Java e 19: Vllaznia - Teuta

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 10 Feb 2008 , 09:34

VLLAZNIA - TEUTA 2 - 0. Lojë mesatare, por “1”

Me fitoren 2-0 kundër Teutës në “Loro Boriçi”, Vllaznia, edhe pse një lojë mesatare, rifitoi sërish vlerat e nëpërkëmbura pas humbjes poshtëruese 3-1 më Kastriotin modest në javën e 19-të. Takimi u ndoq nga të dy presidentët, Fushaj (Vllaznia) dhe Hasanbelliu (Teuta).

Dy gola, njëri i shënuar nga sulmuesi i Kombëtares U-21, Xhevair Sukaj në minutën e 8-të (goli i tij i shtatë sezonal) dhe tjetri i realizuar nga “Maradona i vogël”, Albert Kaçi në të 77’ (i pari i tij), rezultuan të mjaftueshëm për formacionin e Mirel Josës për të regjistruar fitoren e tetë sezonale, ndërkohë që Teuta e Kristaq Miles pësoi humbjen e 12 në 19 javë të zhvilluara dhe të shtatën në transfertë.

Portieri i dytë, Olti Bishani, i cili zëvendësoi Armir Grimën e pezulluar, ia doli të ruajë të bardhë portën shkodrane. Vllaznia mund të kishte shënuar më shumë se dy gola, pasi me Sukaj dhe ish-lojtarin e Elbasanit, Ilir Nallbani.

Për Vllazninë, që shënoi edhe golin e 180-të historik kundër Teutës, ishte fitorja e 67-të në 139 përballje me durrsakët, të cilët nga ana e tyre kanë 30 fitore me pak, 37.

Në javën e ardhshme, Vllaznia do të përballet me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi, Kastrioti, që luajti pikërisht në “Niko Dovana” kundër Tiranës.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 10 Feb 2008 , 10:50

• Shkodranët, bejne “autokritikë” përpara tifozerisë


Nga Shkodra, Astrit Kurti

Lojtaret e Vllaznise, ne takimin e zhvilluar ne stadiumin e tyre “Loro Boriçi”, kanë bërë “autokritiken” e rradhes, duke mundur Teuten pas humbjes me Kastriotin dhe nje jave plot tension per kampin “kuqeblu”, me pezullime, ndeshkime dhe perjashtime . Një interesim i konsiderueshëm nga ana e publikut vendas për këtë përballje. Vllaznia ka zhbllokuar shumë shpejt rezultatin me anë të talentit Sukaj në minutën e 9-të. Do të jetë sërish talenti shkodran që në minutën e 24-tër, do të ketë të gjitha mundësitë të dyfishoj rezultatin, por porta e Kapllanir shpëton mrekullisht. Shkodranët janë dominues në lojë dhe në minutën e 25-të dhe të 26-të, do të rrezikojnë sërish me anë të Albert Kaçit dhe Safet Osjes. Një minutë më vonë vendasit do të protestojnë për një njëmbëdhjetmetërsh pasi sipas tyre një mbrojtës i Teutës kishte prekur topin me dorë. Në minutë e 35-të kosovari Ilir Nallbani godet bukur nga 35-metra, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë të mbrojtur nga portieri Kapllani. Dy minuta më vonë do jetë Hoti i cili do të trondisi traversën e dursakëve. Duhet të vinte minuta 42-të që dursakët të rezikonin portën e Vllaznisë, por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 45-të, mbrojtësi Delain i gjendur i vetëm me portierin mik nuk ka mundur të shënojë duke treguar që mbrojtësi di të bëjë më mirë të mbrojë se satë shënojë.Në pjesën e dytë do jen sërish vendasit që do të bëjnë presion për të dyfishuar rezultatin. Pas sulmeve të njëpasnjëshëm të vendasëve do të zgjoheshin edhe miqtë. Në minutn e 72-të Çaushaj do të rrezikonte seriozisht portën e Vllaznisë, ky do të ishte dhe rasti më i mirë për miqtë. Në minutën e 79-të Vllaznia do të dyfishonte rezultatin me anë të sulmuesit shtatshkurtër Albert Kaçi. Kjo fitore e mban sërish në vendin e 5-të skuadrën e Josës,por duke ngushtuar diferencën me treshen kryesuese.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 10 Feb 2008 , 12:16

Pa me vjen mire per paraqitjen e mire te Bishanit.
Per mendimin tem asht nji portier qe Vllaznia sduhet me e hup si edhe me i dhane ma shume mundsi aktivizimi...
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 10 Feb 2008 , 14:51

edhe mu pa me vjen mire per bishanin se ia do jet e ardhmja e vllaznias e jo grima

golat edhe nje here http://www.youtube.com/watch?v=X0KKMZiulwA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 11 Feb 2008 , 02:17

Goli i Kaçit ishte shume i bukur, ishalla vijne edhe gola te tjere te tij.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply