Legjionaret
Moderator: GOLDIAN
-
- Antar
- Posts: 39
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
- Contact:
Rudi Vata do ishte zgjidhje e shkelqyer per trainer te kombtares.
Jo vetem qe ka qene kapiten i Kombtares dhe nje nder futbollistet me te shquar qe ka veshur fanellen kuqezi por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte fakti se e njeh mire repartin e mbrojtjes qe per kombtaren tone eshte thembra e akilit.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Mesfushori kuqezi mbron punën e Brigelit dhe kërkon të mendohet që tani për eliminatoret e europianit
Lala: As Murinjo s'na çonte në botëror
Mesfushori dhe kapiteni shqiptar i Hanoverit, Altin Lala, prej ditës së shtunë e ka mbyllur aktivitetin zyrtar me ekipin e tij gjerman. Gjithsesi, Altini, një nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare, është shprehur përmes linjës telefonike, në një prononcim për "Sportin shqiptar" se akoma nuk i ka marrë pushimet. Deri të enjten, ai do të stërvitet me skuadrën e tij, Hanoverin. Më pas është i lirë të bashkohet me ekipin kombëtar, që më 26 maj në Berlin do të fillojë grumbullimin për ndeshjen miqësore me Poloninë. Lala shprehet se do të jetë pjesë e ekipit kombëtar dhe do të luajë në Poloni, ndonëse është i skualifikuar për takimin pasardhës zyrtar me Gjeorgjinë. Sipas tij, trajneri, por edhe vetë ai, ka preferuar që të grumbullohet me ekipin kombëtar, për të qenë kështu pjesë e kampit kuqezi në këtë ndeshje miqësore. Gjithashtu, Lala, në intervistën e tij, ka prekur problemet në lidhje me sulmet që bëhen në adresë të trajnerit të kombëtares, Hans Peter Brigel, të rinovimit të ekipit kombëtar dhe për takimet e fundmajit dhe fillimqershorit. Ja intervista e plotë me mesfushorin kuqezi Altin Lala:
? Altin, sezoni 2004?2005 në Bundesligë ka përfunduar. Një vlerësim nga vetë ju për ecurinë tuaj dhe të Hanoverit?
? Unë dhe ekipi i Hanoverit jemi paraqitur me dy fytyra të ndryshme në dy fazat e kampionatit. Në fazën e parë jemi paraqitur shumë mirë, duke qenë në pjesët e sipërme të renditjes së kampionatit gjerman. Edhe pse nuk mendonim dhe nuk kishim si objektiv Kupën UEFA në fillim të sezonit, ashtu si erdhën gjërat mund të kishim arritur edhe Kupën Intertoto. Por në fazën e dytë nuk arritëm të merrnim aq pikë sa të siguronim një vend në kupat e Europës.
? Do të grumbulloheni me kombëtaren për ndeshjen me Poloninë më 29 maj, apo jo?
? Po, kam vendosur të grumbullohem me ekipin kombëtar për ndeshjet që kemi me Poloninë, Gjeorgjinë dhe Danimarkën. Do të bashkohem me skuadrën pas të enjtes, sepse deri në mesjavë do të stërvitem me ekipin tim. Sipas planit, me skuadrën kombëtare do të bashkohem në Berlin. Duhet të zhvilloj stërvitje, pasi ndeshjet janë shumë pranë dhe nuk është mirë që të lëshojmë këtë fundsezoni.
? Le të kalojmë te kombëtarja. Përse shërbejnë këto tri ndeshje për kombëtaren tonë, sipas jush?
? Për fatin tonë të keq, ne kemi dalë nga lufta për t'u kualifikuar në botëror. Tashmë janë të tjerët që luftojnë për këtë. Sidoqoftë, ne duhet të marrim rezultate pozitive, që të renditemi sa më mirë në grupin 2. Do të jetë më mirë për skuadrën, imazhin e saj dhe të ardhmen. Po kështu, trajneri në këto ndeshje mund të aktivizojë lojtarë të rinj, të cilët nuk janë aktivizuar më parë apo që kërkojnë një vend në skuadër.
? Nëse nuk e dini, në Tiranë ka shumë njerëz që mendojnë se trajneri Brigel ka gabuar në ndeshjet e fundit, madje kërkojnë edhe largimin e tij nga drejtimi i kombëtares për rezultate të dobëta...
? Eshtë e drejtë e gjithkujt të japë mendime dhe vlerësime rreth punës dhe arritjeve të ekipit kombëtar apo edhe trajnerit Brigel. Megjithatë, personalisht mendoj se nuk është faji i Brigelit që nuk u kualifikuam në botëror apo që nuk jemi në luftë për të gjë të tillë. Nëse më kërkohet të vlerësoj punën e Brigelit në krye të kombëtares, mund të them se rezultatet e trajnerit aktual kuqezi nuk janë të këqija. Prandaj, them se nuk është e udhës në këtë moment që të kërkojmë largimin e Brigelit. Ai ka sjellë në ekip shumë gjëra pozitive. Ndeshjet ndërkombëtare kërkojnë impenjim maksimal. Ne ekipin nuk e kemi të plotë. Gjithmonë kemi pasur mungesa dëmtimesh apo dënimesh. Edhe ndeshjet ndërkombëtare janë vështirësuar shumë. Përveç Kazakistanit, si Gjeorgjia, Greqia dhe Turqia apo edhe Danimarka janë ekipe shumë të forta dhe të kompletuara 120 për qind. Habi kam bërë me Ukrainën. Ndërsa ne kemi shumë probleme në zëvendësimin e lojtarëve. Nisur nga këto, unë them me siguri se edhe Murinjon sikur të kishim trajner, nuk do të na kualifikonte në finalet e botërorit, edhe pse ky kompeticion është ëndrra jonë. Që tani duhet të mbledhim forcat e të përgatitemi për eliminatoret e europianit. Këto ndeshje që kemi për të zhvilluar duhet të na shërbejnë për t'u afruar sa më shumë me ekipet e tjera dhe të kompletohemi sa më shumë si ekip.
? Ka edhe mendime që disa nga lojtarët e kombëtares duhet të largohen, sepse nuk kanë më çfarë japin...
? Nuk jam i këtij mendimi. Edhe mosha nuk është ndonjë kufi i besueshëm, pasi skuadra mendoj se vazhdon të japë akoma shumë. Jam dakord që të rinjve t'u japim një shans, por me karar. Grupi aktual është i kompletuar dhe mendoj se mund të shërbejë akoma shumë në të ardhmen. Por edhe nga kampionati shqiptar dhe talentet në Europë duhet të ketë afrime. Vetëm duke ecur me hapa të matur do të arrijmë rezultate të mira dhe të bëhemi gati për eliminatoret e europianit të ardhshëm.

VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Tefik Osmani, kontratë 2-vjeçare me Koniasporin
Eshtë zgjidhur më së fundi edhe dilema e mbrojtësit korçar të kombëtares shqiptare, Tefik Osmani, që mbylli një sezon më se të shkëlqyer me Elbasanin. Vetëm 24 orë më parë, pas një bisede kokë më kokë me menaxherin e ekipit turk të Koniasporit, 20?vjeçari nga Korça ka rënë përfundimisht dakord që për dy sezone të aktivizohet në Turqi me një skuadër që merr pjesë në ligën e parë turke. Në këtë mënyrë, mbrojtësi korçar u ka dhënë fund të gjitha hamendjeve dhe fjalëve që qarkullonin, duke bërë zgjidhjen e tij përfundimtare. "Ndihem tepër i kënaqur që kam bërë këtë zgjidhje. Pranova ofertën e bërë nga klubi turk për vetë faktin se kushtet janë vërtet të mira dhe, sipas bisedës që bëra me drejtuesit e ekipit, ramë dakord edhe për kontratën. Për dy vjet tani më duhet të luaj në Turqi dhe ndihem i lumtur, pasi për herë të parë në karrierën time si futbollist do të më duhet të luaj jashtë kufijve. Nuk mund të prisja më. Para pak ditësh e deklarova në media që ishte ekipi i Bazelit që më kërkoi, por do t'ju them që ishin edhe ekipe të tjera, si Anderlehti, disa ekipe ukrainase dhe qipriote, por m'u desh ta bëja këtë zgjidhje sa më shpejt, pasi edhe oferta ishte e mirë. Gjithçka për mua tashmë ka përfunduar, por më duhet të udhëtoj më datën 13 qershor drejt Turqisë, për të hedhur edhe firmën mbi këtë kontratë. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi të dy palët ngelëm të kënaqur dhe vetëm e zeza mbi të bardhë mungon tani," - është shprehur mbrojtësi shtatlartë Tefik Osmani. I pyetur për keqardhjen e tij që ndien për Elbasanin, vetë Osmani do të pohonte: "Më vjen vërtet keq që u largova nga Elbasani, por kështu e ka futbolli. Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë sportdashësit e ekipit, drejtuesit, futbollistët dhe presidentin e ekipit Arben Laze, që më qëndruan shumë pranë. Ishte një sezon nga i cili kam ngelur shumë i kënaqur dhe do të ruaj përshtypjet më të
mira. Shumë herë në ditët e fundit u fol në media që kisha oferta edhe nga ekipe shqiptare, por ju them me bindje që këto oferta ishin vetëm në kuadrin e fjalëve, pasi me asnjë ekip nuk kam pasur kontakte. Tani më duhet të mendoj për ekipin tim të ri dhe për udhëtimin tim drejt Turqisë. Njëkohësisht, më duhet të kontribuoj edhe për kombëtaren, pasi edhe këtë herë jam përzgjedhur nga gjermani Brigel. Menjëherë pas përfundimit të grumbullimit, më datën 13 qershor do të më duhet të udhëtoj drejt Turqisë,"përfundon fjalët e tij talenti korçar, Tefik Osmani. Me pak fjalë,
kampionatit turk tani do t'i shtohet edhe një talent tjetër, siç është 20-vjeçari Tefik Osmani.

Tare: Parësore, të qëndroj në Serinë A.
Pasi ka dhënë maksimumin e tij për Bolonjën, Igli Tare duket se e ka përfunduar edhe një aventurë në një nga skuadrat e Serisë A. Ai pohon se është duke duke pushuar në Itali, në pritje të lajmeve nga menaxherët e tij që po kërkojnë ndonjë ofertë serioze. Ekipi i Bolonjës, ku ai ka luajtur në sezonin e fundit, nga një pretendente për në kupat e Europës, kaloi në Serinë B pas një ndeshjeje në play-off me Parmën. Gjithsesi, angazhimi i bjondit shqiptar është vlerësuar shumë edhe nga mediat italiane. Në sezonin 2004?2005, shqiptari ka shënuar 6 gola në 1994 minuta lojë. Emri i tij ka filluar të pëshpëritet sërish nga disa ekipe, si Kievo dhe Lacio, por ai si profesionist nuk tregon shumë, duke ia lënë çdo gjë ditëve të ardhshme. Nga ana tjetër, ai pranon se largimi i tij nga bolonjezët, që tashmë do të garojnë në Serinë B në sezonin e ardhshëm, është i sigurt. Ka disa pista përpara, njëra prej të cilave ka rënë dje përfundimisht. Fjala është për kalimin e tij te Panathinaikosi, gjë e cila tashmë është e pamundur, pasi futbollisti i kombëtares australiane, Aloizi, ka fituar balotazhin me të.
Igli, ka përfunduar edhe një sezon i gjatë, por që për skuadrën tuaj nuk ka qenë shumë i suksesshëm...
-Deri në dy muajt e fundit, çdo gjë po shkonte mirë për ekipin, madje kishte synime për diçka më të madhe, por më pastaj, edhe në saj të mungesës së fatit, ndodhi ajo që ndodhi.
Pas rënies së Bolonjës në Serinë B, bëhet fjalë edhe për largimin tuaj drejt një ekipi të ri, apo jo?
-(Pa përfunduar mirë pyetja, ndërhyn duke buzëqeshur) Nuk ka, nuk ka asgjë të re. Ju lutem, ka shumë spekulime dhe fjalë dhe çdo gjë deri më tani mbetet deri në këtë shkallë, pra ende nuk ka asgjë konkrete. Tani jam duke pushuar me familjen në pritje të ofertave më serioze nga menaxherët. E vetmja e vërtetë është se nga gjithë ato fjalë nuk ka asgjë të vërtetë.
Ka pasur informacione se ka mundësi të largoheni nga Italia, sikurse oferta e disa ditëve më parë nga Panathinaikosi...
- Italia mbetet opsioni im i parë, pasi edhe familja është ambientuar këtu. Ndërsa, përveç që është e sigurt se do të largohem nga Bolonja, asnjë opsion tjetër nuk është i sigurt. Pra, do të largohem nga Bolonja, por ende nuk e di se ku. Pritet që diçka të dihet në dy-tri javët e ardhshme.

Tare zyrtarisht i Lacios
Më në fund sulmuesi i Kombëtares është transferuar drejt kryeqytetit italian
Pas më shumë se një muaji ka marrë fund edhe “telenovela” Tare. Çdo gjë është mbyllur me një “happy-end” për sulmuesin tonë dhe për skuadrën e Lacios. Një gjë e tillë dihej, por pritej edhe miratimi nga ana e skuadrës së Bolonjës, me të cilën Tare kishte edhe një vit kontratë. Por, edhe Bolonja nga ana e saj ka hequr dorë duke i hapur rrugë të lirë sulmuesit tonë për t’u transferuar te skuadra e Lacios. Në fakt, punët ishin shtyrë deri në një vendim të Ligës italiane të futbollit, e cila do të vendoste se në cilën kategori do të militojë Bolonja në sezonin e ardhshëm. Megjithatë, të gjitha këto peripeci të vogla mund të quhen të kapërcyera dhe tashmë Tare është një lojtar 100% i Lacios. Lajmi është bërë i ditur nga të gjitha sitet e internetit dhe që i referohet një komunikate zyrtare të lëshuar nga klubi i Bolonjës. Pra, Tare tashmë është një lojtar i bardhkaltërve të Lacios dhe do të qëndrojë në këtë skuadër deri në vitin 2008 ku do të përfitojë mesatarisht 450000 euro në sezon. Ndërkohë, në ditën e kalimit të tij nga Bolonja te Lacio, Tare është shprehur me notat më pozitive për skuadrën dhe qytetin e Bolonjës ku ka kaluar këto dy vitet e fundit. “Sinqerisht që më vjen keq që po lë Bolonjën, është një qytet i mrekullueshëm, kjo si nga pikpamja sociale ashtui dhe profesionale. Veç kësaj falenderoj të gjithë tifozët e Bolonjës, që i kanë qëndruar pranë kësaj skuadre, veçanërisht në momentet më të vështira. Shpresoj që Bolonja të rikthehet sa më shpejt në serinë A. Për sa i takon rënies në serinë B, është e vërtetë, në ndeshjen e dytë me Parmën kisha mundësinë për të shënuar, por nuk është vetëm një episod që vendos një sezon të tërë. Dy muajt e fundit ishin deçizivët dhe që kushtëzuan rënien. Asnjë futbollist nuk dëshiron që skuadra ku ai bën pjesë të zbresë një kategori më poshtë. Ndoshta e fjetëm mendjen më parë se ishim të shpëtuar dhe kjo mendoi se ishte një gabim i rëndë”,- ka deklaruar Igli Tare në një prononcim të tijin për faqen e internetit të klubit kuqeblu. Ndërkohë, po për të njëjtin sit, Tare ka bërë të ditur edhe arsyet që e çuan të bënte një zgjedhje të tillë, pra të linte Bolonjën për t’u aktivizuar te Lacio. “Po e lë Bolonjën, por kjo nuk është tradhëti. Më erdhi një ofertë nga Lacio, një ofertë vërtet shumë e rëndësishme, tre vjet kontratë në një skuadër që ka nevojë për të luajtur me një sulmues me karakteristikat e mia, në moshën time (32 vjeç pas tre ditësh), një rast i tillë nuk do të më vijë kurrë”,- ka deklaruar sulmuesi ynë, Igli Tare.

Haxhi debuton me Anorthosis
Futbollisti i kombëtares shqiptare Altin Haxhi të martën ka debutuar me ekipin e tij të ri Anorthosis. Shqiptari që vetëm pak kohë më parë ka kaluar tek ekipi qipriot, të martën ka luajtur me këtë skuadër në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve. Haxhi është paraqitur mjaft mirë në takimin që ekipi i tij i ri Anorthosisi ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit turk të Trabzonsporit. Haxhi edhe pse është futur në fushën e lojës në minutën e 20-të, ka luajtur shumë mirë dhe sipas komenteve të mediave qipriote, ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Kështu Altini ka debutuar me ekipin e tij të ri në një natë magjike ku skuadra e tij Anorthosisi ka arritur të fitojë në Ligën e Kampioneve dhe duke bërë një hap të madh në për kualifikimin në turin e tretë.

Tare bind Behramin të bëhet "shqiptar"
Pas refuzimit të parë të Behramit për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare, për të pranuar më vonë ftesën e Zvicrës (ka luajtur vetëm për U-19-n helvete), kosovari me pasaportë zvicerane, ka bërë të ditur dje në një deklaratë ekskluzive, se përfundimisht dëshiron të jetë pjesë e kuqezinjve të Shqipërisë dhe nuk ka më asnjë interes dhe dëshirë për t'i mbrojtur ngjyrat e helvetikëve.
"Unë e kam menduar gjatë këtë çështje, që për mua ka shumë rëndësi. Përfundimisht dua të luaj dhe të mbroj ngjyrat e Shqipërisë. Kësaj radhe kam dëgjuar zemrën time, e cila që nga fillimi ka rrahur vetëm për fanellën kuqezi të Shqipërisë,"- shpjegon Behrami i emocionuar, por edhe shumë i vendosur për vendimin e tij më të fundit, duke shtuar se është i vetëdijshëm se i ka dëshpëruar shumë bashkatdhetarët e tij, kur nuk e kishte pranuar ftesën e Shqipërisë.
I gjithë ky ndryshim kishte ndodhur pas bisedave të para që kishte
bërë Behrami me kapitenin e kombëtares, Igli Taren, po ashtu i ardhur te Lacio ditë më parë. "Sapo bisedova me Iglin dhe ai më premtoi se pajisja me pasaportë shqiptare nuk do të jetë e vështirë,"- shtoi plotë gëzim kosovari.
Behrami e kishte marrë edhe ftesën nga trajneri i kombëtares së
Zvicrës, Kobi Kuhn (Zvicra momentalisht është e para në grupin
kualifikues për Botërorin 2006), por siç shpjegon ai vetë, tani nuk ka më dëshirë t'i mbrojë ngjyrat e Zvicrës dhe shpeshherë edhe nuk u është përgjigjur telefonatave të shumta nga stafi i kombëtares zvicerane.
"Të them të drejtën, përfaqësuesit e Zvicrës shpesh më telefonojnë, por unë nuk kam pranuar të flas me ta. Thjesht nuk mund të luaj për një kombëtare, ku nuk e ndiej veten të lumtur. Dëshira ime e flaktë që nga fillimi ka qenë që të luaja për Shqipërinë dhe besoj se kjo çështje do të rregullohet shpejt,"- vazhdon më tej Behrami rreth dëshirës së tij të madhe për t'u veshur kuqezi.

Behrami: Babi, nuk luaj për Zvicrën!
gëzuar se djali i tij ka arritur të luajë në një klub të njohur futbolli si Lacio, Ragip Behrami, ish-futbollist i disa klubeve kosovare, pranon të flasë pas një lloj heshtjeje rreth çështjes së përfshirjes së Valonit në kombëtaren shqiptare kuqezi.
"Valoni më kishte thënë edhe më parë se nuk ndiehet mirë sa herë që shkonte në grumbullime të grupmoshave të përfaqësueses zvicerane. Bile herën e fundit më tha: "Babi, jo më për Zvicrën"! Atij atje i mungonte shoqëria dhe nuk ndiehet i afërt në një mes të tillë", - fillon rrëfimin e tij Ragipi.
Ai thotë se ndiehet ndërmjet dy zjarreve për rastin e djalit, ndonëse është shumë i vëmendshëm për kërkesën e të birit që të vishet kuqezi. "Dëshira e tij ekziston për t'u veshur kuqezi dhe këtë ma ka thënë shumë herë. Problemi është se po i frikësohemi çështjeve administrative, pasi herën e fundit, avokati i angazhuar nga Federata Shqiptare e Futbollit më tha se çështja do të zgjaste së paku dy vite. Por, shpresoj se me angazhimin e të gjithëve, tani edhe kjo barrierë do të kalohet",- pohon babai i mesfushorit të Lacios. Ragipi, i jati i Valonit, pranon se ka patur një thirrje telefonike nga Shqipëria të dielën, por nuk ka arritur të bisedojë për shkak të problemeve të linjës së dobët, pasi ishte në Val D'Aosta.
Tani, Valoni Behrami, gjithnjë sipas të jatit, është duke kaluar ditët më të rënda fizike te "biancocelestët", pasi që është duke bërë hapin e madh për të arritur pjesën tjetër të skuadrës në aspektin fizik. Ai është duke ushtruar individualisht, së bashku me Simone Inzaghi, i cili edhe ai është i lënduar.
Bindjet për t'i rikthyer sytë fanellës kuqezi, ia kishte forcuar të birit, kapiteni i kombëtares shqiptare dhe bashkëlojtari i tij te Lazio, Igli Tare, tregon nëpërmjet telefonit i jati i mesfushorit kosovar të Lacios, Valon Behramit
Rama: Valon mos bëj gabimin tim
Milaim Rama është shprehur i kënaqur që bashkëkombasi i tij kosovar ka vendosur të vishet kuqezi. "Më vjen mirë shumë për Behramin. Shpresoj se ai nuk do ta bëjë gabimin tim dhe do të luajë për Shqipërinë. Kur unë u dëmtova as kush nga zviceranët nuk u interesuan për mua, këtë ua kam thënë edhe publikisht. Me moshën e tij, kontratën me Lacion dhe aftësitë si lojtar, unë nuk do të mendohesha dy herë për Shqipërinë",- thotë Melaim Rama, tani lojtar i Schaffhausen në kampionatin zviceran.
Prokuratori i Behramit, i revoltuar
Menaxheri i Valon Behramit, Alesando Beltrami, sipas burimeve të përafërta me të, është shprehu i nevrikosur me ftohësinë që kanë treguar zviceranët ndaj kalimit të klientit të tij te Lacio. Ai është shprehur, se megjithatë, kjo është një arsye më tepër që futbollisti i tij të zgjedhë Shqipërinë para Zvicrës.

Çela: Fanella kuqezi në dorë të Behramit
Çështja "Behrami", prej tri ditësh është rikthyer në ambientet sportive shqiptare, duke bërë që të gjithë të besojnë sërish tek një afrim i kosovarit tek ekipi kombëtar. Ky fakt nuk ka sesi të mos prekte edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Vetë shefi i sektorit të ekipeve kombëtare, Besnik Çela, ka folur në lidhje me të ashtuquajturën çështje "Behrami". Sipas tij, pas shumë kohësh heshtje, Behramit duket se i është kthyer mendja dhe ka dëshirë që të luajë me Shqipërinë. "Po, janë të vërteta të gjitha ato që janë shkruar nëpër gazeta. Sipas informacioneve që kemi si federatë, Valon Behrami duket se është i interesuar për të luajtur me kombëtaren shqiptare. Kam komunikuar me Iglin dhe familjarë të Behramit, të cilët ma konfirmojnë një gjë të tillë,"është shprehur dje shefi i sektorit të ekipeve kombëtare.
Çela pohoi se ka komunikuar dhe vazhdon të komunikojë edhe me babanë e Valonit. "Babai i tij më ka konfirmuar se është i interesuar që ai të jetë pjesë e kombëtares shqiptare. Ne si federatë jemi gati dhe kemi të gjithë dokumentacionin për këtë problem. Në çdo moment që Behrami të kërkojë të bëjë hapin e parë, ne jemi gati,"ka vazhduar më tej Çela.
Shefi i sektorit të ekipeve kombëtare ka shtuar se, sipas rregullave, Behrami duhet të plotësojë një sërë dokumentesh për të marrë pasaportën shqiptare dhe për të veshur fanellën e ekipit kombëtar. "Nga të gjitha dokumentet që duhen, më kryesore janë vetëm dy. Në radhë të parë, Valoni duhet të bëjë kërkesën që dëshiron të bëhet shqiptar dhe që do të luajë më Shqipërinë. Menjëherë sa të sjellë në FSHF këtë kërkesë, ne do të fillojmë procedurat për ta bërë shqiptar Behramin. Në radhë të dytë, Valoni duhet të dërgojë në federatën zvicerane një kërkesë që nuk dëshiron të luajë me Zvicrën. Me sa di unë, dy federatat kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe pala zvicerane mund të jetë dakord me këtë kërkesë dhe kështu federata jonë, me të gjitha gjasat, nuk do të ketë probleme,"është shprehur dje shefi i ekipeve kombëtare Besnik Çela.

Siena, "targa" e Bogdanit në Serinë A
"Misteri" i golave shqiptarë në Europë, Erion Bogdani, pas dy vjetësh rikthehet në Serinë A. Sulmuesi i kuqezinjve dhe i Veronës në sezonin e fundit më në fund ka gjetur edhe shtëpinë e tij të re. Për tri sezone, Bogdani do të luajë me ekipin e Sienës dhe do të jetojë në një nga qytetet më të bukura të Italisë. Lajmi është bërë publik dje nga mediat italiane. Kështu, shqiptari ka vendosur të kalojë tek ekipi i Sienës, duke prishur përfundimisht kontratën me Rexhinën. Erioni, menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin, është nisur për në drejtim Kalstronit, ku ekipi italian i Sienës po zhvillon fazën përgatitore. Shqiptari, që në atë moment ishte në aeroport, ka pranuar faktin se që nga ky sezon do të jetë pjesë e ekipit të Sienës. Bogdani gjithashtu është shprehur se menjëherë pasi të mbërrijë në Kalstron, do të firmosë kontratën 3-vjeçare me ekipin sienez.
Erion, mediat italiane sapo kanë hedhur një lajm në internet se keni arritur një marrëveshje me ekipin e Sienës...
Po, është e vërtetë gjithçka. Sot paradite kam pranuar ofertën e Sienës. Këtë sezon do të luaj në Serinë A. Duhet të isha me Rexhinën në grumbullim, por tani që flasim bashkë jam në aeroport dhe pres avionin që të më çojë në Kalstron, ku po stërvitet edhe Siena. Kam arritur një marëveshje me ekipin e Sienës. Me të mbërritur atje do të firmos kontratën me drejtuesit e klubit. Jam shumë i kënaqur. Ishte vërtet një ofertë që nuk mund ta refuzoja.
Po vendin e titullarit e keni të sigurt?
Kjo nuk diskutohet. Më kanë kërkuar me ngulm dhe kanë bërë gjithçka që unë të firmosja me Sienën. Kanë paguar edhe dëmshpërblimin tek Rexhina. Jam shumë i kënaqur. Mezi pres të luaj dhe ta shpërblej këtë besim që më ka dhënë ky klub.
Riktheheni në Serinë A. Ju ka marrë malli?
Shumë. Kam 2 vjet që endem në Serinë B dhe kam shumë dëshirë që të luaj në Serinë A. Më ka munguar shumë gjatë këtyre viteve që kur u dëmtova. Tani jam rikthyer dhe nuk dua ta humbas këtë rast shumë të mirë. Kam moshën e duhur dhe jam i bindur se do të bëj më të mirën me Sienën.
Po golat?
Kam ruajtur shumë edhe për Sienën. Nuk diskutohet që dëshiroj të shënoj sa më shumë që të jetë e mundur. Ky është dhe profesioni im. Do të jetë në nderin tim dhe të skuadrës. Nuk do të zhgënjej askënd.
Në fund për kë do të bëjnë tifozllëk shqiptarët? Për Sienën apo për Lacion?
Për shqiptarët. Për Lacion, Sienën, Katanxaron. Për të gjitha skuadrat ku luajnë shqiptarët. Nuk ka rëndësi, mjafton që të luajnë shqiptarë.
Urime edhe një herë për skuadrën e re.
Faleminderit.

Bushi nënshkruan për Paderbornin
Alban Bushi lë kategorinë e parë greke për ekipin e Bundesligës 2, Paderbornin. Një lajm i tillë i ka habitur të gjithë ata që mendonin se Alban Bushi këtë sezon do të luante në kampionatin grek me Levadhiakosin. Albani dje ka vendosur që të lërë Greqinë dhe skuadrën e kategorisë së parë Levadhiakos për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe për të nënshkruar me ekipin e Bundesligës 2, Paterbornin. Lajmi është bërë i ditur dje nga vetë lojtari tiranas nëpërmjet linjës telefonike. Bushi ka shtuar se e ka prishur kontratën me ish-ekipin e tij grek dhe ka vendosur të luajë në Gjermani. Shqiptari ka zgjedhur një ekip relativisht të mirë, që vetëm këtë sezon ka arritur Bundesligën 2.
"Po, kam vendosur të largohem nga Greqia. Këtë sezon, ndryshe nga çfarë u mendua, do të luaj në Gjermani me një ekip të Bundesligës 2. Bëhet fjalë për Paterbornin,"është shprehur Bushi.

Dallku, një vit me ukrainasit e Poltavës
Armend Dallku ka kaluar në radhët e skuadrës ukrainase Vorsklla Poltava. Në këtë ekip luajnë edhe kosovarët. Debatik Curri e Ismet Munishi.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nënshkruar të mërkurën një kontratë njëvjeçare me Vorskllan, me të cilën do të ketë të drejtë aktivizimi që në ndeshjen e së dielës, kur skuadra e tij e re përballet me ekipin Çrnomorec Odesa. "Sot ka përfunduar gjithçka me nënshkrimin e kontratës dhe pres që të debutoj në ndeshjen e radhës që zhvillohet të dielën. Klubi ka insistuar që të nënshkruaj për tre vjet me këtë ekip, por unë nuk e kam pranuar një gjë të tillë, pasi synoj që kjo skuadër të jetë vetëm një urë kalimi për më lart",- tha Dallku pas nënshkrimit të kontratës me klubin ukrainas.

Futbollistët shqiptarë në Europë
Itali
Bogdani nuk luan në kupë
Erion Bogdani nuk do të luajë fare në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Italisë. Vendimi është marrë nga trajneri i Sienës, De Kanio. Shqiptari do të qëndrojë pushim së bashku me Kiezën dhe ndeshjen e parë me Juve Stabian do ta shohin si spektatorë.
Tare-Behrami marrin ftesë nga kombëtaret
Igli Tare dhe Valon Behrami kanë marrë ftesën për t'u grumbulluar me ekipet kombëtare. Kapiteni i kuqezinjve është grumbulluar nga kombëtarja shqiptare për ndeshjen miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë me Azerbajxhanin. Ndërkohë, Valon Behrami është grumbulluar nga Zvicra për ndeshjen miqësore që helvetikët do të zhvillojnë më 17 gusht me Norvegjinë.
Gjermani
Skela debuton me asist me Kaizerslauternin
Ka qenë një debutim gjysmë i mbarë për Ervin Skelën me fanellën e re të Kaizerslauternit. Shqiptari ka qenë protagonist në fushën e lojës gjatë golit të parë të Altintopit, teksa i ka dhënë edhe një asist që më pas është kthyer në gol nga sulmuesi. Por vetëm kaq, pasi më pas ekipi i Kaizerslauternit nuk ka ditur ta mbajë rezultatin. Në pjesën e dytë Shalke ka shënuar 2 gola dhe ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë në Bundesligë me rezultatin 2-1 ndaj Kaizerlauternit. Skela ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes.
Dragusha e nis në stol sezonin e ri
Nuk ka nisur mbarë sezoni i ri i Bundesligës 2 për Mehmet Dragushën. Kosovari që vetëm para pak kohësh ka firmosur për Paderbornin nuk ka luajtur asnjë minutë në takimin e djeshëm. Si edhe sezonin e kaluar, Dragusha ka qëndruar në stolin e rezervave. Ndërkohë, Paderborni është mundur 3-0 nga Unterhashingu.
Kapllani, vetëm 10 minuta në fushë
Futbollisti i kombëtares shqiptare Edmond Kapllani ka luajtur vetëm 10 minuta në takimin e parë të Bundesligës 2 për këtë sezon. Ekipi i Karlsruhes ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Siegenit në javën e parë. Ndërkohë, Edmondi ka luajtur vetëm në fund të lojës kur 10 minuta nga përfundimi është futur në fushë.
Turqi
Jupi, 77 minuta ndaj Rizesporit
Këtë fundjavë ka nisur edhe kampionati turk. Ndryshe nga sezoni i kaluar, vetëm një shqiptar ka mbetur për të luajtur në këtë kampionat. Bëhet fjalë për Redi Jupin. Tiranasi ka luajtur ndeshjen e parë që ekipi i tij, Diarbakirspori, ka zhvilluar me Rizesporin. Jupi ka luajtur 77 minuta, ndërkohë që Diarbakiri ka fituar me rezultatin 1-0.
Zvicër
Salvi: Xhafa, lojtari që na duhet
Daniel Xhafa ka dy ditë që ndodhet në Zvicër, ku pritet të firmosë një kontratë me skuadrën Nojshatel Ksamas. Ndërkohë, drejtuesit e ekipit zviceran prej ditësh janë të bindur se Xhafaj është një nga lojtarët që u intereson këtë merkato. "Prej javësh po vëzhgojmë një sulmues shqiptar. Bëhet fjalë për Daniel Xhafën. Ai dhe ne jemi shumë të interesuar që të bashkëpunojmë,"është shprehur dje sekretari i përgjithshëm i Ksamaksit, Filip Salvi. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit me Araun, skuadra e Ksamaksit është mundur 2-0. Në fushë ka qenë i pranishëm në pjesën e dytë, duke luajtur vetëm 37 minuta, edhe Ansi Agolli.
Ukrainë
Beqiri në stol ndaj Metalist Harkistit
Krejt papritur Elvin Beqiri nuk ka luajtur në ndeshjen e radhës që ekipi i tij ukrainas ka zhvilluar me Metalist Harkistin. Shqiptari për gjatë gjithë ndeshjes ka qëndruar në stolin e rezervave, ndërsa skuadra e tij ka fituar me rezultatin 3-1.
Dallku debuton me Poltavën
Armend Dallku, një tjetër lojtar i ekipit kombëtar, i është rithyer dje fushës së lojës. Kosovari ka debutuar dje duke luajtur 90 minuta me ekipin e Odesës. Shqiptari menjëherë ka qenë në fushë duke fituar besimin e trajnerit. Ndërkaq ekipi i Poltavës ka fituar 2-1 me Odesën.
Osmani 90 minuta, Shkëmbi në stol
Në ndeshjen mes Krivbasit dhe Metalurgut të Zaporozhjes nuk janë parë në fushën e lojës së bashku të dy shqiptarët, Blendi Shkëmbi dhe Tefik Osmani. Vetëm ky i fundit ka luajtur 90 minuta, ndërsa Shkëmbi ka qenë rezervë. Edhe këtë javë Metalurgu është mundur me rezultatin 1-0 nga Krivbasi.
Hungari
Rizvanolli, edhe këtë javë pushim
Shqiptari i vetëm në kampionatin hungarez, Erion Rizvanolli, nuk është aktivizuar as këtë javë me ekipin e tij të ri, Tatabanjën. Nuk dihen shkaqet e mosaktivizimit e Rizvanollit. Ndërkohë, Tatabanja është mundur këtë javë nga ZTE me rezultatin 3-0.

D.Xhafa: Kam rënë dakord me Ksamaksin
Daniel Xhafa do të firmosë sot një kontratë me Ksamaksin. Tashmë duket se janë puqur të tëra kushtet, kështu që lojtari i Teutës, i cili i është bashkuar Ansi Agollit dje në Zvicër, teksa flet në lidhje telefonike, beson se sot do të hidhet firma përfundimtare. "Shpresoj dhe besoj se do të firmos sot në drekë një kontratë me Ksamaksin. Ika nga Tirana për hir të një karriere më të mirë, pasi dihen kushtet këtu në Zvicër. Ksamaksi më afroi një kontratë, pa ndonjë diferencë të madhe financiare me atë që më afroi Tirana, por e zgjodha për kushte të tjera, që nuk janë në Shqipëri dhe që besoj se do të më ndihmojnë shumë për të zënë një vend në kombëtare. Dua të falënderoj drejtuesit e Tiranës, veçanërisht donatorin Papuli, që u treguan shumë dashamirës me mua. Kisha një kontratë me Tiranën, por nuk më nxorën asnjë pengesë për të ardhur për së dyti në Zvicër," - shprehet sulmuesi Xhafa në linjë telefonike.
Ndërkohë, sulmuesi flet edhe për detaje rreth kontratës së re: "Gjatë tërë këtyre ditëve që kur kam ardhur në Zvicër, kam biseduar në telefon dhe direkt me drejtuesit zviceranë për kontratën time të re. Bëhet fjalë për një kontratë me opsion 1+2 dhe një tjetër me opsion 2+1. Ndërmjetësi i të gjitha bisedimeve është një menaxher i quajtur Sabri. Kam folur dy ditë në lidhje me kontratën me drejtorin e përgjithshëm të Ksamaksit, Filip Sala, si dhe me sekretarin Mishel Solve. Gjithçka ka vajtur sipas parashikimeve dhe kemi rënë paraprakisht dakord për të tëra kushtet. Ka mbetur vetëm firma, që besoj se do ta hedh sot për të vijuar karrierën në Zvicër. Vetëm nëse drejtuesit zviceranë, që nuk besoj se do ta bëjnë, nuk u përmbahen bisedimeve që i kemi mbyllur, unë mund ta refuzoj firmën," - përfundon Xhafa, tepër optimist se sot do të jetë përforcimi i radhës i ekipit Ksamaks.

Daniel Xhafaj firmos për Ksamaksin
Futbollisti shqiptar Daniel Xhafaj, që kampionatin e fundit ka luajtur me Teutën, prej ditës së djeshme është lojtar i skuadrës së kategorisë së parë zvicerane Nojshatel Ksamaks. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht dje nga klubi zviceran në faqen e internetit. Sulmuesi vlonjat, që në karrierën e tij sportive ka veshur edhe fanellën e Dinamos dhe Teutës, prej disa ditësh është në Zvicër dhe vetëm dje ka firmosur për ekipin e kategorisë së parë Nojshatel Ksamaks. Kontrata që ka nënshkruar Xhafaj ka qenë 1?vjeçare me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera, nëse sulmuesi shqiptar do t'u mbushë mendjen drejtuesve të Ksamaksit. Kjo e fundit, prej më shumë se një muaji, është në kërkim të shërbimeve të shqiptarit. Në fillim u duk sikur marrëveshja mes Xhafajt dhe zviceranëve u mbyll pas takimit të dytë që Teuta zhvilloi në Kupën UEFA. Por një ditë pasi Danieli u bashkua me ekipin e Tiranës drejtuesit e skuadrës zvicerane ndërruan mendje dhe vendosën t'ia plotësojnë kushtet e vlonjatit. Kështu, dje, palët kanë rënë dakord përfundimisht. Daniel Xhafaj do të jetë i gatshëm gjithashtu për ndeshjen sotme që ekipi i Ksamaksit do të zhvillojë në Zyrih, pasi lojtari është federuar që në fillim të kampionatit. Xhafaj nuk do të jetë shqiptari i vetëm te Ksamaksi, pasi që prej një muaji po paraqitet denjësisht edhe ish-mesfushori i krahut të majtë të Tiranës dhe ekipit Shpresa, Ansi Agolli.

Albert Kaçi kërkon kartonin
Ish-futbollisti i ekipit të Elbasanit Albert Kaçi ka kërkuar kartonin e tij për t'u federuar me ekipin e tij të ri zviceran Lucerna. Kështu, në sektorin e garave ka mbërritur një kërkesë nga federata zvicerane për kartonin e Kaçit. FSHF, menjëherë i ka dërguar ekipit të ri të shkodranit kartonin e tij. Kaçi është shqiptari i 3-të që luan në kampionatin zviceran.

Vata në disiplinë së bashku me Demelin
Fatmir Vata dhe Gai Demel do të përballen në ditët në vazhdim me komisionin e disiplinës të Federatës Gjermane të Futbollit. Dy lojtarët, Vata i Bielefeldit dhe Demel i Hamburgut, në ndeshjen e fundit të Bundesligës janë përfshirë në një zënkë në dalje nga fusha e lojës. Gjyqtari i takimit nuk e ka parë ngjarjen, por kamerat e shumta të pranishme në fushë nuk kanë mbetur pa punë dhe e kapur ngjarjen. Sipas pamjeve, futbollisti Demel i ka bërë një gjest fyes Vatës. Çështja për momentin i ka kaluar për shqyrtim komisionit të disiplinës së Federatës Gjermane të Futbollit. Madje një nga drejtuesit e federatës gjermane sot ka thirrur për të marrë në pyetje dy lojtarët në fjalë, Vatën dhe Demelin. Vetëm pas intervistës me dy lojtarët, komisioni i disiplinës do të marrë edhe vendimin për ngjarjen në fjalë. Demeli rrezikon të dënohet për gjestin që ka bërë në adresë të Fatmir Vatës.
Dragusha debuton me Paderbornin
Mehmet Dragusha, më në fund, ka luajtur në një ndeshje zyrtare me ekipin e Paderbornit. Kështu, mesfushori i krahut të majtë, dje ka luajtur 23 minuta në takimin e Bundesligës 2 Paderborn-Sarbruken, e mbyllur me fitoren e Paderbornit me rezultatin 5-0. Dragusha, edhe pse është futur në fund të lojës, ka bërë detyrën e tij duke dhënë asistin për golin e 5?të të takimit. Loja e tij në përgjithësi ka qenë e mirë.
Belgjikë
Hasi në stol, Anderlehti fiton
Një tjetër ndeshje në stol për Besnik Hasin. Kosovari i kuqezinjve, edhe në ndeshjen Cercle Bryzh?Anderleht nuk ka luajtur asnjë minutë. Për të gjithë ndeshjen Hasi ka qenë në stolin e rezervave. Ndërkohë, Anderlehti ka fituar 2-0 me Cercle Bryzhin.
Zvicër
D.Xhafaj, goli i parë zvicerian
Daniel Xhafaj debuton në kampionatin zviceran me gol. Sulmuesi vlonjat, i cili vetëm një javë më parë firmosi për Ksamaksin, dje ka veshur për herë të parë fanellën e re, duke luajtur që nga minuta e parë e takimit. Xhafa është paraqitur shumë mirë në ndeshjen e parë, duke shënuar edhe golin provizor të barazimit në takimin Zyrih-Ksamaks. Në minutën e 22-të, Danieli ka shënuar një gol shumë të bukur, duke e çuar rezultatin 1-1. Gjithsesi, përgatitja fizike nuk ka qenë nga më të mirat, duke bërë që shqiptari të zëvendësohej në minutën e 75-të të takimit. Gjithsesi, loja e tij ka qenë me të vërtetë shumë e mirë, duke kënaqur edhe drejtuesit e Ksamaksit me lojën e tij. 90 minuta në takimin e djeshëm është aktivizuar edhe shqiptari tjetër i Ksamaksit, Ansi Agolli. Mesfushori i majtë i ekipit zviceran, në ndeshjen e djeshme ka shkaktuar një penallti të kthyer në gol nga futbollistët e Zyrihut. Takimi mes Zyrihut dhe Ksamaksit është mbyllur me fitoren e vendësve me rezultatin 3-2, duke bërë që skuadra e shqiptarëve edhe këtë javë të dalë e humbur nga fusha e lojës.

Klodian Duro, mes Hanoverit dhe Tiranës
Mesfushori i kombëtares sonë, Klodian Duro, ka mjaft gjasa që të vishet bardheblu në sezonin në vijim. Donatorët pranojnë se kanë nisur bisedimet me të prej disa ditësh. Janë dy nga donatorët e Tiranës që japin të dhëna të mjaftueshme për të besuar se në mesfushë ekipi kampion do të ketë një futbollist tjetër të përmasave të kombëtares, ose më saktë që vjen nga një kampionat si Bundesliga gjermane. Klodian Duro momentalisht ndodhet në Gjermani dhe po shqyrton një ofertë të Hanoverit. Pra, është në bisedime me një nga ekipet gjermane të Bundesligës, por në të njëjtën kohë atij i është afruar edhe një shumë e majme financiare nga ana e Tiranës. Dhe realisht Duro është vënë në dilemë, ku brenda javës do të përcaktojë të ardhmen e tij. Ndërkohë, me Tiranën prej gati një jave kanë nisur bisedimet me të dhe pritet që brenda dy ditëve Klodian Duro të vendosë përfundimisht për të ardhmen. Të paktën te Tirana nuk flitet ende për ndonjë marrëveshje konkrete me lojtarin, por gjithçka është në rangun e bisedimeve. "Kemi pasur kontakte me Duron dhe presim një përgjigje të fundit sonte (dje në mbrëmje)," -saktësoi dje pasdite donatori i Tiranës, Papuli.
Duro është shënjestruar nga Tirana për edicionin e ri dhe, në rast se ish-mesfushori i Bielefeldit nuk arrin ndonjë marrëveshje të kënaqshme me ekipin e Hanoverit, ku aktualisht është në bisedime, gjasat janë që t'i rikthehet kampionatit shqiptar, për të nisur sezonin e ri me bardheblutë e Tiranës. Me ardhjen e tij, duke qenë se krahu i majtë i mesfushës është aktualisht i lirë, Tirana "blindon" përfundimisht një nga repartet e saj.
Madje burime mjaft të sigurta pranë lojtarët e saktësojnë këtë gjë. Sipas tyre, pranohet se ka pasur bisedime me Tiranën, por bëhet gjithashtu e ditur se nuk flitet të paktën për 2-3 ditë që Klodian Duro të kthehet në kryeqytetin tonë, për të filluar procedurat e ndonjë kontrate të mundshme me Tiranën. Sigurisht që lojtari, nëse vjen në Shqipëri, e ka shumë të lehtë të arrijë një marrëveshje me ekipin e Tiranës, megjithatë në plan të parë thuhet se është oferta e skuadrës gjermane të Hanoverit. Sidoqoftë, gjatë karrierës së tij, Duro ka njohur mjaft skuadra, madje ka luajtur në kampionatin shqiptar me ekipet më të mira. Para se të niste karrierën tek Elbasani, mesfushori i njohur ka luajtur me Tiranën, Vllazninë, më pas është larguar në kampionatin turk, i është kthyer Partizanit, ka vajtur sërish në Turqi dhe prej një sezoni luan në Bundesligë. Ndërsa edicioni në Gjermani ka startuar dhe në Shqipëri fillon këtë të shtunë, Klodian Duro duhet të zgjedhë sa më shpejt ose Hanoverin, ose Tiranën.

PSG: Nuk donte të qëndronte. Marseja: Është një lojtar plot kualitet
Cana te Marseja, transferta 4 milionë euro
Lorik Cana më në fund është lojtar i Olimpikut të Marsejës. Mesfushori me tipare mbrojtëse i kombëtares së Shqipërisë do të firmosë në dy ditët e ardhshme një kontratë 4-vjeçare me skuadrën marsejeze. Ka qenë ngulmimi i lojtarit, ai që ka bërë të mundur këtë transferim, pasi vetë klubi dëshironte shërbimin e tij. Mes lojtarit dhe trajnerit Furnie kishte mosmarrëveshje në aktivizimin e tij të pakët (vetëm 30 minuta në katër takime). Megjithatë, sipas drejtorit të kulbit sënzhermenas, Zhan-Mishel Motie, klubi kryeqytetas ka qenë i detyruar ta lërë lojtarin të ikë, pasi "ai e kishte kokën nga ka këmbët". Mesfushori do të firmosë kontratën e re përpara kësaj fundjave. "Ai do të largohet dhe ky është tërësisht një vendim i tij, - ka deklaruar përgjegjësi i sektorit profesional të PSG-së. - Klubi do të dëshironte ta mbante, por ai shprehu të gjithë vullnetin dhe dëshirën për t'u larguar. Ne do të dëshironim ta kishim Lorikun në këtë skuadër, sepse ai kishte po të njëjtin shpirt gare si në sezonin e kaluar. Por nuk ia vlente më. Nuk e kuptoj kur një lojtar kërkon të braktisë klubin vetëm pas katër ndeshjesh të luajtura, por tani kjo është situata. Duhej ta mbyllnim këtë pazar sa më shpejt."- ka përfunduar Motie.
Drejtuesi i PSG-së ka refuzuar të konfirmojë shumën e trasnferimit, e cila varion ndërmjet 3-4 milion eurove.
Nga ana tjetër Olimpiku i Marsejës është shumë i kënaqur për këtë transferim. Është vetë presidenti marsejez, Pape Diuf, që e vlerëson shumë këtë lëvizje dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët me PSG-në. "Jam me të vërtetë i kënaqur, sepse Cana i korrespondon profilit të lojtarit që ne kërkonim. Është një lojtar plot kualitet. Jemi shumë të lumtur që ai do të luajë me ne, - komenton Diuf. - Cana do të firmosë shumë shpejt kontratën që do ta lidhë me Marsejën për tre apo katër vjet."