Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 27 Oct 2007 , 15:33

Stoli i Vllaznisë rezulton "pa bereqet"

Në pamje të parë të krijohet përshtypja se kontigjenti i lojtarëve që ka aktualisht Vllaznia është i mjaftueshëm për të pretenduar trofe. Por në të vërtetë, duke e ndjekur nga afër këtë skuadër, konstaton se për momentin disa prej lojtarëve të saj nuk janë në formën e duhur sportive dhe për rrjedhojë lënë shumë për të dëshiruar. Një gjë e tillë është konstatuar edhe dje në miqësoren e zhvilluar përballë ekipit të Veleçikut. Ndonëse kundërshtari ishte inferior (merr pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë), në fushë nuk mund të bëje dallime të mëdha mes lojtarëve të të dy ekipeve. Formacioni me të cilin luajti Vllaznia në këtë miqësore ishte ky: Grima, Ahi, Guri, Kepi, Doçi, Terolli, Simo, Hoti, Leandro, Perfati, Sukaj. U aktivizuan edhe Bishani, Hasani, Bala e Vuçaj. Titullarët kuqeblu e kanë ndjekur këtë ndeshje nga jashtë dhe si rrjedhojë e kanë pasur më të lehtë të gjykojnë ata që i konsiderojnë rivalë. Por në të vërtetë nuk ka qenë e vështirë të dalloje ndryshimin mes tyre. Aq sa trajneri Josa, i cili po e ndiqte nga larg këtë miqësore, ngaqë stafetën ia kishte kaluar ndihmësit të tij, Cungu, u detyrua të lërë vendin ku ishte i akomoduar për t'u ulur në fushën e lojës. Kuptohet që qëllimi ka qenë motivimi i lojtarëve të tij, të cilët po luanin mjaft dobët në fushë. Madje ishin koplikasit ata që po dhuronin leksion me pasime të shpejta dhe dalje të befasishme në sulm.

Madje Veleçiku kaloi edhe i pari në avantazh me anë të Edi Krajës pas ekzekutimit të një 11 metërshi. Ulja e Josës në stolin e skuadrës shkodrane duket se i motivoi disi lojtarët e këtij ekipi që reaguan dhe, përveçse barazuan, kaluan edhe në avantazh. Megjithatë, më shumë rëndësi sesa rezultati i kësaj miqësoreje, pati shikimi i gjendjes së lojtarëve të stolit të Vllaznisë. Shumë prej tyre mendojnë se stafi drejtues i skuadrës u ha hakun dhe për rrjedhojë ndihen të keqtrajtuar. Në të vërtetë, nuk është kështu. Ata kanë probleme me formën e tyre dhe për këtë shembulli më i mirë është ai i brazilianit Leandro. Të gjithë e njohin për talentin e tij dhe klasin që demonstron kur zotëron topin. Dje nuk mund të dalloje asnjë ndryshim mes tij dhe një futbollisti të Veleçikut, që përveçse është amator, nuk gëzon as vetitë e brazilianit. Pretendime kanë të gjithë, dikush thotë se trajneri nuk e aktivizon në pozicionin ku ai dëshiron të luajë, ndonjë tjetër mendon sërish ndryshe, por realisht te Vllaznia të gjithë janë provuar se çfarë dinë të bëjnë. Sinani, Lici, Osja, Kaçi, Nora, Delain apo ndonjë tjetër, edhe mund të mos jenë në një moment të caktuar në formë të mirë, por sërish do të jenë në formacion, sepse ata që duhet t'i zëvendësojnë kanë probleme vetë me formën e tyre. Një shkak i tillë bën që largësia me formacionin e parë sa vjen e rritet dhe për këtë arsye secili prej atyre që sot është në stol duhet të bëjë më të mirën në stërvitje për të qenë sa më shpejt titullar. Nëse ndodh kjo, do të jetë më mirë edhe për Vllazninë, e cila me pretendimet e saj kërkon një vend sa më lart në renditje. Nuk është çudi që, nëse gjërat nuk rregullohen deri në janar, disa prej këtyre lojtarëve të largohen edhe nga skuadra. Presidenti Fushaj herë pas here ka përmendur fjalën reformë, së cilës mbase po i vjen koha.

Sporti Shqiptar
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 27 Oct 2007 , 16:45

Josa, i kerkon lojtareve kuqeblu stervitje edhe të dielën

Kishte kohë, për të mos thënë se u kishte ndodhur rrallë kështu, që futbollistët e Vllaznisë të stërviteshin edhe të dielave. Në të vërtetë, kështu do të ndodhë nesër, teksa trajneri Josa nuk ka preferuar aspak pushimin në fundjavë, ngaqë nuk ka edhe ndeshje zyrtare. Në orën 11:00 të gjithë kuqeblutë do të jenë në stërvitje përballë trajnerit Josa për të zhvilluar seancën e radhës. Në pamje të parë, duket e pakuptimtë zhvillimi i një seance të tillë, kur të gjithë mezi presin fundjavën për t’i kushtuar më tepër kohë familjes së tyre, njëkohësisht edhe për të pushuar pas një jave të lodhshme. Megjithatë, trajneri i Vllaznisë nuk mendon kështu. Duke e konsideruar veten profesionist, të tillë edhe futbollistët, ka kërkuar të zbatojë me përpikëri programin stërvitor, ngaqë në prag është një ndeshje shumë e rëndësishme. Teuta duhet kaluar medoemos dhe parapërgatitjet për këtë sigurisht që duhen bërë në fushën e lojës. Vetë Josa nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Tiranës për t’iu bashkuar familjes së tij, por ka qëndruar te puna e tij, në Shkodër. Në të vërtetë, pasioni me të cilin punon ky njeri është vërtet për t’u admiruar. Fjala pushim për të është e papranushme dhe këtë e vërteton më së miri fakti që familjarët e tij e shohin rrallë. Nuk kishte ndodhur kështu asnjëherë më parë, me asnjë nga trajnerët “jabanxhinj” që kanë punuar me Vllazninë. Ata mezi prisnin që të kishte pak pushim dhe menjëherë nxitonin drejt shtëpive. Vepronin kështu edhe në raste të tjera, duke ua lënë barrën ndihmësve të tyre. Por rasti i Mirel Josës është krejt ndryshe. “I ngujuar” në dhomën e tij në hotel “Colosseu”, ish lojtari dhe trajneri i Tiranës mundohet të llogarisë deri në detaje çdo gjë që i duhet për mbarëvajtjen e stërvitjes me kuqeblutë. Harton plane, skema loje dhe gjithçka tjetër dhe në kohën e lirë e gjen gjithnjë në barin e hotelit duke shijuar ndonjë pije freskuese. Vetë fakti që kuqeblutë do të jenë në stërvitje edhe nesër, tregon më së miri se Mirel Josa i ka hyrë me themeli punës së tij te Vllaznia, për më tepër tani, pas rikthimit për herë të dytë në krye të kësaj skuadre. Ndërkohë, sot paradreke është planifikuar analiza e ndeshjes me Kastriotin, e cila do të zhvillohet me video, duke ndjekur pamjet e saj. Pasdite, në orën 13:00, kuqeblutë do të jenë në fushën e Shtojit për të zhvilluar seancën e radhës. Ndërkohë, nesër, pra në orën 11:00 të paradrekes, të gjithë futbollistët do të jenë sërish në stërvitje. Kuptohet që prezent pritet të jenë të gjithë futbollistët, sespe edhe “jabanxhinjtë” që janë në skuadër, janë të sistemuar në Shkodër. Këtu përfshihet edhe gjirokastriti Nora, që është sistemuar me familjen e tij në një apartament në këtë qytet. Për këtë arsye, edhe trajneri i kësaj skuadre, duke i pasur të gjithë lojtarët të gatshëm, ka preferuar të mos e ndryshojë ciklin e stërvitjes, por ta stërvitë ekipin edhe të dielën. Një ditë më pas ndërkohë do t’u jepet dora e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Teutën, sepse të martën ekipi do të udhëtojë drejt Durrësit. Sfida me Teutën konsiderohet shumë e rëndësishme nga të gjithë shkodranët, prandaj po i bëhet shërbimi ashtu siç duhet.

Josa Fushajt: A do ketë premio për Veleçikun?

Situata në kampin shkodran është e qartë se nuk është më ajo e javëve të para. Tashmë në radhët e pjesëtarëve të saj ka vend edhe për humor. Këtë e tregon më së miri edhe dialogu tepër miqësor dhe me humor që trajneri Josa dhe presidenti Fushaj zhvilluan dje paradreke në ambientet e hotel “Colosseut”. Drejtuesi i stolit kuqeblu, duke dashur të bëjë humor, i është drejtuar presidentit të tij: “Sa do të jetë premioja për fitoren me Veleçikun?” Fushaj ndërkohë, në vend që të gjendej i papërgatitur për këtë pyetje, i është përgjigjur menjëherë: “Skuadra jo vetëm që nuk meriton të shpërblehet, por do të gjobitet, sepse nuk ka bërë asnjë diferencë me koplikasit.” Numri një i klubit shkodran nuk ka qenë i pranishëm në miqësoren e zhvilluar dy ditë më parë, që u fitua nga Vllaznia 3 2, por sigurisht që ishte informuar në detaje nga bashkëpunëtorët e tij për paraqitjen jo të mirë të bërë në fushë nga lojtarët që ai paguan. Megjithatë, dialogu i djeshëm ka qenë i gjithi me humor dhe kjo është e rëndësishme, sepe atmosfera në kampin kuqeblu është shumë e mirë.

Kuqeblutë, sot analiza me pamje filmike

Kohët e fundit është bërë e zakonshme për futbollistët e Vllaznisë. Ata analizën e ndeshjes së kaluar e zhvillojnë duke ndjekur në video kasetën e ndeshjes së kaluar. Kuptohet që një mënyrë e tillë e të zhvilluarit të analizës është shumë e favorshme, pasi diskutohen deri në detaje ata gabime që trajneri ka dëshirë t’i evidentojë. Edhe në ndeshjen ndaj krutanëve në të vërtetë ata nuk kanë qenë të pakta, prandaj kuqeblutë kanë se çfarë të ndjekin e të analizojnë. Analiza do të zhvillohet në sallën e konferencave të shtypit të “Colosseut” në orën 10:30.

Gjergj KOLA




kodra mas bregut.....

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 27 Oct 2007 , 19:07

Don me e hanger i cope buk edhe Gjergji maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 30 Oct 2007 , 20:31

Lehtesohet “infermieria”

Ditet e pragndeshjes me Teuten e kane shoqeruar skuadren shkodrane me demtime te shumta te lojtareve, si portieri Grima, Sasha Delain, mesfushoret Lika dhe Beqiri. Por puna e mire e stafit mjekesor, e ne krye mjekun Zyhdi Coba, beri qe gjendja te lehtesohej nga dita ne dite, aq sa duket qe neser, nga te gjithe emrat qe permendem me lart, vetem mesfushori i krahut te djathte, Arsen Beqiri, nuk eshte ne parametrat e duhur, ndersa te tjeret kane dhene shenja se mund te jene ne dispozicion te trajnerit Josa.

Shihet kaseta e ndeshjes me Kastriotin

Perpara stervitjes se djeshme, Josa ka patur me skuadren nje seance teorike, gjate se ciles eshte marre me teper me ndjekjen e kasetes se ndeshjes me Kastiotin, ku per rreth 20 minuta kane patur edhe shoqerine e presidentit Fushaj. Pergjithesisht nuk ka patur kritika, por nuk kane munguar edhe diskutimet per ndonje te mete te shfaqur ne kete ndeshje, sidomos per pjesen e dyte.

Sport Ekspres
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 30 Oct 2007 , 21:41

Ishalla skan gabu kaset e kan pa nej film porno. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 30 Oct 2007 , 22:40

vllaznia1919 wrote:Ishalla skan gabu kaset e kan pa nej film
porno. :lol: :lol: :lol: :lol:
hahahahaha

ja ja se ajo kaset ka vetem nje sulmuse :lol: :lol:
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Tue, 30 Oct 2007 , 23:25

vllaznia1919 wrote:Ishalla skan gabu kaset e kan pa nej film porno. :lol: :lol: :lol: :lol:
edhe aja pune ban vaki ma naqe...po atehere ne vend qe me ja m'shu stervitjes tapo ja m'shojne nej murit...per njat pune kekan muret e stadiumit bira-bira... :lol: :lol: :lol:
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 31 Oct 2007 , 00:39

Komunikatë për shtyp
Me anë të këtij komunikimi me mediat dhe përmes saj me të gjithë opinionin sportiv shqiptar, klubi i futbollit “Vllaznia” dëshiron t’i bëjë me dije Federatës Shqiptare të Futbollit dhe gjithë faktorëve të saj se duhet të mbajnë përgjegjësi në rast të një gjykimi tendencioz të gjyqtarit Bardhyl Pashaj në takimin e nesërm kundër Teutës. Siç e dini të gjithë Ju, me këtë gjyqtar ekipi ynë ka patur probleme të mëdha në sezonin e kaluar. Kujtojmë këtu rastet më flagrante në ndeshjen e kupës me Partizanin ku lejoi një gol me dorë të kundërshtarit, gol që solli dhe eliminimin tonë nga ky kompeticion. Njëkohësisht ky gjyqtar ka dëmtuar rëndë skuadrën tonë edhe në një ndeshje kundër Elbasanit dhe për këtë arsye Pashaj u pat shpallur “non grata” në Shkodër.egjithatë në këtë edicion, duke dashur të respektojmë edhe rregullat e lojës, nuk e kemi kontestuar asnjëherë ashtu siç nuk e kontestuam as kur u përzgjodh për të gjykuar ndeshjen tonë në Durrës.Ajo çfarë kërkon klubi i futbollit “Vllaznia” është që në rast gjykimi të njëanshëm dhe tendencioz të këtij gjyqtari në takimin e nesërm, përgjegjësinë për këtë ta mbajë FSHF-ja dhe vetë gjyqtari Pashaj.Gjithsesi mbesim me shpresë se gjyqtari nuk do jetë faktor në këtë ndeshje por ai të gjykojë me drejtësi dhe mbi të gjitha me ndershmëri.Klubi i futbollit “VLLAZNIA”
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 31 Oct 2007 , 15:03

The notorious red & b wrote:
vllaznia1919 wrote:Ishalla skan gabu kaset e kan pa nej film porno. :lol: :lol: :lol: :lol:
edhe aja pune ban vaki ma naqe...po atehere ne vend qe me ja m'shu stervitjes tapo ja m'shojne nej murit...per njat pune kekan muret e stadiumit bira-bira... :lol: :lol: :lol:
Pse qa kujtove se jane ata birat?Me marre ajr bari a? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 06 Nov 2007 , 23:08

Presidenti jone i nderum paska fale Krajen.Qysh sot mbrojtsi asht kthy ne stervitje me shokt e ekipit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Nov 2007 , 23:57

vllaznia1919 wrote:Presidenti jone i nderum paska fale Krajen.Qysh sot mbrojtsi asht kthy ne stervitje me shokt e ekipit.
per kyt nuk i vuj faj presidentit ose tranjerit te gjith duhet me luftu me me gjen nje vend ne formacion. ky nuk asht na nje kushedi se ca. del e me flet me tan pordh me te than mendja se asht ylli botet
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 07 Nov 2007 , 09:00

Po me bahet qejfi qe Kraja asht kthy ne stervitje.
Nji lojtar te tille nuk duhet me e hup, normale qe duhet edhe impenjimi maksimal nga ana e lojtarit.
Ishalla e merr vedin:)
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 10 Nov 2007 , 14:17

Kuqeblute, te grumbulluar edhe “ne shtepi
Rendesia e ndeshjes se sotme kunder kryesuesve te kampionatit ka bere qe drejtuesit e klubit Vllaznia te marrin vendimin per grumbullimin e ekipit te tyre edhe per kete ndeshje. Ashtu si dhe ne fillim te javes kur skuadra u grumbullua qe te henen ne Pogradec per ndeshjen e se merkures ne Korçe, kjo gje ka ndodhur edhe me kuqeblute. Ata kane zhvilluar seancen e fundit stervitore ne oren 11.00 te paradrekes se djeshme ne fushen e Shtojit ndersa pasdite ne oren 17.00 te gjithe futbollistet dhe stafi drejtues jane grumbulluar ne hotel “Meteor” qe ndodhet ne dalje te Shkodres ne rrugen nacionale drejt Koplikut. Aty ekipi ka kaluar naten e mbremshme dhe do te qendroje deri sot rreth oren 12.00 kur do marrin rrugen per ne stadium.
Arsyeja pse behet ky grumbullim edhe per nje ndeshje ne shtepi kuptohet qe eshte rendesia e madhe qe presidenti Fushaj dhe stafi i tij i kane kushtuar ketij takimi. Ne te vertete rralle dhe asnjehere mund te themi keto vitet e fundit nuk ka ndodhur qe ekipi te grumbullohet ne Shkoder, para cilesdo ndeshje te kete qene
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Nov 2007 , 17:05

Hajt ishalla asht se e kan marre seriozistkyt ndeshje grumullimi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 11 Nov 2007 , 23:51

U 17
Vllaznia-Shkendia T 1-1

Vllaznia :Hasaj, raxhe, Puka, zagani, I.Karakaqi, A.Karakaqi(G.Rusi ‘56), Vojushi(D.Rusi 68’), Boci, Bardulla(Rahova 46’), Hasani, bala. Tr. K.Shaba
Shkendia: Errikson, Subashi, Muçaj(58’ Thani), Shkalla, Manuka, Tirana, Xhafa, Muska, Sinani, Goxhaj(68’Zaimi), Dushaj. Tr. E.Gjoka
Gjyqtare: R.Çokaj, G.Koka(Lezhe),D.Sala(Shkoder).
Shenues: Manuka ‘20, Bala ‘71.

Vllaznia eshte ndalur serish me nje tjeter barazim pas atij te nje jave me pare me La[in. Dje ndaj Shkendise brenda ne Shkoder djemte e Kujtim Shabes nuk kane shkuar me tej se barazimi 1-1. madje kane qene miqte ata qe kane shenuar te paret qe ne pjesen e pare. Loja ka qene shume e bukur dhe njekohesisht ka dhuruar edhe emocione tek te pranishmit. Goli i barazimit ka patur per autor te talentuarin Bala i cili ka shenuar ne ’71 duke i dhene keshtu nje pike ekipit te tij. Vllaznia ne kete menyre eshte ndalur serish megjihate vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje


Vllaznia-Shkendia T 3-0
Vllaznia: Selimaj, Hallunaj, Çelaj, Lekaj, Vucaj, Murati, Kepi, Kocaj, Terrolli, Pirani, Tula. Tr. S.Bizi
Shkendia T: Kallmeti, Imo, Dosti, Alla, Sukaj, Brate, Taku, Lilaj, Ferra, Gjonaj, Mersini. Tr. K.Kesteraj.
Gjyqtare: G.Koka R.Çokaj, (Lezhe),D.Sala(Shkoder).
Shenues: Tula ‘6, Pirani 35’, Murati 56’

Fitore e paster 3-0 ka qene ajo e djeshmja e Vllaznise ndaj ekipit te Shkendise. Miqte kane qene ne nje dite te erret megjithese duhet pranuar se skuadra e Sabah Bizit ka zhvilluar nje ndeshje te perkyer. Goli i pare eshte shenuar shume shpejt qe ne minuten e 6-te me autor Tulen dhe nderkohe pjesa e pare do kishte edhe nje gol tjeter me autor Piranin. Ne pjesen e dyte megjithe perpjekjet e futbollisteve te Shkendise per te ngushtuar rezultatin, nuk ia kane arritur nderkohe jane futbollistet e Vllaznise qe shenojne serish me ane te Muratit dhe perfundimisht 3-0. nje fitore e thelle qe tregon se ekipi shkodran sivjet ka pretendime serioze ne kampionat e kjo bazohet tek puna shume e mire qe eshte duke bere me te trajneri i njohur Sabah Bizi.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 12 Nov 2007 , 14:34

Naqe po klasifikimet a jane kun?
Manej ke gabu ven se asht kategorija e posaqme per te rite e Vllaznise.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Tue, 13 Nov 2007 , 18:18

vllaznia1919 wrote:Manej ke gabu ven se asht kategorija e posaqme per te rite e Vllaznise.
A ta kishte shu etjen ty nji birr (e shoqnume me noj qebab) prej Mondit? :lol: :wink:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 13 Nov 2007 , 18:20

kuqeblu wrote:
vllaznia1919 wrote:Manej ke gabu ven se asht kategorija e posaqme per te rite e Vllaznise.
A ta kishte shu etjen ty nji birr (e shoqnume me noj qebab) prej Mondit? :lol: :wink:
menden me ja ngop te tanve e ke edhe ti. Nuk ke faj jo, sapo je kthy prej atdheut :lol: :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 13 Nov 2007 , 19:51

kuqeblu wrote:
vllaznia1919 wrote:Manej ke gabu ven se asht kategorija e posaqme per te rite e Vllaznise.
A ta kishte shu etjen ty nji birr (e shoqnume me noj qebab) prej Mondit? :lol: :wink:
pa pa nej got raki shipnijet mor zot se na asht tha buza :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Nov 2007 , 22:09

Me raki e birra jam ngop se nuk me mungojne po i tave krapit persmarit skishte ken keq hiq. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply