Legjionaret
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
eh tpast axha a don me te thirr ne darsem edhe ty
rri mar djal mas u kap me kriminela se i sheh sherrin apo tkan hi ne qef denimet
po mar djal se na jena evropjan e flasim tana gjuhet e shipnis
haj pra bashkohuni e na jepni ka 1 denim e ta shohum se kush po den ne komisjon ta dim se ke kena armik ktu

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
1. Tu rrit ndera qe po mthet ndarsem, po un kto tri vjet dy her- gjithsejt kater jave kam kene ne atdhe, e nuk e la austrine, jo ma me shku ngreqiakaliptos wrote:eh tpast axha a don me te thirr ne darsem edhe ty
rri mar djal mas u kap me kriminela se i sheh sherrin apo tkan hi ne qef denimet
po mar djal se na jena evropjan e flasim tana gjuhet e shipnis
haj pra bashkohuni e na jepni ka 1 denim e ta shohum se kush po den ne komisjon ta dim se ke kena armik ktu
2. sa per kriminela ti nuk je kurgja http://www.youtube.com/watch?v=1sM7XZPzM1c
3. se po te japim denim nuk don me thane se jena armiq e tuj, se as un nuk te tham armik ty qi mdhe denim, me ia ngop nji denim shoqnise asht lezet i madh
Per me te denu ty jane : UNE, Admini, Goldiani edhe kuqeblu kur tvijn naiher prej shqipniet
! Admin e mylla gojen une, nuk shkruj ma!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
kush te tha mor djal per ne greqi per ne shkoder e kisha fjalen.
eh mar shoku tesh na i prishe punet fare nese jan ata kriminela une jam VALTER FUSHAJ
ej kur te bahesh burr ta po jep denime edhe ti tesh je i vogel ala
shika se mduket don me hanger denim te madh ksaj rradh qe shkrun emrat e tjereve pa i pyt ku e din ti se mbajn krahin tan kta????????????
eh mar shoku tesh na i prishe punet fare nese jan ata kriminela une jam VALTER FUSHAJ
ej kur te bahesh burr ta po jep denime edhe ti tesh je i vogel ala
shika se mduket don me hanger denim te madh ksaj rradh qe shkrun emrat e tjereve pa i pyt ku e din ti se mbajn krahin tan kta????????????
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Kush shet ndeshje dënohet me 7 vjet burg
“Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri ne 2 vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë”. Ky është thelbi i ndryshimeve që pritet të miratohen në “Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë” ose ligjin Nr. 7895 date 27.01.1995. Ndryshime këto të propozuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Prokurorëve dhe Zyrën e Mbrotjes së Qytetarëve.
Kërkesa për një futboll me “këmbë të pastra” synon rishikimin e ligjit për të frenuar fenomenenin shkatërrues të futbollit shqiptar si trukime, shitje, e fiksime te rezultateve në botën e sportit.
VEPER PENALE – “Fenomeni i paracaktimit te rezultateve te garave sportive si dhe rastet kur këto rezultateve paravendosen me qellim përfitimi ose jo, kane qene te shpeshta. Kjo del ne pah, duke ju referuar dhe një seri faktesh të rënda,të njohura për të gjithë, në denoncime të vazhdueshme publike e jo publike, të bëra nga drejtues klubesh, gazetarë sportivë e deri institucione prestigjioze ndërkombëtare”, - shkruhet në relacionin e paraqitur në emër të grupit të punës nga prokurori, Shkëlqim Hajdari. “Trukimet e sporteve tashmë do të gjykohen në bazë të Kodit Penal dhe çdo ndërhyrje në sport do të dënohet si vepër penale”, - tha kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari. “Kjo nismë ligjore është një përmirësim i një boshllëku në Kodin Penal dhe i shërben drejtpërdrejtë përmirësimit të sportit dhe largimit të tij nga fenomenet e trukimeve që janë një shkatërrim për sportin në tërësi”, - theksoi Hajdari. “Ishte e domosdoshme që të bëhej një ndërhyrje e tillë në kodin penal dhe se duhen luftuar të gjitha ato trukime apo fiksime rezultatesh që nuk pasqyrojnë realitetin. Kryerja e veprës penale që do të klasifikohet tashmë, ajo e shitjes, trukimit apo fiksimit të rezultateve në sport është një shkatërrim për sportin dhe ndaj duhet vlerësuar si një vepër që meriton ndëshkim sipas Kodit Penal”.
HETIMI I NDESHJEVE- “Kryerja e veprës penale që do të klasifikohet tashmë, ajo e shitjes, trukimit apo fiksimit të rezultateve në sport është një shkatërrim për sportin dhe ndaj duhet vlerësuar si një vepër që meriton ndëshkim sipas Kodit penal”, pohoi pëerfaqësuesi i prokurorisë, Hajdari. "Futja e kësaj dispozite në Kodin Penal do të bëjë të mundur hetimin e çdo dyshimi për përcaktimin e rezultateve në garat sportive dhe do të sjellë parandalimin e këtyre fenomeneve, të cilat dëmtojnë rëndë sportin në vendin tonë".
“FAIR-PLAY”- “Hartimi dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë te Bashkimit Evropian ka qenë dhe mbetet një nga detyrat parësore të MTKRS. Në fushën e legjislacionit sportiv ne jemi bazuar në përvojën më të mirë dhe të përparuar ndërkombëtare, duke e përshtatur atë sipas kushteve tona”, - deklaroi zëvendësministri i MTKRS-së, Ekrem Spahia. “Ne jemi të bindur se kjo nismë, që është edhe në kuadrin e bashkëpunimit me UEFA-n dhe FIFA-n për një futboll "Fair -Play", do të ndihmojë për minimizimin e fenomeneve të dëmshme në sport dhe ndëshkimin e personave përgjegjës" - tha zëvendësministri i MTKRS, Ekrem Spahia.
AFERA KORUPTIVE- “Zyra e Mbrojtjes së Qytetarëve sheh të konkretizohet një angazhim i saj i herëshëm. Ne si organizëm kemi mjaft kohë që kemi ngritur zërin dhe kemi denoncuar një mori problemesh që kanë shqetësuar botën e sportit në Shqipëri”, - tha përfaqësuesi i ZMQ, Guri. “Projektligji do të plotësonte një mangësi të dukshme në kuadrin ligjor, duke ndihmuar përpjekjet e të gjitha palëve për të luftuar aferat korruptive në botën e sportit". Futja e kësaj dispozite në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë do të bëjë të mundur hetimin për çdo dyshim të trukimeve në sport dhe do të parandalojë zhvillimin e këtyre fenomeneve shkatërruese në sport dhe do të ndikojë në zhvillimin e një sporti të pastër dhe larg “këmbëve të pista”.
Vakuum ligjor
Në zbatim të detyrave të veta funksionale dhe duke u bashkuar me shqetësimet e arsyeshme të shprehur nga drejtues të klubeve, trajnerë, sportistë, media dhe sportdashës, pas trukimit të disa ndeshjeve, MTKRS-ja ka arritur në përfundimin se është e domosdoshme që të plotësohet një vakum ligjor që egziston në Kodin Penal në lidhje me këtë çështje.
24 amendime
Gjatë vitit 2007, me nismën e MTKRS-së dhe në konsultim me grupet e interesit, Kuvendi i Shqipërisë, më 22 tetor të vitit 2007 miratoi me votat e maxhorancës dhe të opozitës plot 24 amendime në Ligjin “Për Sportin”, të cilat synonin permiresimin e ligjit Nr.9376 të miratuar, më 21 prill 2005.

Josa i kënaqur me Vllazninë në stërvitje
Gjergj KOLA
25-01-2008
Trajneri i kuqebluve Mirel Josa në përgjithësi ka mbetur i kënaqur me përgatitjet e ekipit në Ulqin
Paraqitja e ekipit në ndeshjen miqësore me Mornarin e Tivarit e ka lënë të kënaqur trajnerin Mirel Josa. Pikësëpari, në parametrat fizikë të lojtarëve të tij dhe gjendja e kuqebluve duket mëse optimale 10 ditë përpara rifillimit të kampionatit. Duke qenë kështu, pritet vetëm kompletimi i skuadrës me të gjithë lojtarët dhe si rrjedhojë më pas mund të mendohet më seriozisht në lidhje me ndeshjet zyrtare. Deri atëherë ka edhe një një ndeshje miqësore për t'u luajtur, që do jetë njëkohësisht prova më serioze e përgatitjes së ekipit shkodran. Aq më tepër kur nesër në ndeshjen ndaj Mogrenit të Budvas do të jenë në dispozicion dhe tre lojtarët e kombëtares Teli, Lika e Sukaj. Për këtë të fundit, megjithatë, lajmet vijnë se ai ka dëmtuar kaviljen dhe si rrjedhojë do të duhet të qëndrojë disa ditë pushim. Natyrisht që një lajm i tillë nuk është i mirë për stafin drejtues të Vllaznisë, i cili me treshen Sinani Kaçi Sukaj mendon t'u bëjë sfidë të gjithë ekipeve kundërshtare. Duke qenë kështu, duket se 20-vjeçari shkodran mund të mungojë në ndeshjen e parë me Kastriotin. Në atë sfidë nuk do të jetë as Teli i pezulluar nga komisioni i disiplinës dhe ndoshta edhe Osja që nuk është rikuperuar ende. Kështu, gjërat koklaviten paksa, për më tepër që ende nuk është e qartë edhe nëse sulmuesi kosovar Jusufi, që ka ardhur në provë, do të qëndrojë apo jo. Ky i fundit, në ditët e fundit, ka kaluar një gjendje të rëndë gripale dhe për rrjedhojë nuk ka luajtur në miqësoren e së mërkurës me Mornarin. Sa i takon kosovarit tjetër, Shehu, ai nuk ka bindur shumë, megjithatë stafi drejtues nuk ka pasur shumë nevojë ta provojë gjatë atë, sepse lojtari është larguar vetë nga kampingu i kuqebluve në Ulqin. Në këtë mënyrë, për trajnerin Josa barometri më i mirë i skuadrës që ai drejton ka qenë miqësorja e dy ditëve më parë ndaj modestëve tivaras. Në këtë ndeshje lojtarët kuqeblu janë paraqitur mirë dhe si rrjedhojë në shumë aspekte ka kënaqur dhe të pranishmit në atë ndeshje. "Në aspektin fizik skuadra u duk shumë mirë, po ashtu edhe funksionimi i reparteve ishte në lartësinë e duhur. Për mua ishte një provë e gjendjes reale të skuadrës, megjithatë duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim?," është shprehur Josa. Nesër skuadra pritet të jetë më e plotë në miqësoren e fundit të përgatitores së Ulqinit dhe si rrjedhojë edhe stafi drejtues do ta ketë më të lehtë të shohë gjendjen e skuadrës, një javë para ndeshjes me Kastriotin. Problemet janë të shumta, gjithsesi, sepse merkatoja edhe pse ende nuk është mbyllur, nuk ka sjellë shumë ndryshime në skuadër, megjithëse pritej një gjë e tillë. Jo më kot, pikërisht prej këtij faktori, trajneri Mirel Josa i bën llogaritë me kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion, sepse është i ftohtë në lidhje me ata që mund të vijnë.

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Rikthehet Bogdani, gol Juventusit
Erjon Bogdani i është rikthyer golit teksa ka shënuar te vetmin gol për skuadrën e Livornos në përballjen me Juventusin, ndeshje kjo e mbyllur me shifrat 3-1. Sulmuesi shqiptar është futur në fushë në minutën e 58-të në vend të Diego Tristan, ndërsa në minutën e 78-të ka shënuar golin e tij të parë në këtë sezon, që njëherit është edhe goli i parë me fanellën e Livornos.
Erjon Bogdani i është rikthyer golit teksa ka shënuar te vetmin gol për skuadrën e Livornos në përballjen me Juventusin, ndeshje kjo e mbyllur me shifrat 3-1. Sulmuesi shqiptar është futur në fushë në minutën e 58-të në vend të Diego Tristan, ndërsa në minutën e 78-të ka shënuar golin e tij të parë në këtë sezon, që njëherit është edhe goli i parë me fanellën e Livornos.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
tesh ke ra mrend me kam e tuja: nqs ti je valter fushaj, atehere ka me te gri goldianiakaliptos wrote:kush te tha mor djal per ne greqi per ne shkoder e kisha fjalen.
eh mar shoku tesh na i prishe punet fare nese jan ata kriminela une jam VALTER FUSHAJ
ej kur te bahesh burr ta po jep denime edhe ti tesh je i vogel ala
shika se mduket don me hanger denim te madh ksaj rradh qe shkrun emrat e tjereve pa i pyt ku e din ti se mbajn krahin tan kta????????????
nuk jam tu fol kot, admini vet tha me te dhan nji denim , kuqeblune e njof prej kohesh, ma man anen, sa per goldin e shpjegova ma nalt,
kshuqi banu gati tamarsha
PS: Admin e di se kam dal jasht temet, po dy dite e fundit jan ba tre shlrime gjithsejt kshuqi, ma mire jasht temet se hic
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
1)per njat pun thash se mkishe nxjerr ata garipat ne video e the jan kriminela dmth njaq sa jan ata kriminela jam edhe un valter fushaj.Man in Redblue wrote:tesh ke ra mrend me kam e tuja: nqs ti je valter fushaj, atehere ka me te gri goldianiakaliptos wrote:kush te tha mor djal per ne greqi per ne shkoder e kisha fjalen.
eh mar shoku tesh na i prishe punet fare nese jan ata kriminela une jam VALTER FUSHAJ
ej kur te bahesh burr ta po jep denime edhe ti tesh je i vogel ala
shika se mduket don me hanger denim te madh ksaj rradh qe shkrun emrat e tjereve pa i pyt ku e din ti se mbajn krahin tan kta????????????
nuk jam tu fol kot, admini vet tha me te dhan nji denim , kuqeblune e njof prej kohesh, ma man anen, sa per goldin e shpjegova ma nalt,
kshuqi banu gati tamarsha
PS: Admin e di se kam dal jasht temet, po dy dite e fundit jan ba tre shlrime gjithsejt kshuqi, ma mire jasht temet se hic
2)tesh sa dit e nuk e pash njerin prej kyte qe kishe shkru ti me dal zyrtarisht me me dhan denimin kshu qe prep ti flet ne emer te tjereve.
3)se kush ta po e han denimin e kush ta po e pagun do tregojn ditet ne vazhdim.
4)ska ma
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
tamarrsha mos e dredh punen, se e dina se je "agjent" i valterit ktu
sa per ate punen qe tesh sa dite nuk po te jep kush denim, ata nuk kan kohe si puna jeme e jote me ca kapalla, kan pune
banu gati, se ne ditet ne vazhdim kam me ta krise denimin, kam hall me shpejtu sa nuk asht aleati jot v1991 ktu

- Mysafir i Rrespektum
- Posts: 503
- Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
- Location: TR 1920 A
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Huligan
- Posts: 174
- Joined: Sat, 22 Sep 2007 , 12:52
- Contact:
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
po po zyrtare. e dha italia1 edhe siti www.controcampo.tv.GOLDIAN wrote:a asht zyrtare?KRENARIA KUQ e BLU wrote:PALERMO BLEN SHQIPTARIN EDGAR CANI!
ju prift e mara ishalla
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Futboll
Bullgarët japin 50 mijë euro për Malindin, Xhani thotë ende “jo”
31 Janar Sllavia e Sofjes është gati t’i ofrojë Partizanit 50 mijë euro për kartonin e sulmuesit Enco Malindi, megjithatë drejtuesi i Partizanit, Albert Xhani, nuk e pranon një shumë të tillë. Burime pranë tij bëjnë të ditur se numri 1 i të kquve ka kërkuar të paktën 25 mijë euro për kartonin e futbollistit.
Bisedimet – Dje mbasdite drejtuesit e skuadrës së Sofies kanë pasur një bisedë me presidentin e kuq duke i paraqitur ofertën e tyre. “50 mijë euro në dorë. Malindi do të ketë një kontratë për dy vite gjysëm. Në rast se shitet, Partizani do të përfitojë 38% të shumës”. Xhani u ka kërkuar 250 mijë euro në dorë, por për bullgarët kjo shifër ka qenë e padiskutueshm.
Lojtari – vetë Malindi ka pranuar kushtet e Sllavias dhe ka mbetur i kënaqur nga fakti që do të luajë jashtë Shqipërisë. Dje lojtari sërish ka telefonuar presidentin duke i kërkuar të mendohet për këtë lëvizje por ky i fundit sërish nuk ka hequr dorë nga e tija. Malindi, sipas burimeve pranë tij duket shumë i mërzitur nga fakti që kjo tratativë nuk ka përfunduar.
Xhani – për gazetën “Sport Ekspres” Xhani dje ka deklaruar se: “Të gjithë këto janë të vërteta, dhe besoj se bëj mirë sepse unë mendoj se lojtari ynë vlen më shumë. Ne kemi shanset tona ta shesim vetë futbollistin dhe të dy palët, si ne dhe ai, të përfitojë më shumë. Megjithatë edhe kaq mendoj se është një përgjigje e mirë për ata që thonë se Malindi nuk vlen”.