Vioresin Sinani

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Vioresin Sinani

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Mar 2005 , 14:59

Vioresin Sinani, nga dasma në "zbor"

Kjo javë që kaloi ka qenë shumë e veçantë për sulmuesin e njohur të Vllaznisë, Vioresin Sinani. Një javë e mbushur me tensionet e zakonshme të ndeshjeve të futbollit, por njëkohësisht edhe të përgatitjeve për dasmën e tij. Megjithatë, Viori ka arritur t'i bëjë të gjitha gjërat ashtu siç duhet. Në fushë kemi parë sulmuesin potent dhe të etur për të shënuar dhe po ashtu në ceremoninë e dasmës së tij dhëndrin simpatik. Normalisht, vënia kurorë është një nga evenimentet më të rëndësishme në jetën e çdo njeriu, por Sinani nuk ka dashur ta ndajë këtë gjë nga futbolli. Një tjetër pasion ky i rëndësishëm për jetën e këtij 27-vjeçari. Të mërkurën ka qenë me skuadrën në Peqin për të arritur një tjetër fitore ndaj Shkumbinit vendës dhe të premten sërish në stërvitje me shokët e tjerë të ekipit. Po ashtu, edhe të shtunën, kur ka preferuar të jetë në fushë (prania e tij mund të mos ishte e nevojshme) kundër Laçit, pasi ka dashur të shënojë, madje tre gola, të cilët Viori ua ka bërë dhuratë të gjithë miqve dhe shokëve të tij. Mbi të gjitha, të gjithë atyre që e kanë përkrahur vazhdimisht në karrierën e tij 10-vjeçare me fanellën kuqeblu. "Të them të drejtën, jam befasuar nga urimet e shumta që më kanë ardhur. Kjo do të thotë se futbolli më ka bërë dikushi dhe prandaj këto tre golat që shënova kundër Laçit do t'ua dhuroja të gjithë atyre që më kanë përkrahur dhe mbështetur në karrierën time. Pa mbështetjen e tyre, sigurisht që nuk do të isha këtu ku jam tani,"është shprehur numri 9 i Vllaznisë. Dhe në të vërtetë shkodranët kanë pse të krenohen me një lojtar të tillë. Me plot gojën mund të thuhet se është futbollisti më i mirë që Vllaznia ka nxjerrë pas viteve '90. Sikur të mos mjaftonte kjo, Sinani evidentohet edhe si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë klub 86-vjeçar. Shifra e golave të shënuar prej tij e ka kaluar prej kohësh shifrën 100 dhe pritet që ai të ketë të tjera gjëra të bukura për të bërë. Ndërkohë, duke folur për ecurinë e skuadrës, pjesë e së cilës ai është, Viori thotë që ngushtimi i diferencës me Elbasanin në 5 pikë është një gjë e mirë, por ai është edhe realist kur thotë: "Kjo diferencë na motivon më tepër për ta kapur Elbasanin dhe njëkohësisht ne shpresojmë që ai të bëjë të tjerë gabime, por e rëndësishme është të mos gabojmë ne. Por edhe me vendin e tretë duhet të jemi të kënaqur me atë çfarë kemi dhënë në këtë sezon. Pa harruar që shpresat i kemi ende edhe te kupa." Ngarkesa e ditëve të fundit për futbollistin e Vllaznisë do të vazhdojë edhe sot e më tutje. Sinani, ndonëse vetëm dje pasdite është martuar, sot sërish i duhet të udhëtojë. Ai bën pjesë në listën e Brigelit për "zborin" e radhës dhe lojtari kuqeblu nuk mund të thoshte "jo". "Futbolli kështu e ka. Nganjëherë nuk të lë as të marrësh frymë. Gjërat duhen bërë shpejt e shpejt, sepse nuk ke shumë kohë në dispozicion. Megjithatë, nuk duhet të ankohem. Ky është profesioni që kam zgjedhur dhe nuk besoj se kam gabuar,"shton në fund sulmuesi shkodran Vioresin Sinani.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 08 Mar 2008 , 21:12

ASHT I MIRE BOLL
BAN GOLA BOLL
POR PER MU DUHET MU UL NE STOL KAJHER SE NUK E KA XAN FORMACIONIN ME TAPI
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Mar 2008 , 21:28

3 jave pa ba gol ka.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sun, 09 Mar 2008 , 09:18

Une vritsha trunin pse s'bo gola ky simjet... pse s'thoni ju qe qeka martu.


E SHEFNI MRE C'TE BO NUSJA???
Martohuni po te doni... :lol:
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Mar 2008 , 18:03

Asht martu qysh vjet maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sun, 09 Mar 2008 , 20:56

Po ca ka atehere se ma hoqi petllen!!! :lol:
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Mar 2008 , 22:08

E ka vu e shoqja me fergu petllat qe te ka hjek ty. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 11 Mar 2008 , 16:44

edhe gjyshi jem kur asht ken i ri ka ec npikat vrapit por tesh shkon me te shtyjtun :wink:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Mar 2008 , 13:11

“Alarm” tek Vllaznia: Dëmtohet rëndë Viori
Seanca e djeshme stërvitore e zhvilluar në fushën sportive të Shtojit ka sjellë një problem shumë shqetësues në radhët e formacionit kuqeblu. Goleadori shkodran, ai tek i cili Vllaznia ka shpresat më të mëdha për të shënuar sot përballë Besës, Vioresin Sinani, ka dëmtuar rëndë kaviljen. Në fakt, dëmtimi i tij është regjistruar një ditë më parë, në seancën stërvitore të së hënës, në të cilën ka ndikuar edhe terreni i rënduar i fushës stërvitore. Por, ndërsa dje, kur pritej që gjendja e tij të ishte më e mirë, ajo është përkeqësuar më tepër, mdja deri në atë pikë sa nuk ka mundur të stërvitet me shokët, por ka aplikuar disa vrapime të lehta përreth fushës. “Më vjen me të vërtetë shumë keq që ndodh kështu, pasi ishim në kulmin e përgatitjes për këtë ndeshje”, ka thënë Sinani. “Megjithatë, unë do të bëj të pamundurën që t’I shërbej skuadrës në këtë ndeshje, qoftë edhe për pak minuta, aq sa të më lejojë mjeku Çoba”, ka vijuar Viori. Gjithësesi për të do të mund të vendosë përfundimisht stafi mjekësor, vendim që do ta marrë sot në mesditë pas një konsulte me vetë futbollistin, por edhe me stafin teknik e presidentin Fushaj, që në fakt ka paraqitur një shqetësim jo të vogël kur është informuar për situatën problematike të Sinanit, ndërkohë që një gjendje jo normale për nga ana fizike ka paraqitur edhe kongolezi me pasaportë gjermane Sasha Delain, i cili pas ndeshjes të së shtunës me Teutën ka shfaqur një shqetësim në rrëzën e kofshës.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply