Post
by tironsi_tr » Fri, 14 Sep 2007 , 22:56
E di si eshte problemi cuna? Ju ketu jeni 100mendje? Une te 100 nuk ju a dal dot, se jeni ne shtepi tuj, ashtu sic nuk na e del njeri dot ne ose elbasonllijve, labve ne shtepite e tyne.
Puna osht se ju gjojnat i kuptoni si te doni ju, edhe si ju pelqe ju me shume. Mbase ju duket se po mendoni me drejtesi, por ne shume raste gaboheni, ashtu sic bejme edhe ne.
Nuk jeni vetem ju qe doni nderin e Vllaznise, jemi edhe ne qe na ra bretku tu nxjerr banderola nga 2 metra: KRENAR VETEM PER FANELL! Por tashi te gjithe e dime, se ne dore te kujt ka rone sporti dhe se c'po bohet me ekipet tona. Une ju a riperseris, qe me ekipet qe ka pas Tirona vitet e funit, nuk ka pas nevoje me ble ndeshje se s'ka pas kush t'i boje rivalitet. Troc fare. Edhe Elbasoni qe mori lojtare te mire e boni ekip per 2sezone, ne te parin e humbi rivalitetin me ne, ndersa ne te dytin e fitoi. Pra, edhe ju po me i brim i bini, qe fito Tirona kampionatet se e mba FSHF. Nuk i bini brimes, qe keni nje Fushaj qe ju a mori me qafe Vllaznine, e s'ju a ka fajin as Tirona e as FSHF e as Elbason e ku di une.
Nese une deri tani kam fol ne kete teme me shume dashamiresi, ta dini se tani jam indinju thelle, sepse sinqerisht nuk ju kuptoj. Une kam qene i pari qe e kam thene se midis Vllaznise e Tirones ka nji rivalitet sportiv e asgjo mo teper, ti thua te lumte GDR qe s'ka bere asgje me shume, por cituar fjalet e mia. Nese une jam cu e kam fol kundrra Partizanit, ju jeni cu keni fol kundrra Tirones, pa lidhje fare, sepse tjeter ishte muhabeti e tjeter ju rref ju qe jeni tu plas prej inatit. Nese une kam ardh tu respektu zotin e shpise, ju s'po dini me respektu nji mik qe ju a ka thone fjalet e mira me pasterti e me drejtesi.
Desha me te thone edhe nji gjo, qe fjala "Viktimizem" nuk eshte as Shqip e as Shkodrance, nese ne bejme si te vuajtur, eshte sepse kemi vuajtur. Nese gjithe Evropa thote per Shqiperine se vetem din me u qa e me u anku dhe asnjeri s'e beson Shqiperine, ne e dime qe ka te drejte me u qa e me u anku nga padrejtesite qe i jane bo, edhe nder shekuj nuk i kemi harru. Edhe puna Tirones kshu osht, qe te gjitheve u duket se jena tu u qa kot e tu u anku kot, por ronci ka qe ne brenda shtepise tone e dim se kush na ka hy ne hak e kush na ka nxi jeten, e kujt do ja nxijme. Edhe s'kena per ta harru asiher.
Pastaj, pse ju bezdis ju kaq shume qe "viktimizojme" ne te Tirones? Juve ne qafe s'po ju bim, ashtu sic nuk ju kemi ra asiher. Biles gjithmone ju kena respektu e ju jemi gjind si miq te vjeter e me tradita ne futboll.
Kur ju ndertote Nuri stadiumin e sillte stolat nuk e shajshit, ndersa tani s'leni fjale pa thone per te. As ne nuk e mbrojme, e as nuk hedhim doren ne zjarr per to. Edhe ne ashtu si ju jemi tifoza te thjeshte, qe e dum fanellen te rri e lame e nderume. Nuk dum banderola ne stadium FLM DONATOREVE, se nuk i shofim dot me sy. Prandaj them qe gjojnat nuk i kuptoni sic duhet. Persa i perket Partizonit qe paska bo mire, mbase per ju ka bo mire, per synin tone s'ka bo mire. Se nese kishte inot nji veri, 80% e futbollistave i nxirrte nga Jugu. Me thoni na i lojtar te njoft Tropojan, a nga Lezha, a nga Bulqiza, a cte them une??? Prandaj o cuna, rrini shtremet e flisni drejt mo mire, se dhe kshu me kapadellik nuk folet. Une nuk po perpiqem t'ju imponoj ju mendimet e mia, ndersa ju doni me zorr mos te besoni se c'po ju thote nji tifoz Tirone. O e di une pragun e shtepise time pra Tironen o nuk e di asnjeri tjeter nga ju ketu. Ashtu sic nuk kom te di une pragun e Vllaznise sic e dini ju.
Edhe nji here, i qendroj besnik idese, qe inati per Tironen ju osht fut aq shume ne shpirt, saqe po mbani qendrim te ketille. Per Partizonin bohet fjale, e per Tironen flisni kundrra... ?!?!?!
Gjithe te mirat te gjitheve, e qofshi mire! Une te kjo teme po e mbyll se e shof qe s'po na nxjerr kerkund... Ju kerkoj te falur nese kom thone na i fjale te ronde.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!