të verdh në minutën e 13-të. Miqtë kanë qenë në avantazh të një goli në pjesën e parë, por në të dytën shtatlarti Bogu ka barazpeshuar gjithçka duke i siguruar kështu barazimin ekipit të tij. Pas një periudhe të gjatë mungese me golin, sulmuesi i kombëtares Shqiptare e ka rigjetur atë dhe duke i dhuruar nje barazim te çmueshem ekipit te tij. Bogdani ka shenuar me koke pas nje krosimit ne zone me te majten nga ana e Balerit.

Kel Naraçi
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Mar 2008 , 17:47

Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 22 Mar 2008 , 00:41

goli i Bylykbashit ka ken metaman i bukur.edhe ka fitu si goli ma i bukur i javs ne Ukraine.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 22 Mar 2008 , 17:18

Naqe ku me e pa golin e Bylykut ???
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 22 Mar 2008 , 17:27

http://it.youtube.com/watch?v=qhCwPDcxfdI

Ktu e ke naqe.Shife qfare supergolit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 22 Mar 2008 , 19:13

alamet golit ka ba.i ngjason shume traverses qe ka rrah Berisha me Angline.tham qe e meritan kombtaren

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Sun, 23 Mar 2008 , 00:51

Klodian Semina, kollapset dhe bie ne fushe gjate takimit Levski-Bellasica qe skuadra e shkodranit e humbi 0-4. Semina ishte duke luajtur, nderkohe qe ne minuten e 73-te ai rrezohet. Zemra e tij kishte pushuar se rrahuri dhe per afro nje minute nuk kishte asnje shenje rikuperimi. Por me nderhyrjen e stafit mjekesor dhe me ndihmen e Zotit ai erdhi perseri ne jete. Moment shume delikat dhe shokues jo vetem per futbollistin shqiptar por edhe per stafet dhe lojtaret e te dyja skuadrave pa harruar te gjithe ata qe ndiqnin kete takim. Semina sapo u permend u shoqerua nga pergezimet dhe duartrokitjet e tifozave dhe pas 10 minutash u shoqerua per ne spital. momentalisht gjendja e tij eshte duke u stabilizuar dhe lojtari eshte jashte rrezikut.
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 23 Mar 2008 , 12:58

Pa me vjen shume gjynah per te.
Shyqyr qe tesh asht ma mire.
Ishalla i ka ardh si pasoje e pregatitjes se agzagjerume te ktyne diteve si edhe prej emocioneve per me dhane ma te miren ne fushe e nuk e ka prej ndoj gja tjeter......
Vllaznit Ultras

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sun, 23 Mar 2008 , 19:03

vllaznia1919 wrote:http://it.youtube.com/watch?v=qhCwPDcxfdI

Ktu e ke naqe.Shife qfare supergolit.
Pu pu pu, c'fare golit. T'i diblaj nja 5 vete dhe e rrasi mren. Gol fantastik.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 25 Mar 2008 , 08:19

Vata: Semina me pushim zemre? Nuk është mirë të abuzojmë

Çështja e pushimit të zemrës së lojtarit 19-vjeçar shqiptar Klodian Semina gjatë ndeshjes së të shtunës në Bullgari, Levski-Belasica (4-0) është thjesht spekulim i një gazete bullgare, së cilës iu referua edhe uebsajti albaniasoccer.com, por i publikuar masivisht edhe në shtypin shqiptar.

“Ajo që është shkruar është një turp i madh. Është një abuzim tipik pa iu referuar të paktën një kontaki si me lojtarin apo nga menaxherin e tij”, - tha në linjë telefonike për albania-sport, menaxheri i talentit shkodran, Rudi Vata.

“Unë kam qenë në kontakte të vazhdueshme me Seminën, i cili më tregoi edhe ngjarjen, por edhe me partnerin tim, menaxherin bullgar Pavlo Panajotis. Klodiani kishte pësuar një goditje shuëm të fortë me dy gjunjët në mes të gjoksit dhe në nofull dhe humbi për një çast ndjenjat, por kurrsesi nuk i kishte pushur zëmra për 1 minutë siç u shit lajmi. Kjo është normale në futboll dhe gjëra të tilla ndodhin shpeshherë. Por nuk ka pasur kurrë pushim zemre”, - shton Vata, mënjëherë pas bisedës me mbrojtësin e ri.

Edhe Semina për gjatë një komunikimi telefonik të sotëm me Albania-sport pohoi të njëjtën gjë. “Thjesht ishte një goditje shumë e fortë për mua nga kundërshtari, pata një marrje fryme dhe rashë në tokë, ashtu siç mund të binte çdo futbollist tjetër, qoftë edhe më profesionisti. Mjekët erdhën dhe bënë detyrën e tyre”, - tha Klodiani përmes celularit.

“Tani, pas pushimit edhe së të dielës, do të vazhdoj stërvitjen dhe shpresoj të jem në planet e trajnerit për ndeshjen e ardhshme”, -shton Semina, cili u personazh i skupeve të kërkuara nga gazetat bullgare.

Shtypi sportiv bullgar, sidomos pas shokut që pësoi nga Shqipëria në kualifikueset e Euro 2008 (dy barazime me Shqipërinë: 0-0 në Sofje dhe 1-1 në Tiranë), është treguar shumë agresiv me futbollin shqiptar në përgjithësi. Për më tepër, Bullgaria nuk është një nga vendet dashamirëse edhe në raportin ballkanik me Kosovën.

Klodian Semina kishte fituar menjëherë një vend titullari në ekipin e Kategorisë së Parë me Belasicën, ndërkohë që një tjetër shqiptar, ish-sulmuesi i Partizanit, tashmë zyrtarisht i regjistruar me Slavian e Sofjes pret të debutojë në fundjavë.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 25 Mar 2008 , 16:12

TKALUME SEMINES E ISHALLA NUK ASHT GJA SERIOZE SE PO MVJEN KEQ BOLL
SHKODRES E SHQIPNISE I DUHEN KSHI DJEM PUNTORE E JO SI SHUMICA E FUTBOLLISTAVE TKAMPIONATIT SHQIPTAR QI I DUKET VETI SE KUSH JAN E SILLEN VEC KAFESH E DISKOSH

Post Reply