Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 25 Nov 2007 , 14:38

Kuqeblute te grumbulluar ne “Meteor”Ashtu si edhe para ndeshjes me Besen, edhe kete rradhe ekipi shkodran eshte grumbulluar nje nate perpara ndeshejs se rradhes. Pas stervitjes se djeshme e cila eshte zhvilluar paradreke ne Shtoj, futbollistet jane shperndare neper shtepite e tyre dhe pasdreke jane paraqitur prane Hotel “Meteor” ku kane kaluar naten e mbremshme. Kuqeblute do qendrojne aty deri sot ne mesdite kur pasi te kene ngrene dreken do nisen per ne stadium per te zhvilluar ndeshjen ndaj Elbasanit qe do nise ne oren
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 25 Nov 2007 , 15:48

Edmond-Cela wrote:Kuqeblute te grumbulluar ne “Meteor”Ashtu si edhe para ndeshjes me Besen, edhe kete rradhe ekipi shkodran eshte grumbulluar nje nate perpara ndeshejs se rradhes. Pas stervitjes se djeshme e cila eshte zhvilluar paradreke ne Shtoj, futbollistet jane shperndare neper shtepite e tyre dhe pasdreke jane paraqitur prane Hotel “Meteor” ku kane kaluar naten e mbremshme. Kuqeblute do qendrojne aty deri sot ne mesdite kur pasi te kene ngrene dreken do nisen per ne stadium per te zhvilluar ndeshjen ndaj Elbasanit qe do nise ne oren
Për hajër ishalla!
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 26 Nov 2007 , 18:29

Vllaznia drejt Kuçoves me formacionin e dyte

Ne mesjave sid dihet do lueh ndeshjet e kupes se Shqiperise dhe ne baze te shortit te hedhur Vllaznia do te duhet te udhetoje drejt Kuçoves per t’u ndeshur me Naftetarin vendas. Nderkohe fakti qe shkodranet ne fundjave do kene nje ndeshje tjeter shume te rendesishme per kampionat, ate ndaj Dinamos, I ka bere drejtuesit e skuadres te mendojne per te çuar ne Kuçove formacionin e saj te dyte. Me shume siguri asnjeri nga titullaret qe ka luajtur te dielen ndaj Elbasanit nuk do jete prezent ne kete ndeshje nderkohe qe ata mund te vazhdojne stervitjen si normalisht ne Shkoder.

Sporti Shqiptar
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 27 Nov 2007 , 00:47

Delain s’paraqitet ne ndeshje, dje kthehet ne stervitje
Situata e tij nuk eshte aspak e qarte. I pakenaqur per mosaktivizimin e tij si titullar ne ndehsjet e fundit Sasha Delain te shtune ka bere zgjedhjen e tij me te gabuar. Ai nuk eshte paraqitur fare ne stervitje dhe si rrjedhoje trajneri Josa megjithese e kishte planifikuar ta kishte ne 18-she per ndeshjen me Elbasanin, eshte detyruar ta zevendesoje me nje tjeter. Kongolezi nuk eshte dukur fare as te dielen dhe si rjedhoje shumekush ka filluar te mendoje per nje largim te tij nga Shqiperia. Nderkohe nuk ka ndodhur keshtu pasi dje pasdite ai eshte paraqitur ne ambjentet e stadiumit, aty ku skuadra ishte ne stervitje dhe si rrjedhoje ka dashur te filloje stervitjen. Ne kete moment ka qene trajneri Josa ai qe ka nderhyre duke mos e lejuar te zhvishet sepse sipas tij me pare duhej te sqaronte pozicion e tij me presidentin Fushaj ne lidhje me mosparaqitjen e tij ne ndeshjen ndaj Elbasanit. Duke qene keshtu pritet qe te kete nje takim mes presidentit te klubit dhe ketij lojtari per te sqaruar perfundimisht pozicionin e tij megjithate gjasat jane qe bashkejetesa te mos jete e gjate mes paleve.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 27 Nov 2007 , 00:48

keka ba nami se nuk paska dal ne stervitje.

me ken se ik krejt
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Nov 2007 , 00:55

Asht marre vesht ka here qe kta lloj lojtarsh nuk bajne hejr.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 28 Nov 2007 , 15:07

Vllaznia pezullon kongolezin Delain

Kongolezi me pasaportë gjermane Sasha Delain është pezulluar nga klubi futbollit Vllaznia dhe nisja e mosmarrëveshjes midis tij dhe të gjithë drejtuesve të ekipit është aktivizimi dhe mostrajtimi sipas vetë lojtarit, si një titullar i skuadrës më të vjetër në Shqipëri. Jo vetëm Delain, por edhe të tjerët e huaj po “shënjestrohen” si nga media sportive në Shkodër dhe vetë publiku si futbollistë krejt të zakonshëm dhe pa asnjë kualitet që të përligjë edhe shumat e harxhuara për to. Kjo ka sjellë edhe një farë mërzitje për merkaton e dobët dhe jo cilësore të ekipit dhe klubit me këto të huaj, aspak në qendër të ekipit kuqeblu.Por ai që e ka pësuar është Sasha Delain që kishte kohë që po ankohej për trajtimin e tij jo si titullar dhe këto ankesa kishin filluar të demostrohen edhe me veprime personale aspak në tolerim të stafit dhe drejtuesve të klubit. Kështu, klubi i futbollit Vllaznia ka marrë një masë pezullimi të përkohshëm deri ditën e premte, kur kryesia e klubit do të mblidhet për të analizuar qëndrimet e kongolezit dhe për të marrë ndoshta akoma më shumë, tjetër masë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 29 Nov 2007 , 14:07

Masssssssss.Na paskan fike. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 29 Nov 2007 , 21:52

he pra sa jam merzit nje zot e din
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Nov 2007 , 14:44

Edhe un shum.Mesi kam hanger kater vakte dje prej hallit. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 30 Nov 2007 , 23:58

vllaznia1919 wrote:Edhe un shum.Mesi kam hanger kater vakte dje prej hallit. :lol: :lol: :lol: :lol:
hahah edhe mu nuk ka me marr gjumi hic sonte apo skam me u cu heren nesur
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Tue, 04 Dec 2007 , 09:07

A e moret vesh se Sinani ndoshta po shkoka ne Austri ne Janar me lujt me Vaker te Insbrukut. Sipas TCH perfaqesuesit e skuadres austriake paskan ken ne stadium te shtunen qe kaloi ne ndeshjen me DINAMON per te pare Sinanin. Ba me ik edhe Sinani atehere kur dush me mbijetu per mas me ra prej kategorijet se s'ka kush me ba gola ne ate ekip. Zor se gjehen edhe sulmuesa te mire ne ate kohe te vitit. Zoti e bafte mire per Vllaznine ba me ik Sinani se na fik. Ka ana tjeter me vjen mire per te, pavaresisht se asht pak vone per nji 30 vjecar.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 04 Dec 2007 , 15:10

iliriny wrote:A e moret vesh se Sinani ndoshta po shkoka ne Austri ne Janar me lujt me Vaker te Insbrukut. Sipas TCH perfaqesuesit e skuadres austriake paskan ken ne stadium te shtunen qe kaloi ne ndeshjen me DINAMON per te pare Sinanin. Ba me ik edhe Sinani atehere kur dush me mbijetu per mas me ra prej kategorijet se s'ka kush me ba gola ne ate ekip. Zor se gjehen edhe sulmuesa te mire ne ate kohe te vitit. Zoti e bafte mire per Vllaznine ba me ik Sinani se na fik. Ka ana tjeter me vjen mire per te, pavaresisht se asht pak vone per nji 30 vjecar.
prej disa burimeve sekrete (spo du me ia dhan emrin :lol: ) un di se sinani asht edhe nen vezhgimin e Austria Kärnten.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 04 Dec 2007 , 15:12

iliriny wrote:A e moret vesh se Sinani ndoshta po shkoka ne Austri ne Janar me lujt me Vaker te Insbrukut. Sipas TCH perfaqesuesit e skuadres austriake paskan ken ne stadium te shtunen qe kaloi ne ndeshjen me DINAMON per te pare Sinanin. Ba me ik edhe Sinani atehere kur dush me mbijetu per mas me ra prej kategorijet se s'ka kush me ba gola ne ate ekip. Zor se gjehen edhe sulmuesa te mire ne ate kohe te vitit. Zoti e bafte mire per Vllaznine ba me ik Sinani se na fik. Ka ana tjeter me vjen mire per te, pavaresisht se asht pak vone per nji 30 vjecar.
trenairi aktual i Vaker eshte ai tranieri qi mori salihin te ried, kshtuqi ka mundsi qi salihi ia ka sygjeru atij sinanin

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 04 Dec 2007 , 15:54

Vllaznia-gjyqtarëve: Mos u njollosni!

Klubi shkodran edhe një herë u tërheq vëmendjen "bluzave të zeza" që të mos bëhen protagonistë Më në fund janë ndier edhe shkodranët sa i takon gjykimit të ndeshjeve. Këtë sezon në fakt ata asnjëherë nuk e kishin ngritur zërin për këtë problem, duke preferuar më mirë që dobësitë t'i nxjerrin nga vetja dhe jo nga "bluzat e zeza". Megjithatë, një ndodhi, e konstatuar edhe nga vetë ata në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos, i ka bërë drejtuesit më të lartë të klubit "Vllaznia" të reagojnë publikisht. Duke u shtuar në këtë rast atyre dhe pakënaqësinë për gjykimin e Jankut në ndeshjen e një jave më parë ndaj Elbasanit, teksa u mohoi shkodranëve dy 11‑metërshave. Për këtë arsye kanë vendosur të reagojnë dhe kjo është vendosur në mbledhjen e kryesisë së klubit, e cila ka dalë me një deklaratë për shtyp, që është publikuar dje për mediat, ndërkohë që një kopje i është dërguar edhe FSHF-së. "Klubi i futbollit "Vllaznia" denoncon publikisht gjykimet skandaloze të gjyqtarit Albano Janku në ndeshjen Vllaznia‑Elbasani dhe të gjyqtarit Aranit Lulaj në ndeshjen Dinamo‑Vllaznia dhe shpreson në marrjen e masave ndëshkimore nga ana e drejtuesve të sektorit të gjykimit pranë FSHF‑së," ‑ thuhet në pikën e parë të deklatës për shtyp të klubit shkodran. Ndërkohë, në pikën e dytë bëhet publik veprimi shumë i ulët i drejtuesve të Dinamos, që kanë hyrë në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve në ndeshjen e së shtunës, prandaj në këtë pikë shprehimisht thuhet: "Denoncojmë publikisht ndërhyrjen flagrante të drejtuesve të lartë të klubit "Dinamo" në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve në pushimin e ndeshjes Dinamo‑Vllaznia, si rrjedhojë e së cilës gjykimi i Lulajt në pjesën e dytë ishte skandaloz dhe jo në nivelin e duhur." Më poshtë, në deklaratën për shtyp të klubit shkodran, e cila në fund mban firmën e presidentit Valter Fushaj, u bëhet thirrje organizmave që merren me mbarëvajtjen e kampionatit të ndihmojnë gjyqtarët në kryerjen e funksionit të tyre, duke shmangur favorizimet në dëm të njërës, apo tjetrës skuadër. Ajo çfarë është më interesantja në këtë deklaratë për mediat ka të bëjë me thënien e nënvizuar në fund të saj, ku shkruhet: "Klubi i futbollit "Vllaznia" shpreh bindjen se kundërshtari i vërtetë i Vllaznisë në luftën për një garë të ndershme për fitimin e titullit kampion të jenë ekipet pjesëmarrëse dhe jo sektori i gjykimit pranë FSHF‑së." Pra, kërkesa është e thjeshtë edhe e kuptueshme: shkodranët duan drejtësi dhe mbi të gjitha ndershmëri në gjykime. Po aq interesante është edhe thirrja për t'i lënë të qetë gjyqtarët për të bërë punën e tyre, duke u krijuar një ambient komod në ndeshje. Shembulli më i mirë për këtë duket se janë ndeshjet që zhvillohen në Shkodër, ku mbizotëron një qetësi për t'u marrë në konsideratë. Në këtë mënyrë, duket se drejtuesit kuqeblu kanë dëshirë t'u paraprijnë gjërave, ngaqë tashmë gradualisht po nis gara e vërtetë në kampionat dhe për këtë e para që duhet të marrë masa është federata.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 04 Dec 2007 , 18:17

E kam pa ndeshjen ne TV dhe u zhgenjeva shume prej veprimeve te futbollistave shkodrane. Per mendimin tem gjyqtari ishte ne naltesine e duhun, dhe shkodranet e tencionoshin lojen , e protestoshin kot mas cdo fishkellimet, sidomos grima nga fundi i ndeshjes nuk me pelqevi hic, si kapiten ne vend qi me qetesu gjaknat, shkon e i turret kot nji dinamovitit, e u kapte si femen e keqe per dursh me te.
kshu vec se diskretitojm vedin, e bile edh kur na e bajn me hile me taman (qi ka ndodh shpesh) nuk ta po na ven vesh kush.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Dec 2007 , 21:01

Man in Redblue wrote:
iliriny wrote:A e moret vesh se Sinani ndoshta po shkoka ne Austri ne Janar me lujt me Vaker te Insbrukut. Sipas TCH perfaqesuesit e skuadres austriake paskan ken ne stadium te shtunen qe kaloi ne ndeshjen me DINAMON per te pare Sinanin. Ba me ik edhe Sinani atehere kur dush me mbijetu per mas me ra prej kategorijet se s'ka kush me ba gola ne ate ekip. Zor se gjehen edhe sulmuesa te mire ne ate kohe te vitit. Zoti e bafte mire per Vllaznine ba me ik Sinani se na fik. Ka ana tjeter me vjen mire per te, pavaresisht se asht pak vone per nji 30 vjecar.
prej disa burimeve sekrete (spo du me ia dhan emrin :lol: ) un di se sinani asht edhe nen vezhgimin e Austria Kärnten.
A asht aj personi ne kerkimim a? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 06 Dec 2007 , 15:36

vllaznia1919 wrote:
Man in Redblue wrote:
iliriny wrote:A e moret vesh se Sinani ndoshta po shkoka ne Austri ne Janar me lujt me Vaker te Insbrukut. Sipas TCH perfaqesuesit e skuadres austriake paskan ken ne stadium te shtunen qe kaloi ne ndeshjen me DINAMON per te pare Sinanin. Ba me ik edhe Sinani atehere kur dush me mbijetu per mas me ra prej kategorijet se s'ka kush me ba gola ne ate ekip. Zor se gjehen edhe sulmuesa te mire ne ate kohe te vitit. Zoti e bafte mire per Vllaznine ba me ik Sinani se na fik. Ka ana tjeter me vjen mire per te, pavaresisht se asht pak vone per nji 30 vjecar.
prej disa burimeve sekrete (spo du me ia dhan emrin :lol: ) un di se sinani asht edhe nen vezhgimin e Austria Kärnten.
A asht aj personi ne kerkimim a? :lol: :lol: :lol: :lol:
kush tjeter ma mire se ai din se ca bahet ne klagenfurt :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Dec 2007 , 20:53

Pse Karnten asht e klagenfurtit a?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Fri, 07 Dec 2007 , 08:21

Nuk e di a kane ba mire apo keq qe e kan lan me ik, por Cani ka ba 4 gola ne kupe kunder Ades ne ndeshjen Flamurtari-Ada 4-1. Kur kena vetem nji sulmues qe ban gola them qe duhet me iu dhane mundesi te gjithe te tjereve per te dhane per ekipin. Ishalla e afrojne kete Canin se edhe ne stol me e lan nuk i ban dam Vllaznise me e pas.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

Post Reply