SHQIPERIA NE DITE ZIE
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
SHQIPERIA NE DITE ZIE
Shqipëria në ditë zie, 18 të mbytur në liqenin e Farkës
Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Ngjarja ka ndodhur oret e mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet e disa personave mes te cileve dhe femije.Polcia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05' te dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase, per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne liqenin e Farkes ne Tirane.
Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t'ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin.Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave.
Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga Bar – Restorant "Liqeni" per te kaluar ne bregun tjeter.Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ç'ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej saj.
Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant "Liqeni", ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19 persona ne bord.
Te mbijetuarit:
Beqir Sinani,
Luena Behar Spahiu,
Romina Pellumb Hysa,
Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant "Liqeni").
Rezultojne te mbytur
Pellumb Hysa
Majlinda Hysa
Alban Hysa
Aurela Osmani
Halil Osmani
Hatixhe Osmani
Eljo Osmani
Alket Osmani
Ida Osmani
(Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeç binjake)
Thelleza Spahiu
Arlind Spahiu
Afrim Dibra
dhe 2 persona me mbiemer Blamo
Te mbijetuarit: Barka futi uje qe ne nisje
Deshmi te reja vijne nga te mbijetuarit dhe familjaret e viktimave. Nga deshmite e tyre mesohet se gjate udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te. Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga bordi i saj.
Ministri Nishani: Aksidentale, ngjarja tragjedi
Ministri i Puneve te Brendshme Bujar Nishani eshte gjendur kete mengjes prane familjareve ne spitalin e madh te te Tiranes. Nishani u shpreh per mediat se ngjarja e ndodhur ka marre permasat e nje tragjedie dhe se shteti do te gjendet prane familjeve per cdo nevoje te tyre. Ministri e cilesoi ngjarjen e rende aksidentale, por qe pavaresisht kesaj, hetimet do te vijojne."Eshte ngjarje e shume e rende. Tragjedi per cdo familje dhe u shpreh ngushellimet dhe u gjendem prane te gjitha ketyre familjeve. Ka qene nje ngjarje aksidentale, por organet perkatese do bejne hetimet e nevojshme deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Do ndihmojme ne anen organizative dhe ndihma te tjera qe familjet do kene nevoje. Ngjarje shume e rende po bejme gjithcka per t'u lehtesuar dhimbjen familjeve", tha per News24, Nishani.
Deputete socialiste ne spital prane familjeve te viktimave
Deputete socialiste, Erjon Brace, Marko Bello, Alfred Dalipi ndodhen ne spitalin "Nene Tereza" dhe po ndjekin nga afer zhvillimet e fundit ne morg ku ndodhen trupat e pajete te 16 personave te mbytur.
Viktimat festuan ditelindjen e Alban Hyses
Viktimat festuan ditelindjen e 18-te te Alban Hyses, tashme dhe ai i mbytur. Te 18 personat festuan ne restorant "Liqeni" buze liqenit te Farkes ne Tirane ditelindjen e te dashurit te tyre qe rezultoi fatale per jete e tyre gjate kthimit te tyre per ne shtepi. Albani ishte i shoqeruar nga e fejuara e tij dhe nga nje i aferm i kesaj te fundit bashke me familjaret e familjes Osmani.
Ministri Ndoka: Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise
Ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka shprehur sot ngushellimet per ngjarjen e rende. I ndodhur ne spitalin "Nene Tereza", Ndoka u shpreh per mediat se dikasteri I tij eshte gjendur ne ndihme te viktimave qe ne castet e para te tragjedise. " Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise. Dergova menjehere ne vengjarje ambulanca, mjeke. Nuk kam takuar ende asnje nga te mbijetuarit pasi po marrin mjekimin e nevojshem ne spital. Nderkaq eshte ngritur nje grup pune i drejtuar nga Ministri i Brendshem. 2 autombulanca jane vene ne ndihme te familjeve per cdo rast te nevoje. Po e perjetojme me dhimbje kete ngjarje. Jemi prane familjeve", u shpreh Ndoka.
SHQIPERIA SOT NE ZI KOMBETARE
6 Marsi shpallet dite zie. Kryeministri Sali Berisha ka shpallur Dite Zie, diten e sotme,ku humben jeten 16 persona si pasoje e mbytjes se nje barke ne Liqenin e Farkes. Flamujt do te ngrihen ne gjysem shtize, ndersa parlamenti do te mbaje nje minute heshtje ne kujtim te viktimave qe humben jeten sot aksidentalisht.
Berisha: Ngushellime familjeve. Qeveria ndihme familjeve
Kryeministri ne nje komunikim direkt per mediat u shprehu ngushellimet familjeve qe humben te afermit e tyre ne tragjedine e Farkes. "Tragjedi, ngjarja e rende qe ndodhi ne mesnate ku humben jeten 16 qytetare, 8 te familjes Osmani, 3 te familjes Hysa, 3 te familjes Spahiu dhe 2 te familjes Dibra. U shpreh familjeve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet e mia me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle diten e sotme Zi Kombetare. Ne te gjitha institucionet shteterore flajmujt te ngrihen ne gjysem shtize dhe te mbahet nje minute heshtje. Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet per varrimin e viktimave. Vendimi hyn ne fuqi menjehere", u shpreh Berisha per ngjarjen e rende.
Parlamenti mban nje minute heshtje
Ligjvenesit shqiptare jane mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku kane nderuar me nje minute heshtje viktimat e mbytura sot ne Liqenin e Farkes, ne Tirane. Disa prej tyre kane qene sot te pranishem dhe ne spitalin "Nene Tereza" ku kane ngushelluar nga afer familjaret e viktimave
Binjaket 3 vjecare kishin sot ditelindjen
Akoma me e dhimbshme behet tragjedia e Farkes kur fakte te reja mesohen nga te afermit. Sot 2 binjaket Gersi dhe Rei Osmani 3 vjec kishin sot ditelindjen. Te dy femijet mbushnin sot 4 vjec, por per fat te keq nuk arriten te festojne ditelindjen e tyre pasi u mbyten bashke me prinderit e tyre ne Liqenin e Farkes. Ata festuan dje ne darke bashke me familjare te tjere ditelindjen e kusheririt te tyre, Arlind Hyses.

- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
Ngushllimet e mija per familjet e viktimave,....nji gja se kuptoj ama, si ka mundsi me binjake 3 vjecare te shkohet per shetitje me varke ne liqen, mbas mesnates....kur dihet se sa ftohte asht Tirana edhe ne vere naten e jo ma tash ne dimer...i kyt nuk e kuptoje...a thu se nuk del boll dita. Shetitja ne liqen ne dimer e mbas mesnates...e me fmi aq te vegjel per mu asht skandaloze...me gjithate kjo asht nje dhimbje e pashpjegushme per te gjithe kombin....Lutem per shpirtrat e viktimave te jene ne nje bote me te mire...Rest In Peace !!!!!!!!!!!
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
mire kjo naqe po mesa kam lexurai wrote:Ngushllimet e mija per familjet e viktimave,....nji gja se kuptoj ama, si ka mundsi me binjake 3 vjecare te shkohet per shetitje me varke ne liqen, mbas mesnates....kur dihet se sa ftohte asht Tirana edhe ne vere naten e jo ma tash ne dimer...i kyt nuk e kuptoje...a thu se nuk del boll dita. Shetitja ne liqen ne dimer e mbas mesnates...e me fmi aq te vegjel per mu asht skandaloze...me gjithate kjo asht nje dhimbje e pashpjegushme per te gjithe kombin....Lutem per shpirtrat e viktimave te jene ne nje bote me te mire...Rest In Peace !!!!!!!!!!!
ajo barka ishte per 7 vete e jo per 20
e tmerrshme sdi ca me than tjeter
i perjashtuar
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
nuk jane ken shetitje por jane ken te ftuar ne nje ditelindje qe kishte dhendrri i familjes po thuajse te gjithe jane ken nga e njejta familje.
kur kan shkuar jan ken me 2 varka njera merrte 15 vete e madhja dhe e vogla merrte 7 vete ndesa kur jan kthyer kan hypur te gjithe te varka e madhe duke u fundosur ne mes te liqenit..

- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is

I mbijetuari: Tmerri në varkën e vdekjes
Nga ceremonia mortore dje ne familjen e Alket Osmanit
INTERVISTA/ Beqir Sinani rrëfen sesi i mbijetoi tragjedisë, pa mundur të shpëtojë dy nipat binjakë që i kishte në duar
Sinani: Nuk donim të hipnim të gjithë në një varkë, por i zoti i lokalit këmbënguli se ishte e sigurt
TIRANË- I ka shpëtuar vdekjes, por jo tragjedisë. Është aq i tronditur, sa gjëmën që ka ndodhur e tregon me copëza historish. Megjithëse është gjallë, Beqir Sinani nuk mund të harrojë kurrë tmerrin e tërë grupit prej19 personash, të cilët për minuta të tëra ulërinin për ndihmë, deri në pikën e fundit të jetës. Ka mundur të shpëtojë vetëm dy vajza, ndërkohë që nipçet e tij i kanë shpëtuar nga duart, për t’u kthyer në pengun më të madh të jetës së tij. Thotë se i dëgjon ende zërat e vogëlushëve Ejsi dhe Rei, ndaj nuk e beson dot që ata nuk jetojnë më. Por për nder të së motrës, Saidësdhe bashkëshortit të saj, Alketit, prindër të binjakëve, Beqiri duhet të tregohet i fortë. Zakoni e do që të përcjellë për në banesën e fundit të gjithë familjen e së motrës, paçka se dhimbja po i shqyen zemrën. Fjalët me zor i dalin nga goja, por aq sa thotë mjaftojnë për të kuptuar tmerrin e ndodhur mesnatën e së mërkurës në mes të liqenit të Farkës.
Gjithçka ka zgjatur aq pak minuta, sa qëBeqiri nuk ka patur asnjë mundësi për të shpëtuar më shumë jetë njerëzish.I mbijetuari në këtë tragjedi rrëfen për gazetën ”Shekulli” gjithçka që ka ndodhur në Farkë, por edhe konfliktin mes tyre dhe pronarit të lokalit për të mos pranuar udhëtimin e të gjithë njerëzve në të njëjtën varkë.
“Jam ndodhur rastësisht në festën e familjeve Hyseni dhe Sinani, por nuk munda të shpëtoj të paktën trashëgimtarët e sime motre”,- nis rrëfimin 28 vjeçari,për ta përfunduar me tragjedinë më të tmerrshme të jetës së tij.
Beqir, si mundët të shpëtonit nga varka?
Unë kam qenë në fund të varkës dhe në ndryshim nga të tjerët, e kam patur më të lehtë të thyej peçiklazin që shërbente edhe si derë. Të tjerët e kanë patur krejtësisht të pamundur. Mbaj mend që jam përmendur në breg të liqenit, nga ana e lokalit.
Po pse hipët të gjithë në një varkë aq të vogël?
Në fakt, ne nuk donim. Madje, kam bërë edhe fjalë me të zotin e lokalit, që varka nuk na merrte të gjithëve pasi ishim ngushtëdhe kishte rrezik.Por ai nukpranoi. Na tha se gjithçka e kishte nën kontroll dhe se nuk kishte asnjë rrezik, kështu që ne hipëm, duke menduar se këtë e kishte bërë edhe me klientët e tjerë.
A keni qenë ju herë të tjera në këtë lokal?
Jo. Unë isha rastësisht tek motra, ku na ftuan për këtë ditëlindje dhe shkova, Nuk dijase sibëhej trasportimi, por kur shkuam në lokal, varka bëri dy rrugë.
Po pastaj çfarë ndodhi?
Deri në një farë vendi,udhëtimi po shkonte mirë, po pastaj varka nisi të lëkundej. Gratë që ishin atyfilluan të ulërinin dhe të kërkonin ndihmë. Ishte e tmerrshme.. Pastaj kam parë veten në breg dhe nuk mund të përdorja telefonin as për të kërkuar ndihmë. Më pas ka ardhur policia.
Ju si dolët në breg, ju mori ndonjë varkë tjetër?
Jo. Kam kaluar me not.Kur varka po mbytej kam mundur të shqyej derën. Këtë përpjekje po bënin dhe burrat e tjerë, që ishin në varkë, por ishte e pamundur. Nuk e mbaj mend ekzaktësisht nëse kam dalë përpara apo menjëherë pasi është përmbytur varka. Mbaj mend vetëm ulërimat dhe tmerrin aty. Më pas kam mundur të shpëtoj vetëm dy vajzat që kishin arritur dhe ato të dilnin nga varka. Të tjerët nuk kam mundur, sepse ishte e pamundur. Varka i zuri brenda.
Përmbytja e varkës ndodhi menjëherë sapo ajofilloi të lëkundej?
Nuk më kujtohet mirë, por di që asnjë prej atyre që ishin aty, nuk mund të dilnin nga varka. Unë kam thyer atë si tip dere dhe kam dalë me not. Kur isha në mes të liqenit kam parë dy vajzat dhe i kam nxjerrë nga uji.
Po për të tjerët?
Në ujë nuk kam parë asnjë. Para se të përmbytej varka, kam patur në duar nipçet e mi, por nuk munda t’i shpëtoja.
A kishit pirë në darkë?
Jo, asnjë prej nesh nuk ishte i pirë. Unë kisha pirë vetëm dy birra. Ne ishim mbledhur për gëzim, por nuk ishim aq të pirë sa të mos kontrollonim veten.
Nisja nga bregu i lokalit u bë normalish?
Të thashë që ne nuk donim fillimisht të udhëtonim të gjithë në një rrugë,por i zoti i lokalit insistonte se kishte ndodhur edhe raste të tjera të merrte në barkë një numër të madh personash.
Më pas varka filloi të lëkundej në mes të liqenit dhe pas pak minutash është rrotulluar e tëra. Nuk di se çfarë ka ndodhur më pas.Kam dalë në breg dhe ishte krejtësisht e pamundur tëndihmoje njerëz të tjerë. Dy vajzat që gjeta në ujë i solla në breg. Pastaj ka ardhur policia….
Në shtëpinë Spahiu, ku një familje është ndarë në dy morte, në Tiranë dhe Berat
Luena 13-vjeçare: Pashë vdekjen me sy
TIRANË- Askujt nuk ka mundur t’i rrëfejë çfarë ka ndodhur, mesnatën e së mërkurës në liqenin e Farkës. As babait të saj, Beharit që tash e tutje është gjithçka që i ka mbetur nga familja.
Të mbeturit gjallë nuk është ngushëllim për 13 -vjeçaren Luena Spahiu. Ka parë me sytë e saj se si ka humbur të vëllanë e vetëm, Arlindin dhe nënën e saj, Thëllëzën, dajën Albanin dhe të afërm të tjerë të familjes së saj. Të vetmet fjalë që ka mundur të thotë është se ka parë vdekjen me sy. Luena nuk është në gjendje të flasë. Qëndron në krye të arkëmorteve dhe sytë i ka të fiksuar tek trupat e pajetë të së nënës dhe vëllait të saj. Ka ngrirë e tëra, pa mundur të nxjerrë një pikë lot.
Dyert e mortit janë hapur në familjen Spahiu, sapo kanë mbërritur trupat pa jetë. Apartamenti në katin e tretë tek blloku “Vasil Shanto” në kryeqytet është plot me njërëz. Pjesës tjetër të familjes i është dashur të udhëtojë drejt Beratit, aty ku edhe banonin të afërmit e Thëllëzës. Të parët që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike kanë qënë shokëte Arlindit si dhe drejtuesit e shkollës ”Besnik Sykja”.Arlindi, nxënës i vitit të tretë, ishte ndër më të mirët e shkollës. Gjatë gjithë ditës, në familje kanë shprehur ngushëllime pothuajse të gjithë banorët e zonës. Me fatin tragjik të 16- vjeçarit dhe nënës së tij është bashkuar i gjithë komuniteti, ndërsa në orët e vona të pasdites dhimbjes i bashkohet edhe pjesa tjetër e familjes nga Berati.
Rreth orës 19-të në shtëpinë e Behar Spahiut kanë mbërritur motrat e Thëllëzës. Kuja që zënë gratë bën që edhe kalimtari më i rastit të përfshihet në dhimbjen e tyre. Në Berat kanë ende pa varrosur njerëzit e tyre më të shtrenjtë,ndërsa në mes të shtëpisë Spahiu ndodhet pa jetë motra e tyre dhe Arlindi që kurrë nuk do ta gëzojë rininë. Ndaj dhimbja dhe urrejtje në familjen Spahiu ndodhen në të njëjtën anë. Xhaxhai i Arlindit të thotë se fajtor për tragjedinë është i zotit i barkës. Nga e mbesa, Luena ka mësuar se askush nuk ka dashur të hipë në varkë njëherësh. ”Por tashmë janë të kota të gjitha komentet. Ajo që mbetet është t’u bëjmë të gjitha nderet, sepse asgjë nuk na e kthen më djalin apo edhe nusen”-të thotë xhaxhai i Arlind Spahiut.
Djali 13-vjeçar që drejton varkën, Fation Gurra, pohon se pronari i lokalit i kishte dhënë leje të ikte, pasi festa do të vazhdonte gjatë
Gurra: Viktimat e tragjedisë i çova në lokal me 2 rrugë
TIRANË- Është vetëm 13 vjeç, por zanati i ka mësuar çdo të fshehtë të liqenit të Farkës, falë të cilit ka siguruar një rrogë të mirë. Fation Gurra prej një viti katrasportuar me varkën e tij thuajse të gjithë klientët e lokalit “Liqeni”, në fshatin Farkë. Fundjavët kanë qenë më të ngarkuarat në punën e tij ku nga sa thotë, i është dashur t’i bjerë kryq e tërthor liqenit të Farkës mbi 50 herë. Edhe të mërkurën, mbrëmjen e tragjedisë,Fationi ka qenë në punë deri në orët e vona të natës dhe është larguar nga aty vetëm me urdhrin e pronarit të tij. Për gazetën “Shekullin”, Fationi tregon jo vetëm rregullat që kanë funksionuar prej një viti në transportin e klientëve, por edhe dyshimet e tij mbi tragjedinë e ndodhur.
A keni bërë transportin me varkë të familjarëve që humbën jetën në liqen?
Po. Nuk kishte shkuar ora 9 e darkës, kur një grup njerëzish erdhën me makina tek moli. E dinim që do vinin, sepse kështu kishin një sebep. Pasi i kam çuar në lokal, kam pritur se mos do të dilnin shpejt. Jam larguar vetëm kur më tha pronari, sepse ndodhte shpesh që kur klientët vonoheshin,i çonte ai nëanën tjetër të liqenit.
Me një varkë u bë transporti i njerëzve?
Jo. I kam çuar në dy rrugë, sepse më shumë se 10 veta, unë asnjëherë nuk kam hipur në varkë. Edhe këto ishin raste të rralla.
A është i thellë liqeni i Farkës?
Jo. Nuk shkon as edhe 50 metra. Ne gjatë verës e kalojmë edhe me not.
Por si ka mundësi që personat që kanë shpëtuar janë aq pak dhe ata që janë mbytur, 16?
Sepse varka me të cilën ata kanë lundruar ka qenë krejt e mbyllur me pecikllaz, prej nga ka qenëe pamundur të dilje. Pastaj varka është përmbyturdhenuk kanë pasur asnjë mundësi për të dalë.
A kanë ndodhur ndonjëherë ngjarje të tilla?
Jo. Jo vetëm gjatë kohës që unë punoj këtu, por prej 6 vjetësh që është hapur ky lokal, është rasti i parë. Ngjarje të vetme këtu ka patur vetëm mbytje, por kjo ka ndodhur nga pakujdesia.
Pas kësaj që ndodhi a do të merresh më me këtë punë?
Jo. Edhe pse unë jam paguar mirë, 150 mijë lekë në muaj, jo. Nuk do të mund të lundroj më. Normalisht dhe mua më ka zënë frika, pas gjithë kësaj që ndodhi. Por edhe sikur unë të dua, nuk besoj se ky lokal do të jetë më i hapur. Bisedoi: L.Çela
---------------------------------------------------------------------------------------
Dhimbje dhe lotë në morgun e Tiranës. Autopsia: Tragjedia erdhi si pasojë e asfiksisë dhe panikut të viktimave
Në morg, ku shpresa për jetë ka marrë fund
TIRANË-"Cili është ai zot, që na solli këtë gjëmë"... Një pëshpërimë, e më pas një ulërimë therëse dhimbjeje. Cigaret ndizen e shuhen njëra pas tjetrës. Vdekja ka ardhur vrullshëm për t'i rrëmbyer disa familjarë, e për t'i lënë atij dhimbjen e papërballueshme mbi shpinë. Vdekje pas vdekjeje brenda pak çastesh, ndaj dhimbja s'njeh kufi, për asnjë nga dhjetëra familjarë e të afërm të 16 viktimave të cilët u shuan njëherësh në liqenin e Farkës. Si kurrë më parë, pas portës kryesore të morgut të spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë ishin mbledhur aq shumë njerëz. Përsërisin se viktimat ishin mbledhur për gëzim, për t'i uruar Alban Hysajt 21- vjetorin e lindjes, ndërsa vdekja i priste jashtë. Mes lotëve, të afërmit e viktimave komentojnë tragjedinë që s'ka fjalë për t'u përshkruar,festën e kthyer në mortin më të rëndë....
Të afërmit
Pas portës së morgut, aty ku shpresa për jetën ka marrë fund, dhjetëra njerëz presin trupat. Vargut të të afërmve u ishin shtuar edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë marrë copëza nga dhimbjet e atyre që humbën brenda një nate të dashurit. Ishin 16 trupa të pajetë, të cilët priteshin të dilnin nga morgu. "Kjo është një tragjedi, më dhemb shpirti",-thotë njëra prej grave,ndërsa lotët nuk i reshtnin. Askush nuk ishte në gjendje të fliste për këtë ngjarje, dhimbja u ka marrë të gjithëve fjalët. Gratë të veshura me të zeza mbaheshin nga djem të afërm. Pranë morgut dalloheshin qartë të afërmit e familjes Osmani, e cila pësoi goditjen më të madhe në këtë tragjedi. Tetë persona, mes tyre dy 3-vjeçarë binjakë, humbën jetën në këtë familje. Jeta e dy vogëlushëve binjakë u shua, dy minutat e para të datës në të cilën ata kanë lindur. Një detaj që provokon më shumë dhimbjen e familjarëve të tyre. "Familjarët e bashkëshortes sime kishin shkuar për të festuar një ditëlindje. Në mesnatë tentuam të lidheshim me telefon me ta, por ishte e pamundur. Më pas mësuam se 20 persona të cilët sapo kishin përfunduar një festë, ishin mbytur në liqenin e Farkës, 16 prej tyre kishin vdekur. Mbërrita në morg dhe vetëm këtu mësova të vërtetën" -shprehet për "Shekullin" një i afërm i familjes Osmani.
Viktimat
Rreth orës 3:30 të mëngjesit të djeshëm, trupat e pa jetë të 16 personave mbërritën në morgun e spitalit. Të gjithë mjekët e ekspertizës ligjore kanë qenë të angazhuar qysh nga koha kur mbërritën trupat e deri rreth mesditës së djeshmeme autopsitë, për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së tyre. Sipas mjekëve ligjorë, vdekja e 16 viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksisë së tyre. Varka ka zënë poshtë viktimat ndaj edhe paniku ka ndikuar në vdekjen e tyre. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, situata është rënduar edhe nga derdhja e karburantit në ujë dhe nga i ftohti i mesnatës. Ndërsa trupat janë vendosur në arkivole, kanë dalë nga morgu me makinat e funeralit dhe u janë dorëzuar familjarëve. Rreth orës 9:00 të paradites dolën dhe makinat e para me trupat e pa jetë të shtatë viktimave. Më pas vargu i katër makina të tjera lanë morgun dhe iu drejtuan qytetit të Beratit, ku do të prehen katër viktimat të cilët kanë familjet e tyre në këtë qytet. Rreth orës 11:00, morgu i spitalit kishte përcjellë pjesën me të madhe të viktimave dhe bashkë me ta ishin larguar dhe familjarët e të afërm të cilët qëndronin pas porte. Ndërsa tre makina funerali dolën nga morgu rreth orës 11:10, ku kishin mbetur dhe dy viktima të cilët iu dorëzuan familjarëve rreth orës 11:30, të cilët boshatisën ambientet e jashtme të mjekësisë-ligjore.
MASAT
Policia rrethon morgun
Një shirit blu ishte vendosur nga policia, pranë portës së morgut të spitalit me qëllim që njerëzit të mos afroheshin. Mëngjesin e djeshëm, veç familjarëve dhe qytetarëve të shumtë, në morgun e spitalit, ishin të pranishme edhe forca policie ndërsa dy furgonë policie qëndronin para portës kryesore të ekspertizës ligjore. Zyrtarë të lartë të drejtorisë së policisë së Tiranës u zhvendosën nga vendi i ngjarjes, në liqenin e Farkës, në morgun e spitalit, aty ky ndihej dhe pasoja e kësaj tragjedie. Fillimisht policia përgatiti terrenin duke vendosur shirita pranë portës së ekspertizës ligjore, e më pas turmat e njerëzve u shtuan, të afërmit e viktimave kishin mbërritur nga Berati, Tirana etj. Pasi iu dorëzua dhe viktima e fundit familjarëve atëherë policia ka lëshuar vendin, ndërsa shoqëronte makinat e funeraleve.
VIKTIMAT
Pranvera Blamo, 50 vjec, lindur e banuese në Berat
Erion Blano,20 vjec, lindur e banues në Berat
Pëllumb Hysaj, 53 vjeç, lindure banues në Berat
Majlinda Hysaj, 46 vjeç, lindur e banues në Berat
Alban Hysaj,21 vjeç, lindur e banues në Berat
Aurela Osmani, 30 vjeç, banues në Tiranë
Halil Osmani,62 vjec,banues në Tiranë
Hatixhe Osmani, 56 vjeç, banues në Tiranë
Eliona Osmani,47 vjeç, banues në Tiranë
Alket Osmani, 29 vjeç, banues në Tiranë
Saida Osmani,25 vjeç, banues në Tiranë
Ejsi Osmani, fëmijët e çiftit Alket e Saida Osmani
Rei Osmani, vëllai binjak
Thellëza Spahiu, 46 vjeç, Tiranë.
Arlind Spahiu,20 vjeç, Tiranë.
Afrim Dibra,43 vjeç,Tiranë.
TË MBIJETUARIT
Beqir Sinani,28 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
Luena Behar Spahiu,20 vjeç lindure banues në Tiranë
Romina Pëllumb Hysaj,19 vjeç, lindur e banuese në Berat
Ministria e Brendshme mbulon ceremonitë mortore
I pari që ngushëlloi familjarët e viktimave kur ende ndodheshin në morgun e spitalit, ishte ministri i Brendshëm. Nishani mbërriti në mjekësinë-ligjore pranë spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë rreth orës 9:00 të paradites së djeshme. Nishani e deklaroi se ngjarja e ndodhur ka marrë përmasat e një tragjedie dhe shteti do të gjendet pranë familjeve për çdo nevojë të tyre me qëllim që t'iu lehtësojë sadopak dhimbjen e madhe. "Është ngjarje shumë e rëndë. Tragjedi për çdo familje dhe u shpreh ngushëllimet dhe u gjendem pranë të gjitha këtyre familjeve. Ka qenë një ngjarje aksidentale, por organet përkatëse do të bëjnë hetimet e nevojshme deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Do të ndihmojmë në anën e organizatave dhe ndihma të tjera që familjet do të kenë nevojë. Do të bëjmë gjithçka për t'u lehtësuar dhimbjen familjeve",- u shpreh para mediave Bujar Nishani.Ministria e Brendshme do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonive mortore.

- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 945
- Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
- Location: ITALIA
- Contact:
-
- Antar
- Posts: 38
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 09:46
- Location: Ne Zemren Kuq e Blu
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Skandali, trafik municionesh në Gërdec
Çmontimi i municioneve në Gërdec, për të mbuluar tregtinë ilegale të fishekëve. Të gjitha dëshmitë e punëtorëve
Punëtorët: Paketonim fishekë në arka të vogla. Trailera me targa të huaja i merrnin në mbrëmje
Djaloshi që nuk i ka mbushur të 14-at, Arif Celami, nuk është i vetmi minoren që ka punuar në fabrikën e Gërdecit. Nga të gjitha dëshmitë e siguruara, nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë një dyzinë fëmijësh që shfrytëzoheshinnë fabrikën që mbolli vdekjen në fshatin 10 kilometra larg Tiranës. Por shfrytëzimi i minorenëve dhe mungesa e kushteve të sigurisë është vetëm maja e "ajzbergut" në aktivitetin e fabrikës. Paketimi dhe eksporti i fishekëve duket se ka qenë misioni primar i kompanisë së Mihal Delijorgjit. "Shekulli" ka mbledhur gjatë këtyre ditëve dhjetëra dëshmi të punëtorëve të fabrikës, nga të cilat mësojmë se një proces shumë i rëndësishëm, por disi i fshehtë në fabrikë ka qenë paketimi i arkave me fishekë, të ngarkoheshin në kamionë me targa të huaja mbrëmjeve dhe i drejtoheshin portit të Durrësit. Mëngjeseve, mbi 50 makina të ushtrisë kalonin përmes Gërdecit dhe shkarkonin municion në fabrikë, ndërsa mbrëmjeve, kamionë të tjerë të mëdhenj me ngjyrë të bardhë dhe me targa të huaja i çonin ngarkesat nëdestinacionin e duhur. Punëtorët thonë se Durrësi ka qenë pika e zbarkimit të trailerave, por nuk përjashtohej as Tirana, apo një pikë afër Fushë- Krujës."Na thoshin se kamionët trasportonin barut apo edhe gëzhoja, por ne paketonim fishekë në arka të lehta, të cilat stivoseshin në fabrikë",-thonë punëtorët.
------------------------------------------------------------------------------
Në fabrikën e Gërdecit paketoheshin fishekë, të cilët i drejtoheshin portit të Durrësit.
Bukurie Aliaj: Paketonim 270 arka me fishekë në ditë
TIRANË- Bukurie Aliaj, një nga gratë e mbijetuara për shpërthimet e së shtunës rrëfen për "Shekullin" se puna e saj në fabrikën e Gërdecit nuk ishte çmontimi i predhave, por paketimi i fishekëve. Thotë se ka parë vdekjen me sy, gra që humbisnin gjymtyrët dhenjerëz që merrnin arratinë nga predhat që binin si shi mbi fshat.Bukuria pohon kushtet e vështira në fabrikë, ku punohej si në mesjetë dhe aktivitetin që zhvillohej ilegalisht, për sistemimin dhe paketimin e fishekëve.
Bukurie, ku keni qenë ju kur ka ndodhur shpërthimi?
Atë ditë kemi parë tmerr me sy. Shpërthimi disa herë na ka hedhur mbi 100 metrapërtokë dhe më ka ruajtur zoti që jam gjallë. Kam parë gra, fëmijë dhe plaka që ecninme vrap për të gjetur një strehë për të futur kokën. Gjithkund dëgjoheshin vetëm ulërima. Pleqtë mbetën prapa, nën predhat që binin si shi. Të gjithë u munduam të ndihmojmë njëri –tjetrin. Kam parë një grua që predha e hodhi përmbys dhe nuk e di nëse ka shpëtuar. Ndërsa një vajzë rreth të 18-taveka humbur dorën. Edhe pse e mbuluar nga gjaku, sërish vraponte. Në atë moment, njerëzit kanë braktisur shtëpitë dhe kanë marrë rrugën për në tunele apo edhe bunkerë. Pas nja 10 minutash ndodhi dhe shpërthimi më i madh, që përflaku gjithë zonën. Pas kësaj, i gjithë fshati u bombardua nga predhat, sikur po zhvillohej një luftë.
Ju keni punuar në fabrikë?
Po. Para 6 muajsh kam punuar aty, por e lashë sepse puna ishte shumë e lodhshme, pothuajse e papërballueshme. Unë kam punuar, kur në fabrikë bëhej çmontimi i fishekëve 12. 7 mm. Më pas e lashë dhe pse shkova aty për bukën e gojës. Fabrikaishte e vetmja mënyrë e punësimit dhe pothuajse i gjithë fshati ka punuar në këtë fabrikë.
Cila ishte puna që ju kryenit?
Unë hapja arka me fishekë,i zbrazja në tokë. Më pas i hiqja nga letra dhe i vendosnim sërish në arka. Më pas i dërgonim në depo, ku ishin edhe makineritë. Kishte dy të tilla në depo. Punonim me normëdhe nuk dilnim që aty pa e përfunduar. Grupi ishte mekatër vetadhe duhet të bënim270 arka me fishekë në ditë . Keni qënë të siguruar?
Ku bëhej fjalë përt'u siguruar. Punonim nga mëngjesi në darkë për 12 mijë lekë në muaj.Kur nuk ke mundësi tjetër edhe këtë punë do ta bësh nga halli. Të gjithë aty ishin për bukën e gojës.
Kush ju mori në punë?
Mjaftoje të shkoje aty dhe të merrnin në punë. Unë kam shkuar aty dhe ishte një person që vetëm na shënonte emrat. Kushdo që shkonte për të kërkuar punë, merrej. Mjafton të kishte fuqi për të punuar. Në kohën që kam qenë unë ishin mbi 150 veta që punonin në turn, ndërkohë që fabrika punonte në tre turne

Elion Kurti: Ngarkoja arka fishekësh në trailera
TIRANË- Elion Kurti, një tjetër punonjës i fabrikës së vdekjes rrëfen aktivitetin e vërtetë në Gërdec.
Kur ke filluar punë?
Kam punuar tre muaj, edhe nëkohën kur punohej me fishekë.
Çfarë detyre kishit?
Detyra ime ishte në pirun. Ngarkoja arka fishekësh.
Sa arka ngarkoje në ditë?
Pa numër. Nuk e di sesa.
Dhe i ku vendosje?
Në trailera.
Çfarë trailerash ishin?
Ishintrailera privatë dhe me targa të huaja. Mesa kam vënë re unë, kishin targa angleze.
Sa kamionë ngarkoheshin në ditë?
Një trailer në ditë.
I gjithë kamioni ngarkohej me fishekë?
Shumica po.
Sa arka ngarkoheshin?
Shumë, por kush i numëronte.
Çfarë drejtimi merrninin trailerët?
Për në Durrës, me aq sa unë di.
Një kamion, sa arka merrte?
Ndodhte që i vendosnin edhe në thasëdhe një trailer merrte24 thasë dhe një prejthasëve peshonte rreth 3 kv.Ndërsa një thes merrte 17 arka me fishekë.
A ishit të siguruar?
Jo. Ne punonim me një rrogë prej 120 mijë lekësh nëmuaj dhe kjo vetëm nga halli.

Mersin Kurti: Në ditë vinin 50 makina me municion
Sa kohë keni që keni punuar në fabrikë?
Që kur është hapur reparti,në nëntor të vitit 2006.
Çfarë pune bëje?
Ngarkim dhe shkarkimarkash me municione.
Sa makina vinin në ditë për t'u shkarkuar?
Rreth 50 makiname municion.
Sa ngarkoheshin?
Traileratngarkoheshin me arkadhe në to kishte barut dhe gëzhoja. Po kështu, kishte edhe diegore në to.
Po fishekë keni ngarkuar?
Po, edhe fishekë kemi ngarkuar.
Sa arka mund të keshë ngarkuar ti?
Nuk mbahet mend sa kam punuar.
Sa grupe pune ishin?
Rreth 40 grupe. Madje unë ka qenë në punë, kur ka ndodhur tragjedia. Ka qenë ora 12 pa 5, ku ka nisur flaka e parë dhe ne po hanin bukë. Kemi parë flakën dhe që nga ky moment nuk kemi parë asgjë. Në atë moment kanë qenë në fabrikë rreth 120 vetë.
Keni qenë i siguruar?
Jo. Dhe kemi punuar me 120 mijë lekë në muaj.

Enver Aliu:Trailera me targa të huaja për fishekët
Kur keni filluar punë në fabrikën e Gërdecit?
Që në fillim dhe kam punuar një javë. Por duke parë kushtet e punës,ika sepse nuk kishteasnjë masë sigurie, madje çmontimin earmëve e bënin fëmijët që nga mosha12 vjeç e lart.
Çfarë paketonit?
Fishekët dhe barutin.
A kishte fishekë të paketuar në kuti të tjera?
Po, kishte pa hesap.
Kutitë me fishekë si vinin?
Vinin me arka të mëdhadhe të vjetra. Që aty në fushë, i nxirrnin grupe të mëdha punëtorësh, duke i vendosur në arka të tjera, më të vogla, që ishin prej druri.
Sa peshonte një arkë?
Peshonte mbi 35 kile.
Po pastaj çfarë bëhej me fishekët?
Paketoheshinnë arka kartoni dhe druri.
Sa peshonte kjo kuti?
Peshonte rreth 15 kile.
Këto pako të reja ku futeshin?
Futeshin në depo.
Po ç'bëhej më pas me këto arka me fishekë?
Transportoheshin me makina private,ishin trailera me targa të huaja.Trasporti i tyre bëhej zakonisht pasditeve.
Cili ishte drejtimi i këtyre trailerave?
Për në Durrës. Ishin trailera privatë që i ngarkonin punëtorët.
Sa makina në ditë ngarkoheshin?
Si të them, varej nga ditët. Sapo mbushej makina, nisej.
Traileri sa arka merrte?
Si të them, 700-800 arka të paketuara.
A ishit i siguruar?
Jo, as që bëhej fjalë.
Kur ishit ju në punë, sa punëtorë kishte?
Mbi 200 punëtorë dhe askush nuk ishte i siguruar.

Mirush Koçi: "Makinat ngarkoheshin vetëm pasdite"
Sa kohë keni punuar në fabrikë?
Punova 40 ditë dhe nuk e pashë të arsyeshme të vazhdoja më.Kjo për shkak të kushteve. Nuk kishte asnjë lloj siguracioni.
Çfarë pune bëje ti?
Unë punoja në makineri. Çmontoja fishekë.
Sa ishte sasia e fishekëve që ju çmontonit?
Unë kam qenëtek makineritë e vogla dhe ne bënim150 kg barut për 8 orë.
A kishte sasi të mëdha arkash me fishekë që ju nuk arrinit t'i çmontonit?
Sigurisht dhe kjo as që bëhej fjalë.
Sa mund të ishin?
Ishte i pallogaritshëm numri. Sepse çdo kohë vinin dhe shkarkoheshin me municion.
A ngarkoheshin makina me arka të vogla me fishekë?
Po dhe këto vinin t'i merrnin firma të huaja.
Çfarë tip makinash vinin?
Makina tip maune.Ngarkoheshin çdo ditë makina, por gjithmonë mbasdite.
Sepseprisnin që gjatë ditëstë bëhej municioni.
Kush i ngarkonte maunet?
Ishte një grup më vete që punonte për këtë punë. Për ngarkim -shkarkimin ishin punëtorët apostafat dhe nuk merreshin me punë të tjera përveç fishekëve.
Ku shkonin makinat?
Një sasi nisej për Tiranë dhe një sasi tjetër shkonte drejt Durrësit.
Sa makina ngarkoheshin?
5 -6 makinaçdo pasdite.
Me çfarë ngarkoheshin makinat?
Fishekë të çdo lloj kalibri, madje me kalibër 125
Një arkë, sa fishekë mbante brenda?
45- 71 kile.
A ishe i siguruar.
Jo

Klodi Prini "Makinat me fishekë shkonin drejt Durrësit"
Sa kohë kepunuar në fabrikë?
4 muaj, gjatë periudhës së verës. Asaj kohe ka qenë puna me municion të lehtë.
Çfarë pune bëje ti?
Unëpunoja në makinerinë e çmontimit të fishekëve.
Sa ishte sasia emunicioneve që vinte në ditë?
Ishin50 makina ushtarake, që vinin çdo ditë. Një makinë kishte 200 arka . Një arkë kishte 100 fishekë. Më pas i fusnin brenda në fabrikë, ku edhe duhet të çmontoheshin nëmakineri të posaçme për këtë punë.
Kur vinin makinat çfarëbëhej?
Ishinpunëtorët që i hapnin arkat e mëdha apo dhe hekuri dhe kjo punë bëhej me dorë.
A ngarkoheshin makina pasdite?
Ne e dinim qëbëhej ngarkim baruti,se sasia ishte e madhe.
Po sa arka mbante një makinë?
180-200 arka të mëdha.
Sa veta punonit në makineri?
Dy, një para dhe një prapa makinës.
Kjo makinë përballonte të gjithë punën e municioneve që vinte nga 50-60 makina të ushtrisë.
Në një turn bëhej përpunimi i 500 arkave.
A mbetej sasi tjetër fishekëshqë nuk përpunohej?
Ngelte, por zakonisht kur isha unë perpiqeshin që në darkë të mos mbetej asgjë për të nesermen. Të gjitha ngarkoheshin nëpër makina.
Dhe ku shkonin?
Te gjitha shkonin për në Durrës?
Sa makina ngarkonin?
5- 6 makina që ngarkoheshin me barut, gëzhoja dhe me arka fishekësh.

Hane Hakaj " Arkat me fishekë mbaheshin në fabrikë"
Sa kohë keni punuar në fabrikë?
Kam punuar kohët e verës, katër muaj. Tani që ndodhi gjëma kisha një muaj që kishafilluar sërish.
Çfarë pune bënitkohët e verës?
Hapnim fishekë. Burrat i hapnin me leva, sepse ishin në kuti hekuri, ndërsa ne, gratë i merrnim, i pastronim dhe i hidhnim nëpër arka druri. Më pas i merrnim dhe i vendosnim në fabrikë me karrocë.
Sa makina vinin?
Mbi 50 makina ushtarakeqë sillninçdo ditë.
Po pasdite a ngarkoheshin makina?
Po, ato ishin makina privatetë mëdha. Ne na thoshnin që ishin makina që ngarkoheshin me barut.
Sa makina ngarkoheshin në ditë?
Ngarkoheshin 2 deri në 4 makina.
Çfarë makinash ishin ?
Ishin të bardha, tip maunesh.
Po fishekëtku i vendosnin?
Kryesisht ishin arka druri dhe me të njëjtat arka ngarkoheshin.
"Në fshat kalonin 50 makina në ditë"
Keni punuar në fabrikë?
Jo. Por kam patur shtëpinë më afër fabrikës, që është shkretuar krejtësisht.
E shikonit çfarë bëhej në fabrikë?
Po. Punohej si në kovaçane dhe papushim kalonin vetëm makina.
Sa makina kalonin ditë?
Kishte rreth 50 në ditë. Ngarkoheshin dhe shkarkoheshin çdo ditë.
Roza Nexha
"Pastronim fishekët dhe i fusnim në arka druri"
Kenipunuar në fabrikë?
Po në korrik, për 50 ditë. Atë kohë punohej me fishek të vogël. Kam qenë unëme dy vëllezërit dhe motra. Pas kësaj kohë na ka hequr vëllai nga puna, semori flakë baruti dhe ai nuk e quante vend të sigurt për të punuar.
Çfarë pune bëje?
Unë punoja në procesin e pastrimit të fishekëve. Vinte arka e fishekëve, i hapnin burrat dhe ne gratëi pastronim me dorë. Kishte letra dhe ne i ndanim nga letrat.
Sa makina vinin në ditë ?
Mbi 40 makina.
Po si i paketonit?
Po ne, si grup kishim për t'i hapur dhe pastruar dhe i vendosnin në arka më të vogla prej kartoni dhe druri.
Sa ishte norma që ju bënit?
Ishte 150 arkatë mëdha. Fishekët ishin me letra brenda dhe ne duhej t'i hiqnim që aty dhe i vendosnim në arka druri dhe e çonin në fabrikë.
Pastaj ku shkonin këto arka?
Di që vinin kamiona dhe ngarkoheshin aty. Po ata vinin pasi mbaronim ne punë.Por ne nuk dinim gjë. Dhe ngarkimet ishin pa orar.