E fundit / Hans Krankl trajneri i ri i Shqiperise?!

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

E fundit / Hans Krankl trajneri i ri i Shqiperise?!

Post by Edmond-Cela » Mon, 24 Dec 2007 , 02:37

ImageAri Haan, gjithashtu konsiderohet i mundshem


Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka ka perfunduar udhetimin e tij dy ditor ne Austri dhe gjithashtu ka perfunduar edhe misionin e tij per te percaktuar se cili do te jete trajneri i ardhshem i kombetares se Shqiperise. I shoqeruar nga zv. presidenti Kasmi, Duka ka zhvilluar takime te ngrohta me dy kandidaturat holandezin Ari Haan dhe austriakun Hans Krankl. Gjithashtu i pranishem ne bisedime ka qene edhe avokati i njohur Skender Fani, ndermjetesi i kontakteve qe presidenti i FSHF-se ka patur me dy kandidaturat. Pas perfundimit te bisedimeve dhe largimit te delegacionit shqiptar nga Viena drejt vendlindjes, mesohet se kandidatura kryesore eshte Hans Krankl, i cili duket sikur permbush kushtet e vendosura nga drejtuesit e federates, duke patur parasysh eksperiencen e tij si trajner dhe afirmin e tij ne arenen nderkombetare, qe ndihmon shume sidomos pas nivelit qe kombetarja jone ka paraqitur ne ngritje me lojerat e saj (perjashta dy takimet e fundit). Dihet sa e rendesishme eshte per drejtuesit e federates qe ne krye te postit drejtues teknik te kombetares Shqiptare te vihet nje trajner qe te pakten te jete ne gjendje qe ruaje nivelin aktual dhe ta ngreje akoma me siper suksesin e ekipit kombetar. Padyshim, nga dy kandidaturat e mbetura, Krankl eshte thuajse me i pershtatshmi. Megjithate, ndonese Krankl eshte me i mundshem per tu perzgjedhur si personi qe do te drejtoje kombetaren shqiptare gjate eliminatoreve te Boterorit 2010, nuk duhet eliminuar edhe kandidatura tjeter e Hollandezit Ari Haan, me te cilin bisedimet kaluan kenaqshem, por ne shume drejtime Krankl duket si personi qe eshte me i pershtatshem per drejtimin e kombetares sone. Te dy kandidaturat, priten te rikthejne nje pergjigje rreth disa kushteve dhe kerkesave qe ishin paraqitur ne bisedimet e zhvilluara mids paleve dhe pas pergjigjes se tyre, pritet edhe vendimi perfundimtar i presidentit Armando Duka per te percaktuar perfundimisht trajnerin e ri qe mendohet te jete Hans Krankl

albaniasoccer
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Mon, 24 Dec 2007 , 15:14

mos gabohem haan asht ish lojtar i ajax po ky kranl kush a?

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 24 Dec 2007 , 18:59

Krankl asht austriak.Si trajner asht bojagi i ndigjum.Por per mu problemi ma i madh i komtares asht Federata e ja trajneri.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply