Kampionati Spanjoll

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 16 May 2005 , 09:10

Me vjen mire per barcelonen se reali bajn si menemdhaj :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 19 May 2005 , 10:43

Sulmuesi i Realit ka përgëzon Barcelonën për titullin kampion dhe i jep nota pozitive sezonit të madrilenëve

Raul: Barça, përjetësisht rivalja jonë


Kapiteni i Realit, Raul Gonzales, ka mbyllur një tjetër sezon pa fituar asgjë. Gjithsesi, sulmuesi spanjoll ka besim se Reali do të rikthehet në majë dhe i përkrah projektet e Luksemburgos. Rauli nuk harron të përgëzojë Barcelonën dhe pranon se katalanasit janë rivalët e tyre historikë. Ja cila ka qenë intervista e "galaktikut":
- E ka merituar titullin Barcelona?
- Duhet t'i përgëzojmë, sepse kanë qenë më të mirët, skuadra më e mirë që ka luajtur futbollin më të bukur. Pra, i jap përgëzimet e mia.
- Ç'keni për të thënë në lidhje me fjalët e Etosë?
- Eshtë folur shumë për Etonë, jam i bindur se ka pasur një keqkuptim dhe ai kërkoi falje, për këtë është e kotë të vazhdojmë të flasim për Etonë. Çdo fjalë e tepërt nuk është në të mirë të futbollit.
- Si mund ta vlerësoni sezonin e Realit?
- Të vjen keq kur në fund nuk ke fituar asgjë, sepse ky klub kërkon të fitojë gjithçka në fillim të çdo sezoni. U zgjuam vonë dhe vetëm në ndeshjet e fundit luajtëm ashtu siç duhet, dhamë zemrën në fushën e lojës dhe për këtë humbja e titullit është edhe më e hidhur. E kuptuam se me pak kujdes mund të kishim qenë kampionë.
- Mendoni se Luksemburgo është trajneri i përshtashëm për Realin?
- Po bën një punë të mirë dhe kjo duket nga rezultatet që ka arritur skuadra dy muajt e fundit. Unë besoj tek ai dhe mendoj se drejtuesit duhet të bazohen tek idetë e tij.
- Mundet Barcelona të ketë filluar një cikël, ashtu si Reali dy vjet më parë?
- Ata do të jenë gjithmonë në majat e futbollit spanjoll. Kështu tregon historia. Kishin disa vite pa fituar dhe tani ia dolën mbanë falë një grupi të mirë futbollistësh. Nuk e di nëse mund të fillojnë apo jo një cikël. Di që si gjithmonë do të jenë rivalët tanë kryesorë në Primera Divizion dhe në Ligën e Kampioneve.
- Këtë javë, përballë do të keni Atletikon në derbin e Madridit, por të dyja skuadrat nuk janë në luftë për asgjë, dy javë nga fundi i kampionatit.
- Derbi është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe këtë herë, pavarësisht se nuk ka asgjë në lojë, do të ketë rivalitet në fushën e lojës. Ne do të zbresim në fushë për fitore, ashtu si edhe Atletiko. Të dyja skuadrat kanë pasur një sezon të vështirë dhe do të kërkojnë fitoren në derbi për tifozët.
- Një nga faktorët që ka ndikuar në sezonin pa trofe te Reali, ka qenë padyshim ndryshimi i trajnerëve...
- Kur ndryshon trajneri, do të thotë se diçka nuk shkon dhe skuadra mund të jetë fajtore për këtë. Në dhjetor, situata ishte shumë e vështirë, humbën me Getafen dhe të gjithë ishim të bindur se duhej bërë diçka. Vetëm ndërrimi i trajnerit bëri që ta përfundonim sezonin duke pretenduar dy javë nga fundi për titullin.
- Jeni dakord me ata që mendojnë se Barcelona e ka fituar titullin edhe falë ndihmës së gjyqtarëve?
- Eshtë një çështje e kotë. Futbollistët e Barcelonës futen më shpesh në zonën kundërshtare se ato të skuadrave të tjera dhe si rrjedhojë kontaktet janë më të mëdha. Për këtë, gjyqtarët gabojnë më shpesh dhe duket se favorizohen katalanasit, por nuk është kështu.


Kasiljas, drejt rinovimit me Realin
Iker Kasiljas u ka dhënë fund zërave të merkatos që flisnin për një kalim të tij te Mançesteri në kampionatin e ardhshëm, pas elozheve që kishte bërë në drejtim të tij trajneri Ferguson. Kështu, zëra të sigurtë brenda klubit madrilen konfirmojnë se futbollisti ka arritur marrëveshjen dhe përpara fundit të këtij kampionati do ta rinovojë deri në vitin 2011 kontratën e tij me Realin. Kësisoj, portieri i kombëtares spanjolle duket se ka vendosur ta mbyllë karrierën atje ku e filloi, në "Santiago Bernabeu".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 09:16

Me kë flet Ronaldo?


1. Duke parë imazhet e Ronaldos që fliste me Shimon Perezin në Tel-Aviv, pasi kishte shkelmuar topin e parë në fillimin e një turneu për të rinjtë dhe firmoste autografe për fëmijët e Ramallahut, pasi kishte folur me kryeministrin palestinez, mbase Masimo Morati (për të mos thënë Masimo Moreti) e ka kuptuar dhe një herë tjetër se çfarë gabimi kanë bërë që nuk e kanë zënë në kurth Realin e Madridit, ashtu siç u shkrua në shtator të 2002-shit. Madhështia e Ronaldos qëndron më shumë faktin se është një personazh i përmasave botërore, sesa të qenit një sulmues prej 40 golash në një sezon (edhe pse është më e thjeshtë që të flasësh për martesa të kurdisura apo për prezervativë të gjetur në kroskotin e makinës), gjë që është ende subjekt për "çili" dhe për shtypin e keq, sidomos atij që ushqehet nga Interi, e cila mbizotëron në Itali. Nëse Ronaldo është një ikonë, pavarësisht se është një ambasador i ONU-së, ndërsa lojtarë të tjerë kanë thjesht përmasa futbollistike, nuk është se në kthinën e Bento Ribeiros studiohej diplomaci ndërkombëtare. Tifozët e Interit, që ende vazhdojnë të flasin për tradhti dhe vendosin banderola me karakter ofensiv, nganjëherë të financuar, në fund të fundin nuk e meritonin një si Ronaldo. Shumë herë më mirë sahanlëpirësit që nuk dorëzohen kurrë...
2) Vazhdon lufta mes Agjencisë Botërore të Antidopingut, WADA, dhe FIFA-s për skualifikimet në futboll, shumë qesharake në krahasim me ato në sportet e tjera. Gjithçka për t'u fshehur nga serioziteti i ndryshueshëm i kontrollove, pa hyrë fare në diskutimin e "qeskave të ngrira"... Në thelb, presidenti i WADA-s, Dik Paund, ka shpjeguar se asnjë kampionat botëror i një federate të regjistruar krah CIO-s, nuk do të zhvillohet nëse sanksionet antidoping nuk do të jenë të barasvlefshme. E përkthyer: Botërori i Gjermanisë, i luajtur në kushtet aktuale të dënimeve, mund të quhet i jashtligjshëm nga CIO, ose më mirë mund ta shtyjë CIO-n që ta përjashtojë FIFA-n dhe të bëjë presion te shtete të ndryshme që të mos zhvillojnë asnjë kompeticion me logon e FIFA-s. Ky është një ekstremizëm i dukshëm, duke qenë se CIO e di shumë mirë që futbolli "i droguar" i mbush stadiumet në të gjithë botën, në të kundërt të shumë disiplinave të tjera të mrekullueshme, por që nivelin më të lartë e prekin vetëm në një apo dy shtete. GJithsesi, nuk kuptohet përse FIFA nuk e bashkon antidopingun e saj me atë të sporteve të tjera. Përkundrazi, duke parë numrin e ndeshjeve të një kombëtareje në një vit, kuptohet...
3. Nëse Vieri dhe Del Piero do të konsiderohen edhe një herë të "kombëtarizuar" për Gjermani 2006, nuk kuptohet përse Parreira duhet të harrojë Rivaldon, që edhe pa u aktivizuar luante kur ishte 20 vjeç, edhe pse një drejtor i një të përditshmeje sportive i kishte vënë notën 10 kundrejt 7-s së Ronaldos... Tani ai është 33 vjeç dhe emri i tij është shndërruar në një aktualitet në Brazil, sidomos pasi Pele deklaroi që lojtari i Olimpiakosit meriton të paktën dhe një shans, duke parë atë që ka dhënë me përfaqësuesen.

Vetë Rivaldo, i kthyer në një krahasim, edhe pse nuk është afër atij Rivaldos së vërtetë pas aventurës milaniste, ka deklaruar se është i gatshëm për Kupën e Botës. Edhe si zëvendësues, pa pretendime, edhe si titullar. Një Rivaldo, me këtë përulësi që shfaq, meriton të paktën të dëgjohet. Përveç meritës së deklaratës, përse Pele është përfshirë në këtë çështje? Çfarë dreqin i hyn në xhep atij nëse thirret apo jo Rivaldo? E thjeshtë, kur ka lëshuar këtë deklaratë, O Rei ndodhej në Greqi, për të inaguruar një impiant sportiv të Ksanthit dhe për gjëra të tjera personale. Duhet thënë gjithmonë ajo që njerëzit kanë dëshirë të dëgjojnë...
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 09:17

Mesfushori holandez ka firmosur dje, ndërsa brazilianit i janë ofruar 130 milionë euro për dhjetë vjet

Barça "blindon" Ronaldinjon, merr Van Bomelin


Në shtator të vitit të kaluar, Joan Laporta është parë duke darkuar me Ronaldinjon dhe menaxherin e futbollistit brazilian. Në atë darkë ishin të pranishëm edhe Ferran Soriano e Alehandro Eçaverria, drejtuesit më të lartë të klubit katalanas. Në atë takim, drejtuesit e Barcelonës kërkonin të njiheshin me dëshirën e futbollistit dhe më pas të fillonin të merreshin me detajet e kontratës së re që do ta lidhë braziliani me Barcelonën. Aso kohe nuk u tha asgjë, sepse drejtuesit e Barçës prisnin titullin kampion përpara se të plotësonin kërkesat e fantazistit të blerë nga Parisi, për 30 milionë euro. Kësisoj, Laporta ka bërë gati dhe i ka propozuar kontratën e re Ronaldinjos. Një kontratë e rrallë, pasi Barcelona i ofron Ronaldinjos të qëndrojë edhe dhjetë vjet në Katalonjë dhe të përfitojë 130 milionë euro. Shifra rekord, që në rast se do të vërtetohen kur braziliani të firmosë, do ta bënin Ronaldinjon futbollisti më i paguar në botë. Pra, përgatitet një lidhje e përjetshme Barcelona-Ronaldinjo, duke përgënjeshtruar zërat për një largim të fantazistit nga "Kamp Nou", pas largimit të deklaruar të mikut të tij të ngushtë, zv.presidentit të Barcelonës, Sandro Rosel. Kontrata e Ronaldinjos me Barcelonën përfundonte në fund të vitit 2008 dhe tani do të zgjatet deri më 2015-n.
Por përveç konfirmimit të kampionëve të këtij sezoni, katalanasit kanë filluar serinë e blerjeve. Mesfushori i PSV Eindhovenit, Mark Van Bomel, ka firmosur një kontratë trivjeçare me Barcelonën, të mërkurën. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti holandez. Futbollisti 28-vjeçar i skuadrës së Hidinkut ka deklaruar se do të bashkohet me skuadrën e tij të re, porsa kjo të ketë mbyllur sezonin. Van Bomeli do të prezantohet zyrtarisht në "Kamp Nou", më 8 qershor, katër ditë pasi të luajë me Holandën ndeshjen ndaj Rumanisë, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror, Gjermani 2006. Kështu, Rajkardi do të bazohet te bashkatdhetari i tij për të mbrojtur titullin në sezonin e ardhshëm. Van Bomel do të luaj përkrah Ksavit dhe Dekosë në mesfushë, duke i dhënë mundësi Markezit të rikthehet në rolin e tij natyral si qendërmbrojtës. Van Bomel do të bëhet holandezi i dytë në "Kamp Nou", përkrah Xhovani Van Bronkorstit. Futbollistët e tjerë nga vendi i tulipanëve që kanë luajtur më parë me Barcelonën në sezonet e fundit, kanë qenë: Patrik Klaivert, Filip Koku, Mikael Reiziger, Mark Overmars dhe Edgar Davids. Van Bomel ka kaluar te PSV Eindhoveni në vitin 1999 dhe me këtë skuadër ka luajtur 169 ndeshje në kampionatin holandez, duke shënuar 46 gola. Ende nuk janë bërë të ditur termat financiarë të kalimit të Van Bomelit në Primera Divizion.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 09:17

Laporta largon Çelsin: Eto, i paprekshëm


"Eto është i paprekshëm." Joan Laporta e ndien se ka krijuar një grup fitues dhe ka deklaruar se nuk do të shesë asnjë prej "yjeve" të Barcelonës. Presidenti katalanas i përgjigjet kështu ofertës prej 70 milionë eurosh që Abramoviçi ka përgatitur për Etonë: "Etonë nuk e shes edhe sikur të më jepnin paratë e të gjithë botës. Ai është një futbollist, tek i cili do të bazohet Barcelona edhe për shumë vite të tjera."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 09:18

Lajme shkurt nga Primera Division


Një tjetër Ronaldo te Reali?
Kristiano Ronaldo duket gjithnjë e më pranë Realit të Madridit. Kjo, edhe pas deklaratave të bëra nga mesfushori portugez i Mançesterit, ku ka deklaruar se Reali është skuadra më e fortë në botë. Tanimë Arrigo Saki e konsideron Kristiano Ronaldon si objektivin kryesor të "merengesëve". Problem përbën vetëm kontrata e ish-mesfushorit të Sportingut të Lisbonës, e cila e mban të lidhur me Mançesterin deri në vitin 2008.

Kasiljas: Nuk kam rinovuar me Realin
Pasi shtypi spanjoll publikoi disa artikuj, ku flitej se portieri i Realit, Iker Kasiljas, do të rinovonte deri në vitin 2011 me "merengesët", vetë numri 1 i "galaktikëve" u shpreh: "Kam 13 vjet që luaj në Madrid dhe do të më pëlqente të qëndroja këtu, por deri tani, as unë, as menaxheri im nuk kemi pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Realit. Pra, nuk e kam rinovuar kontratën."

Samuel Eto "shpëton" pa gjobë
Komisioni i antidhunës në Federatën Spanjolle të Futbollit ka vendosur të mos e gjobisë Etonë për deklaratat fyese të bëra nga sulmuesi i Barcelonës për Realin. Ky vendim u mor pasi kamerunasi u kërkoi falje publike "merengesëve" dhe këta të fundit nuk kërkuan asnjë masë disiplinore për çështjen në fjalë.

Vilareali kërkon Abiatin nga Milani
Me Hoze Reinën, i cili vitin e ardhshëm ka të ngjarë të luajë me Liverpulin, drejtuesit e Vilarealit janë vënë në kërkim të një portieri të ri. Drejtuesi sportiv i kësaj skuadre, Hoze Manuel Laneza, ka konfirmuar interesimin e spanjollëve për portierin e dytë të Milanit, Kristian Abiati. Marrëveshja mund të arrihet vetëm në rast se Vilareali do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 22 May 2005 , 09:08

Trajneri brazilian mendon se ndeshjet e fundit kanë treguar se Reali është ende skuadra më e fortë

Eto: Ronaldo, asnjëherë kampion olimpik

Sulmuesi kamerunas i Barçës u përgjigjet "sulmeve" të "Fenomenit"

Me kampionatin e mbyllur, pas fitores së titullit nga Barcelona, e gjithë vëmendja në Primera Divizion është përqendruar te lufta Ronaldo-Eto, për titullin e shënuesit më të mirë. Sulmuesi i Barcelonës ka një avantazh prej katër golash, kur duhen edhe dy ndeshje nga fundi. Ronaldo deklaroi dje se Eto nuk ishte mësuar me trofe të rëndësishëm dhe menjëherë ka ardhur përgjigjja e kamerunasit. "Ronaldo ka fituar më shumë se unë, sepse ka pasur fatin të luajë me skuadra më të mira, por e pranoj se talenti i tij është parë rrallëherë në fushat e lojës. Braziliani nuk mund të mburret, pasi nuk ka qenë asnjëherë kampion olimpik. Unë e kam fituar një medalje ari me Kamerunin dhe kur të kem moshën e Ronaldos, ndoshta do të kem fituar edhe diçka tjetër, me të cilën do të krenohem. Në Spanjë nuk kam asgjë më pak se Roni." Eto konfirmon se do të japë gjithçka për t'u shpallur shënuesi më i mirë: "Në radhë të parë dua të ndihmoj Barcelonën në festën e nesërme në "Kamp Nou" ndaj Vilarealit dhe më pas do të mendoj për titullin e shënuesit më të mirë. Ky është një trofe i rëndësishëm për çdo sulmues, aq më tepër për mua. Pas titullit kampion, kjo do të ishte qershia mbi tortë. Ronaldo? Nuk është kundërshtari im i vetëm. Oliveira dhe Forlan janë të rrezikshëm." Në fund, ish-sulmuesi i Majorkës flet për të ardhmen: "Sivjet e gjithë bota e kuptoi forcën e Barcelonës. Vitin e ardhshëm do të jetë edhe më e vështirë, por jemi gati të tregojmë forcën tonë, të bindur për aftësitë që kemi. Fillim cikli? Nuk mund t'ju përgjigjem. Viti i ardhshëm do ta tregojë."

Del Horno i shkel syrin Çelsit
Mbrojtësi i majtë i Atletikos së Bilbaos, Asier del Horno, ka konfirmuar se do të ishte i gatshëm të luante me blutë e Mourinjos, sezonin e ardhshëm. Futbollisti i kombëtares spanjolle tha: "Çelsit nuk mund t'i thuhet jo. Eshtë një rast që të paraqitet vetëm një herë në karrierë. Edhe Bilbao do të përfitonte financiarisht nga kjo marrëvjeshje."

Atletiko, gjobë qesharake nga antiracizmi
Komisioni antiracizëm pranë Federatës Spanjolle të Futbollit ka gjobitur vetëm me 600 euro skuadrën e Atletikos së Madridit, pas sharjeve raciste që tifozët e kësaj të fundit kishin bërë në drejtim të portierit kundërshtar, Karlos Kameni, në ndeshjen ndaj Espanjolit.

Zherardi pranon kontaktet me Monakon
Mesfushori i Barcelonës, Zherard, ka konfirmuar kontaktet e tij me Mokanonë dhe me trajnerin Didië Deshamp. Mbërritja e Van Bomelit e detyron kështu 26-vjeçarin të shohë alternativa të tjera dhe Monako duket ajo më e mira për momentin. Zherardi ka kaluar te Barcelona në verën e vitit 2001, nga Valencia.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 22 May 2005 , 09:09

Luksemburgo: Kjo skuadër nuk preket


"Nuk do të ndryshoj asgjë, kjo skuadër nuk preket." Ky ka qenë thelbi i intervistës së lëshuar nga trajneri i Realit të Madridit, Vanderlei Luksemburgo, në prag të derbit të sotëm ndaj Atletikos. Braziliani beson te ky Real dhe është i bindur se ndeshjet e fundit janë baza ku do të ndërtohen projektet e reja të klubit "merenges". Ja cila ka qenë intervista e Luksemburgos:
- Do të luajë Zidan në derbi?
- Po. Francezi ndihet më mirë dhe do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë.
- Mund të thuhet se me dy skuadra pa pretendime, derbi i Madridit ka humbur bukurinë e tij?
- Nuk mendoj kështu. Ne kërkojmë tri pikë shumë të rëndësishme, sepse e kemi si detyrë të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur, deri në fund. Mos harroni që është një ndeshje klasike dhe gjithçka mund të ndodhë.
- Si ju duket fakti se të gjithë futbollistët kanë kërkuar që të jeni ju trajneri i skuadrës sezonin e ardhshëm?
- Në aspektin profesional më vjen mirë të shoh se e gjithë skuadra përkrah idetë e mia. Jam i kënaqur me marrëdhëniet që kam pasur në Madrid, që në ditën e parë. Futbollistët kanë kuptuar mesazhet e mia dhe tani po përgjigjen. Kjo është parë edhe në dhjetë ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar.
- Pra, do të jeni ju trajneri i Realit sezonin e ardhshëm...
- E gjithë bota ma bën këtë pyetje. Lexoj se në vendin tim do të vijë Kapelo, por për momentin jam unë trajner i "merengesëve" dhe kam edhe një vit kontratë për të respektuar.
- Robinjo dhe Adriano janë dy nga objektivat e një Reali gjithnjë e më shumë brazilian...
- Flitet shumë për merkato. Sigurisht, ne do të bëjmë lëvizjet tona për të mirën e skuadrës dhe nuk do të kushtëzohemi nga fakti nëse janë apo jo brazilianë.
- Pra, të presim një merkato të zjarrtë madrilene...
- Jo. Ne do të marrim disa përforcime dhe largimet do të jenë në minimum. Kjo skuadër më pëlqen mua, i pëlqen stafit drejtues dhe nuk do të preket.
- Oueni do të qëndrojë?
- Kampionatin e ardhshëm do të luajë me ne. Unë jam i kënaqur me të gjithë futbollistët që kam në dispozicion.
- Ç'mendim keni për Fernando Torresin?
- Shpresoj që sot të mos shënojë. Eshtë një futbollist i ri, me të ardhme të sigurtë përpara, por luan me Atletikon dhe është kundërshtari ynë.
- Në fund, çfarë kujtimesh keni nga derbi i fazës së parë. Ishte derbi juaj i parë në Madrid...
- Kam kujtime të bukura. Ishte një ndeshje, në të cilën fituam 3-0 në "Visente Kalderon", por Kasiljas ishte më i miri në fushë. Ka evituar tre apo katër gola të sigurtë për Atletikon. Ishte një fitore me shpirt nëpër dhëmbë, por në fund të fundit këto ndeshje mbahen mend më mirë edhe nga njerëzit.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 28 May 2005 , 11:33

Trajneri i Realit ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe për një "luftë pa kushte" në merkato

Luksemburgo: Figo? Tani as nuk më përshëndet


Erdhi ndeshja e fundit për Realin e Madridit. "Merengesët" kërkojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon, që i pa për të dytin vit radhazi pa trofe. Pikërisht në intervistën e tij të fundit në këtë kampionat, trajneri i "galaktikëve", Vanderlei Luksemburgo, u shpreh haptazi në lidhje me projektet që ka me Realin, pa harruar Ronaldon dhe çështjen "Figo":
- Në ndeshjen e fundit do të aktivizoni ata futbollistë që kanë luajtur më pak gjatë vitit?
- Jo, sepse do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë deri në fund, duke luftuar për fitore. Nuk do të ndryshojmë asgjë. Jam një trajner profesionist që do të aktivizoj gjithmonë skuadrën më të mirë të mundshme.
- Cilat janë gabimet e një sezoni tjetër pa trofe të Realit?
- Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij, por, kur po shihja ndeshjen Liverpul-Milan, ndihesha keq që nuk kishim arritur në finale. Nga njëra anë më ka pëlqyer reagimi i skuadrës. Kanë treguar karakter dhe dëshirë për të fituar. Këto do të jenë armët tona për sezonin e ardhshëm.
- Roberto Karlos tha se mbërritja juaj në ekip ka dhënë rezultate të larta për Realin...
- Kam pasur të mirat dhe gabimet e mia. Duke korrigjuar këto të fundit, mendoj se arrita të njihja skuadrën e Realit dhe tani futbollistët besojnë tek idetë e mia, ashtu si unë tek aftësitë e tyre.
- Në rast se Ronaldo nuk luan në Kupën e Konfederatave, mund të humbasë edhe botërorin...
- Drejtuesit e Realit do të bisedojnë me ata të Federatës Braziliane të Futbollit, duke shpresuar se do ta lejojnë Ronaldon të pushojë gjatë kësaj vere. Nga ky pushim do të përfitonin më shumë brazilianët sesa ne, sepse Roni do të ishte fizikisht i gatshëm për në botërorin e vitit të ardhshëm...
- Në ditët e fundit, shtypi ka dhënë lajmin se Ronaldo mund të largohet këtë verë. Ju ç'mendim keni?
- Nuk e imagjinoni që këto janë të gjitha absurditete. Nuk ka sesi të largohet një futbollist nga skuadra më e mirë në botë dhe nga qyteti ku jeton i lumtur. Para një muaji u fol edhe për mbërritjen e Kapelos në vendin tim, por siç e shihni unë jam ende trajneri i Realit.
- Do ta zëvendësojë Figo, Bekhamin e skualifikuar?
- Do ta vendos vetëm pak orë para ndeshjes, duhet të mendoj për një mesfushë dinamike, sepse është java e fundit, nuk ka asgjë në lojë dhe është e vështirë të motivohen 100%.
- Do ta mbani Figon në skuadër vitin e ardhshëm?
- Kam biseduar me drejtuesit, ata e dinë se cila do të jetë skuadra jonë e ardhshme.
- Eshtë e vërtetë që midis jush dhe Figos mungon dialogu?
- Në marrëdhëniet trajner-futbollist, pra në marrëdhënie profesionale, unë diskutoj me Figon, ndërsa në jetën private nuk ndodh kjo. Kur takohemi rastësisht si dy njerëz të thjeshtë, nuk më thotë as mirëdita.
- Do ta kishit problem në rast se portugezi do të qëndronte në Madrid?

- Jo. Vetëm se Figo duhet të kuptojë se kush vendos te Realin. Jam unë ai që bëj formacionin dhe stërvitjet, në rast se dikush nuk i aprovon zgjedhjet e mia, është i lirë të largohet. Kush nuk e kupton këtë, nuk ka vend te Reali për sa kohë të jem unë trajner.


Figo: E ardhmja ime, në duart e tij
Mesfushori i Realit të Madridit, pas një telefonate që kishte marrë nga presidenti i kësaj skuadre, Florentino Perez, u shpreh: "Presidenti më tha se nuk kishte asgjë në dorë. Pra, e ardhmja ime është në duart e Luksemburgos. Nëse dëshiron, do të qëndroj në Madrid, përndryshe do të bëj valixhet gati."
VLLAZNIA PER GJITHMON

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 18 Jun 2007 , 00:43

reali i madritit fiton titullin kampion ne spain. reali kje ne disavantazh deri ne minuter e 60. po midralenet shenojn 3 gola. 3-1
barcelana fiton fell 1-5
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 19 Oct 2008 , 01:22

vllazen meqe jam per da dite me pushime ne barcelone(edhe pse pushime smund ti dahem forumit)pata mundesine per here te pare ne jeten teme me pa direkt nje ndeshje te primera divizion
espanyol-villareal
nje stadium i vjeter marre me i than kujt as gjysa nuk ishte i mushun
nje loje e dobet
sdi ne tv duken ma bukur po live sme pelqynen hic
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 19 Oct 2008 , 01:42

GOLDIAN wrote:vllazen meqe jam per da dite me pushime ne barcelone(edhe pse pushime smund ti dahem forumit)pata mundesine per here te pare ne jeten teme me pa direkt nje ndeshje te primera divizion
espanyol-villareal
nje stadium i vjeter marre me i than kujt as gjysa nuk ishte i mushun
nje loje e dobet
sdi ne tv duken ma bukur po live sme pelqynen hic
njashtu me asht duke edhe mua kur pata shku me pa chalton portsmuth. si me ken tuj pa laci beslidhja. kap pa edhe Chelsea Man U po tifozat nuk bashin edhe aq shum shurme sa e jep TV'ja
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 08 Nov 2008 , 17:18

Van Nilsteroi do të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave



Sulmuesi i Realit, Rud van Nilsteroi, mund t’I nënshtrohet një operacioni i cili do ta lërë 2 muaj jashtë fushave. E përditshmja spanjolle “As” citon mjekët e skuadrës së Realit të Madridit, të cilët deklarojnë se futbollisti ka nevojë për një pushim absolute dy-mujor.

Për 32-vjeçarin duhet një terapi intensive, me shpresën për të mos iu nënshtruar operacionit. Holandezi konsiderohet mjaftë i rëndësishëm në ekipin madrilène, pasi ai mbete lojtari kyç në vijën e parë të sulmit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 08 Nov 2008 , 18:08

mos se na fiku :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

megjithate mendoj se per botnorin e afrikes asht gadi :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Nov 2008 , 13:52

Hiç sme dhimet se ky na i mori tri pike ne Tirane bashke me at albitrin homoseksual anglez. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 09 Nov 2008 , 13:54

vllaznia1919 wrote:Hiç sme dhimet se ky na i mori tri pike ne Tirane bashke me at albitrin homoseksual anglez. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:

:lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 09 Nov 2008 , 16:28

vllaznia1919 wrote:Hiç sme dhimet se ky na i mori tri pike ne Tirane bashke me at albitrin homoseksual anglez. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
ishalla ste ka ndi pjalmi :lol:
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 09 Nov 2008 , 16:32

GOLDIAN wrote:vllazen meqe jam per da dite me pushime ne barcelone(edhe pse pushime smund ti dahem forumit)pata mundesine per here te pare ne jeten teme me pa direkt nje ndeshje te primera divizion
espanyol-villareal
kur u ndane, kto na rane :

eh ca paska pa kene jeta per disa ! pushime mas pushimesh :lol: :lol:

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Sun, 09 Nov 2008 , 23:30

per momentin barca lot futbollin ma t bukur n europe,,,spektakel...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 01 Dec 2008 , 19:10

Markuez, trajneri i Espanjolit, jep dorëheqjen pas humbjes



Tekvniku i ekipit të Espanjolit, Bartolome Markuez, dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës pas humbjes së fundit me Sportingun e Gijonit. Dorëheqja e teknikut vjen si pasojë e rezultateve të dobëta që ka arritur deri tani skuadra katalanase.

Humbja në ndeshjen e fundit 0-1 përballë Sportingut të Gijonit në fushën e vet, do të sillte kërkesën e trajnerit drejtuar presidentit për dorëheqje. Katalanasit e Espanjolit ndodhen në vendin e 17-të në tabelë, me vetëm 12 pikë pas 13 javëve të zhvilluara në Spanjë.

Post Reply