Batuta, poezi, vjersha, citate, humor, shpalosni talentin!
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Batutat më të famshme të Tano Banushit
"Buzëqesh gjithmonë, edhe nëse një buzëqeshje jote është e trishtuar sepse më i trishtuar se një buzëqeshje e tillë, është trishtimi që nuk buzëqesh".
ANILA MEMA
Titulli: Me Tano Banushi dhe humorin e tij
Autori: Isa Alibali
Gjinia: Monografi
Botimet: Pegi
Faqe: 207
Çmimi: 500 lekë
Disa nga anekdotat e Tano Banushit
- Në sa gradë vlon uji?
- Në 90 gradë, z.profesor.
- Jo, në 100 gradë.
- Ah, më falni, në 90 gradë vlon këndi
i drejtë.
***
Berberi po rruante një klient shumë të dobët. I fut në gojë një top ping-pongu, për t'i fryrë faqen. Kur i rruan njërën anë, i thotë: - Kaloje në anën tjetër.
Ky, duke e kaluar, e kapërdin. Shqetësohet.
- Mos u bëj merak, nuk të mbyt, - i thotë berberi - se edhe njeri e ka kapërdirë dje dhe ma ka sjellë sot në mëngjes!
***
Banditi: - O paret, o shpirtin.
Burri: - Grua, çohu shpirt, se të kërkojnë.
***
Te mjeku shkon për vizitë një grua.
- Hyr e zhvishu.
Pas pak mjeku pyet:
- He, a u zhveshe?
- Unë po, po ti…? - thotë gruaja.
***
- Pse i more erë peshkut, ai është i freskët!
- E pyeta: - "Ç'të reja kemi nga deti?".
- E ç'të tha?
- Nuk di gjë se kam dhjetë ditë që kam dalë nga uji e…
***
Një shitës kishte vënë në banak, anës peshores, dy pasqyra:
- Pse i ke vënë, Selim?!
- Që gratë mos të shikojnë peshoren, por të habiten në pasqyrë…
***
- A shkove mbramë vonë në shtëpi?
- Në orën 11 e gjysmë.
- Po a të foli gruaja?
- Jo, sepse ajo erdhi në orën 12
e gjysmë.
***
Për tre papagalët:
- Sa kushtojnë?
I pari 500 lekë, sepse di një gjuhë
të huaj
- Po ky i dyti?
- 700 lekë sepse di dy gjuhë të huaja.
- Po ky i treti?
- I treti kushton 1000 lekë por s'di
asnjë gjuhë.
- Po pse kaq shtrenjtë ky?
- Sepse është përgjegjësi i dy
të tjerëve.
***
Mjekut të fëmijëve:
- Ah, more doktor, si s'ke shkollë më
shumë të shërosh edhe të mëdhenjtë?!
***
Dy shokë të dehur. I pari e merr me zor
për në shtëpi shokun e vet.
- Kjo është rrugica ime, kjo…është dera e shtëpisë…kjo është shtëpia…(hyjnë në shtëpi ) kjo është dhoma e gjumit (e hap dhe sheh në shtrat të shoqen me një tjetër) kjo këtu është gruaja ime…kurse ky burri këtu, jam unë…
***
- Si shkon me gruan?
- E dua shumë dhe ajo më do shumë. Llogarite, po të hidhen gratë në lotari, mua do të më binte gjithmonë gruaja ime!…
***
Një i dehur i bie ziles:
- Kush është? - pyet e zonja e shtëpisë.
- A ju mungon kush, a?
- Më mungon burri.
- Hape, se unë qenkam…
Eshtë e njohur thënia se njeriu do të çmendej po të mos ekzistonte e qeshura, me të gjitha rrjedhojat e këndshme që vinë prej saj. Por më të njohura se kaq janë batutat dhe anekdotat e Tano Banushit, "Artistit të Popullit" e "Mjeshtrit të Madh" të humorit shqiptar. Nuk ka ndonjë përvjetor, as ndonjë rast përkujtimi, por Isa Alibali ka nxjerrë në treg një libër për të. E ka titulluar "Me Tano Banushin dhe humorin e tij", një libër që për autorin nuk ka lindur rastësisht. "Gjithnjë kam pas mendimin se duhet të shkruhet për Tanon të meqenëse është një figurë e ndritur e artit tonë skenik.
Kam punuar me Tanon gati 15 vjet. Isha në dijeni të arkivit të tij, të cilin më pas ma dhuroi familja për të punuar mbi të", tregon Alibali, i cili në këtë botim, që do ta promovojë nesër, ka përfshirë jo vetëm jetën e artistit, krijimtarinë, veprën e tij, por edhe fotografi të shumta, kujtime, ditare dhe anekdotat më të famshme të Banushit. Disa pjesë të shkurtra të shkëputura nga libri i lexoni më poshtë.
Të lindësh mes humorit
Në një shtëpi të gëzueshme e plot humor, ku pothuajse të gjithë ishin artistë në mënyrën e tyre dhe në aftësitë për të krijuar dhe për të thithur vlerat më të mira të artit, të këngës e humorit të asaj kohe, më 4 shkurt 1927, lindi Athanas Banushi, njeriu që do të bëhej aktori më në zë i humorit shqiptar, mjeshtër i vërtetë i interpretimit në gjininë e estradës.
Tregojnë se atë ditë që ka lindur Tano Banushi, edhe pse dimri ka qenë në kulmin e ashpërsisë së vet, natyra ka qenë e qeshur, qielli i kthjelltë dhe dielli i shndritshëm, sikur të paralajmërohej se doli në jetë ai që do t'u jepte njerëzve më shumë gaz e hare, që do t'ua bënte më të bukur jetën. Lluko Banushi ishte bërë me djalë dhe kjo ishte një ngjarje tepër e këndshme dhe ngazëlluese për të dhe të shoqen e tij, Marien. Gjithmonë Llukoja thoshte: "Kam dëshirë që fëmija i parë të jetë djalë, pastaj le të lindin një duzinë vajzash, nuk prish punë, por ama të filloj me djalë".
Kur nisi humorin...
Rrugët e Shkodrës mbanin ende erën e barutit, kur dolën edhe afishet e para teatrale e koncertale. Më 18 janar 1945, pak ditë pas çlirimit, u krijua Shtëpia e Artit dhe e Kulturës, të cilën e formuan ajka e inteligjencës shkodrane. Më 18 shkurt u shfaq drama e M.Gorkit "Bujtina e të vorfënve", përgatitur nga intelektualët e njohur Filip Ndocaj e Qemal Draçini. Në qershor të vitit 1945, në përfundim të vitit shkollor, kur sapo Tano Banushi kishte mbaruar klasën e shtatë të gjimnazit të shtetit, u zhvilluan disa veprimtari kulturore e artistike. Në këtë dramë Tano Banushi interpretoi rolin e Gjinit, shërbëtorit simpatik të një familjeje shkodrane. Shfaqja u dha në sallonin e shoqërisë "Vllaznia" afër "Dugajve të Reja". Po në këtë shfaqje u dhanë edhe paroditë "Klasa e shtatë" dhe "Jak, o Jak", ku Tanoja u prezantua si humorist. Në vitin 1946, nga grupi i teatrit pranë Shtëpisë së Artit e të Kulturës u shfaq drama "Armiku i Popullit" e Ibsenit. Tano Banushi interpretoi me sukses rolin e një të dehuri. Pastaj u përgatit komedia "Pashuku", ku interpretoi rolin e shërbëtorit gazmor, që e bëri atë një aktor që shpresonte shumë për të ardhmen. Kështu filloi për Tanon rruga e artit skenik.
Takimi me Migjenin
Ishte ditë vere, kur Maria (e ëma) e mori Tanon për të bërë një fotografi te Marubi (ishte nëntë vjeç e gjysmë). Përpara Kafes së Madhe pa Migjenin, që po pinte kafe me një shok të vetin. Nuk e pati të vështirë të dallonte Teofik Gjylin, me të cilin Migjeni rrinte gjithnjë aty, gjithmonë në të njëjtën tavolinë për të pirë kafen e ditës. Për një çast nguroi, por duke pas parasysh dëshirën e Tanos për ta takuar, i tha:
- Tano, shih, ai atje është Milloshi… Migjeni yt, - shtoi pas pak. Tanoja u shtang. U shkëput nga dora e së ëmës dhe u ndal përballë tij, në trotuarin përpara Kafes së Madhe. Milloshi e vuri re këtë veprim, njohu Marijen, shoqen e dikurshme të shkollës dhe u ngrit nga tavolina. Sytë e Tanos morën një shkëlqim të veçantë. Millosh Gjergj Nikolla u përkul përpara vogëlushit, bëri sikur i lëmoi flokët, pa ia prekur në të vërtetë. Duke e ditur sëmundjen që kishte, ai nuk prekte të tjerët as me dorë, aq më pak fëmijët. Tundi pak kokën drejt Marijes dhe i foli me përzemërsi: - Qenka shumë i kandshëm ky djali yt, Marije, si quhet?, - i tha duke buzëqeshur.
- Athanas, por e thërrasim Tano. Kishte dëshirë të madhe të të takonte, sepse ka lexuar disa nga shkrimet tuaja.
- Ooo, po më kënaq, - dhe iu drejtua Tanos: - Në ç'klasë je?
- Hyj në klasën e tretë, - i tha shpejt e shpejt Tanoja i vogël.
- Shumë mirë, Athanas, jam i bindun se mëson mirë, apo jo?
- Po, vetëm 1-sha kam marrë.
Në koncertin e Tefta Tashkos
Ishte 11 vjeç, kur në Shkodër erdhën për koncert këngëtarja e shquar Tefta Tashko (Koço) dhe pianistja e mirënjohur Lola Aleksi (Gjoka). Lluko Banushi, që e merrte djalin me vete në të gjitha shfaqjet tjera, nuk kishte si të mos e merrte edhe në këtë koncert të madh. Shfaqja u dha në kinemanë " Rozafat", në rrugicën e Kafes së Madhe. Tefta këndoi pjesë operistike me një nivel shumë të lartë, saqë fitoi duartrokitjet e papërmbajtshme të artdashësve shkodranë. Tanos, edhe pse i vogël, i pëlqyen shumë ariet e veprave më të shquara të muzikës operistike evropiane, saqë mbeti i befasuar. Në vizionin e tij, Tefta Tashko mbeti një idhull i paharrueshëm

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 580
- Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
- Location: usa
Ai ka ken njaq i madh sa qe hala spo mundet me e zevendesu kush,ka ken i lindun per at pun,e cuditshme se djemt nuk ingjasin hic te jatit ne drejtim te humorit.
GJithsesi Tano Banushi kapas vlera te mdhaja.
GJithsesi Tano Banushi kapas vlera te mdhaja.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE
-
- Kryetifoze
- Posts: 587
- Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
- Location: Canada
Ashtu ka lezet naqe. Tregoji kush i vesh patallonat ne shpi.ti thojn maj naqe se une jam BURR edhe sma ban ligjin e fejumja..
une eci me ligjin e vjeter
Saper foto nuk e mohoj qe ai e shprehu mendimin per te me tregu foton e tij po un se pranova
I Love To Live And I Live To Love!
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.
-
- Kryetifoze
- Posts: 587
- Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
- Location: Canada
1) Momentalisht gjendem ne spital,nuk eshte shum tragjike.
Me kan gjet gur ne veshke,tomor ne koke,kancer ne mushkri,
kurse ne zemren time te kan gjet vetem ty.!!!
2) Recet per vuajtje:
2 litra uiski,1 shteg cigare,1 kaset tallava,1 shoqe te fort,24 ore pa gjum,7 her ne jav te psikiatri,2 or telefonata te kota,
3 her lutje te Zoti......
3) 70% e di qe te dua 80% e din se smund te jetoj pa ty 90% e di se smund te jetojm te ndare
100% po te genjej o budallace.
4) Urime shpirti im, qe me nje tjeter u fejove, urime shpirti im qe zemren ma copetove, urime qe nga zemra me ke largu,urime qe jeten time ma ke shkaterru,urime qe mbar ja dole,qe nga zemra jote me largove,
fjala nje urim esht si te jet nje mallkim
Me kan gjet gur ne veshke,tomor ne koke,kancer ne mushkri,
kurse ne zemren time te kan gjet vetem ty.!!!
2) Recet per vuajtje:
2 litra uiski,1 shteg cigare,1 kaset tallava,1 shoqe te fort,24 ore pa gjum,7 her ne jav te psikiatri,2 or telefonata te kota,
3 her lutje te Zoti......
3) 70% e di qe te dua 80% e din se smund te jetoj pa ty 90% e di se smund te jetojm te ndare
100% po te genjej o budallace.
4) Urime shpirti im, qe me nje tjeter u fejove, urime shpirti im qe zemren ma copetove, urime qe nga zemra me ke largu,urime qe jeten time ma ke shkaterru,urime qe mbar ja dole,qe nga zemra jote me largove,
fjala nje urim esht si te jet nje mallkim
I Love To Live And I Live To Love!
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kryetifoze
- Posts: 587
- Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
- Location: Canada
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 580
- Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
- Location: usa
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Postuar nga: anisa
Titulli: poezi dashurie
--------------------------------------------------------------------------------
Nuk ka lule pa arom,
Nuk ka njeri qé s`dashuron,
Nuk ka surpriz pa lumturi,
Nuk ka jeté pa dashuri.
Ujin kur ta pish,
Mos e turbullo,
Dashurin qé kemi,
Kurr mos e harro.
Zemra po mé dridhet,
Sa her té kujtoj,
Mbeta e vetmuar,
kurr nuk té harroj.
Té dua té dua,
Nése nuk beson,
Pyete zemren time,
Ajo té tregon.
Né gjum kur rash,
Né énderr té pash,
Né kémbé u ngrita,
Emrin ténd bértita.
Diku né lumé,
Ishin dy zemra,
Nnjéra ish e jotja,
E tjetra jemja.
U ula pra zjarrit,
Tuj tha disa krane,
Né flaken e zjarrit,
Pash fytyren tane.
Thikat i kisha pranuar,
Plumbat i kisha duruar,
Por ndarjen prej teje,
Kurr se kisha menduar.
Derdhi lot mbi dheun,
Qé té ka mbuluar,
Tash s`mé duhet jeta,
Se pér ty kam jetuar.

Postuar nga: Mentor
Titulli: Me shum se nji poezi
--------------------------------------------------------------------------------
Emrin smund ta shkruaj
Se shum te dashuroj
Por ne zemer te mbaj
Dhe kurr ste harroj
Mos me pyet si jetoi
kur dit e nat ne ty mendoi
kur e din se jam e vetmuar
kur e din qe jam i lenduar.
Mos me pyet pse kam lot ne sy
kur e din qe jam pa TY!!
Poezi te dua,te dua deri
sa te vdes,po ti
a me do mua pergjigjjen
po e pres
kthehu Nje nate isha ne vetmi
mendoja tere naten per ty
dhe vuaja qe ste kisha prane
qaja me zemer dhe me lot ne sy
nje nate me dukej shum e gjate
te humba ty dhe jeten time
se di perse aq i pafat
me lot ne zemer dhe me kujtime
deshta kjo nate te zgjase me teper
e une per ty me shum te qaj
mos mendo se do te harroj
perjete ne zemer do te mbaj
E kam mohuar, e kam perzen
e kam dashur , e kam urryer
me ka dhen dhimbje
me ke dhen emocione
te lendon e te sheron
Lumturine kerkova por une nuk e gjeta,
Idealen ma dhurove ti vet por kurre nuk u zbeha,
Dashurine per ty e ruajta ne fshehtesi,
Por i kam treguar dikujt dhe ti mire e di,
Sa here ti me vjen prane meje,
Une bie ne mendime sepse ti je ilaqi i zemres sime
Thuaje te lutem, qe me don.
Pse kaq shum po me mundon?
Pse po tallesh ti me mua?
Esht gabim qe un ty t`dua?
E mallkoj diten qe te pash.
E mallkoj shiqimin qe ta dhash.
E mallkoj buzqeshjen qe ta dhurova.
E mallkoj veten qe ne ty u dashurova
Nese ke nje zemer
ndaje bashk me mua
nese ke nje fjale
me thuaj te DUA
Nese me gjen duke qare
te lutem fshima lotin
nese lotet mu me vrasin
per te me ngjalle ,lute zotin
Emrin tend me gjak
gjithkund e kam shkruar
vetem e vetem zemra
kurr mos me te harruar

Titulli: Me Fal Qe Te Dua
--------------------------------------------------------------------------------
Me fal qe te dua kaq shume
me fal qe ne zemer te lendoj
me fal por eshte teper vone
nuk mundem un ty te harroj
Me fal qe te bera pa dashur
per mua pa qellim te mendosh
me fal qe te bera per mua
poezi me dhimbje te krijosh
Me fal por njeriu prandaj vuan
te dashuroje nje njeri si TI
ti thaje lotet pa kaluar qerpikun
dhe kur te prek buzet te QUHET DASHURI
Me fal por nuk te them dot te dua
nuk dua me puthje nga ty
ato jane vec dhimbje per zemren
ato me bejne te ndihem NJERI
Por un njeri nuk dua me te jem
nuk dua un me te flas per dashurine
sepse ti me nxore nga zemra
pa ty jeta ime s\'ka kuptim
Me fal qe prap po te lendoj
me fal qe PERJETE DO TE DUA
me fal por nuk e di si i behet
me nje njeri te c\'mendur si mua
E c;mendur se te tjeret i dua si veten
e c\'mendur se tregoj te verteten
e c\'mendur se jam e sinqerte
se ty te dua me shume se nje jete
Me fal per te metat e mia
me fal qe te dhashe nje shekull dashuri
por jeta i ka keto padrejtesi
jeta me solli tek TI
Dhe ti si nje qenie e pafaj
si nje engjell me zemer te vrare
ti ke dicka te vecante
ti ke shume lote te pathare
Me vjen keq qe un nuk arrita
te te kthej buzeqeshjen perseri
ashtu sic ti ma ktheve mua
DHE ME BERE TE NDIHEM NJERI
__________________

- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Të fortë e ka lan Tanoja,kur ka marr gruan në shpi(pasi e ka grabitë,më kan thanë).Nadje për nadje,ja çonte e ama kafen në krevat Tanos.Kur nji ditë të bukur,i thotë..: Ah!! Nan...sot m'bjer dy kafe!...po pse mor bir?!!-i thot e jama...-dhe Tanoja që hap jorganin dhe i tregon vajzën që kishte në krevat e cila ishte hala tuj fjet." Uh qyqja!!!!-u hodh përpjet e habitur nana e vet.
Ka qënë humorist fantastik e i paarritshëm,dhe ç'farë kënaqsie ndjeja kur e shikoja ndonjiherë në rrugë(pasi i vogël kam qënë rrugaç e tan ditën vijsha vërdallë).Mjaftonte ti shikoje mimikën e fytyrës dhe të bënte me qeshë e jo ma,të hapte gojën me fol.Ajo që ndodhet në arkivën e TVSH-së nuk është asnjigja me batutat që bënte ai njeri në jetën e përditshme.
Ndofta shumë prej jush nuk e kanë arritur por ai njeri ka qënë nji vlerë e pazëvëndësushme e qytetit tonë.

Para VLLAZNIA!
-
- Kryetifoze
- Posts: 587
- Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
- Location: Canada