Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Tue, 04 Dec 2007 , 20:08

deri dje kena ndi nga te gjithe kta qe merren me futbollin shqiptar se edhe me dashte skena si me i shite ndeshjet .pra meqense nuk dihet mekanizmi jan mundu me na hedhe hi syve tuj u kap mas nje fakti qe asht i pafaktueshem nga tifozat normal qe ndodhen ne tribuna.
e keqja e ksaj pune asht se me dashje a padashje UEFA dhe gazetaret ja kan nxjerre sot iqin ksaj pune dhe vete uefa ka kerku ndihmen e interpolit per te " la mut me shurre " si i thone nje fjale .
shkrimi ma i zgjanum ka dale sot te gazeta SPIEGEL . hajde tash e mos beso se shiten ndeshjet e smundesh me akuzu "e shiten e shiten'
qe edhe linku.

http://www.spiegel.de/international/eur ... 41,00.html

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Dec 2007 , 13:03

E fundit / Nevil Dede: Futbolli ynë drejtë amatorizmit Shkelqyer!Shumë mirëMireJo keqKeq vleresimi:


• Futbollisti i Tiranës mendon se shteti po ndërhynë në mënyrë të gabuar


Lojtari i Tiranës dhe i përfaqësues sonë Nevil Dede ka folur gjatë pasdites së sotme për mediat e shumta vizive të pranishme në fushën “Skënder Halili”. Sipas ish-kapitenit të Elbasanit shteti po vepron në mënyrë të gabuar duke hedhur deklarata të pabazuara mbi skuadrën tonë përfaqësuese. “Kështu si e kemi nisur me futjen e politikës në futboll ju garantojë se për 3 vjet futbolli ynë do të kthehet në amatorizëm. Në vend që shteti të ndihmojë njerzit që na financojnë duke ja lehtësuar punën dhe të ndihmojë botën e futbollit në investime për infrastruktura të ndryshme, na krijon pengesa të mëdha me aludime dhe paragjykime ndaj nesh. Mendoj se ky popull krenarinë e vetme që ka është kombëtarja dhe ky shtet po kërkon t’ja largoi dhe shkatërroi dhe atë. Nëse MTKRS apo dikush tjetër ka fakte konkrete për shitjen e ndeshjeve atëherë le t’i drejtohet organeve kompetente në prokurori’”- ka nënvizuar Nevil Dede, mbrojtës i Tiranës dhe skuadrës tonë kombëtare.





Altin Ngjela

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Dec 2007 , 13:06

Jam dakord me Nevil Deden.
komtarja asht nji nder gjanat e pakta te shenjta qi kemi sot ne epoken e korupsionit ne shqiperi dhe shteti nuk duhet ta perdhosi ne kyt menyre.
un nuk i di prapaskenat e ndeshjeve, por nqs ndeshja asht shit me te vertet (nuk besoj) ateher duhet te vertetohet ne prokurori dhe jo te hidhen dyshime kot.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Dec 2007 , 13:08

Duken nuk mund ta shof ma hic, por problemi asht se kto politikanet tone dojn me e hek jo se asht i korruptum, po se dojn me vu nji njiri te tynin te korruptume. pra pytja: mire se po hekun duken, po kush po vjen, se sa me ardh papadhopuli un bojkotoj komateren

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Dec 2007 , 21:33

O lene Deden maj naqe se ...........,ma mire spo flas.Po tham vetem qe asht lojtari ma pak adapt me fole per ket pune. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Wed, 05 Dec 2007 , 22:46

Dikush duhet me i than Dedes qe nuk ekziston futboll ma amator se i joni por nuk e di se qa shef ai per çdo te shtune.une tham qe duhet te kemi pak besim edhe per njerezit e kombit tone e mos te mendojm se gjithkush qe mund te vij ne vend te Dukes ka me ken si ai.me thane te drejten duhet te kemi ma shume besim tek aftesit e ndershmerine tone.Ne rradhe te pare ky president i ri shpresoj nje ish futbollist o kombtares dhe besoj qe gjanat kan me shku ma mire

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 06 Dec 2007 , 15:41

vllaznia1919 wrote:O lene Deden maj naqe se ...........,ma mire spo flas.Po tham vetem qe asht lojtari ma pak adapt me fole per ket pune. :wink: :wink: :wink: :wink:
pse mai naqe, ca ka dede (pervec qi vesh at fanellen e tiranes :lol: ) ?

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 06 Dec 2007 , 15:46

Hans Krankell, nje austriak “votohet” per Shqiperine
5 Dhjetor

Fantazmat e Oto Baric vazhdojne te qendrojne mbi drejtuesit e larte te Federate Shqiptare te futbollit. Nese eshte e vertete se Duka ende ka nje lidhje te forte profesionale me ate qe ka bere kroati ne krye te Shqiperise, atehere kjo shpjegon shume se perse e ka marre ne konsiderate faktin qe Hans Krankell, nje trajner austriak mund te drejtoje Shqiperine. Hans Krankell, ka drejtuar ne te shkuaren perfaqesuesen austriake, ashtu si edhe ishi Baric.

Tratativat – Mesohet qe njeriu qe i ka ofruar Shqiperise kete trajner ka qene ish?ndihmesi i Otos ne drejtimin e Shqiperise, Kovacic. Ky i fundit ka qene ndihmes edhe i Hans Krankell, kur ky i fundit drejtonte perfaqesuesen e vendit te tij. Duka duket se e ka mirepritur nje gje te tille dhe perkthyesi Ajet Xeka qe po punon intensivisht ne kete fushate per gjetjen e trajnerit te ri ka deklaruar: “Eshte nje mundesi interesante, megjithate do te studiohet perpara se te merret vendimi per ta takuar”.

Karriera si lojtar ? Si lojtar Hans Krankell ka qene nje qendersulmues me 34 gola ne 69 ndeshje nderkombetare, duke u konsideruar si nje nder sulmuesit me te mire te Austrise ne te gjithe koherat. Ka luajtur me Rapidin e Vjenes dhe me skuadren e Barcelones. Nje nga arritjet e tij me te medha eshte padyshim ndihma qe i ka dhene perfaqesueses austriake qe kjo e fundit te kualifikohet per ne kampionatin boteror te vitit 1978, hera e pare per kete skuader. Krankell u be i famshem per golat e shenuar kunder Gjermanise, rivales historike te Austrise pikerisht ne ato finale. Ne te njejtin vit ai arriti te fitonte “Kepucen e Arte” me skuadren vjeneze duke arritur t’i siguroje vetes nje kontrate me gjigandet e Barcelones. Ka qene nente here lojtari me i mire i vitit ne Austri dhe eshte padyshim nje nga futbollistet me popullore te ketij vendi te pakten ne 25 vitet e fundit.

Si trajner – Ne vitin 1989 ai ka lene futbollin me skuadren e Salzburgut dhe po ne ate vit ka filluar te punoje si menaxher futbolli e me pas si trajner. I lindur ne 14 shkurt 1953 ai pothuaj menjehere u punesua ne detyren e trajnerit te perfaqesueses austriake. U shkarkua ne vitin 2005 sepse nuk arriti ta dergonte skuadren ne finalet e Boterorit te vitit 2006.

Jashte fushe – Trajneri eshte i njohur dhe per jeten e tij jashte fushe. Per shume vite ka punuar si komentator ne studiot televizive austriake, nderkohe qe gjithashtu njihet per shijet e tij muzikore dhe ne aftesite qe ka per te prodhuar muzike. Madje trajneri ka arritur te kompozoje edhe nje kenge te tijen e cila ka shume fame ne Austri.

Shanset – Sa shanse reale ka Krankell per te marre drejtimin e perfaqeusese shqiptare? Gjeja e pare e cila mbetet per t’u diskutuar eshte shuma qe kerkon trajneri. Nga burimet paraprake mesohet se ky teknik preferon te punesohet diku ne k-te moment qofte edhe e rrogen qe ka pasur Baric, fakti qe eshte i papune per momentin ia ul disi kuotat. Gjithsesi burime prane presidentit Duka kane bere te ditur qe emri eshte marre shume ne konsiderate dhe pritet qe ne ditet ne vijim te krijohet edhe nje takim mes paleve.

Te tjeret – Rrethi duket se eshte ngushtuar ndjeshem. Pas bumit te emrave te diteve te shkuara, Duka tani preferon qe te mos beje me komente ne lidhje me ata qe jane kandidate per te marre drejtimin e perfaqesueses. Sipas te gjitha gjasave problemi qe ka aktualisht me kreret e shtetit dhe akuzat e tyre per shitje te dy ndeshjeve te fundit te perfaqesueses, duket se ka pasur efekt ne menjanimin e vemendjes per trajnerin.

Pasaporta

Hans Krankell

Datelindja: 14.02.53

Vendlindja: Viene

Karriera si lojtar: Strasenban FC, Rapid, Viener, Barcelona, Salzburg

Arritjet: Golashenuesi me i mire i kampionatit Spanjoll, fitues i Kupes se Kupave (Barcelona); golashenuesi me i mire ne Europe dhe ne kampionatin austriak, kampion i Austrise (me Rapidin). Rekord 6 golash ne kombetare, ne ndeshjen Austri – Malte 9?0. Ka shenuar gol edhe ndaj Shqiperise, ne ndeshjen Austri?Shqiperi 5?0 (1980).

Karriera si trajner: Tirol Insbruk, Austria Salzburg, Fortuna Keln dhe trajneri i kombetares austriake.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 06 Dec 2007 , 15:48

di me thane se te pakten njaq i mire sa baric asht: deri para dy vjetesh ka kene tranier i perfaqsueses austriake, dhe me kyt skuader zhele qi spo len ndeshje pa hum (barazime me lichtenstein dhe malten) ka barazu me angline dhe perpak sa nuk a fut ne botnor.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 06 Dec 2007 , 16:14

SHTYPI/ Kombetarja, antikrimi ekonomik fillon hetimet

Paska qene vetem ceshtje ditesh qe pas deklarates se bere nga Kryeministri Berisha (“Turpi qe kane bere aty, eshte flamuri kombetar, ajo nuk do te mund te kapercehet. C'eshte ai grup mafioz qe shkelmon mbi flamurin, qe ben nje amoralitet te madh ne mes te Evropes, si perfaqesuesi i kombit?) qe policia te vihet ne levizje e te nise hetimet per ate, qe, nese do te vertetohej, do te perbente skandalin sportiv me te madh ne vendin tone. Sipas burimeve te sigurta, do te jete sektori i krimit ekonomik qe do te marre persiper udheheqjen e hetimeve.

Strukturat e rendit kane reaguar, te shkundura jo vetem nga deklaratat e kreut te qeverise, por edhe te ministrit te linjes, Ylli Pango, qe diten e hene theksoi se “hetimi per shitjen e ndeshjeve do te behet si nga UEFA, ashtu edhe nga qeveria shqiptare”. Denoncimet e bera ne media, kane qene nje faktor plus dhe sektori i krimit ekonomik do te jete i pari qe do t’i hyje kesaj valleje.

Gjithcka i referohet datave 17 dhe 21 nentor, kur kuqezinjte u mposhten turpshem ne dy sfidat e fundit me Bjellorusine (2-4) dhe me Rumanine (6-1), duke lene shije te hidhur tek i gjithe opinioni sportiv. Nisi me thirrjet e tifozeve “E shitet, e shitet” kunder Bjellorusise , vijoi me deklaratat e Kryeministrit Berisha dhe iu vu kapak me publikimin e raportit te UEFA-s, qe dyshon per 26 ndeshje te trukuara. MTKRS i beri nje kerkese qeverise se futbollit evropian qe te hetoje edhe dy ndeshjet e fundit te kuqezinjve.

Nderkohe, FSHF ka mohuar gjithcka, madje presidenti Duka i ka cilesuar akuzat si nje “turp dhe sulm politik”. Federata e ka etiketuar si te pavend prononcimin e Kryeministrit Berisha, duke kembengulur se nuk ka asnje “pisllek” ne rezultatet teknike te dy ndeshjeve te fundit te humbura nga Kombetarja.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Dec 2007 , 21:01

Man in Redblue wrote:
vllaznia1919 wrote:O lene Deden maj naqe se ...........,ma mire spo flas.Po tham vetem qe asht lojtari ma pak adapt me fole per ket pune. :wink: :wink: :wink: :wink:
pse mai naqe, ca ka dede (pervec qe vesh at fanellen e tiranes :lol: ) ?
Fanella qe vesh ska lidhje hiq. :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 09 Dec 2007 , 06:01

Bariç: Në kombëtare, 2 lojtarë shisnin ndeshje

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare


Erdhi në krye të kombëtares shqiptare në korrikun e vitit 2007 dhe që kur kishte bërë listën e parë, kishte marrë vërejtje për të mos futur disa lojtarë, të cilët mbanin "firmën" e të dyshuarve për manipulime të ndeshjeve. Gjë që nuk thuhet nga një person i zakonshëm, por nga vetë Oto Bariç, ish-trajner i kombëtares shqiptare, i cili në një rrëfim të djeshmin në të përditshmen kroate "Jutarnji List" është zhveshur nga dozat e diplomacisë. Bariç ka pranuar se kishte marrë porosinë që disa futbollistë, të cilëve u kishte dalë emri për keq, të mos i thirrte në kombëtare. Por kroati pranon se nuk ishte nxituar dhe kishte larguar vetëm disa prej tyre, por nuk kishte arritur të shmangte dy të tillë. Rrëfimi i djeshëm ngre vërtetë pikëpyetje, ndërkohë që shumë i rëndë është edhe deklarata e Bariçit, se ai e kishte marrë vendimin për t'u larguar që përpara ndeshjes me Bjellorusinë.

Akuzat

Oto Bariç nuk përmend emra, por di shumë gjëra në lidhje me lojtarët që i drejtoi për 16 muaj. "Unë e di se dikush nga lojtarët ka qenë pjesëmarrës në përfundime të çuditshme të ndeshjeve. Madje, mua më kanë sugjeruar që t'i largoj nga kombëtarja, mirëpo dy nga të dyshuarit për përzierje nuk arrita t'i eliminoja", ka thënë Bariç për "Jutarnji.hr", të premten. "Megjithatë, falë Zotit, aventura ime shqiptare është e përfunduar", ka shtuar më tej ish-tekniku kuqezi. Në lidhje me deklaratën e dhënë nga Kryeministri Berisha, që tha se kombëtarja drejtohej nga një grup mafioz e që shet ndeshje, Bariç shprehet se "nuk e di këtë, por nëse Kryeministri apo ministri i Sporteve në Shqipëri kanë fakte, atëherë le t'i nxjerrin".

Dorëheqja

Pas humbjes 6-1 në Rumani, Oto Bariç dha dorëheqjen, por në të vërtetë një vendim i tillë duhet të kishte ardhur që përpara ndeshjes me Bjellorusinë, më 17 nëntor në Tiranë. Por, ka qenë takimi me Presidentin Topi ai që i ka kthyer mendjen kroatit. "Para një muaji pata vendosur ta braktisja detyrën e trajnerit të Shqipërisë, mirëpo më patën thirrur sërish, ndërkohë që unë kisha arritur një marrëveshje me Dinamon për t'u bërë skaut i tyre. Më caktuan një takim me Presidentin e Republikës, një fans i futbollit, i cili kishte respekt për mua dhe më këshilloi që të qëndroja edhe dy vjet të tjera", ka rrëfyer Bariç. "Unë pata vënë tri kushte, njëri nga të cilët kishte të bënte me përmirësimin e kushteve financiare për ndihmësin tim Slavko Kovaçiç. Kur pas tri javëve u ktheva në Tiranë, asnjëra nga kushtet nuk ishte respektuar", është shprehur më tej Bariç.

Katër të larguarit në epokën “Bariç”

Në intervistën e tij të djeshme, Bariç thotë se disa prej futbollistëve për të cilët kishte sinjale, i kishte larguar ngadalë-ngadalë nga ekipi, por i kishin mbetur vetëm dy. Në fakt, që nga koha kur ai mori pankinën kuqezi, ishin katër futbollistë që u hoqën prej tij ndeshje pas ndeshje. Në fillim, ai nisi me Taren, të cilin nuk e thirri që pas ndeshjes miqësore me Maqedoninë në Shkodër. Ndërkohë që Aliaj ishte larguar vetë pa zhurmë, duke mos ardhur më. Në të njëjtën kohë nuk u thirr më as Besnik Hasi, i cili kishte një dëmtim për ndeshjen me Slloveninë, por u la gjithnjë jashtë pastaj. Ndërsa i fundit ishte Murati, që ndeshjen e fundit pati miqësoren me Anglinë.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 09 Dec 2007 , 06:07

Paqe në Shkodër, Partizani humb kreun

Supersfida e javës së 14-të e Kategorisë Superiore, Vllaznia-Partizani, prodhoi një rezultat të barabartë 1-1, edhe pse dy skuadrat u përpoqën shumë të mposhtnin njëra-tjetrën në projektorët e “Loro Boriçit”.

Kapiteni i shkodranëve, Safet Osja, shënoi golin e parë në minutën e 19-të me një gjuajtje të jashtëzakonshme nga 30 metra, që befasoi jo pak portierin e Partizanit.

Të kuqtë u organizuan dhe gjatë një aksioni të rrjedhshëm barazuan në minutën e 33-të me anë të Elis Bakajt, i cili kishte shënuar edhe golin e vetëm në fitoren e Partizanit gjatë fazës së parë.

Në pjesën tjetër të lojës dy formacionet krijuan jo pak raste shënimi, por si vija e parë e Partizanit (më pranë golit) ashtu edhe Vioresin Sinani i Vllaznisë nuk mundën dot të gjenin rrjetën. Duhet përmendur edhe debati i mesfushorit të Partizanit, Blendi Shkëmbi me trajnerin Hasan Lika, pas zëvendësimit të korçarit, i cili prodhon sërish polemika.

Me barazimin në Shkodër, Partizani ia “dhuroi” kryesimin Dinamos, tashmë në kuotën e 28 pikëve, 2 më shumë se formacioni i Likës.

Vllaznia nga ana e saj, u barazua me Tiranën me nga 22 pikë.

Vllaznia-Partizani

8.12.2007, ora 15:30

Stadiumi: “Loro Boriçi”, Shkoder

Gjyqtare: S.Jareci, E.Doda-D.Rexha

Bilanci i azhurnuar: 129 ndeshje; 38 fitore Vllaznia, 33 barazime, 58 fitore Partizani. Golat: 132-182

Faza e pare:

Partizani-Vllaznia 1-0

Faza e dytë

Vllaznia-Partizani 1-1

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Sun, 09 Dec 2007 , 16:01

Na nuk kena ma takat me fitu ne fushe, e vijn e bajme muhabete me pazare neshjesh. A thu se na nuk kena dash me mun Rumanine e ja kena lan vet. :roll:
Vllaznia ne zemer
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 06 Jan 2008 , 19:38

Shqipëria e fillon me Suedinë në Tiranë
Kombëtarja shqiptare ka pasur fat të paktën në shortin e hedhur në Danimarkë për orarin e Grupit 1 eliminator për botërorin “Afrika 2010” pasi dy ndeshjet e para do t’i zhvillojë në shtëpi. Fushata kualifikuese do të fillojë më 6 shtator përballë Suedisë, ndërsa katër ditë më vonë kuqezinjtë do të kenë përballë modestët e Maltës. Pas kësaj vijnë katër ndeshje jashtë vendit me Hungarinë, Portugalinë e Maltën, për tu rikthyer në atdhe më 28 mars 2009 përballë Hungarisë. Pas udhëtimit në Danimarkë më 1 prill kombëtarja e drejtuar na Arie Haan do të zhvillojë edhe dy ndeshje radhazi në shtëpi. Kundër Portugalisë së Scolarit më 6 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa më 9 shtator përballë Danimarkës. Fushata kualifikuese mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet në Suedi më 14 tetor.





Kalendari i Grupit 1 eliminator për Kampiionatin Botëror 2010



Shqipëri - Suedi - 6 shtator 2008

Shqipëri- Maltë - 10 shtator 2008

Hungari - Shqipëri - 11 tetor 2008

Portugali - Shqipëri - 15 tetor 2008:

Maltë - Shqipëri - 11 shkurt 2009

Shqipëri- Hungari - 28 mars 2009

Danimarkë - Shqipëri - 1 prill 2009

Shqipëri- Portugali - 6 qershor 2009

Shqipëri- Danimarke - 9 shtator 2009:

Suedi – Shqipëri - 14 tetor 2009:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 06 Jan 2008 , 20:31

Un shpresoj ne 5 pike ne tri ndeshjet e para.Kshtu mund te synojme per nji vend te tret.Me pak fat edhe me shum ndershmeni mund ta mrrijme venin e tret.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 09 Jan 2008 , 22:40

Lista e Antalias, sa do të seleksionohen nga Ani

Vetëm pesë lojtarë që aktivizohen në kampionatet e huaja janë në listën prej 24 futbollistë të propozuar nga zëvendëspresidenti Bujar Kasmi trajnerit holandez Ari Han për grumbullimin në dhjetë ditor në Antalia të Turqisë, nga 14 janar deri më 23 janar 2008.

PORTIERËT - Ilion Lika (6 ndeshje më Kombëtaren) tashmë ka marrë rolin edhe të portierit të parë, në mungesë të Arjan Beqajt dhe Isli Hidit, që aktivizohen në Qipro dhe Ukrainë. Ish-portieri i Dinamos, tashmë në forcë me Elbasanin ka mundësinë më të mirë për të dëshmuar se vlen po aq sa Beqaj. Lika ndihet entuziast se Turqia do të jetë një shans i madh për të. Për Enea Koliqin nuk bëhet fjalë për herë të parë që grumbullohet me Kombëtaren pasi portieri i tretë i Iraklisit është thirrur në një rast emergjente në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë. Portieri i Shpresave, Enea Koliqi zëvendësoi atëherë Ilion Likën në listën zyrtare të lojtarëve të thirrur nga trajneri kroat Oto Bariç, pas përjashtimit të Likës nga Dinamo dhe e më pas nga ekipi kombëtar.

Samir Ujkani, portieri i talentuar i Shpresave dhe i Palermos në Itali do të ketë rastin të tregojë udhëtimi nga ishulli i Siçilisë në Antalia të Turqisë ka vlera.

MBROJTËSIT- Nga tetë mbrojtësit e thirrur vetëm 4 prej tyre janë kontigjent aktual i Kombëtares: Nevil Dede, Erion Xhafa, Endri Vrapi dhe Andi Lila, të tjerët Osmani, Sina, Pisha dhe Agolli kanë kohë që nuk thirren dhe shërbejnë më shumë si sfond për të plotësuar repartin. Nevil Dede, i cili pikërisht sot mbush 32-vjeç, është edhe lojtari me më shumë përvojë ndërkombëtare në repartin e mbrojtjes, por veterani i Tiranës nuk do të jetë në Antalia. 25-vjeçari Erion Xhafa ka qenë shpesh i grumbulluar me Kombëtaren por në eliminatoret e Euro 2008 nuk luajti asnjë minutë. 21-vjeçari Andi Lila dëshmoi në ndeshjen kundër Rumanisë se edhe pse nuk kishte përvojën për të përballuar një ndeshje të nivelit të lartë ndërkombëtar ishte një lojtar i perspektivës. Kapiteni i Besës ishte thirrur edhe për ndeshjen miqësore kundër Anglisë B, por pa mundur të luajë për shkak të skandalit të konsideruar seksual nga mediat britanike. 22-vjeçari Tefik Osmani (1.92m) kur pranoi të vishte bluzën e kuqe të Partizanit, pohoi se synimi i tij ishte pikërisht rithirrja në Kombëtare. I konsideruari si pasuesi më i denjë i Geri Çipit nga ana e trajnerit gjerman Brigel (në kohën kur Osmani luante në Ukrainë me Metalurg Zaporezhja) i humbi kontaktet me përfaqësuesen kur në drejtimin e saj erdhi Bariçi. Rikthimi në Shqipëri për korçarin, i cili më parë kishte luajtur edhe Skëndërbeun, Ballshin, Tomorin Elbasanin ishte fatal për të. Paraqitjet e varfra te Teuta ishin dhe argumentet që kroati nuk e thirri atë në përfaqësuese. Osmani beson se mund të bindë trajnerin Han se e meriton të thirret jo vetëm nëpër zborret e sajuara, por në Kombëtaren e vërtetë, ata A. Për kapitenin e Dinamos, Arjan Pisha (mbush 30 vjeç, më 17 janar, gjatë grumbullimit në Antalia) edhe pse është grumbulluar nuk ka luajtur me përfaqësuesen (grumbulli i tij i fundit ka qenë ai kundër Holandës). Thjesht 10 ditë në Turqi nuk kalojnë keq. Të njëjtin mendim duhet të ndajë edhe 29-vjeçarin Ervis Sina (ka luajtur vetëm një minutë në epokën e Dosenës).

MESFUSHORËT – Emri më i rëndësishëm është Klodian Duro, por interesantë janë edhe tre prodhimet e reja të shkollës shqiptare, Jahmir Hyka, Elis Bakaj dhe Gilman Lika. 30-vjeçari Duro mbetet një “magjistar” i përhershëm i trajnerëve të huaj, nga Dosena te Bariç dhe me këmbëartin e Tiranës nuk ka pse mos të bierë në dashuri edhe holandezi Ari Han, që mund të shohë te Klodiani një kopje të tij, kur ish-futbollisti i Ajaksit dhe Kombëtares portokalli shënonte gola të jashtëzakonshëm. Ish-lojtari i Arminia Bielefeld, Duro, është ambientuar me terrenin turk pasi ka luajtur në kampionatin e atij vendi me dis skuadra. 27-vjeçari Blendi Shkëmbi ishte në grumbullimet e para të Bariçit, madje edhe në listën e madhe në dy takimet e para eliminatore, por më pas nuk arriti ta bindë Oto Bariçin. Largimi i tij nga skuadra ukraianase Metalurg Zaporezhje dhe rikthimi në Shqipëri ishte fatal për ish-lotjarin e Skëndërbeut dhe Rijekës në Kroaci. Rithirrja mund të vlejë shumë për të ardhmen e mesfushorit të Partizanit. 24-vjeçari Bekim Kuli, me një të kaluar në rininë e hershme në Turqi (me Samsunsporin, mund të luajë së bashku me Klodian Duron edhe rolin e përkthyesit). Kuli njihet për forcën e tij goditëse, por dhe për temperamentin impulsiv. Çdo vit ndërron nga një skuadër: Partizani, Besa, Lushnja, Vllaznia, Teuta e së fundi Dinamo e njohin mirë. 28-vjeçari Paulin Dhembi, një nga fantazistët më të mirë shqiptarë gjithmonë është ndierë i nënvlerësuar nga trajnerët e Kombëtares. Edhe pse e ka mirëpritur ftesën, lojtari i Partizanit e di mirë se ka pak “dritë” për të për të veshur fanellën e përfaqësueses.

SULMUESIT- Emri më sugjestionues është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar të kampionatit shqiptar dhe i 13-ti në botë për nga numri i golave, Vioresin Sinani. Sulmuesi 30-vjeçar i Vllaznisë, golashënuesi i dytë më i mirë sezonal (12 gola) pas kroatit Pero Pejiç, edhe pse u thirr nga Bariç për ndeshjen e Anglisë nuk u vlerësua më. Sinani, është një tjetër lojtar që ka luajtur në Turqi me Kajserisporin. Daniel Xhafaj, një nga lojtarët më të lakuar në merkaton dimërore bën pjesë në vijën e parë. Bariç e thirri sulmuesin e Tiranës, por ish-sulmuesi i Teutës nuk i la asnjë përshtypje të mirë në 13 minutat e luajtura kundër Luksemburgut. Vlonjati beson se me Ari Han do të jetë ndryshe. Sulmuesi i skuadrës suedeze Gais, Migen Memelli është një tjetër enër që rikthehet në grumbullimet e Kombëtares. Ish-sulmuesi i spikatur i skuadrës norvegjeze Bran Bergen, Memelli ishte thirrur edhe vitin e kaluar nga trajneri Oto Bariç, madje u pëlqye shumë nga kroati që e thirri edhe për ndeshjen miqësore me Maqedoninë, por duke e lënë më pas në tribunë. Sukaj ka pasur më shumë fat në arenën ndërkombëtare. Tre golat e tij kundër Ishujve Faroe dhe një gol kundër Greqisë në ndeshjet eliminatore të Euro 2009 për U-21 janë një pasaportë e mirë për shkodranin 20-vjeçar. 22-vjeçari Sabino Plaku pritet të nënshkruajë me norvegjezët e HamKam brenda datës 13 janar dhe prania e tij në Turqi mund të jetë një realitet. I vetmi i panjohur për ne në sulm është 18-vjeçar i Shtutgardit U-19, shqiptaro-maqedonasi Shaban Ismaili.



Sa pak U-21!

Edhe pse pritej të ishte një numër më i madh lojtarësh që do të kishin rastin të shikoheshin gjatë përgatitjeve, përfshirë edhe ndonjë ndeshje miqësore, kontingjenti i Shpresave zë një përqindje shumë të vogël në listën e 24 lojtarëve të thirrur: vetëm 3 të tillë, dy portierët Enea Koliqi dhe Saimir Ujkani, si dhe mesfushori Gilman Lika. Shumë pak, po të kujtosh faktin se Jahmir Hyka, Elis Bakaj apo dhe Andi Lila, të tre ndër më të preferuarit e Oto Bariçit tani janë pjesë e Kombëtares A, madje kanë luajtur edhe minutat e para më përfaqësuesen. Gjithsesi, lista është ndërtuar nga FSHF-ja dhe Han nuk mund të jetë kurrsesi fajtor.





PORTIERË

1. Ilion Lika (Elbasani, Shqipëri)

2. Enea Koliqi (Iraklis FC, Greqi)

3. Saimir Ujkani (Palermo, Itali)

MBROJTËS

1. Nevil Dede (Tirana? Shqipëri)

2. Andi Lila (Besa, Shqipëri)

3. Erion Xhafa (Tirana, Shqipëri)

4. Enri Vrapi (Tirana, Shqipëri)

5. Tefik Osmani (Partizani, Shqipëri)

6. Elvis Sina (Tirana, Shqipëri)

7. Arjan Pisha (Dinamo, Shqipëri)

8. Ansi Agolli (Vaasan Palloseura, Finlandë)

MESFUSHORË

1. Klodian Duro (Tirana, Shqipëri)

2. Blendi Shkëmbi (Partizani, Shqipëri)

3. Elis Bakaj (Partizani, Shqipëri)

4. Jahmir Hyka (Tirana, Shqipëri)

5. Gilman Lika (Vllaznia, Shqipëri)

6. Paulin Dhëmbi (Partizani, Shqipëri)

7. Bekim Kuli (Dinamo, Shqipëri)

SULMUES

1. Vioresin Sinani (Vllaznia, Shqipëri)

2. Daniel Xhafaj (Tirana, Shqipëri)

3. Migen Memelli (GAIS, Suedi)

4. Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipëri)

5. Sabino Plaku (Dinamo, Shqipëri)

6. Shaban Ismaili (FC Stuttgart, Gjermani)

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 09 Jan 2008 , 22:41

ca jan mor kto marrina:
Xhafaj, shkembi, dhembi, kuli me u ftu
dhembi ka ba gol me dore vllaznise, po ne antalja si thu do te lujn :evil:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 10 Jan 2008 , 02:50

Kja asht liste kote maj naqe se lojtart e mire si vjen asnjeni.Asht thjeshte per me pa se qa ofron kampionati shqiptar.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 23 Jan 2008 , 13:34

FIFA-UEFA, ultimatum Shqipërisë

21 shkurt 2008. Ky është afati i fundit për Shqipërinë nga organizmat më të larta të futbollit botëror. Një letër e UEFA-s dhe FIFA-s duket se ka vënë me shpatulla pas murit drejtuesit e MTKRS-së. Sipas kësaj shteti dhe ministria duhet të zgjedhë deri më datë 21 shkurt të gjitha enigmat që qëndrojnë mes MTKRS dhe FSHF. Kështu ministria duhet të provojë se ndeshjet e kombëtares ishin të shitura sikundër pretendon dhe të justifikojë auditimin e FSHF-së.

E Marte, 22 Janar 2008

Post Reply