Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Duka: Formula eshte ne rregull
"Nuk eshte faji i formules per nivelin e kampionatit". Keshtu eshte shprehur dje presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF), Armand Duka. Duke folur per gazetaret, numri 1 i futbollit ne vend, tha se eshte paaftesia e klubeve qe ka sjelle ne kete gjendje, ku niveli i ndeshjeve eshte jo i larte dhe numri i spektatoreve ne stadiume, i ulet. "Formula e kampionatit me 4 faza dhe me 10 skuadra eshte shume e mire, - tha ai, - me ane te kesaj skeme ne arrijme te luajme nje numer ndeshjesh te pranueshem, per standartet e futbollit europian".
Ky reagim i Dukes ka ardhur pas disa thirrjeve ne media nga ana e disa presidenteve te klubeve, qe kerkojne rishikim te skemes te kampionatit. Presidenti i Partizanit eshte shprehur dje, ne favor te ndryshimit te skemes, dhe po keshtu ka kerkuar edhe klubi i Apolonise, qe rrezikon te mos ngjitet ne Kategorine Superiore qe kete vit. Edhe trajneri i Dinamos, Agim Canaj, duke folur para disa ditesh, ne mikrofonat e Radios +2, deklaroi se "kampionati eshte shume i gjate dhe skema duhej rishikuar".
Por Duka tha: "Me vjen habi qe kjo kerkohet nga po ata presidente qe e votuan kete lloj skeme, por kjo duket se ndodh pasi ata nuk jane ne pozicionet ku ishin atehere". Dy sezonet e fundit, kampionati i kategorise me te larte eshte quajtur Kategoria Superiore, dhe ka 10 ekipe pjesemarres, ndersa ish-kategoria e dyte eshte quajtur Kategoria e Pare. Ajo ka 12 skuadra. Disniveli i ndeshjeve mes dy kategorive m te larta te futbollit shqiptar eshte i dukshem, pasi Kategoria Superiore ka 36 jave, ndersa Kategoria e Pare ka vetem 22.
Pervoja skoceze
Skocia e ka kategorine e pare (Premier Division) me 12 skuadra, te cilat luajne 3 faza (33 ndeshje). Pas kesaj, ajo ndahet ne dy grupe, me nga 6 ekipe, qe luajne edhe nga nje here me njeri-tjetrin, pra edhe 5 ndeshje te tjera. Gjithsej jane 38 takime.
Zvicra ka nje forme si Shqiperia (apo Shqiperia e ka si Zvicra), me 4 faza dhe me 36 ndeshje. Po keshtu edhe kategoria e pare austriake (T-Mobile Bundesliga), madje edhe e dyta (Red Zac Erste Liga). Kategoria e pare e Ish-RFJ te Maqedonise eshte si ajo skoceze, me 12 skuadra dhe me 3 faza, me 33 ndeshje.
Ne pergjithesi, keto vende e mbeshtesin kete formule per shkak te popullsise se vogel qe kane, ndersa FSHF ka pasur edhe nje arsye shtese, ate te infrastruktures, e cila eshte ende shume e dobet ne Shqiperi. Per me teper, Duka eshte shprehur para disa muajsh per "Korrierin" se "shkak tjeter (per formulen me 10 ekipe. Shen. i Red.) eshte se, sic po e shikoni te gjithe, ne nuk kemi as 10 konkurrente te denje per ne kategorine superiore, pasi edhe vjet, edhe sivjet, te pakten nje ekip nuk po e perballon kampionatin. Edhe vende me madhesi pak a shume sa ne, si Zvicra, Sllovakia, Austria, Skocia, Irlanda, kane pak a shume kaq ekipe ne kategorine me te larte".
Duka thote se "gjithashtu, kjo siguron te ardhura me te mira financiare". "Klubet, - vazhdon ai, - i bejne kontratat me lojtaret ne baze sezonale dhe jo ne baze te ndeshjeve. Keta lojtare, klubet mund t'i perdorin, me te njejten sasi parash, per me shume ndeshje dhe secila ndeshje eshte burim te ardhurash".
Numri i skuadrave ne kategorine e pare
Vendi Ekipet Popullsia
Skoci 12 5.1
Austri 10 8.2
Zvicer 10 7.5
Ish-RFJ e Maqedonise 12 2.0
Danimarke 12 5.4
Finlanda 14 5.2
Sllovakia 10 5.4
Sllovenia 12 2.0
Suedia 14 9.0
Cekia 16 10.2
Norvegjia 14 4.6
Uells 18 2.8
Irlande 12 4.0
Irlanda e V. 16 1.7
Kroacia 14 4.5
Qipro 14 0.8
Malta 10 0.4
Shqiperia 10 3.4

VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Gjshtë nga presidentët e skuadrave të superligës kërkojnë zyrtarisht rishikimin e formulës së kampionatit
Presidentët: FSHF, ndrysho strukturën!
Zërat e veçuar të disa prej presidentëve të skuadrave tona të futbollit, që edhe përmes gazetës "Sporti shqiptar" kanë kërkuar ndryshimin e strukturës për sezonin e ri, dje janë unifikuar në një qëndrim të përbashkët. Gjashtë prej tyre kanë depozituar dje një kërkesë në FSHF për këtë problem. Ky dokument mban firmat e presidentëve të poshtëshënuar: Albert Xhani (Partizani), Arben Laze (Elbasani), Agron Çela (Vllaznia), Fatmir Rakipi (Shkumbini) dhe Refik Halili, në emër të donatorëve të Tiranës. Mes të tjerash, në të kërkohet:
"Të nisur nga dëshira për të përmirësuar dhe rritur nivelin e aktivitetit kombëtar të Ligës Superiore, ne kemi parë ecurinë dhe problemet e shfaqura në sezonet 2003-2004 e 2004-2005 dhe mendojmë se struktura me 10 skuadra nuk i justifikoi ato synime e objektiva që u vunë. Jo vetëm që nuk u arrit ndonjë përmirësim i dukshëm në rritjen e cilësisë sportive, përkundrazi, mendojmë që kjo strukturë ndikoi në tërë nivelin e futbollit të vendit. Efekt i drejtpërdrejtë i këtij organizimi ishte largimi i spektatorëve nga stadiumet dhe sidomos rënia e interesit dhe e nivelit të futbollit në disa qytete të mëdha e me tradita në futboll, si Vlora, Gjirokastra, Berati, Kavaja, Fieri, Korça, etj. Futja e skuadrave të qyteteve të vogla në Ligën Superiore, veçanërisht të atyre pa infrastrukturën përkatëse e pa mbështetjen financiare nuk mund të mos ndikonte në cilësinë e kampionateve kombëtare të sezoneve të kaluara. Gjithsesi, struktura e dy kampionateve të fundit na shërbeu si një eksperiencë për të vënë në dukje disa nga problemet më të mprehta të futbollit e si një bazë për të nxjerrë konkluzionet tona për të bërë rregullimet e përmirësimet e nevojshme. Duke pasur parasysh edhe udhëzimet e dhëna nga UEFA si dhe detyrat e përcaktuara në Manualin Kombëtar të Licensimit, ne jemi të mendimit se komiteti ekzekutiv i FSHF-së duhet të analizojë e të rishikojë edhe një herë strukturën e kampionatit të Ligës Superiore për sezonin 2005-2006.
Për këtë, ne ju propozojmë:
- Struktura e Kampionatit Kombëtar të Ligës Superiore për sezonin 2005-2006 të jetë me numër më të madh skuadrash. Ajo mund të jetë me 12 ose 14 skuadra.
- Në përzgjedhjen e skuadrave pjesëmarrëse në Ligën Superiore të aplikohen, krahas kriterit të kualifikimit për merita sportive, edhe kriteret e tjera të përcaktuara në Manualin e Licensimit të Klubeve, si kriteri i infrastrukturës, kriteri financiar, kriteri administrativ etj., të cilat janë të përshkruara në detaje në manual. Ne jemi të mendimit që këto ndryshime do të sjellin në radhë të parë rritjen e cilësisë sportive e të bukurisë së ndeshjeve, mbasi këto do të luhen në stadiume me infrastrukturë dhe kushte shumë më të mira, në sajë edhe të financimeve të dhëna nga FSHF-ja. Së dyti, do të kemi një shpërndarje më të mirë gjeografike të skuadrave, duke përfshirë edhe skuadrat e qyteteve të mëdha e me tradita e, për pasojë, rritjen e numrit të spektatorëve.
Eksperienca sportive e huaj dhe e vendit tonë ka treguar se kur në një qytet të madh e me traditë skuadra bën pjesë në strukturën më të lartë të aktivitetit kombëtar, ka një gjallërim të lëvizjes sportive në të gjitha nivelet, veçanërisht në moshat e reja. Nga ana tjetër, në kushtet e ekonomisë së tregut, në qytetet e mëdha janë më të lehta e më të zgjidhshme problemet financiare, sponsorizimet dhe marketingu. Gjithashtu, edhe format e biznesit dhe të menaxhimit janë më të frutshme në një infrastrukturë sportive, që përmbush kërkesat në rritje të popullatës të këtyre qyteteve të mëdha.
Duke u bazuar në qëllimin kryesor të Manualit të Licensimit të Klubeve, që është përmirësimi i infrastrukturës të fushave të stërvitjeve të skuadrave të klubeve dhe të stadiumeve si dhe të përligjjes së fondeve të dhëna nga FSHF-ja për fushat e stadiumeve të qyteteve Vlorë, Berat, Fier, Shijak, Korçë etj., kriteri kryesor i pjesëmarrjes në Kampionatin Kombëtar të Ligës Superiore të sezonit 2005-2006 të jetë kriteri i infrastrukturës. Kjo gjë do të sensibilizojë akoma më shumë edhe pushtetin lokal për të investuar në infrastrukturën sportive të klubeve të futbollit dhe të plotësimit të kritereve të tjera të Manualit të Licensimit të Klubeve.
Komiteti ekzekutiv i FSHF, si autoriteti më i lartë i zgjedhur, ka të drejtën dhe detyrën të analizojë, të vlerësojë e të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke marrë në konsideratë edhe propozimet tona."

Në 180 ndeshjet e zhvilluara në superligë u shënuan 508 gola, ose mesatarisht 2.82 gola për çdo ndeshje
Superliga në "skanerin" e shifrave
- Në 180 ndeshjet e zhvilluara në superligë u shënuan 508 gola, ose mesatarisht 2.82 gola për çdo ndeshje.
? Prej këtyre, 125 u shënuan në fazën e parë, 127 gola në fazën e dytë, 107 në të tretën dhe 149 gola në fazën e katërt.
? Në 45 minutat e para janë shënuar 220 gola, kurse pas pushimit 288.
? Golin e parë të kampionatit e realizoi E.Guranjaku i Elbasanit në minutën e 17?të të ndeshjes me Laçin.
? Golin e fundit të kampionatit e shënoi K.Ivanaj i Shkumbinit, në minutën e 87?të të ndeshjes me Elbasanin.
? Golin e 100?të të kampionatit e shënoi H.Salihi i Vllaznisë në ndeshjen me Laçin.
? Golin e 200?të e realizoi A.Nexha i Shkumbinit në takimin me Dinamon.
? Golin e 300?të të kampionatit e shënoi B.Devolli i Lushnjës në ndeshjen me Tiranën.
? Golin e 400?të e realizoi A.Rraklli i Tiranës në takimin me Vllazninë.
? Golin e 500?të e shënoi T.Deda i Laçit në ndeshjen ndaj Partizanit.
? Me fitoren e njërës skuadër u mbyllën 150 ndeshje, ose 83.33 për qind e të gjitha ndeshjeve të këtij kampionati.
? Nga këto, vendësit kanë arritur 94 fitore, ose 62.66 për qind dhe miqtë 46, ose 37.34 për qind.
? Nga ndeshjet e mbyllura me fitore, me një gol ndryshim kanë përfunduar 75 ndeshje, ose baras me 50 për qind të tyre. Prej këtyre, rezultati 1?0 është arritur 46 herë, 2?1 (22 herë), 3?2 (6 herë) dhe 4?3 (1 herë).
? Me 2 gola ndryshim kanë përfunduar 47 takime, ose baras me 31.33 për qind. Prej këtyre, rezultati 2?0 është arritur 29 herë, 3?1 (13 herë), 4?2 (3 herë) dhe 5?3 (2 herë).
? Me 3 gola ndryshim kanë dalë 12 ndeshje, që janë baras me 12 për qind. Prej këtyre, rezultati 3?0 është arritur 8 herë, 4?1 (3 herë) dhe 5?2 (1 herë).
? Me 4 gola ndryshim kanë përfunduar 4 takime, që janë baras me 5.33 për qind. Prej këtyre 4?0 (3 herë) dhe 5?1 (1 herë).
? Me 5 gola ndryshim kanë përfunduar 7 ndeshje, që janë baras me 4.66 për qind. Prej këtyre, rezultati 5?0 është gjetur 4 herë dhe 6?1 (3 herë).
? Me 6 gola ndryshim kanë përfunduar 2 ndeshje. Rezultati 6?0 dhe 7?1 nga një herë.
? Me 7 gola ndryshim kanë dalë 2 ndeshje dhe të dyja 7?0.
? Me 8 gola diferencë ka pasur vetëm një takim, 8?0.
? Nga ndeshjet e zhvilluara deri tani, 30 prej tyre, ose 16.66 për qind, kanë përfunduar në barazim. Rezultati 0?0 është nënshkruar 8 herë, 1?1 (12 herë), 2?2 (7 herë), 3?3 (2 herë) dhe 5?5 (1 herë). ? Rezultatet më të thella të kampionatit kanë qenë këto: Vllaznia? Laçi 8?0 (java e 26?të), Vllaznia?Laçi 7?0 (java e 8?të), Elbasani? Laçi 7?0 (java e 19?të), Laçi?Vllaznia 1?7 (java e 17?të) dhe Tirana?Laçi 6?0 (java e 21?të).
? Kanë fituar më tepër ndeshje me mbi 3 gola ndryshim: Tirana 8 herë, Vllaznia e Partizani nga 5 herë dhe Dinamo 3 herë.
? Kanë pësuar më tepër humbje me mbi 3 gola ndryshim, Laçi 19 herë, Teuta, Partizani e Lushnja nga 2 herë.
? Ka shënuar 5 gola brenda një takimi futbollisti D.Bylykbashi i Partizanit kundër Laçit.
? Në 10 raste, futbollistët kanë shënuar 3 gola brenda një ndeshjeje: H.Salihi i Vllaznisë dhe D.Xhafa i Teutës nga 2 herë secili, Abilio e Sinani të Vllaznisë, K.Ivanaj i Shkumbinit, S.Bejzade i Elbasanit, A.Rraklli i Tiranës dhe D.Bylykbashi i Partizanit nga 1 herë.
? Në 47 raste, futbollistët kanë realizuar nga 2 gola. Madje H.Salihi dhe Abilio i Vllaznisë, D.Bylykbashi i Partizanit, A.Rraklli i Tiranës dhe D.Xhafa i Teutës nga 3 herë secili.
? Gjatë këtij kampionati, gjyqtarët kanë dhënë 61 penallti, nga të cilat u kthyen në gola 50 prej tyre, që janë baras me 81.96 për qind të tyre. Prej këtyre, 12 penallti u dhanë në fazën e parë (u realizuan 11), 15 në fazën e dytë (u realizuan 13), 11 në fazën e tretë (u realizuan dhe në fazën e katërt u dhanë 22 penallti (u realizuan 17).
? Midis 11?metërshave të dhënë 11 prej tyre kanë pasur vlera përcaktuese, duke u dhënë skuadrave të tyre fitoren.
? Në 4 raste, 11?metërshat e dhënë dhe të parealizuar kanë ndikuar negativisht në rezultatin përfundimtar të ndeshjes: J.Bespalla i Egnatias kundër Teutës (1?2), A.Nexha i Shkumbinit ndaj Partizanit (0?1), B.Mancaku i Teutës kundër Elbasanit (0?1) dhe Abilio i Vllaznisë kundër Shkumbinit (3?3).
? Përqindjen më të lartë në realizimin e gjuajtjeve nga pika e 11?metërshave e ka E.Bulku i Tiranës, që ka gjuajtur 4 herë dhe ka shënuar po kaq.
? Më tepër 11?metërsha ka gjuajtur A.Nexha i Shkumbinit (8 herë) dhe ka realizuar 7 prej tyre.
? Më tepër 11?metërsha ka përfituar: Shkumbini 10 herë, Tirana 9 dhe Partizani 8.
? Më pak 11?metërsha ka përfituar: Lushnja 2 dhe Elbasani 4 të tillë.
? Midis gjyqtarëve më "trima" në dhënien e 11?metërshave duhen përmendur katër prej tyre: lushnjari M.Sopjani 10 herë, A.Janku 9, B.Pashaj 8 dhe A.Lulaj 7 herë.
? Më "koprracë" në dhënien e tyre janë treguar S.Velçani, A.Taullai, L.Guzja dhe K.Meta nga 1 herë.
? Më shumë gola (24) u realizuan në javën e 36?të dhe në të 6?tën (23 gola) dhe më pak në javën e 13?të dhe të 22?të (nga 8 gola)
? Tetë futbollistë kanë tundur rrjetat e portës së tyre, duke shkaktuar autogola: Gjini, Doku, Beqiri e Samarxhi të Laçit, J.Brahja i Teutës, A.Teli e A.Gjokoviç të Vllaznisë dhe A.Salliu i Shkumbinit.
? Numri i ndeshjeve të drejtuara nga gjyqtarët ka qenë si më poshtë: A.Lulaj (Vlorë) dhe B.Pashaj (Tiranë) nga 18 ndeshje, S.Velçani (Patos) 17, A.Janku (Tiranë) 16, S.Jareci (Tiranë) 14, M.Sopjani (Lushnjë) 13, K.Meta (Tiranë) 12 ndeshje, I.Gashi (Durrës), S.Çekaj (Laç) 11, L.Guzja (Tiranë) 10, A.Taullai (Tiranë), A.Likja (Lushnjë) 8, M.Metohia (Lezhë) 7, P.Lapi (Shkodër) 5, S.Bogdani (Durrës) 3, T.Latifi (Gjirokastër), E.Peza (Tiranë), L.Jemini (Tiranë) 2, Sh.Guçe (Lushnjë) dhe A.Nase (Tiranë) nga 1 ndeshje.
Shënuesit e 508 golave
24 gola: D.Bylykbashi (Partizani)
22 gola: D.Xhafa (Teuta)
20 gola: Abilio (Vllaznia)
19 gola: A.Rraklli (Tirana)
16 gola: H.Salihi (Vllaznia)
15 gola: V.Sinani (Vllaznia)
14 gola: S.Bejzade (1 Partizani + 13 Elbasani)
12 gola: I.Fortuzi, D.Muka (Tirana)
11 gola: A.Nora (Lushnjë), G.Begeja (Shkumbini)
10 gola: Gudjabi (Dinamo), K.Arbri (Lushnja), E.Rizvanolli (5 Shkumbini + 3 Egnatia + 2 Partizani)
9 gola: S.Patushi (Tirana), K.Dalipi (Elbasani), A.Nexha (Shkumbini)
8 gola: B.Mancaku (Teuta), K.Ivanaj (Shkumbini)
7 gola: F.Xhafa, E.Bulku (Tirana), J.Ahmataj, N.Dede (Elbasani), S.Lici (Vllaznia), E.Lika (Lushnja), M.Halili (1 Tirana + 3 Dinamo + 3 Partizani)
6 gola: P.Dhëmbi (Dinamo), E.Ceno (Egnatia), B.Kuli (4 Egnatia + 2 Lushnja)
5 gola: A.Kaçi, K.Asllani (Elbasani), P.Xhihani, Gaye (Dinamo), Junior, H.Ndreka (Partizani), M.Memelli (1 Laçi + 4 Elbasani)
4 gola: A.Agolli, E. Merkoçi (Tirana), E.Merxha (Elbasani), A.Poçi (Dinamo), O.Kotja (Teuta), I.Allmuça (Partizani), E.Selmani (Laçi)
3 gola: J.Ziambo, A.Teli, E.Doçi (Vllaznia), D.Babamusta (Teuta), Dominguez (Partizani), B.Devolli, E.Dalipi, V.Mile (Lushnja), K.Dervishi (Shkumbini), G.Bylykbashi, Er.Guranjaku (Egnatia)
2 gola: E.Pema, A.Tafaj, Sene (Tirana), El.Guranjaku, T.Osmani (Elbasani), O.Stafa, A.Pisha, L.Tiko, A.Bushi, I.Kone (Dinamo), Leandro, E.Kraja, A.Belisha (Vllaznia), E.Tetova, Q.Buna (Teuta), Karioka, Gj.Muzaka (Partizani), F.Sefa (Lushnjë), E.Bardhi, R.Dervishi, A.Kruja, G.Magani (Shkumbini), H.Shkurti (Laçi), G.Stojku (1 Egnatia + 1 Shkumbini)
1 gol: E.Dalipi (Elbasani), E.Bakalli, O.Vera, L.Pinari, Rodrigo, A.Diop, I.Qorri (Dinamo), T.Egerçi, E.Hoti, Xh.Sukaj, F.Ahi, N.Cani (Vllaznia), Xh.Kapllani, J.Brahja, A.Zëre, G.Gjondeda (Teuta), El.Bakaj, Karvajo, Lopez, A.Abilaliaj, S.Bulku, S.Delain (Partizani), A.Byzhyti (Lushnja), A.Ishaka, K.Xhyra, F.Tafaj (Shkumbini), L.Pashja, J.Bespalla, E.Osmani, Rrodhja, R.Maho (Egnatia), Xh.Osusi, E.Tanushi, A.Gjini, Biba, T.Deda, Kola (Laçi)
Autogol: Gjini, Doku, Beqiri, Samarxhi (Laç), Brahja (Teuta), Teli (Vllaznia), Salliu (Shkumbini), Gjokoviç (Vllaznia)

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kraja: Besa dhe Vllaznia, ekipe të ngjashme
Një ndër futbollistët më me vlerë në mërkaton e Besës është edhe qendërmbrojtësi shkodran 20-vjeçar Ervis Kraja. Kujtojmë se Kraja para dy sezonesh ishte në ekipin kavajas, por nuk mundi atë kohë të federohej. Ndërkohë Ervisi është edhe anëtar i ekipit tonë kombëtar Shpresa. Ai ka tre ditë që vazhdon stërvitjen në kampin verdhezi në qytetin e Pogradecit. Në linjë telefonike i morrëm atij këtë intervistë me uniformën e Besës. Ja dhe opinionet e tij të para rreth ekipit kavajas, ambientimit me kampin e ri, si dhe diçka për të nesërmen e tij.
- Ardhja te Besa ishte dëshira juaj, apo kërkesë e presidentit Bizhdili?
- Të jem i sinqertë me ju, ishte dëshira e presidentit kavajas për të më patur në ekip. Ju e dini që deri një ditë para nisjes për në Pogradec unë ende nuk kisha marrë largimin nga Vllaznia. Pra u largova nga një klub që më rriti, por edhe mbetet krenaria jo vetëm e imja, por e të gjithë shkodranëve, madje edhe "jabanxhinjtë" që kanë mbajtur atë fanelë. Megjithatë, nuk më duket se ka shumë ndryshim Besa me Vllazninë.
- Në çfarë konteksi e shihni kur bëni një deklaratë të tillë?
- Vetëm në aspektin e të luajturit futboll. Ndër vite, siç kam dëgjuar edhe nga veteranët e Vllaznisë, kur luante Besa me Vllazninë, talenti i futbollistëve i të dyja kampeve "e mshehte" topin dhe vetëm kur e shihje atë në rrjetë. Teknika tepër e lartë, harmonia e reparteve dhe mbi të gjitha loja e hapur me synim vetëm përpara janë disa karateristika të përbashkëta të të dyja klubeve, ndër më të vjetra në Shqipëri. Vetë publiku i këtyre dy qyteteve nuk pranon lojën mbrojtëse dhe, ndryshe nga e gjithë Shqipëria, ata fajin nuk e kërkojnë te kundërshtari, por te vetja në rast humbjeje.
- Duke u kthyer te stërvitja juaj, cili është mendimi juaj për kontigjentin e lojtarëve që gjetët te Besa?
- E di se ju rendni pas emrave shumica e të cilëve tashmë kanë treguar vërtet sesa vlejnë. Ndryshe nga ju, unë besoj te dëshira dhe grinta e futbollistëve. Kështu, që pyetjes suaj do t'i përgjigjesha me fjalët se Besa e ka edhe eksperiencën, por edhe futbolistë të rinj me teperament e ego për t'u patur zili. Pastaj, shoh që ka shumë blerje futbollistësh dhe shumica e tyre janë me një "CV" për t'u vlerësuar. E përsëris, pavarësisht nga të gjitha këto, për mua në futboll fiton ai që djersit më shumë dhe zbaton deri në një detyrat e trajnerëve.
- Së fundi, mundet të na zbuloni kontratën tuaj me Bizhdilin?
- Më duhet ta falenderoj atë dhe trajnerët që patëm besim te vlerat e mia dhe do të mundohem të mos i zhgënjej. Sa për kontratën me presidentin, një pjesë po jua zbuloj. Kam nënshkruar për një afat gjashtë mujor me të drejtë kontrolli në një nga klubet e huaja. Nëse nuk përfundoj me ta një kontratë të shpejtë, mundet që këtë sezon ta mbyll me Besën. Sa për financat, ato mbeten shifër private për shumë arsye.

Tirana: Ikën Starova, "gati" Aksel Ros
Një "furtunë" e fortë përlau dje treshen drejtuese të Tiranës dhe katër lojtarë bardheblu. Pas kualifikimit që arriti në turin e parë, Tirana u duk si të ishte një dinasti e futbollit tonë, ndërsa pas eliminimit që pritej nga CSKA-ja, 22 herë kampionët e Shqipërisë mbeten pa trajner, por edhe me 4 lojtarë më pak. Donatorët kanë shkarkuar dje nga detyra në fillim trajnerët, Starova-Sengla-Tafaj dhe më pas janë lajmëruar dhe u është komunikuar vendimi për largim edhe 4 futbollistëve, Patushi-Ahmataj-Behari-Tafaj. Urdhri ka ardhur nga lart dhe lajmërimet i komunikoi paraditen e djeshme shefi i klubit, Shkëlqim Muça. Donatorët, të martën paradite, nuk kanë qenë në klub. I pranishëm ishte vetëm sekretari i përgjithshëm, Muça, i cili ka thirrur në fillim trajnerin e skuadrës, Sulejman Starovën, dhe më pas kanë ardhur dy ndihmëstrajnerët, Luan Sengla e Gud Tafaj. Që të katër janë ulur në një nga baret pranë stadiumit "Selman Stërmasi". Pas më shumë se 2 orë bisedimesh, stafi drejtues i ekipit të Tiranës komunikoi vendimin. Ishte ora 12 e mesditës kur një nga ndihmësit e Starovës u shpreh: "Jemi larguar përfundimisht. Na njoftuan se nuk do ta drejtojmë më Tiranën," - kurse vetë trajneri Starova, teksa largohej, në pamje të parë i qetë, tha: "Nuk është momenti për të bërë komente." Treshja drejtuese e kampionëve të vendit është larguar më pas nga ambientet e klubit bardheblu, duke bërë aty për aty përshëndetjet e rastit.
Ndërkohë, shefit të klubit, Shkëlqim Muça, i ka mjaftuar edhe një orë tjetër për të ekzekutuar të gjithë vendimet që kishte marrë nga donatorët. Radha e lojtarëve. "Kanë ikur trajnerët. Më pas janë larguar edhe Ahmataj, Patushi, Behari e Tafaj, pas një vendimi të donatorëve për thyerje disipline," - u shpreh Muça.
Dy prej tyre, Ahmataj dhe Patushi, erdhën në klub të parët dhe kanë biseduar vetëm pak çaste me Muçën. Më pas ata janë larguar çuditërisht të qetë nga ambientet e klubit. "Nuk e di, por sekretari i klubit Muça më tha se nuk do të jeni më lojtarë të Tiranës, për shkak të thyerjes së disiplinës dhe mosimpenjim në ndeshjen e kthimit me CSKA-në," - u shpreh Patushi para se të largohej. Në klub, pak më vonë, ka ardhur edhe mbrojtësi Ardi Behari, të cilit i është komunikuar e njëjta gjë nga sekretari i përgjithshëm i Tiranës. Tafaj nuk është parë deri në mesditë, por mësohet se edhe ai është njoftuar nga klubi. Sidoqoftë, fakt është se pak ditë para fillimit të kampionatit Tirana bën një "masakër" të vërtetë mbi ekipin e vet.
Pas largimit të Starovës, "shënjestrohet" emri i radhës te bardheblutë
Aksel Ros, kandidat për stolin bardheblu
Largimi i Starovës nga drejtimi i Tiranës është pasuar me ndërhyrjen e donatorëve për të gjetur sa më shpejt pasardhësin e tij. Emri më i përfolur është ai i ndihmëstrajnerit të kombëtares, Aksel Ros, me të cilin është folur dje dhe, sipas disa burimeve mjaft të besueshme në kampin bardheblu, gjermani mund të ulet në stolin bardheblu nga java tjetër. Aksel Ros për momentin është kandidatura më e mundshme e stolit së kampionëve të vendit.
Oferta i është bërë sot paradite nga donatorët bardheblu, nëpërmjet telefonit, dhe trajneri gjerman mësohet të ketë mbetur i befasuar nga ftesa. Ros e ka pritur me kënaqësi ftesën e donatorëve dhe ka njoftuar njëkohësisht se do të jetë të dielën në Tiranë. Ndihmësi i Brigelit e kishte planifikuar të vinte së bashku me trajnerin kuqezi në Shqipëri pikërisht të dielën, për shkak të ndeshjes së kombëtares sonë. Kështu, këtë të diel, Rosi do të diskutojë më konkretisht për një kontratë të mundshme me Tiranën. Aksel Ros ka një karrierë të shkëlqyer si futbollist në Gjermani. Ai ka luajtur rreth 17 sezone në Bundesligë. Me ekipin e Kaizerslauternit ka seleksionuar dy tituj kampionë. Gjatë karrierës së tij të mëtejshme si trajner, Rosi është përfshirë në stafin e Hans Peter Brigelit, kur këtij të fundit iu propozua posti i trajnerit të kombëtares. Gjithashtu, pasditen e djeshme, teksa bardheblutë stërviteshin pa trajner, nga donatori Papuli, mes emrave të ndryshëm, është përmendur trajneri i huaj, por emri duket se është Aksel Ros, që vetëm pak orë pas largimit të Starovës konsiderohet kandidatura numër 1 e stolit të Tiranës.

Ekipi i Shkumbinit sërish nuk ka mundur të fitojë një ndeshje miqësore, edhe pse të dyja ndeshjet e fundit i ka luajtur në Peqin. Dje ndaj Flamurtarit takimi ka përfunduar në barazim 1-1, ashtu si dy ditë më parë ndaj Teutës. Pjesa e parë e parë ka përfunduar me avantazhin e vlonjatëve, të cilët kanë shënuar me anë të Sisokos nga pika e 11-metërshit. Në pjesën e dytë Shkumbini arrin ta barazojë rezultatin. Goli u shënua nga i riu Eris Tafaj, vëllai i Fation Tafajt, po nga pika e 11-metërshit. Ndeshja me Flamurtarin ishte më e dobët se ajo e një dite më parë ndaj Teutës.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Dje, në stadiumin e Ohrit, është zhvilluar takimi i fundit miqësor i programuar nga drejtuesit e kuq. Kundërshtari i radhës për djemtë e Bajkos ka qenë skuadra modeste e kategorisë së parë, ajo e Pogradecit. Kjo ka qenë e treta ndeshje miqësore pas atyre me Flamurtarin e Prishtinës dhe të rinjve të Ilir Shulkut. Këtë takim, të kuqtë e kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0. Golat për Partizanin u shënuan nga Mashado, dy herë, Delain, Dorian Bylykbashi dhe Halili. Pas disfatës në takimin e parë miqësor ndaj Flamurtarit të Prishtinës, Partizani u është rikthyer fitoreve, ku më e rëndësishmja është e djeshmja me Pogradecin. Ashtu si dhe në takimin e parë miqësor, Sasha Delaini është një nga golashënuesit e gjetur të Partizanit. Ndërsa Mashado nuk dëshiron të qëndrojë më pas, duke shënuar edhe në këtë takim. Ndërsa për Bylykbashin shënimi i golave është një gjë e zakonshme, duke qenë kështu pika e referimit e sulmit të kuq.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Amerikano-latinët: Na postoni 30 mijë dollarë!
Nuk kanë të sosur çudirat në kampin dinamovit. Me tërë kuptimin e fjalës, amerikano-latinët kanë filluar të tallen me shumë zgjuarësi me drejtuesit blu, të cilët i presin dita-ditës për të mbërritur në aeroport. Nuk është e thënë që Huan Karlos Marinjo dhe Leandro Eskudero të mbërrijnë në Tiranë, sepse mbi kokë kanë një "trajner-menaxher" që ka vërtetuar se di ta "mjelë" mirë presidentin Sulaj. E kemi fjalën për të ashtuquajturin drejtor sportiv, Pedro Pablo Paskuli, i cili nga veprimet që ka realizuar, po kuptohet shumë mirë që luan lojë të dyfishtë. Jo vetëm që nuk po i sjellë futbollistët në kryeqytet, por vazhdon ende të paguhet nga bosi i bluve, edhe pse deri tani puna e ish-kampionatit të botës nuk ka dhënë asnjë fryt. Nga ajo që mësohet brenda klubit, bëhet e ditur se Paskuli ka kërkuar në emër të futbollistëve që drejt Argjentinës të postohen 30 mijë dollarë si garanci për mbërritjen e Marinjos dhe Eskuderos. Një lajm i tillë ka qenë si "rrufe në qiell të hapur" për presidentin Besnik Sulaj, i cili tri ditë më parë ua preu dy biletat e avionit të kërkuara me ngulm, ndërkohë që dje ata nuk erdhën. A thua se Marinjo dhe Eskudero do të rikthehen edhe me këtë shumë prej 30 mijë dollarësh, apo ata duan të shënojnë "golin" e radhës te Dinamo, siç kanë bërë shumë herë deri tani? Për t'u habitur është fakti se si drejtuesit blu vazhdojnë të besojnë ende tek ardhja e tyre në Shqipëri, kur dihet shumë mirë që argjentinasit njihen për "hakmarrje". Largimi i trajnerit Ramon Kabrero pas eliminimit nga Kupa Intertoto, nuk mund të kapërdihet lehtë prej Paskulit, Marinjos dhe Eskuderos. Është pikërisht kjo arsyeja që treshja e sipërpërmendur, duke parë edhe insistimin e vazhdueshëm të bluve, tashmë po përpiqet të zhvasë ç'të jetë e mundur këtej nga Shqipëria. 30 mijë dollarët pa luajtur futboll janë një shumë e kënaqshme për Paskulin, Marinjon dhe Eskuderon në Argjentinë, duke pasur parasysh edhe faktin se Argjentina prej kohësh po vuan një krizë financiare. Ata shpresojnë që edhe këtë herë presidenti Sulaj do t'ua postojë dollarët, ashtu si biletat...

FSHF: Kampionati rrezikon të shtyhet
Kampionati i 67 të Shqiptar i Futbollit është në prag të shtyrjes së startit të tij. Alarmi është dhënë nga vetë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu dje, kur të gjithë prisnin hedhjen e shortit të gjyqtarëve për javën e parë të kampionatit, para gazetarëve, në një konferencë për shtyp, ka dalë zëvendëspresidenti i FSHF së, Bujar Kasmi, anëtari i komitetit Skënder Hyka, sekretari Arben Bici dhe shefin i garave, Hito Hitaj. Për të gjithë të pranishmit ka folur sekretari i përgjithshëm, Arben Bici. Ky i fundit është shprehur qartë se klubet deri sot, në orën 16.00, nëse nuk paguajnë paratë që janë kërkuar nga FSHF që në fillim të kampionatit, java e parë e kategorisë superiore do të shtyhet për më vonë. "Kemi dalë para jush, pasi, siç e dini, sot duhet të hidhej shorti i gjyqtarëve. Por nuk do të ketë short. Këtë vendim e kemi marrë sot si federatë. Kjo sepse deri tani klubet e kategorisë superiore nuk kanë paguar paratë që ka kërkuar FSHF ja që në fillim të kampionatit. Bëhet fjalë për 9 milionë lekë, të cilët klubet duhet të paguajnë që në fillim dhe që janë para për gjyqtarët dhe regjistrimet në kampionat. Unë mund të them se java e parë e kampionatit të 67 të mund të shtyhet një javë nëse klubet deri sot, në orën 16.00, nuk do të kenë paguar detyrimet e kërkuara nga FSHF ja. Nëse ka ekipe që edhe pas këtij afati nuk kanë paguar, atëherë do të jetë komiteti ekzekutiv ai që do të vendosë përfundimisht për këtë çështje," është shprehur sekretari Arben Bici. Ky i fundit ka shtuar se nuk do të ketë tolerime dhe se FSHF do t'i zbatojë deri në fund vendimet e saj. Pra, siç shihet, kampionati sot mund të quhet i dështuar që në fillim. Vetëm 2 ekipe, sipas sektorit të garave, i kanë paguar detyrimet. Bëhet fjalë për Tiranën dhe Dinamon. Ekipet e tjera, si të kategorisë superiore, ashtu edhe të parë e të dytë, as e kanë vënë ujin në zjarr, duke bërë që kampionati të jetë në prag të mbytjes ende pa dalë në det të hapur.

Plas te Dinamo, Bonaçiç drejt largimit
30 Gusht Pas një incidenti me Fjodor Xhafën, trajneri kroat ka braktisur stërvitjen. Presidenti Sulaj ka deklaruar se sot vendoset gjithçka.
“O ti, o unë!” - kështu i tha trajneri i Dinamos, Luka Bonaçiç, në stërvitjen e djeshme të bluve Fjodor Xhafës dhe u largua nga stërvitja, duke e braktisur skuadrën e tij. Ka mjaftuar barazimi në Lushnjë për të sjell nervozizëm në kampin blu. Trajneri Bonaçiç ka dashur të përjashtojë nga skuadra sulmuesin vlonjat, po kur ka hasur në kundërshtimin e tij, si dhe kur ka vënë re se ai kishte mbështetjen edhe të shokëve të skuadrës, ka preferuar të largohet vetë. Trajneri kroat është larguar nga stërvitja duke kërcënuar se nuk do të kthehet në të nëse nuk largohet Fjodor Xhafa. Drejtuesit e Dinamos zyrtarisht e kanë mohuar këtë incident, por “Metropol Sport” është ndodhur menjëherë pas incidentit në ambientet e klubit dhe 7-8 futbollistë dinamovit kanë konfirmuar për të pikërisht atë që po ju përshkruajmë. Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, i kontaktuar në orët e vona të mbrëmjes, ka konfirmuar incidentin dhe është shprehur se sot do të përpiqet që të normalizojë situatën. “Nesër (sot) do të bisedojmë për këtë problem dhe jam i sigurt se do të sqarohet gjithçka, - deklaroi Sulaj. – Sidoqoftë, për lojtarët që kundërshtuan trajnerin do të merren masa, pasi, cilido të jetë vendimi i trajnerit, nuk duhet të kundërshtohet, pasi fjala e tij është ligj.” Për të ardhmen e Bonaçiçit në bankinën dinamovite presidenti i Dinamos është shprehur se do të vendoset në takimin e sotëm.
Historia e konfliktit
Që në fillim të mbërritjes së Bonaçiçit në kampin blu, është vënë re se ai nuk e kishte me sy të mirë Fjodor Xhafën. Sulmuesi vlonjat kishte mbërritur te Dinamo si një nga alternativat kryesore për sulmin blu, por në miqësoret e zhvilluara në fazën përgatitore trajneri kroat ka preferuar që ta përdorë F.Xhafën si zëvendësues e jo si titullar. Kulmi i ftohjes midis tyre arriti në prag të fillimit të kampionatit, kur një ditë para ndeshjes me Lushnjën Bonaçiçi e ka vënë F.Xhafën në grupin e lojtarëve që ishin në provë për të parë vlerat e tyre. Sulmuesi vlonjat u provua së bashku me të sapombërriturit, Vincetiç, Moiragi e dy kosovarët, që u larguan pardje. Si të mos mjaftonte kjo, Bonaçiç jo vetëm që nuk e përfshiu F.Xhafën në 11-shen kundër Lushnjës, por e la atë edhe jashtë stolit. Sulmuesi dinamovit i është drejtuar presidentit Sulaj për t’u sqaruar me qëndrimin e klubit ndaj tij. Me sa duket, kjo nuk i pëlqeu trajnerit kroat dhe duke dashur që të japë një shembull për të gjithë të tjerët vendos të “presë kokën” e Xhafës.
Ngjarja
Në 09:00, skuadra e Dinamos ishte e rreshtuar në fushën e klubit për të filluar stërvitjen e parë të javës. Me të mbërritur, Bonaçiç i është drejtuar Fjodor Xhafës duke i thënë: “Që këtej e tutje ti nuk je pjesë e skuadrës dhe sa të jem unë trajner i Dinamos ti nuk do të marrësh pjesë as në stërvitje, ndaj dil përjashta!” Fjodor Xhafa, i shtangur, ka kërkuar shpjegime. “Pse të largohem, unë nuk kam bërë asgjë? Për ç’arsye?” Bonaçiç është përgjigjur me ironi. “Kush luan në skuadër, e vendos unë e jo presidenti, ndaj dil përjashta! Këtu vendos unë!” Sulmuesi vlonjat nuk ka pranuar të largohet dhe për këtë ka pasur edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, të cilët kanë reagur të indinjuar. Pas disa batutash të shkëmbyera midis të dy palëve, trajneri kroat ka braktisur i indinjuar stërvitjen. Futbollistët e Dinamos kanë ndenjur në fushë dhe kanë vazhduar programin stërvitor pa u drejtuar nga askush. Për një moment, më i vjetri midis tyre, Ibrahim Kone, ka marrë përsipër që të bënte rolin e trajnerit!!
Në mesditë
Në mesditë gati të gjithë drejtuesit e klubit blu janë parë të mbërrinin njëri pas tjetrit te kompleksi “Tajvan”, që është pronësi e presidentit të Dinamos. Aty, sipas burimeve të mirinformuara, është diskutuar për incidentin e rëndë që kishte ndodhur dhe për mënyrën e veprimit mbas tij.
Pasdite
Bonaçiç nuk paraqitet as në seancën stërvitore të pasdites. Në vend të tij stërvitja drejtohet nga trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi. Kjo stërvitje është ndjekur edhe nga disa drejtues të klubit dinamovit, por presidenti Sulaj nuk ka qenë i pranishëm.
Fjodor Xhafa
Sulmuesi vlonjat nuk ka pranuar që të komentojë asgjë lidhur me incidentin e mëngjesit të djeshëm. “Nuk kam asgjë për të thënë”, - deklaroi Fjodor Xhafa për gazetarët. Në sancën e pasdites ai nuk u stërvit me grupin, por duke respektuar urdhrat e marra nga trajneri aktual i Dinamos, Luka Bonaçiç, është stërvitur në mënyrë individuale nga Liqeni Artificial.
Luka Bonaçiç
Trajneri kroat pas largimit prej seancës stërvitore të mëngjesit nuk është paraqitur as në atë të pasdites. “Metropol Sport” ka kontaktuar me të, por ai nuk ka pranuar që të komentojë rreth incidentit apo për të ardhmen e tij te blutë. Megjithatë, Bonaçiç ka qenë në Tiranë të paktën deri në orët e mbrëmjes, ku është parë në një kafe pranë vendit ku banon.
Sulejman Idrizi
Çuditërisht, në stërvitjen e pasdites ka qenë i pranishëm përkthyesi i Bonaçiçit, Sulejman Idrizi. Krahu i djathtë i Bonaçiçit ka qëndruar së bashku me disa nga drejtuesit e klubit, duke ndjekur stërvitjen e bluve. I pyetur nga “Metropol Sport” rreth incidentit, Idrizi ka dashur të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje është ankuar se këto janë pjellë e fantazisë së gazetarëve. Sipas tij, trajneri i Dinamos nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë lojtar, por thjesht nuk ndihej mirë, ndaj dhe është larguar prej stërvitjes. “Nuk e kuptoj për çfarë incidenti më pyesni, - është shprehur Idrizi. - Këto janë pjellë e fantazisë suaj. Bonaçiçi ka pasur një problem shëndetësor, ndaj është larguar nga stërvitja. Për të njëjtën arsye mungon edhe tani pasdite. Njeri është edhe ai. Ka 40 ditë që punon pa ndërprerje dhe tani nuk ndihet mirë, ndaj po pushon.”
Drejtuesit e klubit
Pak a shumë në të njëjtën linjë me përkthyesin Idrizi ishin edhe disa nga drejtuesit e klubit që ishin të pranishëm në stërvitjen e pasdites. Ata në fillim nuk dëshironin të komentonin rreth incidentit, duke u shprehur se nuk ishin në dijeni për asnjë incident. Më në fund njëri prej tyre, drejtori organizativ Mehdi Bushati, është shprehur se mungesa e Bonaçiçit nga stërvitja është me leje nga klubi. “Edhe Bonaçiç ka të drejtë të çlodhet. Duke shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit, mbase mund të mungojë për dy-tri ditë për të pushuar e për të pasur mundësinë që të shikojë familjen e tij në Kroaci.”
Futbollistët
Pas incidentit, shumë nga futbollistët e Dinamos kanë qenë mjaft të irrituar për sjelljen e trajnerit ndaj shokut të tyre. Në biseda jozyrtare, disa prej tyre nuk e kanë fshehur kënaqësinë e tyre nëse Bonaçiç largohet përfundiomisht. “Fjodori është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar dhe nuk është e denjë të sillej me të në këtë mënyrë, - ka komentuar një nga futbollistët dinamovit për “Metropol Sport”. - Fjodori ka qenë gjithmonë i rregullt dhe nuk kishte pse ta përzinte nga skuadra. Ai është trajner dhe vendos se kush luan, por Fjodori është pjesë e skuadrës dhe nuk ka shkelur rregulloren që të largohet. Nëse nuk i pëlqejmë, le të largohet, Dinamo bën edhe pa të.”
Bici, Starova - zëvendësuesit e mundshëm të Bonaçiçit
Megjithëse zyrtarisht drejtuesit e Dinamos nuk pranojnë se kanë ndër mend të largojnë trajnerin Bonaçiç, kanë filluar që tani kontaktet për një zëvendësues të trajnerit kroat në bankinën dinamovite. Sipas një burimi të mirinformuar brenda klubit blu, në bisedën e bërë midis drejtuesve të klubit në mesditë, janë hedhur në tavolinë alternativat e mundshme për postin e trajnerit. Emrat më të lakuar kanë qenë ata të Vasil Bicit e të Sulejman Starovës. Bici kujtohet me nostalgji nga dinamovitët, pasi në periudhën që ai drejtoi Dinamon, skuadra ishte e suksesshme dhe ai është larguar nga blutë për probleme me drejtuesit e atëhershëm të klubit. Por një alternativë serioze është edhe ajo e ish-trajnerit të Tiranës dhe aktualisht kampionit të Shqipërisë, Starovës, i cili në këto momente është i lirë. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia e një ish-trajneri tjetër, Pedro Pablo Paskulit. Argjentinasi është larguar dy herë nga drejtimi i bluve, por marrëdhëniet e tij me presidentin Sulaj janë shumë të mira. Në stërvitjen e djeshme Paskuli ka qenë i pranishëm dhe ka qenë mjaft i përqendruar në vëzhgimin e skuadrës.

Memelli: Skenderbeu do te jete gjithnje e me i mire
Migen Memelli, sulmuesi korcar qe shenoi golin ne barazimin 1-1 te Skenderbeut ne Durres, mendon se ekipi i tij do te jete edhe me i forte ne javet e ardhshme te kampionatit. "Sa me shume te kalojne javet aq me te forte do te behemi ne, - thote ai, - ajo qe beme ne ndeshjen ne fushen e Teutes, nuk ishte maksimumi i Skenderbeut". Ish-lojtari i Teutes, qe ndeshkoi pikerisht shoket e tij te para dy viteve, shpreson qe te jete nje nga emrat ne listen e shenuesve me te mire ne kampionatit, por se bashku me kolegun e tij te sulmit, beratasin Klodian Arbri. "Dua qe te jem nder shenuesit me te mire, - thote ai, - por kryesore eshte qe ekipi yne te ece perpara. Fakti qe dolem me pike ne Durres, nuk eshte per t'u nenvleftesuar".

Hidi dhe Diop, “viktimat” e Disiplinës
Java e parë e Superiligës ka nxjerrë në pah dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës, që nuk ka kursyer aspak ata që kanë shkelur rregullat. Lojtarët që kanë rënë viktimë e këtij komisioni, janë portieri i Tiranës Isli Hidi dhe mbrojtësi i Dinamos, Diop. Futbollisti i Tiranës Isli Hidi për ofendim të arbitrit kryesor në ndeshjen Vllaznia-Tirana dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik dhe 50 mijë lekë gjobë. Futbollisti i Dinamos Diop Papa Ablaye dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti. Futbollisti i Gramozit, Arian Pano për ofendim të arbitrit në ndeshjen Përmeti-Gramozi pezullohet 4 ndeshje nga aktivitetet futbollistike. Në ndeshjen Iliria–Dajti, futbollistët Erlis Beqja dhe Erbion Selali të Ilirisë dhe Eugert Ali, Ervin Kryemadhi, Eljon Rama të Dajtit, për lojë të rrezikshme ndaj kundërshtarëve me pasojë për shëndetin e tyre dënohen me 5 mijë lekë gjobë secili. Në ndeshjen Korabi–Burreli, futbollistët Bujar Shahu i Korabit dhe Altin Buna i Burrelit për lojë të rrezikshme ndaj kundërshtarit dënohen me 5 mijë lekë gjobë secili. Futbollisti Xhevair Sukaj, për mospërmbushje të detyrimeve nga ana e KF Vllaznia, të cilat janë thelbësore për mbarëvajtjen e mëtejshme në marrëdhëniet e këtij lojtari dhe KF Vllaznia, konsiderohet i lirë për t’u federuar me çdo skuadër tjetër. Gjithashtu në zbatim të rregullores futbollistit Xhevair Sukaj i lejohet regjistrimi jashtë kohës së parashikuar në rregullore. Paralajmërohen të gjithë stafet drejtuese të ekipeve dhe në veçanti KF Tirana që gjatë zhvillimit të ndeshjeve të ruajnë etikën e zyrtarit dhe të zbatojnë rregullat e FSHF-së.

Okunavo nuk merr miratimin e trajnerit
I vetmi i huaj që ishte federuar këtë verë nga klubi bardheblu i kryeqytetit, Samuel Okunavo, ka marrë rrugën e kthimit, pasi nuk është pranuar nga teknikët italianë të bankinës. Faktin e bëjnë të ditur drejtuesit e klubit, të cilët kanë saktësuar se nigeriani nuk i ka përmbushur kriteret që dëshirojnë trajnerët e huaj. Kanë qenë disa ndeshje miqësore të Tiranës që kanë zbuluar të metat e Okunavos, siç ishin mospërshtatja apo dhe dobësia fizike e tij, të cilat sipas teknikëve ishin kusht themelor për të qenë pjesë e ekipit. “Ne e patëm federuar atë duke e cilësuar të suksesshëm, por nuk ka qenë kështu për teknikët e sapoardhur italianë, të cilët nuk e kanë parë si të nevojshëm në skuadër. Ata janë kopetent për këtë punë dhe duhet të pranojmë vendimet e tyre”, - kështu është shprehur njëri nga drejtuesit teknikë të klubit më të madh në vend, duke mos dhënë detaje për më tutje. Megjithatë, zëra të ndryshëm në mjediset e klubit bëjnë të ditur se nigeriani nuk ka pasur kartonin për t’u regjistruar në radhët e bardhebluve dhe, sipas tyre, ai është kthyer në vendin e tij për të rregulluar letrat dhe për t’u rikthyer sërish në Tiranë. Largimi i Okunavos në një mënyrë të tillë ka habitur opinionin sportdashës të kampionëve, të cilët lëvizje të tilla në ekip i shikojnë me skepticizëm. Elozhet për nigerianin kishin pushtuar deri dy-tri ditë më parë të gjithë ambientet e klubit, ndërkohë që dje u mësua krejt papritur largimi i tij. Ajo që të shkon në mend në këtë histori, është se largimi i tij i papritur lidhet më shumë me emrat e menaxherëve, të cilët kanë bërë ndërlidhjet me futbollistët e huaj. Vetëm dy ditë më parë njëri nga donatorët e Tiranës kishte hedhur dyshimet mbi rolin e menaxherëve në afrimin e lojtarëve të huaj pranë klubit bardheblu. Deri në këto momente të huajt e ofruar kanë qenë një zhgënjim i madh për kampionët, të cilët janë vënë në lëvizje për të analizuar situatën.

Version i ri për largimin e Bonaçiçit
Dje në ambientet e klubit Dinamo është shfaqur Idriz Sulejmani, përkthyesi i ish-trajnerit të bluve Luka Bonaçiç. Krahu i djathtë i trajnerit kroat ka hedhur një version të ri për largimin e Bonaçiçit nga Dinamo. Sipas tij, trajneri kroat është larguar vetëm përkohësisht nga blutë për arsye shëndetësore dhe ka mundësi që pas tre-katër muajsh të kthehet përsëri në krye të timonit të anijes dinamovite (!). “Luka kishte një problem shëndetësor, ndaj edhe u largua, - u shpreh përkthyesi i trajnerit kroat. Ky është një problem i vjetër i tij që nga koha që ka qenë futbollist. Mjekët i kanë sugjeruar tre muaj pushim, po kur të përmirësohet ka mundësi që të vijë te Dinamo”. Fjalët e Sulejmanit duken pak absurde, kur vetëm para një jave presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, në një konferencë për shtyp ka deklaruar largimin e Bonaçiç dhe emërimin në vendin e tij të Vasil Bicit.

FSHF paralajmëron stafet e skuadrave
Olsi Avdiaj
Në javën e 3?të të kategorisë superiore dhe të parë në kategorinë e parë duket se FSHF do të tregohet shumë e rreptë për sa u përket personave që qëndrojnë në stolin e rezervave. "Gjatë këtyre dy javëve kampionat kemi konstatuar se shumë njerëz që nuk janë në stafin drejtues të ekipeve të ndryshme qëndrojnë nëpër stolat e rezervave. Ky është një fenomen i përhapur, kështu që ne si sektor kemi vendosur që të mos lejojmë asnjë njeri, qoftë staf teknik dhe lojtarë, që të qëndrojë në stol pa pasur të varur në qafë kartelën e federimit. Ai person nga stafi që nuk ka kartelën e federimit dhe ai lojtar që është civil në stol nuk do të lejohet të qëndrojë dhe do të largohet nga gjyqtari i katërt,"është shprehur dje Hitaj.
Disiplina, në fokus Pisha-Rraklli
Komisioni i disiplinës nuk është mbledhur dje që të marrë në shqyrtim ngjarjet e ndodhura në javën e dytë të kategorisë superiore dhe ndeshjeve të dyta të Kupës së Shqipërisë. Sipas informacioneve zyrtare në FSHF, komisioni pritet të mblidhet sot paradite. Në qendër të diskutimit të komisionit pritet të jetë takimi Shkumbini-Tirana. Në këtë ndeshje ka pasur dy kartonë të kuq. Me sa duket, Pisha dhe Rraklli do të jenë këtë javë të ndëshkuarit e disiplinës.
Gjyqtarët e kategorisë superiore
Tirana-Besa
S.Jareci, A.Lamçe, D.Rexha
Vllaznia-Shkumbini
Sh.Guçe, R.Zhuli A.Pregja
Lushnja-Teuta
A.Lulaj, P.Gaxho, G.Maloku
Elbasani-Skënderbeu (të dielën)
S.Çekaj, E.Miho, G.Qirici
Partizani-Dinamo
K.Meta, A.Mali, S.Avdo

Disiplina mëshiron Pishën dhe Rrakllin
Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje në federatë, ka mëshiruar dy lojtarët e Tiranës, Arian Pishën dhe Altin Rrakllin, teksa i ka dënuar vetëm dy javë për ngjarjet e ndodhura në Peqin. Kështu, dje, rreth orës 14.00, pas një pritjeje të gjatë, është mbledhur komisioni i disiplinës. Në axhendën e tij, ky komision ka diskutuar gjatë në lidhje me disa ngjarje të ndodhura në dy javët e fundit të kampionatit. Në radhë të parë, disiplinori ka diskutuar gjatë për dy lojtarët e Tiranës, Pishën dhe Rrakllin, të cilët, sipas protokollit, kanë ofenduar në takimin Shkumbini-Tirana gjyqtarin Mentor Sopjani. Pas një mbledhjeje të gjatë, komisioni i disiplinës, rreth orës 16.00, ka marrë edhe vendimet përkatëse. Kështu, për çështjen kryesore të mbledhjes së djeshme, komisioni është treguar i mëshirshëm me dy lojtarët e Tiranës. Për Pishën dhe Rrakllin, disiplinori ka vendosur që t'i dënojë vetëm me dy ndeshje pezullim dhe 100.000 lekë gjobë. Pra, një dënim i lehtë si për dy lojtarët e Tiranës, por edhe për bardheblutë. Këta të fundit, duke parë që ka kaluar vetëm një javë, Pishën dhe Rrakllin nuk do t'i kenë në ndeshjen decizive me Dinamon. Mbrojtësi elbasanas dhe sulmuesi kavajas do të rikthehen në ndeshjet e kampionatit vetëm në përballjen me Skënderbeun. Gjithsesi, vendimi i djeshëm ka qenë shumë i butë nga ana e disiplinorit. Si gjithmonë, komisioni juridik i FSHF-së ka toleruar dy lojtarët bardheblu. Në bazë të rregullores së aktivitetit, Pisha dhe Rraklli duhet të pezulloheshin nga 4 deri në 8 javë, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe nuk dihet me siguri përse. Ndërkohë, dje, disiplina ka diskutuar edhe për ngjarjet e tjera të ndodhura në kategorinë superiore dhe të parë. Dy nga trajnerët më të njohur të Shqipërisë, Neptun Bajko dhe Faruk Sejdini, paralajmërohen të mos përsërisnin sjelljet e tyre jashtë çdo etike, në të kundërt disiplinori, në përsëritje të gjestit, do të marrë vendime të rënda. Dy javë është dënuar për ofendim të gjyqtarit futbollisti i Adës Rajmond Shala. Klubi "Besa", për masa jo të mira organizative gjatë ndeshjes Besa-Partizani, gjobitet me 20.000 lekë të rinj. Gjithashtu, disiplinori ka lënë të federohet me Tomorin ish-futbollistin e Apolonisë, Luan Asllani, sepse pretendimet e Apolonisë janë të pabaza. Gjithashtu, disiplinori ka lejuar të federohet me Apoloninë lojtarin Pëllumbi. Ky i fundit nuk ka asnjë kontratë me Erzenin dhe është formuar si futbollist tek Partizani. Në fund, komisioni i disiplinës u ka dhënë pikët në tavolinë ekipeve U-17 të Teutës dhe Luftëtarit për mosparaqitje të Laçit dhe ekipit U-19 të Teutës për mosparaqitje të ekipit kundërshtar të Laçit.

Gjyqtarët shqiptarë, gati teknologjia e re
Gjyqtarët shqiptarë së shpejti do të kenë në dispozicion teknologjinë më të fundit për bashkëpunimin kryesor-anësor gjatë një ndeshjeje futbolli. Ky fakt është zbuluar dje në federatë nga presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve, Tahir Kastrati. Sipas tij, FSHF ka porositur jashtë shtetit një numër të konsiderueshëm flamurësh dhe sinjalizuesish, me të cilët do të pajisen gjyqtarët kryesorë dhe anësorë për të gjykuar sa më mirë në kampionat. Sinjalizuesit dhe flamurët prej shumë kohësh kanë hyrë në botën e futbollit. Por në Shqipëri pajisja me sinjalizues do të bëhet vetëm pas pak kohësh. Teknologjia e re për gjyqtarët duket se do ta rrisë bashkëpunimin kryesor-anësor që shumë shpesh mungon në një ndeshje futbolli.
UEFA, një tjetër ndeshje Sokol Jarecit
Pas refuzimit të vizës nga Ambasada Holandeze, UEFA i ka gjetur një tjetër ndeshje gjyqtarit ndërkombëtar shqiptar Sokol Jareci. Ky i fundit do të jetë gjyqtari i ndeshjes U-21 Bosnjë-San Marino, e cila do të zhvillohet më 7 tetor. Jareci këtë herë duket se nuk do të ketë probleme me vizën. Për të shkuar në Bosnjë-Hercegovinë mund të pajisesh me vizë edhe në kufi. Pra, pas dështimit të ndeshjes së parë, Jarecit i është dhënë një mundësi e dytë.

- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje në FSHF, ka pasur një lumë çështjesh për të diskutuar. Kështu, në radhë të parë, komisioni i disiplinës ka shqyrtuar ngjarjet e ndodhura në kategorinë superiore. Në vëmendjen e disiplinës kanë qenë dy ndeshje, Dinamo-Tirana dhe Skënderbeu-Partizani. Klubi "Tirana", për sjellje jo të mirë në stol, është gjobitur me 50.000 lekë të rinj. Po kaq gjobë duhet të paguajë edhe klubi "Skënderbeu" për mosmarrjen e masave organizative. Ndërkohë, një ndeshje është pezulluar ndihmësi italian i Menekinit. Ky i fundit ka hyrë në fushë pa lejen e gjyqtarit.
Ja vendimet e plota të disiplinorit
1-KF "Tirana", për mosrespektim të rregullave të FSHF-së për qëndrim jokorrekt të përsëritur në stol nga stafi tekniko-administrativ, në bazë të KDS-së gjobitet me 50.000 lekë.
2-Zëvendëstrajneri i KF "Tirana", Mauro Bençivenga, për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit dhe hyrje në fushën e lojës pa lejen e tij, për të cilat është larguar nga fusha nga gjyqtari i ndeshjes, në bazë të KDS-së pezullohet një ndeshje nga drejtimi i ekipit dhe 20.000 lekë gjobë.
3-Futbollisti i Dinamos, Paulin Dhëmbi, për lojë të ashpër e të rrezikshme ndaj kundërshtarit, në bazë të KDS-së dënohet me 5000 lekë gjobë.
4-Zëvendëstrajneri i Skënderbeut, Gjergji Kushe, për goditje me send të fortë të gjyqtarit, si dhe drejtori teknik i Vllaznisë, Gëzim Mustafaraj, për qëndrim jokorrekt në stol, veprime për të cilat janë larguar nga fusha prej gjyqtarit, në bazë të KDS-së dënohen respektivisht me 2 (dy) dhe 1 (një) ndeshje pezullim nga drejtimi i skuadrës si dhe dhe 20.000 lekë gjobë secili.
5-KF "Skenderbeu", për mosmarrje të masave të mjaftueshme organizative për mbarëvajtjen e ndeshjes Skënderbeu?Partizani, në bazë të KDS-së gjobitet me 50.000 lekë.