Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Vllaznia: Na duhet edhe një sulmues tjetër
Largimi enigmatik i Abilios dhe shanset e pakta që ai të kthehet, i kanë detyruar drejtuesit e Vllaznisë ta përqendrojnë vëmendjen e merkatos së tyre te gjetja e një sulmuesi të mirëfilltë. Për këtë arsye ata janë duke kërkuar për një lojtar të tillë, megjithëse ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Me përjashtim të Sinanit, në skuadër tashmë nuk ka asnjë lojtar tjetër sulmues me përvojë. Në organikën aktuale të kuqebluve vëren edhe emrat e të rinjve Sukaj dhe Cani, të cilët megjithëse konsiderohen si lojtarë me shumë perspektivë, sërish nuk mund të marrin përsipër rolin e titullarit në një sezon kaq të gjatë prej më tepër se 40 ndeshjesh. Për këtë arsye, ajo për të cilën janë duke menduar shkodranët është gjetja e një lojtari me përvojë. Burime pranë klubit "Vllaznia" bëjnë të ditur se pista më e mundshme është ajo e futbollit jugosllav. Po shikohet mundësia për të gjetur ndonjë lojtar nga skuadrat serbo-malazeze. Një i tillë ishte edhe Nenad Vukeviç, i cili u provua edhe në ndeshjen e kontrollit të pasdites së djeshme, por pa arritur të japë ndonjë gjë të veçantë. Megjithatë, te Vllaznia po presin ende një informacion më të saktë në lidhje me të ardhmen e brazilianit Abilio. Pasi janë deklaruar në media për vendosmërinë e tyre për të mos lejuar largimin e këtij sulmuesi pa mbaruar kontrata, drejtuesit e Vllaznisë po presin ende ardhjen e tij. Kuptohet, me pagesën që ai ka patur me kuqeblutë (ka qenë ndër më të mirat në skuadrën shkodrane) mund të gjendet fare lehtë një zëvendësues i denjë për të. Gjithnjë sipas burimeve tona, në rast se konfirmohet përfundimisht mosardhja e Abilios, preferencat janë që zëvendësuesi i tij të jetë një lojtar shtatëlart dhe potent, i cili do ta ndihmonte shumë skuadrën në lojën në ajër. Duke e gërshetuar lojën e tij me atë të Sinanit, natyrisht që do të krijohej një dyshe shumë kompakte, e cila do ta kompletonte më së miri njëri?tjetrin. Megjithatë, presidenca e klubit duket qartë se ende nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare në lidhje me skuadrën që kanë në plan të ndërtojnë për sezonin e ri. Kjo duke e marrë edhe repart për repart. Siç është bërë e ditur, në planet e drejtuesve kuqeblu është edhe rikthimi i Albert Kaçit, apo dhe marrja e Skerdi Bejzades. Të dy këta lojtarë, ndonëse nuk janë sulmues të mirëfilltë, sërish sëbashku me Sinanin do të plotësonin një treshe për t'u patur zili. Ndërkohë, e reja tjetër e Vllaznisë është se gjatë këtyre ditëve është duke u stërvitur me të edhe Leonard Pema, një lojtar i ri shkodran që vitet e fundit është aktivizuar në ekipet amatore të Torinos. Një nga veçoritë e këtij lojtari duket se është shpejtësia dhe mbase, gjithnjë nëse e kalon "provën Haxhiosmanoviç", mund të jetë një plus më tepër për skuadrën kuqeblu. Megjithatë, ajo që pritet është kompletimi i skuadrës sa më shpejt me lojtarët e duhur dhe më pas të shikohet edhe ndonjë mundësi e fundit për një lëvizje kyçe në merkato para se të mbyllet afati i saj.

Sinani, kapiten edhe përkthyes i "Dedës"
Një tjetër funksion i ri tashmë për lojtarin?lider të Vllaznisë, Vioresin Sinani. Pas largimit të Suad Licit drejt Azerbajxhanit, menjëherë shiriti i kapitenit ka kaluar në krahun e sulmuesit të njohur. Por përveçse ai është ribërë kapiten i kuqebluve, Viori prej disa ditësh është duke kryer edhe detyrën e përkthyesit të trajnerit Haxhiosmanoviç. Njohja prej tij e gjuhës serbo-kroate, që nga periudha kur ka luajtur për Varteks të Varazhdinit, e ka bërë atë që të flasë lirshëm edhe me "Dedën". Kjo ka mjaftuar që ky i fundit sa herë që ka nevojë të flasë para skuadrës, kryesisht për terma teknikë, apo skema të ndryshme, ai të kërkojë ndihmën e Sinanit, detyrë të cilën sumuesi me numër 9 është duke e kryer më së miri.

Miqësorja me Zetën, prova gjenerale
Prej kohësh është caktuar miqësorja që do të zhvillohet në Zetë të Malit të Zi mes skuadrës vendase me të njëjtin emër dhe ekipit të Vllaznisë. Kjo ndeshje, e siguruar nga ana e trajnerit Haxhiosmanoviç, do të jetë testi më i mirë i kuqebluve për të parë se në çfarë pike kanë shkuar me kompletimin e skuadrës dhe ku janë defektet që duhen riparuar. Ajo do të zhvillohet më datë 30 korrik dhe deri atë ditë mendohet që skuadra të jetë kompletuar në njëfarë mënyre. Me të priten të bashkohen edhe Teli, Belisha, Osja dhe Kaçi, që aktualisht janë pjesë e Elbasanit në kupën UEFA, si dhe ndonjë lojtar tjetër. Duke patur një formacion përgjithësisht të kompletuar, Vllaznia do të bëjë provën gjenerale të saj para një skuadre si Zeta, përfaqësuese e futbollit serbo?malazez në kupën UEFA.

Kuqeblutë, kërkesë KE-së për faljen e "Dedës"
Gjatë paradites së djeshme, drejtues të klubit "Vllaznia" kanë hartuar dhe përpiluar një kërkesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për heqjen e dënimit ndaj trajnerit të tyre Dervish Haxhiosmanoviç. Si dihet, trajneri aktual i kuqebluve vazhdon të jetë i penalizuar edhe pas vendimit të Komisionit të Apelit, i cili e uli dënimin e tij nga dy në një vit. Por shkodranët kanë ndër mend ta mbrojnë deri në fund njeriun që kanë zgjedhur për ta drejtuar skuadrën e tyre për sezonin e ri, aq më tepër kur dënimi ndaj tij është dhënë pasi ai kishte firmosur edhe kontratën zyrtare me Vllazninë. Sekretari i klubit shkodran Ismet Hoxha bën të ditur se klubi që ai drejton do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për faljen e "Dedës", ngaqë rasti i tij është i paprecedentë, pasi trajneri nuk është përgjegjës për lëvizjet e sportistëve.

Vllaznia, "humbet" kosovari Jakupi
Pritej që ai të ishte në stërvitje me kuqeblutë gjatë kësaj jave, por Jeton Jakupi nuk është bërë i gjallë. Ai të dielën që kaloi i ka lajmëruar drejtuesit e Vllaznisë se do të shkonte për një problem familjar në Kosovë dhe do të kthehej sërish, por kjo nuk ka ndodhur. Në këtë mënyrë, shanset që ai të kthehet janë të pakta dhe duket se kuqeblutë duhet t'i bëjnë planet pa këtë lojtar, apo dhe Driton Islamin, kosovarin tjetër që ishte menduar të vinte për t'u provuar te Vllaznia.

Për brazilianin Abilio në klubin "Vllaznia" askush nuk mund të të thotë gjë në lidhje me çështjen e tij. Lojtari brazilian, që nuk ka preferuar të bashkohet me shkodranët, ndonëse ka një kontratë me ta në fuqi deri në qershor të vitit 2006, thuhet të jetë duke u munduar të luajë në kampionatin grek me një skuadër të kategorisë së tretë. Klubi shkodran para pak ditësh pati deklaruar se do t'i shkojë në fund kësaj çështjeje, për të mos e lejuar sulmuesin të luajë me asnjë skuadër tjetër dhe për këtë është bërë e ditur se po interesoheshin për të mësuar të vërtetën në lidhje me këtë çështje. Por deri dje në zyrat e klubit shkodran nuk është mësuar asgjë e re nga ky front dhe duket se do të pritet vetëm afrimi i fillimit të sezonit futbollistik në shtetin fqinj për të mësuar nëse Abilio do të tentojë të luajë për ekipin e Rodosit, apo jo. Nëse ndodh kështu, patjetër që ai do të ketë nevojë edhe për kartonin e transferimit nga Vllaznia, i cili vështirë t'i jepet.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Sot, stërvitja e fundit në Shkodër
Për ekipin e Vllaznisë sot do të jetë seanca e fundit stërvitore që do të zhvillojë në qytetin e tij para se të largohet për në Mal të Zi. Drejtues të skuadrës bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë vetëm një seancë, ngaqë pasdite do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë e kontrollit, që do të jetë njëkohësisht edhe testi i fundit i seleksionimit për lojtarët e rinj të afruar pranë skuadrës ditët e fundit. Ajo do të zhvillohet në orën 18:00 sërish në stadiumin "Loro Boriçi" dhe pritet të ndiqet sërish nga shumë sportdashës shkodranë. Vetëm pas kësaj ndeshjeje testuese përfundimisht do të mësohen edhe emrat e atyre që do jenë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2005 2006.

- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
- Tifozi Kuq e Blu
- Antar
- Posts: 11
- Joined: Fri, 15 Jul 2005 , 20:29
- Location: U.S.A
Formacioni i mundshem
------------------------------------Shehu------------------------------------------
-------------Ndreka----------Teli-----------Radusinoviç---------Çetkoviç-------
-------------Ahi (Doçi)---------Patushi----------Belisha---------Kapaj----------
------------------------------Sinanin--------Kuli (Sulejmani)---------------------

Last edited by Tifozi Kuq e Blu on Sat, 27 Aug 2005 , 17:39, edited 4 times in total.
- Tifozi Kuq e Blu
- Antar
- Posts: 11
- Joined: Fri, 15 Jul 2005 , 20:29
- Location: U.S.A
Kuqeblutë, gati miqësoret e përgatitores
Stërvitja e ekipit shkodran do të jetë e kushtëzuar gjatë këtyre ditëve edhe nga shumë ndeshje miqësore. Këtë e ka premtuar edhe vetë trajneri i këtij ekipi Dervish Haxhiosmanoviç, i cili gjatë ditëve të fundit është marrë shumë edhe me rregullimin e këtyre miqësoreve, ku kryesisht do të jenë kundër ekipeve malazeze. Pritet që kundërshtarë të Vllaznisë të jenë ekipe të njohura të këtij vendi, si Zeta, me të cilën do të ndeshet më datë 30 korrik, apo Buduçnost dhe ekipe të tjera. "Kemi programuar zhvillimin e shumë ndeshjeve miqësore gjatë periudhës së qëndrimit në Mal të Zi, pasi vetëm përmes këtyre ndeshjeve do të përcaktojmë më qartë edhe formën e secilit lojtar dhe gjendjen e ekipit," -ka thënë "Deda".
Vllaznia zgjedh Gllava Zeten para Cetinjës
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur shumë ekipe shqiptare zgjidhnin qytetin malazez të Cetinjës për të zhvilluar fazat e tyre përgatitore, sivjet po ndodh më ndryshe. Pas Dinamos, këtë qytet e ka refuzuar edhe Vllaznia. Para pak ditësh disa prej drejtuesve të skuadrës shkodrane kanë inspektuar pikërisht këtë qytet, por ndërsa kanë mbetur të kënaqur me kushtet që ofronte "Grand Hotel", nuk ka ndodhur kështu me fushën ku ekipi do të stërvitej. Gjendja e saj ishte mjaft e rënduar, duke mos qenë aspak e përshtatshme për stërvitje normale. Duke qenë kështu, drejtuesit e Vllaznisë kanë parë edhe një vend tjetër, ose më mirë një qendër sportive në vendin e quajtur Gllava Zete, rreth 30 km larg kryeqytetit Potgorica. E ndërtuar në një vend të veçuar, kjo qytezë, gjënë më të mirë të saj kishte fushën sportive dhe për rrjedhojë edhe drejtuesit e Vllaznisë kanë vënë pikërisht gishtin në këtë vend për akomodimin e ekipit të tyre. Problem do të jetë vetëm hoteli, i cili me një kapacitet jo të madh, do të kërkojë sistemimin e skuadrës në dy vende të ndryshme.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Vllaznia, në Mal të Zi edhe 5 futbollistët e rinj
I janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së presidentit Çela për t'u bashkuar me skuadrën në stërvitje pesë futbollistët e rinj që e braktisën atë një ditë më parë. Për momentin duket se janë mbyllur mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit, për sa i takon firmosjes së kontratave 5-vjeçare që ata duhej të firmosnin. I pari që e ka thyer "akullin" ka qenë Alsid Tafili, mesfushori 18-vjeçar, i cili është bashkuar me ekipin në Gllava Zete që të hënën pasdite. Ndërkohë burime pranë skuadrës bëjnë të ditur se të njëjtën gjë kanë bërë dje edhe 4 sportistët e tjerë të rinj, Sukaj, Cani, Lika dhe Tërmeti. Në këtë mënyrë është mbyllur edhe ajo mosmarrëveshje e lindur mes palëve dhe skuadra tani duket më e plotë.
Gjergj Kola

Kuqeblutë e nisin me fitore miqësoret
Në ditën e dytë të qëndrimit në tokën malazeze shkodranët e Vllaznisë kanë nisur menjëherë nga ndeshjet miqësore. Ashtu siç kishte premtuar trajneri Haxhiosmanoviç, ato do të jenë të shumta në tre javët e qëndrimit në Mal të Zi. Kështu, ndeshja e parë miqësore është zhvilluar të martën pasdite në Cetinjë, ku përballë Vllaznisë ka qenë ekipi i Deçiçit të Tuzit. Ndeshja është fituar me rezultatin 2-1 nga kuqeblutë, por loja duhet pranuar që nuk ka qenë shumë bindëse. Autorë të golave për shkodranët kanë qenë Sinani në minutën e 5-të, ndërkohë që ka barazuar Razmatoviç në minutën e 55-të dhe goli i fitores për Vllazninë është shënuar nga Cani në të 75-ën. Në këtë miqësore të parë trajneri Haxhiosmanoviç ka aktivuar të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion. Në pjesën e parë ai ka hedhur në fushë atë që mund të quhet formacioni i parë, me Shehin, Hotin, Radusinoviçin, Doçin, Çetkoviçin, Ahin, Radonjiçin, Kapajn, Mashin, Kuçin dhe Sinanin. Ndërsa në të dytën i është lënë hapësirë të rinjve të tjerë, ndër të cilët figurën më të mirë e ka bërë Canim që ka shënuar një gol shumë të bukur dhe Tafili që ka demostruar aftësi të mira në organizimin e lojës. Ndërkohë dje pasdite ekipi ka zhvilluar edhe një ndeshje tjetër. Përballë saj ka qenë ekipi i Petrovacitm edhe ky pjesmarrës në kategorinë e parë të kampionatit serbo-malazez.

Kuqeblutë fitojnë edhe miqësoren e dytë
E kanë mbyllur me fitore edhe ndeshjen e dytë miqësore futbollistët e Vllaznisë. Të mërkurën pasdite ata janë vënë kundër ekipit të Petrovacit, pjesëmarrës në kategorinë e parë të futbollit serbo-malazez, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1?0. Golin e vëtëm e ka shënuar kapiteni i ekipit, Vioresin Sinani, që në pjesën e parë të takimit. Formacioni me të cilin ka dalë në fushë ekipi i Vllaznisë në këtë ndeshje miqësore ka qenë ky: Ndoja, Hoti, Radusinoviç, Doçi, Kapaj, Çetkoviç, Beqiri, Mashi, Radonjiç, Sukaj, Sinani. Në pjesën e dytë trajneri Haxhiosmanoviç i ka provuar të gjithë lojtarët që ka pasur të gatshëm në stol. Ndërkohë, dje pasdite Vllaznia ka pasur në plan të zhvillojë edhe një tjetër ndeshjeje miqësore, ndaj një skuadre të Podgoricës. Fillimi duket i mbarë, teksa në dy miqësoret e para, kuqeblutë kanë arritur dy fitore.

Klubi shkodran, muze në ambientet e stadiumit
Fillimi i sezonit të ri do të shoqërohet edhe me inagurimin e disa ambienteve të bukura sportive për shkodranët. Ato janë duke u ndërtuar në pjesën e poshtme të tribunës qendrore të stadiumit "Loro Boriçi", ku kanë qenë më parë dhomat e zhveshjes. Bëhet fjalë për një bar-restorant, që më tepër se lokal, do të ketë vlera muzeale. Nga drejtuesit e klubit shkodran është menduar që në të gjithë ambientet e këtij bari, të jetë historia e Vllaznisë në vite. Mendohet që në pjesë të ndryshme të tij të jenë të vendosura fotografitë e njerëzve të shquar të futbollit shkodran, ekipet kampione dhe të tjera momente historike të këtij klubi 86-vjeçar. Përveç barit, drejtuesit e klubit kanë menduar të ndërtojnë dhe një dyqan me suveniret e Vllaznisë. Në të pritet të jenë të vendosura materialet sportive, të gjitha me ngjyrat kuqeblu, por edhe shumë suvenire të tjera, sepse emri i Vllaznisë duhet të jetë i pranishëm në çdo ambient. Punimet po ecin me ritme të shpejta, në mënyrë që inagurimi i tyre të bëhet para ndeshjes së parë të kampionatit mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Vllaznia, miqësorja me Zetën nxjerr problemet
Rezultati 1-4 në miqësoren e luajtur të shtunën pasdite në Mal të Zi mes Zetës vendëse dhe Vllaznisë, përveçse ka regjistruar të parën humbje në miqësoret e skuadrës shkodrane, më tepër ka shërbyer për evidentimin e disa problemeve dhe dukurive që ekzistojnë në këtë skuadër. E thamë që nuk është gjithçka humbja, madje ajo mund të konsiderohet e parëndësishme, por ajo që shqetëson është gjendja aktuale e kuqebluve. Humbja 4-1 ka evidentuar ndër të tjera edhe një herë tjetër mungesën e disa lojtarëve kryesorë në skuadër. Janë disa pozicione në fushë për të cilat vazhdojnë eksperimentet dhe ende nuk po gjenden lojtarët e duhur. Kështu sulmi, me përjashtim të Sinanit të padiskutueshëm, ende nuk e ka gjetur lojtarin e dytë. Pas malazezëve të parë, Vukeviç e Nikiç, të shtunën në këtë miqësore është aktivizuar edhe malazezi i tretë, Millosh Xhallac. Ai vërtet ka qenë autori i golit të vetëm për Vllazninë në këtë miqësore, si dhe ka qenë protagonist në dy-tri raste të tjera, por burime pranë stafit drejtues të këtij ekipi shprehen se ky lojtar nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe me dy të tjerët. Duke qenë kështu, me shumë të ngjarë ende nuk mund të thuhet se shkodranët e gjetën partnerin e Sinanit për sulmin. Po ashtu, me probleme janë edhe dy-tri pika të tjera për të cilat priten lojtarë të tjerë. Dështimi i marrëveshjes me Osjen dhe shanset e pakta për ardhjen edhe të Kaçit, lojtarë këta të llogaritur pjesë e skuadrës, kanë hapur jo pak probleme. Minimumi i lojtarëve që duhet të vijnë te Vllaznia deri para fillimit të sezonit është tre ose katër, për të krijuar atë kontigjent që duhet, pa lënë pas dore edhe elementin e ri në skuadër, që mund të jetë një garanci më tepër nga stoli. Ditët kalojnë dhe, megjithatë, hapat e merkatos shkodrane nuk po duken shumë të shpejtë. Trajnerët presin lojtarët e premtuar, por ndërkohë nuk kanë mbetur vetëm me këtë objektiv. Ata janë duke u munduar që me kontigjentin aktual që kanë në dispozicion të bëjnë më të mirën, duke kërkuar të fitojnë edhe lojtarë të rinj. Ndaj Zetës të shtunën, gjithsesi, skuadra ka humbur 4-1. Vllaznia vinte në këtë takim jo me gjendjen e saj më të mirë dhe jo me përbërjen e plotë, ndërkohë që kundërshtari i saj, një nga skuadrat më të mira të Malit të Zi, është gati për nisjen e kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupën UEFA. Por kjo nuk do të thotë se kuqeblutë nuk duhej të bënin më tepër në këtë ndeshje. Atë e kanë ndjekur nga afër edhe drejtuesit më të lartë të klubit "Vllaznia", të cilët edhe një herë tjetër e kanë kuptuar se skuadra ka nevojë për përforcime. Se ku do të gjenden këta lojtarë, kjo është një punë tjetër pastaj. Haxhiosmamoviçi ka premtuar në momentin e marrjes së ekipit se do të pretendojë për trofe në këtë sezon, natyrisht duke i bërë planet edhe me Licin, Abilion, Osjen dhe Kaçin në skuadër, pa harruar ndonjë tjetër që mund të vinte. Ndërkohë ka ndodhur ndryshe dhe deri tani i vetmi për të cilin janë bindur se nuk janë hedhur paratë kot është mbrojtësi Igor Radusinoviç. Por vetëm ai natyrisht që është pak për një skuadër që synon të jetë pretendente.

Vllaznia, vjen fitorja e tretë në miqësore
Miqësoret për ekipin shkodran nuk paskan të reshtur. Të hënën pasdite, kuqeblutë kanë luajtur edhe miqësoren e 5-të në 7 ditët e qëndrimit në Mal të Zi. Përballë tyre ka qenë ekipi i kategorisë së dytë malazeze, Çelik i Nikshiqit. Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin 3 1, por protagonist kryesor në këtë fitore ka qenë sërish kapiteni Sinani. Kjo është fitorja e tretë që djemtë e Haxhiosmanoviçit arrijnë në 5 miqësoret e luajtura deri tani, ndërkohë që kanë regjistruar edhe një barazim dhe një humbje.
Në ndeshjen e luajtur të hënën pasdite, në stadiumin e qytetit të Nikshiqit, Vllaznia e ka nisur lojën me atë 11-she, që për momentin është baza e ekipit. Në portë, si gjithnjë, ka qenë Shehi, ndërsa në prapavijë vazhdohet të provohet skema me 4 mbrojtës. Në të djathtë të saj është vendosur Hoti, qendra është e përbërë nga dyshja Radusinoviç Teli dhe në krahun e majtë malazezi tjetër, Çetkoviç. Edhe në mesfushë "Deda" po luan me 4 futbollistë, ku në krahë janë Ahi në të djathtë dhe Kapaj në të majtë, ndërsa në qendër është krijuar një dyshe shumë simpatike mes Belishës dhe malazezit Radonjiç. Nga ana tjetër, sa i takon ndërtimit të formacionit të parë, befasia vjen kur mëson se në vijën e parë të sulmit, krahas të mirënjohurit Sinani, këtë herë është provuar Edmond Doçi, një lojtar ky që jemi mësuar ta shohim duke luajtur në rolin mesfushorit të majtë, hera herës edhe në atë të mbrojtësit të
këtij krahu. Duke luajtur në sulm ndaj skuadrës së Nikshiqit, Doçi përgjithësisht është paraqitur mirë, duke dhënë sinjalet se mund të japë edhe në vijën e parë. Miqësorja e së hënës ka nisur mirë për kuqeblutë, të cilët kanë shënuar shpejt me anë të kapitenit Sinani.
Gol ky që është pasuar edhe me një tjetër pak minuta më vonë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me fitoren e Vllaznisë 2-0. Në pjesën e dytë, trajneri Haxhiosmanoviç e ka ndryshuar krejtësisht formacionin, duke futur elementin e ri, me përjashtim të mbrojtësit
Radusinoviç, që ka luajtur 90 minuta. Gjatë 45 minutave të dyta, të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol, ku për shkodranët ka shënuar Arsen Beqiri. Në këtë mënyrë, i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e kuqebluve 3-1. Ajo që konstatohet është forma shumë e mirë që po tregon kapiteni Sinani. Në 5 takimet miqësore të zhvilluara deri tani, ai ka shënuar 4 gola. Sulmuesi i njohur ka luajtur vetëm 45 minuta në këto ndeshje. Ndërkohë, bëhet e ditur
se trajneri Haxhiosmanoviç ka siguruar edhe një tjetër miqësore për ditën e enjte, ku përballë do të jetë një skuadrat e qytetit të
Podgoricës. Po ashtu, një tjetër miqësore do të luhet edhe të shtunën para se ekipi të niset për në Shkodër.

Miqësoret, sot e gjashta për kuqeblutë
Ekipi i Vllaznisë do të luajë sot pasdite miqësoren e tij të gjashtë në tokën malazeze. Përballë pritet të ketë një nga skuadrat e kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, dhe me siguri që ajo do të jetë KOM i, pjesëmarrëse në superligën serbo malazeze. Edhe në këtë ndeshje pritet që trajneri Haxhiosmanoviç t'u japë shansin të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion për të treguar vlerat e tyre. Interesant është fakti se thuajse të gjitha skuadrat e Malit të Zi kanë shprehur interesin e tyre për t'u ndeshur me ekipin shkodran, interes ky që vjen në radhë të parë nga emri që ka Vllaznia. Bilanci i deritanishëm i shkodranëve në 5 miqësoret e zhvilluara është 3 fitore, një barazim dhe një humbje. Por natyrisht, më shumë se shifrat, këto ndeshje janë mundësia më e mirë për kolaudimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik. Miqësoret do të vazhdojnë sërish këtë javë, si dhe javën tjetër, që është e fundit e qëndrimit në Gllava Zete, kampingu aktual i kuqebluve.