Post
by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:26
Me Lionin kampion në Ligën 1, vëmendja është përqendruar në zonën Champions dhe në fund të renditjes
Lilë-Monako, "lufta" për vendin e dytë
Pas shpalljes kampion të ekipit të Lionit, vendi i dytë në Ligën 1 nuk është vendosur akoma. Lila dhe Monakoja do të "luftojnë" deri në fund, për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Ligën e Kampioneve. Ekipi i Lilës do të udhëtojë drejt Nantës, e cila rrezikon rënien nga kategoria. Lila ndodhet në kuotën e 61 pikëve, tri më shumë se ekipi i Monakosë, por ndeshja e nesërme pritet të jetë shumë e vështirë për ekipin e drejtuar nga tekniku Klod Pol. "Matematikisht, gara për vendin e dytë është shumë e hapur. Tri ndeshje janë shumë, por ne kemi kalendarin më të favorshëm," - deklaroi trajneri Klod Pol. Lila ka marrë pjesë vetëm një herë në Ligën e Kampioneve, në vitin 2001, por rezultatet e fundit kanë treguar se ekipi francez e ka merituar vendin aktual në kampionat. Në pesë ndeshjet e fundit, Lila ka fituar katër herë, duke humbur vetëm një ndeshje. Nga ana tjetër, rezultatet e Monakosë janë më pak të bindshme. Ekipi i drejtuar nga Didië Deshampi u eliminua në kupë nga ekipi i kategorisë së dytë, Sedani. Edhe me vendin e tretë, Monako do të arrinte të kualifikohej për në Champions, por do t'i duhej të zhvillonte një ndeshje paraeliminatore. Ndërkohë, shpresat e Marsejës për një vend në Champions janë shuajtur, pas humbjes së javës së kaluar me ekipin e Kanës. Marseja do të luajë ndaj ekipit të Okserit, i cili ka arritur në finalen e kupës dhe gjendët në vend të gjashtë në kampionat. Mesfushori i Marsejës, Benua Pedreti, deklaroi se tashmë ishte e rëndësishme që ekipi i tij të kualifikohej për në Kupën UEFA. "Shpresat për Champions janë shumë të pakta. Tani të përqendrohemi dhe të ruajmë vendin për në UEFA."
Bartez nuk dorëzohet: Do të luaj në botëror
Fabien Bartez do të vazhdojë të luajë futboll deri në verën e ardhshme, në kohën kur do të zhvillohet botërori i Gjermanisë. Portieri i Marsejës është pezulluar deri në fund të viti 2005, për pështyrjen ndaj një gjyqtari. Por francezi deklaroi se nuk kishte ndër mend t'i varte këpucët e futbollit në mur, pasi kishte dëshirë të luante edhe në botërorin e Gjermanisë. "Nuk kam ndër mend të tërhiqem. Dua të jem portieri i kombëtares sime në botërorin e ardhshëm." Bartezit iu shtua akoma më shumë pezullimi, pasi nuk pranoi të kërkonte falje. Ish-portieri i Mançester Junajtidit u shpreh i zhgënjyer për vendimin e marrë nga Federata Franceze e Futbollit.
VLLAZNIA PER GJITHMON