Vllaznia Besa
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Kur Sinani nuk ka kene ne forme, nuk ka kene ne forme as tane ekipi e ne nje fare menyre asht justifiku, por tesh qe Sinani tek asht ne forme, po e merr vedin edhe Vllaznia, por ne rastin konkret portieri, Grima, po ban qe me hup pak besimi tek skuadra.
Sdq, nuk duhet me i ra shume ne qaf Grimes, por duhet me u mundu me e rekuperu Grimen ne menyre qe skuadres me i ardh siguria. Sdq duke pa moshe e Grims, duhet sesban me nderhy ne merkato, ose mas me e lane me u djeg Bishanin per t'cilin fliten fjale te mira.
Kroniken mundeni me e pa ktu:
http://albaniasoccer.com/video/07/Vll-Bes.ram

- Antar
- Posts: 39
- Joined: Sat, 03 Nov 2007 , 17:11
E pash kroniken,nuk di se qa ke pa ti po per mu(e me sa pa shof,jo vetem per mu)goli i tyne asht nje gafe e grimes.akaliptos wrote:o naqe shiko pak neshjen dhe pastaj kritiko grimen se me sa pash une lojtari qe bani golin ju mori 2 mbrojtesave topin e doli vetem me grimen..vllazni77 wrote: sa per grimen sot si me ma ndi zemra....
nuk kishte ca me i ba vec me i than mas me ban gol se jam djal deshirit
Djal deshirit apo jo, te shtunen na i ka humb dy pike
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Nuk e di a e dini por kur portjer del duhet me pase parasysh dy gjana:Nji a ka munsi me e kape topin dhe dy me ja thirre mrojtsave te vet qe me ja fut edhe frigen sulmusave tuj bertite.Mu ita gjana mi kan msu kur kam hi per here te pare ne fushen e futbollit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
Njaja ishte dalje taman e gabume dhe s'ka nevoje me ken portier me e marr vesht. Shkan e del ne mes rremujet aty dhe tu ken larg portes dhe len porten bosh?!
Nejse, pak randsi ka tash se iku aja pune, se noshta edhe mas me pas dal kishin ba gol. Na me ken ekip i mire , asht dasht me e rekuperu gabimin. Por prape une mendoj se Vllaznia ka nevoje per nje portier te ri, sepse ne pak jena dobet ne kerkim te golin, edhe gafat e shpeshta te portierit na duhen manej. Ne qa hekum me ba naj gol.
Nejse, pak randsi ka tash se iku aja pune, se noshta edhe mas me pas dal kishin ba gol. Na me ken ekip i mire , asht dasht me e rekuperu gabimin. Por prape une mendoj se Vllaznia ka nevoje per nje portier te ri, sepse ne pak jena dobet ne kerkim te golin, edhe gafat e shpeshta te portierit na duhen manej. Ne qa hekum me ba naj gol.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
Ai goli i Sinanit ishte fantastik. Aty me taman vleresohet ai sulmus se cfare profesionisti asht. Shifeni se si e mbron ate top te nalte dhe e kthen ne gol. O me kyt sulmus qe kena asht marre mas me dal kampion, vetem ne janar te na blejne Valteri naj mesfushor te mire se prape e keni simjet Sinanin golshenusin numer 1, asht i pakapshem ne finalizim.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Berati: Të merret shembull nga "Loro Boriçi"
Sekretari i klubit kavajas Ilirjan Berati vlerëson me nota të larta masat organizative të klubit shkodran
Tashmë që futbolli shqiptar bën pushimin e tij të radhës, ekipet bëjnë bilancet dhe analizat e tyre për atë çfarë merituan, por edhe çfarë nuk shkoi në humbjet që pësuan. Natyrshëm që Besa, si kryesuse, bën bilancin e saj, por na bëri përshtypje më shumë se bilanci mendimi dhe qëndrimi i gjithë klubit "Besa" mbi një çështje jo pak të përfolur në futbollin shqiptar.
Më konkretisht mbi masat organizative për një ndeshje fiutbolli nga klubet, tifozëria deri në mbarim të një takimi. Shpesh kemi parë e dëgjuar për dhunë në shkallët e stadiumit, në ndonjë rast ka arritur edhe nëpër korridoret e stadiumeve. Jo rrallëherë drejtues klubesh bëhen inisiatorë të nxitjes së dhunës e presionit mbi gjyqtarë dhe futbollistët që irritojnë turmat e tifozëve. Kanë qenë këto fakte që e kanë detyruar sekretarin e Besës, Ilirjan Berati, të vlerësojë atë që përjetoi Besa në sfidën e fundit në Shkodër. "Jam i befasuar, por edhe i kënaqur mbi gjithçka ndodhi para, gjatë e pas takimit që Besa luajti në sfidën e fundit ndaj Vllaznisë. Pa filluar takimi, pritje e respekt nga stafi shodran, duke e ditur se shkonim ta mundnim Vllazninë dhe ajo kishte nevojë për një fitore.
Një lojë "fair play" brenda fushës dhe në fund vetëm falënderime e kafe përcjellje. Kjo më bëri përshtypje, e them hapur publikisht, sepse takimi u fitua nga profesionalizmi e organizimi i një takimi futbolli," - shprehet Berati. Po pse vjen ky reagim i sekretarit Ilirjan Berati, kur ndeshja ka ditë që ka mbaruar? Pse-në e gjithë kësaj Berati e argumenton kështu: "Deri dje thonin që spektatori është larguar. Deri dje mjaft akte që cënonin moralin e futbollit. Po sot? Parë faktin se faza e dytë është në prag dhe Besa synon titullin, mendoj se rasti "Vllaznia" duhet të dominojë në futbollin shqiptar. Mjaft ekipe janë në ngjitje dhe do të kërkojnë pikë më shumë në fazën e dytë e të tretë.
Shpresoj e besoj që ajo çfarë bëri Vllaznia me Besën të jetë motoja organizative e të gjitha takimeve. Le të fitojë ai që e meriton. Le të tërheqim sa më shumë tifozë në stadimet tona. Ata vijnë kur luhet futboll me ndershmëri dhe kur ekipit të tyre i jepet ajo që meriton. Ndaj flas sot në shërbim të futbollit. Tashmë Vllazninë e presim në Kavajë dhe do ta mundim, pra thënë ndryshe, nuk kam pse e lavdëroj mikpritjen e tyre, por e marr si domosdoshmëri për të gjitha klubet." Apeli i sekretarit kavajas na duket se vjen në kohë e me vend.
Mjaft deklarata këtë sezon nga drejtues stafesh, si Dinamo, Skënderbeu, pa llogaritur kategorinë e parë për dhunë, gjykim jokorrekt e të tjera. Duke qenë para startit të fazës së dytë dhe kalendari parashikon sfida të nxehta në Peqin, Tiranë e kudo në 5 javët që do të luhen, tërheqja e vëmendjes nga Berati vjen si kërkesë normale e një drejtuesi klubi. Të kuptohemi qartë, jo se vetë klubi "Besa" nuk bën atë që bën Vllaznia, apo klube të tjera, por kërkohet që kjo të bëhet moto në të gjitha takimet, sepse ka mjaft raste kur presidentë klubesh ndjekin takimet mes tifozërisë dhe askush nuk garanton se pas një pakënaqësie të shprehur nga këta presidentë gjatë lojës, të mos nxitet e reagojë tifozëria e tyre.
Vendi i presidentit është në tribunë e jo në shkallët e stadiumit. Po ashtu, pas mbarimit të takimeve, kur vendësit humbasin, futbollistët miq kalojnë nën zhargonin e fyerjeve dhe sharjeve edhe nga tribunat, pa folur për ndonjë shishe plastike, apo deri karrige të thyera që fluturojnë. Janë disa arsye përse cituam deklaratën e sekretarit
Berati jo për të lavdëruar klubin "Vllaznia", por për t'u thënë "Stop" masave të mangëta organizative të një ndeshjeje futbolli. Së fundi, a nuk është deri tani të paktën fusha e Peqinit sinonimi më i mirë i ndryshimit të imazhit të futbollit, edhe pse Besa pësoi të vetmen humbje sivjet? Shpresojmë të shohim përsëri klube që veprojnë si Vllaznia në rastin në fjalë. Futbolli shqiptar kërkon ndryshim cilësor dhe ai vjen me ndryshimin e masave organizative të një klubi profesionist.
Feriz FERIZAJ