Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 08 Feb 2008 , 13:14

mendoj se pezullimi i kotrrir asht negativ per skuadren,
sa per grimen, bishani asht ma i mire

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 11 Feb 2008 , 15:58

Vllaznia rigjen qetësinë vetëm për 3 ditë


Cast nga ndeshja Vllaznia-Teuta 2-0



Gjergj KOLA
11-02-2008

Kuqeblutë kanë pretendime edhe në kupë, prandaj askush nuk do t'ia falte një eliminim nga Besëlidhja
Kaq është periudha në të cilën shkodranët do të qëndrojnë të qetë, pa presion nga media dhe nga tifozët. Të mërkurën është ndeshja e kupës me Besëlidhjen dhe Vllaznisë askush nuk do ia falte një rezultat jo të mirë, çka mund të vinte në pikëpyetje kualifikimin për në turin tjetër. Duke qenë kështu, është e qartë se shkodranët e trumbetuar për të qenë pretendentë për fitimin e trofeve, nuk duhet të gabojnë, ose më mirë të themi duhet të gabojnë sa më pak. Në fakt, trajnerit Josa mbase i bën përshtypje një fakt i tillë dhe këtë e ka shprehur edhe në media ditët e fundit, duke e theksuar herë pas here fjalën "presion". Ai ekziston vërtet sepse kuqeblutë në fillim të sezonit, nga sa është thënë, kanë ndërtuar një skuadër për të pretenduar. Fitorja me Teutën të shtunën ndërkohë i ka çliruar paksa ata nga ky presion dhe vetë Josa pas ndeshjes është shprehur:

"E rëndësishme është që arritëm një fitore që do të na qetësojë vetëm për tri ditë. Luajmë nën presion, por me vlerat e lojtarëve me përvojë që kemi në skuadër ia arritëm t'ia dalim me sukses." Në fakt, që para fillimit të ndeshjes është dukur qartë zemërimi i tifozërisë shkodrane me humbjen e ekipit të tyre të zemrës dhe për pasojë një parullë e madhe e tyre është vënë me kokë poshtë në tribunën përkarshi. Po ashtu, një pjesë e këtyre tifozëve, që në minutat e para të ndeshjes kanë reaguar ndaj futbollistit Hoti për disa pasime jo të mira të tij. Pikërisht ky fakt e ka nxehur jo pak trajnerin Josa, që në konferencën e shtypit të pasndeshjes ka dalë në mbrojtje të lojtarit të tij. "Dua të them edhe diçka: tifozët nuk kanë pse merren me Hotin, të cilin e kanë kontesuar që në minutat e para të ndeshjes. Unë nuk kam asgjë me këtë lojtar dhe me asnjë tjetër. Në formacion luajnë ata futbollistë që kanë kontigjentin më të mirë fizik. Këta lojtarë kemi dhe për këtë arsye ne të gjithë, trajnerë, drejtues apo president, duhet t'i mbrojmë. Secili prej nesh duhet të tregojë respekt për atë çfarë këta lojtarë japin në fushën e lojës,"ka theksuar drejtuesi i stolit shkodran. Ndërkohë, e ardhmja e Vllaznisë natyrisht që nuk do të jetë "fushë me lule".

Arsyeja është se ekipi vazhdon të ketë probleme me lojtarët e pezulluar apo të dëmtuar dhe kjo do të thotë se gjërat nuk janë ashtu siç duhet. Megjithatë, prej Josës dhe lojtarëve të tij pritet më e mira, këtë e kanë të qartë të gjithë. Në Vlorë të shtunën që vjen do të jetë një provë e fortë për kuqeblutë, mbi të gjitha një provë e karakterit të tyre. Ndaj durrsakëve skuadra tregoi karakter dhe, megjithëse ishte para një presioni jo të vogël, arriti t'ia dalë me sukses dhe të fitojë tri pikët, pavarësisht se në momente të veçanta loja e saj la për të dëshiruar. Në Vlorë do të jetë më ndryshe dhe këtë e kanë të qartë të gjithë. Përfitimi i Vllaznisë javën që shkoi për t'iu afruar skuadrave të kreut, nuk duhet t'u shërbejë atyre si mundësi për revansh, përkundrazi, shkodranët në rast se fitojnë edhe këtë javë, kanë mundësi të rikuperojnë jo pak në renditje.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 11 Feb 2008 , 21:21

Bishani- Ndoja, balotazhi per porten
Pezullimi i portierit te pare Grima dhe afrimi nga merkatoja i portierit tjeter Ndoja, ka bere qe per porten e Vllaznise te kete jo vetem nje alternative. Perveç Bishanit, tashme duket se do kete “balotazh” me te edhe Gasper Ndoja i ardhur nga Shkumbini i Peqinit. Per te mos thene se nje mundesi e pret edhe portieri i ri Selimaj. Duke qene keshtu nuk perjashtohet mundesia qe ne ndeshjen e kupes me Beselidhjen ndonjeri prej ketyre dy te fundit te jete ne ruajtje te portes kuqeblu.


Sa i takon ndeshjes me Flamurtarin ne fundjave, duket thuajse e sigurte qe ne porte do jete Bishani. Paraqitja e tij ne ndeshjen ndaj Teutes ka qene shume e mire dhe per kete arsye stafi drejtues i Vllaznise duket se do t’i besoje serish atij per te mbajtur fanellen me numrin 1 ne shpine.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 11 Feb 2008 , 21:23

Edmond-Cela wrote:Bishani- Ndoja, balotazhi per porten
Pezullimi i portierit te pare Grima dhe afrimi nga merkatoja i portierit tjeter Ndoja, ka bere qe per porten e Vllaznise te kete jo vetem nje alternative. Perveç Bishanit, tashme duket se do kete “balotazh” me te edhe Gasper Ndoja i ardhur nga Shkumbini i Peqinit. Per te mos thene se nje mundesi e pret edhe portieri i ri Selimaj. Duke qene keshtu nuk perjashtohet mundesia qe ne ndeshjen e kupes me Beselidhjen ndonjeri prej ketyre dy te fundit te jete ne ruajtje te portes kuqeblu.


Sa i takon ndeshjes me Flamurtarin ne fundjave, duket thuajse e sigurte qe ne porte do jete Bishani. Paraqitja e tij ne ndeshjen ndaj Teutes ka qene shume e mire dhe per kete arsye stafi drejtues i Vllaznise duket se do t’i besoje serish atij per te mbajtur fanellen me numrin 1 ne shpine.
ska pse te quhet balotazh aspak
BISHANI e meriton te jete ne porte se ndoja ka kohe pa lujt edhe te peqini sdi se ka ba nej ndeshje
mendimi jem ky
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 11 Feb 2008 , 21:46

Ba me ken se Ndoja nuk asht ne forme duhet te losin sezban Bishani.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 11 Feb 2008 , 22:56

Per mendimin tem duhet me lujt Bishani, se perndryshe ka me u djeg si lojtar !!!!
Se marr vesht politiken e drejtusve tone..... ktej thojne qe dona me investu per te rinjte e ka ana tjeter si fusin ne loje kur asht mundesia me lujt!!!

Bishanit duhet me i dhane besim...
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 12 Feb 2008 , 16:01

un them se do te ishte padrejtsi me aktivizu Ndojen para Bishanit, mqs bishani ka kaq vjet qe ka prit, kurse Ndoja sa u pat ba Portier i pare, mori ofert prej luftetarit e na la nbalte.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Tue, 12 Feb 2008 , 16:39

un nuk e marr vesh si mund t'blehet nje lojtar per 4 ndeshje. kur nuk kan besim te bishani pse nuk e kan shit? portieri i dyte ita raste pret e mos me i dhane mundesine me lujte edhe kto 4 ndeshje don me then me e myt psikologjikisht. masanej, ai me teuten u paraqit shum mire. bani i pritje t'bukur kur ishim 1-0, barazote durrsi e nuk i dihet si shkote loja.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 12 Feb 2008 , 21:11

KRENARIA KUQ e BLU wrote:un nuk e marr vesh si mund t'blehet nje lojtar per 4 ndeshje. kur nuk kan besim te bishani pse nuk e kan shit? portieri i dyte ita raste pret e mos me i dhane mundesine me lujte edhe kto 4 ndeshje don me then me e myt psikologjikisht. masanej, ai me teuten u paraqit shum mire. bani i pritje t'bukur kur ishim 1-0, barazote durrsi e nuk i dihet si shkote loja.
shume e drejte
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 16 Feb 2008 , 18:53

lo, jam Sukaj. Ler ndeshjen”
16 Shkurt

“Une nuk merrem me ate portier, ai qenka kalama”. Xhevahir Sukaj eshte mjaftuar ne fund me kaq. Por ne fillim ka mbetur i habitur. Dhe ndoshta edhe pak “I tradhetuar”. Sepse, nese eshte e vertete qe i ka bere ato dy telefonata, atehere kolegu i tijt te skuadra U?21 ia “ka nxjerre bojen”.

Historia ka nisur diten e merkure, dhe, megjithese ne pamje te pare duket si nje histori adoleshentesh, ajo eshte po kaq e rrezikshme edhe sikur ta kishin bere “dy burra”. Te merkuren pasdite, Sukaj ka telefonuar portierin vlonajt Mocka. “Ne na duhet shume fitorja, ndersa juve jo. Ne kembim te nje sasie te madhe parash lere ndeshjen. Shih e bej”. Mocka, nje 18 vjecar qe sapo ka filluar te evidentohet ne futbollin shqiptar e ka pasur te pamundur ta mbante presionin mbi vete. Dhe menjehere ka takuar trjanerin e portiereve, Birce. Ky i fundit i alarmuar ka shkuar te Geri Cipi, sekretari i klubit. Kaq ka mjaftuar qe te filloje “lufta e ftohte”.

Te enjten ne mengjes Sukaj duhet te kishte marre ndonje sinjal. Dhe menjehere ka telefonuar Mocken. “Une dje po beja shaka me ty, une as nuk luaj fare ne kete ndeshje. Eja te festojme Shen Valentinin, me cilen femer do jesh? Po deshe shkojme ne Tirane e festojme atje”.

Te premten Mocka eshte detyruar te raportoje per gjithcka ne prani te drejtuesve te klubit. Keta te fundit he per he kane menduar mos e bejne ceshjten publike. Mund te rriste tensionin ne qytet perpara nje sfide kaq delikate. Por me pas kane dale “zbuluar”. Sepse mjafton ta dine dy vete dhe historine e dine te gjithe.

Ne kampin vlonjat jane te preokupuar per dy gjera kryesore. E para si do te jete gjendja psikologjike e portierit Mocka pas gjithe kesaj historie dhe e dyta cili do te jete reagimi i tifozeve ne stadium. Sepse qe tani ndjehet disi era e tensionit te se dieles ne “Flamurtari” te Vlores do te jete edhe vete trajneri i perfaqesueses, Ari Han.

Sukaj fillimisht eshte munduar te mohoje gjithcka. Burime nga Vlora bejne te ditur se e kane telefonuar edhe drejtuesit vlonajte dhe ai aty per aty e ka mohuar. Por me pas kur i kane thene qe gjithcka eshte e incizuar, eshte munduar te evitoje duke deklaruar. ”Po ai qenka kalama, une bera shaka”. Shaka pa kripe. Edhe sikur te kete pasur kete tendence, ka gabuar. Rende.


KJO QE LEXOVA MU ME TMERRON
NESE ESHTE SHPIFJE TE HIDHET NE GJYQ MOCKA POR KAM FRIKE SE ESHTE NJE E VERTETE QE NA NXIN FTYREN TE GJITHVE
SME INTERESON CBEJNE TJERET UNE E DU VLLAZNINE E PASTER
TE SHOHIM TEATRIN E RRADHES NESER
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sat, 16 Feb 2008 , 22:11

NA MORI FTYREN...

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 17 Feb 2008 , 20:51

Nuk me ban qudi hiq.Se tane kampionati shqiptar me pislleqe merret.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 19 Mar 2008 , 13:06

Kuqeblute te paqarte per vazhdimesine ne kampionat

Sikur te mos mjaftonte perjashtimi i FIFA-s nga te gjitha aktivitetet ndekomebatre per klubet, ka ardhur dy dite me pare edhe vendimi tjeter. kesaj here nga 6 prej presidenteve te klubeve mes te cileve dhe ai i Vllaznise Valter Fushaj te cilet kane vendosur daten 21 mars si te fundit per marrjen e nje pergjigje pozitive sa i takon arritjes se konsensusit mes Federates dhe Ministrise ne te mire te futbollit. Data 21 i bie te jete ajo e dites se premte, nje dite para ndeshjes se rradhes ne kampionat. Duke qene keshtu ne rradhet e futbollisteve kuqeblu dje eshte diskutuar ne lidhje me kete çeshtje dhe diskutimi ka shkuar deri ne ate pike se a do luhet apo jo diten e shtune pasi presidentet kane deklaruar se do bojkotojne kampionatin nese nuk plotesohet kerkesa e tyre. Duke qene keshtu, enigmat shtohen dhe tashme pritet vetem marrja e nje pergjigje perfundimare e cila shpresojme te jete ne te mire te futbollit shqiptar.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Mar 2008 , 21:57

Me dy fjale:Lamsh para portet. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Mar 2008 , 21:09

Rebelohen kuqeblutë S’kanë marrë premion
Eshtë prishur paksa klima në kampin kuqeblu. Shkak për këtë janë bërë një pjesë e titullarëve të formacionit të Vllaznisë, të cilët dje janë shfaqur ekspresivë në deklarimet e tyre. Teksa po ndiqnim seancën stërvitore të ditës së djeshme, e zhvilluar nga Haxhiosmanoviç në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, shumë prej titullarëve janë shkëputur nga ushtrimet që po kryenin me trajnerin e tyre në parket, dhe na janë afruar, për të na shfaqur në një farë mënyre pakënaqësinë, që në faqet e gazetës sonë nuk kemi pasqyruar një shqetësim të fundit të tyre. “Përse nuk shkruani në gazetë që ne nuk kemi marrë akoma premiot, të premtuara nga klubi për kualifikimin në turin gjysëmfinal të kupës së Shqipërisë? Ashtu siç e keni bërë publicitetin përpara ndeshjes, kur njoftoni lexuesit për shumat që na premtohen, thuajeni edhe këtë” ishte kërkesa e shumicës së titullarëve kuqeblu. Një reagim të tillë kishim kohë që nuk e hasnim në radhët e futbollistëve të skuadrës shkodrane. Jo se nuk ka pasur edhe herë të tjera reagime të tilla, sidomos në rastet e vonesës së marrjes të pagave mujore, por gjithmonë si “nën zë”, madje, edhe duke porositur disa herë “të lutemi, mos ma përmend emrin”. Ndërkohë, kjo e djeshmja ishte vërtet për t’u habitur, sepse probleme të tilla serioze, të paktën në periudhën e fundit, nuk ka patur në gjirin e skuadrës. Madje, për një çast edhe e anashkaluam një gjë të tillë, me mendimin se ata, ashtu si edhe herët e tjera, do të tregoheshin “tutca”(frikacakë) për të folur kaq hapur në media. Por, në vazhdim, kërkesa nga ana e tyre u bë shumë më tepër serioze, aq sa tërhoqi edhe vëmendjen e teknikut malazias Dervish Haxhiosmanoviç, i cili, duke kuptuar mjaft mirë shqip, në një farë mase sikur e mbështeste një gjë të tillë. Megjithatë, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se nuk ishte “Deda” iniciatori për ta hapur këtë temë, ndonëse edhe nuk kërkoi fort për ta mbyllur, duke mbetur si “figurant” në këtë skenë.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Mar 2008 , 21:13

UUUUUUUU,na kekan anku kta piktorat.
Me falni pak ma garipa:Po shkatrrimin e imazhit te VLLAZNISE me ndeshjet tuja skandaloze kush e pagun??????Po zhgenjimin e tifozave?Po lekt qe harxhojne me ble bileten apo lekt per abonet me ju pa ju far burrash ne tv???Myllne gojen e shperngulnu stervitjes qe ti çoni EMNIN E SHEJT E EDHE NGJYRAT E VLLAZNISE ATY KU I TAKON!
Manej here tjera kan thane mas me i permen emnat.As kyt here nuk pashe kun emen................!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Mar 2008 , 14:04

Ehhh maj naqe.....

A kta e kane ne terezi!!! Ishtu ka ardh puna sot me mendu iheran me mush barkun masandej me i dhane kamve.
Ishalla qe problemet e rrogave te zgjidhen, por ka ana tjeter presidenca duhet me mendu nji sistem equo per me dhane shperblimet, dmth qe ne rast fitoret te paguhen ashtu sic duhet e ne rast humje te mas paguhen...
Dmth te gjehet dicka e ndermjetme.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Mar 2008 , 14:09

Nje deklarate e firmosur diten e hene nga presidenti Fushaj e ka lene pezull skuadren e Vllaznise. Kjo sepse ne ate deklarate thuhej se nese situata nuk zgjidhet deri me date 21 mars, atehere ato 6 skuadra qe firmosen, do te bojkotojne kampionatin. Fjala bojkot eshte ne kete menyre e pranishme ende ne futbollin shqiptar megjithate ne momentet disa prej firmetareve kane filluar te lekunden, gjerat nuk duken me ne vijen e nisjes. Duke qene keshtu ne Shkoder te gjithe pyesin: A do luhet te shtunen ndaj Kastriotit? Nje pyetje e tille ngrihet me se shumti ne opinionin publik nderkohe qe ka filluar te kete ndikimin e vet edhe ne skuader. Lojtaret dashje pa dashje jane ne dijeni te ketyre problemeve dhe meqenese ekziston dhe ideja e mosluajtjes ndaj krutaneve, atehere tek ata verehet normalisht edhe njefare shkrehjeje e punes. Vendimi perfundimtar gjithsesi pritet te jepet sot nga vete drejtuesit me te larte te klubit. Ne fakt qe nga e hena nuk ka patur me asnje reagim nga ana e klubit ndoshta edhe ngaqe presidenti Fushaj ndodhet jashte vendit. Ne mungese te tij askush tjeter ne klub nuk ka qene ne gjendje te te thote diçka se çfare do ngjase. Ne keto pozita, gjithçka eshte pezull dhe per kete arsye deri sot pasdite duhet pritur se çfare do ndodhe. Themi se deri sot pasdite ngaqe do jete momenti kur ekipi i Vllaznise do te marre rrugen drejt Durresit per te kaluar naten ne prag te ndeshjes me Kastriotin neser. Por nese vendoset per bojkot atehere ekipi nuk do marre rrugen drejt ketij qyteti bregdetar. Jane momente shume te rendesishme per te ardhmen e kesaj skuadre dhe situata e krijuar normalisht qe nuk eshte aspak serioze. Megjithate perjashtimi jo vetem i kombetares por edhe i klubeve nga te gjitha aktivitetet nderkombetare, i rendon shume atyre. Per rrjedhoje kane vendosur te reagojne permes asaj deklarate te firmosur ku permendin edhe fjalen bojkot te kampionatit. Sigurisht qe nuk do jete gje e mire per askend nese ndodh por realiteti ky eshte. Vllaznia sot paradite do te zhvilloje seancen e fundit stervitore dhe me pas do prese fjalen e drejtuesve te larte te saj. Per te udhetuar apo jo per ndeshjen e rradhes. Nje panik i krijuar edhe tek lojtaret dhe qe mund te reflektoje direkt ne paraqitjen e saj ne fushe nese luhet neser ndaj Kastriotit. Te gjithe e kane te qarte se situata nuk eshte aspak normale. Tashme askush nuk flet per objektiva, per titull kampion apo kupe. Tashme flitet per pjesmarrje, bojkotim apo perjashtim. Terma qe nuk duhej te ishin normale per kete sport por realiteti shqiptar ky eshte. Sportdashesit shkodrane presin se çfare do behet me skuadren e tyre te zemres, dileme qe besojme se do marre pergjigje shume shpejt.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Mar 2008 , 14:10

Per mendimin tem, sduhet me bojkotu kampionatin pasi nuk zgjidhet gja kshu....
Ishalla si ka lujt mendja ktyne tonve mas me u paraqit te shtunen...
Vllaznit Ultras

Image

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Fri, 21 Mar 2008 , 14:50

Per hater te nje Pango dhe per frike ndaj shtazes perbindeshe Qeveri nuk bojkotohet futbolli. Bota po tallet me ne, per luften qe shteti jone po i ben organizmit me te fuqishem te botes FIFA. Nuk e kuptoj se si pushtetarucat shqiptar po e izolojne vendin tone dhe me nji kapadaillek te neveritshem deklarohen per mosperfillje ndaj vendimeve te binomit FIFA-UEFA. Ato vazhdojne ta vene theksin te Duka, por tashme dihet se beteja ndaj tij tani per tani eshte e humbur, pasi ashtu si nisi dihej si do perfundonte. Ne betejen ndaj Dukes mungonte nje plan i qarte, nje strategji,mungonte nje informacion i nevojshem dhe destinacioni....humbja. Tani ka ardh koha qe si i "deshtuar" i luftes duhet te pranohet se bere gabime dhe te zbresesh nga froni z.Pango dhe lija keto pune nje "gjenerali" tjeter e mos e perdhuno te vetmen ndjenje kenaqesie e pasioni te popullit te ster-vuajtur shqiptar, qe nje 90 minutesh e ben te harroje vuajtjen e poshtersite e dites.
I bej thirrje dhe ketyne presidenteve te mos i perulen kesaj qeverie qe eshte ne grahmat e fundit, e te perfaqsojne me dinjiten ngjyrat e skuadrave se keto skuadra nuk jane te atyre por te popullit jane tonat, e ne populli nuk votojme kurre te varroset futbolli, por ta mbajme gjalle e dalngadale ta sherojme.
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

Post Reply