Merkatoja e Janarit

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Merkatoja e Janarit

Post by Edmond-Cela » Fri, 14 Dec 2007 , 23:40

Nedoviç, pikesynimi i Vllaznise per mesfushen
Konsiderohet nje nga emrat e mundshem per t’u veshur kuqeblu ne merkaton e janarit. Shkodranet e kane studiuar prej kohesh dhe ardhja e tij mund te jete nje realitet. Nedoviç, nje futbollist nga Mali i Zi i cili pak vite me pare ka luajtur edhe me Partizanin e Beogradit ne kohen kur kjo skuader drejtohej nga gjermani Lotar Mateus. Ai luan si mesfushor organizator, eshte 29 vjeç dhe mendohet te zgjidhe problemin me te rendesishem qe ka Vllaznia aktualisht ne qender te mesfushes.
Ende nuk mund te thuhet asgje me saktesi firmosja e ndonje kontrate me te pasi me pare duhet biseduar dhe pare nga afer. Ne fakt kete sezon shkodranet u duk se hoqen dore nga malazezet, “dashuria” me te cilet vazhdonte prej vitesh. Duhet thene se Nikolla Vukçeviç, nje mbrojtes i cili sezonin e kaluar luajti ne Shkoder, po ben nje paraqitje shume te mire ne rradhet e Buduçnostit. Ai madje diten e enjte ka shenuar per skuadren e tij ne derbin me Zeten, e cila eshte ndjekur nga afer edhe nga mbrojtesi i Vllaznise Suad Lici i cili ndodhej per kurim ne kryeqytetin malazez. Fill pas kesaj ndeshjeje behet e ditur se Vukçeviçit i ka mberritur ftesa nga ana e trajnerit te kombetares se Malit te Zi per te qene pjese e skuadres kombetare ne grumbullimin e rradhes.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 14 Dec 2007 , 23:46

Vllaznia: Tirane, larg duart nga Sukaj!
Ditet e fundit lajme te ndryshme kane qarkulluar ne lidhje me nje interesim te mundshem te skuadres se Tiranes per sulmuesin e Vllaznise Xhevahir Sukaj. Madje dje eshte aluduar edhe per nje nderrim “koke per koke” me sulmuesin bardheblu Abazaj dhe ne shkrime te caktuara flitej per nje nisje bisedimesh mes klubeve per kete çeshtje. Por ai qe i ka dhene nje pergjigje gjithe kesaj zhurme te krijuar ka qene presidenti i Vllaznise Valter Fushaj i cili i pyetur ne lidhje me kete çeshtje ka thene: “Personalisht nuk kam asnje dijeni per nje çeshtje te tille. Madje eshte hera e pare qe po e degjoj se mund te nderrojme Sukajn me Abazajn. Di te them se as nuk eshte biseduar dhe as nuk do te bisedoj per nje gje te tille”. Pergjigja duket e qarte njekohesisht edhe e prere. Qe do te thote se 20 vjeçari shkodran ndjehet mire ne Shkoder dhe nuk ka pse te kerkohet nje nderrim me nje lojtar tjeter i cili nuk eshte duke luajtur aktualisht tek Tirana. Drejtuesit e Vllaznise ne te vertete jane duke menduar per te gjetur edhe nje tjeter sulmues cilesor ne merkaton e janarit dhe vete ky fakt e hedh poshte ne menyre kategorike nderrimin e ketyre lojtareve sepse shkodranet nuk do perfitonin asgje ne kete mes. Duke qene keshtu duket qarte se kuqeblute do e mbajne “te shtrenguar” fort “Xhevahirin” e tyre dhe kesisoj bardheblute nese deri tani kane patur nder mend t’i bejne planet me te qe nga janari i ardhshem, duhet te nderrojne mendje. Kjo duket shume qarte edhe ne vazhdimin e deklarates se presidentit Fushaj i cili me nje ton shume te prere shton: “Sukaj nuk do shkoje as tek Tirana dhe as tek asnje skuader tjeter e kampionatit shqiptar. Nese behet fjale per te levizur, kjo mund te ndodhe vetem nese ai shkon ne ndonje skuader te huaj, madje vetem ne ndonje skuader me emer sepse ndryshe do qendroje tek Vllaznia”. Bardheblute e kane te qarte tashme: sulmuesi shkodran nuk do mberrije tek ata as ne formen e kembimit por as edhe te blerjes. Kjo ngaqe vete skuadra e presidentit Fushaj ka ende ambicje per te pretenduar fitimin e trofeve dhe duke qene keshtu, ajo nuk do bente kurre marrezira per te dobesuar veten dhe fuqizuar rivalet e saj. Pas nje fillimi jo te mire te kampionatit, Sukaj ne ndeshjet e fundit i eshte rikthyer formacionit dhe po luan nje rol te rendesishem ne lojen e kuqebluve. Ai ka shenuar ndaj Elbasanit, ka goditur traversen ndaj Dinamos dhe shenoi nje gol me Partizanin i cili u anullua dhe kjo shkaktoi shume polemika ditet e fundit. eshte vetem 20 vjeç (i ka mbushur ne fillim te tetorit) dhe e ardhmja duket e sigurt per nje karriere te suksesshme. Kuptohet objektivi eshte jashte vendit dhe per kete Rudi Vata prej kohesh e ka vene ne “shenjester”. Kontrata e tij aktuale me Vllaznine mbaron ne fund te sezonit dhe deri atehere nuk dihet si kane per te rrjedhur gjerat. Nje gje eshte e sigurte: ai nuk do shkoje tek Tirana ne janar.
Gjergj KOLAtar nisur nga te dhenat qe disponon.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 15 Dec 2007 , 00:10

kjo mosha e Nedoviç duket pak e madhe po ishalla na del si puna e Peiçit te dinamos.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 15 Dec 2007 , 21:35

Un kisha marre edhe Milen e dinamos.Nji nuk asht tuj lujte hiç edhe asht i pakenaqun edhe asht lojtar qe i lun tana pozicionet,prej mrojtjes deri te sulmi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 18 Dec 2007 , 22:47

Jam interesu para da ditve per Nedovic, pa une skam pa kund ndonji lojtar qe ka lujt me Partizanin e Beogradit kur ka kene Matheus tranjer....
Mile nuk asht i keq, pa ne na duhet nji organizator me eksperience edhe i afirmum pasi ska ma kohe per prova!!
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Wed, 19 Dec 2007 , 18:12

Mesfushori i Vllaznisë dhe i Shpresave, Gilman Lika ka shumë mundësi të largohet jashtë Shqipërisë gjatë merkatos dimërore. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit shkodran, Rudi Vata gjatë një komunikimi telefonik me “Albania-sport”-in. “Jam duke trajtuar mesfushorin Gilman Lika dhe sulmuesin Xhevair Sukaj”, - tha Vata, i cili ndodhej në Itali për disa kontakte me drejtues të klubeve italiane për disa nga lojtarët e tij jo shqiptarë. “Për Likën janë disa opsione shumë të mira. Njëra nga këto është Slavia e Sofjes. Ata e kërkojnë me këmbëngulje. Një mundësi tjetër e mirë është Legia e Varshavës në Poloni. Të dyja klubet përmes menaxherëve të tyre kanë shfaqur interes dhe për momentin duke detajuar disa çështje që kanë të bëjnë me praktikat e transferimit. Lika është një djalë me të ardhme dhe për më tëpër është një lojtar shumë punëtor. Një tjetër mundësi është edhe kampionati belg, të cilave u kam përcjellë edhe të dhëna të tij”. Gilman Lika, ka shënuar një gol gjatë këtij sezoni kundër Flamurtarit në barazimin 1-1 në javën e 9-të të Superligës.

E Merkure, 19 Dhjetor 2007

Edhe kete mangut, me na ik Lika e Sukaj atehere vec me shpresu mos me ra nga kategoria. Lika asht lojtare shume i mire edhe ky si Sukaj me te ardhme edhe ishalla i prihet mbare por atehere ne na duhen 3-4 blerje cilesore qe asht shume e veshtire me i gjet kshtuqe Vllaznia ti thojne lamtumire cdo objektivit per kyt sezon.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 19 Dec 2007 , 18:19

un i uroj likes dhe sukes nji karriere sa me te sukseshme, se sa per vllaznine u pa kjo pune

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Wed, 19 Dec 2007 , 19:51

vllaznia1919 wrote:Un kisha marre edhe Milen e dinamos.Nji nuk asht tuj lujte hiç edhe asht i pakenaqun edhe asht lojtar qe i lun tana pozicionet,prej mrojtjes deri te sulmi.
naqe jam shume dakord me ty , e kam pa ne disa ndeshje dhe me ka pelqy fort, ma duk taman si dikur aj Jarni i kroacis...njashtu asht mundet me i lujt tana pozicionet. Per mu do kishte ken nji goditje e bukur e Janarit
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 25 Dec 2007 , 22:56

Malazezi Llukovac ne prove tek kuqeblute

Paraditen e djeshme ne stervitje me ekipin e Vllaznise eshte bashkuar edhe futbollisti nga Mali i Zi Ramiz Llukovac. I sugjeruar nga menaxhere te pertej kufirit, ky lojtar do qendroje deri pas ndeshjes me Tiranen ne stervitje me kuqeblute dhe kjo do jete edhe prova e tij. Ai eshte 26 vjeç, i gjate 1.88 m dhe luan ne postin e mesfushorit te djathte. Aktivizohet per momentin me ekipin vendas te Rudarit qe mban vendin e trete ne kampionatin malazez dhe deshira e tij eshte te “nderroje strehe”. Per kete arsye ka pranuar te vije per prove tek Vllaznia ku do jete stafi drejtues ai qe do jape vendimin per te. Ne pamje te pare duket se kemi te bejme me nje lojtar te papergatitur mire fizikisht ngaqe kohet e fundit ka patur disa probleme me demtimet por kjo nuk eshte ndonje problem i madh pasi kampionati shqiptar tashme nderpritet dhe ne janar skuadrat zhvillojne fazat pergatitore ku mund te rriten parametrat fizike
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 26 Dec 2007 , 15:29

Si do te jet kja pune qe gjithmone vijna lojtar te papergatitun fizikisht prej jashte????????????O kan ken te vrame ose nuk jane aktivizu kta koht e fundit.Leni mar plehnat e kampionateve te tjera e merrnu me lojtar shqiptar.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 28 Dec 2007 , 04:37

vllaznia1919 wrote:Si do te jet kja pune qe gjithmone vijna lojtar te papergatitun fizikisht prej jashte????????????O kan ken te vrame ose nuk jane aktivizu kta koht e fundit.Leni mar plehnat e kampionateve te tjera e merrnu me lojtar shqiptar.
:lol: :lol:
ti duhesh me ken krenar naqe qe vijne te na
se e kane kthy vllaznine si palester forcet :P
6 muj a nje vit kontrate edhe bajne stervitje dhe marrin lek :cry:
:roll: ku po na con valter :roll:

p.s me me fal sante po spo mund flej hic
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Dec 2007 , 18:45

Si kamion zhumilesh jena ba.Tuj mledhe plehnat e europs.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 29 Dec 2007 , 14:13

Perveq Miles,teshasht edhe nji munsi tjeter:Progni!Ka ba fjale me Partizanin edhe Xhani thohet qe e ka perjashtu.Per mendimin tem sa marrim plehnat e Malit te Zi me dy lojtar si Mile e Progni kishim ken ne rregull ne mesfushe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 30 Dec 2007 , 20:05

Une kam nigju fjal shume te mira per Prognin, pa sma merr mendja se e lshon Xhani kollaj.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Dec 2007 , 20:23

Ti thuj se kap valoja,se jan lshu elbasani e besa me e marre.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 06 Jan 2008 , 13:00

E fundit / Bejzade mund të rikthehet tek Vllaznia ?

• Arusha verdhe-blu, mund të ndryshoj ambientë në merkaton e Janarit


Image

Zërat e merkatos e dërgojnë golëshënuesin më të mirë të Elbasanit Skerdi Bejzade në ekipin e Vllaznisë. Një faktë i tillë është pohuar dhe nga drejtues të skuadrës veriore. Kjo lëvizje do të realizohet nëse talenti shkodran Sukaj, do të largohet nga skuadra për të vazhduar karierën e tij jashtë vendit. "Arusha" verdh e blu siç thirret nga tifozët elbasanas kohët e fundit ka pasur probleme me trajnerët dhe kjo do jetë ajo që do ndikojë më shumë në këtë lëvizje.

Astrit Kurti
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

LuAnIBarDhEKalTer
Huligan
Huligan
Posts: 174
Joined: Sat, 22 Sep 2007 , 12:52
Contact:

Post by LuAnIBarDhEKalTer » Sun, 06 Jan 2008 , 15:05

Edmond-Cela wrote:E fundit / Bejzade mund të rikthehet tek Vllaznia ?

• Arusha verdhe-blu, mund të ndryshoj ambientë në merkaton e Janarit


Image

Zërat e merkatos e dërgojnë golëshënuesin më të mirë të Elbasanit Skerdi Bejzade në ekipin e Vllaznisë. Një faktë i tillë është pohuar dhe nga drejtues të skuadrës veriore. Kjo lëvizje do të realizohet nëse talenti shkodran Sukaj, do të largohet nga skuadra për të vazhduar karierën e tij jashtë vendit. "Arusha" verdh e blu siç thirret nga tifozët elbasanas kohët e fundit ka pasur probleme me trajnerët dhe kjo do jetë ajo që do ndikojë më shumë në këtë lëvizje.

Astrit Kurti
PER MUA ESHTE TURP QE VLLAZNIA TE MARRI KETE "ARUSHEN"....
SHKODRRA KA TALENTE E ESHTE TURP QE VENDIN ATYRE TALENTEVE TJA ZEJNE LOJTAR PA VLERE SI PUNA E BEJZADES....
Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 06 Jan 2008 , 16:06

Talentet shkodrane, gjithnjë të kërkuar




Dy lojtarë shkodranë kanë qenë prej dy‑tre vitesh titullarë të formacionit të Vllaznisë dhe aktivizimi me sukses në radhët e saj i ka bërë futbollistë tepër të kërkuar në merkato. Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika kanë qenë jo pak të shqetësuar kohët e fundit nga ofertat e ardhura në adresë të tyre si nga brenda, ashtu edhe jashtë vendit, prandaj janë në qendër të vëmendjes. Kuptohet që gjithkush e ka të qartë se Shkodra nxjerr lojtarë me të cilët mund të krenohesh. Përveç të tjerash, ky fakt është një e ardhur e mirë financiare edhe për klubin "Vllaznia", i cili vitet e fundit po aplikon një metodë të shkëlqyer pune me firmosjen e kontratave afatgjata me elementët e perspektivës. Lançimi i tyre në kampionat bën që atyre t'u hapet rruga për të vazhduar karrierën në një skuadër të njohur jashtë vendit. E nëse Sukaj e Lika po bëhen gati për të bërë kapërcimin e madh, dy të tjerë kanë filluar të rriten te Vllaznia. Janë 16‑vjeçarët Hasani e Bala, të cilët që tani janë vënë nën urdhrat e Josës dhe që nesër mund të bëhen lojtarë të rëndësishëm për çdo ekip.
Kosovari Nallbani, ofertë nga Vllaznia

Në kuadrin e përpjekjeve të drejtuesve të Vllaznisë për të plotësuar radhët e ekipit me lojtarë cilësorë, është përfshirë edhe mundësia për të marrë kosovarin që ka luajtur me Elbasanin, Ilir Nallbanin. Ky futbollist, siç dihet, prej një sezoni e gjysmë ka luajtur në Elbasan dhe tashmë i ka mbaruar kontrata. Pikërisht ky fakt, të qenit lojtar i lirë, i ka nxitur shkodranët t'i bëjnë një ofertë. Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit kanë arritur të kontaktojnë me të gjatë këtyre ditëve që ai ka qenë me pushime pranë familjes së tij në Pejë. Ndërkohë, lojtari e ka pritur me interes këtë ofertë, megjithatë nuk ka kthyer asnjë përgjigje, ngaqë është duke u menduar mirë për të ardhmen e tij. Siç bëhet e ditur, ai ka marrë oferta edhe nga dy skuadra të tjera të kampionatit shqiptar, po ashtu ka oferta edhe nga jashtë. Ky lojtar njihet mirë nga ana e zëvendëstrajnerit të Vllaznisë, Armand Cungu, por edhe portierit Grima, që nga koha kur ata kanë luajtur në kampionatin kosovar.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 06 Jan 2008 , 20:20

Un kisha marre ma pare Klevis Dalipin sesa Bejzaden.
Progni ka firmose me Besen. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Ky karajfili jone merret me sakatat e Malit te Zi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 06 Jan 2008 , 22:13

Bejzade sna duhet gja, skena nevoje per oratora.
Gjynah per Prognin, pa kam frike se Xhani ka me ja nxjerr ndoj klecke, se nuk i lshon kollaj lojtart aj.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply